• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Krimet mizore të komunizmit!

August 23, 2017 by dgreca

Si u vranë të rinjtë nga Korça dhe Erseka në kufi/

235893

Nga Kastriot DERVISHI/

Në orët e para të mëngjesit të datës 23 gushtit 1990, të rinjtë nga Korça largohen nga hoteli (në Ersekë) ku qëndronin dhe bashkë me shokët e tjerë nga Erseka i drejtohen kufirit me Greqinë në postën kufitare të Rehovës.

Grupi i të rinjve qëllohet nga njësiti i postës kufitare. Si përfundim,

U vranë:

Petrit Bashkim Ajdini nga Korça, 26 vjeç

Artur Xhevahir Kërcelli nga Korça, 25 vjeç

Niko Stefan Joti nga Erseka, 24 vjeç

Safet Irfan Rrapo nga Erseka, 31 vjeç

U arrestua Avni Sami Rumi, 27 vjeç nga Kolonja, i cili u dënua me 4 vjet burgim. Realizoi arratisjen vetëm Pandush Thanas Nica, 29 vjeç nga Korça.

Kufoma e Safet Rrapos u gjet më vonë pasi kishte marrë edhe dëmtimet e rënies nga shkëmbi. Si rrallë herë, trupat e pajetë të të rinjve iu kthyen familjeve.

Ceremonia e varrimit në Korçë ndaj dy të rinjve u kthye në një demonstratë të fuqishme antikomuniste

Për këtë arsye u ndaluan 12 persona, të cilët janë dënuar.

Ky postim u kushtohet kujtimet të këtyre të rinjve të humbën jetën në moshë të re në mënyrë tragjike, pikërisht atëherë kur mendonin se Shqipëria po ndryshonte. Fotografitë janë të ngjarjes së 23 gushtit 1990.

      

Filed Under: Opinion Tagged With: Kastriot Dervishi, në kufi, nga Korça dhe Erseka, Si u vranë të rinjtë

Shqiptarë të ardhmen e keni në dorën tuaj, veproni!

August 22, 2017 by dgreca

SI DUHEN TRAJTUAR ‘ HERONJT E IDEOLOGJISË SË DIKTATURËS KOMUNISTE’ SOT NË DEMOKRACI ?/

1 Filip Guraziu

NGA FILIP GURAZIU/

Demokracia e brishtëshqiptare, fatkeqësisht me kalimin e kohës vazhdon të bëhet edhe më e brishtë, kjo përshumë arësye, por njëra nga kryesoret që më rezulton sot pas  25 viteve të vetëshëmbjes së  komunizmit, është‘ mosndërgjegjësimi dhe mosvëmendja serioze  e klasës politike ndaj edukimit të brezit të ri’ . Informacioni që merr brezi i ri sot është kontradiktordhe kaotik, çka nuk është konstruktiv, shëmbujt janë të shumtë; qëndrimi ndaj simboleve kombëtare (  Skenderbeu, Nanë Tereza ); qëndrimi ndaj pushtimit turk,  qëndrimi ndaj gegnishtës;  qëndrimi ndaj luftës civile  në vitet e luftës së dytë botërore, qëndrimi ndaj dënimit të krimeve të komunizmit,…  etj.  Pra, platforma e institucioneve shtetërore, deri sot,  nuk ka arritur të ndertojë një strategji edukuese të miratuar kolegjialisht, konstruktive dhe bashkëkohore për brezin e ri. Në gamën e gjërë opinioniste të mesiperme dëshiroj të veçoj qëndrimin që duhet mbajtur sot në demokraci ndaj  “ heronjve të ideologjisë së diktaturës komuniste shqiptare“.

Është fakt i njohur, se së paku“ zyrtarisht ”, të gjitha partitë politike parlamentare shqiptare kanë mbajtur qëndrim kritik ndaj diktaturës komuniste,  gjë fare normale dhe në përputhje me qëndrimin politik ndaj diktaturave ( të majta dhe të djathta) në të gjithë vendet  e Europës dhe më gjërë.

Shumë   persona që kanë qenë në formacionet partizane të drejtuara nga komunistët , dhe që kanë vdekur  ne luftë civile kundër formacioneve shqiptare nacionaliste janë shpallur ‘dëshmor ose heronj të atdheut ’, gjë në përputhje me  parimet komuniste dhe me periudhën në të cilën ideologia e diktaturës ishte parësore, edhe mbi atë kombëtare ! (internacionalizmi proletar).Rastet sa më siper janë të shumta, duke filluar që nga “Heronjt e Vigut”, rezistenca antikomuniste e Muharrem Bajraktarit, ajo e kelmendësve e kryesuar nga Preke Cali, levizja e Llesh Marashit në Koplik, kryengritja e Postribës, përpjekjet me grupet anticomuniste të derguar në Shqipëri nga vëndet “armike”, SH.B.Adhe Europa përendimore etj.Por a duhet të vlerësohen ato tituj sot në demokraci ?, mendoj që jo!, pasi ato të vrare nuk e patën dhenë jetën në luftë kundër pushtuesve të huaj për lirinë e atdheut, por për fitoren e idealit komunist në luftë me vëllezërit e tyre shqiptar,ideal qe me shëmbjen e komunizmit dhe fitoren e demokracisë u shperbë, u denua dhe vazhdon të denohet si imoral dhe kriminal , pra sot në demokraci është  e pa kuptim,  krejtësisht e padrejtë dhe deri absurde që  ti ruajnë përseri ato tituj.

Kaq i rëndësishem ishte vlerësimi ideologjik partiak ndaj rasteve të mesipërme sa që ne veri të Shqiperisë  “heronjve të ideologjisë” ju perkushtua nga diktatura një monument madhështor në qendër të Shkodrës, kurse ‘ Tre heronjt ‘ e Shkodrës që vdiqën në përpjekje kundër pushtuesve fashistë, pra për idealin kombëtar u lanë fare në harresë…!

Eshtë koha që të kuptojmë njëherë e mirë se demokracia shqiptare dhe e ardhmja e Shqipërisë drejtë B.E. nuk mund të realizohet duke i thurur lavdi ideologjisë komuniste.  E dini perse? Shume e thjeshtë, pasi dënimi i krimeve të komunizmit është një ndër kushtet kryesore që duhet të plotësojë Shqipëria për të qenë pjesë e B.E.   Në vëndet europiane as që bëhet fjalë që të dekorohet  ose të nderohet publikisht ndonjë hero i diktaturave, fashiste  ose  naziste,  përkundrazi praktikat janë të tilla  sa që edhe tentativa për sa mësiper dënohet në bazë të ligjit. Një i tillë egziston edhe në vëndet ish komuniste të europës lindore; në Poloni, Ceki, Lituani dhe Hungari qe shprehet: ‘ Refuzimi publik, vënia nëdyshim ose degradimi e faktit të genocidit dhe krimeve të tjera kundër njerëzimit të kryera nga regjimet socialiste dhe komuniste kombëtare përben vepër penale ‘

Del detyrë imediate që legislativi dhe strukturat e pavarura që funksionojnë sipas udhëzimeve të B.E. të trajtojnë problemin e mesiperm për ta futur në rrugën ligjore. Vetëm ligji duhet të sundojë në demokraci, ligji duhet të jetë mbi nostalgjitë romantike të një periudhe tashmë të dënuar nga të gjithë aktorët politikë. Sa mësiper nuk është hakmarrje, por drejtësi shoqërore që na e mundëson sistemi demokratik. E ardhmja e Shqipërisë dhe e brezit të ri është shumë herë më e rëndësishme se sa një titull, dekoratë ose nderimi i ndonjë monumenti me karakter ideologjik,  ideali i të cilit është shkelmuar sot nga populli shqiptar.

Shqiptarë të ardhmen e keni në dorën tuaj, veproni.

Filed Under: Opinion Tagged With: Filip Guraziu, Heronjte e Ideologjise, trajtimi sot

BETEJA PËR STRUGËN, BETEJË PËR ATDHEUN

August 21, 2017 by dgreca

* Pas grushteve të nokautit që morën me skenarët e organizuar, me ndarjen e Mitrovicës, ndarjen e Maqedonisë, në tentativën e grushtit të shtetit në Mal të Zi, e së fundmi skenarin e luftës civile në Shqipëri, ustallarët e vjetër kanë projektuar Strugën si gjah të radhës, ashtu siç e patën projektuar në vitin 2009, por patën dështuar me turp….

Struga

*Vota unike e shqiptarëve të Maqedonisë shërbim ndaj Kombit

1 azganok

Nga Azgan HAKLAJ/*

Shqiptarët kanë hyrë në Mijëvjeçarin e Tretë, si një komb, të cilit historia i ka caktuar një rol të dorës së parë, nē zhvillimet politike në rajon.Në ruajtjen e ekuilibrave politikë, etnik, e kulturorë, paqes e stabilitetit në Ballkan.Ruajtjen në këtë pjesë të trazuar të kontinentit të dy arritjeve më të qenësishme të civilizimit perëndimorë BE-së dhe NATO-s.Rikthimi i shqiptarëve si popull me një rol të dorës së parë në teatrin Ballkanik dhe Evropian të historisë nuk i befason aspak studiuesit e zellshëm të saj, diplomatët seriozë e vizionarë, aq më pak aleatët tanë të mëdhenj, SHBA e BE.Këta aleatë e shohin stabilitetin afatgjatë të Ballkanit me Integrimin e tij në NATO e BE, demokratizimin e tij të plotë, politika të fqinjësisë së mirë sëbashku.Respektimin e plotë e pa kushte të lirive dhe të drejtave të pakicave etnike i shohin si garancinë më të mirë, për sigurinë, mbrojtjen e përbashkët ndaj kërcenimit të ekspansionit politik dhe ushtarak të Perandorisë së Re Ruse dhe aleatëve të saj, të cilët kanë një peshë jo të vogël në zhvillimet e sotme ndërkombëtare.

Edhe përkundër faktit se shqipetarët janë të ndarë në pesë shtete, janë më të ndërgjegjësuar se asnjëherë më parë për identitetin autentik e të lashtë Evropian. Ata janë të vetëtijshëm se historia e tyre nuk është e ndërtuar me mite e gënjeshtra trashanike, si ajo e Greqisë dhe e Serbisë.
Historia jonë është me fakte të pakundërshtueshme, të qarta, kokëforta, aksiometrike.

Një histori e lashtë etniciteti, shtetformimi, kulture e civilizimi, nga i cili buron vetë Qytetrimi Greko-Romak. Ky binom u ba identiteti i Qytetrimit të sotëm Evropian, i demokracisë, së drejtës juridike, e më në fund i filozofisë së besimit dhe iluminizmit në Kontinentin tonë.

Sot, Shqiptarët, kudo që ndodhen në Preshevë, në Mitrovicë, Maqedoni, apo në Mal të Zi, nuk mund të vriten, të dhunohen e dëbohen si më parë me operacione të spastrimit etnik, e aq më pak të pranojnë statusin e qytetarëve të dorës së dytë.

Këto ëndrra të segmenteve të nacionalizmit shovinist, akoma prezente në politikat dhe qeveritë e Beogradit, të Maqedonisë, Malit të Zi apo Greqisë, tashmë janë shuar.

Të bindur se në fushë-betejë nuk përballen me 10 milionë shqiptarë, qarqet antishqiptare sllavo-greke, të dirigjuara nga Moska i janë rikthyer politikës së vjetër: “Përçaj e sundo”.

Pas grushteve të nokautit që morën me skenarët e organizuar, me ndarjen e Mitrovicës, ndarjen e Maqedonisë, në tentativën e grushtit të shtetit në Mal të Zi, e së fundmi skenarin e luftës civile në Shqipëri, ustallarët e vjetër kanë projektuar Strugën si gjah të radhës, ashtu siç e patën projektuar në vitin 2009, por patën dështuar me turp.
Nuk bëhet fjalë për ta sulmuar me avionë, tanke ,apo topa për të vrarë banorët e sajë.

Objektivi i atyre që i kanë bërë hesapet pa hanxhinë, siç thotë një fjalë e urtë popullore, është përçarja e partive politikë shqiptare, dhe e kandidatëve shqipëtarë në zgjedhjet lokale të 15 Tetorit. Me anë të kësaj përçarje dhe shpërndarjes së votave, mendjet diabolike ta shovinistëve maqedonë shpresojnë fitoren ëndrrimtare të tyre.

Kjo do të thotë qeverisja e Strugës shqiptare dhe e banorëve të sajë nga një kryetar sllav (guvernator), politika diskriminuese ndaj shqiptarëve, të cilët janë zotër shtëpie prej mijëra vjeçarësh.

Më në fund ndryshim i strukturës etnike, i emrit dhe i identitetit të këtij qyteti, të cilin për nga rëndësia që ka për kombin, për të sotmen dhe të ardhmen e tij, e emërtojnë “Strasburgu Shqiptar”, që do të çonte
në frenimin e projektit të bashkimit kombëtar.

Po përse eshtë kaq e rendësishme për shqiptarët dhe njëherësh kaq e lakmueshme nga shovinistët maqedonë Struga jonë.

Struga është kërthiza e trojeve etnike shqiptare.

Historia na tregon se këtu janē ndërthurur mbretëritë dhe qytetërimet tona të famshme Iliro-Epirito-Dardane, të cilat kanë shpërndarë dritën e lirisë, qytetërimit e zhvillimit ekonomok e kulturorë në të katër anēt e trojeve Pellazgo-Iliro-Arbërore.

Qytetrimi i Lynkasëve, stërgjyshërve tanë, ka populluar prej mijëra vjetësh Ohrin, Strugën dhe hapësira të gjëra të kësaj treve. Mbi themelet e këtij qytetrimi u krijua Mbretëria Ilire katër shekuj para Krishtit. Mbreti Bardhyl nē moshēn 90 vjeçare printe në ballë të kalorësisë së tij kundër falangave maqedonase .

Beteja për Strugën është aq e vjetēr sa vetë Historia.

Sruga ishte pjesë e Shtetit të Arbrit 800 vjet më parë krijuar nga Progoni me tē bijtë: Gjinin dhe Dhimitrin.

Nga Struga rrjedh Drini. Nga këtu fillon kilometri i autostradës më të gjatë, më të bukur ujore të trojeve shqipëtare, në të dy anët e të cilēs është ruajtur me fort se kudo geni shqipëtar.

Eshtē ruajtur gjuha,liria, gjurmët e qytetrimit Iliro-Arbërorë, e drejta zakonore e shqiptarëve, Eposi i Kreshnikëve, folku dhe mitologjia.
Këtë madhështi na e përshkruan bukur zëri brilant i Shkurte Fejzës:

“Rrugës time për Shqipëri

Më ka përcjellē ai Drini i Zi

E u nisa për me dalë,

Porsi vala e Drinit të Bardhë.

Xhamadani vija-vija

Eshtë Kosova, është Shqipëria.

Rreh si zemër çiftelia:

Sa e madhe është Shqipëria”.

Muaji gusht na kujton Betejën e Ohrit të 15 gushtit 1465, ku Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) i shpartalloi ushtritë e bashkuara turko-maqedone.

Është gushti i Hasan Prishtinës, ideologut dhe prijësit të Kryengritjes së Pavarësisë , i cili nga Shkupi i çliruar nga luftëtarët e Tij,Bajram Currit, Isa Boletinit, nē gusht të vitit 1912 hartoj projektin e shtetit Komb: “Katër vilajetet në njē shtet, me kryeqytet Shkupin”.

Në përpjekjet për çlirim kombëtar e shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, Struga dhe Ohri kanë kontribut të shquar.

Veçojmë nga Struga firmētarin e Aktit të Pavarsisë, Nuri Efendi Sejlliun.

Veprimtari i çështjes kombëtare, patrioti, atdhetari doktori i Medicinës, Ibrahim Temo, drejtues i gazetës ” Hereket” – Bruksel (viti 1896), drejtues i gazetës “Sada” (Rumani, viti 1898). Ai ngriti në këmbë Revolucionin Xhonturk për kufizimin e pushtetit absolut të Sulltanit dhe kontriboi për shpalljen e Pavarësisë. Dha kontribut të madh për hapjen e shkollave shqipe dhe mbështeti Alfabetin Latin në Kongresin e Manastirit.

Në Ohër lindi atdhetari e publicisti i Rilindjes Kombëtare, Dervish Hima. Ai është autor i manifesteve radikale për luftë mbarëkombëtare kundër Turqisë, i cili u burgosë dy herë. Kontribuoi jashtëzakonisht në njësimin e Gjuhës Shqipe në Kongresin e Manastirit. Nënshkroi Dekleratën e Pavarësisë, mori pjesë në Kuvendin e Vlorës dhe u zgjodh antar i Pleqësisë.

Rilindja Kombëtare ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm për Çështjen Kombëtare që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Vëllezrit Frashëri janë truri i pregatitjes të Platformës, ku shqiptarët për herë të parë startuan me program të qartë politik, i cili u ba frymëzim për Etërit e Pavarsisë të Shqipërisë. Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Bajram Curri, Dedë Gjo Luli, Mehmet Pashë Deralla, Luigj Gurakuqi, Vehbi Dibra, Dom Nikollë Kaçorri.

Kontributin e Vëllezërve Frashëri e ka gdhendur në vargje poeti jonë Koçi Petriti:

” Tre Vëllezërit Frashëri

Sa për tre Tomorë.

Në tre kontinente

Shkelin për një Vlorë.

Tomori është Mali Zot i Dodonës Pellazgjike, i Heroit të Betejës së Qerbelasë, Abaz Aliut, të cilin e vizitojnë mijëra peligrinë nga e gjithë bota më dt 20 -25 gusht të çdo viti.

Tomori është Fron i Perëndive.

Aty Zoti flet Shqip me atë gjuhë që ka folë Aleksandri i Madh, Pirroja, mbretërit Bardhyli, Genti e Teuta.

Me këtë gjuhë ka folë shpata e Skënderbeut, pena e Rilindasëve të mëdhenj, gjoksi shkëmb i Mic Sokolit, diplomacia e Ibrahim Rugovës, pushka liberatore e Adem Jasharit, Ramush Haradinajt, Ali Ahmetit.

Është Gjuha Shqipe që po bëhet gjuhē zyrtare në Maqedoni.

Koha kërkon që shqipëtarët të jenē unikë rreth Gjuhēs dhe Flamurit me devizën” “Një komb, një Atdhe, një Shtet”.

Dalja me shumë kandidatë e partive shqiptare nē Strugē dhe në tē gjitha rajonet ku ata janë, e dëmtojnë njëri-tjetrin, është e pafalshme fatale, vetēvrasje politike, dhe një tradhëti ndaj interesave kombëtare.

Unioni Artistik i Kombit Shqiptar u ban thirrje Shqiptarëve atje, partive dhe kandidatëve të tyre, të jenë të bashkuar dhe të vendosur për një kandidaturë konsensuale të provuar që meriton votëbesimin nën Emblemën e Shenjtë, Flamurin Kuqezi.

Ky betim solemn djeg skenarin maqedonas të përçarjes e ndarjes së Strugës nga Veleshta i provuar edhe në vitin 2009, por që dështoj me turp atëherë dhe do tē dështojë dhe tani.

Unioni Artistik i Kombit Shqiptar, i vetëdijshëm për rëndësinë jetike që ka Struga për historinë e sotme e të ardhme të Atdheut tonë u propozoi dhe e finalizuan Trinjakëzimin e Strugës, Sarandës dhe Tropojës.
Ky trinjakëzim është trinom Iliro-Epirito-Dardan, është Trini e Shenjtë, trekëndësh historiko-kulturorë.

Lidhjet e Strugës, të Tropojës Dardane dhe të Epirit të Pirros së Madh kanë ekzistuar nē kordinim prefekt, në bashkëveprim të sinkronizuar sa herë është venë në pikëpyetje liria dhe identiteti ynë.

Mjafton të kujtojmë Besëlidhjen e Lezhës apo vatrat më të shquara kundër Tanzimatit ishin Vilajeti i Shkupit, nën udhëheqjen e Dervish Carës, Vilajeti i Janinēs, nën udhëheqjen e Zenel Gjolekës dhe Rrapo Hekalit, Malësia e Gjakovēs, Tropoja e Dardanisë, nën udhëheqjen e Binak Alisë. Këto kryengritje kishin shpërthyer kur mbarë Evropa shkundej nga Revolucioni kapitalist i vitit 1848.

Shqipëtarët kur të votojnë me dt. 15 tetorë 2017  duhet të kujtojnë vargjet e shenjta tē Hymnit Kombëtar.

“Rreth Flamurit të përbashkuar,

Me një dëshirë e njē qëllim.

Të gjithë atje duke u betuar,

Ta lidhim besën për shpëtim.

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Azgan haklaj, beteja per Kombin, Beteja per Strugen shqiptare

MARRËDHËNIET E PRESIDENTIT TRUMP ME KONGRESIN PO KEQËSOHEN DITA-DITËS

August 20, 2017 by dgreca

1-Frank-shkreli-2-300x183-1

Nga Frank Shkreli/

Ky është vlerësimi i medias amerikane dhe i vet anëtarve të Kongresit Amerikan, përfshirë disa prej emërave më të njohur të senatorëve amerikanë të Partisë Republikane.  Disa prej tyre nuk kanë munguar të shfaqin publikisht frustrimet dhe shqetësimet e tyre për mënyrën e qeverisjes nga ana e Presidentit Trump, mungesën e disiplinës dhe stililin e tij prej udhëheqsi dhe me gjëndjen që shpesh tashmë karakterizohet si kaotike në punët e përditshme brenda Shtëpisë së Bardhë.

Kritikat ndaj Z. Trump nga Partia Demokrate dhe e përfaqsuesve të saj në Kongres kanë qenë gjithashtu të ashpra, por ato priten të jenë të tilla nga një parti që është në opozitë. Por ajo që duhet të shqetësoj Presidentin Trump si dhe këshilltarët dhe mbështetsit e tij, është fakti se vet republikanët, përfshirë përfaqsuesit më të lartë në Kongres dhe në Senatin Amerikan, kanë filluar të tregojnë shënja lodhjeje me mënyrën e qeverisjes së administartës Trump dhe posaçërisht me deklaratat publike të Presidentit Trump mbi çështje të ndryshme të politikës së mbrendshme dhe të jashtme.  Ditët e fundit, Presidenti Trump është kritikuar ashpër se ishte i vonuar në dënimin e një grupi neo-nazistë që ishin mbledhur për një protestë në qytetin Çarletsvillë të shtetit Virxhinia 10-ditë më parë, protestë e cila përfundoi në vdekjen e një kundër-protetsuesjeje dhe në plagosjen e dyzina të tjerëve.

Për këtë Z. Trump u ndesh me kritika të ashpra nga shumë qarqe në Washington dhe nga shoqëria amerikane në përgjithsi, përfshirë median. Por ishin kritikat që erdhën menjëherë nga një numër senatorësh republikanë në Senatin Amerikan, për reagimin e ashpër të cilëve duhet të shqetësohet Z. Trump. Jo se kritikat e tjerëve nuk kanë rëndësi, por sepse janë pikërisht senatorët republikanë ata, për mbështetjen e të cilëve, ka nevojë Presidenti Trump.

Sidoqë të konsiderohen këto kritika të senatorëve republikanëve në Kongres, ditët e fundit, nga vërejtës të spektreve të ndryshme politike, pro dhe kundër, një gjë është e qartë: mund të thuhet se ato janë të pa precedencë në fjalorin politik amerikan, e që nuk janë dëgjuar ndoshta mund të thuhet ç’prej skandalit “Vuotergejt” në fillim të 1970-ave, atëherë kur në të vërtetë ishin vetë republikanët në Kongres ata të cilët hetuan skandalin që më në fund çoi në cenzurimin e ish-presidentit republikan, Riçard Nikson dhe në dorëheqjen e tij nga detyra e presidentit.

Njëri prej zërave më kritikë javën që kaloi kundër Z. Trump ishte ai i Senatorit Bob Crocker nga shteti Tenesi, i cili njëherazi mban edhe detyrën me influencë në Kongres, si Kryetar i Komisionit të Senatit për Marrëdhënie të Jashtme.  Senatori Crocker në një takim me gazetarët në qytetin Çatanuga në Tenesi – i pyetur për reagimet e tija mbi ngjarjet e fundit në Çarletsvillë të Virxhinias, u shpreh se, Presidenti Trump nuk i ka karakteristikat e nevojshme, duke thënë se ai, “Nuk ka mundur ende të demonstrojë stabilitetin dhe as disa prej aftësive të cilat ai duhet t’i ketë venë në dukje deri më tani, me qëllim që të dalë me sukses”, në realizimin e agjendës së tij si president.  Ai bëri thirrje për për një fillim të ri, duke thënë se nevojiten “ndryshime radikale” në Shtëpinë e Bardhë dhe se mos bërja e ndryshimeve të tilla e lë vendin në “rrezik të madh”.  Në të kaluarën, Senatori Crocker ka kritikuar ashpër por edhe e ka mbrojtur Presidentin Trump dhe administratën e tij, ndërsa ka thënë se pajtohet me disa politika kyçe të Shtëpisë së Bardhë.  “Ne kemi nevojë që ai (Presidenti Trump) të dalë me sukses. Kombi ynë ka nevojë që ai të dalë me sukses”, u ka thënë gazetarëve Senatori Bob Crocker.   Senatori Crocker i bëri komentet e tija kritike ndaj Presidentit Trump pasi një numër senatorësh të njohur republikanë, përfshirë Senatorët Xhon Mekejn, Mark Rubio dhe Xhef Flejk, Lindsi Gaham, e të tjerë, kritikuan gjithashtu përgjigjen e Presidentit Trump ndaj protestave dhe kundër protestave, në Çarlotsvillë, dhjetë ditë më parë.

Presidenti Trump është “fërkuar” edhe me udhëheqsin e shumicës republikane në Senat, Z. Mitç Mëkanëll dhe me Kryetarin e Dhomës së Përfaqsuesve me shumicë republikane, Kongresistin Polë Rajen, i cili është shprehur ditët e fundit se, “Duhet të jemi tepër të qartë se urrejtja dhe fanaticizmi janë në kundërshtim të plotë me të gjitha qëndrimet parimore të moralshme të këtij vendi. Për këtë, nuk guxohet të ketë asnjë dyshim.”  Ndërsa Senatori republikan nga shteti Arizona,  Xhef Flejk ka botuar kohët e fundit një libër ku, sipas të dhënave në media, paralajmëron se “Konservatizmi po komprometohet nga forca të tjera të fuqishme si –nacionalizmi, populizmi dhe ksenofobia”, një referebncë kjo ndaj ardhjes në fuqi të presidentit Trump.Ndërsa, Senatori Mëkejn, cili shpesh kritikon politikat e brendshme dhe të jashtme të Z. Trump, është shprehur në lidhje me zhvillimet në Çarletsvillë duke thënë se ”Nuk mund të ketë barazi morale midis racistëve dhe amerikanëve të cilët marrin një qëndrim parimor kundër urrejtjes dhe fanatizmit.”  Ndërkohë që një zë tjetër me rëndësi dhe influencë në Kongres, sidomos në punët e jashtëme, Senatori republikan Lindsi Graham i bëri thirrje Presidentit Trump duke iu drejtuar me fjalët: “Z. President. Ju inkurajoj që të përpiqeni të na bashkoni si komb, pas ngjarjeve të tmershme në Çarlotsvillë. Fjalët e juaja po i ndajnë amerikanët dhe nuk po i pajtojnë ata”, theksoi Senatori I Karolinës së Jugut.

Të gjitha këto reagime erdhën si përfundim i deklaratës së parë të Presidentit Trump në lidhje me ngarjet në Çarlotsvillë, ndërkohë që ishte shprehur se, “Dënoj urrejtjet, fanaticizmin dhe dhunën nga të gjitha palët.”  Kjo dekalaratë u kritikua ashpër dhe u konsideruar si e pa mjaftueshme – pasi u interpretua se Presidenti barazoi të dy palët, moralisht — gjë që çoi në një deklaratë të dytë të Presidentit Trump, në lidhje me ngjarjet në Virxhinia. Kësaj radhe ai bëri një deklaratë më të fortë kundër grupeve ekstremiste duke përmendur drejt për drejt me emër, organizatat ekstremiste dhe raciste KKK, neonzistët dhe të tjerë. “Racistët”, tha Presidenti Trump nga Shtëpia e Bardhë, “si dhe ata që shkaktojnë dhunë në emër të tyre, janë kriminelë dhe vrasës, përfshirë KKK dhe neo-nazistët, e të tjera grupe urrejtëse, të cilat janë fyese ndaj të gjitha parimeve që ne amerikanët i duam dhe i ruajmë si të shënjta.”

Heret ose vonë, besoj se zhurma rreth ngarjeve në Çarletsvillë do të pushojë, ndonëse ndoshta nuk do të harrohet aq shpejt. Por, marrëdhëniet e Presidentit Trump me Kongresin amerikan, sidomos me republikanët që kanë shumicën, janë aty dhe të përditshme. Të dy palët kanë nevojë për njëra tjetrën nëqoftse duan të zbatojnë agjendën e tyre të politikës së jashtme dhe të brendshme për kombin e tyre, agjendë për të cilën janë zgjedhur nëntorin e kaluar dhe të cilën ua kanë premtuar votuesve amerikanë se do ta miratojnë, në drejtim të cilës deri tashti nuk është bërë asgjë.  Janë pikërisht senatorët republikanë ata për të cilët ka më shumë nevojë Presidenti Trump, nëqoftse shpreson që Kongresi të miratojë agjendën e tij — ose pjesë të saj kryesore — për të cilën bëri fushatë në zgjedhjet presidenciale.

Për më tepër dhe çka është më e rëndësishme, Z. Trump duhet ta mbajë mirë me udhëheqsit republikanë në Kongres, sepse është ai që do të ketë nevojën e senatorëve republikanë nëqoftse — për një aryse ose një tjetër — vjen puna tek censurimi i tij në Kongres, si përfundim i hetimeve që po zhvillon tani prokurori i posaçëm Robert Mueller, në lidhje me ndërhyrjet ose jo të Rusisë në fushatën elektorale për president të Amerikës, vitin që kaloi.  Është në interesin e tij personal, por edhe në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara që Presidenti Trump t’u japë një drejtim tjetër – ndoshta një ndryshim radikal — marrëdhënieve të tij me Kongresin, nëqoftse dëshiron të mënjanojë një përkeqësim të mëtejshëm të marrëdhënieve me degën e fuqishme legjislative të vendit.

Filed Under: Opinion Tagged With: Frank shkreli, Kongres, Marrdheniet, Trump president

Londer 1913-Delegatet shqiptare:Esad Pasha Mbret, Komplot antishqiptar

August 19, 2017 by dgreca

EXCHANGE TELEGRAPH (1913) : DEKLARATA E DELEGATËVE SHQIPTARË NGA LONDRA KUNDËR QËLLIMEVE TË ESAD PASHËS/1 Aurenc Bebja

Nga Aurenc Bebja*, Francë –  19 Gusht 2017/

Gazeta franceze, « Le Petit Parisien », ka botuar, të martën e 29 prillit 1913, në faqen n°3, deklaratën e delegatëve shqiptarë kundër qëllimeve të Esad Pashës për tu shpallur mbret i Shqipërisë.

Delegacioni shqiptar, i gjendur asokohe në Londër, ka shprehur për median britanike, « Exchange Telegraph » se Esad Pasha nuk ishte njeriu i duhur për atdheun tonë. Këtë mendim kishte edhe Ismail Qemali.Ata kanë treguar qartë se cila ishte dëshira e shqiptarëve në tërësi. Për më shumë, do të gjeni në vijim tekstin e plotë të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

deklarate Esad PaschaLondër, 28 Prill/

Delegatët shqiptarë të cilët gjenden aktualisht në Londër kanë dhënë për Exchange Telegraph deklaratën në vijim :

« Nëse është e vërtetë se Esad Pasha ka për qëllim të shpallet mbret i Shqipërisë në Tiranë, qasja e tij është rezultat i një komploti mes Malit të Zi, Serbisë dhe partisë xhonturke.

Esad Pasha, i cili i përket një familjeje të vjetër e të fuqishme shqiptare, nuk ka një të kaluar pa të meta. Megjithatë, atij nuk i mungon aftësia politike dhe kur të kuptojë se është vënë lojë nga intriguesit, ai do ta braktisë çështjen në të cilën ata janë përzier.

Dëshira e njëzëshme e popullit shqiptar është të qeveriset nga një sovran me origjinë evropiane, i cili mund ta çojë Shqipërinë në rrugën drejt prosperitetit tregtar (ekonomik) dhe politik. E tillë është dëshira e të gjithë shqiptarëve, i tillë është qëllimi që ata do të arrijnë përkundër të gjitha kurtheve.Lajmi se Ismail Bej Qemali e ka pranuar shpalljen e Esad Pashës është absolutisht i rremë. Në fakt, Qemal Beu nuk është një njeri që shpreh opinionin e tij në kundërshtim me dëshirën e njëzëshme të popullit shqiptar. »

Filed Under: Opinion Tagged With: Arena Bebja, deklarate, delegates shqiptare, East Pasha, Exchange Telegraph

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 470
  • 471
  • 472
  • 473
  • 474
  • …
  • 860
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Sot dita e lindjes së atij që i dha Shqipërisë Pavarësinë numër 2: Thomas Woodrow Wilson
  • DR. STEPHAN RONART (1933)  : “JA SI PJETËR BUDI DO TA RISHKRUANTE LETRËN E TIJ DËRGUAR 4 SHEKUJ MË PARË DUKËS SË SAVOJËS PËR TURIZMIN AKTUAL NË SHQIPËRI…”
  • PLUHUR VEZULLUES YJESH NGA LASGUSHI IM
  • BASHKËBISEDIM KULTUROR – Kristo Floqi dhe Komedia Shqiptare
  • MESAZHE TË BUKURA NJERËZORE
  • Kushtrim Shyti, djali i mësuesit, poetit dhe dëshmorit të UÇK-së, Mustafë Shyti, vizitoi Vatrën
  • KOSOVO CINEMA IN NEW YORK CITY: DOUBLE BILL WILL SCREEN IN MANHATTAN AND BRONX FOR BRONX WORLD FILM’S 15th ANNIVERSARY
  • NUK MUND TË ANASHKALOHET ROLI I ERNEST KOLIQIT NË FORMIMIN E MARTIN CAMAJT
  • MALI I ZI, VENDI KU KSENOFOBIA NDAJ SHQIPTARËVE ËSHTË NË RRITJE E SIPËR
  • “Kosova Lindore, dje, sot dhe sfidat e së ardhmes”
  • TIDENS TEGN (1929) / LETRA E EVELYN STIBOLT, MËSUESES NORVEGJEZE TË KUZHINËS SHKOLLORE : “EKSPERIENCA IME NË SHKOLLËN PËR VASHA NË KORÇË…”
  • FOTO – STUDIO VENETIKU dhe fotografja e parë shqiptare që vdiq në burgjet e diktaturës
  • KLINIKA E POEZISË, VISARI NË UNIVERSITETIN ILLINOIS, SHBA…
  • Dialogu dhe politika e jashtme e Kosovës, katër vitet vendimtare për shtetin
  • KRISHTLINDJET…

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT