• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Mos ma prekni Kadarenë”! Miti dhe realiteti…

August 10, 2017 by dgreca

Nga Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyçi /

“Mos ma prekni Kadarenë”! – është një thirrje të cilën e lexova thënë nga goja e një njeriu publik në Kosovë! U ndala dhe bëra disa paralelizma: “Mos e prekni Skënderbeun”! – Ishte pasthirrma më e përhapur javëve të fundit, pasi atë e preku një opinionist mesatar i ekranit dhe mediave shqiptare në Shqipëri! Këngë pa fund titullohen “Mos ma prek flamurin”, “Mos ma prek trollin shqiptar”! Këto dy të fundit lidhen me simolika jofrymore, por që janë sinetza e përvojës njerëzores te një kombi, shqiptarët. Flamuri, atdheu, heroi kombëtar janë tri simbolikat kombëtare që i lidhin ën përgjithësi kombet ballkanike. Serbët nuk duan t’ua prekësh Car llazarin, Shën Savën,e Shën Stefanin, deri te Beteja e Fushë-Kosovës, me të cilën ata formuan mitin serb të viktimizmit, tradhëtisë dhe vetëmohimit! Maqedonët janë marrosur pas figurave të lashtësisë si Aleksandi I Madh apo Filipi II, megjithëse e dijnë mirë se nuk janë pasardhës të tyre! Por miti u duhet dhe atyre, ata thërrasin në ndihmë historinë e maqedonasve të vjetër vëllezër të ilirëve për të sunduar mbi shqiptarët! Personalisht besoj se mitet e vejtra ndër ballkanasit janë të mjaftueshëm, madje të tepërt që ne të përballojmë sfidat e kohëve tona moderne. Disa duan të krijojnë mite të reja ideologjike e joideologjike, bazuar në besimin fetar ose në ndonjë besim tjetër pagano-atdhetar! Pikërisht këto përpjekje për të krijuar “Mitin Kadare” kanë prodhuar antimitin Kadare! Çdo aksion e ka një lloj reaksioni. Prandaj diskutimi i sotëm për Ismail Kadarenë është kontravers e me plot kategorizime pohuese e mohuese. Natyrshëm lind dhe zhvillohet një debat i tillë në kushtet e një shoqërie që thirret në mite dhe frymëzohet prej tyre, duke u i ngjarë kështu një shoqëri arkaike, e cila ushqehet me ëndërrat e së shkuarës, duke harruar të tashmen e të ardhmen e vet! Mitet janë dualitet i së shkuarës në vetëdijen njerëzore. Ky dualitet ndërtohet nga pikëpamja shpirtërore në ndeshjen e ndërgjegjes njerëzore midis dy kategorive, dashurisë dhe të kundërtës së saj, frikës, e cila shkakton urrejtje, mohim të së vërtetës e deri hakmarrje! Nëse njohim mitologjitë aty do të gjejmë vetëm dy kategori njerëzish: Të mirin dhe të keqin, lindjen dhe vdekjen, dashurinë dhe urrejtjen. Në mitologji nuk gjendët në asnjë rast një mundësi e tretë e artë për mendim, veprim dhe gjykim. Mitologjia përmbledh gjithnjë skenarët e betejave dhe luftërave, në të cilat gjenden përballë tyre dy palë e dy forca, në njërën anë dhunuesit, sunduesit, mizorët, në anën tjetër engjëjt, viktimat, nga njëra anë të mirët nga ana tjetër të këqinjtë, në antitezë me njëra-tjetrën drita me errësirën e kështu me radhë. Kështu ka ndodhur që në kohën e Evës dhe Adamit, midis të cilëve “hyri djalli”! Mitologjia është përpjekje e njerëzve për t’i imponuar ngjarjet komike e të zakonshme në vetëdijen e njerëzimit dhe për t’i shndërruar ato ngjarje e personazhet e tyre në qenie mbinjerëzore! Religjionet janë gjithashtu burim i përpunimit dhe përhapjes së teorive dhe ngjarjeve e personazheve mitologjike. Popujt që ushqehen me mitet dhe mitologjinë janë popuj të harruar në skutat e shekujve dhe mijëvjeçarëve. Popujt e civilizuar e mësojnë historinë e kombit në mënyrë kritike dhe jo mitike, siç e mësojmë ende ne shqiptarët. Një histori që shkruhet mbi gojëdhëna dhe legjenda nuk është histori. Një lloj histori si kjo ka për qëllim dogmatizimin e shoqërisë dhe e pengon atë të shohë sfidat e kohës në të cilat ajo jeton. Eshtë karakteristikë e mendimit unitarist e totalitarist të ushqejë shoqërinë me ngjarje dhe personazhe mitike. E ndërsa bota e civilizuar ka heq dorë nga mitologjia si botëkuptim, por jo si shkencë, ka mendje të ndritura në Shqipëri që bëjnë thirrje të krijohen mite të reja. Si një prej këtyre na shpërfaqet edhe shkrimtari shqiptar i përkthyer në shumë gjuhë të botës, Ismail Kadare. “Mos ma prekni Kadarenë”! – thirret me pskamë një analist antimysliman. Dhe jam i bindur se ka ndër këta që Kadarenë nuk e njohin për veprën e tij letrare, sa e njohin për replikat e shumta dhe qëndrimet e tij kundër Islamit dhe Turqisë. E shohin Kadarenë si ushqim për të kategorizuar ngjarjet, fenomenet, personazhet sipas skemës mitologjike të të mirit e të keqit, pa vënë në lëvizje mendimin, gjykimin, eksperiencën, dhe shkencën. Në këtë mënyrë përjetimi i ze vendit dijes, përceptimi kufizohet në formën e disa ndijimeve dhe e vërteta nuk merr formë asnjëherë. Nga ana tjetër, duke hymnizuar njerëzit e duke i shndërruar ata në mite të gjalla ose jo të gjalla, humbet mundësia për të shkuar tek e vërteta. Njeriu që vihet në kërkim të së vërtetës është njeriu i kohës. Njeriu i të vërtetave i bën shërbimin më të madh kombit e shoqërisë. Dhe e vërteta del në pah përmes debatit. Ndërsa debate kërkon argument, fakte, të dhëna, gjithëpërfshirjen e ngjarjeve dhe personazheve të tyre. Aktualisht diskutimi kontravers për Kadarenë dhe veprën e tij, një diskutim që erdhi në jetë nga përpjekja e grupimit të rrjetit të madh kadareistë, për ta shndërruar shkrimtarin ashtu të madh, në një shkrimtar hyjnor e madje edhe në një personazh hyjnor. Me këto përpjekje të çmendura për ta shkëput shkrimtarin nga realiteti në të cilin ai ka jetuar dhe ka prodhuar letërsinë e tij, në vend që t’i vihen vetullat, duket se u krijua mundësia që disa t’i turren shrimtarit për t’ia nxjerrë sytë. Kësisoj erdhi në publik letra e shkrimtarit për korrektoren e veprave të tij, e motrën e tij, Kadrije Kadare, e cila në përkushtimin e saj për të vëllain dhe famën e tij jo vetëm desh përfundoi në burg, por mbeti edhe pa familje! Eshtë ndoshta sakrifica e motrës për vëllain, një rit ky që meriton të renditet edhe në mitologji. Grupimi i hyjnores në raport me Ismail Kadarenë është përgjegjës pse reagimi i kundërt ndoshta e tepron kur kërkon varrosjen e tij dhe veprës që ai ka krijuar. Sepse psh nëse për serbët Beteja e Fushë – Kosovës është një mit, për shqiptarët është antimit. Nëse ajo betejë ka diçka të vërtetë që duhet parë me objektivizëm, serbët e zhveshën nga njerëzorja dhe nxitën shqiptarët që ta shohin si të keqen e historisë së tyre për ekzistencë. E njëjta gjë ndodh në çdo rast kur tentohet të krijohen mite. Kjo po ndodh për fat të keq edhe në rastin e Kadaresë. Prandaj duhet besuar në realitetet që ekzistojnë, edhe kur ato cënojnë integritetin e shkrimtarëve ose njerëzve të mëdhenj. Ndryshe shoqëria shqiptare vetëm sa polarizohet dhe askush nuk mund të mbërrijë kurrkund!

Filed Under: Opinion Tagged With: “Mos ma prekni Kadarenë”!, Enver Bytyci, Miti dhe realiteti

Pesëdhjetë vjet me sharki n’dorë

August 9, 2017 by dgreca

Bisedë më rapsodin e njohur nga Irzniqi i Deçanit, Riza Daci, që jeton në Nju Jork/
Muhadri Daci

Ne Foto;Rapsodi Riza Daci dhe autori i shkrimit/

RIZA DACI -INDIVIDUALITET ISHQUAR I KËNGËS FOLKLORIKE DHE PASARDHËS I DENJË I DERVISH SHAQËS/

….I lindur në fshatin Irzniq të komunës së Deçanit me 3 maj të vitit 1949, rapsodi i mirënjohur kosovar, Riza Daci, pasardhës dhe interpretues i denjë i këngës dhe melosit të Dervish Shaqës e të Shaqë Avdisë, jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht në Bronx të Nju Jorkut, që nga viti 1986. Krahas punëve të zakonshme, për të mbajtur familjen dhe për të rregulluar të ardhmen e saj, ai është munduar dhe ia ka arritur me sukses të kultivojë dhe të ruajë të gjallë edhe këngën e pastër shqipe, të cilës nuk iu ndaj nga viti 1971.

Ndonëse ka shkelur në prag të shtatëdhjetave, ai nuk di për lodhje, si në menaxhimin e punëve të shtëpisë e të familjes, ashtu edhe të muzikës. Zëri i tij i pastër dhe shumë karakteristik, prej rapsodi të mirëfilltë, edhe sot, në këtë moshë, është si në ditët më të mira të karrierës së tij.

Me të, një ditë gushti, këtu në Nju Jork, biseduam për këngën dhe folklorin, për vlerat dhe ruajtjen e traditave tona të pastra folklorike.

1 Muhadri

Shkruan: BESIM MUHADRI, Nju Jork, gusht 2017

 Rrëfimi në vetën e parë/

Riza Daci: Kam le 3 maj 1949 në fshatin Irzniq. Jam djali i Miftar Selimit, i cili ka qenë një humorist i dasmave, nga i cili kam mësue t’i bi çiftelisë. Ai dinte t’i binte disa melodive të vjetra, kurse ka ditur përmendësh shumë kangë të vjetra, nga i cili edhe i kam mësue. Në rininë time të hershme fillova t’i mëshoja ngapak veglave, përkatësisht çiftelisë e më vonë edhe sharkisë, të cilës i mëshoj edhe sot. Mirëpo së pari kam fillue me i ra çiftelisë, sepse edhe baba i binte çiftelisë në ato meloditë e vjetra. Kur kam fillue t’i bie kam qenë shtatëmdhetë vjeç. Kur i kam pas dymdhetë vjet kam këndue në shkollë, sepse më shtinin mësust me knue nga një kangë. Në atë kohe njëri nga ta ai binte mandolinës e unë këndoja, sepse ata që në atë kohë e kishin vërejt se kisha talent me knue.

Ndërsa me knue ma seriozisht ia kam fillue kur kam shkue ushtarë. E pata marrë çiftelinë me veti, sepse pasi që kishim ba disa kohë ushtarë, na thanë se kush di me knue e kush di me i ra veglave shkoni e merrni në shtëpi. Unë shkova n’shpi dhe e morar çiftelinë dhe në atë kohë edhe fillova më seriozisht me mendue për kangën folklorike të cilës i kam mbet besnik sot e asaj dite.

Për herë të parë në dasmë me Zekë Lushin

 Pas kryerjes së ushtrisë fillova të merrem ma seriozisht me kangë. Ishte i pari rapsodi Zekë Lushi, i njohur në popull edhe si Zekë Shapteja, ai i cili një ditë erdhi në shtëpinë time në Irzniq dhe më ftoi të shkoja në një dasmë të këndoja me të, të cilin e falënderoj shumë, sepse ai ma s’pari m’ka marrë nëpër dasma, më ka afirmue, më ka mbështet.

Ka qenë viti 1971 apo 1972 kur ia kam fillue me knue nëpër oda, ndërsa me Zekën kemi këndu pa këndu kurrë nërmjet veti (bashkë). Kur erdhi dhe më thirri Zeka me shkue në dasmë, i kemi provue vetëm pak dhe tha mirë, hajde se mundemi. Unë i duhesha vetëm m’e shoqërue me sharki. Kujtoj si sot, asht kanë një dasëm në fshatin Trakaniq të komunës së Gjakovës. Kemi knue natën e dasmës edhe të nesërmen, por kur u kthyem pas marrjes së nuses, të cilën ata para se ta çonin në shpi e kanë zanat dhe e çojnë në kishë për me kunorëzue, erdhi lajmi se e kishin shkelë dhe mytë me traktor një djalë pesë vjeç. Atëherë na thanë se dasma duhet të ndërprehet për shkak të rastit tragjik në kojshi. Dhe u prish dasma e shku’m në shpi, por i zoti i dasmës na pagoi aq sa kishim knu’, pra një ditë e një natë, sepse në atë kohë dasmat zgjasnin dy ditë e dy net.

Javën tjetër prapë më ka marrë Zeka. Unë i bija sharkisë e ai çiftelisë, Zheli i Zhel Hasanve të Rakocit i binte po ashtu çiftelisë. Në atë kohë nuk kishim violinë, po flas për vitin 1972.

Në atë kohë nisën me dalë magnetofonat, por edhe para se me dalë magnetofonat, shkonim nëpër dasma pasdrake dhe i ngojshim kangatar’t ka knojshin, si: Hysen Ukën, Shaqë Avdinë, Bilal Arifin, Bajrush Dodën etj. Prej aty sa mujshim me mësue ndonjë kangë e kur shkonim në shpi mundoheshim m’i knue e m’i përsëritë Shumicën e kangëve i kam mësue në atë formë, sepse edhe nuk kisha kasetofon në shpi.

Gjithë ditën punojshim nëpër ara e në mramje shkonim te shkolla dhe banim muzikë deri n’gjysë t’natës

Me Zekë Shaptenë kam kënue tri-katër vjet, mandej u ndamë se nuk na shkojke melosi. Ai kishte tjetër melos e unë tjetër. Ai anonte kah melosi i kangatarëve nga Shqinija si Aziz Ndreut, Frrok Haxhisë, Tom Nikollës, kurse mue ma tepër m’përshatetj melosi i Dervish Shaqës e i Shaqë Avdisë. I thash, Zekë, nuk asht kah na shkon nër veti, kështu që e mora një të katundit me të cilin ushtronim te shkolla. Gjithë ditën punojshim nëpër ara e në mbramje shkonim te shkolla, te roja i shkollës dhe banim muzikë.Asht interesant se shumë e vërtetë së kur shkova ma s’pari në dasmë me Zekën, nuk kam guxue me i tregu askujt në shpi, veç një grues së mixhës, se nuk kishin qejf me m’lanë me shkue me knu nëpër dasma, sepse thojshin tynehere “çiftelia, fikashpija”. Nuk guxova me iu kallxue që po shkoja në dasëm, por kur u ktheva nga dasma dhe ua dhashë paret, që bënin më shumë se sa dhjetë argat, atëherë ndryshoi puna dhe pastaj nuk më kanë pengue.

–Cilat kangë i ka kënduar në fillim të karrierës së tij, por edhe më vonë Riza Daci

 Rapsodi Riza Daci thotë se në fillim këndonim këngë të vjetra që pasqyronin ngjarjet e luftërave me Turqinë se nuk guxonim të këndonim këngë të tjera. Ai pohon se rrallë në disa vende i ka kënduar këngët që pasqyronin ngjarjet padrejtësitë që ua bënte shqiptarëve Serbia, sepse, siç shprehet ai “na merrte  milicia dhe na burgosnin”. Dhe kjo dihet sepse rapsodët gjithmonë kanë qenë në shënjestër të UDB-së. Prandaj, për këtë edhe Riza Daci, por edhe rapsodët e tjerë, në atë kohë është dashur të jenë të kujdesshëm dhe të ruanin veten, por edhe të zotin e dasmës, por edhe dasmorët, të cilët mund të binin pre e të burgoseshin apo të merreshin në pyetje nga organet e sigurimit serb e jugosllav, gjë që nuk ka ndodhur rrallë.

“Na duhej të ishim më të kujdesshëm se çka këndonim dhe ku i këndonim ato kangë. Prandaj këndonim kangë të pashallarëve, të Ali Pashës, Mahmut Pashës, Vezirit të Shkodrës, Musës e Halilit, Xhavit Pashës, kangën e Hasan Rizës që kishte luftuar për ta shpëtuar Shkodrën prej Malit të Zi. Më disa vende e këndonim kangën e Dem Ahmetit, Kadri Bistricës, kangën e Hotit e Grudës, të luftërave për Plavë, Guci e Ulqin, Tivar, të cilat i kanë marrë Malazezt, pastaj kangë të tjera që pasqyrojnë luftërat dhe sakrificat e popullit tonë kundër hordhive serbe, turke, maqedone etj. Për Preshevë, Bujanoc, Nish, Prokuple, Shkup e Gostivar, Manastir etj. Më shumë pra këndonim kangë historike, në mënyrë që ta përcillnim mesazhin  e tyre tek popullata, që ishte e pashkollë dhe nuk lexonin e ma tepër informoheshin përmes kangës folklorike që këndohej nëpër oda burrash, qoftë në dasma, qoftë nëpër ndeja të tjera. Sepse, siç dihet, historia jonë nuk asht kanë e shkrueme, por ma tepër është përcjellë përmes këngëve. Atë e kemi mbajt ma shumë me kangë folklori. Për atë arsye edhe i këndonim. Këto kangë ma tepër i këndonim në anën e Hasit, sepse në atë pjesë sikur i këndonim ma shlirë dhe na dëgjonin ma shumë. Hasi e ka ndigjue dhe vlerësue shumë kangën. Pothuajse në të gjitha fshatrat e Hasit kemi shkue dhe kah kemi shkue na kanë pritë mirë dhe jemi nda të kënaqun edhe ne edhe ata. Janë të paharrueshme ato dasma ku kemi shkue, por jo vetëm në Has, por edhe në Rekë e krahina të tjera të Kosovës, Podgur, Rugovë të Pejës. Madje dy tri herë kemi qenë edhe në Llap, Drenicë, sado që  ata kishin kangëtarët e vet dhe melosi ynë ishte më ndryshe nga ai i Llapit apo i Drenicës e i Llapushës, mirëpo kemi qenë edhe atje.

Individualitet i këngës së pastër folklorike shqipe  

Pas ndarjes nga Zekë Lushi, për të cilin edhe sot ruan respekt të veçantë, Riza Daci vazhdoi karrierën e tij ndaras dhe u bë individualitet i njohur i këngës së pastër folklorike, duke kënduar në melosin e Dervish Shaqës e të Shaqë Avdisë, pasi që edhe zëri i tij përkonte shumë me zërin e këtyre dy këngëtarëve të njohur. Në lidhje me këtë, Rizai tregon:“Pasi që u ndamë me Zekën, për arsye mospërputhje në melos, kam këndue edhe me Ali Zenajn e Irzniqit, të cilin e kam pas ushtrue shumë mirë me m’përcjell. Mirë më përcillte, po kurrë nuk printe. Pas tij, kam këndue me Gani Gashin prej Pavlanit të Pejës, i cili mësoi me m’përcjell mirë, si me çifteli, ashtu edhe me za e kangë. Kemi knue tri-katër vjet bashkë, por pastaj vdiq aksidentalisht në vitin 1982. Pastaj mora me vete edhe dy të ri. Ali Zenajn e Irzniqit dhe Sevdi Gashin prej Bërliqi, më të cilët kam knue ma gjatë. Me Sevdinë, që është në Nju Jork herë pas here këndojmë edhe tani.

Në vitin 1982 bashkë me Zekë Lushin erdhën në Amerikë ku kemi knue tre muaj në restorantin e Z. Sadrisë. Bashkë me ne ishin edhe Gani Osmani, me harmonikë dhe Musa Rama, me violinë. Patëm një kontratë tremujore e pas kësaj kohe u kthyem në Kosovë. Gjatë asaj kohe, sa qëndrova në Nju Jork, unë njoha disa njerëz, të cilët i bana shokë. Pas katër vjetëve, më 1986,  ia dërgova një letër një shoku, Daut Bajrushit dhe kërkova që të ma dërgonte një garancion. Nuk ia harroj kurrë. Ma çoi garancionin dhe ma ka paguar vizën dhe erdha në Nju Jork ku jam edhe sot, tash e 31 vjet, gati ma shumë këtu jetë se sa në Kosovë. Dauti më ka mbajt tre-katër muaj dhe madje edhe punë më ka gjetë. Falëminderit prej tij. Zoti ia shpërbleftë me të mira se më ka ndihmuar dhe më ka bërë ndera të mëdha.

Pa pesë vitesh e mora edhe gruan dhe fëmijët. Po ashtu ma vonë kam marrë edhe djemtë e vllaznëve nga Irzniqi dhe sot jetojmë sa këtu sa atje, bile më shumë anëtarë jemi këtu se sa në vendlindje. Erdha këtu,  sepse atje situata pat fillue të prishet e jeta të vështirësohet. Sot vërtet jetoj me mallin e vendlindjes, por jam i kënaqun me jetën që baj këtu dhe me të mirat që m’i ka ofrue ky vend. Po mundohem që 11 nipave dhe mbesave që kam këtu në Nju Jork, t’u flas për vendin e të parëve, për gjuhën dhe kangën e bukur shqipe, por vështirë do ta kemi ta rujmë ashtu si duem e na thotë shpirti e zemra, sepse koha dhe vitet po e bajnë të veten. Ne po përpiqemi që të ruejmë dhe të majmë një familje të shëndoshë tuj ruejt traditat tona, por jetojmë larg vendit tonë, në një vend të madh kur bota ka vërshue dhe janë gërshetue kultura të ndryshme të njerëzimit..”, rrëfen në mes tjerash rapsodi dhe familjari i përkushtuar, Riza Daci.

Me knue nëpër dasma ishte edhe kënaqësi, por edhe përgjegjësi 

Rapsodi Riza Daci gjatë karrierës së tij ka kënduar me këngëtarë të njohur të folklorit si me rapsodin e mirënjohur Shaqë Avdinë, të cilin gjatë luftës së fundit në Kosovë e masakruan forcat serbe. Po ashtu ka këndua edhe me Bajrush Dodën, por edhe në ndonjë rast edhe me Lanë Dobrën Hysen Ukën, Bilal Arifin, Haxhi Zhutin e Raushiqit e Bajram Nimanin e Raushiqit.

Në pyetjen tonë se cilat kanë qenë momentet më të bukura të dasmës ku kënduar ai, në përgjigjën e kësaj pyetje, Riza Daci është shumë i sinqertë dhe përgjigjet pa menduar shumë: “Kam qenë shumë i lumtur, thotë ai, kur kam shkue në dasmë për me knue, për m’i argëtue ata burra që me aq andje përcillnin çdo fjalë, çdo tingull. Nuk ishte në pyetje veç ana materiale, por edhe ajo se aty njiheshe me njerëz e me burra të mençur e të dijshëm që i ka pasur vendi në atë kohë. Ishte tepër kënaqësi dhe krenari të ishe në mes burrash, midis odës dhe të jepje kontributin tand me anë të zanit e kangës. Çdo fjalë që dilte nga zani yt, duhej të peshohej, duhej të matej sepse ndije përgjegjësi dhe kënaqësi njëkohësisht. Kanga gjithmonë ka qenë shpirti i popullit, prandaj duhej ta nxirrje thellë nga shpirti dhe ta dërgoje tek dëgjuesi që ishte i etshëm për me nigue dhe për me komentue pastaj. Sepse në atë kohë kangët edhe komentoheshin nga burrat që e dinin ngjarjen. Madje disa prej tyne i kishin të freskëta apo edhe i njihnin personazhet e atyre kangëve. Prandaj ishte edhe kënaqësi, edhe përgjegjësi.

Kënaqësia tjetër ishte sepse në ato dasma mësoje shumë nga jeta, nga pleqtë që ishin të shumtë në oda e në krye odash. Qetësia ishte e madhe, po ashtu edhe vëmendja ishte e madhe. Respekti për fjalën dhe për më të vjetrit po ashtu. Kur fillonte kanga, nuk kishte ma muhabet, sepse muhabeti bahej pasi maronte kanga.

E di kur e knonim kangën e Hasan Riza Pashës të luftës së Shkodrës, disa pleq të vjetër e me mjekra, kajshin me lot dhe tregonin për historinë e luftës së Shkodrës dhe trimërinë e Hasan Rizës, tragjedinë e luftës së Shkodrës etj. Po ashtu edhe kur knonim këngën e Kadri Bistricës, Demë Ahmetit e shumë kangë të tjera, njerëzia i kujtonin e i interpretonin.

Knonim edhe kangë dashnie, por ato i knonim zakonisht në natën e dytë të dasmës, kur mblidheshin rinia. Ishin kohë të vështira, por të mira sepse kishte lezet kanga e më dukej se duheshim ma shumë. Ruheshin traditat, folklori… Dasmat ishin të gjata dhe ishte vështirë për një këngëtar me i dalë në fund dasmës që zgjaste dy ditë e dy net, mirëpo kam pas mësue kangë shumë, sa që mos me i përsërit. Duhej me shkue i përgatitur në dasmë…”

Prej Shaqë Avdisë mësova shumë

Se kjo që pohon rapsodi i mirënjohur Riza Daci, është e saktë, sepse në repertorin e tij hasim një numër të madh këngësh për luftërat e pareshtura për liri dhe çlirim nga serbët e malazezët të Rugovës, Hotit, Plavës e Gucisë si dhe trojeve të tjera shqiptare. Edhe pas sa e sa vitesh të kënduara, Riza Daci asnjërën nga to nuk e ka harruar. Edhe sot i këndon ashtu si i ka kënduar kur ishte i ri. Me shumë pasion dhe dashuri. Ai me të drejtë pohon se, përveç Shaqë Avdisë, është njëri nga këngëtarët e asaj kohe, i cili më së shumti ka ditë këngë historike dhe të cilat i ka kënduar me një melos shumë të pranuar jo vetëm për kohën e kaluar, por edhe të tanishmen. Zani i tij, edhe pse ka shkelur në fund të viteve gjashtëdhjetë dhe po hyn në të shtatëdhjetat, ka mbetur i kthjellët, i ëmbël dhe shumë i fuqishëm që do t’ia kishin lakmi të gjithë.

Ai tregon se ka mësuar shumë prej Shaqë Avdisë, i cili siç thotë, në atë kohë ia kishte dhënë një fletore me këngë: “Më tha po ta jap, veç mos me ma hupë. Ia kam marrë atë fletore dhe i kam mësue të gjitha ato kangë që ishin aty e mandej ia kam kthye Shaqës, ashtu sikurse edhe ishim marrë vesh. Disa kangë i kam mësue edhe kur i kam ndie nëpër oda nga rapsodët tjerë. Unë si e kam ndie një herë një kangë, nuk ka pas nevojë me ngu’ për s’dyti, sepse e kam majt mend dhe nuk e kam harrue ma. Isha i interesum me i mësu e mandej me i knu edhe vet. Zani më shkonte se ma kishte dhanë Zoti si dhuratë e pse të mos i mësoja edhe kangët”, thotë Riza Daci, i cili kujton një moment të janarit të vitit 1972, kur nga Tirana kishin ardhur punonjës të Institutit të Kulturës së popullore, por edhe të Radio Tiranës e të Institutit Albanologjik si dhe të Radio Prishtinës, në një odë të Irzniqit, ku kishin tubuar shumë pleq e rapsodë me za të asaj kohe e të asaj ane. Rapsodë të vjetër për të kënduar këngë historike e legjendare, por edhe për të treguar anekdota e pleqni, të cilat do të futeshin në thesarin e artë të kulturës së pasur të trashëgimisë sonë. Aty ishte edhe ai, ndonëse i ri. Por aty ishin edhe rapsodët në zë të asaj kohe Shaqë Avdia, Bilal Arifi, Isen Uka, të cilët ishin edhe idolët e tij.

“E kërkuen një kangë, por që këta rapsodët e vjetër nuk e ditën. Atëherë banë pyetje se a asht kush që e di këtë kangë që bante fjalë për luftën e  Belegut ku kishin luftue kundër turkut Idriz Beka e Halil Mehmeti. Ishte një kangë që e kisha mësue prej babës. Thash unë e di, ndonëse kisha tremë, apo emocione, siç po i thonë tash. Atëherë instrumenteve iu ranë Shaqë Avdia e Shaban Kaqorri i Llugës së Epërme. Shaqa sharkisë e Shabani çiftelisë dhe e kam knue atë kangë, e cila edhe sot është në fonotekën e Radio Tiranës”.

Rapsodi Riza Daci e pranon se Dervish Shaqën, Shaqë Avdinë dhe Isen Ukën i ke pas idolë të këngës dhe se është munduar të këndojë në melos të tyre. Madje zëri i tij nganjëherë i kalon edhe përmasat e tyre. Ai ka një zë të njëjtë me atë Dervish Shaqës, por edhe të Shaqë Avdisë, për të cilin thotë se, përveç si këngëtar, ka qenë një njeri shumë i mirë dhe i dashur me ndejt edhe nëpër oda e me fole. “Ishte njeri i urtë dhe i qetë për publik, i lehtë dhe është mundue me ua plotësue qejfin të gjithëve që ishin aty. Kur ia ka kërkue një kangë dikush hiq nuk ka përtue me ia këndu, madje jo veç një herë brenda një dasme, por edhe disa herë. Asht kanë i lehtë, jo mendjemadh”, tregon Riza Daci.

Kanga folklorike e ka majtë gjallë shpirtin dhe historinë e popullit tonë

Riza Daci në vitin 1986 u vendos definitivisht në Amerikë, ku jeton edhe sot. Gjatë këtyre viteve, përveç punëve që duhet bërë këtu për të jetuar edhe për të arritur diçka, ai është marrë edhe me muzikë. Në lidhje me këtë ai rrëfen:

“Me të thanë të drejtën për disa vite ma shumë jemi marrë me muzikë, por edhe me punë sepse vetëm me muzikë nuk mund të bëje asgjë. Na ftonin emigracioni i vjetër nëpër ndeja dhe na kanë përkrahur shumë materialisht. Në atë kohë folklori ka qenë ma i kërkuar. Shkonim nëpër disa restorante të vogla të shqiptarëve dhe knonim sidomos netëve te vikendit dhe nuk kalonim keq. Kemi jetue mirë edhe nga muzika, sado që nuk e kemi lanë anash edhe punë tjetër. Në Nju Jork kam kndue me Sevdi Gashin e Bërliqt, i cili pak kohë ka ardhë pas meje. Edhe ky sot jeton dhe ka biznese në Nju Jork. Pas do kohe pat ardhë edhe Bajrush Doda dhe knonim edhe me të. Kjo ka ndodhër tri katër vjetët pas ardhjes sonë, sepse ma vonë fillun kërkesa të tjera, sepse doli muzika popullore.

Dhe tash knojmë vetëm për qejf me shokë sa për të kujtue, tuj ba përpjekje që ta ruejmë folklorin. Knojmë për njani-tjetrin e për njani-tjetrin, tuj i kujtue ato kohë kur kanga folklorike kërkohej dhe adhurohej. Kryesisht knojmë nëpër ndonjë ndejë apo në selinë e Shoqatës “Rugova” bashkë me shokë më të ri se unë, si me Sadri Muriqin, që është edhe kangëtar i mirë, por edhe djalë i papërtueshëm. Pastaj me Avdi Dakën, nganjëherë na bashkohen edhe Sevdi Gashi, Idriz Ulaj, të cilët janë të zënë me bizneset e tyre, por edhe aktori Shaban Lajçi, harminokashi Bernard Daka e ndonjë tjetër”.

Të mos harrohet kanga foklorike

Riza Daci është i brengosur që kënga folklorike me kalimin e kohës po vjen duke u harruar dhe madje edhe duke u bastarduar, prandaj ka edhe disa porosi:“Porosia ime është që të ruhet e të mos harrohet kanga foklorike. Nuk jam tash me u kthye prapa e me thanë se duhet të ngjallet e të dominojë vetëm folklori. Por po them të mos harrohet, të ruhet e të kultivohet në suaza të mundësive se e di që tash janë në modë zhanre të reja, kangë të reja. Mirëpo nuk duhet harruar se folklori dhe kanga folklorike e kanë mbajtur gjallë shpirtin e popullit tonë, historinë tonë, të kaluarën tonë të lavdishme që e ka transmetuar nëpër breza dhe kjo ka sjellë deri te koha e re, te liria e vendit. Shumë këngë historike e heroike kanë ndikuar tek brezat e tërë që ta ruajnë e ta mbajnë gjallë frymën e luftës për liri e pavarësi të vendit tonë. Kanga folklorike, ajo që është kënduar e që është thurur me temel, ka qenë bazament i fortë i artit tonë muzikor por edhe i aspekteve të tjera të jetës e të përpjekjeve tona të vazhdueshme për me ardhë deri ku kemi ardhë sot. Vetëm po të dëgjojmë kangët e vjetra tona, aty shihet krejt historia për çka është luftue, për çka është punue e për çka sot po kërkohet. Prandaj po them të vazhdohet me të renë, por në asnjë mënyrë mos ta harrojmë të vjetrën, të kaluarën dhe historinë tonë të lavdishme, ku u flijuan dhe ranë heroikisht shumë burra të atdheut që sot i njeh historia e i ka përjetësue kanga në mënyrë aq besnike. Këto që janë sot të shkrueme, dikur janë knue në kangë. Pra, dihet botërisht se ne kemi fillue me i shkrue vonë gjërat, prandaj shkrimtarët e parë, historianët e parë shqiptarë kanë qenë këngëtarët, rapsodët, ndërsa librat tanë të parë kanë qenë kangët, të cilave nuk u dihet autori, sepse autori i kangëve folklorike gjithmonë mbetet anonim, por që dikush e ka qitë i pari atë kangë e që ma vonë e kanë mësue të tjerët dhe e kanë përcjellë në popull”, thotë rapsodi kosovar, Riza Daci, përcjellës besnik i këngës dhe i melosit të të pavdekshmëve Dervish Shaqa e Shaq Avdija.

Riza Daci, i cili jeton në Bronx të Nju Jorkut, bashkë me bashkëshorten, djalin, katër vajzat dhe njëmbëdhjetë nipat e mbesat, të cilëve mundohet t’ua mbajë të freskët historinë e lavdishme shqiptare, por edhe gjuhën dhe këngën shqipe, në fund të kësaj bisede falënderon simpatizantët e këngës së tij e të folklorit shqiptar në përgjithësi, por kujton dhe falënderon edhe të gjithë ata këngëtarë që nëpër vite e dekada dhanë kontributin e tyre në kultivimin dhe ruajtjen e këngës së pastër shqipe, ashtu sikurse falënderon edhe autorin e këtij shkrimi përkrahjen dhe moslënien në harresë të njerëzve që kanë kontribuar nëpër breza e vite për të mirën kombëtare.

 

 

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: 50 Vjet me Sharki, BEsim Muhadri, NË DORË!, Riza Daci

GJIGANDI HAVZI NELA DHE LILIPUTËT QË NDEROJNE KOMUNISTIN ANTIONO GRAMSHI

August 9, 2017 by dgreca

H.-Nela-196229 vite ma pare ekzekutohej me varje ne litar poeti Havzi NELA/

2-besim-ndregjoni-300x200

Nga Besim NDREGJONI/Sot mbushen 29 vite, që regjimi komunist do të denonte me varje poetin disident , martirin e lirisë , birin e Kollovozit të Kukësit Havzi Nela. Shqipëria atdheu i tij i dashur që i kushtoi  jetën e tijë në mbrotje të lirisë dhe dashurisë njerzore do ta përcillte këtë denim mesjetar me trishtim të madh. Këtë denim makabër varja me litar europa e kishte hequr nga legjislacioni që në vitet 30. Kurse Shqipëria nën drejtimin e diktaturës komuniste praktikonte këtë lloj denimi per ti bërë karrshillek europës së lindjes që po shembte muret ideologjike e sunduese te komunizmit duke paraqitur bilancin e tirshtueshem me mbi 6000 të vrare nga diktatura komuniste enveriste. Për Havzi Nelën është shkruar vazhdimisht, në këto 27 vite e mendoj se për të do të vazhdojnë të shkruajnë gjithmonë. Në përgjithësi shoqëria, jashte  politikës , është munduar të zbardhë gjithçka rreth poetit: janë botuar poezitë e tij,  janë analizuar e interpretuar krijimet e tij, një përmbledhje me shkrime të zgjedhura për Havzi Nelën  çdo vit anembanë vendit mbahen tubime shkencore, konferenca përkujtimore për poetin, janë bërë dokumentarë.  Në qytetin e Kukësi i  kanë vënë emrin e tij nje shkolle gjimnazi. Presidenti, e ka dekoruar Havzi Nelën me titullin e lartë “Nderi i Kombit”. Të propozuar nga Unioni i të Burgosurve dhe të Përndjekurve  Politikë. Gjithçka korrekte, gjithçka në përputhje me  nderimin e  poetit-martir, ashtu siç i takon një simboli të luftëtarit që flijohet për çështjet e përjetshme të lirisë e drejtësisë.  poetin që shkruante nga katakombet komuniste, në burgun e Spaçit 1974 për “Frymën e Helsinkit”. Atdheu, të cilin poeti e mbuloi me muzën e vet,  për poetin që vargjet i shkruante qelive,  duke sfiduar xhelatët e  diktaturës , për poetin që shkoi ballëhapur drejt vdekjes pa bërë asnjë lëshim të vogël, por duke marrë mbi vete gjithë frikërat e dobësitë tona, në emrin tone. Vetëm shteti ynë e ka  të pamundur nderimin e kujtimit të tij. Sepse shteti shqiptar, institucionalisht, e  fyen  kujtimin e tij duke luajtur me të një lojë me standarde të dyfishta, hipokrite. Sepse, paralel me nderimin dhe përkujtimin tonë, institucionet e shtetit, para se të nderojnë emrin e tij, e kanë fyer dhe njollosur kujtimin e Havzi Nelës. Këto ditë Ministrja e Kulturës Kumbaro doli para mediave e qeshur e gezuar për një projekt madhor për të nderuar tek institucjoni që drejton memorializimin e veprimtarisë komuniste të shtetasit Italian Antiono Gramshit. Në qoftëse ky shtetas i huaj kishte dhënë një kontribut për shqiptarët dhe Shqiperine do të ishim dakortë që ta nderonim veprimtarinë e tijë. Dihet që Antiono Gramshi ka zhvilluar veprimtarinë komuniste në shtetin e tij Itali, dihet se ideollogjia komuniste shkatrroi mijera jetesh europian ku u instalua. Dihet se ne shqiptarve ideologjia e komunizmit na shkatroi si kombe, duke mbushur token shqiptare me varre të pafajshme vetem se keta shqiptar deshën lirine dhe urrenin ideollogjinë  e krimit, ideologjinë e Antiono Gramshit. Qeveria e rilindjes në këtë 29 vjetor të ekzekutimit përbuz gjikandin e lirisë së shqiptarve poetin Havzi Nela dhe nderon komunistin Antiono Gramshi. Ky është shteti rilindas  që nderon ideollogët vrasës të Havzi Nelës. Zonja Ministre kush ta jep të drejtën ty që taksat e familjeve të martireve të lirisë ti përdorish për të nderuar ideologjinë vrastare të komunizmit. Për të nderuar ata që me ideologjinë e tyre varën poetin. Antiono Gramshin le ta nderoi shteti i  tije Italia. Ministria ku ju drejtoni është e shqiptarve, dhe aty në at vend duhet vendosur busti i poetit Havzi Nela që me martirizimin e jetës, me gjakun e pafajshëm që derdhi për liri të krijoj dhe ty mundesinë që të bahshe minister.

Fatkeqësisht, kështu kanë shkuar punët në Shqipërinë tone. Liliputët e trashgminisë komuniste nderojnë komunistin Antiono Gramshin dhe përbuzin poetin e lirisë Havzi Nela. Nderimi  nga ana e shtetit është kontradiktor, irritues e thjesht i pavlefshëm.  Ismail Kadareja bën një sugjerim  ne 20 vjetorin e varjes poetit..”Poeti është  në  botë e  amshuar, por shoqeria shqiptare  a është e qete.” Në rrugëtimin tone  drejt përparimit dhe Europës, është  shembulli i qëndresës, dinjitetit dhe martirizimit të poetit Havzi Nela, i cili nga katakombet e burgjeve komuniste parandiente “frymën e Helsinkit” kur politikanët e sotëm nuk ia dinin as emrin. Pikërisht , politika  shtetërore me trashëgimtarët e diktaturës në instancat më të larta të Drejtësisë e mban peng të verteten e krimit komuniste.  Në këtë mënyrë, e gjithë shoqëria jonë vazhdon të mbetet peng i së shkuarës, përderisa nuk përballemi ligjërisht me të, por mundohemi t’i gjejmë zgjidhje problemit duke i rënë atij nga dera e pasme, d.m.th., duke ia lënë zgjidhjen kohës, vdekjes biologjike të aktorëve, me shpresën se ndoshta një ditë gjithçka do të harrohet. “Nëse ne nuk do të ishim një shoqëri e përgjumur, shpërfillëse, nëse ne do të dinim të reagonim, të kërkonim llogari, atëherë jam i bindur se shteti, nuk do të mundet të abstragojë nga kujtesa e vërtetë e Havzi Nelës, Ne duhet t’ia kthejmë Europës dëshmorët e saj të parë, të rënë në ferrin e totalitarizmit stalinist enverist  shqiptar. Ne i afrohemi Europës me dëshmitë e martirizuara të lirisë, me  Havziun, Trifonin, Vilsonin dhe Gencin, por dikush na mban peng në këtë vërdallosje, sepse mendon se në Europë duhet të shkojmë medoemos, më parë se me poetët e vrarë, me vrasësit e tyre. Dhe ngelemi jashte Europes se ajo nuk na pranon me vrasesit e poeteve por me matirizimin e poeteve. Duke qenë heroi i vetvetes, ai natyrisht që jepte nga vetvetja edhe për të tjerët. Dhe vargjet e poetit sot tingllojne fuqishem për shoqërinë;

Ma mire i vdekur e me nder, Se me më sundue, Një derr beterr

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Antonio Gramshi, gjigandi, Havzi nela, liliputet komuniste

PIKTORI I KAMPEVE TË VDEKJES TË REGJIMIT TË ENVER HOXHËS

August 8, 2017 by dgreca

2 Frank-shkreli-2-300x183-1

Ng a Frank Shkreli/

kuqezilek_pervizi

Piktori është Z. Lekë Pervizi. Kampet e vdekjes janë kampet e regjimit komunist të Enver Hoxhës, pikërisht ai kampi famëkeq i Tepelenës.

Ditët e fundit më ra në dorë numri i posaçëm i Revistës “Kuq e Zi”, një revistë euro-shqiptare online me kryeredaktor Lekë Pervizin, e cila botohet në Bruksel ç’prej vitit 1993.  Thuhej në editorialin e numrit të parë të revistës “Kuq e Zi” se botimi i saj, synonte të shërbente si tribunë shqiptarizmi, “Ku ata që vuajtën dhe u sakrifikuan nën dhunën komuniste gjatë një gjysmë shekulli të kenë mundësinë të shprehin e të tregojnë aftësitë e tyre në fusha të ndryshme të dijes e të kulturës.”  Jo të gjithë dolën të gjallë nga kampet e përqendrimit të regjimit më të egër komunist në Evropën lindore, por ata që patën fatin të mbijetojnë mundimet dhe terrorin enverist – dëshmitarë të gjallë të atyre krimeve anti-njerzore– sot janë ne gjendje, që në emër të bijve dhe të bijave më të dalluar të kombit, “rrnojnë për me tregue” vlerat reale të atyre viktimave të komunizmit shqiptar, me qëllim, “për me çue në vend nderin e kulturës dhe të historise shqiptare”.

Njëri prej këtyre dëshmitarëve që i shpëtoi vdekjes në kampin e Tepelenës është edhe Lekë Pervizi. Për veten dhe bashkvuajtsit e tij në kampet komuniste të Enver Hoxhës, Z, Previzi ka shkruar se, “Jemi dëshmitarë përjetues të asaj shfarosjeje sistematike e të planifikueme me gjakftohësi të madhe nën diktatin e të huejve: jugosllavë, rusë e kinezë, për t’i zhdukun të gjithë tiparet shqiptare, si burrëninë, besën e traditat, ashtu edhe historinë, gjuhën e kulturën. Këto iu nënshtruen falsfikimit e manipulimit, sipas strategjisë së ideologjisë marksiste të zhdukjes totale të trashigimisë sonë mijavjeçare”.

Dëshmitari i gjallë i këtyre vuajtjeve e terrori, sidomos në kampin e Tepelenës, ku ai vet ka kaluar dënimin si i pa dëshiruar i regjimit komunist, Lekë Pervizi vazhdon, për më shumë se një çerek shekulli pas shembjes së komunizmit, të “rrnojë” dhe të “tregojë” për vuajtjet e veta e të familjes së tij të ngushtë si dhe të bashkvuajtsve të tij si vëllëzër e motra shqiptare, kundërshtarë politikë të regjimit enverist.  Z. Pervizi e ka dokumentuar me shkrime dhe si — rradhë kush tjetër, për të mos thënë ndoshta si askush para tij  që vuanin në ish-burgjet e kampet komuniste të Evropës Lindore – edhe me vizatime në copa letrash — përshkroi jetën e përditshme në kampin e Tepelenës dhe vuajtjet e tmerret që ai dhe të tjerët kanë pësuar në kampin famëkeq aty.

Numri i fundit i posaçëm i revistës, “Kuq e Zi” u kushtohet pikërisht këtyre vizatimeve të piktorit të ish-burgosur Lekë Pervizi, një testament i rradhë ky, në këtë formë i mundimeve dhe vuajtjeve në kampin e terrorit të Enver Hoxhës, në Tepelenë.  Duke i shikuar ato fotografi të vizatuara në ish-kampin e Tepelenës nga Leka, njeriu normal ndjenë një shpërthim zemërimi pothuaj të papërmbajtur dhe pyet veten se si është e mundur që njeriu të veprojë në këtë mënyrë kundër njeriut, e për më tepër shqiptari ndaj shqiptarit.

Në një komunikim me Z. Pervizi, pasi lexova numrin e posaçëm të revistës online që më kishte dërguar, (dhe cila është e bashkangjitur këtu për lexuesin), e pyeta se pse ka pritur gjithë këto vite që t’i botojë këto vizatime për publikun. Ja edhe shpjegimi i historisë së botimit më në fund, në një album të posaçëm.  Ai më shkruan se i mbante vizatimet për vete, në disa copa letre, sa për kujtim, megjithse i kishte botuar herë pas here në revistën “Kuq e Zi”, ç’prej fillimit të daljes së saj në vitin 1993 e në vazhdim, por shton se nuk u kujtua kush që tu jepte rëndësinë që meritonin.  Z. Pervizi i jepë kredi për botimin, më në fund, të vizatimeve një miku të tij i ish-përndjekur politik edhe ai — e i cili ishte në dijeni të vizatimeve të tija në kampin e Tepelenës.  Në një mënyrë ose në një tjetër, lajmi për ekzistencën e vizatimeve të Z. Pervizi shkoi në veshët e zyrës së Fondacionit gjerman Konrad Adenauer, në Tiranë e cila i botoi vizatimet nepërmjet Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit në Tiranë, me drejtor Agron Tufa, shprehet Z. Pervizi.  Ishin gjermanët pra, ata që mundësuan botimin e këtyre vizatimeve me një album të posaçëm me titullin, “”Rrathët e Ferrit”.

Leka shkruan se gjermanet e kishin ftuar për një një javë ndërsa kishin organizuar një mbledhje me aktivitet të posaçëm në kazermat e rrënuara në Tepelenë, ku ishin ekspozuar vizatimet e tija të zmadhuara, ku ndër të tjerë, kishte marrë pjesë dhe Ambasadori gjerman në Tiranë dhe drejtori i Kondacionit Konrad Adenauer.  “Kështu nepërmjet atyne vizatimeve të shpëtueme kot prej meje (mjaft kishin humbë), u ba i njohun kampi i Tepelenës, ashtu siç ishte i ndertuem që e keni pa dhe ju në revisten, por që i të cilit kamp nuk ekzistonte asnjë fotografi, se ku e si ishte.  As nuk dihej se si funksiononte e si ishin stivosun të internuemit brenda atyne kazermave vigane”.    Kjo u ba shkas edhe per mbledhje të tjera dhe tashti po mendohet që të krijohet aty një muze, e të ngrihet një memorial, më shkruan Leka. “Merreni me mend, i dashun mik, se kishin kalue 25 vjet që askush s’donte të ia dinte për atë kamp famëkeq të Tepelenës.  Prandaj vizatimet dolën me vonesë, kur duhet të ishin ba të njohuna botënisht që në vitet e para pas shembjes së diktaturës.  Kaluen gjashtë presidentë e disa qeveri, që as u shkonte mendja fare dhe as që e donin daljen në shesh të mizorive të komunizmit mbi qenje njerëzore (shqiptare) të pafajshme”, përfundon ai shpjegimin e tij, që pati mirësinë të më dërgonte në lidhje me vonesën e botimit të këtyre vizatimeve dokumentuese dhe historike me vlerë të madhe, nga një dëshmitar i gjallë i jetës dhe krimeve që bëheshin në kampin e Tepelenës nga regjimi komunist kundër popullit të vet. Megjithse Lekë Perrvizi me modesti thotë se nuk e bëri publikimin e këtyre vizatimeve me qëllim që të “delte si burë i mirë”, ai shpreh mirënjohjen e tij dhe falënderon gjermanët me interesimin e tyre, e bënë të mundur daljen në shesh të këtyre vizatimeve historike nga jeta dhe e krimet në kampet shqiptare të përendrimit të regjimit komunist të Enver Hoxhës, të cilat Z. Pervizi thotë se, “Ambasadori gjerman në Tiranë i kishte krahasuar me Auschvitzin, për trajtimin miserabël që iu bahej të internuemve, pavarësisht nga përmasat strukturale më të vogëla, por për nga përmasat kriminale të mëdha.”

Në një artikull dje nga Përparim Halili, botuar në gazetën Telegraf të Tiranës thuhet se dosjet e kampit të Internimit dhe të kryengritjes antikomuniste së Zhapokikës në Tepelenë janë zhdukur më 1991.  Për më tepër Z. Halili shkruan se strukturat e kampit të Tepelenës janë hedhur për dhe, siç duket në përpjekje për të   zhdukur çdo provë i ekzistencës së kampit të tmerrit duke shtuar se “Në vitet 1994-1995 mbi varret e 175 (fëmijve “armiqë” të moshës deri në 12 vjetë) dhe 789 të rriturve të vdekur në kampin e Tepelenëns, ish-qeverisja e viteve 1993-1995 ka ndërtuar pallate banimi për strehimin e ish-të dënuarve politikë dhe kolektorin qendror të ujërave të zeza të qytetit, pa bërë zhvarrimin që u kërkua me protesta prej familjarëve të viktimave”.   Përparim Halili shkruan gjithashtu se “dosjet e kampit të Tepelenës janë zhdukur qysh në korrik të viti 1991”.  Kam shkruar shumë, por më kot, gjatë këtyre viteve për mos përballjen serioze me të kaluarën komuniste të klasës politike shqiptare të të ashtuquajturës periudhë post-komuniste, një fenomen ky që në mendjen e njerzve normal është vështirë të kuptohet ose të pranohet në një shoqëri që e konsideron veten demokratike, antare e NATO-s dhe aspiruese për integrim të plotë euro-atlantik.  Por, ajo që me të vërtetë prekë thellë dhe ndezë ndjenjat morale të njeriut është se si edhe sot nostalgjikët e atij regjimi dhe të diktatorit, siç shkruan edhe “Piktori i Kampeve të Vdekjes”, “Të ngrenë lavde kriminelëve e xhelatëve dhe aq më keq atij lloj diktatori të paskrupullt e paranoik që e trajtojë popullin e vet si të ishte bagëti e jo qenje njerëzore”.

Megjithse e papranueshme, për këtë situate të krijuar në Shqipëri, nuk është për t’u habitur kur të merret parsyshë se si klasa politike, “majtas e djathtas”, e këtij çerek shekulli post-komunizëm, po trajton sot ish-të përndjekurit politikë duke i përjashtuar krejtsisht nga jeta politike e vendit, gjë që bën të ndhjehen si të huaj në vendin e vet. Ndërsa është pa pranueshëm gjithashtu edhe refuzimi i tyre banal dhe i pa moralshëm për tu përballur, njëherë e mirë, me të vërtetën e të kaluarës komuniste dhe me krimet e regjimit të Enver Hoxhës, ashtu siç kanë bërë vendet e tjera ish-komuniste të kontinentit evropian.

Falë nderës Zotit që kombi shqiptar ka ende miqë siç janë gjermanët, të cilët po ndihmojnë në zbardhjen e së vërtetës të historisë së krimeve të një sistemi totalitar e gjakatar.  Falënderojmë Zotin gjithashtu edhe për piktorin Lekë Pervizi, i cili “rrnoi për me tregue” dhe i cili me vullnetin e tij të fortë dhe me ndjenjën e tij të thellë, kishte vendosur heret që e keqja të kundërshtohej dhe të luftohej me çdo mjet e mundësi, madje edhe në rrethanat e një kampi përqëndrimi, siç ishte ai i Tepelenës.  E falënderojmë Z. Pervizi edhe për “kokëfortësinë e mos-nënshtrimit” që ka treguar në kampin e përqendrimit që edhe në kushte jashtzakonisht të vështira i ka bërë dhe i ka ruajtur vizatimet – megjithse jo të gjitha — nga jeta dhe të struktuarave të kampit ku ka qëndruar e që sot i ka të botuar dhe na i sjellë si dokumentacion historik për brezat e sotëm dhe të ardhëshëm.

“E vërteta triumfon kur bëhen sakrifica dhe mundime për t’a qitur në dritë të vërtetën”, ka thënë babai i kombit amerikan, Xhorxh Washingtoni.  T’i jemi mirënjohës Lekë Pervizit që me botimin e këtyre vizatimeve nga jeta në kampin e terrorit në Tepelenë, hedh sado pak dritë mbi të vërtetën e krimeve që ndodhën në atë vend.

Filed Under: Opinion Tagged With: Frank shkreli, I KAMPEVE TË VDEKJES TË REGJIMIT, piktori, TË ENVER HOXHËS

Kosovë- Emërohen 4 ministra të rinj në Qeverinë në detyrë

August 7, 2017 by dgreca

-Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë dhe ka mbetur e papërfunduar, rezultatet e zgjedhjeve nuk i mundësojnë asnjë subjekti të vetëm ta krijojë qeverinë, ndësa ende nuk ka koalicione paszgjedhore/

Qeveria-Kosove-11 Qeveria-ok

-A do të ketë Kosova përsëri zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, në një ditë me të rregulltat lokale në 22 tetor 2017?/

-PAN: Vendimi i kryesuesit për thirrjen e seancës të enjten është arbitrar /

PRISHTINË, 7 Gusht 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori vendim për emërimin e katër ministrave të rinj në kuadër të Qeverisë së Kosovës.
Në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe ligjore, kryeministri Mustafa ka emëruar Ministër të Financave, zëvendësministrin e deritashëm, Agim Krasniqi, Ministre të Kulturës Rinisë dhe Sportit, shefen e deritashme të Stafit në Kryeministri, Vlora Dumoshi, Ministër të Infrastrukturës, zëvendësministrin e deritashëm, Hanefi Muharremi, si dhe Ministër të Punës dhe Mirëqenies Sociale, zëvendësministrin e deritashëm, Safet Kamberi.
Në vijim, kryeministri Mustafa do të marr vendim për emërimin edhe të ministrave të tjerë në vend të ministrave të deritashëm të cilët janë zgjedhur deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Ministrat e rinj do të ushtrojnë këto detyra deri në themelimin e Qeverisë së re të Kosovës, bën të ditur njoftimi dërguar nga Qeveria në detyrë.Kur do ketë Kosova Qeverinë e re të votuar në  Kuvendin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të para gati dy muajëve, 11 qershorit 2017, ende nuk dihet.

Vazhdimi i Seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës me axhendë zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit paralajmëroht për të enjten e 10 gushtit, në orën 10:00. Njoftimi u bë sot në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës.Burime tjera bëjnë të ditur se ftesa për pjesëmarrje u është drejtuar të gjithë deputetëve, ndërkohë që ka disa paralajmërime për mospjesëmarrje.Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nisi në 3 gusht paradite me vonesë dhe vijoi me tre pushime dhe një ndërprerje në mesditë, pastaj e ftuar për në orën 15:00 për vazhdimin që u bë i pamundur nga mosardhja e deputetëve të koalicionit parazgjedhor PDK-AAK-Nisma. As në 4 gusht nuk vijoi seanca meqë vijoi mungesa e deputetëve, ndërkohë që vetëm gjysma e tyre kishin ardhur në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës.Pas këtyre zhvillimeve, në 4 gusht në mesditë, lidhur me vazhdimin e seancës konstituive u mbajt takim konsultativ i përfaqësuesve të subjekteve politike parlamentare, i ftuar e drejtuar nga deputeti më i vjetër kryesues i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Pas diskutimeve, u vendos që të mërkurën, në 9 gusht, në orën 10:00, të mbahet një takim i ngjashëm konsultativ, përkitazi me vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit”, theksonte deklarata zyrtare dërguar nga Kuvendi.Një muaj para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në 10 maj,  Kuvendi i Kosovës u vetëshpërnda me kalimin me shumicë votash të opozitës e edhe të partisë më të madhe të maxhorancës – PDK, të  mocionit të mosbesimit për qeverinë e udhëhequr nga LDK, të zgjedhur në 9 dhjetor 2014 në Kuvendin kosovar të konstituuar një ditë më parë me vonesë gjashtë muajshe pas zgjedhjeve të 8 qershorit, të cilat poashtu ishin të parakohshme.

Në 2 gusht 2017, Qeveria e Kosovës, e zgjedhjeve të para tre viteve, zhvilloi mbledhjen e 151-të, të pestën të pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit, të gjashtën si qeveri në detyrë pasi u rrëzua në 10 maj në seancën e Kuvendit në mocion mosbesimi.Mund të ishte kjo mbledhja e fundit e kësaj qeverie, pasi për një ditë më pas, 3 gusht, ishte ftuar mbledhja konstituive e Kuvendit të Kosovës pas së cilës mund të zgjidhej qeveria e re.

Por, seanca u ndërpre dhe mbeti e papërfunduar ndërsa rezultatet nuk i mundësojnë asnjë subjekti të vetëm ta krijojë qeverinë, prandaj koalicionet paszgjedhore, që nuk janë bërë ende, janë të domosdoshme si e vetmja alternativë për të mos shkuar sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme, ndërkohë që Kosovën e presin edhe zgjedhjet e rregullta lokale këtë vit, në 22 tetor.A do të jetë kjo datë  e 22 tetorit 2017 edhe e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare – të dytave brenda këtij viti, apo do të konstituohet Kuvendi dhe do zgjedhet Qeveria e re e Kosovës? Përgjigja në këtë pyetje pritet, edhe kjo mund të vonohet…

***

PAN: Vendimi i kryesuesit për thirrjen e seancës të enjten është arbitrar

Prishtinë, 7 gusht 2017/ Koalicioni i PDK-së, AAK-së, Nismës për Kosovën dhe i partnerëve të tjerë, në një komunikatë të dërguar sot, shpreh shqetësim për vendimin arbitrar të kryesuesit të seancës konstituive për vazhdimin e kësaj seance në ditën e enjte. Më tej në komunikatë thuhet:Me këtë vendim të njëanshëm, kryesuesi e seancës konstituive është vënë të shërbim të plotë vetëm të një subjekti politik, duke shkelur edhe parimin mbi të cilin ka ndodhur takimi i kaluar konsultues mes subjekteve politike parlamentare.Ky vendim i kryesuesit dëshmon se ai, bashkë me partinë Vetëvendosje, janë të interesuar që ta thellojnë edhe më shumë bllokadën në Kuvendin e Kosovës dhe jo të gjejnë një zgjidhje të përbashkët me grupet e tjera parlamentare.Koalicioni i PDK-së, AAK-së, Nismës për Kosovën dhe i partnerëve të tjerë, qëndrimin për vazhdimin e seancës konstituive do e jap pas takimit konsultativ të vendosur me pajtueshmëri mes shumicës së subjekteve politike për të mërkurën në orën 10:00.Koalicioni jonë është i bindur se oferta për shmangien e krizës përmes votimit të kryeparlamentarit dhe kryeministrit të ri me marrëveshje politike, do të përkrahet prej shumicës së subjekteve politike parlamentare.Prandaj, zgjedhja e të nominuarit tonë për Kryetar të Kuvendit, Kadri Veseli, si dhe e të nominuarit për Kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, përkundër përpjekjeve të tashme bllokuese në Kuvendin e Kosovës, janë procese të pandalshme politike, përfundon komunikata e PAN.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Behlul Jashari, Emërohen 4 ministra të rinj, ne detyre, në Qeverinë

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 472
  • 473
  • 474
  • 475
  • 476
  • …
  • 860
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Sot dita e lindjes së atij që i dha Shqipërisë Pavarësinë numër 2: Thomas Woodrow Wilson
  • DR. STEPHAN RONART (1933)  : “JA SI PJETËR BUDI DO TA RISHKRUANTE LETRËN E TIJ DËRGUAR 4 SHEKUJ MË PARË DUKËS SË SAVOJËS PËR TURIZMIN AKTUAL NË SHQIPËRI…”
  • PLUHUR VEZULLUES YJESH NGA LASGUSHI IM
  • BASHKËBISEDIM KULTUROR – Kristo Floqi dhe Komedia Shqiptare
  • MESAZHE TË BUKURA NJERËZORE
  • Kushtrim Shyti, djali i mësuesit, poetit dhe dëshmorit të UÇK-së, Mustafë Shyti, vizitoi Vatrën
  • KOSOVO CINEMA IN NEW YORK CITY: DOUBLE BILL WILL SCREEN IN MANHATTAN AND BRONX FOR BRONX WORLD FILM’S 15th ANNIVERSARY
  • NUK MUND TË ANASHKALOHET ROLI I ERNEST KOLIQIT NË FORMIMIN E MARTIN CAMAJT
  • MALI I ZI, VENDI KU KSENOFOBIA NDAJ SHQIPTARËVE ËSHTË NË RRITJE E SIPËR
  • “Kosova Lindore, dje, sot dhe sfidat e së ardhmes”
  • TIDENS TEGN (1929) / LETRA E EVELYN STIBOLT, MËSUESES NORVEGJEZE TË KUZHINËS SHKOLLORE : “EKSPERIENCA IME NË SHKOLLËN PËR VASHA NË KORÇË…”
  • FOTO – STUDIO VENETIKU dhe fotografja e parë shqiptare që vdiq në burgjet e diktaturës
  • KLINIKA E POEZISË, VISARI NË UNIVERSITETIN ILLINOIS, SHBA…
  • Dialogu dhe politika e jashtme e Kosovës, katër vitet vendimtare për shtetin
  • KRISHTLINDJET…

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT