• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

A është korrekt shtypi shqiptar?

March 31, 2017 by dgreca

1-Reshat-Kripa-300x150

Nga Reshat  Kripa/ Nè kètè shkrim dua tè ngre njè çèshtje mjaft tè rèndèsishme të ditëve të sotme:A èshtè me tè vèrtetè  korrekt shtypi nè Shqipèri?Lidhur  me  sa  mè  sipèr  dua  t’jua  konkretizoj   me   njè  shembull. Nè  datat  13, 16, 18 dhe 20 mars u kam dèrguar me e-mail gazetave “Telegraf”, “Mapo”, “Gazeta Shqiptare” dhe “Panorama”, respektivisht zoterinjve Engjell Musai, Fitim Zekthi, Elsi Murati dhe Robert Rakipllari shkrimin “Refleksion i ditève tè zeza tè 1997-ës” me rastin e 20 vjetorit tè atyre ngjarjeve tragjike ku  shkruaja:“Po ju dèrgoj shkrimin kushtuar kujtimeve tè mia pèr periudhèn e zezè tè vitit 1997. Nè rast se e shihni tè arsyeshme botojeni, nè tè kundèrt do tè doja njè pèrgjigje nga ju. Me respekt. Reshat Kripa

  Çuditèrisht kaluan  ditè te tera dhe as shkrimi u botua dhe as mè erdhi ndonjè pèrgjigje. Sè fundi  ua  dèrgova gazetave “Koha Jonè”  dhe “55” qè e botuan, madje zotèrinjtè Mili Hoxha dhe Ilir Nikolla mè njoftuan mè parè pèr botimin dhe për këtë i falënderoj për korrektesën e tyre.

Shtoj se ky nuk èshtè rasti i vetèm qè mè ndodh njè gjè e tillè. Gjatè periudhès 2012-2017 iu kam dërguar edhe herë të tjera shkrime këtyre gazetave dhe përsëri asnjera nuk ka denjuar të më ktheje  përgjigje megjithëse ua kam kërkuar një gjë të tillë, aq më tepër që shkruesi i këtyre radhëve asnjëherë nuk  ka këkuar apo përfituar ndonjë honorar për botimin.

Personalisht nuk kërkoj që detyrimisht  ata duhej t’i botonin shkrimet e mia pasi kjo varet nga këndvështrimi i tyre, por etika gazetareske i detyronte  që të më kthenin  përgjigje aq më tepër kur këtë ua kërkoja unë. Ndaj është pikërisht kjo që më detyron të mendojë se në Shqipëri nuk ka shtyp korrekt dhe të pavarur. Mungesa e korrektesës është vesi me i ulët për çdo njeri por në mënyrë të veçantë për një intelektual dhe për një organ që e quan veten korrekt dhe të pavarur.

Duke përfituar nga shkrimi i mësipërm dua t’ju lexoj vargjet e një poezie të  shkruar disa vite më parë që i përshtaten çështjes që sapo ngrita të titulluar: “Zë në shkretëtirë”:

           Ditën rri menduar, natën rri pa gjumë,

         Zemra turbulluar, nuk e di as unë.

         Hidhem e përdridhem, mendjen vras më shumë.

         Të gjej të vërtetën, kur punët venë lumë.

 

         Dua që të shkruaj, dua që të flas,

         Dua që të ndihem, dua të thërras,

         Sado që mundohem , sado që bërtas,

         Hap pas hapi ndeshem, male rrugës has.

 

         Zëri im i dobët, zëri im i fortë

         Ngjan si pëshpërimë, ngjan si zë i kotë,

         E mbulojnë atë, zhurmë zërash plotë,

         Zërat e çakejve, që sundojnë në botë.

                                               

         Janë po ata zëra, shumë kemi dëgjuar,

                    Hosana t’u bëjnë idhujve dështuar,

        Idhujve të kohës, kohës perënduar,

        Idhujve  përçmuar, plot me turp mbuluar.

        

        Këta shakaxhinjë, oh të përparimit,

        Si ç’i quante Noli, pjellat e mashtrimit,

        Vallë si nuk skuqen, në pellg të mjerimit,

        Ku kanë hedhur veten, turpi njerëzimit?

 

        Si nuk kanë sedër, kur thërrasin haptas,

        Ca janë  të djathtë, të tjerë janë majtas,

        Ca janë zhonglerë, klloun ecin praptas,

        Kudo vjellin vrerë, me turpin  janë baras.

           

        Në këtë kaos, këtë vend të nxirë,

        Nga këta “bandillë” këta “xhevahirë”,

        Zërat tanë të fortë, zërat tanë të mirë,

        Zërat tanë të lirë, zë në shkretëtirë! 

E pra, unë nuk dua të mbetem zë në shkretëtirë. Zotërinjtë e përmendur më sipër po të munden le të përgjigjen në organet e medias shqiptare.

Bashkangjitur keni edhe shkrimin”Refleksion i ditëve të zeza të 1997-ës” Lexojeni dhe gjykoni.

Në kuadër të 20 vjetorit

Refleksion i ditëve të zeza të 1997-ës

Disa ditë parë  ndërsa zbrisja nga  kodrat e qytetit ku kisha dalë për shëtitje, u ndala në një bar dhe porosita një kafe. Në dy tavolina pranë meje qëndronin disa burra që nuk i njihja se kush ishin dhe që ia kishin shtruar me raki dhe meze dhe bisedonin me zë të lartë. Biseda e tyre ishte përqëndruar në ngjarjet e vitit 1997. Mendimet e tyre ishin të ndryshme. Disa ia hidhnin fajin ish presidentit të asaj kohe që me autoritarizmin e tij paskësh shkaktuar revoltën popullore.. Të tjerë flisnin se si ka mundësi që udhëheqës të së majtës të lëviznin fare lirshëm në Vlorën e ndezur flakë të atyre ditëve, kur shumëkush nuk guxonte as të dilte në qytet. Madje njeri prej tyre tregonte se si nje ish-udhëheqës i së djathtës shqiptare, që na ishte shndërruar papritmas në të majtë,  në nje miting të organizuar në  sheshin historik të qytetit paskësh deklarur se si Vlorën do ta bëjmë të gjithë Shqipërinë dhe, si për ironi Vlora në atë kohë ishte kthyer në gërmadhë. Kudo shihje godina dhe banesa të hedhura në erë. Ngado dilte tym dhe flakë. Siç duket zotnia në fjalë kështu donte ta bënte të gjithë Shqipërinë. Çuditërisht ky zotni, pas përfundimit të turbullirave, për këto “merita“, u shpërblye me poste ministri dhe diplomati

Në mes të kërij diskutimi të zjarrtë, njeri prej tyre thirri me zë të lartë:

– Vlora i vuri zjarrin Shqipërisë!

Ndjeva një revoltë brenda vetes sime. Pa e kuptuar as vetë, si vlonjat, nga brenda ndërgjegjes më doli pyetja:

– A e ka hak Vlora një emërtim të tillë?

Për një çast m’u duk sikur qytetit tim iu mohua e kaluara dhe heronjtë e saj, ju mohua 1912-ta dhe 1920-ta, ju mohua  lufta kundër pushtuesve dhe rezistenca kundër komunizmit, ju mohua Ismail Qemali dhe Qazim Kokoshi, Osmën Haxhiu dhe Qazim Koculi, Hysni Lepenica dhe Skënder Muçua, si dhe plot burra të tjerë që tashmë kishin hyrë në analet e burrave të shquar të këtij kombi. Iu mohua gjaku i  të rënëve në luftën për liri, iu mohua gjaku  i mbi 600 të pushkatuarve nga diktatura e kuqe, iu mohuan sakrificat e mbi 4000 të burgosurve politikë dhe mbi 7000 familjeve të internuara, iu mohuan vuajtjet e një numri rekord mbi 40.000 të përndjekurish politikë që kishin ndjerë mbi shpatullat e tyre shtypjen gati pesëdhjetë vjeçare të diktaturës më të egër në botë.

Por iu mohua edhe kontributi i dhënë prej saj në ditët e para pas përmbysjes së madhe të sistemit totalitar.          Iu mohua 27 nëntori 1991 kur dy djem vlonjatë Xhemal Mustafaraj dhe Fadil Ndreu  në mënyrë demonstrative grisën dhe dogjën yllin e urryer që komunizmi kishte vendosur mbi flamurin kombëtar. Iu mohua 28 nëntori i po atij viti, dita e festës kombëtare kur të përndjekurit politikë dhe populli i rrethit të Vlorës do t’i thonin ndal kryetarit socialist të Komitetit Ekzekutiv Pluralist të Rrethit, duke mos e lejuar të ngrejë flamurin kombëtar në shtizën e tij historike. Atë flamur e ngritën duart e pastra të Altin Kokoshit, bir i një familje të nderuar nacionaliste. Kjo do të ndodhte në një kohë kur parlamenti shqipëtar nuk e kishte miratuar ende heqjen e yllit nga flamuri.

Ishin familjet fisnike vlonjate ato që, me gjithë kushtet e terrorit, u bënë strehë për djemtë e SHIK-ut dhe policisë duke i strehuar në shtepitë e tyre për t’i shpëtuar nga masakrimi i përbindshave të droguar që vepronin në atë kohë në qytet.

Ato ditë në Vlorë filloi të shfaqej një simbol i ri, simboli serb i tri gishtave. Por atë simbol nuk e sollën vlonjatët. Atë e sollën banditët që erdhën nga qytetet e tjera dhe që u ngritën në krah po nga banditët e Vlorës. Natyrisht që në atë katrahurë që u gatua edhe vlonjatët kanë pjesën e tyre të fajit, ashtu si e kanë edhe qytetet e tjera, me përjashtim ndoshta

të Shkodrës, Kavajës apo ndonjë qyteti tjetër

Ata u bënë pre e një indoktrinimi të paparë ndonjëherë. Por ky indoktrinim nuk filloi në vitin 1997. Për atë ishte investuar që me rënien e monumentit të diktatorit më 20 shkurt 1991. Atëherë mendonim se me rrëzimin e monumentin kishim rrëzuar edhe  mentalitetin e diktatorit. Por gabuam. Kishim rrëzuar vetëm bronxin e atij monumnenti, ndërsa shpirtin e tij e kishim lënë të lirë për të përgatitur kasaphana të tjera. Nuk është rastësi që qysh në vitin 1991 në Vlorë të lindnin kërpudhat e para me helm të quajtura “VEFA‘’ dhe ‘’GJALLICA‘’, për të vazhduar në vitet e mëvonshme me të tjera të quajtura ‘’KAMBERI‘’, ‘’CENAJ‘’ dhe ‘’SILVA‘’, në krye të të cilave qëndronin ish-oficerë të sigurimit të zi të shtetit apo njerëz të lidhur me ta.  Ato nuk droguan vetëm popullin e Vlorës, por i shtrinë tentakulat e tyre në të  gjithë Shqipërinë. Ato mashtruan edhe Qeverinë Shqiptare që u tregua e pa aftë për t’i ndaluar.

Shpesh herë  lexojmë nëpër gazeta apo dëgjojmë të ashtuquajtur analistë që të thonë se  protestat  në Vlorë paskan qënë të organizuara nga populli dhe paskëshin qënë paqësore, se ato u bënë për të kërkuar paratë e humbura në firmat huamarrëse dhe si pasojë e indiferencës së qeverisë së atëhershme. Nuk dua të mbroj atë qeveri e cila duhet ta mbajë vetë përgjegjësinë e saj, por duhet të them se protestat nuk kanë qënë asnjëherë paqësore.

A mund të quhet paqësore revolta e parë më 16 janar 1997 kur nuk u lanë më gur dhe sende të tjera të forta pa u hedhur mbi muret, dyert dhe dritaret e bashkisë së qytetit? A mund të quhet paqësore djegia e bashkisë më 26 janar? Po sulmi mbi komisariatin e policisë më 10 shkurt a ishte i tillë? Pamjet e transmetuara  nga rrjeti televiziv Euroneës përpara restorant Holliday tregon qartë se sa paqësor ishte. Po vrasjet dhe rrëmbimet e qytetarëve dhe bisnesmenëve a ishin paqësore? Si dhe ku u zhduk biznesmeni Pirro Kodhima, një nga nismëtarët e rrëzimit të monumentit të dikatorit, eshtrat e të cilit edhe sot ende nuk janë gjetur? Kulmi i egërsisë do të arrinte më 28 shkurt me masakrën para zyrave të SHIK-ut. Kush e organizojë sulmin kundër punonjësve të SHIK-ut, ku mbetën të vrarë dy të përndjekur politikë, Lek Çoku dhe Besnik Hidri, gjakun e të cilëve e thithi një vampire që më vonë do të shpërblehej me një post drejtoreshe? Kush e kultivoi këtë urrejtje kaq të madhe, në një kohë kur për ish sigurimin famëkeq të shtetit totalitar, kur njihen botërisht krimet e kryera prej tij, në vitet 1992 nuk pati asnjë reagim të tillë hakmarrës.  Kush e organizoi pritën kundër punonjësve të policisë së qytetit ku mbetën të vrarë tre vetë, midis të cilëve dy të përndjekur politikë, Besim Manoli dhe Gëzim Shabani, të dy bij ish të burgosurish? Kush i vrau punonjësit e policisë Valter Harizajn dhe Viron Rapajn edhe këta dy të përndjekur politikë?  Si për çudi në ato ditë vriteshin kryesisht ish të përndjekurit politikë.

Çdo gjë në ato ditë në Vlorë zhvillohej nën drejtimin e përsosur të një dirigjenti të padukshëm. Dihej që më parë çdo gjë që do të ndodhte. Një zë misterioz pëshpëriste me saktësi kohën dhe vendin ku do të ndodhte aksioni. E megjithatë asgjë nuk e pengonte. Kështu ndodhi me djegien e bashkisë, plaçkitjen e depove të rezervave të shtetit, grabitjen e bankës tregëtare dhe asaj bujqësore, djegien e doganës, bibliotekës dhe  objekteve të firmave huamarrëse për të përfunduar me hapjen dhe grabitjen e armëve te depot e ushtrisë shqiptare.

Por çudia më e madhe ishte ajo që zor se mund të besohej. Si u hipnotizuan turmat nga demagogjia e kërbaçit? Si është e mundur që në mes të këtyre turmave të kishte edhe prej atyre që dikur e hiqnin veten si demokratë dhe përgjëroheshin për demokracinë? Si është e mundur që në këtë vorbull të futeshin edhe disa ish të përndjekur politikë apo anëtarë të partive të tjera të djathta nacionaliste duke harruar gjakun e të parëve të tyre, duke harruar vitet e burgut apo internimit të tyre? E ardhmja do t’i vërë vulën përgjigjeve për këto pyetje.

Ngjarjet absurde të atyre ditëve ishin të panumurta, por unë do t’ju kujtoj vetëm tre prej tyre që me janë ngulitur në mendje.

Ishte dita kur digjej bashkia. Si për ironi, zjarri ishte vënë në zyrat e komisionit të kthimit të pronave. Sigurisht donin që këto prona të mos u ktheheshin pronarëve të ligjshëm. Njëri nga zjarrvënësit  kishte  mbetur  i  rrethuar nga flakët në zyrat e katit të sipërm ku ishte edhe kontrolli i shtetit. Zjarri nuk e lejonte të largohej nga porta dhe mundohej të shpëtonte nga djegia duke u ngjeshur pranë dritares. Në atë kohë punonjësit e zjarrfikses që kishin mbërritur për të shuar zjarrin, i hodhën një litar me të cilin ai mundi të zbriste poshtë. Nuk më habiti veprimi i zjarrfiksve, se ai ishte një veprim human, por çudia ishte kur një pjesë e mirë e turmës që bënte sehir nga poshtë, brohoriste ‘’heroin zjarrvënës‘’ për veprën që kishte kryer, dhe ai kalonte krenar në mes të tyre. A keni dëgjuar ndonjëherë për të tillë absurditet ku të përshëndetet ‘’Neroni‘’ që i ka vënë zjarrin qytetit të tij? Kjo ndodhte në qytetin tim në ato ditë të çmendura.

Porsa ishim kthyer nga ceremonia e varrimit  të  të ndjerit Enver Sorra. Një zjarr i paparë i të gjithe llojeve  të armëve kishte mbuluar qiellin. Ngado shiheshin njerëz që bridhnin nuk e di se për ku me armë nëpër duar duke thirrur:

– Kanë ardhur helikopterët e Saliut. O burra t’ua sh………. nënën!

Ndërkaq në qiell nuk shihej asnjë helikopter apo avion. Duke kaluar nëpër rrugicën që të shpinte në shtëpinë time, nga një portë aty pranë doli një djalë që nuk duhej të ishte më shumë se shtatëmbëdjetë vjeç me fytyrë të shpërfytyruar dhe me automatik në dorë, duke vrapuar për në ‘’frontin e luftimeve‘’ duke sharë me shprehjet më banale qeverinë dhe Presidentin e Republikës, ndërsa nga pas e ndiqte me lot ndër sy dhe duke iu lutur që të kthehej e ëma, një grua që dikur punonte si punëtore bujqësie në ndërmarrjen ullishte, ndërsa në atë kohë kishte mundur që së bashku me të shoqin të hapte një dyqan ku tregëtonte prodhime ushqimore. Edhe sot e kësaj dite nuk arrij të kuptoj se kush ia kishte grumbulluar atij djaloshi këtë urrejtje kaq të madhe, kur nga një familje që deri më dje nuk arrinte të mbushte as barkun me bukë, sot bënte një jetë më se të rregullt? Kundër kujt shkonte të luftonte? Nëqoftëse ai djalosh paska patur të drejtë, atëhere çfarë mbetet për ne që diktatura na vrau njerëzit më të dashur, që na burgosi dhe internoi për vite dhe vite me rradhë? Ç’duhet të bëjmë ne?

Në  mbrëmje  televizionet  dhanë  lajmin  se ata helikopterë ishin një  aksion  blic  i

marinës  dhe  i  aviacionit  italian  për  të tërhequr qytetarët e tyre që punonin në qytetin e Vlorës.

Një ngjarje e rëndë ndodhi në ditët e para të marsit  të  atij viti. Në rrethana që akoma nuk janë zbuluar, pranë Urës së Mifolit vriten inxhinieri i talentuar Ridi Hamzaraj së bashku me të ëmën e tij. Një zë i fshehtë pëshpëriti se i paskëshin vrarë forcat e Gazidedes  në Urën e Mifolit, kur dihej që kjo urë ishte nën kontrollin e fortë të bandave të të ashtuquajturit Komitet i Shpëtimit Publik dhe ato të  Zani  Çaushit.. Për çudi këtë variant e besuan edhe një pjesë e njerëzve. Si mund të besohej një absurditet e tillë? Kush ishte Ridi? Ai ishte shef i urbanistikës në bashki,  ish i përndjekur politik. Atëhere kush kishte interes për zhdukjen e tij? Kjo nuk do shumë mend për t’u kuptuar.

Në ceremoninë e varrimit mori pjesë e gjithë Vlora. Funerali u nis nga shtëpia e tyre në Skelë dhe vazhdoi gjatë bulevardit që të shpie në Vlorë. Gjithçka po shkonte sipas riteve të një funerali të tillë. Kur arkivolet me trupat e të ndjerëve mbërritën në Sheshin e Flamurit, atje tashmë ishin vënë në funksionim për xhirim kamerat e Euroneës-it, Doice Ëelle-s, Rai 3-it, televizionit lokal të lindur ndër ato ditë, “Teleblu”, dhe plot kamera të tjera të televizioneve të huaja. Pikërisht në atë kohë dirigjenti i padukshëm dha komandën dhe nga turma një grup njerëzish thërritën:

– I vrau qeveria! I vrau qeveria! – duke e shoqëruar këtë me përplasje pëllëmbash.

Ishte kjo komandë që e bëri turmën, edhe kundër vullnetit të saj, të uleshin për tokë dhe të ngriheshin përsëri sipas ritmit të këtij dirigjenti misterioz. Manipulimi i turmës pjesmarrëse në ceremoninë mortore ishte i plotë. Së bashku me një mikun tim u larguam nga ajo turmë. Me ne u larguan edhe shumë të tjerë. Më erdhi shumë keq që nuk munda të hedh një grusht dhe mbi varrin e atyre fatkeqëve, aq më tepër se me ta kemi patur miqësi familjare, por nuk mund të pranoja që të bëhesha bashkëpuntor i atij manipulimi të paskrupull. Në mbrëmje televizionet në fjalë,  në emisionet e tyre informative, akuzonin qeverinë shqipëtare për këtë vrasje.

Sot, njëzet vjet pas atyre ditëve të errëta për kombin tonë, dëgjojmë zëra majtas dhe djathtas që pëshpërisin sipas orekseve të tyre. Madje disa janë edhe figura të njohura të politikës dhe publicistikës shqiptare, ish pjesëmarrës në këto ngjarje, pro apo kundra. A do të zbardhet ndonjë ditë kjo ngjarje? Ndoshta, për fat të keq, vetëm atëherë kur ata që e përgatitën dhe pinjollët e tyre të mos jetojnë më.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: A është korrekt, reshat kripa, shtypi shqiptar?

Këshillit Shtetëror të Francës: «Dosja Haradinaj», vepër e Shërbimeve sekrete të Milloshevicit

March 30, 2017 by dgreca

LETER PER KRYETARIN KESHILLIT SHTETEROR TE FRANCES, Zotit Jean-Marc Sauvé/

xxl_haradinaj-65223256_a1434700956

Këshillit Shtetëror të Francës/

Zotit Jean-Marc Sauvé, Zëvendëskryetar i Këshillit Shtetëror të Francës/

Zoti Zëvendëskryetar[1],/

Të gjithë demokratët e sinqertë, cilido qoftë angazhimi i tyre politik, e përshëndetën anulimin që Këshilli Shtetëror i Francës i bëri, në dhjetor të vitit 2016, dekretit për ekstradimin në Rusi të kundërshtarit politik të Kaukazit, Moukhtar Abliazov. Këshilli Shtetëror i Francës erdhi deri te ky vendim pasi konstatoi se kërkesa për ekstradim ishte e motivuar politikisht. Në të vërtetë, ky akt Këshilli Shtetëror i Francës dëshmoi pavarësinë e institucionit që përfaqësoni ju karshi ndikimeve të jashtme si dhe urtësinë e gjykimeve të saja.

Fatkeqësisht historia u përsërit,

Të mërkurën, më 4 janar 2017, zoti Ramush Haradinaj, kuadër i ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-kryeministër, u ndalua në Aeroportin Bazel-Mulhuzë në bazë të udhëzimeve të shtetit serb. Më 12 janar, Gjykata në Colmar vendosi ta lirojë zotin Ramush Haradinaj dhe t’i caktojë masën e kontrollit gjyqësor derisa të sillej një vendim lidhur me dosjen.

Dy seanca gjyqësore, më 9 shkurt dhe më 2 mars, nuk arritën të sjellin vendim për shkak se mungonin provat e famshme mbi të cilat shteti serb pretendon se ka mbështetur kërkesën e vet për ekstradim. Kur është fjala për prova, rikujtojmë se Gjykata e Hagës në dy procese gjyqësore (në vitin 2008 dhe 2012) liroi nga të gjitha akuzat që i bëheshin. Lirimi ramush Haradinajt u bë sepse nuk u gjet asnjë provë e besueshme.

Gjykata në Colmar pritet që në seancën e 6 prillit të sjell një vendim. Ndërkohë, autoritetet franceze na sigurojnë se procedura që është duke u zhvilluar nuk përbën asnjë dimension politik.

Dëshiroj t’ju sjell disa fakte që dëshmojnë se « Dosja Haradinaj » ishte e porositur nga strukturat politike trashëgimtare të regjimit të Millosheviqit, e konstruktuar nga Shërbimi Sekret serb dhe i përhapur nga njerëzit e aparatit të këtij regjimi.

Këto informata, në formë të Memorandumit, i janë dërguar më parë përgjegjësve dhe vendimmarrësve politik francez për t’i ndriçuar rreth vazhdimësisë së kuadrit politik dhe strategjik në mes regjimit të Millosheviqit dhe qeverive që e pasuan.

Duke qenë sajesë e pastër policore, akuza kundër Ramush Haradinaj e ka burimin në arsenalin propagandistik të shërbimeve sekrete serbe. Kjo sajesë u ka shërbyer autoriteteve politike të Beogradit për të lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar kundër tij.

Për këtë arsye, në « Çështjen Haradinaj », brenga për pavarësinë e institucioneve të drejtësisë franceze duhet të ketë në konsideratë origjinën e kësaj. Identifikimi i origjinës së kësaj dosje do t’i mundësonte Drejtësisë Franceze të shmangë kurthin politik të ngritur nga Serbia.

Në vazhdim të letrës sillen argumentet që dëshmojnë në mënyrë të pakontestueshme se dosja kundër Ramush Haradinajt është sajesë e motivuar politikisht.

Të bashkangjitur keni letrën komplete

Me respekt

Bardhyl Mahmuti

[1] Presidenca e Këshillit Shtetëror të Francës udhëhiqet nga një person që ka funksionin e zëvendëskryetarit. Kjo formë është trashëgim që nga koha kur Këshillit Shtetëror e udhëhiqte presidenti i vendit. 

Filed Under: Opinion Tagged With: «Dosja Haradinaj», Bardhyl Mahmuti, veper e Sherbimeve sekrete trashegimtare et Milloshevicit

Thaçi ndryshon qëndrim: Do të dëgjojmë Këshillën e Amerikës

March 30, 2017 by dgreca

Thaçi: Jemi gati të nisim ndryshimet kushtetuese për ushtrinë, do t’i bind serbët/hasha_1490870262-7518072

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i tha Radios Evropa e Lirë se ‘pajtohet me zyrtarët e lartë amerikanë për krijimin e Forcës së Armatosur të Kosovës përmes ndryshimeve kushtetuese’.Thaci tha se transformimi i FSK-së në Forcat e Armatosura “duhet të jetë një proces gjithëpërfshirës vendor dhe i partneritetit të gjithëmbarshëm ndërkombëtarë, në veçanti SHBA-së dhe NATO-s”.Ai tha se do ta nisë dhe udhëheqë një proces të diskutimeve me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës “për të shteruar të gjitha mundësitë e koordinimit me ta për krijimin e Ushtrisë së Kosovës”.

Në intervistë me Radion Evropa e Lirë, presidenti Thaçi tha se asgjë “nuk mund ta bllokojë themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës”, meqë siç tha “është një e drejtë e patjetërsueshme e qytetarëve të Kosovës dhe e institucioneve të një vendi të pavarur dhe sovran”.

Në intervistë presidenti Thaçi flet edhe për vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë dhe për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale serbe edhe në territorin e Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: Zoti President, zyrtarët amerikanë që kanë vizituar Kosovën kanë shprehur shqetësimin e Washingtonit zyrtar lidhur me procesin e transformimit të FSK-së me ligj. Ata kanë thënë se e përkrahin transformimin por vetëm me ndryshimet kushtetuese në një proces gjithëpërfshirës dhe transparent. A është kjo temë tani ‘jashtë tavolinës’ kur flasim për transformimin me ligj?

Hashim Thaçi: Ideja për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës nuk është ide e sotme, është në kuadër të projektit për rishikimin e sektorit të sigurisë. Ndërsa, ne kemi pajtueshmëri të plotë si Kosovë me SHBA-në dhe NATO-n që nga fillimi i vitit 2014 për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Unë edhe dje jam takuar me zotin Hoyt Yee gjithashtu edhe me ambasadorin e SHBA-së zotin Delawie. Ajo që është me shumë rëndësi është se kemi qëllimin e njëjtë, objektiven e njëjtë që Kosova të ketë Forcat e veta të Armatosura, të jetë një proces gradual, gjithëpërfshirës, me praninë e të gjitha komuniteteve, përfshirë këtu edhe serbët.

Ata janë të përfshirë edhe tani, por jemi që të marrin rol edhe më aktiv që të kemi Forca të Armatosura të Kosovës si Forcë multietnike, e standardeve të NATO-s. Dakordohemi plotësisht që ky proces të ndodh përmes ndryshimeve kushtetuese. Tani edhe koha që ka mbetur është një mundësi e re, në veçanti pas kthimit të Lista Sërpska në institucionet e Kosovës, që të diskutojmë me ta, t’i dëgjojmë sërish shqetësimet në mënyrën më serioze të mundshme, vullnetin e tyre dhe që të gjithë të jenë pjesë e këtij procesi, pra gjithëpërfshirës vendor dhe partneritetit të gjithëmbarshëm ndërkombëtarë në veçanti të SHBA-së dhe NATO-s.

Radio Evropa e Lirë: A do të thotë kjo se ngadalë duhet të bëhen përpjekje për ndryshime kushtetuese për transforimimin…

Hashim Thaçi: Definitivisht, ne jemi gati të nisim këto ndryshime kushtetuese. Do të vazhdojmë në ditët dhe javët e ardhshme me komunitetin serb të flasim me Lista Sërpska dhe me të gjitha komunitetet e tjera, që të jetë një proces i koordinuar dhe mirë i organizuar. Unë nuk besoj se dikush mund të rezistojë, kësaj të drejte të institucioneve të Kosovës për themelimin e ushtrisë, deri në pafundësi apo të pretendojë të vë veto sepse askush nuk ka veto. Ne duam që të themelojmë ushtri të Kosovës për të qenë pjesë e integruar në NATO dhe jo ushtri të Kosovës për të qenë e izoluar. Prandaj do të punojmë gjithanshëm edhe në rrafshin koordinues vendor me të gjithë por edhe në rrafshin ndërkombëtar që të jetë një angazhim i pranueshëm nga të gjithë dhe i mirëpritur nga të gjithë.

Radio Evropa e Lirë: Por a ka Lista Serbe ndonjë kusht që t’I japin mbështetje FSK-së?

Hashim Thaçi: Realisht deri më tani nuk kanë prezantuar ndonjë platformë se si ata do të mund të inkuadroheshin në këtë proces, apo ndonjë ide. Me përjashtim të refuzimit që e kishin të nxitur, inkurajuar dhe të urdhëruar nga Beogradi. Unë nuk dua të besoj se pas kthimit në institucione ata do të vazhdojnë të jenë refuzues në kuptimin absolut. Do ta kuptojnë se themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës nuk është i drejtuar kundër askujt përkundrazi është në shërbim të qytetarëve pa dallim etnie, do të jetë një forcë multietnike e kritereve dhe vlerave të NATO-s.

Në ditët e ardhshme planifikoj që të takohem edhe personalisht, të bisedoj me ta në mënyrën më të sinqertë dhe të përgjegjshme dhe në kuadër të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të lëvizin përpara. Unë e theksoj se ne do të jemi shumë serioz në këtë proces. Ka filluar, do të përmbyllet suksesshëm, do ta themelojmë ushtrinë e Kosovës dhe do ta ruajmë partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare. Me rëndësi është shumë që tani agjenda e themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës nuk është më vetëm një agjendë lokale por është agjendë e nivelit më të lartë botëror që do të përfshijnë edhe SHBA-në edhe NATO-n. Ky ka qenë edhe synimi edhe qëllimi im. Është një proces i pakthyeshëm.

Radio Evropa e Lirë: E keni një plan si t’i bindni serbët, meqë kanë qenë kategorik se nuk do ta votojnë, siç thonë, kurrë ushtrinë?

Hashim Thaçi: Në politikë nuk ka kurrë, kurrë! Nuk mund të thuhet kurrë se një proces nuk mund të ndodh. Nuk ka forcë që do të mund ta bllokojë themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Është një e drejt e patjetërsueshme e qytetarëve të Kosovës dhe e institucioneve të një vendi të pavarur dhe sovran. Tani hapat duhet të koordinohen që të jetë një proces inkluziv, I dëgjimit edhe të opinioneve të ndryshme dhe në të njëjtën kohë unë dua të besoj fuqishëm se serbët e kanë kuptuar që ideja jonë nuk është e drejtuar kundër askujt përkundrazi është në interesin e të gjithëve që vendi ynë të faktorizohet dhe forcohet.

Radio Evropa e Lirë: A duhet qeveria ta tërheqë ligjin?

Hashim Thaçi: Mendoj se koha që ka mbetur është e mjaftueshme që të ndodhin bisedimet e hapura me komunitetin serb, prej bartësve të institucioneve dhe e thash se do të udhëheqë vet me këtë proces të diskutimeve me ta. Do të jetë një proces plotësisht i koordinuar me qeverinë dhe Kuvendin, pasi vetë kryeparlamentari Veseli dhe kryeministri Mustafa kanë qenë ndër të parët që janë informuar me idenë time që nëse serbët shkojnë deri në pafundësi me propozimin për ndryshime kushtetuese atëherë Kosova ka të drejtën e vet edhe ligjore për themelimin e ushtrisë. Kështu që agjenda nuk do të ndalet.

Do të respektohen hapat e domosdoshëm. Do të shterim të gjitha mundësitë e koordinimit me serbët. Të bëjmë gjithçka që është e mundur për integrimin e tyre në proces dhe unë shpresoj dhe besoj se përvoja ime në këto vite që kam bashkëpunuar me ta më thotë se diçka e tillë është e mundshme dhe serbët do të jenë pjesë e procesit.

Radio Evropa e Lirë: Pse ky insistim tash për krijimin e ushtrisë?

Hashim Thaçi: Në fakt ne jemi vonuar. Por, duke u vonuar dhe shpresuar tema e themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës sikur filloi të qitet në harresë edhe prej partnerëve tanë ndërkombëtar dhe ky ishte shqetësimi. Prandaj, ideja për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës është përgjegjësi kushtetuese dhe ligjore. Është e drejtë e jona. Ne nuk themelojmë ushtri për të sulmuar asnjë vend, përkundrazi ne duam vetëm që ta kemi ushtrinë tonë, të standardeve të NATO-s, të integruar në NATO.

Natyrisht të kemi ushtrinë tonë mbrojtëse në shërbim të të gjithë njerëzve, në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Kështu që ideja jonë për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës nuk ndërlidhet fare me zhvillimet në rajon. Kosova nuk mund të paguaj çmimin, gjoja të destabilitetit rajonal, me themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, sepse kjo është injorancë totale e vlerësimit politik prej kujtdo qoftë dhe është plotësisht e pa qëndrueshme sepse Kosova nuk është fajtore për forcimin e Rusisë në Republikën Srpska (në Bosnjë e Hercegovinë).

Kosova nuk është fajtore për fuqizimin e Rusisë në Serbi dhe sjelljen e MIG-ve (aeroplanë ushtarakë) rus atje dhe teknologjisë tjetër ushtarake dhe bazave ruse në Serbi. Gjithashtu, Kosova nuk mund të paguaj çmim për pretendimet e rrezikshme të Rusisë në Mal të Zi apo të bllokadave politike në Maqedoni. Kosova ka rrugën e vet. Ka ndërtuar raporte të shkëlqyera me të gjitha vendet fqinje, Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe jemi në proces të rëndësishëm të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Andaj, përkundrazi, unë mendoj se themelimi i Forcave të Armatosurat ë Kosovës e ndihmon edhe dialogun politik, e lehtëson edhe normalizimin e raporteve me Serbinë. Prandaj, mendoj që duhet kuptuar që këtë të drejtë tonën, me përjashtim të Serbisë, të gjitha vendet e rajonit e përkrahin unanimisht.

Radio Evropa e Lirë: Dje kemi parë një revoltë të qytetarëve nëpër rrugët e Kosovës, të cilët dolën të protestojnë, të bllokojnë për disa orë rrugët në shenjë kundërshtimi të mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale serbe dhe fushatës zgjedhore. I shpejtë ishte edhe reagimi i Brukselit. Por, a duhet Kosova të lejojë fushatën zgjedhore të një shteti tjetër brenda territorit të saj?

Hashim Thaçi: Qeveria e Kosovës ka nxjerrë vendimin e drejtë, që kryeministri Vuçiq t’i vizitoj serbët e Kosovës. Mendoj se nga lëvizja e lirë dhe vizitat e ndërsjella nuk humb askush, përkundrazi sjellin normalitet dhe mirëkuptim të ndërsjellë. Ne jemi përcaktuar që të respektojmë veprimet të cilat kanë qenë edhe më herët të qendrave të grumbullimit për votuesit serb, sepse ata kanë të drejtën e dyshtetësisë sikurse edhe të gjithë qytetarët tjerë të Kosovës.

Prandaj edhe pjesëmarrja në tubime elektorale nuk do të ishte fundi i botës. Unë e kam mbështetur plotësisht vendimin e Qeverisë së Kosovës. Ndërsa kufizimi kohor është i diskutueshëm. Kurse e potencoj fuqishëm se bllokadat e rrugëve nuk janë zgjidhje. Përkundrazi ne kemi dialoguar, kemi punuar që të kemi lëvizje të lirë të njerëzve, të mallrave, të zyrtarëve, kështu që është diçka plotësisht e papranueshme që rrugët të bllokohen.

Radio Evropa e Lirë: A është dakorduar Kosova në Bruksel për këto vizita, siç thuhej në qëndrimet e djeshme të BE-së?

Hashim Thaçi: Këto çështje nuk diskutohen në Bruksel. Por, mendoj se ky është definitivisht vendim autonom i vendeve tona, sepse jemi të pavarura e sovrane. Kryeministri Vuçiq ka paraqitur kërkesën e rregullt institucioneve të Republikës së Kosovës, që në një formë a tjetrën është edhe njohje për shtetin e Kosovës. Kështu që mendoj se gjithçka ka qenë në suaza të praktikave të mëhershme. Nuk ka pasur ndonjë risi.

Radio Evropa e Lirë: Por, Vuçiq nuk erdhi. Tha se nuk i pranon kushtëzimet e Prishtinës?

Hashim Thaçi: Është vendimi i tij, mendoj përsëri që kushtëzimi kohor për mua ka qenë i diskutueshëm, sepse tek e fundit, si tri orë si pesë orë, njësoj.

Radio Evropa e Lirë: Sa keni informata, a do të mbahen zgjedhjet serbe të dielën në Kosovë?

Hashim Thaçi: Tani është në autoritetin e institucioneve përkatëse të sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me autoritetet e OSBE-së. Kështu që gjithçka do të jetë në suazat e praktikave të mëhershme.

Radio Evropa e Lirë: Tani, meqë serbët janë kthyer në Kuvendin dhe institucionet e Kosovës. A mund të pritet fillimi i punës për krijimin e Asociacionit dhe a jeni në dijeni nëse ata do të përkrahin demarkacionin, apo edhe ushtrinë në një pako, bashkë?

Hashim Thaçi: Kosova është vonuar me themelimin e Asociacionit, në veçanti pas opinionit të Gjykatës Kushtetuese. Duhet të filloj sa më shpejt hartimi i statutit të këtij Asociacioni. Ndërsa sa i përket demarkacionit, mendoj që të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se pa kalimin e këtij kushti, si i vetmi për liberalizimin e vizave, Bashkimi Evropian nuk ndryshon qëndrim dhe qytetarët e Kosovës do të mbeten të izoluar. Prandaj, mendoj që rikthimi i serbëve është një mundësi e mirë që të punohet drejt një votimi në Kuvend. Kjo do të ishte e shëndetshme për shoqërinë kosovare, për konsolidimin e shtetit tonë dhe të drejtën për lëvizje të lirë të qytetarëve. Në të kundërtën, duke mos themeluar Asociacionin, duke mos kaluar demarkacionin, duke mos e fituar të drejtën për liberalizim të vizave, do të mbetemi si vend, si shoqëri, si shtet të bllokuar, padrejtësisht, por edhe me fajin tonë.

Radio Evropa e Lirë: Prisni të hapet debati rreth këtyre çështjeve në Kuvend?

Hashim Thaçi: Mendoj që debati ka përfunduar tash e tri vite kurse ne sillemi në një vend duke diskutuar, debatuar këto tri çështje. Kosova duhet t’i jap drejtim vetvetes. Dëshiron drejtimin e duhur apo dëshiron një vendnumërim edhe në të ardhmen. Nuk guxojmë të lejojmë vendnumërim. Duhet të marrim vendime përkatëse – jemi të gatshëm t’i kalojmë këto sfida apo duhet të ndodhë një fillim i ri.

Radio Evropa e Lirë: Nëse nuk kalojnë këto sfida, a janë zgjedhjet zgjidhje?

Hashim Thaçi: Kjo çështje u takon partive politike. Unë si president i vendit do të respektoj kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, do të thotë për zgjedhjet e rregullta, por nëse ka marrëveshje politik mes spektrit politik, atëherë unë do të respektoj vullnetin e tyre.(REL)

Filed Under: Opinion Tagged With: do bindim serbet, gati, Thaci

Shteti eshte njesoj si familja!

March 30, 2017 by dgreca

Nga  Enver Bytyçi /

Shteti, thote Antonio Smith, eshte si nje familje. Qytetaret e nje njesie shteterore jane si anetaret e nje familjeje. Kjo do te thote qe kryeadministratori i nje vendi duhet ta administroje ate njesoj siç nje kryefamiljar administron anetaret e familjes se tij. Nje kryeadministrator ose administrator i puneve shteterore qe nuk ka mundur ose nuk di te administroje nje familje, ne asnje rrethane, ne asnje rast, ne kurrefare menyre nuk mundet te administroje punet e nje shoqerie. Kryefamiljari i nje familjeje ka per detyre paresore te shtoje te ardhurat e familjes se tij. Ai projekton rruget dhe mundesite e rritjes se mireqenies se te gjithe anetareve te familjes se tij. Shtimin e te ardhurave kreu i nje familjeje e projekton jo thjesht duke u kerkuar anetareve te familjes se tij te dorezojne pjesen e te ardhurave qe duhet bashkadministruar, por duke krijuar mundesi sa me te medha per shtimin e te ardhurave dhe te fitimit permes bashkepunimit me te trete. Nderkaq kryefamiljari ka ne administrim asetet e familjes. Prej tyre ai projekton rritjen e fitimeve dhe te te ardhurave. Edhe kryeadministratori i shtetit nuk kerkon e nuk duhet te kerkoje qe buuxhetin ta shtoje vetem permes taksave e tatimeve, por permes marredhenieve me te trete, psh permes investimeve te huaja, ose formave te tjera qe shtojne asetet kombetare dhe mundesite per rritjen e fitimeve. Kryefamiljari i trajton te gjithe anetaret e familjes ne menyre te barabarte. Edhe nese ne familje bejne pjese femijet e vellait te tij, ai i trajton ata njesoj si femijet e tij. Por ne menyre te drejte dhe pa abuzuar ai e trajton edhe nje te trete, me te cilin eshte ne nje marredhenie biznesi, bashkepunim i cili ia shton begatine familjes. Kryeadministratori i shtetit i trajton e duhet t’i trajtoje gjithashtu qytetaret e tij ne menyre te barabarte, pa dallime, pa diskriminim per shkak te bindjeve, per shkak te perkatesise krahinore ose fetare, per shkak te aftesive etj. Ai nuk mund te beje shperndarje diskriminuese te te ardhurave per shkak te simpative ose empative. Nje kryefamiljar qe i trajton anetaret e familjes njesoj e pa dallim, krijon harmoni, ekuiliber, solidaritet nder ta. Ne te kunderten ai e shkaterron familjen, sepse pabarazia prodhon inate, xhelozi, deri hakmarrje. Kryeadministratori i shtetit ka te njejten detyre para kombit te vet. Te krijoje harmoni, ekuiliber, te mos fyeje, te sillet me thjeshtesi dhe me modesti, te deshmoje urtesi dhe durim edhe ne raste keqkuptimesh, te zgjidhe konfliktet, madje edhe ato konfliktet e vogla, siç ndodh me nje kryefamiljar te suksesshem. Kreu i nje familjeje e bashkon familjen ne raste fatkeqesish, u jep anetareve te saj kurajo, energji pozitive, i motivon ne çdo kohe, jo vetem ne fatkeqesi, por edhe ne kohe normaliteti. E njejta sjellje duhet ta karakterizoje edhe kryeadministratorin e nje vendi, te nje shteti e te nje kombi. Kjo lloj sjellje rrit energjite pozitive te te gjithe qytetareve, shton optimizmin per te ardhmen, forcon dhe krijon bindje e shprese per sukses dhe per nje jete me te mire, te begate dhe te dinjitetshme. Qe kur eshte krijuar njerezimi ne familje njerezit nuk kane patur aftesi te njejta. Dikush me i afte, dikush me pak i afte, dikush eshte me i zgjuar, dikush tjeter ndoshta edhe budalla, dikush me nje pergatitje fizike te larte, dikush me aftesi fizike te kufizuara. Kryetari i familjes ka per detyre qe sipas aftesive te beje ndarjen e puneve dhe nuk mendon qe te paaftet menderisht ose fizikisht t’i persekutoje per shkak te paaftesise se tyre. Madje kujdeset me humanizem per keta anetare te familjes. Kreu i nje qeverie te nje vendi ka te njejten detyre. Te ndaje mire punet per addministrimin e familjes se madhe qe quhet komb. Te mos i shohe disa pune si privilegj per njerezit e tij te afert, pavaresisht se ata jane te paafte te drejtojne dhe realizojne produkt pozitiv. T’i trajtoje me humanizem qytetaret e vet e jo t’u tregoje vetem deren e burgut. Kryesorja: Kryetari i nje familjeje nuk e vjedh familjen. Nese ai fillon dhe e vjedh ate, eshte e sigurt se e shkaterron, e rrenon dhe mbjell lufte brenda familjes. Keshtu ndodh edhe me shtetin. A duhet te prese pasoja katastrofale nje kryeadministrator ose administrator i shtetit kur ai vjedh, grumbullon fshehtas para nga droga e nga krimi ne dhunimin e te drejtes se anetareve te familjes se madhe?! Çfare pritet nga nje familje e tille e quajtur komb-shtet?! Katastrofa pritet. Imagjinoni çfare ndodh ne nje rast te tille me nje familje! Ajo ne permasa shume here me tragjike do te ndodhe ne nje shoqeri te madhe, ne nje familje te madhe. Ky eshte ligj i zhvillimit, nuk eshte ndonje shpikje e imja. Kreu i nje familjeje i ndeshkon anetaret e familjes kur ata bejne gabime, sidomos kur bejne gabime e faje te perseritura. Por i ndeshkon me drejtesi, me aq drejtesi sa te gjithe anetaret e familjes jane te vetedijshem per ndeshkimin qe eshte dhene. Por kjo ndodh kur kryetari i familjes nuk bashkepunon me ate anetar te familjes qe gabon ose ben faj, ose ben krim. Nese ai bashkepunon ne faj e ne krim, atehere ai nuk mund te ndeshkoje e per pasoje do te krijohet perçarja ne familje. Perçarja çon ne konflikt, konflikti mund te perfundoje edhe ne dhune. Perfundimisht dhuna shkaterron çdo gje. Familja pushon se ekzistuari. Asaj familjeje do t’i duhet te ndahet dhe te rifilloje jeten nga e para. Po kur kryeadministratori i shtetit ben te njejten gje, sa te renda do te jene pasojat? Nje kryeadministrator ose administrator i shtetit qe bashkepunon me krimin, krijon jo vetem padrejtesi. Ai diskriminon, dhunon, sillet ne menyre arrogante me te pafuqishmit. Fuqia qe ia jep krimi dhe krimineli i duket si nje fuqi e mbinatyrshme dhe si i tille mendon e beson se “mizat”, qytetaret, anetaret e familjes se madhe komb, mund t’i shkele me kembe! I fyen ata, i mashtron, pastaj i fyen prape, kur nuk binden i dhunon, i izolon, i injoron, i shperfill, madje i poshtron. Dhe familja e madhe kombi-shtet shkaterron veten e tij. Ne keto raste humbasin aleatet. Familja e vogel, me emrin e sakte familje, nuk do te ruaje marredhenie te mira me fqinjin, me fshatin, me lagjen, me qytetin, me njerezit me te cilit eshte ne nje marredhenie pune ose bashkepunimi. Familja e madhe, shteti, nuk do te mund te kete marredhenie te qendrueshme me partneret e saj te huaj, me shtetet e tjera, me miqte, me komshinjte, me bashkesine nderkombetare. Kur shkaterrohet nje familje e vogel nuk ka me integritet tek te tjeret. Kur shkaterrohet nje shtet nuk ka me besueshmeri e integritet te partneret e tij nderkombetare. Ne te dy rastet ndodh jo vetem perbuzja dhe perçmimi, por vjen edhe izolimi. Kjo eshte domethenia e idese te Smith per konceptin e njejte te shtetit dhe te familjes.

Filed Under: Opinion Tagged With: Enver Bytyci, njesoj si familja!, Shteti eshte

SENATI AMERIKAN RATIFIKOI ANTARËSIMIN E MALIT TË ZI NË NATO

March 29, 2017 by dgreca

Nga Frank Shkreli/Me vota dërmuese, Senati i Shteteve të Bashkuara ratifikoi të martën e kësaj jave, anëtarësimin e Malit të Zi në Aleancën e Atlantikut Perëndimor, NATO.  Vota 92 në favor dhe 2 kundër shikohet nga ekspertët si një shënjë e qartë e Shteteve të Bashkuara se Washingtoni, jo vetëm që është kundër ndërhyrjeve dhe influencës së Moskës në Evropën lindore dhe Jug-lindore, por edhe se është gati të bëjë diçka në lidhje me përpjekjet e Moskës për të futur hundët në këtë pjesë të Evropës.  Pastaj traktati i miratuar nga Senati do t’i dërgohet Presidentit Trump, i cili pritet që ta nënshkruaj, pasi këshilltarët e tij të ngushtë — përfshirë Sekretarin e Departamentit të Shtetit, Rex Tillerson dhe Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, James Mattis — kanë shprehur, kohët e fundit, mbështetjen e tyre të fortë për pranimin e Malit të Zi si anëtar të Aleancës ushtarake NATO.   Disa media amerikane njoftojnë se në një letër që Z. Tillerson u ka dërguar kohët e fundit udhëheqësve të Senatit të Shteteve të Bashkuara, krye diplomati amerikan është shprehur se anëtarësimi i Malit të Zi në aleancën perëndimore ndihmon integrimin më të madh rajonal, si dhe reformat demokratike, tregtinë dhe stabilitetin në radhët e vendeve fqinje.  Sekretari Tillerson, në letrën e tij dërguar udhëheqsve të Senatit ka thënë se antarësimi i Malit të Zi në aleancën Perëndimore, “Është pa asnjë dyshim në interesin e Shteteve të Bashkuara”.  Ata kanë ngulë këmbë që miratimi i antarësimit të Malit të Zi të bëhej përpara mbledhjes së nivelit të lartë të NATO-s që do të mbahet me 25 maj në Bruksel e ku, sipas një njoftimi nga Shtëpia e Bardhë, pritet që Presidenti Trump të shpreh angazhimin e tij të fortë ndaj aleancës së NATO-s.   Kjo masë pret tani mbështetjen e plotë të 28-vendeve të NATO-s dhe të parlamentit malazias.  Sipas lajmeve, Spanja mbetet tani për tani, vendi i vetëm që nuk e ka aprovuar ende anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, por që pritet të bëjë një gjë të tillë së shpejti.

Në mbështetje të miratimit për të pranuar Malin e Zi në NATO folën një numër senatorësh.  Senatori republikan dhe kryetari i Komisionit Senatit që merret me Forcat e Armatosura, Xhon Mëkejn, sipas Zërit të Amerikës, u tha kolegëve të tij se, ”Kemi të bëjmë me diçka më tepër se me pranimin ose jo në NATO të një vendi të vogël prej 650-mij banorësh. Kjo është një provë në garën në të cilën jemi angazhuar me Presidentin rus Vladimir Putin”, u shpreh Senatori Mëkejn.  Ndërsa Senatori demokrat i shtetit Maryland, njëkohësisht edhe demokrati kryesor në Komisionin e Jashtëm të Senatit,  Ben Cardin, ka thënë se, “Antarësimi i Malit të Zi në NATO do të rritë sigurinë tonë, do të përforcojë aleancën dhe njëkohësisht do t’i dërgojë Rusisë një mesazh të fortë vendosmërie”, nga ana e Perëndimit. Ndërkohë që Senatori republikan i Karolinës së Jugut dhe njëri prej ekspertëve të Kongresit për politikën e jashtëme, Lindsi Graham — duke folur në favor të anëtarësimit të Podgoricës në NATO — tha se, “Mali i Zi po përpiqet të bëjë çdo gjë që urren Putini.  Aleancat e demokracive janë tmerri më i madh i tij”, u shpreh senatori republikan.  Në një  raport të Komisionit të Senatit mbi Punët e Jashtme, bashkangjitur rezolutës për ratifikimin e antarsimit të Malit të Zi në NATO, thuhet se, “Një sulm kundër Malit të Zi, ose destabilizimi i tij si përfundim i subersioneve nga jashtë do të kërcënonte stabilitetin në Evropë dhe do të rrezikonte interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara.”

Ndërkaq, Rusia e cila dyshohet për përpjekje të një grusht-shteti fund vitin e kaluar në Mal të Zi, vazhdon ta kundërshtojë anëtarësimin e Podgoricës në NATO, duke e quajtur atë si një “provokim”.  Podgorica zyrtare ka bërë akuzën se kishte zbuluar një komplot për ndërhyrje me dhunë në procesin elektoral të vendit, me qëllim të rrëzimit të qeverisë për ta zëvendësuar atë me një administratë besnike ndaj Moskës, madje ka lëshuar akuzën edhe për përpjekje për të vrarë kryeministrin e vendit.  Mediat malazeze kanë njoftuar se komplotistët u kanë thënë hetuesve të shtetit malazez se në  përpjekjet për destabilizimin politik të Malit të Zi, ata kishin ndihmën e zyrtarëve rusë.

Siç dihet, Mali i Zi siguroi pavarësinë nga Serbia në vitin 2006, por në atë vend ka një komunitet të konsiderueshëm serb, i cili tradicionalisht ka qenë dhe vazhdon të jetë besnik ndaj interesave ruse në Mal të Zi dhe në rajon.  Si i tillë – dhe në përputhje me politikën e Moskës – ashtu siç ishte kundër pavarësisë, nuk është për t’u çuditur se edhe tani komuniteti serb në atë vend, po kundërshton gjithashtu edhe anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

Pa dyshim, se anëtarësimi i Podgoricës në NATO do bëjë që Mali i Zi të jetë më afër me strukturat politike, të mbrojtjes, të sigurisë dhe ato ekonomike me vendet e Evropës Perëndimore, por njëkohësisht do të thellojë edhe më shumë mosbesimin rus ndaj aleancës perëndimore, zgjerimi i të cilës drejtë lindjes ka zemëruar për së tepërmi Moskën zyrtare. Ndërkohë që Senati amerikan votoi në mënyrë dërmuese në favor të antarësimit të Malit të Zi në NATO, Rusia sikur donte të dërgonte mesazhin se mbetet gjithnjë e angazhuar në ushtrimin e influencës së saj politike dhe ushtarake në Ballkan, priti në fillim të javës në një vizitë zyrtare në Moskë Kryeministrin e Serbisë, Aleksander Vuçiqin.

Besoj se ashtu siç është në interesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, antarësimi në NATO i Malit të Zi, si një vend që kufizohet me Republikën e Shqipërisë dhe me Republikën e Kosovës, është edhe në interesin e dy shteteve shqiptare dhe të shqiptarëve në përgjithsi, por njëkohsisht edhe në favor të paqës dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.  Nënkuptohet vetvetiu se nëqoftse Beogradi dhe Moska janë kundër një gjëje të tillë, atëherë s’do mend se antarësimi i Podgoricës në NATO është  jo vetëm në interesin e vet Malit të Zi, por edhe në interesin e përgjithshëm të paqës, pavarësisë dhe integritetit për të gjitha shtetet e rajonit dhe të mbarë Evropës.  Ekspertët besojnë se një Mal i Zi i pavarur nga Serbia dhe anëtar i aleancës ushtarake të NATO-s – megjithë problemet e shumta me të cilat përballet komuniteti shqiptar atje – është gjithashtu edhe në interesin e shqiptarëve nën Malin e Zi, që Podgorica të jetë e lidhur politikisht, ushtarakisht dhe ekonomikisht, me aleancat perëndimore, euro-atlantike ushtarako-politike, e jo me Moskën dhe me Beogradin.

Filed Under: Opinion Tagged With: e Malit të Zi?, Frank shkreli, në NATO…., SENATI MERIKAN RATIFIKOI ANTARËSIMIN

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 501
  • 502
  • 503
  • 504
  • 505
  • …
  • 860
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KOSOVA, NJË SHEMBULL DEMOKRACIE– Mbështetja e popullit është çelësi për fitoren e zgjedhjeve
  • FRANK SHKRELI, ZËRI I NDËRGJEGJES SHQIPTARE NË MBROJTJE TË DEMOKRACISË
  • Albanian Soul, Electric Heart – Rozita Fishta’s Music Explorations
  • Ukraina si poligon i armëve të vjetruara globale: Donacionet ushtarake, gjeopolitika e Fuqive të Mëdha dhe perspektiva e paqes së qëndrueshme
  • AT GJERGJ FISHTA, 85 VJETORI I KALIMIT NË AMSHIM
  • Me veprën dhe personalitetin e Martin Segonit plotësohet panteoni humanist shqiptar me një figurë nga më të hershmet
  • Bashkimi kombëtar fillon me bashkimin e Kosovës me shtetin amë
  • PRESIDENTI WILSON NË FILATELINË SHQIPTARE
  • “Çamëria… heshtja që vret”
  • SHQIPTARËT DHE PROJEKTI EVROPIAN PËR MAQEDONINË E VERIUT A MUND TË DEGRADOJË NË NJË NARRATIVË ILUZORE?
  • Brigitte Bardot: “seks bomba bionde” që revolucionarizoi kinemanë franceze
  • “Leksikoni i së drejtës publike – Nocione dhe institute të së drejtës publike”
  • Lugina e Preshevës dhe e drejta e munguar për shtetësi dhe votë në Kosovë
  • Vlora Nikçi: “Prindër, mbështesni ëndrrat e fëmijëve”
  • Federata “Vatra” përshëndet zhvillimin e Zgjedhjeve Parlamentare në Kosovë dhe uron Kryeministrin Albin Kurti e Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT