• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Nuk janë vetëm ca nëna që lindin qeveritarë

February 5, 2017 by dgreca

Nga Ilir Levonja

Libra e vetme/

Libra është një forcë e re politike në Shqipëri.Nuk e di, por krahas atyre që e themeluan mund të jem edhe unë që besoj në domosdoshmërinë e prurjeve të reja programore e politike në vendin tonë.

E bën shumë vende të rajonit. Italia përshembull më 2009 me një komedian si Beppe Grillo. Me një Bloger që shpërndante në internet idealet e lëvizjes V. Një shkurtim i shprehjes (vaffanculo). Kuptimin e së cilës, shqiptarët e dinë shumë mirë. Pasi e kanë italishten, por edhe gjuhët e tjera përreth. Një sqimë natyrale prej fatit të muhaxhirit.

Në fund të fundit qe një zbrasjes shpirtërore tipike italiane karshi politikës në vendin e tyre përmes partive tradicionale.Lëvizja V deri më tani nuk e ka marr dot pushtetin. Ose idealet e reja nuk e kanë kapur mundësinë të qeverisnin. Megjithatë në zgjedhjet e fundit (2013) fituan rreth 109 deputetë. Ose 25% të parlamentit italian. Dhe u radhitën si forca e tretë në vend. Duke e shkundur seriozisht Italinë politike.

Por e bëri të mundur Greqia me Aleksi Cipras-in dhe me Syrizan e tij. Me atë që italianët e quanin si shenjti i dëshpëruarve. Që domethënë zbythi klasën tradicionale. Por me një V të madhe ama. Sot Greqia nuk ka dalë akoma nga kriza financiare. Por të paktën njerëzve iu kthye besimi. Pushuan së protestuari. Dhe morën nga brezat pasardhës, si garanci, një krenari kombëtare. Përmes faktit që një çunak, publikisht depozitoi në një kasë kursimesh monedhat e mbledhura për një vit. Si e si që qevritarët të mos shisnin copa tokash. Apo ishujsh.

E bëri edhe Amerika me manjatin e bizneseve Donald Trump duke zbythur mëndjet e mbushura të politikës. Të bindur se arti i të drejtuarit të shtetit i përkiste sojit të bushëve e klintonëve.

E thënë me pak fjalë, ndryshimin e ka të domosdoshëm edhe natyra. E jo më qënia njerëzore.

Megjithatë ndryshe nga forcat e tjera politike…

Një PD tashmë autokrate. Ku dominojnë blogët e fëmijëve miliarderë. Me betejat e shitura të hapjes së dosjeve apo luftën e fallco të antikomunizmit. Me dëmshpërblimet gjysmake. Me platformat e natyrës së reformës agrare si 7501. Me liberalizimin i informalitetit etj.

Një PS radikale në pushtet. Që vetëm lyp lëmoshë nga një diktator Turqie për synetllëqe, ndërtime xhamish, e aeroportesh. Që do të mbahet mend për shkatërrimin e Lazaratit me parrullën e baballarëve që, 1 bie por qindra e mijra ngrihen. Ndaj sot kemi një Shqipëri totalisht kanabiste.

Që do të mbahet mend për veshjen e krimit me kostum onorifik. Si qytetar të parë. Apo si ligjëvënës popullor etj.

Dhe për më keq, për justifikimin e 1 milion votave me fjalët se në Shqipëri nuk ka specialistë. Shqiptarët janë dembelë, nuk e duan të punën etj.

Një LSI oportuniste që depositon me qejf gjithë mbetjet e të dy krahëve. Parti e cila forcohet përmes përllogaritjeve të sistemeve elektorale tashmë të dështuara. Duke punuar shumë fort për sisteminin në administratë të militantëve.

Duke dëshmuar ashiqare se ne asnjëherë nuk kemi për të bërë shtet.

I ka ardhur radha Shqipërisë? Ta prishi traditën e dështuar.

Patjetër që po. Kjo është Libra. Ndofta sfida sociale.

Deri më sot, sado që janë përpjekur të hiqen bashkëkohore, partitë e traditës. Nëse mund t’i quajmë kështu tashmë.

Kanë pasur programe të ngarkuara. Jo me projekte për përmisimin e jetës. Por për luftë karshi njëri-tjetrit. Si të thuash ka dominuar më shumë ideollogjia. Akuza dhe vetëm akuza. Ndaj sot shqiptarët vazhdojnë në një betejë të pashpresë lufte fjalësh me ballista, komunista, zogistë etj.

Shkurt nuk e di, a keni ndjerë ndopak pajtimin kombëtar.Kaq të domosdoshëm. A besimin dhe respektin për njëri-tjetrin.

Asesiiiiiiiiiii…..

Jetojmë në një vend ku mjerimin shoqëror është përjekur ta mundi emigrimi, jo forcat qeverisëse.

Pak gjëra janë për tu theksuar për Libran. Por thelbësore dhe të domosdoshme.

-Të vetëm në zgjedhje. Sfidues.

-Paga e detyrueshme mininale për çdo punëdhënës.

-Zgjedhje të presidentit nga populli.

-Heqja e konçesioneve në shëndetësinë tonë turpi i botës.

-Por mbi të gjitha krijimin e një Fondi Kombëtar për investime në vend. Që nëse e kuptojë drejtë… do na heqi atë lypësinë e dekadave. Qoftë për të ndërtuar edhe një kishë apo xhami….

Votoni programet që sjellin progres ekonomik. Vetëm fuqizimi ekonomik i familjes shqiptare. Rritja e mirëqënies do bëj të mundur atë që nuk e ka bërë deri më sot ideollogjia.

Ardhja në pushtet duke pështyrë njëri-tjetrin.

Votoni dhe u rrini në kokë. Nuk ua mbajtën fjalën, zbythini.

Ka plot të tjerë që mund të qeverisin. Nuk janë vetëm ca nëna që lindin qeveritarë. Ka plot nëna Shqipëria jonë.

Plot…

Filed Under: Opinion Tagged With: e vetme ne zgjedhje, Ilir Levonja, libra

Kongresisti Dana Rohrabacher hedh në tryezë shkëmbim territoresh mes Serbisë dhe Kosovës

February 3, 2017 by dgreca

Kongresisti Dana Rohrabacher , Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme ne Kongresin amerikan -Letër Nikoliç: Tensionet, ndryshoni kufijtë Kosovë-Serbi/

220px-Rohrabacher1Përplasjet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e arrestimit të Haradinajt dhe atë të trenit, sjellin sërish në vëmendje idene e shkëmbimit të kufijve në veri dhe këtë herë ky opsion hidhet ne tryeze nga Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme ne Kongresin amerikan, Dana Rohbaher.

Kongresmeni i ka dërguar një letër presidentit të Serbisë Tomislav Nikoliç, të cilën e disponon gazeta Dielli dhe anetaret e Kryesise se Vatres.. Në këtë letër ndër të tjera thuhet:

Një tjetër shembull negativ së fundmi ishte treni me shkrime provokuese që u nis drejt veriut të Kosovës. Në vend që të përpiqeni që të fusni Kosovën në një luftë për sovranitetin e saj, në një zonë me shumicë popullsie serbe, të dyja palët duhet të kërkojnë një ndryshim të kufirit verior, që ka dobi të ndërsjelltë dhe do të rezultonte me më tepër serbë në Serbi dhe me më tepër kosovarë në Kosovë. Ky opsion është në dispozicion dhe nuk duhet të injorohet.

Ligjvënësi amerikan, i shpreh keqardhjen e tij Presidentit serb Nikoliç për arrestimin e Haradinajt, me një mandat te vjeter 13-vjeçar, shkruhet në letër:

Përpjekja për të burgosur Haradinajn si “kriminel lufte”, pasi ai është shpallur dy herë i pafajshëm nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi, është joproduktive dhe ngacmon një plagë të vjetër që po shkon drejt shërimit. Veprime të tilla hakmarrëse e të paarsyeshme padyshim që do të minojnë përpjekjet për sigurimin dhe ruajtjen e paqes në Ballkan.

Kongresmeni Rohbaher, në mesazhin e fortë për kryetarin e shtetit serb, jep alarmin se veprime të tilla mund të çojnë në hapjen e kutisë së pandorës:

Kjo goditje ndaj një udhëheqësi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mund edhe të hapë rrugën për sulme të ngjashme ligjore ndaj udhëheqësve serbë të përfshirë në gjakderdhje dhe spastrim etnik gjatë konfliktit të shëmtuar dhe brutal që ka përfshirë Ballkanin pas rënies së Jugosllavisë. Përderisa po ndodhin veprime të tilla, shtohet mundësia e prishjes së rendit publik dhe madje për shpërthimin e dhunës në një shkallë të pakontrollueshme. Në vend të nxitjes së zjarreve të konfliktit, të gjitha palët në Ballkan duhet të kërkojnë pajtim, nga i cili do të përfitonte i tërë rajoni.

Kongresmeni Rohrabaher njihet si një prej njerëzve që e ka përkrahur fort ndërhyrjen e NATO-s për çlirimin e Kosovës, duke e ngritur zërin fuqishëm në Kongresin amerikan ne mbrojtje te kauzes shqiptare.

LETRA

 

1 Robaher

Filed Under: Opinion Tagged With: Dana Rohrabacher hedh në tryezë, Serbisë dhe Kosovës, shkëmbim territoresh mes

Francë: Ushtari e plagosi një person me thikë në muzeun Louvre

February 3, 2017 by dgreca

Ministria e brendshme: Incidenti në Paris ishte “serioz”/

1 Louvri

Ne Foto:Pjesëtarë të policisë dhe ushtrisë së Francës duke patrulluar sot para muzeut Louvre në Paris/Mediat raportojnë se një ushtar francez e ka qëlluar dhe plagosur një person të armatosur me thikë, i cili përpiqej të hynte në muzeun Louvre në Paris.Shumë media e kanë cituar një burim të paidentifikuar policor, që ka thënë se personi ishte përpjekur të hynte në shitoren nëntokësore të muzeut me një çantë.Policia tha se kjo hapësirë është evakuuar, ndërsa Ministria e brendshme në Twitter ka shkruar se incidenti ishte “serioz”.Një zdhënëse e muzeut, Louvre, tha se ky institucion është “mbyllur për momentin”, por nuk i ka konfirmuar raportet se ishte evakuuar.Gjatë dy viteve të fundit, Franca është goditur nga një seri e sulmeve për të cilat janë fajësuar militantët islamikë.

Ministria e brendshme: Incidenti në Paris ishte “serioz”/

Ne Foto”Një ushtar duke qëndruar roje sot para muzeut Louvre në Paris/

2 LubriShefi i policisë së Parisit, Michel Cadot, tha se një ushtar francez sot e ka qëlluar dhe plagosur rëndë një person të armatosur me hanxhar, i cili përpiqej të hynte në muzeun Louvre, duke brohoritur, “Zoti është i Madh” në gjuhën arabe.Zoti Cadot tha se ushtari ishte përgjigjur me pesë të shtëna, me ç’rast e ka plagosur seriozisht sulmuesin e dyshuar. Ushtari ishte lënduar lehtë.Shefi policor tha, po ashtu, se i dyshuari i kishte me vete dy çanta shpine, në të cilat pas kontrollit nuk është gjetur ndonjë eksploziv.Konsiderohet se i dyshuari ka vepruar i vetëm, por është arrestuar një person tjetër, pasi kishte pasur “sjellje dyshuese”, tha Michel Cadot.

Ministria e brendshme në Twitter ka shkruar se incidenti ishte “serioz”.

Një zdhënëse e muzeut Louvre, tha se ky institucion është “mbyllur për momentin”, por nuk i ka konfirmuar raportet se ishte evakuuar.

Ky muze në qendër të Parisit, është njëri prej atraksioneve më të mëdha turistike në Francë.

Gjatë dy viteve të fundit, Franca është goditur nga një seri e sulmeve për të cilat janë fajësuar militantët islamikë.

Filed Under: Opinion Tagged With: në muzeun Louvre, një person me thikë, Ushtari e plagosi

Berisha: Në protesta kundër banditëve

February 2, 2017 by dgreca

Ish kryeministri Sali Berisha e quan qeverinë një banditokraci dhe bën thirrje për protesta të gjata të cilat do të rrëzojnë këtë qeveri.

1 berisha-2

“Asnjeherë në histori një betejë e gjatë nuk ka dështuar kurrë ndonjëherë. . Të jeni të sigurtë se këta këtu, këta ketej në radhë të parë, (flet për ministrat) do ia mbathin si minjtë”  tha Berisha sot nga foltorja e Kuvendit.

PD ka bërë thirrje për protesta më 18 shkurt.

Pjese nga fjala e Berishes ne Kuvend 

Kjo është banditistan. Sapo doli çështja e Eskobarit, punën e parë që bënë i organizuan një konferencë shtypi Eskobarit. Në vend që ta arrestonin, konferencën e shtypit të sulmonte Sali Berishën dhe të vishte imunitetin politik. Pastaj u thanë diplomatëve këtu dhe në botë se ai fshihet dhe në pronat e kryetarit të parlamentit. Pastaj kur ministri i Drejtësisë kërkoi arrestimin e tij la kokën e vet, i hëngri kokën për të shpëtuar Balilin, eskobarin, se meqënëse Pablon amerikanët u deshëm kaq vite për ta arrestuar edhe ne Eskobarin tonë do na duhet shumë vite për ta arrestuar. E kemi tonin, i ka paratë, të gjitha.

Kjo është një organizatë kriminale dhe Shqipëria është një banditistan përderisa ka një  organizatë të tillë kriminale në krye.

Po marrim pak trafikantin tjetër. Ministri i ngarkuar për politikat e rendit e të sigurisë dhe luftës  kundër krimit është shtyllë kryesore e krimit në vend. E akuzojnë dy ministra të koalicionit, e kemi akuzuar ne por dhe mediat. Në vend që të skuqet del e bën rrugaçin këtu për të treguar se i biri i kujt është, i dy kontrabandistëve, me moral kontrabandisti.

Ky ministër është i vetmi kriminel me pushtet të lartë që ka skaf. Ekzistojnë dokumente, të cilat me noterë ia dha Habilajve. Kemi dokumentin e noterisë. Ekzistojnë dokumente që veturën etij e përdorën Habilajt për të kaluar kufirin 28 herë për të transportuar drogën.

Bandit i pafytrë, rrugaç, ordiner thirr e bërtet pasi ka marrë një dozë dhe kris e ikën.

A është kjo bandidokraci? Shkojnë e filmojnë në hotele e motele dhe zhduk gjurmët.

A është bandit një ministër që pasi vret tjetrin, në Shëngjergj, Besnik Budja është vrarë, prish provat, djeg laboratorin e kriminalistikës për hatër të Çerezit.

Bandit ai që shet dhe me mbush xhepat me paratë e të sëmurëve me kancer

A jeni bandit apo jo?

Vetëm një bandit nuk zbaton ligjin dhe zbatimin e gjykatës.

Beteja me banditokracinë është e hapur dhe do të bëhet pëllëmbë për pëllëmbë. Vendi sot është më i kërcënuar sot më shumë se kurrë. Nga na del i biri me BMË 260 mijë eurosh?

Ndaj të mblidhemi. Këtë betejë do ta fitojnë ato gra e burra, ato djem e vajza që do të betohen për të mos u ndarë protestës gjer në rrëzimin e tyre. Asnjeherë në histori një betejë e gjatë nuk ka dështuar kurrë ndonjëherë. Të jeni të sigurtë se këta këtu, këta ketej në radhë të parë, (flet për ministrat) do ia mbathin si minjtë. S’do të gjejnë vrimë të futën. Do të kërkojnë azil politik në vende të tjera. Do i shihni. Prandaj thirrja ime është për cdo shqiptar që bie dakord se kemi të bëjmë me një bandë të bashkohemi me guximin tonë tu tregojmë vendin që këta meritojnë.

Filed Under: Opinion Tagged With: Berisha: Në protesta, kundër banditëve

KUNDËR APATISË POLITIKE – PËR NJË REVOLTË ELEKTORALE

February 1, 2017 by dgreca

1-Frank-shkreli-2-300x183-1Nga Frank Shkreli/Për problemet politike dhe ekonomike — përfshirë trazirat dhe grindjet politike të pafund të këtyre 25-viteve të fundit, anë e mbanë trojeve shqiptare, e sidomos problemet serioze si  korrupsioni, droga, mashtrimet dhe batakçillëqet e lloj-llojshme të klasës politike shqiptare të kësaj periudhe —  fajin kryesor e kanë, natyrisht, vetë politikanët e djeshëm dhe të sotëm.  Ata janë arkitektët e vërtetë të këtij “monumenti” politik dhe ekonomik, të cilit fatkeqsisht nuk mund t’i thuren lavde.  I ashtuquajturi tranzicion nga komunizmi në demokraci, mund të konsiderohet tani zyrtarisht si i dështuar.  Shqipëria dhe Kosova, në krahasim me vende të tjera europiane dhe bazuar në standarde botërore të qeverisjes së mirë dhe të lirisë e demokracisë, vazhdojnë të cilësohen gjithnjë si, “vende pjesërisht të lira.”  Me të thënë të drejtën nuk jam krejt i sigurt se ç’do të thotë “pjesërisht i lirë”, është si të thuash “gjysëm shtatëzënë”.  Në mendjen time, ose je i lirë ose nuk je.  Megjithkëtë, cilado qoftë domethënja, sipas Freedom House,  Shqipëria dhe Kosova as kësaj radhe nuk bëjnë pjesë në grupin e vendeve që cilësohen si të lira.

Për gjëndjen e pa shpresë kaotike në fushën politike, ekonomike dhe shoqërore që mbretëron sot gjithandej trojeve shqiptare, kredia duhet t’i shkojë në radhë të parë klasës politike të të ashtuquajturës periudhë post-komuniste, por për këtë “normalitet”nuk mund të shfajësohet as një pjesë e madhe e qytetarëve-votues që kanë qëndruar dhe vazhdojnë të qëndrojnë larg pjesëmarrjes së tyre aktive në proceset politike të vendit.  Shumë ankohen se janë të dëshpëruar, të zhgënjyer dhe të lodhur nga arroganca  e udhëheqësve të tyre politikë, nga korrupsioni, nga mashtrimet dhe të shqetësuar nga aleanca të ndryshme të politikës me krimin e organizuar, por megjithkëtë nuk ushtrojnë të drejtën e pjesmarjes në proceset politike, me qëllim për të ndryshuar gjërat për më mirë.  Shumë kanë deklaruar se për të dalur nga kjo situatë, e vetmja rrugë është emigrimi jashtë vendit, siç vihet re edhe në sondazhet e fundit.  Qytetari i thjeshtë e ndjenë veten krejtësisht të pafuqishëm ndaj kësaj situate të krijuar dhe përballë këtyre forcave të errëta, por të plotfuqishme dhe siç duket imune ndaj sundimit të ligjit. I zhgënjyer dhe i mundur, votuesi shqiptar fatkeqsisht ka vendosur të dorëzohet para këtyre forcave, madje edhe duke mos ushtruar as të drejtën e votës, i bindur nga përvoja e 25-viteve të fundit se vota e tij nuk ka asnjë vlerë, sepse pa marrë parasyshë se për cilën parti ose politikan që voton, asgjë nuk përmirësohet dhe as nuk ndryshon në jetën e tij.   Kësaj i thonë apati politike, e cila në botën shqiptare fatkeqsisht fryhet e zmadhohet edhe nga një pjesë e medias për interesat e saja klienteliste, një media që shërben si myshteri dhe si zëdhënse e partive dhe grupeve të ndryshme interesi – por të cilat duke mbrojtur interesat e politikës, gjithmonë veprojnë kundër interesit të përbashkët.

Apatia politike është e rrezikshme njësoj siç është edhe politika e pa kontrolluar.  Apatia e shqiptarëve ndaj politikës dhe pjesmarrjes në proceset politike, rrezikon kombin aq sa edhe korrupsioni, droga, papunësia dhe probelme të tjera me të cilat përballen shqiptaët çdo ditë.   Të dëshpëruar përballë kësaj situate të krijuar, Shqiptarët po “votojnë me këmbë”, po largohen masivisht nga trojet e veta si asnjë herë më parë.  Madje as në kohën e komunizmit nuk kishte largime të tilla në masë.  Shqiptarët nga Shqipëria dhe Kosova, por edhe nga vise të tjera shqiptare, pothuaj po garojnë — për vend të parë për nga numri më i madh i imigrantëve që kërkojnë strehim në Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara — me popuj siç janë sirianët, të cilët përballen me vite tani me një luftë shkatërruese civile që ka shkaktuar vdekjen e qindra mijërave dhe largimin e miliona të tjerëve nga vendi i tyre i shkatërruar.  Por emigrimi nuk është zgjidhje as për vet këta shqiptarë që mendojnë se rrugët e botës do u sjellin një jetë më të mirë për veten dhe familjet e tyre dhe as për të ardhmen afatgjatë të trojeve shqiptare, të cilat dalngadalë duket se po zbrazen si rrjedhim i politikave të dështuara dhe mungesës së sundimit të ligjit, të ndjekura nga politikanët shqiptarë deri më sot.

Natyrisht se kurrë nuk është vonë për të ndryshuar drejtim. Kryesisht është në dorë të kësaj klase politike që të ndryshojë punët për më mirë.  Por, fatkeqësisht kjo nuk ka ndodhur deri më tani dhe nuk ka gjasë që, me të njëjtit protagonistë, të ndodhë tani ose në të ardhmen, pasi kemi të bëjmë me të njëjtën klasë politike të këtyre 25-viteve të fundit, pothuaj me të njëjtit persona, të cilët besoj se nuk kanë as vullnetin dhe as njohuritë e nevojshme politike dhe intelektuale për të ndryshuar.  Prandaj i mbetet qytetarit të thjesht shqiptar që të pakën, me pjesëmarrjen e tij më aktive në proceset politike, të provojë të ndryshojë gjendjen në të cilën jetojnë sot shqiptarët.   Deri më sot, me ndonjë përjashtim aty këtu, nuk është parë ndonjë aktivizim serioz i shoqërisë që të pakën do bënte që politika dhe insitucionet qeveritare të merrnin parasyshë  ndrshsime thelbësore dhe plotësimin e nevojave bazë të mbijetesës dhe që të pakën të tregojnë sado pak vullnet për tu marrë me hallet shqiptarëve.  Si rrjedhim, për të shpëtuar kombin nga gjëndja që është katandisur, nevojitet një angazhim më i madh politik nga qytetarët, si shpresë e fundit për dalur nga kjo situatë, ose të pakën për të ngadalësuar përkeqsimin e saj.  Nuk është e mjaftueshme, që për të qenë qytetar i mirë, duhet vetëm të paguash taksat dhe të zbatosh ligjet që vet ligjvensit nuk i zbatojnë.  Duhet një pjesëmarrje shumë më aktive dhe një rol i përhershëm i qytetarëve në jetën publike.  Për më tepër, nevojitet një revoltë paqësore e elektoratit duke marrë pjesë më aktive dhe duke luajtur një rol më të madh në jetën politike, pikësëpari duke votuar –me qëllim për t’i dërguar një mesazh të pa dyshimt klasës politike se status-koja politike dhe ekonomike është e pa tolerueshme.  Pjesëmarrja më e madhe e publikut në proceset politike është e vetmja shpresë për të pasur një shoqëri dhe qeveri të lirë, si dhe një qytetari dhe sistem politik që varet nga sundimi i ligjit.  Shpresë për të pasur një qeverisje që pikëspari mbron interesat kombëtare duke luftuar korrupsionin mbytës në radhët e veta dhe një pushtet që angazhohet seriozisht për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve pa dallim, sidomos të atyre që janë më në nevojë e të cilët shoqëria i ka lënë mbrapa. Kjo është një garanci, aq sa është e mundur, që duhet të mundësojë edhe funksionimin normal të institucioneve qeverisëse në interes të popullit dhe në mbrojtje të drejtave bazë të qytetarëve duke u përballur drejtë për drejtë me hallet e përditshme të qytetarëve.   Ky duhet të jetë roli i qeverisë, por votuesi shqiptar – me aktivizimin e tij më të madh në proceset politike, mbi të gjitha me votën e tij — duhet të mbajë përgjegjës pushtetarët, që këtë rol t’a luajnë si duhet dhe gjithmonë në interesin e përbashkët të shoqërisë dhe të kombit. 1-Frank-shkreli-2-300x183-1

Fatkeqsisht, në radhët e popullit ekziston aq shumë indiferencë politike ndaj asaj që po ndodhë në trojet shqiptare sot, sidomos indiferencë ndaj zhvillimeve politike nga një pjesë dërmuese e qytetarëve.  Njerzit janë lodhur dhe kanë humbur shpresën.  Kjo mund të jetë një situatë apatie që i ka rrënjët në praktikat institucionale shtetërore dhe qeveritare të çerek shekullit të kaluar por dhe në trashëgiminë komuniste që jo vetëm kufizon, për të mos thënë se e ndalon, por sigurisht që nuk e inkurajon pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset politike.  Historikisht, qeveritë jo demokratike të zhytura në korrupsion, përbëjnë rreziqe të mëdha për shoqërinë, por ama edhe indiferenca e njerëzve të thjeshtë dhe e votuesve ndaj politikave jo demokratike dhe qeverisjes korruptive të pushtetarëve, përbën gjithashtu një rrezik tepër të madh për zhvillimin normal të një shoqërie të lirë dhe demokratike.  Kjo pra është një apati që nëqoftse nuk ndryshojnë punët — në thelb – rrezikon jo vetëm të ardhmen e lirisë dhe demokracisë në trojet shqiptare, por kërcënon edhe vet ekzistencën dhe identitetin e kombit shqiptar.

Filed Under: Opinion Tagged With: ELEKTORALE, Frank shkreli, KUNDËR APATISË POLITIKE -, PËR NJË REVOLTË

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 513
  • 514
  • 515
  • 516
  • 517
  • …
  • 860
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Çamëria… heshtja që vret”
  • SHQIPTARËT DHE PROJEKTI EVROPIAN PËR MAQEDONINË E VERIUT A MUND TË DEGRADOJË NË NJË NARRATIVË ILUZORE?
  • Brigitte Bardot: “seks bomba bionde” që revolucionarizoi kinemanë franceze
  • “Leksikoni i së drejtës publike – Nocione dhe institute të së drejtës publike”
  • Lugina e Preshevës dhe e drejta e munguar për shtetësi dhe votë në Kosovë
  • Vlora Nikçi: “Prindër, mbështesni ëndrrat e fëmijëve”
  • Federata “Vatra” përshëndet zhvillimin e Zgjedhjeve Parlamentare në Kosovë dhe uron Kryeministrin Albin Kurti e Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren
  • Yllka Lezo për median europiane: Shqiptarët kërkojnë drejtësi të paanshme në Hagë
  • Sot dita e lindjes së atij që i dha Shqipërisë Pavarësinë numër 2: Thomas Woodrow Wilson
  • DR. STEPHAN RONART (1933)  : “JA SI PJETËR BUDI DO TA RISHKRUANTE LETRËN E TIJ DËRGUAR 4 SHEKUJ MË PARË DUKËS SË SAVOJËS PËR TURIZMIN AKTUAL NË SHQIPËRI…”
  • PLUHUR VEZULLUES YJESH NGA LASGUSHI IM
  • BASHKËBISEDIM KULTUROR – Kristo Floqi dhe Komedia Shqiptare
  • MESAZHE TË BUKURA NJERËZORE
  • Kushtrim Shyti, djali i mësuesit, poetit dhe dëshmorit të UÇK-së, Mustafë Shyti, vizitoi Vatrën
  • KOSOVO CINEMA IN NEW YORK CITY: DOUBLE BILL WILL SCREEN IN MANHATTAN AND BRONX FOR BRONX WORLD FILM’S 15th ANNIVERSARY

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT