• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NJË SHQIPTARO-AMERIKAN PËR GUVERNATOR TË BANKËS SË SHQIPËRISË?

December 6, 2014 by dgreca

Nga Frank Shkreli/
Media të ndryshme në Shqipëri njoftojnë se pas disa këshillimeve midis Presidentit të Republikës , Z. Bujar Nishani dhe Kryeministrit të vendit, Z. Edi Rama dhe pas shqyrtimit të një numri kandidatësh të mundëshëm për postin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, thuhet se Presidenti i Republikës është duke marrë në konsiderim për këtë post të rëndëishëm tre kandidatë, njëri prej tyre, Nick Markola, një bankier me përvojë shumëvjeçare, i cili shërben si Drejtor Menaxher dhe Drejtor i Kërkimeve i bankës “Fieldpoint Private Bank& Trust” në Greenwich,” në shtetin Connneticut të SHBA.Zoti Markola, përveç shtetësisë amerikane mban edhe shtetsinë shqiptare, që është një ndër kushtet kyçe për detyrën e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Ai ka një curriculum vitae me një përvojë të pasur. Në detyrën e tanishme si bankier ku menaxhon disa miliarda dollarë, Nick Markola shërben si Drejtor Menaxher dhe Drejtor i Degës së Kërkimeve për një bankë e cila është themeluar nga mbi 30 persona, ndër më të njohurit në botën amerikane të biznesit dhe të financave dhe njëkohësisht shërben edhe si Kryetar i Komisionit që merret me investimet. Markola, megjithse në moshë të re, ka bërë një karjerë në Amerikë për t’ia pasur lakmi në fushën bankare, të investimeve dhe të financave, me një përqëndrim në fushën ndërkombëtare të investimeve, në një numër sektorësh ekonomik dhe në rajone të ndryshme të botës me ekonomi në zhvillim e sipër.
Sipas portalit Linkedin, ndër detyrat e tjera me rëndësi gjatë karjerës së tij deri tani, Markola ka shërbyer si ekzekutiv i bankës “Thomas Weisel Partners”, me zyra në New York dhe në San Francisco. Nga viti 2005 -2006, Nick Markola ishte ekzekutiv i lartë me firmën për investime “PGA Fund of Hedge Funds” në New York, ndërsa përpara asaj, ai ka shërbyer si ekzekutiv i bankës së famshme “Citigroup”, një nga bankat më të madhe në Shtetet e Bashkuara dhe në botë, me filiale bankare e financiare në më shumë se 100-shtete të botës. Para Citigroup, ai ishte bankier në detyrën e Zëvëndës Presidentit me Bank of America, gjithashtu një nga bankat më të mëdha në botë. Përvoja e tij bankaro-financiare mbrenda një periudhe të shkurtër, shtrihet edhe në fushën e investimeve shumë të suksesshme të pasurive të paluajtshme.
Është kjo një përvojë jashtzakonisht e pasur për një shqiptaro-amerikan me origjinë nga trojet shqiptare autoktone të rrethi të Ulqinit, i cili para se të futej në botën e financave dhe të investimeve, i riu Nick Markola u përgatit në bankat e shkollës, duke ndjekur studime universitare dhe pasuniversitare, në disa universiteteamerikane ku siguroi me “Suma Cum Laude” tri diploma. Ai u diplomua me ddiplomë BS në Accounting (kontabilitet) nga Herbert H. Lehman College në New York. Pastaj markola arriti të bëhet magjistër i dyfishtë pasi që mbrojti dy magjistratura në shkollën e biznesit Leonard N. Stern School of Business të universitetit të njohur New York University në New York. Diploma e pare e magjistrit ishte MBA in Finance (magjistër i administrimit të biznesit dhe financave) dhe diploma e dytë e magjistrit ishte MS in Financial Engineering(magjistër shkencash inxhinier financiar). Markola pstaj u specializua në fushën bankaro-financiare dhe në degën e investimeve duke arritur titullin CIMA (analist i certifikuar për menaxhim kapitali) nepërmjet IMCA dhe University of Pennsylvania Wharton School of Business, në Philadelphia.

I sukseshëm në fushën e tij të zgjedhur profesionale, Nick Markola është nderuar me një numër urdhërash dhe dekorimesh dhe si ekspert i njohur në qarqet ku punon, ai ftohet shpesh si analist për të komentuar mbi çështjet ekonomike dhe financiare në mediat më të njohura të biznesit në Amerikë dhe në botë, siç janë Fox Business News, Bloomberg News, dhe shumë rrjetë të tjera botërore. Ai është gjithashtu edhe autor i shumë artikujve mbi subjektin e financave dhe të fushës bankare, ndërkohë që ai gjenë kohë të shërbejë edhe në një numër drejtorishë (boards) të firmave të mëdha amerikane fitimprurëse si dhe të kompanive jo fitimprurëse.
Ndonëse është shumë i nxënë me profesionin e tij në analet e botës bankare dhe financiare me një konkurrencë të nivelit shumë të lartë, Nick Markola prap se prap, disi gjenë kohë që madje të angazhohet edhe në veprimtaritë e shumta të komunitetit shqiptaro-amerikan. Në të vërtetë, ai është një aktivist i dalluar i brezit të ri të komunitetit shqiptaro-amerikan. Markola është Bashkthemelues, ish-Kryetar dhe tani Zëvëndës President i grupit APEN, që është një “Rrjetë i Profesionisteve dhe Biznismenëve të rinjë Shqiptarë në Amerikë”. Markola gjithashtu është anëtar i bordit të projektit të shqiptaro-amerikanëve më të sukseshëm, “Albanian American Success Stories” dhe ka shërbyer në drejtoritë e organizatave më të vjetra shqiptaro-amerikane, siç janë Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan dhe organizata pan-shqiptare Vatra.
Më duhet të rrëfej kënaqësinë time kur e lexova lajmin në median shqiptare se në listën përfundimtare që Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani po konsideron për Guvernatorin e ri të Bankës Shqiptare, ishte edhe emëri i një shqiptaro-amerikani. Pikëspari më erdhi mirë për ketë lajm sepse me sa kam unë njohuri, kjo është hera e parë që një shqiptaro-amerikan me përvojë të lartë perëndimore si Nick Markola, po konsiderohet për një detyrë të lartë shtetërore ose qeveritare në Shqipëri, siç është institucioni i Bankës Shtetërore të Shqipërisë. Së dyti, më erdhi mirë se një djal i ri, shqiptaro-amerikan, i cili ka bërë emër si ekspert në fushën e tij këtu në Shtetet e Bashkuara, ku atij i është dashur të konkurojë për pozitat e tija, me më të mirët e Amerikës dhe të botës mund të thuhet – është gati të ofrojë përvojën e tij të konsiderueshme në këtë fushë dhe të japë kontributin e vet për Shqipërinë.
Sipas burimeve të medias, Presidenti i Republikës do të dekretojë brenda disa ditësh kandidatin e preferuar prej tij dhe pastaj ta dergoj tek Kuvendi i Shqipërisë, me shumicë dërmuese, i cili gjithashtu duhet të japë miratimin e tij. Nëse Presidenti Nishani do të dekretoj Nick Markolën për Guvernator të Bankës së Shqipërisë ose jo, kjo natyrisht është e drejtë dhe privilegj i tij si ekzekutivi i shtetit shqiptar. Për mua ka rëndësi fakti që Nick Markola, një shqiptar nga diaspora — e për më tepër një shqiptaro-amerikan — është në listën përfundimtare të tre kandidatëve që po shqyrtohen për tu dekretuar për Guvernator të Bankës Shqiptare. Unë e shikoj këtë rast si historik, pasi mos u gabofsha është e para kandidaturë nga jashtë për një post në një institucion të lartë shtetëror, siç është Banka e Shqipërisë. Për këtë fakt, komuniteti shqiptaro-amerikan ndihet i nderuar dhe jam i sigurt se vet Nick Markola e ndjenë veten të nderuar dhe të privilegjuar për mundësinë që i është dhënë për të paraqitur kandidaturën e tij për këtë post të këtij institucioni shtetëror, që mundësisht të ndajë përvojën e tij të konsiderueshme bankaro-financiare të Amerikës me bashkatdhetarët e tij duke dhënë një kontribut të rëndësishëm drejtë zhvillimit të Atdheut të parëve të vet.

Filed Under: Opinion Tagged With: BANKËS SË SHQIPËRISË?, Frank shkreli, NJË SHQIPTARO-AMERIKAN, PËR GUVERNATOR TË

SA AKTUALE !!.. MBAS 101 VJETËSH…

December 5, 2014 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/
Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë…/
Ditë e bukur e festës sonë kombëtare, vajzat veshun Kuq e Zi…/
(Foto:Tetove, 28 nentor 2014)/
●Atdhetari Mark Kakarriqi, një bashkpuntor i Luigj Gurakuqit dhe Ismail Qemalit, per ngritjen e Flamurit kombtar në Vlonë, me 28 Nandor 1912, edhe ky i “harruem”…
Në vitin 1913 ishte aksioner në Vienë. Një gazetar e pyeti për luftën e shkodranëve në mbrojtjen e qytetit të Shkodres, të rrethuem nga malazezët: Po kur, të mbarohen burrat, çka keni ndër mend me ba ju? Marku e shikoi… dhe iu pergjegjë shumë gjakftohët:
– “Keni harrue zotni, se luftën tek né do ta vazhdojnë gratë trimnesha!”
●Tue shikue foton naltë mu kujtue thanja e Mark Kakarriqit dhe pyeta veten:
Cila këtu nga këta Vajza Shqiptare në 28 Nandorin e 2014… nuk asht Nora e Dedë Gjo’ Lulit, Tring Smajlja, Kupe Danja, Katrin Tomja apo Shote Galica? …
E pikrisht, për këto Vajza, ka këndue i madhi At Gjergj Fishta:
“…Edhe t’ mirë po e kisht’ ba nana:
Ardhun shtatit si “breshana”,
synin hyllë, ballin si hana,
dishka njethë si molla n’ gêm:
qi ka dalë m’ ka ashtu té dera,
sikur ban me çilë pranëvera;
sikur ban dielli me dalë
nepër aha, brej e halë:
Kaq gja t’ mirë Zoti ka falë!
***
E ta dijë Knjazi n’ Cetinë,
se edhe n’ qitët Shqiptarët ai fare,
der’ t’ jetë gjallë ndo’i bijë Shqiptare,
qi per erz, Besë, e Atdhé,
këto edhe desin si me lé…”
At Gj. Fishta, TRINGA tek “Lahuta e Malcis”
●101 Vjetë që këta dy Burra vlersonin dhe PARASHIKONIN …
Melbourne, Dhjetor 2014.

Filed Under: Opinion Tagged With: 101 VJETËSH..., SA AKTUALE !!.. MBAS

HAPJA E DOSJEVE DHE TE PERNDJEKURIT POLITIKE

December 4, 2014 by dgreca

“Ish të përndjekurit”te jenë palë në proçesin e ‘hapjes së dosjeve’/
SHKRUAN:FILIP GURAZIU*/
Shoqata e ish të përndjekurve politikë Shkodër, e ndjeshme ndaj zhvillimeve të politikës shqiptare, duke dashur që të kontribuojë sa më tepër në krijimin e një klime të mirëkuptimit social, si premisë e nevojshme dhe e domosdoshme për konsolidimin e demokracisë në Shqipëri, me anën e këtij shkrimi paraqet publikisht shqetësimin në lidhje me ‘proçesin e hapjes së dosjeve dhe ligjit të lustracionit’. Gjejmë rastin të sqarojmë opinionin publik, se ne ( Ish të Përndjekurit Politikë Shkodër) kemi qenë , jemi dhe do të jemi PRO ‘proçesit të hapjesë së dosjeve dhe ligjit të lustracionit’ dhe se në gjykimin tonë, kurrë nuk mund të kemi mirëkuptim social dhe unitet kombëtar në qoftë se ‘ E VERTETA’ fshehet dhe i mohohet masës së gjërë. ‘ E verteta ’ sado e hidhur që të jëtë është pambarimisht më e mirë se ‘gënjeshtra’, pasi ‘ e verteta ‘ qetëson shpirtrat, shëron plagët dhe rindërton të ardhmen kurse ‘gënjeshtra’ bën të kundërtën; vetëm armiqëson, dhe shkatërron !
‘Proçesi i hapjes së dosjeve dhe ligji i lustracionit’ pasojë e së shkuarës rënqethëse të periudhës së diktaturës komuniste dhe veprës së sajë më të fëlliqur , ‘luftës së klasave’ pati dy grupe protagonistësh; shtypsin dhe të shtypurin. Shtypësi ishte “fitimtari”, komunisti Enverist që për të fituar dhe mbajtur pushtetin ( sipas metodës Staliniste-Enveriste ) duhej të zhdukte dhe të neutralizonte çdo person që mendonte ose mund të mendonte ndryshe, kurse ‘të shtypurit’ ishin “ humbësit” , d.m.th. ato të mjerë që mbartnin vetëm një “faj të pafalshëm” : nuk pajtoheshin me krimin komunist. Natyrisht konflikt nuk ishte kaq i thjeshtuar, pasi në kompleksitetin e tij përfshinte veset më të ndyra të shoqërisë njerëzore…
Mekanizmi i shtypjes, për të kontrolluar situatën dhe për të justifikuar dënimet para masës së gjërë, kërkonte spijunë dhe dëshmitarë që shërbenin në proçese gjyqësore të montuara. Njerëzit më të preferuar për këtë qëllim gjindeshin në gjirin e ‘klasave të përmbysura’. Rekrutimi bëhej me metodën e dhunës së diktaturës, kundërshtimi për të “bashkëpunuar” kishte për pasojë dënimet nga më të lehtat, siç konsideroheshin pushimi nga puna e deri ne internim dhe burgosje… Duhet të pranojmë se fatkeqësisht, spijunë me dosje dhe dëshmitarë të “instruktuar” pati me bollek, por kjo nuk i “turpëron” shqiptarët, në se kujtojmë se ne Gjermaninë Lindore, mekanizmi i diktaturës prodhoi 800.000 spijunë me dosje !
‘Shkaku’ i kësaj situate tragjike ishte dhuna Enveriste e vënë në zbatim nga Komitetet e Partisë, Sigurimi i Shtetit, Hetusija, Prokurorija dhe Gjykatat me ‘Pasojë’ degjenerimin moral të një pjese të popullsisë shqiptare si dhe përndjekjen politike të një pjese tjetër. Natyrisht, shoqëria post komuniste, duhet të mbajë qëndrim ndaj ‘shkakut’ dhe ‘pasojës’ dhe kjo është e pasqyruar në proçesin në fjalë, por duke u nisur sipas eksperiencës juridike botërore dhe sipas traditës kanunore shqiptare bëjmë thirrje që më i ashpër të jetë qëndrimi ndaj ‘shkakut’ se sa ndaj ‘pasojës; “ ma zi gërgasi se sa vrasësi”.
Duke konsideruar se ‘proçesi i hapjes së dosjeve dhe i ligjit të lustracionit’ përbën një dukuri me ndikim të gjërë dhe të mprehtë në gjirin e shoqërisë shqiptare, shumë e ndjeshme ndaj kësaj teme, si dhe dëshirën tonë për një zhvillim të suksesshëm , apelojmë para organeve egzekutive dhe ligjvënese për një zhvillim transparent të proçesit, gjë që nuk mund të bëhet pa pjesëmarrjen e të gjithë palëve të interesuara. Me qenë se pala me e prekur dhe si rrjedhim më e interesuara për një proçes të drejtë, gjithëpërfshirës dhe transparent është ajo e ish të përndjekurve politikë, Shoqata apelon me forcë për të drejtën e kësaj shtrese që të bëhet palë në process, vetëm kështu proçesi do të mund të bëhet i besueshëm, pra i suksesshëm.
*Për Shoqatën e Ish të Përndjekurve Politikë Shkodër

Filed Under: Opinion Tagged With: ‘hapjes së dosjeve’, "Ish të përndjekurit"te jenë palë në proçesin e, Filip Guraziu

NGJELA: Ky do të jetë edhe fundi i Ramës

December 4, 2014 by dgreca

Nga Spartak Ngjela/
Është e njohur tani se të gjitha historitë e pushteteve personalë kanë një ngjashmëri thuajse identike, kur është fjala për arbitrarizmin dhe forcën që ushtrohet me demagogji për një “qëllim të madh të përbashkët”.
Në fakt, këto tani janë vetëm ngjarje të shoqërive të pazhvilluara, ku pushteti dhe gënjeshtra janë e njëjta gjë. Kjo po ndodh edhe sot në qeverisjen Rama: një hall për të mbuluar dështimin në qeverisje.
Dhe pyetja është kjo: ku ka ndodhur dështimi?
Dështimi po vjen e po thellohet dita- ditës, se ky kryeministër nuk gjeti dot para për ta nxjerrë vendin nga kriza financiare. Remitancat e emigrantëve, që deri para dy vjetësh kanë qenë rreth 25 përqind të GDP, janë në një rënië drastike, kurse prodhim s’ka – atëherë, si do të jetojnë shqiptarët?
Por këtu vjen e spikat naiviteti i një kryeministri që po bie edhe ky në injorancën e Enver Hoxhës, sepse e mendojnë pushtetin mashtrim.
Enver Hoxha, pasi iu pre ndihma kineze, e mendoi veten të humbur në lidhje me zhvillimin e brendshëm.
Po, si shtet, kishte rezerva deri në pesë vjet.
Filloi të prekë rezervat shtetërore, dhe kur e pa se, askush nuk po i jepte ndihma pa kushte kundër tiranisë dhe terrorit shtetëror që ky ushtronte ndaj popullit të vet, mendoi aplikimin e fundit të tij dhe të vetë regjimit – deshi ta shfrytëzonte deri në palcë fshatarësinë për ta gjetur këtu burimin e të ardhurave në mbajtje të pushtetit.
Prandaj iu hoqi atyrë gjithçka private, tokë e bagëti, madje edhe pulat, dhe krijoi “tufzat” e tij të famshme.
Si përfundim? Asgjë.
Hoxha mendoi se kështu ata do të risnin më tepër prodhimin, sepse do t’i kushtoheshin tërësisht “pronës së kooperativës”. Po, jo vetëm që kjo s’ndodhi, por, gradualisht ra edhe prodhimi në mënyrë drastike.
Fshatarët u sulën në dy drejtime: edhe të prodhimet e tyre të kooperativave, që i merrnin natën sepse nuk kishin çfarë të hanin; por edhe i ranë tregut të qytetit.
Ky ishte fund i regjimit komunist në Shqipëri, që sigurisht e merritonte sepse, pasi kishte ardhur nga marrëzia e Enver Hoxhës, po nga marrëzia e tij ra aq keq, sa tani nuk dinë se ku kanë dhe kokën.
E njëjta gjë do të ndodhë edhe me Ramën. Ky i ka hyrë të njëjtës rrugë të marrë: po i bie kapitalit me gjoba dhe me mjete të tjera represive, duke menduar gabimisht se kështu do të gjejë paratë pët të ndenjur në pushtet.
Qesharake.
Informaliteti sot në Shqipëri është fenomen objektiv; dhe kush s’e kupton këtë, shkon te represioni shtetëror.
Kjo do të rrënojë tregun, dhe rrënimi i tregut do të rrënojë vetë kryeministrin, i cili do të fluturojë keq e më keq.
E vetmja shpresë për të gjetur burim financiar për të ringjallur ekonominë shqiptarë, nuk është zhvatja e kapitalit privat, sepse ajo të jep pará sot dhe të gropos nesër.
Paraja fitohet me politikë. Paraja dhe politika aktuale është vetëm te Bashkimi Europian dhe askund tjetër.
Kjo është e vetmja politikë dobiprurëse; dhe të gjitha të tjerat, qofshin në Pekin apo Moskë, janë vetëm iluzione si ato të Ramiz Alisë.
Por ky kryeministër rastësor nuk di të bëjë reforma, dhe BE pa reforma nuk i afrohet.
Politika e tij me dobi për të nxjerrë vendin nga kriza financiare që po e pllakos për ditë e më shumë këtë vend, është vetëm reformimi i shtetit shqiptar, sipas kushteve që ka vënë Bashkimi Europian.
Kjo në fakt është prá, por, në të njëjtën kohë, historikisht, ky është i njëjti ngërç apo bllokim që pllakosi Enver Hoxhën.
Edhe Hoxhës, që t’i jepnin pará, i kërkonin reforma, por ai i kishte frikë reformat se i rrezikonin pushtetin personal, prandaj mendoi të shkatërrojë vetë shoqërinë, gjithë po me mendimin se do ta shfrytëzonte atë deri në palcë.
Ky ka qenë fund i tij, dhe, siç shihet, ky do të jetë edhe fundi i Ramës.
Të dy njëlloj: nuk bëjnë reforma.
Po Rama e di këtë? Nuk besoj se e di, përderisa ka filluar edhe ky të ketë shpresë që të jetojë ne pushtet me “tufëzimet” që shpiku Enver Hoxha.
Tregu kapitalist është kapriçioz: ai nuk të lejon që të dalësh jashtë regullave të tij, se ndryshe shpërbëhet për të sjellë krizë të menjëhershme, dhe erupocion shoqëror.
Rama duhet të matet mire: po nuk bën dot reformat dhe s’plotëson dot kushtet që i ka vënë Bashkimi Europian, duhet të largohet. Deviza politike që nga viti 2013, kur u rrëzua Sali Berisha është: “lufta kundër korrupsionit”. Kjo është reforma, sepse pa këtë reformë shtetërore, e ardhmja e Shqipërisë është pa shpresë./Mapo

Filed Under: Opinion Tagged With: edhe fundi, i Ramës, NGJELA: Ky do të jetë

MEDIOKER

December 4, 2014 by dgreca

Nga Faik KRASNIQI/
Njeriu nuk lind i mësuar. Mëson rrugës… E, megjithatë, shpesh në jetë jemi mediokër, përderisa kufizojmë përpjekjet vetjake për të mësuar më shumë, për të gjykuar më thellë!
Unë nuk mund të përkufizoj njerëzit si mediokër, pasi çdo njeri ka lindur për të qenë kreativ në varësi të gjenit dhe trashëgimisë. Edhe një punëtor i thjeshtë ose një njeri i rëndomtë, pijanec e diçka e tillë, mund të dalë jashtë përkufizimit të mediokritetit.
Tani problemi qëndron në atë se në cilën alternativë është njeriu me aftësi të mëdha.
Një njeri negativ që është mësuar tërë jetën e tij të vjedhë, besoj nuk e ka të vështirë të hyjë brenda në shtëpinë e një fqinji e të vjedh në mes të natës pa problem fare dhe ky akt përbën një akt me vlerë negative dhe nuk mund ta quajmë mediokër. Një politikan i aftë tregon vlerat e tij para popullit të tij. Një doktor gjithashtu. Një mësues gjithashtu. Etj.
Populli shqiptar në përgjithësi është mediokër përsa i përket kulturës, arteve, shkencave dhe shumë fushave, sepse mediokriteti nuk shkulet nga njeriu duke mos i kultivuar atij një veprim interesant dhe të dobishëm.
Megjithatë, po të ishte se bota do të ishte mediokre, besoj sot nuk do të ishim aty ku jemi.

Filed Under: Opinion Tagged With: faik Krasniqi, Medioker

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 701
  • 702
  • 703
  • 704
  • 705
  • …
  • 868
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Antonio Bellushi (1934, Frasnitë – 19 qershor 2024) mbledhës i zellshëm dhe studiues i pasurive etnokulturore e gjuhësore të Arbëreshëve dhe Arbërorëve
  • Jetimi që nxori zbuluar shtetin…
  • Qyteti antik 2400-vjeçar i Çukës së Aitoit
  • Dita e Veteranëve, përkujtojmë shqiptarët që shërbyen me nder në Ushtrinë e SHBA
  • Lëvizjet e popullsisë shqiptare jashtë kufijve shtetërorë dhe vendosja e saj në Shqipëri: Një analizë historiko – hartografike dhe socio – ekonomike
  • “DUA”, propozimi zyrtar i Kosovës për Oscar në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”
  • 1928 / URA E ZOGUT MBI LUMIN MAT — RRËFIMI EKSKLUZIV I ERWIN SCHNITTER, INXHINIERIT ZVICERAN QË DREJTOI PUNIMET PËR NDËRTIMIN E SAJ
  • NIKOLLA NAÇO (1843–1913) – ATDHETARI QË E VURI PASURINË, DIJEN DHE JETËN NË SHËRBIM TË SHQIPËRISË
  • MURI I BERLINIT RA, POR MURET POLITIKE DHE IDEOLOGJIKE MIDIS SHQIPTARËVE VAZHDOJNË TË QËNDROJNË
  • Dy “Qemalët” e mëdhenj që themeluan dy shtete mbi rrënojat e një perandorie
  • THANK YOU to the City of St. Petersburg and Chief Anthony Holloway for Supporting Albanian School VATRA!
  • A egzistonte koncepti i kombit në kohën e Skënderbeut?
  • Dardane Halimi: “ALB Connection was created to give every Albanian-owned business in America a voice and visibility”
  • KRIJIMI I NJERIUT TË RI: NGA IDEOLOGJIA KOMUNISTE TE KULTURA E PËRFITIMIT NË SHQIPËRINË E SOTME!
  • Transpozimi poetiko-dramatik i veprës “Trungu ilir” të Sabri Hamitit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT