• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

UNIONI ARTISTIK I KOMBIT SHQIPTAR MBESHTET RAMUSH HARADINAJN

May 28, 2014 by dgreca

DEKLARATË/
Ramush Haradinaj ka autoritetin moral dhe politik për të udhëhequr Kosovën drejt progresit, demokracisë dhe integrimit europian./
Zgjedhjet parlamentare të 8 Qershorit janë të një rëndësie historike, jo vetëm për Kosovën dhe për të ardhmen e saj, por edhe për Shqipërinë dhe faktorizimin e kombit tonë në Ballkan dhe në Europë. Kosova u krijua si shtet pas një robërie gjashtë shekullore. Ajo fitoi lirinë pas betejës finale të UÇK-së të mbështetur nga NATO-ja. Sot pas 15 vitesh të çlirimit nga Serbia ideali i lirisë dhe i demokracisë është binomi që udhëheq ëndrrën europiane të popullit të Kosovës, dhe qytetarëve të saj , në mënyrë të veçantë rinisë.
Ramush Haradinaj, udhëheqësi e komandanti i shquar i luftës për liri është i vetmi politikan e burrë shteti që plotëson natyrshëm vazhdimsinë e veprës së Ibrahim Rugovës, emblemës së politikës shqiptare dhe presidentit historik të Kosovës.
Para 2300 vjetësh kur Aleksandri i Madh po kalonte minutat e fundit të jetës së tij e pyetën : Kujt do t’ja lesh perndorinë ? – Ai u përgjigj: Më të fortit. Historia na mëson se burrat e shquar të shtetit edhe në momentet e fundit kanë menduar që të ardhmen e kombeve të tyre ta garantojnë përmes delegimit të pushtetit tek liderët me të vendosur, më të fortë e vizionarë. Kështu ka ndodhur me Jul Çezarin që ja besojë perandorinë Oktavianit. Gjergj Kastrioti zgjodhi Lek Dukagjinin si udhëheqës të luftës dhe të shtetit pas tij.
Ibrahim Rugova, gjeniu i politikës, me kualicionin që ndërtoj me Ramush Haradinajn dhe emërimin e tij kryeministër të Kosovës i dha në fakt staturën e një lideri të ri dhe kredencialet politike e morale për të vazhduar veprën e tij në kushte të reja historike.
Ramush Haradinaj, familja dhe bashkëluftëtarët e tij kanë bërë sakrifica mbi njerëzore, përtej fantazisë zhylvernjane, për lirinë e trojeve shqiptare. Këto beteja të ngjasojnë me legjendat e mbretit Artur për çlirimin e Anglisë nga romakët.
Ashtu si në antikitet kalorësit dardanë nuk e lejonin kurrë trupin e shokit të tyre të vrarë të binte në duart e armikut. Ramush Haradinaj duke vazhduar këtë kod nderi të lashtë shqiptarë edhe pse i plagosur ka marshuar për 6 orë duke mbajtur në shpinë vëllain e tij Luanin të rënë në betejë.
Haradinaj është i vetmi kryeministër në historinë e Europës që ka shkuar vullnetarisht në Gjykatën e Hagës. Ai ka bërë një betejë të gjatë në emër të lirisë e të kauzës kombëtare dhe ka fituar duke vërtetuar se është një lider e burrë shteti i kalibrit europian.
Pritja madhështorë që ju bë atij në Prishtinë dhe në Tiranë pas kthimit nga Haga, tregon se misjoni i tij jo vetëm nuk ka përfunduar por historia e thërret në skenë si lider përbashkues dhe udhëheqës i aspiratave kombëtare të Kosovës.
Ai është figura politike e patriotike më e pranuar sot në rrafshin kombëtar.
Ramush Haradinaj meriton përtej çdo ndarje politike e interesi meskin një mbështetje plebishitare në votimet e 8 Qershorit për t’i dhënë Atij besimin të drejtojë qeverinë e re.
Është kjo arsyeja që Unioni Artistik i Kombit Shqiptar, duke shprehur edhe vullnetin e mijëra artistëve dhe simpantizantëve tanë në Kosovë, gjen rastin t’ju bëj thirrje shqiptarisht e tepër vllaznisht qytetarëve të Kosovës : Besojani Kosovën Ramush Haredinajit.
Ne i kërkojmë çdo burri dhe gruaje, të riu e të reje, veteranëve të luftës çlirimtare, pakicave etnike, të votojnë Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës , e cila përmes liderit të saj është garante e të drejtave e lirive të çdo qytetari të saj.

Bonoparti i madh thotë: Trashëgimnia e gjakut mund të gabojë por jo vija e gjakut të derdhur për liri. Ajo gjithmonë e gjen shembëlltyrën e saj ideale dhe askujt nuk i shkon përshtat dhe nuk mund të identifikohet më mirë se sa me Ramush Haradinajin, kësaj embleme të qëndresës të Kosovës.

Haradinaj ka mundur triumfalisht armikun e tij dhe të kombit shqiptar në të gjitha betejat, ballë-përballë dhe me logun e drejtësisë.

Fitimtari dinë të falë e të krijojë modele të një sjellje politike që ka në themel bashkëjetesën qytetare, në një Ballkan të ri, në një erë të re globale.

Vëllezër dhe motra të Kosovës.
Votoni Kalorësin e Lirisë!
Kosovës i duhet një August që të vazhdojë veprën e Çezarit.

Vëllezër dhe motra të Kosovës !
Votoni Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidatët e saj!
Votoni ekipin për një drejtim të ri me korife Ramush Haradinajn!
Votoni Arturin e kohërave moderne!
Votoni Kamelotin Shqiptar që shembi Murin e Berlinit mes Shqiptarëve!

Në emër të Unionit Artistik të Kombit Shqiptar

President
Azgan Haklaj

Filed Under: Opinion Tagged With: Azgan haklaj, Ramush Haradinaj, Unioni Artistik shqiptar

I madh është kombi ynë !

May 27, 2014 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
Në Mbretërinë e shtazëve fisnike e kisha përmendur Tigrin të cilit i kam lakmi se si e udhëheqë llojin e vet; se si i mbronë kufinjt e mbretërisë se tij dhe se si është i sigurtë në jetën e tij dhe të klanit të tij. Kufinjt i cakton në mënyrën e tij dhe nuk ka as lua ,as antilopopë e as edhe ndonjë çakall që mund të shkelë mbrenda vijës kufizuese. Por, shkenca deri më sot nuk ka mundor të vërtetoj që ndonjë nga bijtë ,bijat ,nipat apo mbesat e tij t`i jep favore hijenës apo çakallit për të “kullotë” lirëshëm në tokën e tyre të për(para)caktuar.
“Kur prishet karakteri, zbehet inteligjenca. Mirë, po ç’lidhje ka inteligjenca me prishjen e karakterit? Historia na jep plot shembuj njerëzish pa karakter, por inteligjentë e të talentuar. Sipas meje ka lidhje dhe, përpara se ta argumentoj, po e bëj të qartë se e kam fjalën kryesisht për inteligjencën e asaj kategorie që quhen intelektualë të shekullit XX – XXI, por karakterin dhe inteligjencën të shprehur në veprat e tyre publike, në “përdorimin publik të arsyes” (F.L.) për mohimin e çdo gjëje shqiptare. Kur prishet karakteri, zbehet inteligjenca. A me të vërtetë jemi me aq karakter të prishur sa të na zbehet aq shumë inteligjenca deri në atë masë, sa që nga populli ynë të sajojmë një “bastard” kombëtar? Ta vesh në pikëpyetje rrënjën dhe vazhdimësinë unikate të kombit, më duket kulmi i papërgjegjësisë individuale si “shqiptar”, si “njeri” dhe si “intelektual”.
Autorët për të cilët e kam fjalën në këtë shkrim (albanisches-institut.ch )” nuk mëtojnë të testojnë metodën dekonstruktive të Derrida-së mbi kurrizin e historiografisë shqiptare, por thjesht ndiejnë detyrim të marrin anën për një historiografi objektive dhe të dijes, për një histori “ad fontes”, për një histori të burimeve ashtu siç janë edhe atëherë kur ato burime do të thyenin ëndrrat tona romantike duke na përplasur para pasqyrës e duke na dhënë një identitet krejt ndryshe nga ai tek i cili kemi besuar tërë jetës.” Çka paskemi pas besur tërë jetën?
Po ,nuk kemi dijtur asgjë. Nuk na e linin shkollën. Edhe ata pak njerzë që dinin pak nuk guxonin të flitnin:
– “Asnjëri nuk ka guxuar të pohoj që poemat epike, të ashtuquajtura të Homerit, ishin rapsodi pellazge (të ndryshuara dhe transformuara nga pushtuesit grek) dhe se heronjtë e tyre (Akili, Uliksi, Agamemnoni, Priami, Parisi, Hektori, Enea, janë heronj të përdorur për ti’ shërbyer qëllimit të pushtuesit grek) nuk ishin Greke…..” Kemi guxuar ta themi? Çdo gjë ka funkcionuar në shërbimin e kanosjes , mospërhapjes dhe likuidimit… por sot kur guxojmë e faktet janë në anën tonë? Por sot kur guxojmë të flasim i kemi “Institutet” ato që nuk na”lejojnë” të flasim.
Ata janë të vetëdijshëm se mund të “akuzohen me gjithfarë epitetesh nga ata që janë mësuar ta shkruajnë historinë si ep ose si këngë dasmash folklorike, por për hir të një katarsi të nevojshëm në shoqëritë tona po e marrim parasysh rrezikun e fyerjeve të mundshme dhe në emër të së “drejtës objektive “bëjnë thirrje për një histori objektive dhe pa urrejtje. Cila qenka urrejtja? Pse ajo urrejtje? Unë të mohojë vetvetën në mënyrë që mos të ngjalli “ urrejtjen” e atyre që ahtu e ashtu më urrejnë. Unë të katandisem nëpër stepat e harruara të mendjës së prishur ,sepse dikujt ashtu i pëlqen?
Unë të besoj dhe të harroj të kaluarën dhe t`a mohoj vevetën me qëllim se dikush paska thënë: “Pierre Carlier në studimin e tij “Rois illyriens et “roi des Illyriens”” i ka konfirmuar edhe më bindshëm këto rezultate duke shpjeguar se pikërisht kjo mungesë e fakteve materiale (? f.xh.) është arsyeja se përse mbi perandoritë mbretërore ilire ekzistojnë aq pak fakte (me përjashtim të disa monedhave në greqishte dhe latinishte), gjë që pamundëson krijimin e një historie më pak spekulative rreth rolit të ilirëve në kohë të caktuara (Carlier, Rois illyriens et “roi des Illyriens”Hammond, The Illyrian Kingdoms, circa 400 – 167 B. C., ABSA 61, 1966, 239-253.” (albanisches-institut.ch).
Mirë pra, Zotërinj !(Albert Ramaj, teolog dhe filozof, Drejtor i Institutit Shqiptar të St. Gallen-it (www.albanisches-institut.ch).Nuri Bexheti, historian, profesor në Universitetin e Prishtinës dhe udhëheqës i programeve për Histori pranë Institutit Shqiptar të St. Gallen-it. Xhemal Nuk paska fakte tjera për Ilirët dhe mbretërit e tyre? Apo ,ndoshta ky është karremi që don të më hudhë në botën e të paorigjinëve.? Jo ore ,unë edhe na të gjithë e kemi prejardhjen tonë shumë mirë të definuar ( Keni dëgjuar për Kulturën e Vinçës ?)
Sa keq, deri sa të tjerët kur po e studjojnë këtë Kulturë të Vinçës po thonë që Europa është krenare që i ka Shqiptarët në gjiun e saj ; ju humbni kohë dhe na ç`orientoni me librat e juaj dhe na sjellni në gjendje depresive për të kaluarën tonë. A jemi duke e kujtuar me dhëmshuri të kaluarën tonë? Pse na e humbni kohë e artë të së ardhmës?
E dijë ,nuk jetohet vetëm duke shikuar nga e kaluara; por, për ne shqiptarët kjo është e domosdoshme, se pa e dijtur mirë të kaluarën nuk mundemi ta ndërtojmë të ardhmën tonë të sigurt. Kur disa të huajt dhe disa të tanët po mundohen edhe sot të na tjetërsojnë ,atëherë po na jep më shumë guxim të mirremi edhe më shumë me të kaluarën tonë. Kush po mundohet të na shkelmon historinë,pra ?
Shkencëtar të Nderuar të Institutit , nëse Diokleciani dhe Justiniani janë figurat që sigurojnë vijimësinë e traditës pellazgo-iliro-dardane, mbretër të cilët kontribuojnë që Dardania të ngrihet në djepin e fundit dhe më me rëndësi të kulturave antike , askush “in silentio” nuk provon të ushqejë tezën e supremacisë kosovare ndaj trojeve të tjera shqiptare, por me zhurmë të madhe bile ,të mbrojë supremacinë shqiptare mbi të tjerët. Kjo është vetëm një pjellë e imagjinatës suaj të kalbur dhe qëllimkeqe . A edhe këtu aq poshtë po bini?
Jeni shumë të gëzuar kur thuani se: “historia për proceset e kohës osmane shkruhet nga disa , pa pasur ndonjë ide që vetëm në mes të viteve 2001 dhe 2007 janë botuar së paku 50 studime në anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht, libra që sjellin burime të reja dhe të detajuara dhe që demantojnë interpretimet e shumta të viteve të pas Luftës së dytë botërore . Çka demantojnë ato 50 botime? Edhe pse nuk i kam lexuar , por duke u nisur si mbas një rregulle në shkencën e të menduarit logjik konkludoj se ato janë totalisht antishqiptare. Pse janë antishqiptare? Sepse ato juve ju pëlqejnë e ju me krenari i përmendni duke munduar të na bindni në shtembërimet që mundohen ta” bindin” botën.
Edhe unë me shkrimet e mia iu” drejtoj një kritikë të ashpër universiteteve shqiptare dhe institucioneve të tjera arsimore, të cilat, sipas mendimit, janë bërë instrument i historiografisë tendencioze serbo-greke, sidomos për faktin që me injorancën e tyre këto institucione famën antike ua kanë lënë pa të drejtë grekëve (Buxhovi, Kosova, libri I, f. 270). Qenka bindje narcisoide të bëhët thirrje për një historiografi shkencore, të pastër dhe objektive. ? Nëse del në mbrojtje të historisë , historisë sonë të vjedhur , a edhe kjo qenka narcisoide?
Edhe unë, edhe të gjithë ne : Historianët e tjerë, ata që etnogjenezën shqiptare e shohin ndryshe nga ajo që është , i fusim në shportën e albanofobëve. E edhe më keq.
Bota e ndershme e shkencës thot: Benloew, shkruan: “Duke filluar punën time, kam besuar se trajtoj thjesht një çështje gjuhësore dhe etnografike, gjithashtu më duket se kam prekur edhe një çështje të qenësishme, madje drithëruese, një çështje kombësie. Dhe çfarë kombësie! Kombësia më e vjetër ekontinentit tonë, së bashku me atë të Baskëve”. Benloew flet për kombin shqiptar. “Greqia përpara grekëve” është një studim linguistik dhe etnografik i shkruar përpara një shekulli. Autorë të shumtë të huaje kanë trajtuar çështjen pellazgedhe shqiptare dhe njëkohësisht kanë komunikuar midis tyre, por edhe me intelektualët shqiptarë të kohës, kudo që ata ndodheshin nëpër botë si andej edhe këtej Adriatikut. Benloew shkruan: “prej shumë vitesh kam besuar se në një numër emrash gjeografikë dhe historikë apo parahistorikë të Greqisë së lashtë, kam hasur tregues të një popullsie zanafillore më të hershme se Helenët. Një ditë, ndërsa shihja fjalorin e shqipes të Xylanderit hamendësimet e mia, sipas mendimit tim, arritën një farë shkalle gjase, për të mos thënë edhe më shumë. Gjuha shqipe dukej se i jepte kuptim disa emrave të përveçëm, të cilët nëpërmjet rrugësh të tjera ishin të pashpjegueshëm, të tillë si Male, Pilos, Andani, Olimpi” ( Greece before the Greeks – Louis Benloew ,Paris 1877 ) “
Ju shkelmues të historisë lexoni edhe këtë:” Po te kthehemi në parahistori,para se rapsodët homerikë t`u këndonin hyjnive dhe heronjëve mitologjik, para se të shkruhej gjuha greke jetonte një popull i njohur me emrin Pellazgët…Shqiptarët janë të vetmit që kanë ardhur deri me sot nga kjo racë e fuqishme e parahistorike…. Shqipja ka qenë gjuha e vërtetë e Homerit,se grekët e kanë huazuar nga rapsodët Pellazgë eposin e tyre të shquar….Është tragjedi e madhe tej çdp përfytyrimi që kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë të katandiset në këtë gjendje e cila meriton të quhet skandal i qytetërimit europian. Nuk është për t`u quditur që pushtuesi ottoman ndalonte çfarçdo lloj gërmimesh në tokën shqiptare që mund ti kujtonin popullit lavdinë e tij të dikurshme.. .(George Fred Williams, 1914)”

Filed Under: Opinion Tagged With: është kombi ynë !, Fahri Xharra, I madh

PSE DUHET VOTUAR SHYHRETE GOSALCI ?

May 27, 2014 by dgreca

Nga Asllan DIBRANI&Vera DUSHI/ Para se t’i përgjigjemi kësaj pyetje, telegrafisht do të flasim dhe pasqyrojmë veprimtarinë patriotike nga “AMAZONA E GOLLAKUT”, siç e quajnë bashkëveprimtarët e saj, si më poshtë vijon ne bagazhin e saj shumë te pasur te veçuar me një dinamizëm te veprimtarisë intelektuale , kulturore dhe patriotike ndaj atdheut: Zonja Shyhrete Gosalci kandidate për deputete në NISMA për ndryshimin e menaxhimit politik në Kosovë!
1. Ka lind më 5 Maj (në ditën e dëshmorëve) të vitit 1972 në Marevc të Gollakut. Shkalën fillore (tetëvjeçaren) e ka kryer në “Hasan Prishtina” të Prishtinës,atë të mesmen (për mjekësi) në shkollën “Ali Sokoli” në Prishtinë.
2. Që në rini (1988), kur ishte vetëm 16 vjeçe, u aktivizua me” Lëvizjen Atdhetare “(klandestine) të Kosovës, fillimisht në LPRK (Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës), dhe pastaj (1993) ne LKÇK (Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës).
3. Gjatë luftës së Kosovës (1998-1999) ka qenë pjesëtare aktive e luftës, fillimisht anëtare e Shtabit të Gueriles BIA (Bahri-Ilir-Agron) në Prishtinë, dhe pastaj edhe e Brigadës se Gollakut, të udhëhequr nga Legjenda e Gjallë, Komandant Adem Shehu nga Tirana, për çka edhe është dekoruar me gradën Kolonele e UÇK-së.
4. Pas luftës, deri në vitin 2003, kur edhe i filloi studimet në Fakultetin Juridik të Prishtinës, ka ushtruar disa funksione në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK).Në vazhdën e një serë aktivitetesh, ajo vazhdoj studimet me çka e mbaroj fakultetin me nota të shkëlqyeshme. U kualifikua si juriste me të cilën u dalluar si figurë intelektuale karshi aktiviteteve sidomos në përpjekje ta intensifikoj dhe ta radhisë ushtrinë tonë në rangun e ushtrive në rajon , ushtri të rregullt profesionale dhe të kualifikuar për ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e Kosovës .

5. Intelektin e vet ajo e përhapi edhe në fushën e mediave me të cilën ishte edhe Zv. Kryeredaktore e revistës “KUVENDI”, revistë mujore e Këshillit Organizativ të “Kuvendit Mbarëkombëtar Shqiptar”, me kryetar Gjeneral Kudusi Lama.

6. E pa kënaqur me karrierën e vet zonja Shyhrete Gosalci në tetor të vitit 2012, në Fakultetin Juridik të Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë, ndoqi edhe mësimet pasuniversitare. E mbrojti temën e magjistraturës me titull: “FILOZOFIA E ÇESHTJES KOMBETARE SHQIPTARE”, ka marrë edhe gradën shkencore, Mr.sc. e shkencave juridike.

7. Vitet e fundit ka ushtruar detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Diasporës për Republikës së Kosovës.
8. Është autore e shumë shkrimeve publicistike me karakter politik, po edhe patriotike, të botuara në gazetën “Epoka e Re” në Prishtinë dhe të revista “Kuvendi” në Tiranë.
9. Duke e pare çështjen dramatike të agjendës politike dhe katandisje se vendit në varfëri , skamje , mjerim , ne korrupsion ,parregullsi u aktivizuar u aktivizuar edhe ne fushën politike si konkurrente (në zgjedhjet e 8 qershorit) përmes “Nisma për Kosovën”, me numër rendor 45. Kandidon për deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës .
Maj 2014

Filed Under: Opinion Tagged With: asllan dibrani, PSE DUHET, VOTUAR SHYHRETE GOSALCI ?

Ne tregojme me krenari qe i kemi “Duarte e Pastra”

May 27, 2014 by dgreca

Nga Teuta Berisha/ Kandidate per deputete nr.72/AAK/
Ne Kosove çdo celule e jetes eshte perfshire ne klimen zgjedhore. Te gjitha grupet jane ndare me partite perkatese dhe sulmojne njera tjetren me çdo mundesi. Si shembull mund te marrim sulmet me te fundit kunder liderit te partise Aleanca per Ardhmerine e Kosoves (AAK) Ramush Haradinajt. Eshte per te ardhur keq fakti qe vetem per pushtet perdoren te gjitha mjetet dhe harrojne qe ishin luftetaret e UÇK qe ia dhane pavaresine Kosoves. Jane keta heronj qe moren perballe rrezikun e vdekjes dhe ne kushte jo te pabarabarta u ngriten per lirine e Kosoves. Por pikerisht tani para zgjedhjeve publikohen dokumente kunder shume figurave ne Kosove.
Por nese duhen dokumente edhe une po jap dokumente. Ramush Haradinaj u perball me gjykaten e Hages dhe ne perfundim te proçesit doli i pafajshem. Ky eshte nje tregues shume i rendesishem qe tregon pafajesine sepse e dime shume mire qe Gjykata e Hages ndryshe nga gjykatat ne Kosove nen qeverisjen e partive ne pushtet nuk korruptohet. E pame shume qarte nje gjyqtar te Gjykates kushtetuese i cili beri fushate pro partise PDK. Gjykata e Hages vertetoi qe Haradinaj i ka duarte e pastera.
Fatkeqesisht sot Kosova per shume vjet nen kete qeverisje ka shume probleme por grupet e caktuara mundohen tu hedhin hi syve te votuese duke premtuar miliona te rinj. Zona ku une jam asambleiste dhe jam kandidate per ne Kuvendin e Kosoves Komuna e Kastriotit (Obiliq) eshte nje nder religjionet me te pasura ne Kosove por per shkak te qeverisjes e cila nuk ka dhene fönde te mjaftueshme per Komunen dhe vazhdon te jete nje nder zonat me te ndotura ne Kosove. E kam ngritu zerin dhjetra here qe te merren masa per gjendjen e mjeruar por duke qene qe jam vetem nje asambleiste dhe zeri im nuk u perfill nga qeveria. Por nje nder arsyet se pse komuna e Obiliqit eshte me shume probleme eshte nuk ka pasur asnjehere deputet ne Kuvendin e Kosoves. Edhe keto zgjedhje fatkeqesisht nuk u be reforma zgjedhore prandaj perseri deputete me emer dhe me pozite bejne fushate ne çdo cep te vendit. Por kete here Obiliqi duhet te votoje nje perfaqesues nga vendi i tij dhe duhet te votoje Drejtimin e Ri per Kosoven. Prandaj dhe une vendosa qe te kandidoj per Deputete edhe ne keto zgjedhje sepse duke qene vetem asambleiste eshte e pamundur qe ti ndihmoj banoret e Obiliq’it.
Ketu qellimi nuk eshte vetem per propogande politike por qeveria qe qeverisi per 2 mandate deshtoi. Atehere nese dikush nuk eshte i zoti ne punen qe ben e nuk zvendesohet fundoset bashke me punen e tij. Prandaj qe te mos fundosemi me qeverine qe deshtoi erdhi koha qe Kosova te votoje nje Drejtim te Ri me Ramush Haradinaj. Gjithashtu duhet theksuar fakti qe Haradinaj nuk ka qeverisur asnjehere me vite ne Kosove dhe askush nuk ka se si mund ta kritikoje ne qeverisje. Keshtu qe Kosova ka nevoje per nje lider qe i ka duarte e pastra si Ramush Haradinaj.

Filed Under: Opinion Tagged With: “Duart e e Pastera”, me krenari qe i kemi, Ne tregojme, Teuta Berisha

PAPA I PAQES

May 26, 2014 by dgreca

Nga Rafael Floqi/
Në Jeruzalem të dielën , Papa Francesku u takua me Patriarkun Ekumenik Bartolomeu , kreun e Kishës Ortodokse . Të dy burrat , që përfaqësojnë tradita të krishtera me marrëdhënie ftohta qysh prej 1.000 vjetësh , u lutën së bashku në publik për unitetin mes të krishterëve . Takimi ishte pjesë e e vizitës tri-ditore të udhëtimit të Papës në Lindjen e Mesme .
Lutja e përbashkët e së dielës u zhvillua në Kishën e Varrit të Shenjtë, për të nderuar në traditën e krishterë , si duke u sendërtuar në vendin e kryqëzimit , varrimit dhe ringjalljes së Jezusit . Ndërsa, duke u lutur së bashku, për unitet të mëtejshëm midis degëve Lindore dhe Perëndimore të krishtërimit , të dy krerët fetarë u gjunjëzuan krah për krah në Gurin eVajosjes , ku thuhet se ka qenë shtrirë trupi i Jezusit para varrimit.
Më parë , Papa Francesku dhe Patriku Bartolomeu I , udhëheqësi shpirtëror i të krishterëve ortodoksë të botës , nënshkruan një premtim historik për të ndjekur një dialog të përbashkët që riafirmon vlerat e përbashkëta të kishave katolike dhe ortodokse .
” Takimi ynë vëllazëror i sotëm është një hap i ri dhe i nevojshëm në udhëtimin drejt unitetit e bashkimit në diversitetin legjitim , ” lexohet në deklaratë . Premtim u nënshkrua në praninë e përfaqësuesve të 13 kishave katolike dhe ortodokse në Jeruzalem .
Takimi, që ishte si arsyeja kryesore për udhëtim tre-ditor të Papës në Lindjen e Mesme , përkujtonte afrimin historik midis dy degëve të kishës së krishterë 50 vjet më parë , kur Papa Pali VI u takua dhe përqafoi Patriarkun Athinagora . Ky takim shënoi lehtësimin e parë të tensioneve në mes Kishave qysh nga Skizma e Madhe në shekullin e 11-të , që ndau Romën nga, selia e Ortodhoksisë , Konstandinopoja ( Stambolli i sotëm) .
Më parë të dielën ,Papa bëri një ndalesë të paplanifikuar para një pengesëebetoni që Izraeli po ndërton në të gjithë Bregun Perëndimor , duke mbajtur një lutje në heshtjer . Ky mur, është burim kryesor i grindjes mes Izraelit dhe palestinezëve .Izraeli thotë se ai është i nevojshëm për qëllime të sigurie , ndërsa palestinezët e shohin atë si një përpjekje për t’ua rrëmbyer vendin e tyre.
Për shumë njerëz një takim midis udhëheqësve të krishterë të veshur me kapele të ndryshme, nuk mund të duket si një takim i një rëndësie të lartë politike. Por, në fakt , kjo ishte arsyeja e vërtetë e udhëtimit tre-ditor te Papës Francesku në Tokën e Shenjtë . Pesëdhjetë vjet më parë , në janar 1964 , një papë dhe një patriark u takuan për herë të parë qysh prej shekullit të 15-të. Kjo ngjarje shënoi një afrim në rritje në mes të katolikëve dhe të krishterëve ortodoksë .
Vëzhguesit, duke pasur parasysh ngrohtësinë e takimit mund aë pyesin veten , nëse të dyja kishat mos janë pranë dhënies fund skizmës së madhe , një ndarje që filloi zyrtarisht në vitin 1054, kur Kardinali Humbert , përfaqësuesi e papës , marshoi në Katedralen e Shën Sofisë në Konstandinopojë dhe vendosi një bulë shkishërim të Papës mbi mbi altar. Bisedimet që kanë pasur për qëllim një bashkim eventual janë mbajtur që nga fundi i viteve 70-të,tëi nxitur nga ideja se ndarja në mes të krishterëve është një, skandal . Këto ditë katolikët nuk ndeshen me kishën ortodokse . Nga ana e tyre dallimet teologjike duken të vogla . Megjithatë, ekspertët thonë se uniteti është një rrugë e gjatë – dhe se ai , ndoshta ,nuk do të ndodhë këtë shekull .
“Dy pikat fërkimive teologjike mbeten të njëjta tani, si ato të vitit 1054. Njërasyresh është vetë papa . Të krishterët ortodoksë do të ishin të lumtuar me një figurë fetare , të ngjashme me rolin e Mbretëreshës së Anglisë, për kishën anglikane , por janë të alarmuar me idenë, se ai mund të ndërhyjë në punët e tyre ose të shefit e të patrikëve të tyre. Pasi në mësimiet katolike, thonë se Papa ka ” pushtet të plotë , suprem dhe universal ” .” shkruante gazeta “The Guardian”, megjithëse është e qartë që ai ka mundësi të kufizuara për ushtrimi juridiksion në Lindje .
Problemi tjetër ështëFilioque . Kjo i referohet fjalëve ” dhe Biri ” shtojcë e bërë në mënyrë të njëanshme nga ana e kishës perëndimore në shek e 11-të në formulën e shenjët të besimit, për ë cilën qe rënë dakord qysh prej Concilit te Nikesë (përmbledhje e besimit të krishterë për të cilën qe rënë dakord qysh në shekullin e katërt dhe qe një nga faktorët kryesore që çuan në skizmën e madhe në mes të Lindjes dhe Perëndimit e përbën përfshirja në nenin e formules për Frymën e Shenjtë se Fryma “vijon nga ati dhe Biri.”
Historikisht i kishte ndezur marrëdhëniet Lindje-Perëndim aq shumë sa nëvitin 867 pas Krishtit, Patriku Foti i Konstandinopojës e quajti Papën e zgjedhur aso kohe një ” heretik që e shkatërron vreshtin e Zotit ” . Ky ndryshim në vetvete është një diçka teologjike mjaft delikate . Ai e mërziti kishën ortodokse asokohe , sepse ajo besonte, se çdo ndryshim i tillëi një pjese thelbësore doktrinare të besimit, duhej të miratohej më parë me konsensus nga një këshill i përbashkët .
Shumica e teologëve tani mendojnë Çështja Filioque është diçka e vogël -, se ajo është një variant i pranueshëm mes Lindjes dhe Perëndimit . Megjithatë qasjet për ta relaksuar, kjo nuk do të kapërdihet nga shumë të krishterë ortodoksë , për të cilët ndryshimi është ende një herezi serioze . Dhe nuk është gjë e vogël pasi, një numër i madh krishterësh fanatikë ortodoksë ende ndjejnë fuqishëm se katolikët janë heretikë . Kjo ide, është ndoshta më e zakonshme në Greqi . Vizita në Greqi në vitin 2001 e Papës Gjon Pali II shkaktoi protesta të furishme , kur një grup priftërinjsh e përshkruan atë, si një ” përbindësh grotesk me dy brirë ” .
Skizma nuk është shkaktuar nga dallimet komplekse teologjike , por nga fakti se Evropa Lindore dhe Perëndimore janë bigëzuar dhe larguar njëra nga tjetra . Këto qëndrime u theksuan më shumë pas grabitjes së Konstandinopojës , qendrës së perandorisë ortodokse , nga kryqtarët në 1204.
Ndërsa katolikët sot nuk janë përgjithësisht armiqësorë ndaj të krishterëve ortodoksë , ata janë fajtorë , të paktën , përse janë keq informuar . “Një klerik ortodoks në Angli thotë, shkruan “The Guardian”, se disa katolikë janë të mbërthyer ngushtë nga ideja se ç’është një prift dhe e shohin priftin ortodoks si një ” variant mutant, qesharak të një prifti katolik ” .

Megjithatë në negociatat e tanishme ,lojtar kryesor është kisha Ortodhokse e Rusisë , e cila ka rreth 150 milionë besimtarë , më shumë se gjysmën e të krishterëve ortodoksë të botës . Rusët , ndryshe nga grekët , kanë pasur historikisht më shumë admirim për Perëndimin . Megjithatë, në ditët e sotme kjo vihet në dyshim. Në fillim, ata ishin të ofenduar nga aktivitetet misionare agresive të disa grupeve katolike në Rusi në vitet 1990, por në vitet e fundit qëndrimi i tyre është formësuar më shumë nga tërheqjet më të gjera të rusëve ndaj Perëndimit . Metropolitani Hilarion, episkopi i ngarkuar me punët e jashtme të Kishës Ortodokse ruse , madje ka thënë se” bashkimi nuk do të ishte i arritshëm brenda këtij mijëvjeçari “.
Zhvillimet në Ukrainë kanë theksuar më shumë dasitë , duke vënë përballë kishës pro – perëndimore katolike të Ukrainës, kishën ortodokse pro – ruse . Mitropoliti Hilarion thotë se konflikti ” na çon përsëri në situatën kur katolikët dhe ortodoksët nuk e konsiderojnë veten si aleatë , por si armiq ” . Ukraina gjithashtu shërben për t’u kujtuar jo të krishterëve, pse bisedimet mes katolikëve dhe të krishterëve ortodoksë janë të rëndësishme . Edhe në qoftë se uniteti është një rrugë e gjatë. Prandaj papa dhe patriarku duhet tëpërqafojnë fort njeri- tjetrin”, pohonte shtypi perëndimor.
“Ky Papë vlerësohet mbi të gjitha nga imazhet , simbolet dhe gjestet – nuk ka asnjë substancë në fjalimet e tij , “ankohet një gazetar që mbulonte pelegrinazhin e Papa Franceskut në Tokën e Shenjtë , Por kjo është pikërisht ajo që e bën . ” Papën nga fundi i botës ” mjaft elokuent dhe vizitën e tij të paharrueshme, moderne sepse ai i beson imazhit më shumë se gjuhës. Kur Papa Francesku u ndal pranë ” barrierës famëkeqe të sigurisë në rrugën e tij nga sheshi i Grazhd itnë Bethlehem , drejt Jeruzalemit , duke, u lutur në heshtje në mur dhe pastaj preku me butësi konkrete – sikur po prekte ballin e atyre që e kanë pësuar dhe vazhdojnë të vuajnë në këtë rajon me konflikte, – ai gjithashtu preku edhe zemrat e gjithë atyre çka dëshmon se me gjestin e tij ai arrity aty ku s’ka retorikë që mund ta bëjë .
Disa orë më vonë , ai e ftoi presidentin izraelit Simon Peres dhe presidentin palestinez Mahmud Abas për t’u lutur me të në Vatikan . Shumë izraelitë i janë përgjigjur këtij sugjerimi me skepticizëm . Peres është pranë fundit të presidencës së tij dhe nuk ka sidoqoftë një mandat për të negociuar. Ai përsëri bërëi histori për ditën e dytë , kur vendosi një kurorë të hënën mbi varrin e themeluesit të sionizmit , duke u bërë papa i parë që e bërë këtë , në një gjest i mbështetje për Izraelin pas disa sinjalesh simbolike, Një ditë më parë ai i ngriti lart aspiratat shpirtërore të palestinezëve për sovranitet . Ky gjest ndoshta ndoshat do ti vijë për anë , dy peshkopëve ortodoksë grekë, që kohët e fundit shkruan një letër prej 89 – faqesh ku e denonconin Papën Franceskun , duke thënë se përzgjedhja e tij, ishte rezultat i një komploti çifut.
Të dielën , vetë zoti Netanyahu e përshkroi Papën me një person me” lidhje të veçanta me kombin hebre ” dhe e quajti vizitën ” një kapitull shumë i rëndësishëm në marrëdhëniet në mes hebrenjve dhe të krishterëve ” që daton dy mileniume më parë. Ndersa Papa të hënën u ndal në disa vende simbolike. Ai hoqi këpucët e tij për të hyrë në Kupolën e Shkëmbit , pjesë të asaj që myslimanët e quajnë Vendi i shenjtë më fisnik dhe hebrenjtë e quajnë Mali i Tempullit . Ai qëndroi për disa minuta me pëllëmbën e tij të djathtë mbi gurët e lashtë të Murit Perëndimor para se të vendoste një shënim të shkruar me dorë në spanjisht -të lutjes ” Ati ynë ,” mes gurëve .
Në Memorialin e holokaustit Yad Vashem , ai puthi duart e gjashtë të mbijetuarve të Holokaustit –të ruajtur si një fëmijë nga një familje katolike – si dhe dëgjoi tregimet e tyre të veçanta , dhe , duke i bërë jehonë një Mantra hebreje, kur tha , ” Kurrë , Zot , kurrë përsëri ! “.
Ky ëshë Papa Francesku , papa që shkruan në Tëitter dhe flet me një simbolikë që prek zemrat , që s’ka marifet , PR ta mësojë. Pasi ai ka ardhur për të qenë “papa i paqes” mes njërëzve.

Filed Under: Opinion Tagged With: NJË PAPË I PAQES, Rafael Floqi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 746
  • 747
  • 748
  • 749
  • 750
  • …
  • 865
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN
  • ÇËSHTJA KOMBËTARE NË POLITIKËN E TIRANËS TË VITIT 1920
  • Në ditëlindjen e Vaçe Zelës, legjendës së gjallë të këngës, zërit që i dha shpirt një epoke
  • 115 vjet nga Kryengritja e Malësisë së Madhe dhe ngritja e flamurit në Deçiq
  • GEORGE POST WHEELER, AMBASADOR I SHBA-SË NË SHQIPËRI (1934) : “SHQIPËRIA DHE BURRAT E SHQIPONJËS…”
  • Përshtypje nga Bashkëbisedimi i AFC-së dhe Mjekëve Gastroenterologë AAGA
  • Një princeshë evropiane përballë traditës shqiptare
  • Arkeologët shqiptarë nën vlerësimin e studiuesit anglez Nicholas Geoffrey Lemprière Hammond
  • E drejta për përdorimin e gjuhës amtare në arsimin e lartë në Maqedoninë e Veriut

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT