Greva e urisë së të përndjekurve politike ka shënuar të shtunën ditën e katërt të saj dhe numri i grevisteve ka arritur në njëzetë, pasi grevës iu shtuan dhe dy grevistë të tjerë.
Pas përplasjeve të djeshme edhe sot janë shënuar incidente, pasi disa ish- të burgosur politikë kanë hedhur akuza ndaj grevistëve për mospërfaqësimin e tyre, duke i akuzuar grevistët se po përdoren për interesa politike.
Më heret, koordinatori i grevës së tetorit 2013, Skënder Tufa, është prononcuar kundër grevës që po zhvillojnë një grup të përndjekurish, pasi sipas tyre, ata nuk përfaqësojnë të burgosurit politike, madje duke hedhur akuza se disa nga pjesëmarrësit e grevës nuk kanë lidhje me përndjekjen.
Ndërsa Kryetari i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë, Kurt Kola, shprehet për ATSH-ne se “kjo grevë nuk ka lidhje me interesat e të përndjekurve politike dhe po dëmton jo vetëm imazhin e kësaj shtresë, por edhe të vetë Shqipërisë në pragun e marrjes së statusit kandidat për në BE”.
Po ashtu, Kola u shpreh se “deputetët e opozitës gjenden në çdo kohë pranë grevistëve dhe ajo është e kuptueshme se është politike, krahasuar me grevën reale që bënë të burgosurit, kur ata ishin në pushtet dhe i masakruan, ndersa sot kërkojnë të përfitojnë sadopak në emrin tonë dhe kjo është e turpshme”.
Kola e konsideron grevën e urisë së të përndjekurve “një grevë me suport politik nga opozita”, duke argumentuar se në “greven e tetorit 2013, këta politikane i shanë, i denigruan, madje dhe i detyruan të vetëflijohen sa humbi jetën dhe i ndjeri Lirak Bejko dhe u vetëdogjen disa të tjerë dhe ata heshtën, sikur të mos kishte ndodhur asgjë”. “Ne nuk e njohim këtë greve si kauzen tone, pasi ajo është kauza e atyre që për 23 vjet përdorën të përndjekurit për të ndenjur në pushtet”, tha ai.
“Çuditerisht sot janë këta politikane që kanë futur në greve disa që nuk kanë lidhje me përndjekjen dhe po prishin imazhin e vetë të përndjekurve”, perfundoi Kola
Greva monitorohet ne menyre te panderprere nga mjekët dhe gjendja shëndetesore e tyre eshtë e mirë, përjashtuar disa raste ku grevistët kanë marrë ndihmë mjekësore.
Hijet e frikshme të së kaluarës
Nga Fatmir LAMAJ/ Ish i Perndjekur Politik/
E kaluara sërisht po na vret me hijen e saj të përgjakur që kohët e fundit po e shfaq hapur qëllimin e vet ogurzi e agresiv për ringjallje. Hijet e saj po enden të etura për gjak nëpër natën e errtë të tranzicinit anonim shqipëtar duke kërcënuar “trimërisht” rrikthimin e saj tragjik. Askënd nuk mund të shqetësoj më kori kukuvajkave enveriane i përbërë nga dordolec të atrofizuar që bartin akoma në mëndjet e tyre të mykura dhe në zemrat e tyre të kalbura mbajtja e portreteve të diktatorit më gjakatarë që ka njohur historia e këtij vendi, por duhet të shqetësoj çdo shqiptarë që i dhimbset ky popull e ky vend për atë që po ndodh aktualisht kohët e fundit. Në qoftë se tendenca e këtij fenomeni rrënues do të ishte ekskluzivizitet apo qëllim në vetvete i një pjese nostalgjikësh arkaik, të lidhur kriminalisht nga komplekset e fajit me të kaluarën dhe e lokalizuar në periferi të jetës politike të këtij vendi ky nuk do të përbënte ndonjë shqetësim të madh,por këtu ka diçka më shumë. Në festimet e fundit komuniste, si në 5 Maj e në 24 Maj nëpër homazhe e tribuna me grushtin ngritur, me grushtin si simbol i përshëndetjes komuniste dhe përçarjes kombëtare deri në tragjedi deri dje i “harruar”, sot “çuditërisht” ngrihet guximshëm e paturpësisht si mesazh ogurzi për një rikthim të së shkuarës sllavo-komuniste dhe jo si një gjest pa qëllim për “rilindjen”, e premtuar nga politikanët që sot janë në pushtet . E keqja këtij vendi nuk mund t’i vij kurrë nga një turmë nostalgjikësh që kërkojnë rehabilitimin e figurës makabre të Enver Hoxhës, se në kopshtin e harlisur me barishte të keqija të pseudo demokracisë shqipëtare vërehet me shqetësim e dhimbje se këta rilindas të vetëshpallur të tillë po zhgënjejnë çdo ditë e më shumë shqipëtarët në shpresat e tyre se këtu do të ishin ndryshe, por koha si një laktus i pamëshirshëm po tregon të kundërtën duke shngjyrosur çdo ditë e më shumë premtimet e dikurshme. Rilindja vdiq pa lindur sepse mitra e infektuar ku ajo u ngjiz si ide e premtim nuk mund t’i jepte asaj mundësi për të jetuar, toka e atij livadhi që rriti për 50 vjet vetëm barishte helmuese ishte helmuar njëherë e përgjithmonë dhe ajo nuk mund të riprodhonte lulet e premtuara veçse bimësin e trashëguar. Kur Pandeli Majko ngre grushtin në sy të Ambasadorit Amerikan, grushtin si simbol të përshëndetjes komuniste dhe e quan atë si symbol të bashkimit kuptohet që gjërat kanë ecur shumë larg. Majko i vlerësuar aq shumë nga administrata Amerikane e kohës dhe presidenti i famshëm amerikan Bill Klinton, simboli unikal i çlirimit të Kosovës i cili e priste Majkon në shtëpinë e Bardhë me përkujdesjen e ngrohtësinë e vëllait të madh për të voglin; kjo tregon se trashëgimia komuniste në Shqipëri ka marrë përmasa tragjike dhe me shpejtësi po kthehet frikshëm në një kërcënim vdekjeprurës për të ardhmen e këtij vendi dhe e këtij populli. E keqja e madhe është se ky person ka përsëritje të vazhdueshme në “bëmat” e tij kur arrin ta quaj Mitat Frashrin , kokrra e kolaboracionistit; Mitat Frashari një nga potriotët më të mëdhenj të ketij vendi i cili deri në vdekje i shërbeu me devocion proverbial kauzës kombëtare dhe jo kauzës sllovo ortodokse të komunizmit të cilët baballarët tuaj i shërbyen me zellin e shërbëtorit të përulur duke e shndërruar këtë vend në oazin e vdekjes e skllavërisë në mes të europës së qytetëruar e demokratike. Në një bisedë që kam patur shumë kohë më parë, Mars 1999 së bashku me disa miqtë e mi me Sali Berishën, i kam thënë këto fjalë: njëriu gjithçka mund të tradhëtoj në jetë e nga gjithçka mund të tradhëtohet përveç origjinës, atë as nuk e tradhëton dot e as ajo nuk të tradhton kurrë. Mesazhi besoj se është tepër i qartë se kodi gjenetik si në aspektin biologjik e atë politik mbetet gjithmon faktor determinues në mënyrën e të vepruarit dhe të menduarit. S’mund të ndodhte ndryshe më 24 Maj në Përmet, kur Meta së bashku me korin e kukuvajkave do këndonin arjen e vdekjes së këtij kombi Enver Hoxha tunjateta Ilir Meta gjithçka që ka arritur në politik ose më mirë në bisnes politikën e tij e ka realizuar me sensin e fort pragmatist duke u shëndërruar në një rast të vaçantë në politikën shqiptare e më gjërë. Biri i një oficeri që deri vonë shiste lakra te pazari i ri me ambicje politike e qëllime të qarta pasurimi, diti të lundronte mjeshtërisht në ujrat e turbullta të politikës shqiptare duke u ngjitur dhe për hir të disa konjukturave deri në majat e saj më të larta . Kur dinaku Nano ja ndërpreu karrierën e tij në pushtet ai ishte bërë mjaftueshëm i fuqishëm ekonomikisht për të krijuar lëvizjen e vet politike të cilën e pagëzoj LSI. Në këtë lëvizje u përfshin të gjithë të pakënaqurit prej Nanos, ekstremistët komunistë, ish sigurimsat si dhe zyrtarët e nënpunësit e doganave dhe policisë të hequr për korrupsion ( dhe kur të hiqte Nano për korrupsion, kuptohet se sa i ndershëm ishte). I mbijetoi rastësisht dështimit të plotë në 2009 për shkak se Berisha nuk e arriti numrin e nevojshëm për të qeverisur duke hyrë në një koalicion nga i cili përfitoi shumë dhe duke dëmtuar akoma më shumë Berishën, të cilin e braktisi si aleat në momentin që i kishte rrëmbyer gjithçka, si dhe mundësinë e fitores së pamundur. Sot ai ka rreth vetes pjesën më konservatore e më fajsore të diktaturës, si enveristët e ish ushtarakët (ish sigurimsat), me të cilin bashkohen për të kënduar arien e vdekjes së këtij populli “Enver Hoxha Tungjatjeta”. Komunistët kanë 70 vjet që akuzojnë Zogun për një krim të pakryer, vjedhjen e floririt nga arka e shtetit shqiptar, ndërsa “çuditërisht” për thesarin e shtetit që u vodh ditën për diell kur ju zoti Meta ishit kryeministër, po hesht plotësisht. Në këtë vend kanë kaluar shumë pushtues, por askush nuk u ka rrëmbyer shqiptarëve pronën e pasurinë, me dhunë siç bëri “babai juaj” Enver Hoxha, që u rrëmbeu shqiptarëve gjithçka që ata kishin, deri edhe jetën. Mijra e mijra shqiptarëve j’u rrëmbyen pronat dhe floriri nëpërmjet torturave më çnjerëzore; floriri i grumbulluar prej shekujsh në këtë vend prej stergjyshërve, gjyshëve, baballarëve dhe prej vetë atyre… dhe sot ai flori dergjet në heshtje si një dëshmi tronditëse në bankat e huaja, ku në çdo kallëp të tij është një rënkim, një grusht lot, si dhe një jetë e marrë padrejtësisht nga kryexhelati Enver Hoxha, të cilin ju sot kërkoni t’a rehabilitoni padrejtësisht në formën më fyese për një popull të tërë. Zoti Meta, kur ti festoje bashkë me veteranët në përvjetorin e Kongresit të zi të Përmetit ( i zi për vendimet që mori), ne të burgosurit politikë ishim në Qaf-Bari për të përkujtuar 30 vjetorin që u bë atje kundër diktaturës, duke përkujtuar shokët tanë të pushkatuar nga dora e xhelatëve komunist. Zoti Meta nuk besoj se do jetë në pa vemendjen tuaj dhe jo rastësi vendosja e Ilir Mustafarait, ish-zevendës ministër të diktaturës që ishte pjesëmarrës dhe drejtues në shtypjen me gjak e me dhunë të asaj revolte sërish si zëvendës ministër i punëve të brëndshme dhe përfaqësuesi juaj në atë dikaster. Ata u pushkatuan më 24 Maj të 1984, më 24 Maj të 1973 u pushkatuan edhe martirët e tjerë të revoltës së Spaçit dhe për ne të burgosurit politik do të mbetet gjithmonë një ditë e zezë po aq edhe krenare. Sot mbas 20 vjetësh “demokraci” në vend që të çoni një tufë lule tek varri i martirëve, ju preferoni t’i çoni lule xhelatit. Turpi i politikës e i politikanëve shqiptarë, që në atë ditë aq kuptimplotë për gjithçka që ka ndodhur në Shqipëri gjatë diktaturës nuk erdhi kurrkush të vendoste një tufe lule në Qaf-Bari. Turp për zyrtarët e sotëm se në karriget ku janë ulur është edhe gjaku i atyre martirëve e dhimbjet e sakrificat e mijra e mijra të burgosurve politik. I vetmi zyrtar i lartë i këtij shteti që e nderoi atë përkujtimore me pjesëmarrjen e vet ishte vetëm zoti Bujar Leskaj, kryetar i kontrollit të lartë të shtetit, i cili në vazhdimësi ka reflektuar pa mëdyshje e gjithmonë vlerat e veta njerëzore e morale në mbështetje të kësaj shtrese. Një pjesë e madhe e juaja, me angazhim të inspiruar nga dëshira për ndryshim apo edhe për arsye të tjera që u futën në politikë nga dhjetori i ’90 e këtej akoma kini pretendimin absurd që ishit ju që na nxorrët nga burgu; Jo, zotërinj, ne ju nxorrëm nga burgu juve, ku ju kishte futur Enver Hoxha, juve dhe një popull të tërë që nga Berisha e deri tek më i fundit. Ishte dhe do të mbetet gjithmonë kauza jonë për liri e demokraci, dhimbjet e sakrificat, gjaku i derdhur dhe rinitë e humbura për këtë kauzë e për këtë ëndërr që kurrë nuk e lanë të humbiste e të vyshkej. Ndërsa ju, në kopshin e bukur të ëndrrave dhe idealeve tona, nën marshin Katovician të Ramiz Alisë u turrët të babëzitur duke e shkatërruar tërësisht atë, dikush me qëllim e dikush jo. Nga ai kopësht tani s’ka mbetur asgjë, se ju i shkulët ato lule të bukura për t’i mbjellë në tokat e egra të babëzisë tuaj për pushtet e pasuri dhe një pjesë i bëtë buqeta për t’ua çuar te varrezat etërve tuaj xhelat, e për t’u thënë se ne tani jemi bërë “demokratë”. Ato lule aq të bukura e me aromë u thanë shpejt se lulet nuk rriten në shkretëtirë. Sot ju zotërinj politikanë, të majmur padrejtësisht duke kullotur azat në livadhet e një shteti pa shtet keni krijuar oligarkinë e frikshme të një pushteti të keqpërdoruar dhe “trimërish”e tinëzisht kërkoni të rehabilitoni figurën e kryexhelatit Enver Hoxha dhe bandës së tij gjakatare në kuadrin e “rivlerësimit të drejtë” të Luftës Nacional Çlirimtare. Unë kam respekt për çdo pikë gjaku të kujtdo qoftë që është derdhur në luftë kundër okupatorit dhe deri në momentin që ajo luftë qe e tillë, unë dhe kushdo shqiptar tjetër do t’a nderojmë e do t’a respektojmë gjithmonë, por kur ajo luftë u kthye në një luftë barbarase dhe qëllim në vetvete nga krye krimineli Enver Hoxha dhe banda e tij gjakatare për të marrë pushtetin, pushtetin që lundronte si një varkë vdekje mbi lumin e gjakut të derdhur nga shqiptarët, dhe për kapidenë të saj kishte Tushan Mugoshën, i cili me dorën e vetë ka vrarë me dorën e vetë më shumë se 100 shqiptar patriot, duke i dhënë leksione kriminale Enver Hoxhës e Mehmet Shehut, unë si dhe çdo shqiptar tjetër që e ndjejmë veten si të tillë, gjithmonë do ta dënojmë atë luftë me pasojat e veta shkatërruese si njollën më të errët në historinë e këtij vendi. Përpjekjet qesharake dhe rrehjet idioteske për të rretushuar të vërtetën duke i dhënë asaj lufte meritën e mospërbërjes e copëtimit të Shqipërisë janë sa qëllim keqe aq edhe me tendenca profaniste mbi historinë. Italia që pushtoi vende të tjera, mbas lufte mbeti po ajo, Austria që j’u bashkua Gjermanisë nuk j’u prekën kufinjtë, si dhe çdo vendi tjetër europian me përjashtim të atyre vendeve që Stalini i pushtoi dhe u detyroi me forcë ndryshimin e kufinjve. Historia tashmë e ka dhënë verdiktin e saj për atë luftë dhe figurën e nxirë të krye përbindëshit Enver Hoxha. Ajo e ka dhënë përfundimisht mendimin e saj të drejtë. Ju avokat të paguar me dashje dhe emocional apo të bërë palë me të keqen për shumë e shumë arsye, s’mund tu pranoj më asnjë lloj revokimi të paraqitur në gjykatën e saj supreme. Figura e kryexhelatit Enver Hoxha, që i bëri gjëmën një kombi të tërë do të mbetët përjetësisht figura më e zezë në historinë e këtij vendi. Ka ardhur koha dhe ndoshta është tejkaluar me kohë shkëputja njëherë e përgjithmonë nga tentakulat gjakthithëse dhe endrrat vrasëse të enverizmit. Zoti Rama, ata “kolopuçët enverist” që ke rreth vetes, të detyruar nga rrethanat për të qeverisur këtë vend, këshilloi të mos luajnë me zjarrin sepse nuk do të kenë asnjë mundësi për ta fikur dhe në flakët e atij zjarri do të digjet Shqipëria, e cila akoma po lëngon e drobitur deri në vdekje nga plagët e shkaktuara nga enverizmi dhe enveristët që e sundojnë këtë vend për 70 vjet.
Mbi 100 vjet pavarësi pa krypën tonë!
Nga Fahri Xharra/
100 vjet Pavarësi! 100 vjet Pavarësi, por ende e hamë krypën e huaj. Vet? vet nuk dijmë të prodhojmë .Nuk dijë të bëjmë por e hamë ,e hamë se na duhet. Të tjerët na sjellin. Të huajt ne e sjellin , për pak para. Nuk e kemi nëntokën me krypë ,por e kemi detin. Por nuk dijmë ta bëjmë.
E çka dijmë ne ? Na dijmë vetëm të grindemi e të humbim kohën tonë të çmuar e cila është e pazëvendësueshme vetem për ate se si të shkruajmë : “kripë “apo “ krypë”?;
dikush ankohet se na e kanë bër të pa drejt që kur na obliguan t`a shkruajmë” kripë”,të tjerët thonë se është më ilirike me “ y”,kurse të tretët për “ kombin e ri “e deshirojnë pa “ë”. Për diçka duhet të kapemi,duhet të humbasim kohë,deri sa të tjerët e prodhojnë krypën.Po, le ta shkruajmë si të duam ,por krypa të jetë e jona! Se “ata “e prodhojnë për vehte ,por edhe për ne ,por më të përqëndruar apo më pak të përqëndruar. Ajo krypë e ardhur , e përpunuar me metodat më të përparuara të kohës është speciale për ne. Befasuese,gjithmonë rekomadohet dhe gjithmonë përdorët e njejta sasi ,për të njejtën gjellë, që 100 vjet !
Krypa ishte aq e shtenjtë sa që Ilirët , sa që iu jepnin ushtarëve grushtin plot me krypë me vehte, si një pjesë e pagës së tyre. Që në Antikuitet te hudhish krypën ishte gjë e shëmtuar dhe sillte fat të keq;kureanglezët gjatë shekujve e banin një sasi krypeje me vehte për të treguar burrërinë e tyre e gratë për rritjen e besueshmërisë ne ato.
Interesant që 100 vjet askujt nuk i ra ndërmend të bëj një fabrikë krypeje , e këtë me metodën tonë të fabrikimit,që së paku edhe nëse na i mbyllin kufinjt të kemi së paku vetëm bukë ,kripë e zemër,dhe të jetojmë apo t`a vazhdojmë jetën deri në ditët më të mira . Askush .
Rraheshin gjoksat për Pavarësi ,gjatë këtyre 100 vjete e ende po rrihen ,gjoksat janë bërë grope nga të rrahurat ,por krypën nuke kemi të vendit tonë, krypën nuk e bëjmë vet .Krypa është e huaj. Krypa e huaj është më e mirë .Ç`na duhet krypa e jonë ,kur ajo vinte apo vjen e gatshme .Ç`na duhet krypa e jonë ,kur ajo vjen herë nga Greqia,herë nga Sërbia e herë nga Tuqia , e herë nga të trijat së bashku. Në Gjakovë thonë :” Hej po nonën…” e kemi ne detin tonë e s`e kemi krypën tonë. Por , kemi tregëtar ne! Kemi maskarenj ne! Të mëdhenj bile.
Krijimi i shtetit të dytë shqiptarë në botë ,ua humbi torruan qarqeve të huaja dhe të mbrendshme antishqiptare.Llogaritjet dhe planet e përgaditura më herët për humbjen e identitëtin shqiptar të shqiptarëve të Kosovës iu ranë në ujë . Duhej aktivuar plane dhe strategji të reja ,të cilat e kanë të njejtin qëllim asimilimin e popullit shqiptarë. Me kend? Me vetveten ,me vetë shqiptarët. Si planifikohet kjo ? Thjesht. Bile shumë thjesht. Mohimi i së kaluarës, mohimi i historisë ,historija pa heronj.Multikulturalizmi dhe multietniciteti – nga një popull me një kuturë të gjerë ,me një gjuhë nga më të vjetrat në botë ,me qellime të pastërta të mbijetesës,dhe me një histori mijëra vjeqare. Të gjitha këto çojnë ujë në mullirin e asimilimit dhe zhbërjës së vetvetës ,më një qëllim të caktuar të krijimit të një kombi “ mameluco ,ose caboclo ose girmitts “ apo një kombi të ri të ardhmërisë , popullit X të Kosovës.
Torija e “vegëshit të shkrierjes” trumbeton ,që ne, mos ta harrojmë historinë tonë (?) ,por me kusht që ajo të jetë e shkruar nga të huajt, të ruajmë ca fletë nga vetëvetja në mënyrë “”sallata e zhbërjes “ të përmbanë edhe diçka të tonën. Që në të quhemi vetëm qytetar Kosovarë,dhe kënaqemi vetëm me ate që këtu kemi lindur.
“Intelektuali i vertetë duhet të jetë roje i shendetit mendor, shpirtëror dhe qytetar te shoqërisë! – thot Agron Bala ,professor “
Historikisht ,pushtuesit në vende të ndryshme të botës ,sulmin e parë dhe shkatërrues e kanë bërë mbi inteligjencën . Ashtu ka ndodhur edhe me ne .Potë analizonim çdo kohë të kaluar do të shofim se ndodhnin gjithmonë të njejtat. Shikoni dhe rikujtoni kohën e turkut : “shqiptarët nuk guxojnë të shkollohen se paarqesin rrezik për ne”. Ne në Kosovë e njofim kohën e serbëve të atyre të para luftës së dytë botërore dhe të atyre të pas kësaj lufteje : inteligjenca shqiptare duhet shkatërruar. Ju kujtohen ,vitet e 80-ta :,diferencimet në Universitet ,në shkolla , në entet historike , në entet publike ; të gjitha këto vetë e vetëm që intelingjenca e vërtetë shqiptare të shthurret ,të stërkeqet dhe shoqëria të mbet në duar të të pa mendëve. E njejta gjë edhe me grekërit , që nga koha e turkut e më vonë sulmin më të madh në inteligjencën shqiptare qofshin ata të kishës ortodokse shqiptare apo mësuesit dhe dashamirët e shkollave shqipe. Shembujt në këte shkrim janë të panevojshëm të përmenden sepse të gjithë i dijmë.
Jemi të vetëdijshë se çka po bëjmë ? E dijmë të dallojmë mikun nga armiku? E dijmë të falënderojmë mikun për ndihmën e dhënë ? Kosova është e të gjithëve ne , Kosova është e jona.Kosova nuk është pronë as e individëve e as e partive ,Kosova është e të gjithë shqiptarëve të Kosovës dhe e pakicave që dëshirojnë t`a pranojnë Kosovën si të tillë dhe të jetojnë në te.
Kur në Kosovë e edhe në Shqipëri ballafaqohemi me probleme që duan zgjidhje të menqur më shkon mendja tek një defekt i zemrës tek Sindromi “Wolf –Parkinsin –White” . WPW karakterizohet me rrugëtim abnormal elektrik të zemrës i cili e shkakton çrregullin e ritmit normal të saj (aritmija). Të rrahurat e zemrës së shëndoshë janë të kontrolluara nga një signal i cili lëvizë nëpër zemër me një rrugë të kontolluar në mënyrën më të përmbaruar. Kur pason çrregullimi elektrik i zemrës ,humbet kontrolli i hyrjes dhe daljes së gjakut nga zemra . Gjaku nuk di se a tëdelnga zemra apo të hynë në te . Kështu në këtë rrëmujë e cila zgjatë jo gjat truri mbetet pa oksigjen dhe pason vdekja.
Kujdes Votën tuaj!
Udhëheqësit e Kosovës, gati që të gjithë, janë njerëz me pak dije të cilët vetëm pasi u kthyen nga aksionet partizane, vijuan disa shkolla si të komisarëve politik gjatë kohës së Mujë Rugovës dhe Ibrahim Gashit, duke i mbaruar të gjitha me sukses të “shkëlqyer”dhe arritur në kohë rekord, tituj marramendës, doktorë e Akademik të gjithfarëllojshëm, të „shkencës“ dhe „politikës“.
Ndaj, që nga fillimi, mënyrë sundimi e disa prej tyre mbeti gjithnjë-gënjeshtra dhe mashtrimi, gjë që i bëri jo vetëm figura të pabesueshme por skajshmërisht edhe të frikshme të cilët, siç kemi rastin të lexojmë çdo ditë në shtypin vendor e të huaj, jo vetëm se nuk dinë të sillen si njerëz koherent me pozitat që mbajnë, por fatkeqësisht ata kanë probleme edhe me drejtësinë…
Ndaj, nëse nuk shtyhen zgjedhjet apo të paktën nuk bëhet pastrimi i listave të shfaqura me kandidatë të dyshimtë, dinak e primitiv, karriera e tyre politike definitivisht duhet të përfundohet me votën e popullit dhe të marrë fund një herë e mirë, që më 8 qershor të vitit 2014.
Tanimë nuk ka mbetur rrugëdalje tjetër, përveç se estrada mashtruese të përballet publikisht me refuzimin e vendosur të votës shqiptare, pasi që ata vet na kanë bindur që moti të gjithë neve se nuk e meritojnë besimin e këtij populli, nëse nuk arrijnë ta vjedhin dhe përvetësojnë dhunshëm edhe një herë vullnetin e votuesit,si më parë.
Përndryshe sa më gjatë që të rri Kosova nën sundimin e tyre, ekspansioni i nepotizmit të tipit „Pronto“ dhe skamjes e varfërisë së skajshme do të qoj në izolim të plotë dhe destabilizimin total të vendit.
Në këtë drejtim, duhet patjetër të ndihmoj edhe pjesa e intelektualëve të paindoktrinuar me pandershmëri si dhe njerëzve të vuajtur,të cilët nuk janë të gatshëm ta shesin votën për 5 apo 10 Euro, për të vuajtur vet dhe familjet e tyre edhe 4-vjet tjera.
Ta dini se Jetë-nuk do të thotë të besosh në të gjitha premtimet e imagjinuara të politikanëve të cilat nuk i kanë realizuar asnjëherë dhe të presësh e pajtohesh me çdo gjë që ata veprojnë,mirëqenien duhet merituar qoftë edhe duke “luftuar” me votën tënde për të drejtat tua dhe sigurimin e një jetë më të mirë për vete dhe familje, tash, në të ardhmen dhe gjithmonë…
Populli ynë nuk duhet të turpërohet që të paktën një herë në 4 vite,qoftë edhe me VOTË-tu thotë JO, të gjithë atyre që nuk e kanë për turp të flasin dit e natë për lirin që na e sollën të tjerët, pavarësinë që na e mundësuan Amerika dhe vendet e mëdha evroperëndimore, madhështinë e veprave të cilat i bëri NATO-derisa ata të vetmen gjë që ende e kanë në dorë, si pasuria e atdheut dhe vendet tona të punës të parapara për të gjithë njerëzit në mënyrë proporcionale, i ndajnë njëanshëm për vete- dhe i rezervojnë dhunshëm e pa asnjë të drejtë- vetëm për të afërmit e tyre,në formën më jonjerëzore e të njohur si- PRONTO!…
Ndaj, në këto momente kaq të rëndësishme për fatin dhe të ardhmen e fëmijëve të tij, Populli i vuajtur Shqiptar, duhet të jetë më i vetëdijshëm se kurrë, disidenti më i fortë dhe kundërshtari më i rreptë,ndaj gjithë atyre tipave rebelist që ende mbajnë raporte intime edhe me shërbimet e huaja sekrete, të cilët për kaq vite shkaktuan dhe nxitën shumë fatkeqësi e drama njerëzore në këtë vend.
Ata,patën ndikim vendimtar në gjithçka që ka bërë të izolohet dhe shkatërrohet ky vend, duke zhvilluar debate të frikshme e ndoshta edhe duke projektuar aventura të përgjakshme, derisa akuzojnë pa fije turpi të tjerët, përndjekin dhe tregojnë secilin me gisht, duke tentuar tua mbyllin gojën dhe tu merret tërësisht e drejta e fjalës, gjithë atyre që mund të dinë diçka, mbi shantazhet dhe shërbimet e tyre policeske.
Pra është koha t`ia veni gishtin kokës dhe mendoni hollë e mirë, se cilët janë ata që meritojnë të vijnë në pushtet për katër vjetët e ardhshme, me votën tuaj! Ndaj, mos u mashtroni,kujtojeni të kaluarën e afërt me sundimet agresive dhe vendosni tash, përndryshe nesër do jetë vonë, për të gjithë.
Votuesit shqiptar, të paktën përmes VOTËS, duhet të shfaqin pakënaqësinë me trajtimin që u bëhet dhe zhvillimet në vend, e nëse ata nuk pati opozitë ti organizoj gjatë mandateve të kaluara për shprehjen e kundërshtimeve të nevojshme, tani e kanë rastin ti dënojnë fajtorët me kokrrat e tyre, duke mos i votuar përgjegjësit e kësaj gjendje të rëndë.
Ky popull, më në fund duhet ta thotë hapur mendimin e tij se nuk mund të durojnë më tutje mosbarazinë në trajtimin ligjor si dhe padrejtësinë e thellë në politikën e punësimit nepotik,pasi që shqiptarët vetëm në letër janë të barabartë, derisa të privilegjuar dhe me mundësi të pakufizuara, gjithmonë mbeten familjarët e prontove dhe formave tjera të familjarizmit, për çka njerëzit që moti nuk ndjehen të trajtuar drejtësisht nga udhëheqësit e vendit, ndaj edhe duan të gjithë të ikin sa më parë.
Ne, edhe nëse nuk kemi miq e të njohur në qeveri, të gjithë jetojmë në një shtet, ndaj me asnjë kusht nuk duhet të lejohet që të na ikë nga dora kjo mundësi ideale për dënimin me votë të fajtorëve dhe rregullimin e padrejtësive tjera të ushtruara ndaj të pa-krahëve, ngase votimet nuk mbahen çdo muaj, por njëherë në katër vjet, poqese nuk ndodhin zgjedhje të parakohshme,siç jemi mësuar tanimë disa herë.
E, nëse populli i Kosovës as kësaj radhe nuk bënë më të mirën për vete, fëmijët dhe familjet e mbytura në skamje, mjerim e papunësi, vendi dhe njerëzit e tij, do të kthehen edhe një herë 20-30 vite prapa, dhe një ditë si në kohën e okupimit, të gjithë njëri pas tjetrit do të detyrohen ta braktisin atdheun përgjithmonë duke e lënë atë në duart e tipave pronto që kanë abuzuar pa asnjë të drejtë, kriter e princip, dhe okupuar çdo pore të jetës me sistemin e NEPOTIZMAVE të Tyre!
Gani Qarri Cyrih, 29 maj 2014
UNIONI ARTISTIK I KOMBIT SHQIPTAR MBESHTET RAMUSH HARADINAJN
DEKLARATË/
Ramush Haradinaj ka autoritetin moral dhe politik për të udhëhequr Kosovën drejt progresit, demokracisë dhe integrimit europian./
Zgjedhjet parlamentare të 8 Qershorit janë të një rëndësie historike, jo vetëm për Kosovën dhe për të ardhmen e saj, por edhe për Shqipërinë dhe faktorizimin e kombit tonë në Ballkan dhe në Europë. Kosova u krijua si shtet pas një robërie gjashtë shekullore. Ajo fitoi lirinë pas betejës finale të UÇK-së të mbështetur nga NATO-ja. Sot pas 15 vitesh të çlirimit nga Serbia ideali i lirisë dhe i demokracisë është binomi që udhëheq ëndrrën europiane të popullit të Kosovës, dhe qytetarëve të saj , në mënyrë të veçantë rinisë.
Ramush Haradinaj, udhëheqësi e komandanti i shquar i luftës për liri është i vetmi politikan e burrë shteti që plotëson natyrshëm vazhdimsinë e veprës së Ibrahim Rugovës, emblemës së politikës shqiptare dhe presidentit historik të Kosovës.
Para 2300 vjetësh kur Aleksandri i Madh po kalonte minutat e fundit të jetës së tij e pyetën : Kujt do t’ja lesh perndorinë ? – Ai u përgjigj: Më të fortit. Historia na mëson se burrat e shquar të shtetit edhe në momentet e fundit kanë menduar që të ardhmen e kombeve të tyre ta garantojnë përmes delegimit të pushtetit tek liderët me të vendosur, më të fortë e vizionarë. Kështu ka ndodhur me Jul Çezarin që ja besojë perandorinë Oktavianit. Gjergj Kastrioti zgjodhi Lek Dukagjinin si udhëheqës të luftës dhe të shtetit pas tij.
Ibrahim Rugova, gjeniu i politikës, me kualicionin që ndërtoj me Ramush Haradinajn dhe emërimin e tij kryeministër të Kosovës i dha në fakt staturën e një lideri të ri dhe kredencialet politike e morale për të vazhduar veprën e tij në kushte të reja historike.
Ramush Haradinaj, familja dhe bashkëluftëtarët e tij kanë bërë sakrifica mbi njerëzore, përtej fantazisë zhylvernjane, për lirinë e trojeve shqiptare. Këto beteja të ngjasojnë me legjendat e mbretit Artur për çlirimin e Anglisë nga romakët.
Ashtu si në antikitet kalorësit dardanë nuk e lejonin kurrë trupin e shokit të tyre të vrarë të binte në duart e armikut. Ramush Haradinaj duke vazhduar këtë kod nderi të lashtë shqiptarë edhe pse i plagosur ka marshuar për 6 orë duke mbajtur në shpinë vëllain e tij Luanin të rënë në betejë.
Haradinaj është i vetmi kryeministër në historinë e Europës që ka shkuar vullnetarisht në Gjykatën e Hagës. Ai ka bërë një betejë të gjatë në emër të lirisë e të kauzës kombëtare dhe ka fituar duke vërtetuar se është një lider e burrë shteti i kalibrit europian.
Pritja madhështorë që ju bë atij në Prishtinë dhe në Tiranë pas kthimit nga Haga, tregon se misjoni i tij jo vetëm nuk ka përfunduar por historia e thërret në skenë si lider përbashkues dhe udhëheqës i aspiratave kombëtare të Kosovës.
Ai është figura politike e patriotike më e pranuar sot në rrafshin kombëtar.
Ramush Haradinaj meriton përtej çdo ndarje politike e interesi meskin një mbështetje plebishitare në votimet e 8 Qershorit për t’i dhënë Atij besimin të drejtojë qeverinë e re.
Është kjo arsyeja që Unioni Artistik i Kombit Shqiptar, duke shprehur edhe vullnetin e mijëra artistëve dhe simpantizantëve tanë në Kosovë, gjen rastin t’ju bëj thirrje shqiptarisht e tepër vllaznisht qytetarëve të Kosovës : Besojani Kosovën Ramush Haredinajit.
Ne i kërkojmë çdo burri dhe gruaje, të riu e të reje, veteranëve të luftës çlirimtare, pakicave etnike, të votojnë Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës , e cila përmes liderit të saj është garante e të drejtave e lirive të çdo qytetari të saj.
Bonoparti i madh thotë: Trashëgimnia e gjakut mund të gabojë por jo vija e gjakut të derdhur për liri. Ajo gjithmonë e gjen shembëlltyrën e saj ideale dhe askujt nuk i shkon përshtat dhe nuk mund të identifikohet më mirë se sa me Ramush Haradinajin, kësaj embleme të qëndresës të Kosovës.
Haradinaj ka mundur triumfalisht armikun e tij dhe të kombit shqiptar në të gjitha betejat, ballë-përballë dhe me logun e drejtësisë.
Fitimtari dinë të falë e të krijojë modele të një sjellje politike që ka në themel bashkëjetesën qytetare, në një Ballkan të ri, në një erë të re globale.
Vëllezër dhe motra të Kosovës.
Votoni Kalorësin e Lirisë!
Kosovës i duhet një August që të vazhdojë veprën e Çezarit.
Vëllezër dhe motra të Kosovës !
Votoni Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidatët e saj!
Votoni ekipin për një drejtim të ri me korife Ramush Haradinajn!
Votoni Arturin e kohërave moderne!
Votoni Kamelotin Shqiptar që shembi Murin e Berlinit mes Shqiptarëve!
Në emër të Unionit Artistik të Kombit Shqiptar
President
Azgan Haklaj
- « Previous Page
- 1
- …
- 748
- 749
- 750
- 751
- 752
- …
- 868
- Next Page »