• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KUJDES

April 28, 2021 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Jemi popull shumë i dëmtuar gjatë eksperimentit mizor që tirania bëri me ne. Qëndrojmë të shtrirë, jemi nënkëmbë. Por nëse nuk përpiqemi të ngrihemi, nuk do ta dinim kurrë se çfarë mund të ndodhë. E meritojmë të bëjmë më të mirën për t’u shëruar. S’kemi vdekur, jemi vetëm të plagosur rëndë.
Nuk kanë rëndësi të drejtat që keni sipas Kushtetutës, nëse qeveria mund t’ju dënojë për ushtrimin e tyre. Dhe nuk ka rëndësi se çfarë kufizimesh vendos Kushtetuta për pushtetin e zyrtarëve qeveritarë, nëse ata mund t’i kalojnë kufijtë pa ndonjë pasojë. Me fjalë të tjera, Kushtetuta nuk mund t’ju mbrojë, nëse nuk e mbroni me votat tuaja kundër kujtdo që e shkel. Ata zyrtarë qeveritarë që duan më shumë pushtet dhe pa fund, nuk do të ndalen nëse nuk ndalen. Për sa kohë që njerëzit votojnë për një parti që u jep ushqime, para e gjëra falas, kërkojnë që liria e tyre – dhe e gjithë liria jonë – të shkatërrohet, pak nga pak. Sepse do të vijë një kohë kur fëmijët, mbesat e nipërit tanë mund ta lexojnë Kushtetutën si dokument të shkruar me fjalë të çuditshme nga e kaluara që njerëzit dikur i merrnin seriozisht.
“Kini kujdes! Mos humbni substancën duke ndjekur hijen” (Aesop: The Dog and Its Shadow)

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Kujdes

AMBASADA AMERIKANE:KUJDES NGA PROTESTA E 13 MAJIT NE TIRANE!

May 9, 2017 by dgreca

* Security Message for U.S. Citizens: Large political protest planned in Tirana, Albania on May 13, 2017/

ambasada amerikane*Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë për protestën e 13 majit/Ambasada amerikane në Tiranë njofton qytetarët amerikan në Shqipëri për një protestë të madhe politike të planifikuar për më 13 maj 2016.Protesta sipas ambasadës, nis nga ndërtesa e selisë së Partisë Demokratike e Shqipërisë dhe përfundon tek ndërtesa e kryeministrisë.Ambasada thotë se nga protesta preket edhe trafiku rrugor, ndërsa u kërkon qytetarëve amerikanë që të jenë të kujdesshëm dhe të monitorin raportet e medias.Sipas deklaratës, “Ambasada e SHBA-së nuk ka informacione për ndonjë kërcënim specifik ndaj shtetasve apo interesave të SHBA”.Ambasada u kujtoj qytetarëve amerikanë se demonstrimet dhe ngjarjet e mëdha synojnë të jenë paqësore mund të kthehen në konfrontime.“Shmangni zonat e demonstratave dhe ushtroni kujdes nëse ndodheni në afërsi të ndonjë tubimi të madh, protestave ose demonstrimeve. Tubimet e mëdha publike mund të ndikojnë në të gjitha arteriet kryesore hyrëse të qytetit”, thuhet në reagim.

Njoftimi i plotë:

Ambasada Amerikane në Tiranë njofton qytetarët amerikanë se një protestë e madhe politike është planifikuar të zhvillohet më 13 maj 2017, e cila nis te selia e Partisë Demokratike Shqiptare dhe përfundon para Kryeministrisë.Qarkullimi rrugor mund të preket nga protesta. Ju lutemi që të ndiqni raportimet në media dhe të ndryshoni planet për atë ditë.Ambasada Amerikane nuk është e shqetësuar për ndonjë kërcënim konkret ndaj qytetarëve apo interesave amerikane.Ambasada u rikujton shtetasve amerikanë se edhe demonstratat me qëllime paqësore mund të kthehen në konfrontime.Shmangni sheshet e protestës dhe qëndroni larg vatrave, apo tubimeve të tilla. Turma me njerëz mund të ketë në të gjitha rrugët kryesore të qytetit.Protestat në një qytet mund të prekin ose shkaktojnë protesta edhe në qytete të tjera të vendit.Rishikoni planet tuaja; qëndroni vigjilent dhe ndiqni raportimet më të fundit në media. Sigurohuni që të ndiqni të gjitha hapat e nevojshme për sigurinë tuaj personale.Qytetarët amerikanë duhet t’i shmangin vatrat e protestave. Edhe ato me qëllime paqësore mund të kthehen në konfrontime të dhunshme.

***

Security Message for U.S. Citizens: Large political protest planned in Tirana, Albania on May 13, 2017 | U.S. Embassy in Albania/

The U.S. Embassy informs U.S. citizens that a large political protest is planned for May 13, 2017, beginning at the Democratic Party of Albania (DP) headquarters building and ending at the Prime Minister’s office building in Tirana, Albania. Traffic patterns may be affected.  Please monitor media reports and adjust plans as needed.  The U.S. Embassy is not aware of any specific threats against U.S. citizens or interests.

The Embassy reminds U.S. citizens that even demonstrations and large events intended to be peaceful can turn confrontational.  Avoid areas of demonstrations, and exercise caution if in the vicinity of any large gatherings, protests, or demonstrations.  Large public gatherings can affect all major incoming arteries to the city in which they occur.  Demonstrations in one city have the potential to lead to additional public rallies or demonstrations in other locations around the city and country.

 

Filed Under: Komente Tagged With: 13 Maj, Ambasada amerikane, Kujdes, Protesta, Tirane

Senatori McCain: Kujdes nga ndikimi Rus ne Ballkan!

April 27, 2017 by dgreca

Senatori McCain: Të shtohet angazhim amerikan dhe evropian, pasi Rusia po shtrin ndikimin në Ballkan/

Senatori republikan John McCain, bëri thirrje për rikonfirmimin e angazhimit amerikan dhe evropian në Ballkan, për të cilin tha se megjithëse ka përparuar ndjeshëm që nga konfliktet e vitit 1990, ende ka vështirësi dhe paqendrueshmëri të konsiderueshme.
I kthyer së fundmi nga një turne në rajon, senatori në një intervistë për shërbimin serb të Zërit të Amerikës, përmendi si sfida,  krizën në Maqedoni, drejtimin e Serbisë pas zgjedhjeve presidenciale, dhe rolin e islamizimit radikal.  “Shqetësimi im është se, ndërsa vëmendja jonë është zhvendosur tek Rusia, tek Ukraina, tek Lindja e Mesme, tek Kina, nuk i kemi kushtuar vëmendjen e duhur Ballkanit, madje as evropianët”, tha ai. 
Senatori McCain deklaroi se, është e qartë që rusët po përpiqen të shtrijnë ndikimin e tyre në rajon. “Përpjekja për grusht shteti në Mal të Zi, është një shembull i qartë. Ishte një përpjekje për përmbysjen e një qeverie të zgjedhur të një vendi”, tha senatori me ndikim ne radhet e republikaneve.  Faktin që Rusia po zgjeron influencën, senatori ia atribuon mungesës së udhëheqjes amerikane dhe evropiane, në zonën që ai thotë se mendohet të jetë më e paqendrueshmja në Evropë. “Ne luajtëm rol në zgjidhjen e konflikteve atje, që shkaktuan humbje jete dhe duket se vitet e fundit jemi tërhequr dhe ky është një shembull tjetër i nevojës absolute për rol udhëheqës të Shteteve të Bashkuara”. Senatori McCain tha se, kishte parë si në Kosovë edhe Shqipëri, një dëshirë të madhe për integrim në BE.

Filed Under: Komente Tagged With: Kujdes, McCain, Rusia ne Ballkan

Thanksgiving Day : GEZUAR, POR DHE KUJDES!

November 24, 2016 by dgreca

*Këshilla e Komisionit të Sigurisë së Konsumatorit në Ditën e Falenderimeve/

gjeli-simbol-i-festes*Me këtë rast, redaksia e gazetës “Dielli”, falenderon gjithë bashkëpunëtorët, lexuesit, miqtë dhe dashamirësit e gazetës./

2-turkey-dinner

 Përmes një videoje ilustruese, Komisioni i Sigurisë së Konsumatorit në Shtetet e Bashkuara i paralajmëron qytetarët amerikanë, që të mos e fusin gjelin e ngrirë të detit në fritezën me vaj të përvëluar. Gjeli i detit është ushqimi tradicional i darkës së falenderimeve në këtë vend. Por ekspertët paralajmërojnë se veprimi i mësipërm do të rezultonte në një shpërthim të vajit dhe në flakë. Regjistrohen rreth 1.400 zjarre nga gatimi në Ditën e Falenderimeve,{Thanksgiving Day}, shpjegon komisioni në deklaratën shoqëruese të videos dhe kjo shifër është tre herë më e lartë se numri i zjarreve të tilla përgjatë pjesës tjetër të vitit. Që prej 2004-s, ka pasur 107 incidente që përfshijnë pikërisht gjelin e detit. Ato kanë shkaktuar 47 lëndime dhe plot 5.2 milionë dollarë dëme. Në Ditën e Falenderimeve, një festë që kremtohet në cdo familje, amerikanët konsumojnë gati 46 milionë gjela deti, ndërkohë  22 milionë përdoren gjatë festave të fundvitit. Gjithashtu astronauti Shane Kimbrough, ndau nga hapësira detaje sesi do ta kalojë festën aq të dashur për amerikanët, ekipi i stacionit hapësinor ndërkombëtar 322 km mbi tokë.

“Po përpiqemi ta bëjmë të duket sa më shumë si “në shtëpi’”, tha ai në mesazhin video ku shihet duke mbajtur në duar paketa ushqimore, të cilat i përshkruan si “paksa ndryshe” nga ushqimi i zakonshëm. Ato përmbajnë mish gjeldeti të tharë, bishtaja, pure patatesh, patate të ëmbla të skuqura në gjalpë e sheqer bojëkaf, dhe ëmbëlsirë me vishnje e boronicë. Për Kimbrough, kjo është hera e gjashtë që e feston “Thanksgiving” në hapësirë. Theksojmë se këtë festë tradicionale amerikane e festojnë jo vetëm shqiptaro-amerikanët, por ajo gradualisht po hyn dhe në familjet shqiptare që kanë të afërmit e miqtë në SHBA.

Po sot, Presidenti në detyrë, Zoti Barak Obama, falenderoi qytetarët e SHBA për ndihmën dhe mbështetjen që i kanë dhënë ata gjatë këtyre 8 viteve, në përmbushjen e detyrës si President i SHBA-ve.

Me këtë rast, redaksia e gazetës “Dielli”, falenderon gjithë bashkëpunëtorët, lexuesit, miqtë dhe dashamirësit e gazetës.


Filed Under: Komente Tagged With: Falenderime, Kujdes, Thanksgiving Day

AMBASADA AMERIKANE: KUJDES ME KANDIDATET E KRIMNUAR!

May 16, 2015 by dgreca

Ambasadori LU, presim që të tërhiqen të tjerë kandidatë nga gara zgjedhore e 21 qershorit/
Në një intervistë për revistën periodike “Java”, Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka thënë se pret që partitë politike të heqin edhe kandidatë të tjerë nga lista e garuesve në zgjedhjet e 21 qershorit. Pak javë më pare zoti LU tha se, ambasada u ka dërguar informacion partive politike për kandidatët të cilët dyshohet se kanë të kaluar kriminale.
“Ne e kemi ndarë këtë informacion me kryetarët e partive politike, me kërkesën që ata ta verifikojnë këtë informacion dhe të ndërmarrin veprime. Ata kanë hequr disa prej këtyre emrave nga listat e kandidatëve dhe shpresojmë që do të heqin më shumë. Unë besoj, që votuesit kanë të drejtën të dinë mbi historitë kriminale të kandidatëve politikë. Por, siç thoni ju në shqip “vetëm i zoti e nxjerr gomarin nga balta”, ka thënë Lu. Deri tani zyrtarisht nga gara janë tërhequr dy kandidatë, por nuk dihet nëse tërheqja e tyre ka të bëjë me procesin e dekriminalizimit. Gjithashtu është përfolur edhe për tërheqjen e një tjetër kandidati, i cili akuzohet se është përfshirë në vrasje të ndodhur disa vite më parë.

Filed Under: Komente Tagged With: ambasadori amerikan, kandidatet e kriminuar, Kujdes

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PER KRISTAQ DHAMON…
  • TË ARRITURAT E AMBASADORËVE TË KULTURËS, GJUHËS DHE TRADITËS SHQIPTARE NË SKANDINAVI NUK KANË TË NDALURA
  • Në Prishtinë hapet Seminari i 40-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
  • Një atentat për shqiptarët dhe një dhuratë për Serbinë !
  • Kryeministri Kurti e Presidentja Osmani pritën në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj
  • Luftëtarë e shkrues në Pashallëkun e Janinës
  • Roli i Medias në Moralin Publik
  • Lamtumirë Diregjenti i regjisurës së filmit shqiptar
  • Në Prizren u mbajt edicioni i 21-të i DokuFest
  • Dy libra të çmuar të Qerim Vrionit, në dy vitet e fundit: “Miq në 50 foto” dhe “Shqetësime qytetare”
  • REZISTENCA ANTIFUNGALE: NJË SHQETËSIM GLOBAL SERIOZ PËR SIGURINË USHQIMORE DHE SHËNDETIN PUBLIK
  • U NDA NGA JETA ‘MËSUESI I MERITUAR‘ SADIK SEJDI LEKA 
  • Monsinjor Dr. Zef Oroshi dhe persekutimi i familjarëve të tij
  • LE TË PIMË…
  • PUBLIÇISTIKA  E  DON LAZЁR SHANTOJЁS  DHE NYJET  E PAZGJIDHURA  TE HISTORIOGRAFISЁ  SHQIPTARE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT