• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Gjergj Kastrioti Skenderbeu

May 14, 2024 by s p

The Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Fair would not be possible without your continued support! This event allows the Albanian-American community to come together and celebrate our rich traditions & culture with entertainment, food, games and much more!

On May 19th, 2024 the Albanian American community will be celebrating the 3rd annual Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Fair presenting the best of the best of Albanian traditions and culture.

Because of the continued support from our friends, the Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Fair has been a success with thousands attending annually.

I hope that you will consider sponsoring this event which is free and open to the public.

Attached please find sponsorship package, journal advertisement package, and vendor opportunity package.

All journal proceeds will go to Albanian American Open Hand Food Pantry Program, which feeds hundreds of families every week.

If you have any questions or require additional information, please contact 347-398-6161 or email skenderbeufair@gmail.com.

Respectfully,

Mark Gjonaj

“Ai që nuk e don kombin, nuk e don as Zotin, as vetveten.”

Filed Under: Opinion

“Shpresë dhe Paqe” festoi Ditën e Nënës dhe u nderua nga Senatorja e Nju Jorkut Nathalia Fernandez

May 13, 2024 by s p

Organizata e Gruas “Shpresë & Paqe” festoi ditën e nënës në një takim me anëtare të shoqatës dhe me të ftuar nderi Senatoren e Nju Jorkut Nathalia Fernandez, përkrahëse dhe bashkëpunëtore e këtij institucioni të pavarur civil të grave dhe vajzave shqiptare amerikane. Misioni i organizatës është paqja dhe barazia gjinore në familje dhe shoqëri, toleranca fetare, lufta me mjete demokratike kundër dhunës ndaj gruas dhe fëmijëve në familje si edhe kundër trafikimit njerëzor.

Themeluesja e organizatës Mimoza Dajçi, gazetare dhe aktiviste, e përkushtuar ndaj familjes dhe kombit, ka ngritur zërin për të drejtat e gruas dhe fëmijëve ish të persekutuar politikë në Shqipëri, për të drejtat e nënave dhe motrave shqiptare në Kosovë, dhe veçanërisht për drejtësinë që nuk është arritur në lidhje me krimet e kryera gjatë luftës nga makineria serbe.

Secila nga pjesëmarrëset ka një histori të dhembjes por edhe të triumfit të gruas mbi padrejtësitë dhe abuzimet e lirive nga diktatura komuniste. Në takim Shoqata Marigona ishte përfaqësuar nga shkrimtarja Sabije Veseli. Disa anëtare të organizatës Shpresë dhe Paqe kanë marrë pjesë në Samite e Konferenca Botërore të Grave.

Për kontributin e dhënë në dobi të misionit të shoqatës, zyra e Senatores Fernandez vlerësoi me Mirënjohje Nderi znj. Rita Saliu, poete dhe humaniste e titullit “Nënë Tereza” nga Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, Dr. Dolora Bushati, ish e persekutuar politike, lindur e rritur familjarisht në kampet e përqendrimit të diktaturës komuniste shqiptare, sot pedagoge në Universitetet Amerikane, znj. Gazmenda Tapia, ish pedagoge e kimisë në Shqipëri, publicisten Gena Bajrami, gazetaren dhe editoren për anglisht të gazetës Dielli Rafaela Prifti, gazetaren dhe publicisten Elida Bucpapaj. Gjithashtu u vlerësuan nga Senatorja Fernandez gazetaret Mimoza Lakna dhe Valentina Madani për mbështetjen që i japin kësaj organizate në kauzën e saj për të drejtat e grave dhe fëmijëve.

Drejtuesja Mimoza Dajçi, e cila ka qenë fituese e këtij vlerësimi prestigjioz, dha fjalën përshëndetëse në takim si edhe një historik të shkurtër për ditën e nënës në Amerikë. Editori i gazetës Dielli Sokol Paja erdhi për t’i përgëzuar pjesëmarrëset e për ti përshëndetur në emër të Vatrës e të Diellit ku shprehu nderim dhe mirënjohje për gratë shqiptare që janë shembuj të qëndresës, mirësisë, sakrificës e dashurisë dhe iu uroi festën e nënës.

Takimi u mbajt tek Restoranti Cakor në Bronx i pronarit patriot, vatranit Kujtim Funiqi.

(Dielli)

Filed Under: Opinion

Presidenti i Republikës dekoron botuesin e KOHA JONE në 33-vjetorin e daljes së numrit të parë si e pavarur

May 11, 2024 by s p

Sot është 11 Maj, përvjetori i 33-të i daljes së numrit të parë të gazetës së pavarur, KOHA JONE. Gazeta KOHA JONE me 11 maj 1991 doli si gazetë e lirë. Pikërisht sot Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i dorëzoi në një ceremoni zyrtare Dekretin me Dekoratën e Lartë botuesit të KOHA JONE, Nikoll Lesi. Në ceremoni ishin gazetarë dhe ish-gazetarë të gazetës KOHA JONE.

Në fjalën përshendetëse Presidenti Republikës tha:
Të nderuar të pranishëm,
Jemi këtu sot për t’i dorëzuar titullin “Mjeshtër i Madh” gazetarit, drejtuesit dhe botuesit të suksesshëm, Nikollë Lesi.

Ky titull i firmosur nga unë disa muaj më parë, nuk u tërhoq nga zoti Lesi. Përmes një modestie të pashëmbullt, ai kërkoi që titullin ta tërhiqte në 33-vjetorin e gazetës “Koha Jonë”, pikërisht më 11 maj. Siç m’u shpreh,- ky titull shkon për kontributin, pasionin, profesionalizmin, sakrificat dhe idealizmin e gjithsecilit prej atyre që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi mediatik.

Kjo m’u duk shumë e bukur. Emri i Nikollë Lesit është pazgjidhshmërisht i lidhur me gazetën që ai themeloi, drejtoi dhe botoi, gazetën “Koha Jonë”. Për shqiptarët që e kanë lexuar e ndjekur, Gazeta “Koha Jonë” pati një ndikim të fortë në kapërcyellin e dy shekujve në Shqipëri.

Ajo ishte një medie e lirë, një shkollë gazetarie, një akademi që rriti dhe frymëzoi disa breza. Nikollë Lesi, me vizionin e tij për medien e lirë e të pavarur dhe frymën opozitare vendosi në gazetarinë shqiptare standardin e guximit për të shkruar të vërtetën. Liria e medies është liri e të menduarit dhe të shprehurit, është liri e fjalës është thelbi i demokracisë dhe unë mendoj se askush nuk duhet të ketë frikë nga kjo.

Shoqëria jonë ka gjithmonë nevojë për zëra të cilët mbartin frymën e lirisë dhe pavarësisë në fushën mediatike. Prandaj shembulli i medias “Koha Jonë” dhe botuesit të saj, përbëjnë një burim frymëzimi dhe shprese sidomos për brezin e ri të gazetarëve.

Ata sot përfundojnë formimin e tyre në degën e gazetarisë dhe komunikimit, formim që për shumë nga gazetarët e 30 viteve të fundit kaloi nga shkolla e medias “Koha Jonë”. Sot ish gazetarët e “Koha Jonë” janë kudo në median shqiptare, madje e drejtojnë atë.

Ata kanë ruajtur e kanë marrë me vete nga ajo kohë idealizmin dhe pasionin, pasi në çdo kohë këto janë vlera që duhet të shoqërojnë profesionalizmin dhe paanësinë në thënien e së vërtetës.

Vetëm kështu ata kanë arritur të jenë faktorë, influencues të opinionit publik dhe të meritojnë të qenurit Pushteti i Katërt.

Gëzuar 33 vjetorin Koha Jonë! Gëzuar Nikollë Lesi!’- përfundoi Presidenti i Republikës.

Pas fjalës së zotit Bajram Begaj e mori fjalën botuesi i KOHA JONE, Nikoll Lesi, i cili falenderoi Presidentin për vlerësimin dhe nderimin që i bëri personalisht, por Lesi theksoi se kjo Dekoratë është për të gjithë gazetarët që kanë punuar e shkruar në KOHA JONE që nga maji i vitit 1991 e deri me sot.
“Koha Jonë”

Filed Under: Opinion

Fitorja shqiptare në Maqedoninë e Veriut

May 10, 2024 by s p

Arben Çejku/

Pas disa orësh Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të konfirmojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, që u zhvilluan dje, por duket që nuk do të ketë surpriza nga ato të dhëna që janë publikuar deri tani. Mozaiku i forcave politike tashmë shihet i qartë dhe lirisht prej sot mund të nisë një analizë gjithpërfshirëse për gjithë procesin, para se të formatohet qeveria e re.

Fillimisht mund të themi se Maqedonia e Veriut, kaloi një test të suksesshëm të demokracisë elektorale. Në këtë arritje pozitive, një rol domethënës luajti faktori politik shqiptar, i organizuar në dy blloqe koalicioni para-elektoral, siç ishin “Fronti Europian”, i dominuar nga BDI dhe “VLEN”, të cilat zhvilluan nje fushatë zgjedhore intensive dhe europianiste dhe qytetare, pavaresisht disa retorikave apo emocioneve politike të pranueshme.

Edhe dy kandidatët për president nga këto subjekte, z. Bujar Osmani i “FE” dhe z. Arben Taravari nga VLEN, me llojin e garës që bënë dhe me gjuhën që përdorën, u dëshmuan si vlerë e shtuar e kontributit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut!

Për fat të keq, edhe këtë herë Maqedonia e Veriut tregoi se votimet presidenciale apo parlamentare, i dikton vota etnike, e cila e dominon pluralizmin politik dhe nuk ndihmon në harmonizimin e alternativave dhe programeve, por udhëhiqet nga flamujt e etno-politikës…

Pavarësisht se analizën më të mirë për këto zgjedhje do ta bëjnë aktorët dhe faktorët, që morën pjesë në këtë proces dhe ekspertët e politikës, unë përfitoj nga rasti, që të bëj një ftesë publike sipas së cilës, rezultatet zgjedhore në RMV t’i shohim nga një këndvështrim pozitiv dhe t’i lexojmë ato si një fitore shqiptare! Kjo fitore specifikohet më tej nga numrat e dy grupimeve dhe në qasjen që do të kenë në raport me qeverinë e re.

Kjo fitore konsiderohet e tillë, nisur nga sprova që kaloi përgjegjësi kryesor i këtyre zgjedhjeve – Kryeministri Talat Xhaferri, si kryeministri i parë shqiptar në RMV dhe pavarësisht se ishte në krye të ekzekutivit, u përpoq të ruaj ekuilibra dhe të mos nxisë tensione.

Së dyti, dy kandidatët shqiptar për president (që në fakt duhet të kishte unifikim tek një figurë) nuk humbën për shkak të vlerave të tyre individuale, por u penalizuan nga ndarja etnike e votës dhe secili prej tyre do të ishte një president më i mirë se ajo që fitoi nga kampi opozitar maqedonas. Ata ishin fituesit moral të kësaj gare!

Drejtuesit politik të subjekteve elektorale, sidomos kreu i BDI-së, z. Ali Ahmeti, udhëhoqi me mençuri dhe urtësi një konglomerat grupimesh partiake dhe etnike, në kuadër të koalicionit “FE”, duke siguruar një fitore politike shumë të rëndësishme. Fronti Europian (FE) është grupimi i dytë parlamentar pas mazhorancës së VMRO-DPMNE dhe, pavarësisht zhvillimeve në vijim, ai dëshmoi një lidership me përvojë dhe do të mbetet edhe më tutje faktor kyç për zhvillimet politike në RMV si garanci e orientimit euro-atlantik dhe për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit (2001).

Po ashtu, drejtuesit e subjekte politike, në kuadër të VLEN, nga kushtet e vështira të opozitës, arritën një fitore historike, të cilën duhet ta ruajnë dhe ta përdorin për të mirën e shqiptarëve dhe të vendit ku jetojnë!

Edhe pse ata patën një udhëheqësi të vështirë kolektive dhe në mungesë të një lideri drejtues, siç FE e kishte zotin Ahmeti, përsëri arritën të zhvillojnë një fushatë elektorale dinjitoze dhe disavantazhin e mungesës së një lideri të fortë në grup, e kthyen në avantazhin e policentrizmit elektoral duke qenë aktiv në disa vende njëherësh duke konsideruar se secili lider subjekti anëtar i VLEN është i barabartë mes të barabartëve! Uroj që ky unitet dhe përgjegjshmëri politike të ruhet edhe në procesin e paralajmëruar të negociatave me Mickocskin. Natyrisht, nuk mohohet as ndikimi dhe mbështetja e dhënë nga Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili u shfaq shpesh si udhëheqës politik me korrespondencë i VLEN dhe ndoshta ai do të udhëzojë këtë subjekt edhe më tutje në proceset që janë para.

E lexuar nga këndvështrimi i numrave si shifër elektorale on block, vota e FE + VLEN shkon në 32 vende, në parlamentin me 120 anëtarë, duke dëshmuar një fuqi të madhe politike, që ka në dorë shumë më tepër se bashkqeverisjen me Mickovskin. Në çdo rast, ky numër është një lloj garancie për ta mbajtur Maqedoninë e Veriut në drejtimin euro-atlantik dhe larg retorikës nacionaliste, që u përdor në fushatën elektorale!

Nisur nga kjo platformë e leximit pozitiv të rezultateve zgjedhore, ftoj të gjithë politikanët shqiptarë, sidomos ato që kanë përgjegjësinë e lidershipit të subjekteve të caktuara, t’u bëjnë një ftesë të hapur strukturave dhe mbështetësve të tyre, që prej sot të bëhet një analizë me gjakftohtësi dhe në themel të sjelljes me kundërshtarët politik, të dominojë kultura qytetare, tradita shqiptare e pajtimit e bashkëpunimit – larg hakmarrjes dhe revanshizmit si dhe principet demokratike!

Sjelljet dhe retorikat agresive, kërcënimet, fyerjet, gjuha acaruese dhe përçarëse, nga kushdo që do përdoret, vetëm sa do ta gërryente këtë fitore, e cila është aty në parlamentin e ri të MV për t’u pëdorur për të mirën e qytetarëve dhe jo për interesa të vogla partiake e personale!

Këto nuk janë zgjedhjet e para dhe as të fundit në MV dhe humbja e thellë e LSDM-së, është pasqyra ku duhet të shohin të gjithë fundin që i pret, nëse abuzojnë me besimin e qytetarëve!

Gjithmonë ka kohë për të fituar, ashtu siç humbja nuk është fundi i botës! Përkundrazi, në momentin e daljes në opozitë, fillon beteja për t’u rikthyer në pushtet, ashtu si kundër në momentin që zë vend në qeveri, populli nis e mban shënim gabimet apo mashtrimet!

Ky sukses zgjedhor, kryesisht në kampin elektoral shqiptar në RMV, mendoj se duhet të shërbejë si platformë dialogu të brendshëm politik, në emër të interesave të qytetarëve dhe të shtetit!

Shfrytëzoj rastin t’u uroj suksese gjithë deputetëve të Frontit Europian dhe të VLEN-it, që sot me 9 Maj, në ditën historike të Europës së Bashkuar, të frymëzohen dhe udhëhiqen nga modeli i bashkëpunimit, dialogut dhe përfaqësimit më të mirë te atyre që i votuan!

Filed Under: Opinion

Donald Leka – CEO, Founder of Jumptuit – Next Level in Forecasting Global Events

May 10, 2024 by s p

Rafaela Prifti/

In case you missed it, Data Correlation Engine Jumptuit, an AI-scenario forecasting company that focuses on detecting probabilities of disruptive global events that impact regions and sectors, has arrived! Jumptuit was granted New Artificial Intelligence search patent.

The U.S. Patent and Trademark Office (USPTO) has awarded inventor Donald Leka, Founder and CEO of Jumptuit, three new U.S. patents in the fields of Artificial Intelligence and Blockchain Technology, namely:

System and Method of AI Assisted Search

System and Method of AI Assisted Search Based on Events and Location

System and Method of Correlating Multiple Data Points to Create a New Single Data Point

Having secured the patent, Jumptuit announced the launch of the Genesis J2T Global Risk Visibility Spectrum Dashboard. With its enormous scale of coverage and unprecedented reach across all regions, governments and corporations “GRVS would be able to assist in formulating policies that anticipate unexpected global events and reduce the cost of risk,” says Donald Leka, Chairman of Jumptuit.

Mr. Leka, a technology executive with over 15 years of experience has developed cloud computing, mobile technologies and data systems aimed at forecasting probable geopolitical and environmental events. He has been featured in the Wall Street Journal, New York Times, Washington Post, Forbes, CNET, PC World, also on Bloomberg, CNN, CNBC and more. Two time American University alum, BA/SIS ’86 and MBA ’97, Donald Leka has ranked among New York’s top 100 CEO’s in the Artificial Intelligence Space. (The American Startup Magazine, June 1, 2022)

He announced the patent award in a social media post last week with a statement that says, in part: “AI Scenario Forecasting is designed to anticipate probable events and conditions, identify correlations and clusters of variables across sectors, and assess probable causation enabling government and corporate leaders to circumvent, bypass, and avoid future events, or better manage and mitigate unavoidable risk.”

Commentary and reaction from industry innovators and the tech media have been positively outstanding.

“Donald Leka’s vision extends beyond innovation. It’s about securing a spot in tomorrow’s tech tapestry.”

“Donald Leka, the visionary behind Jumptuit, emphasizes the transformative potential of this innovation. By enhancing data-driven decision-making, Jumptuit’s AI and Blockchain fusion empowers organizations to swiftly adapt in an ever-evolving landscape. The system’s ability to improve data integrity, transparency, and analysis speed amplifies its utility across various sectors, including Finance, Insurance, Healthcare, and Government.”

Donald Leka, who has been featured in Dielli previously and as recently as September 2023, https://gazetadielli.com/observing-the-world-in-real…/ is very excited to be embarking into the next level of a data-driven system.

As someone with limited tech knowledge and speaking for readers who feel the same way, I asked Donald to use a metaphor from a medical field that would be helpful in terms of making the new tech advancement more relatable. For example, how does knowing a diagnosis or having a genetic predisposition for a certain condition (the forecasting), give the patient or the doctors a practical advantage? “Using a medical metaphor for an individual, the Jumptuit J2T Global Risk Visibility Spectrum Dashboard delivers information so an individual can make choices that avoid or bypass events that could cause an underlying situation or condition to express itself in undesired ways, or exacerbate a situation that could otherwise have been prevented. From a corporate or government perspective, this expands into the geopolitical realm protecting supply chains, community and national health, financial systems, and international relations,” said Donald Leka.

Photo Credit Donald Leka at World Economic Forum, Davos, January 2024

Donald Leka, Featured speaker at School of International Service, The American Univesity, Washington DC

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 88
  • 89
  • 90
  • 91
  • 92
  • …
  • 858
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT