• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mira Murati – Shqiptarja ne Krye te Shpikjeve qe nga Modeli DALL•E 2 te ChatGPT e te tjera

March 15, 2023 by s p

Rafaela Prifti/


Mira Murati është Drejtoreshë Teknologe në Open AI (Inteligjenca Artificiale e hapur) kompania që shpalosi teknologjinë e re GPT-4 katër muaj pasi modeli ChatGPT e shastisi ‘kryeqytetin’ e kësaj industrije, Silicon Valley. Nëse nuk e keni dëgjuar emrin e saj, Mira Murati u lind në Shqipëri në 1986. Pasi ka kryer studimet me rezultate të shkëlqyera në vendlindje, ka ardhur në Shtetet e Bashkuara për të vazhduar edukimin pasuniversitar në fushën e inxhinierisë mekanike. U punësua në Zodiac Aerospace dhe pastaj për tri vjet të tjera te Tesla por në 2018 hyri në OpenAI ku mbikqyr Chat GPT si Drejtoreshë Teknologe. Pikërisht katër muaj më parë, kjo kompani e vogël dominoi debatet në industrinë teknologjike kur prezantoi një model që kishte aftësinë t’ju përgjigjej pyetjeve komplekse, madje mund të shkruante poezi dhe të imitonte ndjenjat njerëzore. Tani kompania ka nxjerrë një model të ri dhe të përmirësuar që e vendos theksin kryesor  te gara për inteligjencën artificiale dhe ethet se kush do të jetë në ballë të industrisë. Programatorët dhe drejtuesit e kësaj fushe e krahasojnë momentin e tanishëm me krijimin e aplikacioneve të cilat duke filluar nga viti 1996 u bënë motorat e kërkimeve në internet si Microsoft Edge, Google Chrome, Internet Explorer etj. Tani mund të jemi në një pikë të paparashikuar për industrinë teknologjike në dhjetëvjeçarët e fundit, thonë ata.

Për sa i takon përdorimeve praktike, disa kompani dhe individë e kanë inkuadruar modelin e ri në sistemet e punës dhe në disa portale të tregtisë virtuale. Gjenialiteti i ChatGPT është aftësia për të kuptuar modelet dhe formuluar koncepte abstrakte si edhe zotesia për të përgjithësuar në formë logjike, thotë Mira Murati në intervistën e saj me Revistën Ndërkombëtare të Financave. Teknologjia e OpenAI funksionon në nivel eksperti për subjekte të caktuara por është diletante në disa të tjera. Ajo nuk mund ta zëvendësojë arsyetimin njerëzor. Ashtu siç mund të tregojë një barcelet por nuk e ka konceptin se çfarë e shkakton të qeshurën. Modeli bazohet në të njëjtën teknologji si Siri dhe është ndërtuar si një “rrjet neuroni” nga një sistem matematikor që mëson nëpërmjet analizimit të të dhënave që i jepen (data). 
Për mësuesit dhe studentët modeli ka paraqitur sfida të reja meqë mund të përdoret për të shkruar ese, teza, për të dhënë provime shkolle etj. Është e qartë se si pasojë e kësaj teknologjie do të mbyllen shumë vende pune psh në firma juridike, banka, zyra të përgatitjes së taksave etj., por krijuesit thonë se edhe do hapi mundësi të tjera punësimi. Mbetet për tu parë sesa të vërteta do dalin parashikimet e tyre. 

Nga një aplikacion që ka aftësinë të shkruajë vazhdimin e një teksti në baze të të dhënave që ka marrë paraprakisht, brenda një kohe të shkurtër, kompania arriti të krijojë DALL•E, një stad më i përparuar që mund ta bëjë këtë funksion me imazhe dhe foto, duke dhënë krijime origjinale dixhitale. Mira Murati flet hapur si për përparësitë dhe mundësitë dobiprurëse potencialisht në fushën e arsimit dhe shëndetësisë por edhe për dobësitë veçanërisht në aspektin etik dhe moral siç është keqpërdorimi, dizinformacioni dhe abuzimi nga persona keqdashës. Për të qenë të përgjegjshëm, ajo thotë se rregullatorët duhet të jenë të përfshirë në këtë proces ndërkohë që ndikimi midis teknologjisë dhe shoqërisë duhet të jetë i dyanshëm. “Synimi duhet të jetë demokratizimi i inteligjencës artificiale dhe për të qenë funksionale, ajo duhet të jetë në duart e të gjithëve,” vëren Mira Murati në bisedë me revistën Gruaja Globale. 

Sistemet e Inteligjencës Artificiale janë duke evoluar dhe duke u përhapur çdo ditë e më shumë. Ndikimi i tyre në jetën praktike është i pashmangshëm. Shumë kompani mund të falimentojnë prej saj por ato që do dinë si ta përdorin do arrijnë majat e suksesit.

Filed Under: Politike

VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI NËNKRYETARIT TË KËSHILLIT DRITAN DEMIRAJ PËR HUMBJEN E BABAIT

March 14, 2023 by s p

E nderuar familja Demiraj

I dashur dhe i çmuar miku ynë Dritan

Me keqardhje mësova lajmin e largimit nga jeta tokësore të babait tuaj të nderuar Baki Demiraj. Në emër të Federatës Pan- Shqiptare të Amerikës VATRA, të gazetës Dielli, në emër të të gjithë vatranëve e të familjes sime ju përcjell ngushëllimet tona më të sinqerta e më të dhimbshme për humbjen e babait tuaj të shtrenjtë Baki Demiraj.I dashur DritanZoti ju dhashtë forcë për të përballuar dhimbjen për humbjen e babait tuaj të dashur.Të gjithë bashkë si vatranë jemi pranë jush e familjes Demiraj, familjarëve, miqve e dashamirësve tuaj në këto momente trishtimi, lamtumire e humbjeje të pa kthyeshme. Lusim Zotin për shpirtin e tij.Baki Demiraj pushoftë në paqe e përjetësi.I pikëlluarPranë jush dhe me nderimeKryetari i VATRËSElmi BERISHA

Filed Under: Politike Tagged With: Dritan demiraj

“DIELLI” ME SHQIPTARËT NË GREQI

March 13, 2023 by s p

Keti Bandilli, mësuese e gjuhës shqipe në Hania, Kretë të Greqisë, në një rrëfim ekskluziv për Diellin e Vatrës në New York, dhënë Editorit Sokol Paja, shpjegon me detaje punën edukative e patriotike për mësimin e gjuhës, kulturës, historisë e traditës shqipe në Kretë dhe aktivitetet sociale e kulturore në dobi të komunitetit shqiptar në Hania, Kretë të Greqisë.

SHKOLLA SHQIPE «FARI I DIJES» NË HANIA, KRETË TË GREQISË

Shkolla shqipe «Fari i Dijes» (Kështu e quajmë edhe pse skemi shkollë tonën, më saktë : Kurset plotësuese të gjuhës shqipe nga mësues vullnetarë ) i hapi dyert e saj për herë të parë në vitin 2018 në ambientet e dy shkollave në qytetin e Haniasë dhe jashtë tij. Ishte një arritje e suksesshme falë përpjekjeve të  z. Idlir Zadia, ish- kryetar i Shoqatës së Emigrantëve Shqiptarë në Hania. Në këtë mënyrë me shumë përpjekje dhe këmbëngulje nga ana e tij kryesisht dhe e kryesisë së Shoqatës, u realizua hapja e dyerve të shkollave për fëmijët e bashkatdhetarëve në Hania dhe rreth saj.  Vështirësitë që ndeshëm u kapërcyen me përkrahjen e tij, të prindërve dhe padyshim të punës e përkushtimit të mësueseve tona. Me respekt e vlerësim të veçantë po përmend emrat e tyre : Mariana Shollo, Mimoza Pojani, Keti Bandilli, Zhuljeta Kobellari dhe Ermira Misku( për një kohë të shkurtër). Ecuria e mësimdhënies ishte në nivel të lartë në sajë të përgatitjes akademike të këtyre mësueseve. Një vit i suksesshëm që u karakterizua nga një pjesëmarrje e plotë e nxënësve, nga interesimi i prindërve dhe sigurisht nga mbështetja e  kryetarit me kryesinë e Shoqatës.

MËSIM SHQIP, MUZIKË SHQIP DHE KULTURË KOMBËTARE

Çdo vështirësi e përballuam së bashku. Përveç proçesit mësimor nxënësit morën njohuri dhe për muzikë, për kulturën shqiptare dhe njëkohësisht organizuan disa herë festa më program të plotë. Këta nxënës ishin krenaria jonë , forca jonë për të vazhduar më tej misionin tonë sa të vështirë, po aq të bukur. Në vitet në vijim vumë re që ra interesi nga ana e prindërve, kjo për çdo mësues është si një goditje dhe pa dashur të zhgënjehemi bënim përpjekje për prurje nxënësish të rinj. Vinin të rinj, por largoheshin të tjerë, sidomos ata që ishin më të rritur dhe nuk kishin kohë . Gjithsesi misionin tonë e vazhduam edhe gjatë periudhës së vështirë të pandemisë.Nxënësit tanë ishin matanë një ekrani dhe ndiqnin mësimet rregullisht me ne nga ana tjetër. Do mbetet në kujtesën tonë kjo fazë e vështirë sepse mundëm të japim dije edhe pse u ndeshën me masat e izolimit. Këto sollën sfida të reja të paeksploruara më parë në proçesin e mësimdhënies.Kështu ,mësues – nxënës u ndeshëm më nevojën e njehsimit të nevojave mësimore më inovacionet teknologjike. Çdo pengesë e kapërcyem si unë,ashtu dhe tre koleget e mia,Mimoza Pojani, Mariana Shollo dhe Zhuljeta Kobellari. Nxënësit tanë arritën të marrin njohuritë e duhura. 

MBËSHTETJE NGA LIDHJA E MËSUESËVE NË GREQI

Këto dy vjet shkolla «Fari i Dijes» funksionon në ambientet e një shkolle, të shkollës 6-vjeçare nr.7 në qendër të Haniasë. Këto vite kemi patur dhe kemi mbështetjen e Lidhjes së Mësuesëve në Greqi,e cila na siguroi lejen e marrjes së ambienteve,si dhe prurjen e librave të reja për nxënësit nga Ambasada jonë në Athinë. Problematike mbetet çështja e prurjes së nxënësve të rinj dhe mendoj që mos ndërgjegjësimi i vetë shqiptarëve është shkaku kryesor. Asnjë mësues nuk mund të detyrojë një nxënës të vijë e të mësojë, kjo varet nga vetë familja e tij. Duhet që shteti ynë të bëjë atë që ekziston në shtete të tjera. Pra një bashkëveprim mes dy shteteve  që mësimi i gjuhës amtare të hyjë rregullisht në program shkollash. Në këtë mënyrë lehtësohet dhe proçesi i marrjes së lejes nga seksioni i arësimit këtu të ambienteve mësimore. Gjithashtu mësuesët që sakrifikojnë vullnetarisht  duhet të njihen nga shteti ynë e të paguhen si kudo në botë. Përveç shkollës tonë, ekzistojnë dhe kurse të tjera  të gjuhës shqipe. Në gjimnazin e Kubesë, në qytet dhe në Kastel.jashtë  Haniasë. 

PRINDËR, SILLNI FËMIJËT PËR TË MËSUAR SHQIP

Materiali që përdorim me nxënësit është rezultativ, libri përmban tre nivele dhe njohuritë janë të përmbledhura dhe të përshtatura për nxënësit që jetojnë jashtë atdheut. Falenderojmë hartuesit e tij dhe QBD për materialin e vlefshëm në dobi të fëmijëve shqiptarë këtu ku jetojnë. Ajo pra që dua të ritheksoi është problemi ynë kryesor : Prurja e nxënësve në klasat e shkollës shqipe. Më lejoni tu bëj thirrje  bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në Hania dhe jo vetëm: Prindër shqiptarë të nderuar! Mos ngurroni të sillni fëmijët tuaj në shkollën shqipe! Asgjë nuk do humbasin, përkundrazi! Do të përfitojnë  njohuri akoma më tepër nga sa mendoni. Nuk mjafton vetëm e folura shqip në familjet tuaja. Nevojitet të mësohet gjuha amtare me baza . ashtu siç mësohet çdo gjuhë tjetër. Këtu bëhet fjalë për gjuhën amtare e cila po të përvetësohet në shkollë do ti ndihmojë fëmijët tuaj edhe për gjuhët e tjera, si dhe do tu ruajë identitetin e tyre kombëtar. Po të vini re kudo në botë, të gjithë mësojnë gjuhën amtare kudo që ndodhen. Ne jemi mësues vullnetarë që po ju ofrojmë mësime falas për fëmijët tuaj, për të ardhmen e tyre. Më lejoni të them diçka për veten. Thjesht si shembull. Nxënësja ime e parë kur erdha në 1994 në Greqi ishte bija ime. E folura shqip që në ditët e para, u pasua ndër vite me të mësuarit rregullisht me shkrim e lexim. Sot që është studente tregon akoma më tepër interes dhe vazhdon e përparon në nivelet më të larta të gjuhës shqipe. 

KUR TË PËRGËZOJNË QYTETARË GREKË…

Shoqëria greke këtu ku jetojmë nuk na ka shfaqur reagime për misionin tonë. Përveç pengesave në Seksion të arsimit për marrjen e lejes( gjithmonë na vonojnë edhe pse marrin një pagesë nga ne për dhënien e klasave). Përgjithësisht na përgëzojnë qytetarë grekë, kryesisht intelektualë. Vetë drejtorët e shkollave tregojnë entuziazëm dhe natyrisht që çdokush i l logjikshëm të vlerëson kur bëhet fjalë për arësimim. Madje kur mësues grekë vijnë e na shohin herë herë, përgëzojnë nxënësit dhe bëjnë krahasim me grekët jashtë kufijve, të cilët mësojnë gjuhën e tyre në shkolla. Me pozviitet na shohin kudo. Madje para dy vjetësh na morën në intervistë si staf mësimor për gazetën lokale këtu. Për sa i përket shoqërisë shqiptare në Hania duhet të ndryshohet mendimi që kanë dhe të ndërgjegjësohen për këtë çështje. 

SHQIPTARËT E HANIASË …

Shqiptarët e Haniasë  përgjithësisht qëndrojnë afër njëri- tjetrit duke ofruar mbështetje sa munden. Për sa i përket integrimit të tyre në shoqërinë vendase, ju siguroj që janë pjesë lëvizëse e shoqërisë duke ushtruar me sukses profesionet e tyre në pjesën më të madhe të sektorëve të ekonomisë vendase. Në rast se do  dërgoja mesazh për diasporën në USA, fillimisht do dëshiroja të përgëzoj të gjithë kolegët atje,.që ashtu si ne këtu ushtrojnë profesionin fisnik të mësimdhënies. Suksese dhe punë të palodhur më nxënësit tuaj! Ndërsa gjithë bashkatdhetarëve u bëj thirrje që të gjejnë mundësinë e të dërgojnë fëmijët e tyre në klasat e gjuhës mëmë. Gjuha amtare nuk është asnjëherë e tepërt dhe as e fundit në listën mësimore! 

KUSH ËSHTË MËSUESE KETI BANDILLI?

 Kam studjuar në Universitetin «Eqerem Çabej»në Gjirokastër në degën e mësuesisë.  Ushtrova profesionin për 6 vjet në shkollën 8-vjeçare «Jakov Xoxa»në Fier. Në 1994 u largova për në Kretë të Greqisë ku dhe krijova familjen time.. Pasioni im ka qenë gjithmonë mësimdhënia. Ndoshta ka ndikuar fakti që gjyshja dhe mamaja ime ishin dhe ato arsimtare. Më kujtohet që e vogël luaja me një regjistër shkollor të gjyshes time, kujtim i saj kur doli në pension. E më pas kur u bëra vetë mësuese këshillohesha me mamanë time për punën me nxënësit. Angazhimi im si mësuese këtu në Kretë ka filluar në 1998 nëpërmjet programeve evropiane që aplikuan universitetet e Selanikut, Athinës dhe Kretës. Ushtrova mësimdhënien e gjuhës shqipe në tre shkolla 6-vjeçare të qytetit. Gjithmonë kam patur dhe kam një dashuri pa kushte për nxënësit e mi, buzëqeshjet dhe sinqeriteti i tyre shtonin alkiminë në komunikimin tonë dypalësh. Kjo ndodh gjithmonë… .Dua të përmend edhe vështirësitë që ekzistonin … një nga më tipiket ajo e mos frekuentimit të rregullt. Ishin 15 orë në javë, gjithmonë mbas mësimit të gjuhës greke. Këtu jam hasur më vështirësi duke humbur minuta të tëra duke mbledhur nxënësit që preferonin të luanin sesa të mësonin shqip.  Ndërkohë duhej të fokusohesha tek nxënësit që më prisnin në klasë. Gjithsesi ndjehesha e bekuar që kisha në klasë plot nxënës që donin të mësonin.. Ata ishin shtysa ime për të ecur përpara. Nga ana tjetër isha e ndërgjegjshme që s’kemi të drejtë të detyrojmë askënd që të bëjë diçka pa dëshirë, edhe pse gabon. Paralelisht ndër vite kam ndjekur seminare të ndryshme të organizuara nga Universiteti i Kretës. Me shfaqjen e krizës ekonomike u ndërprenë dhe programet e mësimdhënies në shkollat publike.. Me sa duket nuk u rinovuan programet përkatëse. Gjithashtu jam angazhuar dhe privatisht me nxënës shqiptarë dy-gjuhësh. Gjithashtu kam punuar dhe vendas që kanë dashur të mësojnë pjesërisht gjuhën shqipe. Me nxënësit e shkollës «Fari i Dijes» jemi shumë të lidhur. Pjesa më e madhe janë nxënës që i kemi prej vitesh dhe kanë hyrë në zemrat tona. Përsëri dëshiroj tu drejtohem bashkatdhetarëve  tanë që jetojnë e punojnë në qytetin tonë: Mos gaboni me fëmijët tuaj duke u hequr të drejtën të mësojnë gjuhën amtare! Jeni Ju që i drejtoni fëmijët tuaj,që të pajisen me «byzylykun « e përjetshëm, atë të gjuhës amtare! 

Filed Under: Politike Tagged With: Sokol Paja

Ekspozita e librave të rrallë për Skënderbeun për herë të parë në Shtetet e Bashkuara

March 12, 2023 by s p

Rafaela Prifti/

“A Solder, a King, and a Christian…who sought not for power but for liberty,” lexon koleksionistja britanike Patricia Nugee nga botimi i Edinburgh i vitit 1753 që e ka sjellë në Kishën Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit në Boston. (The Life of George Castriot, King of Epirus and Albania commonly called Scanderbeg, ESTC records 3 copies).Për herë të parë në Shtetet e Bashkuara paraqitet ekspozita e librave antikuare për Skënderbeun mbledhur për rreth katër dekada nga Patricia Nugee. Organizatorët e ekspozitës janë Maas Besa, Kisha Ortodokse Shqiptare e Shën Gjergjit dhe Qendra Kulturore e Biblioteka Fan Noli. Organizatorët thanë se Kisha e Shën Gjergjit në Boston është vendi i natyrshëm për paraqitjen e koleksionit për shkak të historisë së tempullit të shqiptarëve. “Fan Noli e pagëzoi kishën me këtë emër si nderim për heroin kombëtar,” tha Robert Tochka. Ekspozita përmban 37 tituj që i përkasin jo vetëm historisë por edhe letërsisë. Koleksioni fillon nga vitet 1500 dhe shkon deri në 1800, të shkruara në 12 gjuhë.Patricia Nugee e ka filluar koleksionin që nga koha kur punonte në librarinë e librave antike në Londër dhe dëgjoi për herë të parë emrin e Skënderbeut. Ajo i ka mbledhur botimet e rralla një nga një duke qëmtuar në katalogje dhe ankande të ndryshme. Patricia e quan veten koleksioniste dhe jo historiane por falë pasionit të saj për kete figurë historike shqiptarët kanë një thesar të vyer për historinë dhe ardhmërinë e tyre. Gjatë prezantimit përpara hapjes së ekspozitës, Mark Kosmo, një nga organizatorët kryesorë, e pyeti se çdo të bëhet në të ardhmen me koleksionin. Patricia tha se do t’i dhurohet Muzeut të Skënderbeut në Krujë. Ndërkohë ajo shpreson të ketë mundësinë t’a sjellë edhe në shtete të tjera me shumicë shqiptare si Nju Jork, Florida, Miçigan etj.Ekspozita do të jetë e hapur sot dhe nesër për vizitorët nga ora 1 deri në 4 në auditorin e kishës ortodokse shqiptare të Shën Gjergjit. Koha e ardhjes së ekspozitës përkon me përvjetorin e 58 të vdekjes së ikonës sonë kombëtare Fan Nolit. Patricia Nugee’s Love for Albania began with Scanderbeg Maas Besa and St. George’s Church in collaboration with Fan Noli Cultural Center and Library presented Scanderbeg Exhibit Saturday and Sunday from 1 to 4 at the auditorium of St. George’s Albanian Orthodox Cathedral. The presentation by Neka Doko, Curator of Fan Noli Library revealed titles and artwork on Skenderbeg collected by the Very Rev Father Liolin. Professor Gazmend Kapllani of DePaul University Chicago touched on the significance and impact of the Albanian national hero. Patricia Nugee the remarkable book collector from Great Britain read a few lines from one of the rare editions on Scanderbeg. Organizers Maas Besa, the Albanian Orthodox Church Saint George and Cultural Center and Library Fan Noli say that it’s fitting to have it here for the first time given the history of the place. “St. George is the natural place for the first Scanderbeg exhibit in the US due to Noli’s choosing St. George as the patron Saint of the first Albanian church in honor of George Kastrioti and having written a biography of him,” says Judge Robert Tochka. The organizers wish as well as Patricia’s is to bring the antique collection of books to New York, Michigan, Florida and other states with a sizeable Albanian community.Patricia Nugee says she is a book collector. To Albanians, she is more than that. In addition to the exhibit, visitors can enjoy the Scanderbeg movie , an Albanian Russian production playing via a projector at the Church’s auditorium. Exhibit will be open for visitors from 1 to 4 on Saturday and Sunday.

Filed Under: Politike Tagged With: Rafaela Prifti

The Biberaj Foundation Model is Delivering Results. Is it enough for Albania?

March 11, 2023 by s p

By Rafaela Prifti/

The Biberaj Foundation, which started in 2017 is now in its 6th year of pursuing its mission https://gazetadielli.com/education-is-a-force-multiplier…/ Recently the Foundation was honored by the American Councils of International Education. In a climate of massive departures of Albania’s students to pursue education opportunities abroad, the full return of graduate Fellows of the Biberaj Foundation deserves more attention and even replicating for the benefit of the country. I asked spokesperson Ken Biberaj for a brief description of the program’s impact on the Albanian society. “We believe that the success of our investment in education is demonstrated by the multiplier effect where graduates return to the workforce and add improvement in the quality of life around them,” said he.Having graduates return home is an important distinction, particularly at a time when according to data published by UNESCO in 2020, 94% of students who study abroad do not want to go back to Albania. The results of surveys conducted in recent years show that the youth exodus of Albania is the highest in Europe. Last year, the Head of Economics and Social Studies, Ilir Gedeshi said that “region-wide, Albania ranks first when it comes to students leaving the country.” (Euronews Albania Interview, April 18, 2022.) Such numbers are expected to have gone up since last year’s polls.The phenomenon explains the high volume of applicants for scholarships and education opportunities abroad. Linda Meniku of the American Council confirmed that there is a lot of interest in applying at the Biberaj Foundation, that offers a variety of programs designed to deliver an impactful experience. Ergisa Bejkollari, GPED, a 2022 graduate fellow, who went to Owen Business School and did one semester in Puerto Rico, as part of her training, says that she “allowed herself to be radically transformed in the process.” “These meetings guided me through a new way of thinking because Puerto Rico and Albania might seem like two completely different countries, but, the challenges they face, especially economically and politically, are the same. So, for me, knowing that these people made it amid the not most favorable environment, is motivating and rewarding,” writes Bejkollari in her testimonial. Kristiana Dhima who pursued a degree in Cybersecurity from the prestigious NYU Tandon School of Engineering through the Biberaj Foundation calls her experience “a great privilege and responsibility for me, both personally and professionally.”In terms of changes or additions to the areas of concentration from last years’, Ken Biberaj says that Public Health and Culture were added since the inception of the Masters and Internship program as it continues to evolve. He then lists the current areas of concentration as follows: “Agriculture, Business Administration and Management, Culture, Eco-Tourism & Hospitality, Economics, Education, Information Technology and Computer Science, Law (LLM), Public Administration, Public Health, Public Policy.”The Biberaj Foundation model was conceptualized to be working alongside professionals and other institutions of education. Given the high demand by students in Albania, it is important for applicants to get information from the adequate source, which in this case is not the Foundation’s page. “[The Foundation] is pleased to participate in certain educational programs designed to improve the well-being of Albanians throughout the Balkans. We work with expert in-country partners who are dedicated and share our view on improving educational opportunities. As such, working with partners, the Biberaj Foundation does not accept applications directly,” clarifies spokesperson Biberaj.For anyone interested in the qualifications and deadline for the 2023 academic year, Biberaj said: “Individuals interested in applying to the Masters and Internship Program are encouraged to contact the Albanian American Development Foundation or American Councils for International Education. Applications can be accessed through the following link: mip.americancouncilsnetwork.org. Individuals interested in applying to the Rochester Institute of Technology (Kosovo) are encouraged to visit: https://www.rit.edu/kosovo/apply” In terms of how the performance of the program is assessed, Biberaj’s answer was: “The success of the program is measured by the successful graduation of each student and their ability to return home and obtain high quality and important employment. 100% of the graduating Fellows are employed in many sectors including, government, NGOs, business, and health. The academic success as measured by their overall average grade is excellent.” I pushed him for more information and he noted that “100% of the graduated Fellows have left the US” and that he “can get an update on where they have landed in terms of work, etc.”In the words of Ina Gjika, an MIP Fellow, who pursued a two-year Master’s Degree at Cornell University, the key is “commitment” even for “a pandemic scholar” as she calls herself. She believes that “the Albanian education system could use so many of these concepts to increase access to education in the most remote areas even at a post-pandemic time.” Looking back at the time she decided to apply for the MIP program, she concludes “it was a great decision.” While she came to the program with a focus on development economics, Ina Gjika found her “career direction – renewable energy and green finance,” that she is committed to pursue fully. Her only hope and goal, she says, is “to further live the legacy and built on the experience in an impactful way.”Investment in education needs to be a priority for the Albanian government. The Biberaj Foundation model is delivering results not only in academics but also in the return of highly educated Albanians back home.


Filed Under: Politike Tagged With: Rafaela Prifti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 155
  • 156
  • 157
  • 158
  • 159
  • …
  • 653
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT