• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Serbia can’t rule Kosova”

March 17, 2023 by s p

Sokol Paja/

New York, 16 Mars 2023 – Dhjetëra shqiptaro-amerikanë nën udhëheqjen e aktivistëve të shquar të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Mark Gjonaj, Gani Shehu, Gjek Gjonlekaj, Ilir Bytyçi, Xhek Kukaj, Shefki Nexhuani, Xheladin Zeneli, Ukë Lushi etj, protestuan para përfaqësisë diplomatike të Bashkimit Europian në Manhattan dhe kërkuan që të mos nënshkruhet “Asociacioni” sipas interesave të Serbisë. Shqiptaro-Amerikanët bënë thirrje që populli shqiptar i Kosovës të mos mbetet peng i negociatave të marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës e Serbisë por BE të veprojë sa më shpejt në arritjen e njohjes reciproke mes Kosovës e Serbisë. Tubuesit kërkuan që bashkësia ndërkombëtare të kërkojë dënimin e Serbisë për krimet dhe gjenocidin e serbëve në Kosovë. Ata i bënë thirrje dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të mbështesin dhe mbrojnë interesin e drejtë të shqiptarëve të Kosovës në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë. Tubuesit në fjalën e tyre deklaruan se kjo është një protestë për popullin e Kosovës, shtetin e Kosovës, pavarësinë, sovranitetin, dinjitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Filed Under: Politike

NJOFTIM I DEGËS SË FEDERATËS PAN-SHQIPTARE VATRA, WORCESTER MA

March 16, 2023 by s p

Dega e Federatës Pan-Shqiptare VATRA, Worcester MA, njofton Kryesinë, Këshillin e Vatrës, të gjithë vatranët dhe komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara te Amerikës se në datat 2, 3 dhe 4 qershor 2023 Kisha Shqiptare “Fjetja e Shen Mërisë”, 535 SALISBURY Str. Worcester MA, do të organizojë sipas traditës FESTIVALIN SHQIPTAR. Në ambjentet e kishës, jashtë dhe brenda saj, do të shpalosen aspekte të shumta të kulturës dhe artit shqiptar përmes muzikës, këngëve, valleve, ushqimeve karakteristike, ekspozitave me piktura, me libra dhe objekte të ndryshme arti, qëndisma, thurrje, gdhendje, tj.

Për ta ndihmuar fillimisht nga ana financiare shumë biznesmenë dhe individë po dhurojnë të holla për të krijuar fondin fillestar të shpenzimeve të festivalit. Këto ndihma dokumentohen te faqet e buletinit të Festivalit, që do të botohet në format reviste A4.

Dega e Federatës Pan-Shqiptare VATRA, Worcester MA, ka nxitur anëtarët e saj që të përshëndetin festivalin me një urim që zë sipërfaqen e një faqeje.

Buletini ka disa lloj faqesh me këto çmime: Faqja GOLD kushton $ 5,000.oo; Faqja SILVER kushton $ 2,500.oo, Faqja BRONZE kushton $ 1,500.oo, kurse Faqja e zakonshme kushton $ 400.oo, ndërsa 1/2 Faqe e zakonshme kushton $ 250.oo.

Krahas anëtarëve biznesmenë të degës sonë, të cilët po paguajnë, secili sipas dëshirës dhe mundësive, për një faqe GOLD, SILVER ose BRONZE, ose faqe të zakonshme, anëtarët jo-biznesmenë do ta përshëndetin FESTIVALIN SHQIPTAR 2023 me nje faqe të zakonshme me urimin:

DEGA E FEDERATËS PANSHQIPTARE VATRA, WORCESTER MA

I URON SUKSES TË PLOTË FESTIVALIT SHQIPTAR 2023!

Personat që duan ta përshëndesin Festivalin duhet që tekstin e urimit ta shoqërojnë me një foto të personit a të familjes, ose me reklamën e biznesit dhe kjo t’i dërgohet deri më 15 maj Z-njës Eva Shqina në e-mail: worcalbanianfestival@gmail.com

Kurse ceku paguhet To: St. Mary’s Albanian Festival

Në zarf duhet shënuar adresa:
Ilia Tërova
535 SALISBURY Street.
WORCESTER, MA 01609.

Me respekt

Effi Qeleshi, Kryetare.
Thomas Christo, Zv. Kryetar.
Thanas L. Gjika, Sekretar.

Filed Under: Politike Tagged With: efi qeleshi

Mira Murati – Shqiptarja ne Krye te Shpikjeve qe nga Modeli DALL•E 2 te ChatGPT e te tjera

March 15, 2023 by s p

Rafaela Prifti/


Mira Murati është Drejtoreshë Teknologe në Open AI (Inteligjenca Artificiale e hapur) kompania që shpalosi teknologjinë e re GPT-4 katër muaj pasi modeli ChatGPT e shastisi ‘kryeqytetin’ e kësaj industrije, Silicon Valley. Nëse nuk e keni dëgjuar emrin e saj, Mira Murati u lind në Shqipëri në 1986. Pasi ka kryer studimet me rezultate të shkëlqyera në vendlindje, ka ardhur në Shtetet e Bashkuara për të vazhduar edukimin pasuniversitar në fushën e inxhinierisë mekanike. U punësua në Zodiac Aerospace dhe pastaj për tri vjet të tjera te Tesla por në 2018 hyri në OpenAI ku mbikqyr Chat GPT si Drejtoreshë Teknologe. Pikërisht katër muaj më parë, kjo kompani e vogël dominoi debatet në industrinë teknologjike kur prezantoi një model që kishte aftësinë t’ju përgjigjej pyetjeve komplekse, madje mund të shkruante poezi dhe të imitonte ndjenjat njerëzore. Tani kompania ka nxjerrë një model të ri dhe të përmirësuar që e vendos theksin kryesor  te gara për inteligjencën artificiale dhe ethet se kush do të jetë në ballë të industrisë. Programatorët dhe drejtuesit e kësaj fushe e krahasojnë momentin e tanishëm me krijimin e aplikacioneve të cilat duke filluar nga viti 1996 u bënë motorat e kërkimeve në internet si Microsoft Edge, Google Chrome, Internet Explorer etj. Tani mund të jemi në një pikë të paparashikuar për industrinë teknologjike në dhjetëvjeçarët e fundit, thonë ata.

Për sa i takon përdorimeve praktike, disa kompani dhe individë e kanë inkuadruar modelin e ri në sistemet e punës dhe në disa portale të tregtisë virtuale. Gjenialiteti i ChatGPT është aftësia për të kuptuar modelet dhe formuluar koncepte abstrakte si edhe zotesia për të përgjithësuar në formë logjike, thotë Mira Murati në intervistën e saj me Revistën Ndërkombëtare të Financave. Teknologjia e OpenAI funksionon në nivel eksperti për subjekte të caktuara por është diletante në disa të tjera. Ajo nuk mund ta zëvendësojë arsyetimin njerëzor. Ashtu siç mund të tregojë një barcelet por nuk e ka konceptin se çfarë e shkakton të qeshurën. Modeli bazohet në të njëjtën teknologji si Siri dhe është ndërtuar si një “rrjet neuroni” nga një sistem matematikor që mëson nëpërmjet analizimit të të dhënave që i jepen (data). 
Për mësuesit dhe studentët modeli ka paraqitur sfida të reja meqë mund të përdoret për të shkruar ese, teza, për të dhënë provime shkolle etj. Është e qartë se si pasojë e kësaj teknologjie do të mbyllen shumë vende pune psh në firma juridike, banka, zyra të përgatitjes së taksave etj., por krijuesit thonë se edhe do hapi mundësi të tjera punësimi. Mbetet për tu parë sesa të vërteta do dalin parashikimet e tyre. 

Nga një aplikacion që ka aftësinë të shkruajë vazhdimin e një teksti në baze të të dhënave që ka marrë paraprakisht, brenda një kohe të shkurtër, kompania arriti të krijojë DALL•E, një stad më i përparuar që mund ta bëjë këtë funksion me imazhe dhe foto, duke dhënë krijime origjinale dixhitale. Mira Murati flet hapur si për përparësitë dhe mundësitë dobiprurëse potencialisht në fushën e arsimit dhe shëndetësisë por edhe për dobësitë veçanërisht në aspektin etik dhe moral siç është keqpërdorimi, dizinformacioni dhe abuzimi nga persona keqdashës. Për të qenë të përgjegjshëm, ajo thotë se rregullatorët duhet të jenë të përfshirë në këtë proces ndërkohë që ndikimi midis teknologjisë dhe shoqërisë duhet të jetë i dyanshëm. “Synimi duhet të jetë demokratizimi i inteligjencës artificiale dhe për të qenë funksionale, ajo duhet të jetë në duart e të gjithëve,” vëren Mira Murati në bisedë me revistën Gruaja Globale. 

Sistemet e Inteligjencës Artificiale janë duke evoluar dhe duke u përhapur çdo ditë e më shumë. Ndikimi i tyre në jetën praktike është i pashmangshëm. Shumë kompani mund të falimentojnë prej saj por ato që do dinë si ta përdorin do arrijnë majat e suksesit.

Filed Under: Politike

VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI NËNKRYETARIT TË KËSHILLIT DRITAN DEMIRAJ PËR HUMBJEN E BABAIT

March 14, 2023 by s p

E nderuar familja Demiraj

I dashur dhe i çmuar miku ynë Dritan

Me keqardhje mësova lajmin e largimit nga jeta tokësore të babait tuaj të nderuar Baki Demiraj. Në emër të Federatës Pan- Shqiptare të Amerikës VATRA, të gazetës Dielli, në emër të të gjithë vatranëve e të familjes sime ju përcjell ngushëllimet tona më të sinqerta e më të dhimbshme për humbjen e babait tuaj të shtrenjtë Baki Demiraj.I dashur DritanZoti ju dhashtë forcë për të përballuar dhimbjen për humbjen e babait tuaj të dashur.Të gjithë bashkë si vatranë jemi pranë jush e familjes Demiraj, familjarëve, miqve e dashamirësve tuaj në këto momente trishtimi, lamtumire e humbjeje të pa kthyeshme. Lusim Zotin për shpirtin e tij.Baki Demiraj pushoftë në paqe e përjetësi.I pikëlluarPranë jush dhe me nderimeKryetari i VATRËSElmi BERISHA

Filed Under: Politike Tagged With: Dritan demiraj

“DIELLI” ME SHQIPTARËT NË GREQI

March 13, 2023 by s p

Keti Bandilli, mësuese e gjuhës shqipe në Hania, Kretë të Greqisë, në një rrëfim ekskluziv për Diellin e Vatrës në New York, dhënë Editorit Sokol Paja, shpjegon me detaje punën edukative e patriotike për mësimin e gjuhës, kulturës, historisë e traditës shqipe në Kretë dhe aktivitetet sociale e kulturore në dobi të komunitetit shqiptar në Hania, Kretë të Greqisë.

SHKOLLA SHQIPE «FARI I DIJES» NË HANIA, KRETË TË GREQISË

Shkolla shqipe «Fari i Dijes» (Kështu e quajmë edhe pse skemi shkollë tonën, më saktë : Kurset plotësuese të gjuhës shqipe nga mësues vullnetarë ) i hapi dyert e saj për herë të parë në vitin 2018 në ambientet e dy shkollave në qytetin e Haniasë dhe jashtë tij. Ishte një arritje e suksesshme falë përpjekjeve të  z. Idlir Zadia, ish- kryetar i Shoqatës së Emigrantëve Shqiptarë në Hania. Në këtë mënyrë me shumë përpjekje dhe këmbëngulje nga ana e tij kryesisht dhe e kryesisë së Shoqatës, u realizua hapja e dyerve të shkollave për fëmijët e bashkatdhetarëve në Hania dhe rreth saj.  Vështirësitë që ndeshëm u kapërcyen me përkrahjen e tij, të prindërve dhe padyshim të punës e përkushtimit të mësueseve tona. Me respekt e vlerësim të veçantë po përmend emrat e tyre : Mariana Shollo, Mimoza Pojani, Keti Bandilli, Zhuljeta Kobellari dhe Ermira Misku( për një kohë të shkurtër). Ecuria e mësimdhënies ishte në nivel të lartë në sajë të përgatitjes akademike të këtyre mësueseve. Një vit i suksesshëm që u karakterizua nga një pjesëmarrje e plotë e nxënësve, nga interesimi i prindërve dhe sigurisht nga mbështetja e  kryetarit me kryesinë e Shoqatës.

MËSIM SHQIP, MUZIKË SHQIP DHE KULTURË KOMBËTARE

Çdo vështirësi e përballuam së bashku. Përveç proçesit mësimor nxënësit morën njohuri dhe për muzikë, për kulturën shqiptare dhe njëkohësisht organizuan disa herë festa më program të plotë. Këta nxënës ishin krenaria jonë , forca jonë për të vazhduar më tej misionin tonë sa të vështirë, po aq të bukur. Në vitet në vijim vumë re që ra interesi nga ana e prindërve, kjo për çdo mësues është si një goditje dhe pa dashur të zhgënjehemi bënim përpjekje për prurje nxënësish të rinj. Vinin të rinj, por largoheshin të tjerë, sidomos ata që ishin më të rritur dhe nuk kishin kohë . Gjithsesi misionin tonë e vazhduam edhe gjatë periudhës së vështirë të pandemisë.Nxënësit tanë ishin matanë një ekrani dhe ndiqnin mësimet rregullisht me ne nga ana tjetër. Do mbetet në kujtesën tonë kjo fazë e vështirë sepse mundëm të japim dije edhe pse u ndeshën me masat e izolimit. Këto sollën sfida të reja të paeksploruara më parë në proçesin e mësimdhënies.Kështu ,mësues – nxënës u ndeshëm më nevojën e njehsimit të nevojave mësimore më inovacionet teknologjike. Çdo pengesë e kapërcyem si unë,ashtu dhe tre koleget e mia,Mimoza Pojani, Mariana Shollo dhe Zhuljeta Kobellari. Nxënësit tanë arritën të marrin njohuritë e duhura. 

MBËSHTETJE NGA LIDHJA E MËSUESËVE NË GREQI

Këto dy vjet shkolla «Fari i Dijes» funksionon në ambientet e një shkolle, të shkollës 6-vjeçare nr.7 në qendër të Haniasë. Këto vite kemi patur dhe kemi mbështetjen e Lidhjes së Mësuesëve në Greqi,e cila na siguroi lejen e marrjes së ambienteve,si dhe prurjen e librave të reja për nxënësit nga Ambasada jonë në Athinë. Problematike mbetet çështja e prurjes së nxënësve të rinj dhe mendoj që mos ndërgjegjësimi i vetë shqiptarëve është shkaku kryesor. Asnjë mësues nuk mund të detyrojë një nxënës të vijë e të mësojë, kjo varet nga vetë familja e tij. Duhet që shteti ynë të bëjë atë që ekziston në shtete të tjera. Pra një bashkëveprim mes dy shteteve  që mësimi i gjuhës amtare të hyjë rregullisht në program shkollash. Në këtë mënyrë lehtësohet dhe proçesi i marrjes së lejes nga seksioni i arësimit këtu të ambienteve mësimore. Gjithashtu mësuesët që sakrifikojnë vullnetarisht  duhet të njihen nga shteti ynë e të paguhen si kudo në botë. Përveç shkollës tonë, ekzistojnë dhe kurse të tjera  të gjuhës shqipe. Në gjimnazin e Kubesë, në qytet dhe në Kastel.jashtë  Haniasë. 

PRINDËR, SILLNI FËMIJËT PËR TË MËSUAR SHQIP

Materiali që përdorim me nxënësit është rezultativ, libri përmban tre nivele dhe njohuritë janë të përmbledhura dhe të përshtatura për nxënësit që jetojnë jashtë atdheut. Falenderojmë hartuesit e tij dhe QBD për materialin e vlefshëm në dobi të fëmijëve shqiptarë këtu ku jetojnë. Ajo pra që dua të ritheksoi është problemi ynë kryesor : Prurja e nxënësve në klasat e shkollës shqipe. Më lejoni tu bëj thirrje  bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në Hania dhe jo vetëm: Prindër shqiptarë të nderuar! Mos ngurroni të sillni fëmijët tuaj në shkollën shqipe! Asgjë nuk do humbasin, përkundrazi! Do të përfitojnë  njohuri akoma më tepër nga sa mendoni. Nuk mjafton vetëm e folura shqip në familjet tuaja. Nevojitet të mësohet gjuha amtare me baza . ashtu siç mësohet çdo gjuhë tjetër. Këtu bëhet fjalë për gjuhën amtare e cila po të përvetësohet në shkollë do ti ndihmojë fëmijët tuaj edhe për gjuhët e tjera, si dhe do tu ruajë identitetin e tyre kombëtar. Po të vini re kudo në botë, të gjithë mësojnë gjuhën amtare kudo që ndodhen. Ne jemi mësues vullnetarë që po ju ofrojmë mësime falas për fëmijët tuaj, për të ardhmen e tyre. Më lejoni të them diçka për veten. Thjesht si shembull. Nxënësja ime e parë kur erdha në 1994 në Greqi ishte bija ime. E folura shqip që në ditët e para, u pasua ndër vite me të mësuarit rregullisht me shkrim e lexim. Sot që është studente tregon akoma më tepër interes dhe vazhdon e përparon në nivelet më të larta të gjuhës shqipe. 

KUR TË PËRGËZOJNË QYTETARË GREKË…

Shoqëria greke këtu ku jetojmë nuk na ka shfaqur reagime për misionin tonë. Përveç pengesave në Seksion të arsimit për marrjen e lejes( gjithmonë na vonojnë edhe pse marrin një pagesë nga ne për dhënien e klasave). Përgjithësisht na përgëzojnë qytetarë grekë, kryesisht intelektualë. Vetë drejtorët e shkollave tregojnë entuziazëm dhe natyrisht që çdokush i l logjikshëm të vlerëson kur bëhet fjalë për arësimim. Madje kur mësues grekë vijnë e na shohin herë herë, përgëzojnë nxënësit dhe bëjnë krahasim me grekët jashtë kufijve, të cilët mësojnë gjuhën e tyre në shkolla. Me pozviitet na shohin kudo. Madje para dy vjetësh na morën në intervistë si staf mësimor për gazetën lokale këtu. Për sa i përket shoqërisë shqiptare në Hania duhet të ndryshohet mendimi që kanë dhe të ndërgjegjësohen për këtë çështje. 

SHQIPTARËT E HANIASË …

Shqiptarët e Haniasë  përgjithësisht qëndrojnë afër njëri- tjetrit duke ofruar mbështetje sa munden. Për sa i përket integrimit të tyre në shoqërinë vendase, ju siguroj që janë pjesë lëvizëse e shoqërisë duke ushtruar me sukses profesionet e tyre në pjesën më të madhe të sektorëve të ekonomisë vendase. Në rast se do  dërgoja mesazh për diasporën në USA, fillimisht do dëshiroja të përgëzoj të gjithë kolegët atje,.që ashtu si ne këtu ushtrojnë profesionin fisnik të mësimdhënies. Suksese dhe punë të palodhur më nxënësit tuaj! Ndërsa gjithë bashkatdhetarëve u bëj thirrje që të gjejnë mundësinë e të dërgojnë fëmijët e tyre në klasat e gjuhës mëmë. Gjuha amtare nuk është asnjëherë e tepërt dhe as e fundit në listën mësimore! 

KUSH ËSHTË MËSUESE KETI BANDILLI?

 Kam studjuar në Universitetin «Eqerem Çabej»në Gjirokastër në degën e mësuesisë.  Ushtrova profesionin për 6 vjet në shkollën 8-vjeçare «Jakov Xoxa»në Fier. Në 1994 u largova për në Kretë të Greqisë ku dhe krijova familjen time.. Pasioni im ka qenë gjithmonë mësimdhënia. Ndoshta ka ndikuar fakti që gjyshja dhe mamaja ime ishin dhe ato arsimtare. Më kujtohet që e vogël luaja me një regjistër shkollor të gjyshes time, kujtim i saj kur doli në pension. E më pas kur u bëra vetë mësuese këshillohesha me mamanë time për punën me nxënësit. Angazhimi im si mësuese këtu në Kretë ka filluar në 1998 nëpërmjet programeve evropiane që aplikuan universitetet e Selanikut, Athinës dhe Kretës. Ushtrova mësimdhënien e gjuhës shqipe në tre shkolla 6-vjeçare të qytetit. Gjithmonë kam patur dhe kam një dashuri pa kushte për nxënësit e mi, buzëqeshjet dhe sinqeriteti i tyre shtonin alkiminë në komunikimin tonë dypalësh. Kjo ndodh gjithmonë… .Dua të përmend edhe vështirësitë që ekzistonin … një nga më tipiket ajo e mos frekuentimit të rregullt. Ishin 15 orë në javë, gjithmonë mbas mësimit të gjuhës greke. Këtu jam hasur më vështirësi duke humbur minuta të tëra duke mbledhur nxënësit që preferonin të luanin sesa të mësonin shqip.  Ndërkohë duhej të fokusohesha tek nxënësit që më prisnin në klasë. Gjithsesi ndjehesha e bekuar që kisha në klasë plot nxënës që donin të mësonin.. Ata ishin shtysa ime për të ecur përpara. Nga ana tjetër isha e ndërgjegjshme që s’kemi të drejtë të detyrojmë askënd që të bëjë diçka pa dëshirë, edhe pse gabon. Paralelisht ndër vite kam ndjekur seminare të ndryshme të organizuara nga Universiteti i Kretës. Me shfaqjen e krizës ekonomike u ndërprenë dhe programet e mësimdhënies në shkollat publike.. Me sa duket nuk u rinovuan programet përkatëse. Gjithashtu jam angazhuar dhe privatisht me nxënës shqiptarë dy-gjuhësh. Gjithashtu kam punuar dhe vendas që kanë dashur të mësojnë pjesërisht gjuhën shqipe. Me nxënësit e shkollës «Fari i Dijes» jemi shumë të lidhur. Pjesa më e madhe janë nxënës që i kemi prej vitesh dhe kanë hyrë në zemrat tona. Përsëri dëshiroj tu drejtohem bashkatdhetarëve  tanë që jetojnë e punojnë në qytetin tonë: Mos gaboni me fëmijët tuaj duke u hequr të drejtën të mësojnë gjuhën amtare! Jeni Ju që i drejtoni fëmijët tuaj,që të pajisen me «byzylykun « e përjetshëm, atë të gjuhës amtare! 

Filed Under: Politike Tagged With: Sokol Paja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 169
  • 170
  • 171
  • 172
  • 173
  • …
  • 668
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Gjykata: Mbyllja e “Zërit të Amerikës” e paligjshme, urdhërohet rikthimi i 1,000 punonjësve
  • Experience History: Ambassador William Walker’s inaugural visit to the Saint George Orthodox Cathedral and the Fan Noli Cultural Center
  • 𝑺𝒉𝒆̈𝒏𝒅𝒆𝒕𝒊 𝒊 𝑺𝒊𝒔𝒕𝒆𝒎𝒊𝒕 𝑻𝒓𝒆𝒕𝒆̈𝒔 – 𝑩𝒂𝒔𝒉𝒌𝒆̈𝒃𝒊𝒔𝒆𝒅𝒊𝒎 𝒎𝒆 𝑱𝒖
  • NICOLAE IORGA, HISTORIANI ME I MADH RUMUN DHE ZBULUESI I SHKRIMIT TE PARE NE GJUHEN SHQIPE
  • Doktrina Wilsoniane dhe mbijetesa e shtetit shqiptar – nga shpëtimi i Shqipërisë te e drejta historike e Kosovës për vetëvendosje
  • Zarfi që sfidoi censurën në Shqipërinë komuniste
  • Albanian Night @ Yankee Stadium
  • O SOT, O KURRË! O FLAMUR, O DEKË!
  • Liria fillon gjithmonë nga refuzimi për të gënjyer veten…
  • Një nderim për historinë tonë kombëtare…
  • Habermas në mbrojtës i vendosur i intervenimit të NATO-s në Kosovë
  • HYSEN S. DIZDARI, VLERA E NJË HULUMTUESI SERIOZ NË PULLAT SHQIPTARE
  • Njё Dritёro amerikan, Robert Frost (1874 – 1963)
  • 18 mars 2026, 78 vite nga lindja e poetit martir Vilson Blloshmi!
  • Shoqata shqiptaro-amerikane “Skënderbej” Inc. promovon romanin “Brenga” të Dr. Pashko Camaj 

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT