• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SPECIAL MESSAGE FROM U.S. PRESIDENT JOE BIDEN

July 28, 2022 by s p

Of all the people of Albania i send my best wishes and enduring friendship of the United States as we celebrate 100 year anniversary of our country’s establishing diplomatic relations. When the united states defended albania’s independence after world war one it launched a lasting friendship between our people a shared love of liberty and of the values of democracy that was

never broken even when the people of albania endured decades of dictatorship. Today Albania and the United States are allies in NATO and partners working together to defend freedom and  democracy in Europe and around the world including through our work of the UN Security Council. Albania has also made critical contributions to supporting humanitarian and security needs of the Ukrainian people as they defend their country against russia’s brutal war. And I want to thank the people of Albania for your hospitality and hosting thousands of afghans over the past year and we look to the future the united states going to continue to stand with

albania as you carry forward the work to fortify democratic institutions fight corruption strengthen the rule of law and complete your journey to join the European Union. May our two nations continue to build all that we have accomplished together and deliver a brighter more hopeful future for our children.

Filed Under: Politike Tagged With: Joe Biden

GUVERNATORJA E NJU JORKUT TAKOHET ME SHQIPTARO- AMERIKANËT NË RRUGËN GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBEU NË NJU JORK

July 26, 2022 by s p

 Nga Frank Shkreli/

Gjatë viteve, komuniteti shqiptaro-amerikan është takuar me zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara të niveleve të larta vendore,shtetërore dhe federale për të qarë hallet dhe për të kërkuar ndihmë për komunitetin e këtushëm por edhe për mbështetje më të mëdha dhe më të rëndësishme që kanë pasur të bëjnë me fatin e bashkatdhetarëve tanë anë e mbanë trojeve shqiptare – në përpjekjet dhe luftën për sigurimin e të drejtave të njeriut, lirisë, drejtësisë dhe demokracisë së vërtetë. Është kjo një e kaluar e shkëlqyer në historinë e komunitetit shqiptaro-amerikan.

Por komuniteti shqiptaro-amerikan vazhdon të bëjë histori. Ishte një kohë që komuniteti ynë këtu në Nju Jork dhe në Amerikë, përgjithësisht, dikur kërkonte vëmendjen e udhëheqësve më të lartë të atdheut tonë të adaptuarShteteve të Bashkuara të Amerikës –për të na ndihmuar, në të kaluarën, sidomos, përball sfidave të diktaturave të shekullit të kaluar – shëmbjen e komunizmit në Shqipëri dhe çlirimin e pavarësinë e Kosovës nga zgjedha e regjimit terrorist serb të Millosheviçit, ndër të tjera.  Por, sot ka ardhë koha politikanët amerikanë janë ata që kërkojnë vëmendjen e komunitetit shqiptaro-amerikan, gjë që tregon – se megjithëse i vogël në numër, në krahasim me komunitetet e tjera etnike më të mëdha,  komuniteti ynë ka arritur të luaj një rol të rëndësishëm, jo vetëm në ekonominë vendore por edhe në qarqet politike amerikane. Një rast konkret.

Të shtunën mbrëma më telefonoi Z. Mark Gjonaj, bashkvendasi im nga rrethi i Ulqinit — aktivisti i palodhëshëm i komunitetit tonë këtu në Nju Jork dhe jo vetëm, ish-asambleisti dhe anëtar i Këshillit të Qytetit të Nju Jork, realizues i shumë projekteve shoqërore shumë përfituese për komunitetin shqiptaro-amerikan këto vitet e fundit –për të më njoftuar se posa kishte folur me Guvernatoren e 57-të e shtetit të Nju Jorkut, demokraten(e para femër guvernatore e këtij shtetit),ZonjënKathy Hochul, e cila i kishte shprehur dëshirën që të takohej me komunitetin shqiptaro-amerikan ditën e nesërme, të dielën. Marku, natyrisht, vihet në lëvizje të shpejt — ashtu siç e ka zakon për raste të tilla — për të organizuar brenda disa orësh takimin e Guvernatores Hochul,për ditën e nesërme, me komunitetin shqiptaro-amerikan. Megjithëse ishte një kërkesë e “minutit të fundit”, që takimi të bëhej ditën e dielë, Mark Gjonaj ia doli që vetëm, brenda disa orësh, të organizonte një pritje të mrekullueshme mysafirës së lartë e shtetit Nju Jork, e cila po takohej – me ftesën e ardhur prej saj – për herë të parë si guvernatore me komunitetin shqiptaro-amerikan.

Unë nuk jam në dijeni – megjithse mund të ketë ndodhur më parë – por nuk mbahet mend që një guvernator/re e shtetit të Nju Jork-ut të bëjë thirrje të takohet dhe të organizohet miting mekomunitetin shqiptaro-amerikan këtu në Nju Jork.  Zakonisht, ndodh e kundërta, komuniteti ynë fton politikanët për takime ose për pjesëmarrje në ndonjë ceremoni me rëndësi.

Por, ja Guvernatorja Hochul erdhi të dielën për takim me komunitetin shqiptaro-amerikan – në lagjën e banuar nga shumë shqiptarë në Bronx – po aty, ku disa javë më parë është zhvilluar ceremonia e emrimit të rrugës Gjergj Kastrioti- Skenderbeu – një realizim tjetër ky i aktivistit të njohur të komunitetit shqiptaro-amerikan, Z. Mak Gjonaj.Mu aty në rrugën e Gjergj Kastriotit – Skenderbeu, në Bronks të Nju Jorkut, komuniteti shqiptaro-amerikan i udhëhequr nga Mark Gjonaji ofroi mirëseardhjen të parës së shtetit të Nju Jorkut, Guvernatores, Kathy Hochul, me mikpritjen tradicionale shqiptare.

Duke mirëseardhur Guvernatoren në emër të komunitetit shqiptaro-amerikan në Nju Jork në veçanti dhe në Amerikë, në përgjithësi, Mark Gjonaj tha se shqiptaro-amerikanët i gjenë kudo të punësuar, “Në radhët e para të forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara, në radhët e policisë e të arsimit; ata janë zjarrëfikës, mjekë e infirmjerë në spitalet tona, janë anëtar bordesh dhe japin mësim në shkolla dhe universitetet tona. Kur flasim për shqiptarët, kemi të bejmë me njujorkezë të vërtetë të cilët janë mirënjohës për të mirat dhe mundësitë që u janë dhenë dhe për privilegjet që gëzojnë në këtë vend.”

 Z. Mark Gjonaj vazhdoi duke thenë se qyshë në kohën që ai ishte anëtar i Asamblesë së shtetit të Nju Jorkut kishte punuar me Guvenatoren Kathy Hochul – kur ajo ishte zevendës-guvernatore dhe se ajo i kishte premtuar që atëherë se ajo donte të njihej më mirë me komunitetin shqiptaro-amerikan dhe se ajo “donte të dinte më shumë edhe për nevojat dhe shqetësimet tona”, në përgjithësi. Ajo e mbajti fjalën”, tha Z. Gjonaj. “Ajo me kontaktoi dhe më pyeti nëse mund të takoheshim me komunitetin shqiptaro-amerikan, me qëllim për tu përshendetur me njëri tjetrin, një takim ku ju të beni pyetjet tuaja dhe që guvernatorja tu përgjigjet pyetjeve dhe shqetësimeve tuaja”. Ja ky është objektivi i vizitës dhe i takimit me ju sot”, shtoi Z.Mark Gjonaj dhe ia dha fjalën Guvernatores Kochul.

Guvernatorja Hochul, nga ana e saj, përshëndeti përzemërsisht të pranishmit dhe me këtë rast shpalosi vizionin e saj për banorët e Nju Jorkut ndërsa ofroi edhe ndihmën e saj për komunitetin shqiptaro-amerikan.  Duke ku drejtuar Z. Mark Gjonaj, Guvernatorja Hochul e cilësoi Z. Gjonaj si një, “Zyrtar publik i shkëlqyeshëm me të cilin kam patur rastin të punoj në të kaluarën”, tha ajo. “Ky është një luftëtar, gjithmonë kishte në zemër dhe në mendje interesin e komunitetit shqiptaro-amerikandhe zonës së tij elektorale, duke i ndihmuar ata që përvojën amerikane t’a bëjnë pjesë të përvojës së tyre peronale. Ju falënderoj për rolin tuaj udhëheqës”, i tha ajo Z. Mark Gjonaj.  Ndërsa duke iu drejtuar përfaqsuesve të komunitetit në atë takim, “këtij komuniteti të madhërishëm këtu, mbi 100-mijë, përqëndruar këtu në këtë zonë që quhet “Shqipëria e vogël”, ku celebrohen disa prej traditave dhe zakoneve më të mira, ku nderohen dhe kujtohen njerëz të dalluar e kontribues, shumë prej të cilëve janë arratisur nga rrethanat të vështiranë atdheun e tyre të prejardhjes, por në kërkim të asaj “ëndrrës amerikane”, si shumë e shumë të tjerë, përfshir gjyshin e gjyshe time. Unë shpresoj që ju të kini gjetur këtu, jo vetëm “ëndrrën amerikane”, por edhe “endërren njujorkeze” në këto hapësira, në këtë komunitet, sepse ky komunitet është më i mirë dhe më i bukur dhe më interesant, pikërisht, për arsye të pranisë së juaj këtu.  Dhe vullneti juaj për të punuar duke hapur tregti të reja, për të na ndihmuar që të ndërtojmë një Nju Jork më të mirë, nepërmjet punës tuaj, siç përmendi edhe Marku, për të na ndihmuar të luftojmë krimin, ndër të tjera. Përparësia ime, numër një, si guvernatorja juaj, është që t’ju garantojmë shëndetin, sigurinë juve dhe familjeve tuaja…kjo është përgjegjësia ime numër një…”, ka thënë guvernatorja e Nju Jorkut në takimin me shqiptaro-amerikanët në rrugën Gjergj Kastrioti -Skenderbe, në lagjën  Bronks të Nju Jorkut, të dielën që kaloi.

Dua të përfitoj nga ky rast i vizitës së Guvernatores së shtetit të Nju Jorkut të djelën në komunitetin shqitaro-amerikan në Bronks, një vizitë kjo që tregon rolin e shtuar politik dhe ekonomik të shqiptarëve në këtë vend. Kam theksuar shpesh nevojën e angazhimit të brezit të ri të shqiptaro-amerikanëve në politikën vendore dhe të niveleve të tjera shtetërore dhe federale. Unë jam munduar që të pasqyroj në të kaluarën, sadopak lëvizjet pozitive në këtë drejtim – siç është angazhimi i Z. Mark Gjonaj në proceset politike të Nju Jorkut. Çdo fillim është i vështirë, sidomos angazhimi në arenën politike amerikane nuk është i lehtë.  Por mundësitë të janë të mëdha që të rinjtë dhe të rejat e këtij komuniteti të angazhohen më seriozisht për tu bërë pjesë e  procesit politik të këtij vendi.  Mark Gjonaj, ka luajtur një rol model për këtë brez të shqiptaro-amerikanëve, se çdo të thotë angazhimi i vetëm i një personi për komunitetin që bëhet pjesë e procesit politik, si përfaqsues politik i një komuniteti, siç është komuniteti shqiptaro-amerikan – në çfardo detyre qoftë. Nëqoftse dëshironi të kontriboni për komunitetin tuaj shqiptaro-amerikan ndiqni shembullin e Z. Mark Gjonaj, “shërbëtorit të shkëlqyer publik”, siç e cilësoiZ. Mark Gjonaj, Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, para një grupi shqiptaro-amerikanësh në rrugën Gjergj Kastrioti-Skenderbe në Bronks, të dielën që kaloi, në takimin e saj me ta.Duhet vetëm të shikoni përfitimet e shumta që i kanë ardhur komunitetit shqiptaro-amerikan gjatë disa viteve të fundit — falë angazhimit serioz dhe punës së rëndë të Z. Mark Gjonaj — në procesin politik të këtij vendi të madh e demokratik për të parë nëse,vërtetë, ia vlen. Unë them se po!

Frank Shkreli

Më poshtë fotot nga aktiviteti i ditës së dielë:

Z. Mark Gjonaj duke bërë simbolin e shenjtë të shqiptarëve, shqiponjës dy-krenare me Guvernatoren e shtetit të Nju Jorku, Kathy Hochul

Këmisha me mbishkrimin nga Guvernatorja: “Më takoni tek Gjergj Kastrioti-Skenderbe në Bronx, Nju Jork”

Filed Under: Politike Tagged With: Frank shkreli

Guvernatorja e Shtetit të New York Kathy Hochul u takua me komunitetin shqiptar në Bronx, New York

July 25, 2022 by s p

Sokol Paja/

Guvernatorja e Shtetit të New York, zonja Kathy Hochul zhvilloi një takim shumë të përzemërt me komunitetin shqiptar në Bronx, New York. Nën organizimin special të ish Këshilltarit të Bashkisë Mark Gjonaj dhe nën përkujdesjen e veçantë të Vera dhe Ismer Mjekut, Guvernatorja Hochul vlerësoi komunitetin shqiptar si qytetarë model dhe të shkëlqyer në sipërmarrjet dhe shërbimet e tyre në qytet. Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA dhe gazeta Dielli mori pjesë aktive në këtë takim duke ruajtur traditën e bashkëpunimit me faktorë dhe aktorë të rëndësishëm politik në të mirë të komunitetit shqiptar e çështjes kombëtare.

Mark Gjonaj ndër të tjera u shpreh se komuniteti shqiptar është në radhët e para të ushtrisë, policisë, edukimit etj. Ata janë newyorkez të vërtetë që e vlerësojnë me të vërtetë mundësinë që u është dhënë. Në kohën kur unë punova me guverantoren Kathy Hochul, ajo më bëri një premtim për ta njohur më shumë komunitetin shqiptaro amerikan, ndaj organizuam sot këtë takim sepse ajo do të njohi nevojat tona, shqetësimet dhe problemet tona përfundoi Mark Gjonaj duke i dhënë fjalën guvernatores Hochul.

Guvernatorja Hochul u shpreh e gëzuar të shohë komunitetin shqiptar aty, dhe e cilësoi Z. Mark Gjonaj një njeri të jashtëzakonshëm që gjithmonë ka shërbyer dhe vendosur në zemrën e tij komunitetin shqiptar. Guvernatorja Hochul u shpreh se shpreson që komuniteti shqiptaro amerikan ka gjetur jo vetëm endrrën amerikane por ëndrrën newyorkeze pikërisht këtu në këto rrugë dhe këto komunitete. Ky komunitet është më i mirë, më i gjallë dhe më magjepses nga prezenca juaj sot dhe gatishmëria për të ndërtuar biznese dhe për të na ndihmuar neve të bëhemi një New York më i mirë përmes punës tuaj siç e permendi edhe Mark, ne te gjitha sherbimet, duke ndihmuar luftimin e krimit, tha nder te tjera Guvernatorja Hochul. Gjithashtu guvernatorja Hochul deklaroi se prioriteti numer nje i saj është te mbajë te gjithë te sigurte dhe te mbrojë bizneset nga grabitja. Kjo duhet te marre fund dhe eshte nje nga prioritet e mia, u shpreh me tutje Guvernatorja Hochul e cila shprehu falenderimin e saj komunitetit shqiptaro amerikan qe me punen dhe sherbimin e tyre ne sektore te ndryshem tregojne qe nuk heqin dore nga shteti dhe komuniteti, duke sjelle ne vemendje edhe kohën e vështirë të pandemisë. Në fund Guvernatorja Hochul e mbylli fjalën e saj duke thënë se roli i saj është të mbrojë shëndetin tonë, sigurinë tonë, familjet tona, bizneset tona çdo ditë.

Filed Under: Politike Tagged With: kathy hochul, Sokol Paja

JOURNAL DES DÉBATS POLITIQUES ET LITTÉRAIRES (1935) / POLITIKA E NDËRTIMIT TË RRUGËVE NË KOHËN E MBRETIT ZOG

July 23, 2022 by s p


Ahmet Zogu – Mbreti i shqiptarëve
Ahmet Zogu – Mbreti i shqiptarëve

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Korrik 2022

“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të martën e 2 korrikut 1935, në faqen n°6, një shkrim në lidhje me politikën e ndërtimit të rrugëve në kohën e Mbretit Zog, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Politika e rrugëve në Shqipëri.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Zyra e shtypit shqiptar na komunikon shkresën në vijim :

“E dimë që mungesa e rrugëve ka qenë prej kohësh një pengesë për zhvillimin e tregtisë ndërkombëtare që kalon nga Shqipëria.

Që tani e tutje, qeveria shqiptare, e frymëzuar nga dëshira e mbretit Zog I, ka vendosur t’i japë një zhvillim të konsiderueshëm ndërtimit të rrugëve të reja që depërtojnë në zemër të vendit përmes peizazheve piktoreske. Është e panevojshme të thuhet se këto rrugë komunikimi kanë interes strategjik të rendit të parë.

Kështu rruga e re kryesore do të çojë në qytetin (komunën) e Pulajt, i cili ndodhet mbi lumin e Bunës, në Shkodër. Jo vetëm që kjo rrugë do t’i lejojë vizitorët të admirojnë vendet e bukura të atdheut, por ideja e sovranit është t’u japë më shumë avantazhe fshatarëve për të shitur mallrat e tyre në Shkodër.”

Filed Under: Politike Tagged With: Aurenc Bebja

“Ukraina, si funeral poshtërues i Perandorisë Putiniste”

July 22, 2022 by s p

*Gjeneral Piro AHMETAJ/

Kam ndjekur me interes dhe përgjegjesi shtesë dinamikën 5 mujore të luftës në Ukrainë: “10-ra konferenca të Këshilit të Atlantikut, panele të Ekpertëve dhe personaliteteve elitare  të sigurisë në Washington, Bruksel, Munich Security Conference, Qëndrën Marshall, Gjermani, Londër, Kolegjin e NATO-s Romë, Samitin e Madridit, etj“!

Megjithë, sigurisht respektin për disa gazetarë me integritet dhe kurajo Euroatlantike, kam refuzuar me vetëdije të bëhem pjesë e “tallavasë mediatike”, pasi “përtej modestisë së tepëruar” nuk kam kohë të shpërdoroj me të dalldisur nga fuqia e mbiPushtetit; me shterpësinë e mendimit të kuvendarëve “të emëruar nga Kryetarët”, analistëve të gjithëditur apo rambo-strategëve të vetë (de) degraduar mbi harta me avion, raketa, tanke, “bunkerë atomik dhe rezerva strategjike për ditët e qametit”  duke e shpjeguar kështu “luftën, jo vetëm për  Ukrainën” nga studio “kapterësh trudhjamosur me konceptet e luftës II-të botërore, në mos atyre më herët”!

Gjithësesi duke vijuar në linjë me 10-ra analiza të publikuara përgjatë 5 muajve të luftës, si dhe besuar se kolegët e fushës dhe opinioni mbarëKombētar ka nevoj për këndveshtrime realiste, pse jo dhe optimiste, po paraqes një përmbledhje të përditësuar rreth humbjes së pashmangshme të luftës, ose me fjalë të tjera “Ukraina, si funeral poshtërues i Perandorisë Putiniste“:

Së pari, mbas 5 muajsh lufte rraskapitëse, Rusia ka  fituar disa beteja (objektiva rajonale në Donetsk, Luhansk, Kherson, etj), por me  kosto shumë të lartë dhe HUMBJE të mëdha: “rreth 40 mijë ushtarak kanë mbetur të vrarë, 6500 tanke & trasportues të blinduar, 1200 helikopterë, avjone ushtarak, përfshi UAV (pa pilot), 1500 artileri dhe sisteme raketore, 15 anije luftimi, etj. Kjo luftë, sipas raporteve të agjensisive të njohura,  në vetëm 5 muaj i ka kushtuar Moskës mbi 10 Miliard $ në ditë, ndërsa në total 1.5 Bilion Dollarë” !

Për ta bërë edhe më të qartë,  përmasat e një humbje në Ukrainë, po sjell vetëm shifra të (pa) krahasueshme të humbjeve të BRSS në luftën gati 10 vjecare (1979-1989) në Afganistan: “13.621 ushtarë, 451 helikopterë dhe avionë, 147 tanke, 443 artileri e armë të tjera si dhe vetëm disa qindra Miliard $” !

Pra përveç turpëruese, humbja ishte edhe një goditje e rëndë për madhështinë e Ushtrise së Kuqe, pasi nga Afganistan, humbi dhe iku me bisht nën shalë dhe sipas strategjistëve: “u ngul gozhda e fundit në arkivolin e Bashkimit Sovjetik si dhe e ambicjeve të saj gjeopolitike për të: “thyer  rrethimin e SHBA-ve dhe për të dalë në ujërat e nxehta të  Azisë Jugore”.

Kështu, refereruar shifrave të dy luftrave Rusia: “në vetëm 5 muaj Luftë në Ukrainë, ka pësuar jo me pak se 10 herë më shumë humbje se sa 10 vite së bashku në Afganistan”! 

Mesazhet mes shifrave flasin edhe më fortë se oshetimat e raketave vrasëse apo megafonët e Moskës zyrtare:  “Makimeria ushtarake e Rusisë po zvarritet e rraskapitur drejt humbjes turpëruese të LUFTËS për pushtimin e tërësisë teritoriale të një vendi Sovran dhe të një Kombi martirësh, (Ukrainës).

Ndërsa, përtej një lufte të destinuar për të humbur me turp, kjo do të jetë edhe “fillimi i fundit me gjak të Putinit“, pinjollit të ambicjeve Staliniste dhe pjellës së makinerisë së krimit shtetëror (KGB)! 

Së dyti, 5 muaj më parë, krahas luftës për pushtimin e Ukrainës: “Rusia e marrosur po  sfidonte njëkohësisht rendin dhe faktorët e sigurisë globale (UN, NATO, USA) duke kërcënuar se me fuqinë e arnëve do të zgjeronte anbicjet gjeopolitike të perandorisë Putiniste”. Por është duke u rrokullisur e dështuar me turp edhe në këtë aventurë neo-Fashiste. 

Kjo, falë jo vetëm rezistencës heroike të Ukrainasve, por edhe solidaritetit dhe vendosmërisë së ShBA, UN, NATO dhe BE që e: “rrethuan Rusinë me embargo ekonomike dhe diplomatike”, si dhe vijojnë ta “mbështjellin Ukrainën” me mbështetje të gjithanshme, përfshi ushtarake nga të gjitha vendet e NATOs si dhe 2 vendet skandinave (Suedia & Filanda)  që në Samitin e Madridit nënëshkruan aspiratën e anëtarësimit. 

Prandaj krahas humbjes së luftës në Ukrainë, Rusia do të gjynjëzohet e diskretituar edhe në përballjen me fuqinë ushtarake të USA/NATO-s, por edhe me kredibilitetin dhe interesat gjeopolitike për zgjerimin e kufijve të demokracisë të Aleancës Euroatlantike”!

Thënë këto, jam  i bindur se bashkë me Luftën për pushtimin e Ukrainës,  Rusia do të humbas edhe peshën gjeopolitike në botë, fatmiresisht edhe në Europën Juglindore, etj.   

Së treti, ndërsa RSh do i duhet jo vetëm të dënojë nga “frengjitë e fb” luftën dhe të rreshtohet me “TikTok’s” në krah të USA & NATO-s, por edhe: “të kontribuojë me kohezion të pakushtëzuar, vendimarrje dhe kapacitete modeste në mbështetje te Ukrainës, si dhe në mbrojtje te stabilitetit, anëtarësimin në BE si dhe zhvillimin interesave Kombëtare në Rajon, Mesdhe dhe më gjerë“.

Ndërsa e siell kjo në kuadrin e pëpjekjeve për stabilitetin në Ballkanin perëndimor, shpresoj se kjo luftë do shërbejë si këmbanë e fortë arsyesh strategjike edhe për 4 vendet (Greqia, Rumania, Spanja dhe Sllovakia) për të njohur zyrtarisht dhe për t’i hapur rrugë procesit të anëtarësimit të Kosovës në NATO. 

Në shtesë, me statusin e ekpertit në peshimin e rreziqeve dhe oportuniteteve të sigurisë kombētare, rajonale dhe NATO-s, do i këshilloja aktorët politik të Tiranës dhe Prishtinës zyrtare që: “humbja e luftës dhe peshës së Rusisë, rrjedhimisht edhe e fuqisë ushtarake të Serbisë në Rajon: “është një rrethanë e artë gjeopolitike për të aplikuar platformën: “dyShtete të pavarura njëKomb i vetëm” midis RSh & Kosovës si dhe integruar masat shtetërore në dobi të stabilitetit demokratik, mirëqënien dhe besimin e qytetarëve në axhendën e integrimit në BE.

Së fundmi, sfidat e faktorizimit të RSh në tavolinat e vendimarrjeve të mëdha (UN, NATO, BE) si dhe forcimi i bashkepunimit strategjik me SHBA, i gjej si një mundësi historike për të mbrojtur dhe zhvilluar interesat mbarëKombëtare në rajon, Mesdhe, etj!

Zoti e bekoftë paqen jo vetëm në Ukrainë, demokracinë, interesat gjeopolitike të RSh, fuqinē ushtarake të NATO-s si dhe Aleancën e vlerave  Transatlantike. 

Filed Under: Politike Tagged With: Piro Ahmetaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 212
  • 213
  • 214
  • 215
  • 216
  • …
  • 668
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Racionaliteti erotik i pushtetit shqiptar
  • Hapet dega e 7-të e kursit të gjuhës shqipe në Lesvos të Greqisë
  • Besimi ndaj së mirës…
  • VATRA, NDERIM E RESPEKT PËR XHIM XHEMËN NË 84 VJETORIN E LINDJES
  • “Themeluesi – Lidershipi i Ismail Qemalit”
  • Rasim Juniku, një jetë mes filatelisë dhe dashurisë për Kosovën
  • Shpirti arvanitas në Rilindjen Europiane për atdheun e humbur
  • “Saint Paul in Dyrrach”
  • THEMELIMI I “ALBLIBRIS” – LIBRI SHQIP NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • Dy kryeqytete, një komb
  • Dashamir Gurabardhi: “Arti si zhvillim dhe emancipim kombëtar”
  • SHUMËSIA STILORE-LIGJËRIMORE NË PROZËN DOKUMENTARE TË REXHEP QOSJES
  • Atë Arthur Liolin, kleriku, studiuesi dhe shërbestari i shquar i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
  • FEDERATA VATRA URON: GËZUAR FITËR BAJRAMIN
  • Gjykata: Mbyllja e “Zërit të Amerikës” e paligjshme, urdhërohet rikthimi i 1,000 punonjësve

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT