• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PAK MBI MORALIN NË POLITIKË

November 20, 2021 by s p

Nga Valentin Lumaj/Michigan/

Ndërsa demokracia dhe politika në Shqipëri, si një vend me emancipim të vonuar të shoqërisë, po shkel në rrugë të pashkelura, kjo shoqëri dalëngadalë po adopton me shumicëstandartet e vendeve përëndimore dhe aziatikeapo edhe standarte unike, nganjëherë të çuditshme të cilat na habisin neve që jetojmë në diasporën e largët të Amerikës. Unë do të flas vetëm për moralin personal si i lidhur ngushtë me karrierën dhe suksesin në politikë.

Mora shkas për këtë shkrim nga disa defiçenca logjike në debatet politike në televizionet shqiptare, ku nuk ka sesi mos të ngelësh gojëhapur kur dëgjon deklarime në lidhje me moralin në përgjithësi dhe sidomos moralin e jetës martesore të politikanëve të profilit të lartë. Vë re se sa herë dikush guxon të përmend ngjarje apo shkelje të etikës dhe te moralit nga politikanët, shikon një mbrojtje në bllok nga politikanë të tjerë apo edhegazetarë dhe analistëme shpjegime si këto: “ ju lutem, mos ndërhyni në jetën private”, “skemi punë, është privatësia e tjetrit”, “lëreni atë temë, nuk shkon”, “ç’më duhet mua se çfarë bën ajo me jetën e saj”, “mos e ulni nivelin e debatit”, biles në një rast dëgjova edhe këtë: “ç’hall ke ti, të dhimsen vithet e saj”. Por më tepër një gazetar i karrierës pyeste me histeri: “Kush je ti që vendos moralin”?

Çdokush mund të ndërtojë një shtëpi të bukur, por ajo herët apo vonë do të shembet nëse nuk ka njëthemel të fortë.E njëjta gjë ndodh me vlerat njerëzore. Ashtu si themeli i shtëpisë, vlerat themelorepërbëjnë bazën për veprimet, vendimet dhe sjelljet e njerëzve dhe sidomos të politikanëve.

Morali në përgjithësi si një nga vlerat thelbësore te njeriut, është një sistem rregullash specifike të drejtuara dhe të diktuara nga jeta e përditshme në marrdhënie me njerëzit dhe që rregullojnë dëshirën e një personi për të qenë i mirë.Një njeri, i cili nga të qenurit i zakonshëm vendos që të jetë përson publik apo politikan ikarrierës, luksi i privatësisë së jetës së tij/saj perfundon. Nga ai moment, ky person ështëçdo ditë nën vëzhgim nga adhuruesit e sidomos nga kundërshtarët e tij/saj. Dukeqenë nën vëzhgim, Këto vlera pasi shfaqen në jetën e përditshme tëkëtij personi publik, ndjekësit e tij/saj,pak nga pak përvetësojnë vlerat qëky person publik mbart. Pra, ky /kjo person kthehet në një “role model” për të tjerët dhe sidomos për të rinjtë.E parë nga ky kënd i vështrimit, një person publik apo politikan, duhet të jetë shumëi kujdesshëm në raport me vlerat tij/saj dhe sidomos të moralit, sepse në varësi të vlerave të tyre personale ata mud te ndryshojnë dhe ndikojnë në jetën  të tjerëvë.

Jeta e politikanëve vjen me shumë shembuj ku ata pasqyrojnë vlerat e tyre themelore.

-Një politikan që vlerëson integritetin, nuk gënjen. Në rast se ka gabuar, bazuar në vlerën e ndershmërisë e pranon atë si gabim dhe kërkon falje.E kundërta ndodh me ata të cilët nuk besojnë në vlerën e integritetit. Ata gabojnë dhe gënjejnë dhe e mbrojnë me fanatizëm gabimin dhe gënjeshtrën e tyre.

-Nje politikan që vlerëson miqësinë dhe mendon se besnikëria ndaj një mikuështë virtyt, i qëndron besnik deri në fund dhe heq dorë nga gjithçka për të ndihmuar atë mik. Ata që nuk besojnë në vlerën e miqësisë dhe të luajalitetit, zakonisht e presin në besë mikun.

-Një politikan që vlerëson suksesin si rezultat imundit dhe i djersës, punon ditën dhenetëve vonë për të arritur këtësukses. Ata që e vlerësojnë suksesin si rezultat i katapultimit, rrugëve të pandershme apo si trashëgim nga të tjerët, edhe kur arrijnë majat e tij, në çdo moment mund ta humbin, shesin apo tjetërsojnë, mbasi nuk janë lodhur per ta arritur. Sidoqofte, derisa të përcaktojnë dhe të kuptojnë se çfarë do të thotë suksesi vërtetë për ta, edhe mund të korrin arritje apo fitore boshe apo të përkohshme.

Një politikan që vlerëson besnikërinë dhe ruajtjen te pastër të jetës martesore dhe beson në shejtërinë e familjes, ka një jetë të gjatë dhe të lumtur martesore familjare dhe politike. Këta edhe nëse kanë momente të moskuptimit, janë të gatshëm të bëjnë gjithçka deri edhe të shkojnë në terapi martesore për ta ruajtur familjen, përpara se të bëjnëdivorc. Ata, që nuk e njohin vlerën e besnikërisë dhe të familjes, e thyejnë kurorën në rastin më të parë që të takojnë një “djalë të gjatë apo bukurosh” apo një vajzë provokuese. Për pasojë, vlera e bashkëshortit/es bie dhe njëkohësisht edhe vlera e familjes dhe çifti shkon drejt divorcit.

Lista e vlerave themelore te njeriut eshtë e gjatë, por një politikan që dëshiron të jetojë një jetë me integritet, veprimet e tij/saj duhet të përputhen me listën e tyre personale të vlerave dhe besimeve. Nëse këta politikanë nuk demonstrojnë atë çfarë besojnë, atëherë konfliktet deri tek skandalet janë te pandashme dhe të pandalshme për të vetmen arësye sepse nuk janë luajalë dhe të sinqertë me veten e tyre.

Pa një bazë morale, “shtëpia” e suksesit të politikanitvjen një kohë qërrënohet dhe ai/ajoe humbet ndjenjën e qëllimit dhe drejtimit. Edhe nëse mund t’ju duket se kanë sukses, prapëseprapë, ndjehen të humbur.

Ndersa një politikan qëka eksploruar këtë listë vlerash dhe besimesh dhe prej tyre ka përvetësuar ato vlera të cilat  rezonojnë me të  dhe janë në përputhje me atë që bën në jetën e përditshmë, ky politikan lehtësisht mund të them se po qëndron në integritetin e tij.

Nëse politikanët nuk i kuptojnë vlerat themelore që mbartin, mund t’i shkelin ato edhe pa e kuptuar. Vjen nje kohë që këto shkelje mund të çojnë në reagime, fyerje dhe  përbuzje nga shoqëria dhe për pasojë ky/kjo politikane do të kalojë ndjenja faji dhe turpidhe prapë nuk e kupton se pse.

Kur bëhet fjalë për vlerat thelbësore, dhe sidomos atë të moralit nuk ka qasje për nje standardtë përgjithshëm. Të gjithë janë të ndryshëmdhe zakonisht ndershmëria, besnikëria, miqësia, integriteti, liria e të tjera si këto vijnë falë formimit dhe edukimit konservator dhe besimit në Zot të politikanit.

Mungesa e moralit ashtu sikurse edhe korrupsioni, jane tundime njerëzore të cilat më së shumti vijnë me pushtetin.Në botën e civilizuar, jo vetëm pregatitja profesionale, të qenurit orator/e, apo fizionomia mjaftojnë për të pasur njëjetë të suksesshme në politikë.Morali personal dhe besnikërisa martesore në shumë raste përcaktojnë edhe fatin e këtij/kësaj individi në politikë. Kur rastet e amoralit zbulohen, ato i kushtojnë jo vetëm familjen por edhe karrierën politike apo të shërbimeve civile. Po jap vetëm pak raste të njohura:

-Kongresmeni nga Nevada, John Ensign dha dorëheqjen nga Senati, përballë akuzave për lidhjen e tij me një ish-punonjës të fushatës.

-Guvernatori i Nju Jorkut Eliot Spitzer dha dorëheqjen mbasi pranoi se ka punësuar prostituta.

Kryebashkiaku i Detroitit Kwame Kilpatrick dha dorëheqjen pas akuzave dhe publikimit të mesazheve seksuale me shefen shtabit të tij.

-Mark Foley nga Florida jep dorëheqjen pas publikimit të mesazheve seksuale dërguar një adoleshenteje.

-Guvernatori i Nju Xhersit, Jim McGreevey, jep dorëheqjen në mes të akuzave për ngacmim seksual.

-Presidenti Bill Clinton shpallet fajtor në Kongres dhe gati i kushtoi karrigen pasi gënjeu per lidhjen jashtëmartesore me një ish-punonjëse të Shtëpisë së Bardhë.

-Governatori i Neë York-ut Andreë Cuomo dha dorëheqjen kohët e fundit pas akuzave për ngacmime seksuale.

-Anëtarja e Parlamentit irlandez,Iris Robinson, u shkarkua nga partia e saj pas zbulimeve se ajo kishte një të dashur 19-vjeçar, ndërsa ishte e martuar.

Në Shqipërinë tonë ndodh e kundërta. Po marr vetëm një shembull rëndom: deputetja Grita Duma u zu publikisht në një mardhënië jashtëmartesore, mbas publikimt të mesazheve seksuale me një koleg të saj, gjë e cila ikushtoi familjen. Në vend të dorëheqjes apo përjashtimit, emërohet nënkryetare e Partisë më të madhe të djathtë dhe konservatore, parti e cila mbart dhe përcjell vlera të kundërta morale me këtë politikane.

Ky është vetëm një rast, sepse në Shqipëri amorali është një standard politik specifik, i paprekshëm, i padiskutueshëm dhe i mbrojtursinga vetë politikanët e së njëjtës tufë po ashtu edhe nga mediat të cilat notojnë në të njëjtin moçal të ndyrë të imoralitetit. Ndërsa atij gazetarit profesionist mjekërthirë që pyet: “Kush je ti qe cakton moralin”, unë i përgjigjem: jam zëri qytetar, njeriu i thjeshtë, që ndryshe nga ti, ia di vlerën moralit.

Valentin Lumaj

Michigan me 20 Nentor 2021

Filed Under: Politike Tagged With: Valentin Lumaj

Veprimtaria diplomatike e Midhat Frashërit në mbështetje të Kosovës

November 20, 2021 by s p

Nga Lindita Komani

Nëntor 2021

Mbështetja dhe mendimi për Kosovën. Në një letërkëmbim me Bedri Pejanin, i cili mesa duket i ishte kundërvënë lidhur me qëndrimin që Midhati kishte për Kosovën (letra e Pejanit nuk është e ruajtur), Midhati parashtron në mënyrë konçize qëndrimin e tij për rrugën e vetme sesi Shqipëria mund t’i ndihmojë Kosovës, ndaj edhe i theksonte në këtë mënyrë arsyen se pse ai nuk mund të ishte demagog dhe të premtonte për kosovarët gjëra të pamundura. Ai i shkruante (21 mars 1921):

“Po ti e di se nuk jam demagog prej atyre që rrejnë dhe japin fjalë edhe shpresa të kota. Pra të thom:

1. Kosova asht tokë Shqiptare. 2. Kosova nuk e shpëton Shqipninë, Shqipnia e shpëton Kosovën. 3. Ne dimë me e shpëtue Kosovën, por duhet ma parë me forcue Shqipninë, se anija do nji hu që të lidhet. 4. Për me forcue Shqipninë, duhet që të ketë paqe. 5. Për me pas paqe, duhet me jetue mirë me fqinjët. 6. E shoh nji punë kriminale me u dhanë kosovarvet shpresë të kotë dhe me i marr në qafë. 7. Duhet me i bind Kosovarët si me jetue urtë e me ruejtë interesat e tyne në rrugë të nomit.”

Mbështetja për çamët. Në një letër të Hajredin Bakos, nga shoqata Çamëria në SHBA (15 janar 1921) kuptohet që anëtarët dhe drejtuesit e saj e kishin Midhat Frashërin si pikë reference për të marrë këshilla mbi bazat e veprimtarisë që duhet të kishte kjo shoqëri. Midhati pra ishte një burim frymëzues si për djelmërinë kosovare sikurse u paraqit në letrën e Mehmet Vokshit ashtu edhe për çamët të cilët qoftë edhe në distancë dëshironin të mbanin qëndrimin e tyre mbi çështjen e Çamërisë. 

Çështja Avni Rustemi. Një nga gjetjet më interesante gjatë leximit është e lidhur me qëndrimin e Midhat Frashërit për Avni Rustemin. Në kohën kur Esad Pasha ishte bërë një rrezik i vërtetë dhe konkret për përpjekjet e Shqipërisë në Konferencën e Paqes, vrasja e tij ndodhi dhe Avni Rustemi u gjend përballë drejtësisë franceze. Por në këtë përballje Avni Rustemi nuk ishte vetëm, ai kishte mbështetjen e Midhat Frashërit, gjë që shprehet qartë në letërkëmbim me përpjekjet që Midhati ka zhvilluar në shumë drejtime për ta shpëtuar Avni Rustemin nga gjykimi dhe burgosja në Francë.

Në një letër për Arif Dinon, student në Zvicër (25 korrik 1920), Midhati i bën të ditur se e kishte njohur Avniun në Romë gjashtë muaj më parë dhe se e kishte takuar edhe në Paris. Për këtë ishte thirrur madje “nga gjykatësi hetues Z.Driou për të thënë gjithë sa dija për Avniun”. Në një letër të mëhershme për Arif dhe Ali Dinon, ai u kishte kërkuar atyre, që në emër të studentëve shqiptarë të Zvicrës të dërgonin një letër në adresë të ministrisë së drejtësisë dhe kryeministrisë në Francë, ku t’i dilnin krah Avni Rustemit. Të njëjtën gjë ai i kërkoi Asdrenit në një letër të 30 korrikut 1920, ku i shkruante se “gazetat italiane thonë se studentët shqiptarë t’Amerikës i bënë një lutje ministrit të Drejtësisë këtu në Paris, për vrasësin e Esadit, Avni Rustemin”. Ai u mor drejtpërdrejt me koordinimin me avokatin e Rustemit sikurse shprehet në letrën e 12 gushtit drejtuar Asdrenit: “Po të çoj këtu një model si duhet ajo shkresë për Rustemin, se avokati që e mori përsipër punën e tij, e gjen fort të nevojshme. Pra, në e kini për ta bërë, çojeni shpejt me postë si edhe mua një kopje.” Pas njoftimit që kishte çuar në Amerikë me rastin e shpalljes së pafajshëm të Rustemit nga gjykata franceze, Andrea Pandele nga Federata Vatra i dërgon këto rreshta (3 dhjetor 1920) që dëshmojnë edhe mbështetjen e madhe që Vatra dha për Rustemin: 

“I dashur Zot,

Muarmë kabllon tuaj, me anën e së cilës na lajmëronit për Avninë, që gjyqi e nxori të pafajshëm. U gëzuam pa masë për lirimin e trimit tone, i cili çliroi Shqipërinë nga një kuçedër. Sipas porosisë suaj, iu kablluan sot 2000 dollarë (franga 33 058) nga fondi i mbledhur për Avninë. U dërguan me anën e bankës së atyshme Guaranty Trust Co.”

Dhe ja sesi e shprehu Avni Rustemi vlerësimin për Midhatin me rastin e largimit nga Franca (10 dhjetor 1920):

“I ndershmi Midhat be,

Unë sonte do të shkoj. Erdha në Delegasion, po mjerisht nuk ju gjeta për t’ju thënë me shëndet. Ju lë, atëherë, këtë letër si për shenjë të ndjenjave më të shquara q’ushqej për Zotërinë Tuaj, se jinni udhëheqësit e idealit kombëtar dhe Djalëria q’është djalëri, këtë gjë e ka njohur, e njeh dhe do ta njohë; edhe gëzohet e nderohet ajo Djalëri, kur sheh se Dera e Frashërit jua ka lënë Zotërisë tuaj trashëgimin e idealit kombëtar, q’i përkitte në kohërat më të errëta të regjimit despotik.”

Midhati përballë Nolit. Në letërkëmim janë të ruajtura vetëm letra që Midhati i ka dërguar Nolit (21 shkurt dhe 13 korrik 1921). Në to perceptojmë një qëndrim të kujdesshëm dhe vlerësues të Midhatit për Nolin. Megjithatë, duke lexuar edhe letra të tjera për të cilat do të referojmë si vijon, vëmë re që një lloj rivaliteti kishte lindur mes këtyre dy figurave që në vitin 1920 dhe nuk ishte Midhati ai që e kishte nisur atë.

Nëpërmjet një letre të Pandeli Evangjelit për Midhatin (15 tetor 1920), mësojmë se Noli kishte dalë kundër misionit të Midhatit në emër të qeverisë shqiptare për të nënshkruar huanë e brendshme. Evangjeli shkruan: “Na ka ardhur shumë keq për ato që ngjanë me sërën e Peshkopit Noli, të vullnetarëve dhe me propagandën e keqe që bëhet atje.” Dhe pak më poshtë: “Duhet të kemi shpresë se ky incident do të marrë fund dhe do të pendojë armiqtë tanë të përfitojnë nga çarjet tona.” Dhe më tej: “N’është se qeveria e bëri këtë çap, se ashtu e ka dashu nevoja dhe interesi i politikës së sotme të Shqipërisë, duke u ndodhur përpara një dileme të rëndë, atëherë duhet të shkelim edhe ne përmbi zemrat, si mundet që kanë bërë edhe qeveritarët; nuk është për të besuar që atje poshtë, në atë Shqipëri të vogël sundon një qeveri antipatriotike. Në qoftë puna kështu, duhet që për interesin e Shqipërisë dhe ne të tjerët shqiptarë si dhe Peshkopi, t’i durojmë të gjitha hidhërimet.” Një gjë që nuk kishte kuptim, sepse sikurse e dëshmon historia e çdo shteti të botës, bonot e thesarit që lëshohen nga qeveria janë forma bazë me të cilën shteti financon veprimtarinë e vet, sidomos në periudha kyçe siç është ajo e fillimit të veprimtarisë së saj. Ç’të keqe do të kishte sikur sa më shumë shqiptarë nga diaspora në Amerikë të angazhoheshin duke blerë bono të shtetit shqiptar? Përkundrazi, kjo do të konsolidonte lidhjen e tyre si individë dhe diasporës shqiptare në tërësi me shtetin shqiptar dhe do ta bënte më të vetëkuptueshme nevojën për punë serioze nga ana e qeverisë për ta shlyer këtë borxh.

Me një letër të 30 dhjetorit 1920, kryeministri Vrioni e njoftonte Midhatin, i cili që prej një muaji ishte emëruar nga Këshilli i Ministrave si kryetar i delegacionit në Paris dhe kishte zëvendësuar Nolin në këtë detyrë, që “Fan Noli ka mendimin që duhet shkatërruar Delegata e Parisit dhe duhet rishikuar përfaqësimi në Paris e në Londër”. Por edhe Midhati disa muaj më vonë duket se i mbajti qëndrim Nolit pas këtyre dy sulmeve që ai i bëri. Më 16 maj 1921, Midhat Frashëri i shprehte Iliaz Vrionit idenë që Vatra të mos përzihej në politikën e brendshme në Shqipëri, por të përqendrohej tek veprimtaria e saj për promovimin e kulturës shqiptare si dhe të ndihmonte emigrantët e rinj të integroheshin në Amerikë.  

Vajtja e Midhatit në SHBA u shoqërua me entuziazëm shumë të lartë në komunitetin shqiptar që vërehet në numrin e madh të letrave që ai ka pritur nga shumë veprimtarë të Vatrës. Kjo mund të ketë shkaktuar ndoshta pasiguri tek Noli. Si person me ambicie politike që shpejt u dëshmua se ishte e nivelit më të lartë, Noli ndoshta i druhej Midhatit për shkak të prejardhjes familjare që ai kishte. Mendojmë që vendosja përballë e këtyre dy figurave meriton një studim më vete, sepse të dy i kanë përkitur të njëjtit grupim intelektualësh të përndritur që kanë synuar një zhvillim të ri social për Shqipërinë dhe fokus të ri në marrëdhëniet diplomatike, por me përqasje të ndryshme.. 

  1. Rindërtimi i veprimtarisë së Midhatit në Konferencën e Paqes dhe në raport me Lidhjen e Kombeve

Diplomacia ashtu si edhe politika cilësohen si art i së mundurës. Shqipëria që nga Lufta I Botërore nuk doli si vend fitues, por si një vend i pushtuar nga Austro-Hungaria, e kishte pranuar këtë pushtim dhe ishte përpjekur të ndërtonte aq sa ishte e mundur ekzistencën e saj të brishtë që u cënua shumë shpejt pas pavarësisë. Duke i shtuar këtyre rrethanave faktin që fondet në dispozicion për të mbështetur veprimtari lobimi dhe diplomatike ishin shumë të ulta, vlen të theksojmë sesa e jashtëzakonshme ka qenë veprimtaria e intelektualëve shqiptarë kudo ku ata jetonin, për të nxitur mbrojtjen e të drejtës së shqiptarëve për një shtet të pavarur dhe për të arritur të paktën në kufijtë që ishin caktuar pas Konferencës së Londrës në 1913. Shtete si Britania e Madhe dhe Franca që nuk shquheshin si mbrojtëse të Shqipërisë duhet të ndryshonin qëndrim për të. Ndërkohë Austro-Hungaria nuk ekzistonte më si e tillë dhe lavdia e perandorisë që kishte ndihmuar shqiptarët në 1912 dhe 1913 po copëtohej pas humbjes së luftës. Kjo është një arsye e fortë, pse ky libër ka vlerë të madhe dhe duhet të studiohet me seriozitet nga historianë e diplomatë dhe një sintezë e tij në formë të thjeshtësuar të pëfshihet sa më shpejt në librat e historisë për të plotësuar njohuritë që u jepen të rinjve lidhur me vlerën e diplomacisë të atyre tre viteve shumë intensive të jetës shqiptare (1919-1921).

Rrugëtimi diplomatik i Midhat Frashërit nis plot vizion me kontaktimin e personaliteteve të larta politike dhe diplomatike në tre shtete europiane: Britani e Madhe, Francë dhe Itali. Do të njihemi si vijon me emrat dhe përmbajtjen e këtyre shkëmbimeve të rëndësishme.

Pichon dhe Harry Lamb

Vetëm 9 ditë pas mbarimit zyrtar të Luftës së I Botërore, Dr.Turtulli dhe Midhat Frashëri në emër të Vatrës paraqitën kërkesën në adresë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës dhe Foreign Office të Britanisë së Madhe për të fituar të drejtën e vajtjes në Francë dhe Britaninë e Madhe me qëllim parashtrimin e ankesave dhe dëshirave të kësaj organizate pranë qeverive respektive. Ministrit francez Pichot i përmendën Esadin si një person i urryer nga krejt shqiptarët dhe i cili nuk mund të jetë përfaqësues i tyre, ndërsa britanikut Harry Lamb i përmendën faktin që 60 000 shqiptarët që ata të dy përfaqësonin jetonin të lirë si banorë të një vendi liberal. Me këto dy finesa diplomatike fillon veprimtaria madhështore e Midhatit në diplomacinë e periudhës së Konferencës së Paqes dhe fillimit të Lidhjes së Kombeve. 

Kontaktet në Itali

Disa ditë më vonë ai dërgoi letër për kolonelin Castoldi nga Ministria e Punëve të Jashtme e Italisë (27 nëntor 1918), më vonë për disa deputetë italianë (23 shkurt 1920). Gjithashtu ai zhvilloi letërkëmbim me deputetin e Venecias C.Alessandri (12 mars 1919) nga i cili ruhet edhe përgjigja që e dërguar (30 prill 1919). Në këto letra mbahet qëndrim për Vlorën, Korçën, Gjirokastrën dhe iu bëhet thirrje shtetarëve italianë në emër të parimeve të drejtësisë e lirisë.

Presidenti Wilson

Ndër letrat më të rëndësishme ishte ajo drejtuar në formë telegrafi Presidentit amerikan Wilson (13 maj 1919) nënshkruar bashkë me tre veprimtarë të tjerë me banim në Zvicër, në të cilën i bëhet e qartë presidentit amerikan se shqiptarët i kanë vendosur të gjitha shpresat tek ai, por njëkohësisht mbajnë qëndrim ndaj një pasazhi lidhur me Vlorën në Memorandumin që Wilson i kishte drejtuar Delegacionit Italian. Ata shprehin që po “të sakrifikohet Vlora, do të thotë që pavarësia e Shqipërisë të jetë një iluzion, kjo do të shkonte deri në rrezikimin e ekzistencës së popullit shqiptar” (cit. Telegram 13 maj 1919). Një tjetër telegraf i 10 janarit 1920 drejtuar Vatrës bënte me dije se Midhati i kishte telegrafuar Wilson-it dhe Lansingut për Korçën dhe Gjirokastrën dhe me këtë rast i kërkonte Vatrës që të vepronte energjikisht në Uashington.

Roli i miqve të çmuar britanikë

Vëmendje të posaçme meritojnë tre veprimtarë britanikë: kolonel Audrey Herbert, antropologja Edith Durham, major I.S.Barnes, të cilët me Shqipërinë dhe shqiptarët kishin lidhur një pjesë të ekzistencës së tyre. Përmes angazhimit individual, po aq sa edhe në grup me njëri-tjetrin dhe të tjerë, ata ia dolën që të kthejnë pikëpamjen e qeverisë britanike në favor të Shqipërisë së pavarur me të njëjtët kufij si para Luftës së I Botërore, diçka shumë larg të qënit e vetëkuptueshme. Të tre ishin miq të mirë dhe bashkëpunëtorë të afërt të Midhatit në të mirë të çështjes shqiptare. 

Pengimi për të shkuar në Paris si pjesë e Delegacionit Shqiptar

I përgatitur për të qenë pjesë e delegacionit shqiptar në Paris, si pjesë e përfaqësimit zyrtar të shtetit, Midhati, në atë kohë pjesë e qeverisë shqiptare, u përball me befasinë e parë të hidhur: pengimin nga kryeministri Turhan Pasha që ai të ishte pjesë e delegacionit. Për këtë ai shpjegohet hollësisht në letrën që i dërgon presidentit të Vatrës, Kolë Tromara (8 mars 1919). Tri ditë para se të merrnin pasaportat me lejet e udhëtimit në Francë si grupi i parë nga qeveria e Shqipërisë i përbërë nga Turhan Pasha, Mehmed Konica dhe Midhat Frashëri, Turhani i tregoi një program të nënshkruar nga anëtarët e qeverisë së përkohshme në Durrës, por që ende nuk ishte firmosur nga Turhani si kryeministër dhe Mehmedi si delegat për punët e jashtme. Sikurse shpjegon Midhati, ky program përmbante disa çështje dhe njëra prej tyre kishte të bënte me rolin që do t’i jepej Italisë në vijim, përkatësisht “Italia duhet të dërgojë trupa në kufijtë shqiptarë dhe gjithë organizuesit e degëve administrative duhet të vihen nga Italia”. Shqipëria pra hynte me kërkesën e saj nën protektorat Italian. Midhati shkruan:

“I thashë Turhanit që nuk kisha kundërshtime ndaj këtij programi, por që nuk mund ta kuptoja nevojën për nënshkrimin e tij, në dritën e faktit që, sapo të ishim në Paris, ne duhej të silleshim në përputhje me rrethanat (me çka nënkuptoja – interesat e vërteta të vendit tonë). Gjithsesi, shmanga hyrjen në debat përsa i përket hollësive, ngaqë nuk doja që mendimet e mia të bëheshin të ditura, për sa kohë që ishim në tokën Italiane, por Turhani nuk më besoi, pasi më kishte qortuar disa herë për pavarësinë time të veprimit dhe të mendimit dhe për mungesë të simpatisë për politikën italiane.” 

Megjithatë, sikurse e përmendëm më herët, këtë kohë të “burgosjes në Romë” Midhati e shfrytëzoi për t’u takuar me konsullin amerikan në Torino, z.Emerson Haven, gjë e cila patjetër që ka pasur efektin e vet.

Veprimtaria publicistike e vitit 1919 dhe ndihma nga jashtë për Delegacionin Shqiptar

Vendosja në Zvicër dhe mospërfshirja prej fillimit në delegacionin shqiptar, i dha mundësinë Midhatit që të përqendrohej në veprimtarinë shumë të dashur prejt tij: shkrimin në të mirë të çështjes kombëtare. Si rezultat i kësaj pune, panë dritën e botimit në frëngjisht libra si: Rivendikimet shqiptare, Rilindja shqiptare, Shqiptarët dhe sllavët, Shqiptarët, Për Shqipërinë, për shpërndarjen e të cilëve u angazhuan edhe shumë shqiptarë e të huaj që mbështesnin të mirën e Shqipërisë në Konferencën e Paqes.

Një veprimtari tjetër e rëndësishme e Midhatit në periudhën që ende nuk i ish bashkuar delegacionit si përfaqësues i Vatrës, ishte mbajtja e letërkëmbimit me përfaqësues shqiptarë në Konferencën e Paqes për të qenë i përditësuar lidhur me çfarë ndodhte jo vetëm në Konferencë, por edhe mes shqiptarëve vetë, të cilët sikurse e paraqitëm më lart me letrat e Mihal Gramenos, ishin të përçarë. Midhat Frashëri ndërhyri nga larg për të sheshuar mosmarrëveshjet dhe përçarjen mes delegacioneve shqiptare. Për suksesin në këtë drejtim, Mehmed Konica e njofton Midhatin në një letër të 3 gushtit 1919 ku i shkruan:

“Falë sugjerimeve tuaja plot urtësi dhe përpjekjeve të bëra nga Fuad Be, kemi arritur në një pajtim e në një marrëveshje të plotë midis nesh dhe midis krejt delegacioneve shqiptare që ndodhen në Paris.” 

Me përfshirjen e tij si delegat i Vatrës dhe sidomos pas caktimit të tij në krye të delegacionit shqiptar në fund të vitit 1920, Midhat Frashëri ka pasur letërkëmbim të rregullt edhe me drejtuesit e Konferencës së Paqes, Sekretarin e Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve Eric Drummod dhe Kryetarin e Konferencës së Ambasadorëve Jules Cambon. 

Drejtuesit e Konferencës së Paqes

Një letër tjetër e rëndësishme që vlen të përmendet është ajo e datës 9 qershor 1920 drejtuar Kryetarit të Konferencës së Paqes dhe për dijeni katë kryetarëve të Fuqive të Mëdha. Në të, duke iu referuar një note të Imzot Bumçit, asokohe kryetar i Delegacionit Shqiptar që ndodhej në Londër, drejtuar Zotit Lloyd George, kryetar i Këshillit të Lartë, Midhat Frashëri kthente vëmendjen tek veprimet e qeverisë greke. 

Një letër tjetër e rëndësishme drejtuar anëtarëve të Këshillit të Lartë të Konferencës së Paqes mbledhur në Londër (Lloyd George, Aristide Briand, Conte Sforza dhe Baron Hayashi) është ajo e 2 marsit 1921, nëpërmjet së cilës Midhat Frashëri u kërkon shkëlqesive që të kenë “mirësinë të këshillojë mjetet për të rivendosur marrëdhëniet diplomatike” midis qeverisë shqiptare dhe atyre të vendeve respektive që ata përfaqësonin, në po atë nivel që kishin dikur. 

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes së Kombeve Eric Drummond 

Një tjetër letërkëmbim i rëndësishëm me Drummond është ai nëpërmjet të cilit Midhat Frashëri paraqet tek Anëtarët e Këshillit një notë të 3 marsit 1921 lidhur me gjendjen e minoriteteve shqiptare në territorin grek dhe serb. Në këtë notë bëhet një paraqitje e situatës dhe e shkeljes nga ana e qeverisë greke e zotimeve që ajo kishte marrë në Traktatin e Sevrës si dhe e shkeljes nga ana e qeverisë serbe të zotimeve që ajo kishte marrë në Traktatin e Saint Germain. Në të dyja rastet, qeveritë si greke ashtu edhe ajo serbe nuk lejonin ushtrimin e të drejtave si minoritet për shqiptarët në territoret e aneksuara. 

Kryetari i Konferencës së Ambasadorëve

Një tjetër letërkëmbim i rëndësishëm është ai i zhvilluar me Kryetarin e Konferencës së Ambasadorëve në Paris, Jules Cambon në nëntor 1921. 

Më 9 nëntor 1921, z.Cambon i paraqiti zyrtarisht Midhat Frashërit rezolutën e votuar njëzëri nga Asambleja e Shoqërisë të Kombeve në Gjenevë që “mori shënim zyrtarisht “faktin që shteti serbo-kroato-slloven dhe Greqia njohën Fuqitë Kryesore aleate dhe të shoqërizuara si organi kompetent për të shqyrtuar kufijtë e Shqipërisë” si dhe t’i rekomandojë Shqipërisë të pranojë, pas kësaj, vendimin e Fuqive Kryesore aleate dhe të shoqërizuara”. Gjithashtu përmes kësaj letre z.Cambon paraqiti bashkangjitur vendimin, nëpërmjet të cilit Perandoria Britanike, Franca, Italia dhe Japonia kishin përcaktuar, mbi bazën e autoritetit të tyre, kufijtë e Shqipërisë. 

Më 18 nëntor 1921, z.Cambon njofton Midhat Frashërin se Konferenca e Ambasadorëve mbajti shënim deklaratën e Shqipërisë se ajo i nënshtrohet vendimit të Fuqive Kryesore Aleate për përcaktimin e kufijve të Shqipërisë dhe në vijim “u mor gjithë preokuptim me çështjen sesi të lehtësohet evakuimi i shpejtë i territorit shqiptar”. Konferenca vlerësoi si të domosdoshme krijimin e një zone demarkacioni dhe në vijim të letrës ata paraqesin vendimin sesi do të duket kjo vijë demarkacioni.

Hyrja në Lidhjen e Kombeve 

Përpjekjet për hyrjen e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve kishin nisur nga Pandeli Evangjeli me hartimin e një koncepti që ai e kishte dërguar tek kolonel Audrey Herbert. Sikurse Evangjeli e njofton për këtë lëvizje Midhatin në një letër të 15 tetorit 1920, kërkesa e hartuar do t’i jepej sekretarit të Lidhjes, që ishte në Londër.

Dr.Butka bën një përmbledhje të kontributeve në pranimin e Shqipërisë si anëtar shok i Lidhjes së Kombeve më 17 dhjetor 1920 dhe vlerëson që Delegacioni shqiptar i kryesuar nga Fan Noli ka meritë për këtë sukses të parë diplomatik. Ndërsa kontributi konkret i Midhatit sipas tij është në punën e gjithanshme që ai kishte bërë në gjithë vendet e Europës, sidomos në Angli, për njohjen dhe pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Gjithashtu, një rol të madh ai njeh për mikun e Midhatit, lordin Robert Cecil, i cili propozoi pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve (fq.330). Të gjitha këto pohime mund të konstatohen gjatë  leximit të letërkëmbimit të Midhatit dhe veprimtarisë së  tij sidomos me britanikët dhe francezët.

Përgatitja për Konferencën e Ambasadorëve në korrik 1921

E gjithë veprimtaria prej anëtarësimit të Shqipërisë në Lidhje më 17 dhjetor 1920 e deri në mbajtjen e Konferencës së Ambasadorëve më 8 korrik 1921, ishte në funksion të përfaqësimit sa më solid të kërkesave dhe qëndrimit të Shqipërisë për të arritur maksimumin e mundshëm në rrethanat në të cilat u gjend vendi pas Luftës I Botërore. Gjatë kësaj periudhe përgatitore, ka një letërkëmbim të dendur dhe të rëndësishëm të Midhat Frashërit si kryetar i delegacionit shqiptar me kryeministrin e Shqipërisë Iliaz Vrioni dhe z.Mehmed Konica.

Bashkëpunimi me Konicën në këtë periudhë ka qenë shumë i afërt për të ushtruar sa më shumë ndikim mbi Foreign Office. Duket qartë nga letrat që të dy, Frashëri dhe Konica punonin si një ekip në bashkëpunim me miqtë britanikë, veçanërisht Audrey Herbert, Edith Durham, I.S.Barnes dhe lordin Cecil.

Letërkëmbim me kryeministrin Iliaz Vrioni është i fokusuar tek raportimi që Midhati bënte për gjithë zhvillimet e reja në Paris dhe Londër. Ai kulmon me një letër të 10 korrikut 1921 në të cilën Midhati i raporton me hollësi për pyetjet që iu bënë nga Komisioni i Ekspertëve në Konferencën e Ambasadorëve si dhe përgjigjet që dha ai. 

Konferenca e Ambasadorëve në korrik 1921

Sikurse e përmbledh Dr.Butka (fq.521), Midhati në këtë konferencë “bëri një ekspoze dhe mbrojtje të admirueshme të çështjes shqiptare dhe kërkoi që Statusi i 1913 dhe integriteti i Shqipërisë së pavarur të ishin të padiskutueshëm, si dhe hodhi poshtë pretendimet territorial të Serbisë dhe Greqisë, në një kohë që provoi të kundërtën: rivendikimet e drejta shqiptare dhe vënien në vend të padrejtësive të vulosura me protokollin e Firences më 1913”. 

Para diplomatëve të Fuqive të Mëdha, Midhat Frashëri sikurse i bën me dije kryeministrit Iliaz Vrioni në një letër të 10 korrikut 1921, pohoi se: qeveria shqiptare e kishte gjithë tokën shqiptare nën administrim, veç atyre viseve të zëna nga serbët dhe grekët; kufijtë shiheshin si të paprekshëm; minoriteti grek ishte i paktë në numër ndërsa vllehët bëjnë “cause commune” me shqiptarët dhe nuk kanë pretendime; zona si Nikaj dhe Thethi po pranojnë pushtetin qendror dhe Mirdita po ashtu është pjesë e Shqipërisë. 

Këshilli i Lartë i Konferencës së Ambasadorëve, mbledhur në nëntor 1921

Një tjetër arenë ku Midhat Frashëri shkëlqeu si një mbrojtës i zoti i interesave të Shqipërisë ishte në sesionin e jashtëzakonshëm të Këshillit në datat 16-19 nëntor 1921, përshkruar në mënyrë mjeshtërore nga Roger Lévy në një artikull me titullin “Çështja e Shqipërisë”. Sipas Levy, sesioni ishte “një pjesë teatrore me tre akte dhe një prelud”. Shkak për këtë sesion ishte bërë mospranimi nga ana e Serbisë i vijës kufitare të përcaktuar nga komisioni i ekspertëve të angazhuar nga Konferenca e Ambasadorëve.

Vetë fryma e shkrimit të Lévy tregon se shqiptarët përmes Midhat Frashërit kishin arritur të fitonin zemrat e ambasadorëve që shqyrtonin çështjen e kufirit mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila nuk e pranonte kufirin e përcaktuar nga Komisioni i Konferencës së Ambasadorëve. Ky përbën një shembull të mrekullueshëm të diplomacisë së suksesshme që mund të bëjnë shqiptarët dhe që kanë qenë ta bëjnë që njëqind vjet më parë. Kjo diplomaci në vitet 1919-1921 pati zërin, fytyrën, mendjen dhe emrin e Midhat Frashërit, të cilin historiografia shqiptare e sabotoi për një kohë shumë të gjatë, me vetëm një arritje: gjymtimin e kujtesës shqiptare lidhur me Konferencën e Paqes dhe Lidhjen e Kombeve, një kujtesë që më në fund ka mundësinë e mrekullueshme që të ndreqet përmes letërkëmbimeve të Midhatit, botuar në vëllimin VI të veprës së tij nga Instituti “Lumo Skëndo”.  

Filed Under: Politike Tagged With: Lindita Komani

Frank Zdruli “Doesn’t Run Anything” But Has A Lot To Say

November 19, 2021 by s p

Find Out Why We Should Listen

Interviewed by Rafaela Prifti/

1- “I don’t run anything” was your opening statement at a network meeting, of all places, that was hosted at the Saint George Cathedral in South Boston the first Saturday in November. It is counter-intuitive given the premise of networking and its purpose. But that was only the beginning, right?

I started with that line to get their attention and to remind everyone of the struggles each and every Albanian including the ones present at the meeting  faced in the beginning as newly arrived immigrants. Years and Decades later every single Albanian is able to dedicate their own success to their hard work , Faith and persistence in trying.  I particularly wanted to focus on the successful story of having and being part of a purposeful Albanian community. I think that these kind of networking meetings are a must for strengthening the ties between the many Albanian communities in America. Three decades after the fall of communism in Albania, the only first generation of Americans from Albania you could refer to today are the ones who came here after the nineties. The majority of guests at the networking event were specifically first generation Americans from Albania including myself.

2-Your given name is a conversation starter, right? It is also a connection to your family and ethnicity.

I was born in Korce, Albania and emigrated in US at the age of 18. My wife Ina, also from Korca, and I met in Boston over 15 years ago. We are blessed to have two boys. The Zdruli’s are from the very first families that settled as early as 18th century in the rugged but beautiful Dardha on the highlands of the city Korca. Many Albanian Christians found refuge in Dardha to live their lives free from the oppression and destruction of the Ottomans. My grandfather emigrated from Dardha to US in the first quarter of the 19th century where he lived the majority of his life, unfortunately away from his family because of many factors involved during that time-frame. My parents gave me an American name in his memory and to honor his sacrifices as a US citizen. Finally, because of my grandfather’s sacrifices, today my kids are the first generation of Albanian Americans who are born on US soil, Worcester. Ma, amongst four generations of Americans in the span of 100 years.

3- You have a very active role and involvement with the community. Can you talk briefly about it?

My involvement with the Albanian community in US started in Boston although now continues in Worcester. During the time I lived in Boston I have also served in leadership positions of many community based initiatives mostly from the efforts of the AANO Boston Chapter. I recall the past Flag Day celebrations and numerous fundraising events to benefit the student scholarship fund and Boston AANO basketball team. Most recently, I serve as the President of Sons of St. Mary’s and Co chair of the Albanian Festival of St. Mary’s Albanian Orthodox Church in Worcester Ma.

4- You see your own mission in the context of your involvement with the Church and through it to others. Can you talk about that purpose you feel?

I am glad you’re asking me this question. I will give you my perspective as a Christian believer. 

I briefly spoke about the need to strengthen our Albanian community in US. This task can not be successfully achieved without having a vision for the future. This vision consist of fulfilling our duty as parents in growing the next generation of Albanian Americans with the same freedom and values this blessed nation  was build and prospered to be the beacon of freedom for all the people around the world. With other words, focusing to build a strong family, will serve as the basis towards a successful future for our children. Every parent and grandparent, despite their differences in views can agree that prosperity in the long run doesn’t just come from wealth but also depends on the right knowledge and wisdom. For us Christians, this can be achieved through living a faithful life in prayer and obedience to God almighty by practicing the teachings of our faith in church and in our daily lives. In the world at large today, this way of acting is becoming extinct from priority and I believe that’s a very dangerous path to follow. I believe that we can’t control our children’s decisions when they become adults but it is our duty to guide them and become their primary teachers and counselors throughout their life, no matter their age. I also have observed that if we would like our children to retain the same family values, Albanian traditions and culture as we did, then we should try harder in preserving our Albanian friendships by making sure our children will be able to attend after school programs and activities together. If we believe and want to be part of an Albanian community that should have longevity, then we also should be able to open and run these programs successfully no matter the cost. We really need to analyze what means to be part of a community. Just because someone comes from Albania does not necessarily means that they’re part of a community. Many individuals and families that come from Albania don’t retain the ethnic and social interaction within their ethnic group for various reasons. It’s much easier for them to loose the Albanian culture, language and traditions in just one generation.

5- You say your two boys ask you at various events: Why are we always with Albanians? What do you say to them? What does it mean to be an American now that as you put it “We are the Americans!”?

Before leaving Albania under the old system, we prayed the Americans would bring hope and solutions for us in Albania. Still today majority of the Albanians believe and wait patiently for remarks or comments by the American officials on many matters, especially those in the political and leadership spectrum. The one thing that everyone should understand and value more, is that today those Americans and that voice should be coming from us who are the new generation of Albanian-Americans. There are no better Americans who know and care more for the Albanian cause than us, but we should encourage everyone here in US to do their part in bringing new hope and solutions by getting our voices together strengthening and supporting our communities we serve here first.

* Read the entire interview and Frank Zdruli’s message for Independence Day in the November issue.

Filed Under: Politike Tagged With: Rafaela Prifti

DOKTOR RIFAT LATIFI: ME EMËRIMIN TËNDË, FITON KOSOVA

November 18, 2021 by s p

Një shënim personal

Nga Frank Shkreli

See the source imageZ. Kryeministër Kurti, ke marrë më të mirin që kemi në këto anë, këndej oqeanit. Zgjodhe dhe emërove një Ministër të Shëndetësisë për Republikën e Kosovës, njërin prej më të mirëve — jo vetëm të botës shqiptare – por edhe njërin ndër më të mirët e Amerikës dhe të botës, Dr. Rifat Latifin.

Të martën që kaloi, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Albin Kurti njoftoi se ka emëruar Prof. Dr. Rifat Latifin, Ministër të Shëndetësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës.  Emërimi i tij u bë i ditur në një konferencë të përbashkët për shtyp të Kryeministrit Kurti dhe Dr. Rifat Latifit.  Zoti Kurti vlerësoi përvojën profesionale dhe arritjet akademike të Doktor Latifit – i njohur mirë për ekspertizën e tij në Shtetet e Bashkuara dhe në botë – përfshir Kosovën dhe Shqipërinë.  Dr. Latifi ka punuar gjatë dekadave të kaluara në disa prej universiteteve dhe qendrave spitalore më të dalluara dhe më me zë të Amerikës, përfshir atë të fundit, Westchester Medical Center në Nju Jork.

Siç theksoi edhe Kryeministri Kurti gjatë paraqitjes së tij, Doktor Latifi, megjithse jetonte dhe punonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për dekada, ai kurrë nuk u nda as nuk e harroi vendlindjen e tij – Kosovën.  Gjatë gjithë kësaj kohe Dr. Latifi ka promovuar zhvillimin e një mjedisi shëndetësor më të mirë e më të denjë për Kosovën dhe për Shqipërinë, përfshir edhe themelimin e Telemedicinës atje dhe në shumë vende të botës.  Në të vërtetë ishte rreth katër dekada më parë që e kam njohur për herë të parë Dr. Rifat Latifin. Më kujtohet sikur të ishte dje, një mjek i ri, plot entuziazëm dhe energji, pat ardur për të vizituar Zërin e Amerikës, për herë të parë. Por kishte ardhur edhe për një qëllim tjetër: dëshironte një intervistë me Zërin e Amerikës në gjuhën shqipe, për të folur për një ide të re që ai kishte në mendje dhe të cilën donte t’ia njoftonte botës shqiptare dhe më gjërë: TELEMEDICINA– Telemjekësia.  Ne shikuam njëri tjetri, pasi ishte një term që nuk e kishim dëgjuar më parë, jo vetëm ne, por besoj nuk përdorej as në qarqet mjekësore të kohës – dhe filluam të qeshnim.  Po, mirë i thamë, ti shpjegoje se për çfarë e ke fjalën. Nejse, e gjithë kjo është histori tani, ne të Zërit të Amerikës ishim gabim që dyshonim në atë kohë Dr. Latifin për idenë e tij të telemedicinës dhe me kohë, ai ka provuar se kishte të drejtë.  Si rrjedhim i asaj vizite të parë, për një kohë, Dr. Latifi paraqitej rregullisht në programet e Zërit të Amerikës duke iu përgjigjur pyetjeve të dëgjuesve mbi telemedicinën dhe shëndetin, në përgjithësi. Sot, kontributi i Dr. Latifit në fushën e telemjekësisë njihet, nderohet, çmohet dhe adhurohet këtu në Shtetet e Bashkuara dhe anë e mbanë botës, siç vlerësohen edhe veprat shkencore të tija, të botuara gjatë viteve, e që përdoren në universitetet më të mira të mjekësisë në Amerikë dhe më gjërë.  Është autor dhe bashkautor i mbi 350 punimeve shkencore apo kapitujve të librave shkencorë, ndërsa, njëkohësisht, shërben edhe si anëtar i bordit editorial të disa revistave shkencore.

Gjatë gjithë kësaj kohe ai ka promovuar zhvillimin e një mjedisi shëndetsor më të mirë e më të denjë për Kosovën dhe për Shqipërinë, përfshir edhe themelimin e telemedicinës atje, dhe në shumë vende të botës. Doktori ynë i mirë, përveç gjithë këtij aktiviteti të madh në fushën e ekspertizës së tij, një pjesë të madhe të karierës së tij, ai ia ka kushtuar gjithashtu edhe vullnetarizmit – një dukuri kjo që fatkeqësisht nuk është aq e përhapur në shoqërinë shqiptare – por Dr. Latifi edhe në këtë fushë ka dhënë ndihmesën e tij me shembëllin e tij të ofrimit të shërbimeve mjekësore, pa pritur ndonjë përfitim financiar ose ndonjë privilegj tjetër. Edhe për këtë fushë, Dr. Latifi është i njohur ndërkombëtarisht.  Dr. Latifi është nderuar për kontributin në ngritjen e telemjekësisë në zonat rurale të SHBA-së dhe në vendet e dala nga konfliktet apo fatkeqësitë natyrore në botë, përfshir Kosovën dhe Shqipërinë.

Lista e arritjeve të Dr. Latifit është tepër e gjatë për tu përfshir në një shkrim si ky, por duhet përmendur se në kohën më kritike të pas luftës në Kosovë, Dr. Latifi dhe ekipi i tij, ndër të tjera, ngriti atje një qendër telemjekësie që përfshinte infrastrukturën teknike, një bibliotekë elektronike dhe programe të edukimit virtual. Qendra të tjera, pastaj, ai krijoi në Shqipëri dhe Afrikë, që tani quhen International Virtual E-Hospital (IVeH). Pastaj, i quajturi Sistemi Spitalor, me seli në qytetin Hope të shtetit amerikan Idaho dhe një tjetër në Brazil i është përkushtuar rindërtimit të sistemeve të kujdesit shëndetësor në zonat e thella e të varfëra të atij vendi. Dr. Latifi, si president i organizatës, ka punuar me kolegët për të zhvilluar një model të njohur si Inicimi-Build-Operim (IBOT) për të siguruar qëndrueshmërinë e programit. Sipas një njoftimi, nga www.facs.org, modeli përfshin ndërtimin dhe forcimin e burimeve të sistemit, vendosjen e pajisjeve dhe zhvillimin e mundësive të arsimit dhe trajnimit, nga të cilat kanë përfituar qindra universitete, qendra mjekësore dhe organizata shëndetsore në dhjetëra vende kanë transmetuar qindra aktivitete edukative dhe leksione përmes sistemit ndërkombëtar, IVeH.  Veprimtaria e Dr. Latifit është vlerërsuar mjaft edhe nga ente qveritare ndërkombëtare nga të cilat ka marrë edhe grante për veprimtarinë e tij, siç janë Agjencia Evropiane për Rindërtim, Departamenti Amerikan i Shtetit, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), qeveria e Sllovenisë, dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, ndër të tjera.


Vitet e fundit, Dr. Latifi ka punuar si profesor dhe Drejtues i Departmentit të Kirurgjisë në Kolegjin e Mjekësisë së Nju Jorkut, drejtues i Departamentit të Kirurgjisë në Qendrën Mjekësore të zonës Westchester, Spitalin për fëmijë të “Maria Farerit” dhe spitalin rajonal të krahinës Mid-Hudson.  Ishte pikërisht në këtë spital, ku unë u shtrova, para disa muajsh, për një operacion shumë të rëndë – një operacion që falë kujdesit të jashtzakonshëm të Dr. Rifat Latifit, kirurgut tim Dr. David Spielvogel dhe ekpit më të gjërë të mjekëve dhe infermiereve që mbikqyrte miku im Dr. Latifi – operacioni im, ndonëse tepër serioz për nga natyra – kaloi mirë dhe tani disa muaj më vonë e ndjejë veten shumë mirë. Në këtë botë ka lloj-lloj heronjsh. Për mua, ekipi i Dr. Latifit në Qendrën Mjekësore Westchester janë heronjtë që bënë ndryshimin në rastin tim.  Respekti që ekipi i tij kishte për Dr. Latifin – si profesionist dhe si drejtor dhe bashkpuntor – vihej në dukje në çdo bisedë që kisha me mjekët dhe infermieret gjatë qëndrimit tim në Westechester Medical Center. Dola prej atij spitali – ku Dr. Rifat Latifi nderohej dhe respektohej aq shumë prej të gjithëve. Dola prej atij spitali, krenar për një shqiptar i arritjeve të përmasave të tilla dhe aq i respektuar nga kolegët e tij. Dola

nga spitali me ndjenjën se heronjtë i takon rëndom çdo ditë, heronjë që luftojnë për të shpëtuar jetë, që luftojnë për kauza fisnike, heronjë që krejtë, qetësisht, dhe pa zhurmë, pa rrahur gjoksin se bëra këtë e kështu – ndajnë dashurinë e tyre për njerëzimin. Se për ta, dashuria për të tjerët është, vërtetë, ajo që mjekët dhe infermierët ndajnë me botën dhe njerëzimin.

Në fjalën e tij në konferencën e përbashkët me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Z. Albin Kurti, Ministri i sapoemëruar i Shëndetësisë në qeverinë e Kosovës,Dr. Latifi falënderoi kryeministrin Kurti për nderin e madh dhe besimin për këtë detyrë me përgjegjësi të jashtëzakonshme. Dr. Latifi u zotua se, bashkë me ekipin e tij, do të angazhohen që në mënyrë afatgjatë të ngrisin standardet mjekësore në Kosovë. Unë nuk kam asnjë dyshim se Ministri i ri i Shëndetësisë në Kosovë, Dr. Rifat Latifi, kur flet për standard ka në mend standardet amerikane, dhe se do përpiqet me gjithë qenjen e tij njerëzore dhe profesionale, të vendosë një kulturë dhe një përvojë amerikane në mjedisin shëndetsor të Kosovës, në dobi dhe për dashuri që ai ka për njerëzimin dhe për Kosovën-Dardaninë e tij të dashur, e kur të harruar, siç theksoi edhe Kryeministri Kurti. Me emërimin e Dr. Latifit në detyrën e Ministrit të Shëndetësisë në qeverinë e Kosovës, Kryeministri i Kosovës tregon seriozitetin e qeverisë së tij për të emëruar në detyra kyçe të qeverisë së Republikës së Kosovës, shqiptarë që kanë bërë karierë në vendet perëndimore – në këtë rast në një mjedis, ku ka jetuar e punuar Dr. Latifi – një mjedis shumë konkurues, me më të mirët e Amerikës dhe të botës. 

Z. Kryeministër na e more më të mirin e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe një ndër më të dalluarit e Amerikës – në fushën e tij profesionale të telemedicinës dhe jo vetëm. T’a bëjmë hallall që e more, Dr. Latifin, se Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për njerëz të tillë.  Mikut tim Dr. Latifit i uroj sukses në detyrën e tij të re. Urimet e mia edhe Kryeministrit Kurti për një emërim të shkëlqyeshëm. Uroj që ky vendim të hapë dyer të reja që Kosova dhe Shqipëria të fillojnë të konsiderojnë, më në fund dhe pa paragjykime politiko-ideologjike, emërime të tilla të shqiptarëve të dalluar në profesionet e tyre në diasporë. Shqipëria dhe Kosova, vetëm do të përfitojnë nga individë të përgatitur siç është Dr. Rifat Latifi. 

 Natyrisht, se për komunitetin tonë këtu në Amerikë dhe për disa shqiptaro-amerikanë si unë, që e kemi njohur Dr. Latifin për një kohë të gjatë – vërtetë, do na mungojë shumë prania e tij në takime, darka e dreka të komunitetit, ku ishte shpesh i pranishëm. Në të vërtetë, para disa javësh kur komunikova me anë të një mesazhi me Dr. Latifin, më premtoi se me të këthyer nga Kosova, do të takoheshim së shpejti, “për një gotë verë, për të celebruar jetën”, sipas fjalëve të tija, një referencë kjo siç duket ndaj përmirësimit të shëndetit tim pas operacionit në spitalin Westchester Medical Center, ku ai ishte Drejtor i Departmentit të Kirurgjisë.  Ani, i dashur Doktor Latifi, gota e verës së kuqe pret, besoj se do të kemi rast.  Kosova ka më shumë nevojë për ty, sot. Me emërimin tëndë, Kosova fiton!

Frank Shkreli

A person standing at a podium

Description automatically generated with medium confidence

                                              Dr. Rifat Latifi

Graphical user interface, website

Description automatically generated

Filed Under: Politike

REFLEKSE TË 28-ËS

November 17, 2021 by s p

Anton Çefa/

Festa e 28-ës na përndizet të gjithëve me një hov të fuqishëm ndjenjash që trazojnë zemrën e çdo shqiptari dhe zgjojnë një mori refleksionesh. Një zjarr dashurie për tokën tonë, për fjalën, për frymën na përflak, një etje e pashuar, e përgjithmonshme, e të gjitha brezave për lirinë na dëshirohet, një dell manifestues krenarie për lavdinë e bëmave të dikurshme na vezullon në sy e në ballë, një dhimbje e thellë për fatkeqësitë e panumërta na shtrëngon në gjoks; të gjitha të plazmuara në palat e atij Flamuri të shenjtë, para të cilit qëndrojmë në këmbë, në më të bardhën ditë të kohëve të reja të kombit tonë-në Ditën e Madhe të 28-ës.

U ngrit, së pari, në epopenë më të lavdishme të popullit tonë, në dorën e Skënderbeut, për të zëvendësuar flamujt përçarës të principatave, duke mishëruar vullnetin e një prijësi dhe gjakimin e një populli, që nuk pranon të nënshtrohet. Ai u ngrit për t’i dhënë qenies sonë një frymë harmonie, vetëdijes shqiptare një parim kombësie, ndjenjës popullore një shkëlqim vëllazërie, vullnetit tonë një forcë bashkimi. Sado që 500 vitet turke u përpoqën ta hedhin atë në hauret më të errta të kujtesës kombëtare, ai shkëndijoi gjithnjë në kraharorët shqiptarë dhe u ngrit herë pas here nga duar kryengritëse, që nuk munguan kurrë, deri në Ditën e Bardhë të 28-ës, kur Plaku i Kombit e fisnikëroi në Vlorë, duke e qarë me lot gëzimi e malli, dhimbjeje e përkushtimi. Ai qe lartësuar më parë në Prizren, qe përgjakur në Deçiç, dhe në ditët tona  shkëlqeu në Prishtinë. Në këmbë përpara asaj pëlhure të kuqe me shkabën e zezë, “lagur me lot, djegur me flakë”, përjetojmë edhe refleksione tejet të dhimbshme, kur e kujtojmë të rënduar e të përdhosur nga simbolet e huaja të gjysmëhënës, spatave të Liktorit dhe yllit gjakatar të internacionalizmit proletar pansllavist. Qëndrojmë më këmbë me nderim të thellë, në atë Ditë  të Madhërishme, para asaj pëlhure të kuqe me atë shpendin e zi, zemërak për padrejtësitë, përbuzës ndaj shovinistëve, mospërfillës ndaj ksenofobisë së huaj, kërcënues për armiqësitë, por zemërhapur për miqësitë dhe krahështrirë kurdoherë për të përfshirë dhe mbrojtur të gjithë bijtë e tij. E kush nuk shpirtësohet në vetëdijësimin e atij simboli identifikues që të prushit në gjak shqiptarësinë, duke na yshtur të ripërtërijmë me vlera më të freskëta trashëgimitë tona të gjakut, ato që janë më të denja për ngjyrat e këtij Flamuri të magjishëm, të përtërijmë përvojat tona, ato më të fismet, që i bëjnë nder atij, të këndellim vullnetin tonë këmbëngulës për të shmangur ndasitë e ushqyera nga të gjitha izmat e hisës së zezë të shpirtit tonë, që fatkeqësisht na e fali natyra! E kush nuk tronditet për ditët e bardha, sado të pakta, të valëzimit të tij në fllade lirie ngazëlluese !  E kujt nuk i dhembin plagët që hoqi e heq ai stinë pas stine, dikur dhe sot ! E kush nuk gazmohet nga një vizion plot shkëlqim dëshirak i së ardhmes së këtij Flamuri, që pau aq pak ditë të bardha ! E kush nuk akullohet e ngrin menjëherë porsa refleksioni të zbresë me këmbët në tokë dhe të prekë me duar të sotmen! Mungesë e plotë parimësie në politikë, mohim idealesh kombëtare, luftë e paprinciptë për sundim, etje e çmendur për pasurim, lojë e ndyrë pushtetarësh mbi kurrizin plagë të një populli, mjerim e varfëri, krim e korrupsion . Por, edhe në këto ditë të vështira, që po kalon vendi, në Ditën ogurmire të 28-ës, gjithsesi, kur ndodhemi para tij, shpresa na përkëdhel dhe besimi na forcohet, mendja na e thotë dhe zemra na e ndjen që ky Flamur i shenjtë, me shtizën të ngulur thellë në  zemrën e kombit, do të valëvitet triumfues në përjetësi, se 

“Zoti vetë e tha me gojë,

           që kombe shuhen përmbi dhe,

     por Shqipëria do të rrojë; 

      Për të, për të luftojmë ne.”

Filed Under: Politike Tagged With: Anton Cefa

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 247
  • 248
  • 249
  • 250
  • 251
  • …
  • 654
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”
  • Festat e fundvitit u mbyllën me këngë e valle shqiptare nga Shkollat Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, New York
  • Pjeter Logoreci: “Jeta dhe vepra e Aleksandër Moisiut asht nji shëmbëlltyrë pune, kulture, vullneti e karakteri”
  • “Metamorfoza”
  • Trifon Xhagjika (20 prill 1932 – 23 dhjetor 1963)
  • POETIKA E MUNGESËS DHE KUJTESËS APO ËNDRRA SI METAFORË E IDENTITETIT LIRIK
  • Umberto Eco për librin si nevojë, jo si konsum, për bibliotekën si kabinet i mjekësisë së shpirtit
  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT