• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

BALLKANET NË SALLËN E PRITJES S’EVROPËS

July 4, 2019 by dgreca

SI T’I NDIHMOJMË PA U SHKËRMOQUR/

Nga  SERGIO ROMANO/

“Corriere della Sera”, 29 qershor 2019, E përktheu Eugjen Merlika/

Ballkanet perëndimorë janë bërë për Bashkimin Evropian një sallë pritjeje e sikletëshme. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kërkojnë me ngulm fillimin e bisedimeve për pranimin në BE dhe kanë mbetur shumë të zhgënjyer kur Këshilli i ministrave vendosi së fundi të shtyjë vendimin për tetorin e ardhshëm. Për dy Vende të tjera (Serbia dhe Mali i Zi) tashmë ka një datë (2025), por është rënë n’ujdi në tetorin e 2018, kur klima ishte më mikpritëse. Sot qëndrimi i shumë antarëve të BE është bërë më dyshues dhe i rreptë. Është rritur numuri i antarëve të BE që janë mosbesues kundrejt të ardhurve të rinj e që pyesin se ç’do të ndodhë kur në dyert e Bashkimit të trokasin edhe Bosnje – Herxegovina e Kosova. Është rritur numuri i antarëve të BE për të cilët këta Vende nuk janë ende Shtete të së drejtës.
Këta shqetësime janë të ligjëshme, por i detyrohen mbi të gjitha përvojës së këtyre viteve me vendet e Evropës Qendër – lindore që janë antarë të BE që nga 2004. Veçanërisht dy prej tyre (Polonia dhe Hungaria) po reformojnë sistemin e tyre gjyqësor me norma që kërcënojnë pavarësinë dhe autonominë e gjykatave. Të tjerë duket se i quajnë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara më të rëndësishme se ato që kanë me Brukselin. Zgjerimi i ngutshëm, i sendërtuar mbas shkërmoqjes së bllokut sovjetik, qe një gabim tragjik.
I kemi hapur dyert e Bashkimit evropian Vëndeve që, në dy brezat paraardhës, kaluan përvoja krejtësisht të ndryshme. Gjashtë Vendet themeluese (së bashku me Greqinë, Portugalinë dhe Spanjën) e quanin bashkimin e Evropës si përgjigjen më të volitëshme kundrejt kombëtarizmave që kishin shkatërruar kontinentin; dhe ishin të gatshëm, për të arritur këtë qëllim, të humbisnin një pjesë të mirë të sovranitetit të tyre. Ndërsa Vendet që kishin qënë pjesë të bllokut sovjetik donin të rifitonin sovranitetin e humbur dhe shihnin në BE, mbi të gjitha, një burim të mirash ekonomike. Ndërmjet këtyre Vendeve dhe atyre që janë tani në sallën e pritjes të gadishullit ballkanik, ka megjithatë një ndryshim të rëndësishëm. Grupit të parë mund t’u kishim dhënë përfitime ekonomike pa i pranuar në klubin tonë.
Grupit të dytë duhet t’i japim shumë më tepër. Nëse nuk duam që të përfundojnë në krahët e ndonjë fuqie tjetër (ndërmjet të cilëve Kina, Turqia e Rusia) duhet t’u japim, së bashku me përfitimet ekonomike ndjenjën e sigurisë dhe të qëndrueshmërisë që rrjedhin nga përkatësia në një institucion demokratik. Natyrisht nuk duhet të harrojmë se një zgjerim i mëtejshëm mund t’a bëjë Evropën gjithënjë e më pak të qeverisëshme. Por për këtë rrezik ka një shërim: heqja dorë nga rregulla e njimendësisë, sot në fuqi në Këshill “për të gjitha çështjet që quhen të ndjeshme”. Rregulla e njimendësisë u zbatua nga Dieta polake dhe “liberum veto”(siç thuhej atëherë) qe një nga shkaqet e zhdukjes së Shtetit polak më 1795. Nuk duam të arrijmë të njëjtin fund.
“Corriere della Sera”, 29 qershor 2019     E përktheu Eugjen Merlika

Filed Under: Politike Tagged With: Ballkani-salla e parities se Evropes-Sergio Romano-Eugjen Merlika

Çfarë mund të thotë emërimi i Borrellit për dialogun Kosovë-Serbi?

July 3, 2019 by dgreca

Përfaqësuesi i emëruar i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, vjen nga Spanja – një nga vendet më të fuqishme të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës./

Borrell, 72 vjeç, aktualisht ministër i Jashtëm i Spanjës, pritet të rikthehet në krye të politikës së jashtme të BE-së, pasi ka shërbyer si president i Parlamentit Evropian nga viti 2004 deri më 2007.

Ai e ka reputacionin e mbështetësit të Bashkimit Evropian. Në mars të këtij viti, Borrell ka qëndruar në Beograd, ku ka thënë se Spanja ka qenë kundër “shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës” dhe se ajo “nuk do ta ndryshojë politikën ndaj Serbisë, kur bëhet fjalë për Kosovën”.

“I kemi përsëritur presidentit (të Serbisë, Aleksandar Vuçiq) dhe ministrit (të Jashtëm, Ivica Daçiq) qëndrimin e Spanjës për shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Në të njëjtën kohë, konsiderojmë se vetëm përmes dialogut mund të arrihet te zgjidhja e përhershme e kompromisit për këtë çështje”, ka thënë Borrell.

Në fund të gushtit të vitit 2018, Borrell është shprehur kundër shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë në vija etnike.

Siç transmeton agjencia spanjolle e lajmeve EFE, Borrell u ka thënë gazetarëve se “Evropa nuk është ndërtuar për të krijuar njësi monolite dhe homogjene mbi çështjet e kulturës dhe etnisë, por për t’iu ndihmuar njerëzve të ndryshëm të jetojnë së bashku”.

Ministri i Jashtëm i Spanjës, Josep Borrell, dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq. Beograd, mars, 2019.
Ministri i Jashtëm i Spanjës, Josep Borrell, dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq. Beograd, mars, 2019.

Borrell, nëse konfirmohet, do të pasojë shefen aktuale të politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini. Rrjedhimisht, ai do të udhëheqë edhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Bisedimet, që kanë nisur qysh në vitin 2011 me ndërmjetësimin e BE-së, aktualisht janë ndërprerë për shkak të një takse që Kosova u ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia.

“Lajm i mirë për Serbinë”

Rreth Borrellit si ndërmjetës në dialogun Kosovë-Serbi komentoi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Emërimi i spanjollit Josep Borrell si përfaqësues i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri është një lajm i mirë për ne, por situata mbetet e vështirë. Nuk zgjidhet me atë që keni një ose dy njerëz në anën tuaj”, tha Vuçiq për gazetarët në Beograd.

James Ker-Lindsay, profesor në Shkollën e Ekonomisë në Londër, tha se emërimi i Borrellit mund të ngrejë çështje në Ballkan, pasi ai vjen nga një vend që nuk e njeh Kosovën. Sipas tij, Borrell mund të jetë pikërisht personi për gjetjen historike të një zgjidhjeje midis Kosovës dhe Serbisë.

Në një postim në Twitter, Lindsay tha se Borrell e di se zgjidhja e situatës kërkon kompromis që do të njihet nga vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën.

“Borrell ka besueshmëri në Serbi. Pocizioni i Spanjës kundër pavarësisë së Kosovës do të thotë se do të jetë më simpatik ndaj Beogradit sesa shumë figura të tjera evropiane. Nëse kjo shfrytëzohet mirë, ai do të jetë në përparësi”, tha Lindsay, duke shtuar se edhe Kosova e di se nuk mund të lejojë që të armiqësohet me të.

Kosova është po ashtu në proces të liberalizimit të vizave me BE-në dhe për shtyrjen përpara të këtij procesi duhet miratimi i të gjitha vendeve anëtare.

Spanja, së bashku me Sllovakinë, Greqinë, Qipron dhe Rumaninë janë pesë vendet e BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, të shpallur në shkurt të vitit 2008.

Ka qenë Borrell ai që, në nëntor të vitit të kaluar, ka deklaruar se Spanja nuk do të ndryshojë pozicionin e saj për Kosovën, ndonëse një gjë e tillë i kërkohet edhe nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

Zyrtari i lartë i këtij Komiteti, Pere Miro, ka thënë se Spanja do ta ketë të vështirë të organizojë ngjarje sportive nëse nuk ndryshon pozicion.

Deklaratat e tij kanë pasur problemet që ka hasur delegacioni i Kosovës në Kampionatin Botëror të Karatesë në Madrid.

Atletët kosovarë janë lejuar të konkurrojnë me inicialet e federatës së tyre, KKF, në anën e pasme të uniformave, por tabelat e rezultateve i kanë treguar ata si “Federatë Botërore e Karatesë (WKF) 5”, ndërsa himni dhe flamuri i tyre nuk janë lejuar.

Spanja ka paraqitur pengesa për Kosovën edhe në ngjarje të tjera sportive, gjë që e ka detyruar Federatën Evropiane të Futbollit UEFA në muajin maj, t’i shtrëngojë rregullat e saj, në mënyrë që vendet që nuk e njohin Kosovën, të mos refuzojnë të jenë nikoqire të ekipit të saj kombëtar të futbollit.(Kortezi-Valona Tela- FRL)

Filed Under: Politike Tagged With: Ne krye te Politiker BE-Borriello-Spanje

Arba Kokalari në ditën e Parë në Parlamentin EUROPIAN

July 2, 2019 by dgreca

EUROPARLAMENTARJA ARBA KOKALARI E NIS ME KRITIKA KUNDËR EKSTREMISTËVE TË MAJTË/

Eurodeputetja e parë shqiptare në histori, Arba Kokalari, ka qenë e pranishme në seancën e parë prej zgjedhjeve të majit.

“Prej sot jam zyrtarisht një anëtare e Parlamentit Europian”, ka thënë Kokalari.

Kokalari e ka nisur me kritika të ashpra kundër ekstremistëve. Ajo ka dalur haptazi kundër partive ekstreme që po përfaqësohen në Parlamentin Europian dhe i ka përcjellë mendimet e saj në facebook. Kokalari thotë se nuk e kupton se si këtyre “komunistëve” u jepet hapësirë në Parlament.

“Është e paarsyeshme që partitë e majta të trajtohen sikur demokratike. A është demokratike të mbështeten diktaturat në Venezuelë? A është demokratike të mbrohet Rusia që sulmon vendet fqinje? A është demokraci të zhduket prona dhe ndërmarrja e lirë?”, ka shkruar ajo në Facebook.

Tutje ajo ka shtuar se partitë e krahut të majtë, së bashku me ekstremizmin e krahut të djathtë, e kërcënojnë demokracinë në Europë.“Është koha që të ngrihemi kundër ekstremizmit për një Europë më të mirë”, ka thënë Kokalari.

Filed Under: Politike Tagged With: Arba Kokalari-Eurodeputete- diat e Pare

Vdekja e ngadaltë e demokracisë në Shqipëri

July 2, 2019 by dgreca

Votimet moniste shqiptare, 30 Qershor 2019/

Shkruan: David L. Phillips /

Lajmi i mirë është se nuk pati dhunë në zgjedhjet vendore në Shqipëri. Tensionet mund të shërbenin si shkëndijë e një konflikti vdekjeprurës, duke i njollosur edhe më tej kredencialet demokratike të Shqipërisë. Lajmi i keq është se zgjedhjet u mbajtën. Kryeministri Edi Rama, pa nevojshëm, e refuzoi dekretin e Presidentit Ilir Meta për t’i shtyrë zgjedhjet. Autoritarizmi dhe joelasticiteti i Ramës nuk është se minon vetëm demokracinë. Gjithaq zbeh kandidaturën e Shqipërisë për në BE. Sot Shqipëria është një shtet një-partiak; Enver Hoxha do të ishte krenar.

Shqiptarët, në masë, aspirojnë për një integrim më të gjerë në institucionet euro-atlantike. Vlerat europiane përfaqësojnë një antidotë të autoritarizmit. Në maj, Komisioni Europian mbështeti çeljen e negociatave për Shqipërinë. Sipas KE, Shqipëria kishte shënuar përparime të rëndësishme në standardet demokratike dhe sundimin e ligjit.

Rama priste që Këshilli i Europës t’i jepte Shqipërisë një datë për nisjen e negociatave. Në një lëvizje të papritur, megjithatë, Këshilli i shtyu negociatat e antarësimit deri në tetor 2019. Duke refuzuar kështu edhe Maqedoninë e Veriut, kandidatura e së cilës ishte çiftuar me të Shqipërisë.

Franca, Gjermania dhe Holanda nuk mendojnë se Shqipëria është gati për antarësim. Shqetësimet e tyre u thelluan nga kërcënimet dhe tekanjozëria e Ramës kundër Metës dhe opozitës. Fakti se shqiptarët shkuan në zgjedhje të dielën, pa patur një alternativë-vetëm kandidatë nga Partia Socialiste e Ramës ishin në garë-ngriti shqetësime serioze rreth përkushtimit të Shqipërisë për standardet demokratike.

Përplasja e fundit ndërmjet Ramës dhe Metës ishte krejt e panevojshme. Meta veproi brenda arsyes duke propozuar shtyrjen e zgjedhjeve deri më 13 tetor. Ai përmendi shqetësimet se zgjedhjet lokale do të ishin jodemokratike pa pjesëmarrjen e opozitës së qendrës së djathtë, dhe bëri thirrje për një proces elektoral më përfshirës dhe më transparent.

Meta, gjithashtu, parashtroi se shtyrja që propozonte do t’u jepte të gjitha partive një shans për të ulur gjakrat dhe për të punuar së bashku për zgjidhjen e problemeve të Shqipërisë. Ai nxiti formimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila do të vendoste për kohën e zgjedhjeve. Pa një gjykatë të tillë nuk ka një zë autoritar për t’i bërë së bashku partitë përreth sundimit të ligjit.

Rama kundërshtoi. Ai e kuptoi se refuzimi i Partisë Demokratike dhe Republikane për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore kishte implikime kombëtare. Rama arriti në përfundimin, korrekt, se opozita po përpiqej ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare. PS është diskredituar nga akuzat për korrupsion qeveritar endemik, manipulime votash dhe lidhjet e Ramës me krimin e organizuar, përfshi trafikimin e narkotikëve.

Megjithëse Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian mbështetën dialogun, Rama e rriti marshin e konfrontimit. Ai bëri thirrje për shkarkimin e Metës, megjithëse Presidenti po vepronte brenda autoritetit kushtetues për të rithirrur zgjedhjet.

Nuk ka një Plan B për vendimin e Brukselit për shtyrjen e datës së negociatave të antarësimit të Shqipërisë. Kundërshtarët e zgjerimit kanë parasysh ultra-nacionalistët në vendet e tyre të cilët kundërshtojnë me forcë antarësime të reja. Ata druhen se zgjerimi me vende të Ballkanit perëndimor do të aktivizonte më shumë emigracion dhe do të kërkonte më shumë financime për shtetet-antare më të varfra. Narko-trafiku dhe krimi i organizuar janë gjithashtu një shqetësim.

Tani Shqipëria është në udhëkryq. Duke njohur antipatinë për Edi Ramën në disa kryeqytete europiane, nuk ka garanci se Shqipëria do të marrë një datë për çeljen e negociatave në tetor.

Problemi shumëfishohet nga dështimi i opozitës për të ofruar një alternativë të besueshme. Bojkotimi i zgjedhjeve nuk është politikë (policy). Është një dorëheqje nga nevoja për të ofruar një alternativë të qartë kundrejt PS.

Kandidaturat për në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut janë të lidhura. Megjithatë, ka kërkesa të përsëritura për ‘ndarjen’ (de-couple) e tyre. Parlamenti holandez votoi së fundi kundër bisedimeve të antarësimit për Shqipërinë, ndërkohë që i hapi dritën e gjelbër Maqedonisë së Veriut.

Shanset europiane të Maqedonisë së Veriut nuk duhen minuar për shkak të disfunksionalitetit të Shqipërisë. Zgjidhja e çështjes së emrit me Greqinë hamendësohej se do ta vendoste Maqedoninë e Veriut në korsinë e shpejtësisë për antarësim në NATO dhe BE. Mungesa e përparimit në këtë rrugë mund të rizgjojë nacionalistët, të cilët e kundërshtonin kompromisin me Greqinë.

Për më shumë, dështimi për sheshimin e dallimeve përmes negociatave ka implikime thelbësore strategjike. Vonesa e vendimmarrjes minon kredibilitetin e BE-së. Dështimi i Brukselit për të vepruar u hap gjithashtu derën rivalëve strategjikë në Ballkanin Perëndimor, si Rusia, Kina dhe Turqia.

Më e mira do të ishte nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ‘kalonin’ bashkë. Këtyre vendeve duhet t’u jepet një datë për çeljen e negociatave në të njëjtën kohë. Nëse, megjithatë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i certifikon zgjedhjet vendore të së dielës, Brukseli mund të mbetet pa alternativë veç ‘ndarjes’ së Shqipërisë dhe Maqedonisë, duke e vendosur Shqipërinë në ‘dhomën e dënimit’ për një periudhë të papërcaktuar.

Shqipëria gjendet para dy shtigjeve. Rama ka fuqi absolute dhe mund të veprojë në interesin kombëtar të Shqipërisë, ose të ndjekë interesat e ngushta personale, të vetat dhe të partisë së tij.

Rama mund të kujtohet si një autokrat që e refuzoi dialogun, ose mund të veprojë si një shtetar, duke nxitur KQZ që të mos i certifikojë votimet e së dielës, derisa të formohet Gjykata Kushtetuese.

Duke mbështetur Ramën, Administrata e Trump ka bërë një zgjedhje false ndërmjet stabilitetit dhe demokracisë. Mbështetja e demokracisë, në fakt, e ndihmon stabilitetin, i çon përpara interesat amerikane dhe e konsolidon statusin e Shqipërisë si një antare me vlera e aleancës euro-atlantike.

David L. Phillips është drejtor i Programit për Paqen dhe të Drejtat në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Columbia University. Ai ka punuar si këshilltar i lartë për Departamentin e Shtetit me fokus Ballkanin perëndimor gjatë Presidencës së Clinton-it.

*Përkthyer nga English version. Analiza i është dërguar për botim nga autori Politiko.al

Filed Under: Politike Tagged With: David L. Phillips- Vdekja e demokracise-Shqiperi

Macron: Do të bllokoj çdo përpjekje për zgjerim të BE-së

July 2, 2019 by dgreca

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se do të bllokojë çdo përpjekje për zgjerimin e Bashkimit Evropian, derisa ky i fundit të kalojë nëpër reforma të thella.Deklarata vjen pavarësisht paralajmërimeve se shtyrja e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të minojë stabilitetin në rajonin e Ballkanit.

“Do të refuzoj çdo lloj të zgjerimit përpara një reforme të thellë të funksionimit tonë institucional”, tha Macron të hënën, pasi udhëheqësit e BE-së dështuan të plotësojnë pozitat e larta në bllok për pesë vjetët e ardhshëm.

Komisioni Evropian ka rekomanduar që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriuttë hapin negociatat e anëtarësimit me BE-në.

Por, Këshilli i ministrave BE-së, muajin e kaluar, e ka shtyrë marrjen e vendimit të tillë për në tetor.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ka paralajmëruar në muajin maj se çdo dështim për të nisur negociatat së shpejti “mund të minojë stabilitetin dhe të shkurajojë seriozisht reformat e mëtejshme”.

Filed Under: Politike Tagged With: Macron-Bllokim-Zgjermit te BE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 400
  • 401
  • 402
  • 403
  • 404
  • …
  • 655
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • FRANK SHKRELI, ZËRI I NDËRGJEGJES SHQIPTARE NË MBROJTJE TË DEMOKRACISË
  • Albanian Soul, Electric Heart – Rozita Fishta’s Music Explorations
  • Ukraina si poligon i armëve të vjetruara globale: Donacionet ushtarake, gjeopolitika e Fuqive të Mëdha dhe perspektiva e paqes së qëndrueshme
  • AT GJERGJ FISHTA, 85 VJETORI I KALIMIT NË AMSHIM
  • Me veprën dhe personalitetin e Martin Segonit plotësohet panteoni humanist shqiptar me një figurë nga më të hershmet
  • Bashkimi kombëtar fillon me bashkimin e Kosovës me shtetin amë
  • PRESIDENTI WILSON NË FILATELINË SHQIPTARE
  • “Çamëria… heshtja që vret”
  • SHQIPTARËT DHE PROJEKTI EVROPIAN PËR MAQEDONINË E VERIUT A MUND TË DEGRADOJË NË NJË NARRATIVË ILUZORE?
  • Brigitte Bardot: “seks bomba bionde” që revolucionarizoi kinemanë franceze
  • “Leksikoni i së drejtës publike – Nocione dhe institute të së drejtës publike”
  • Lugina e Preshevës dhe e drejta e munguar për shtetësi dhe votë në Kosovë
  • Vlora Nikçi: “Prindër, mbështesni ëndrrat e fëmijëve”
  • Federata “Vatra” përshëndet zhvillimin e Zgjedhjeve Parlamentare në Kosovë dhe uron Kryeministrin Albin Kurti e Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren
  • Yllka Lezo për median europiane: Shqiptarët kërkojnë drejtësi të paanshme në Hagë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT