• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Perse u emerua nga Jashte dhespoti i sotem i Hores se Arberesheve

October 14, 2017 by dgreca

– Do te duhej te ndodhete diçka e jashtezakonshem, ashtu siç eshte rasti i Kryepeshkopit te Kishes Orthodhokse te Shqiperise, te emeruar nga jashte, meqe nuk kishte klerike vendas ne fund te ciklit komunist….

1 Zef Ciramonte

– Per sa u perket eparkive italo-shqiptare, meqe jetonin mire e shendosh nje shumice  priftrash beqare te Kishes Arbereshe, nga te cilet sapo ishte formuar nje terne per te zgjedhur dhespotin e ri i Ungres (Lungro), nuk eksistonte asnje arsye per te cilen u emerua, nga jashte, dhespoti i sotem i Hores se Arberesheve.

Nga Zef Chiaramonte/Palermo

I dashur Zoti Drejtor i  Hora Contessa Entellina,

 Ne vijim te shkrimit te dale ne blogun tuaj, sote dy dite, rreth (in)oportunitetit te emerohen dhepotra bizantine qe kane prejardhje nga tradita latine, duhet shenuar patjeter se perkatesia “konfesjonale” ia shkon, ia kalon, “tradites”. Dmth. se perbrenda katolicitetit, nje ipeshkev-ordinar latin eshte baraz me nje dhespot bizantin.

Po cila eshte, pra, arsyeja per te cilen nje ipeshkvi latin, ose pseudo-bizantin, t’i jepet nje eparki bizantine?  Ose, nje dhespoti bizantin t’i jepet nje dioqeze latine ( gje qe, ne fakt,  nuk ndodh pothuajse kurre)?

Do te duhet te ndodhete diçka te jashtezakonshem, ashtu siç eshte rasti i Kryepeshkopit te Kishes Orthodhokse te Shqiperise, te emeruar nga jashte, meqe nuk kishte klerike vendas ne fund te ciklit komunist.

Per sa u perket eparkive italo-shqiptare, meqe jetonin mire e shendosh nje shumice  priftrash beqare te Kishes Arbereshe, nga te cilet sapo ishte formuar nje terne per te zgjedhur dhespotin e ri i Ungres (Lungro), nuk eksistonte asnje arsye per te cilen u emerua, nga jashte, dhespoti i sotem i Hores se Arberesheve.

Kete gje e di shume mire Kongregacjoni per Kishet Lindore ( dhe jo Papa; cili?), e cila, pasi pati kryjuar artificjalisht probleme me Eparkine arbereshe e Lungro-s, me ane te nje intermexo me nje Administrator Apostolik latin, ne vend qe te merrej me mirevajtjen e Eparkise se Hores se Arberesheve, eventualisht me nje candidat i nxjerre nga terna, ende e fresket, e Lungro-s, beri çmos qe te qarkullonte emri i nje te huai.

Per turp me te madh te atij Dikasteri, i cili ka per detyre promovimin e  Kishave Lindore, ai beri çmos qe emri i nje joarbereshi te qarkullonte dy vjet para se dhespoti i meperparshem, imz. Sotiri, te jepte doreheqje, kur pape ishte ende Benedikti XVI !

A do jemi te kushtezuar qe te mendojme se ky Dikaster nuk e promovon aspak traditen lindore te kishave qe i jane besuar, por promovon vetem njerez sipas pelqimit te eproreve te vet?

Me me te madhin respekt ndaj te Interesuarit.

Palermo, 13 tetor 2017-  Zef Chiaramonte

***

Caro Direttore di Hora Contessa Entellina

Facendo seguito alla nota apparsa due giorni fa sul Suo blog, circa l’ (in)opportunità di nominare eparchi bizantini provenienti dalla tradizione latina, va detto che, certamente l’appartenenza “confessionale” prevale sulla “tradizione”.  Nell’ambito della cattolicità un vescovo-ordinario latino equivale a un eparca bizantino.

Ma qual’è la ratio perché a un vescovo latino (o pseudo-bizantino) si assegni un’Eparchia bizantina? Oppure perché si dia un vescovo bizantino a una Diocesi latina (ipotesi, quest’ultima, invero, mai praticata!)?

Dovrebbe trattarsi di un caso eccezionale, come quello dell’attuale Arcivescovo della Chiesa Ortodossa d’Albania, nominato dall’esterno in quanto non c’era clero indigeno alla conclusione del ciclo comunista.

Per quanto riguarda le eparchie italo-albanesi, non essendo periti tutti i sacerdoti celibi della Chiesa Arbëreshe, ché, anzi, se ne era appena formata una terna per la nomina a vescovo-eparca di Lungro, non esiste alcuna ratio che abbia potuto presiedere alla nomina, dall’esterno, dell’attuale vescovo-eparca di Piana degli Albanesi.

Questo lo sa fin troppo bene la Congregazione Orientale ( e non il Papa, quale?) che, creato artificialmente un problema a Lungro con l’inutile intermezzo dell’Amministrazione apostolica latina, invece di provvedere a Piana con un candidato della terna di Lungro, ha fatto circolare un nome peregrino.

A maggior disdoro del Dicastero che è chiamato a promuovere le Chiese Orientali, esso ha fatto circolare tale nome ben due anni prima delle dimissioni del suo predecessore, Mons. Sotir Ferrara, quando papa era ancora Benedetto XVI !

Se ne deve concludere che esso Dicastero non promuova l’orientalità delle chiese affidate alle sue cure e promuova, invece, solo persone di proprio esclusivo gradimento?

Con tutto il rispetto per l’Interessato.

Palermo, 13 ottobre 2017

Zef Chiaramonte

 

Filed Under: Politike Tagged With: dhespoti i sotem, i Hores se Arberesheve, Zef Chiaramonte

Turk e shka, dora – dora, a u bindët ore hora

October 13, 2017 by dgreca

1 ok Nue OroshiNga Nue Oroshi/Kohë më parë para disa kohesh, në shkrimet e mija analitike rreth situatës politike dhe strategjike të shqiptarëve në Evropën Juglindore pata alarmuar opinionin e gjërë gjithshqiptarë për një marrveshje të dytë që do të behet në mes të Serbisë dhe Turqisë në dëm të çështjes shqiptare në Evropën Juglindore. Vizitat dhe marrveshjet që bëri i humburi i Bosforit , Erdogani me miqtë e tij serbë e vërtetuan atë pretendim timin që shumëkujt në atë kohë ju dukej e pamundshme një gjë e tillë. Kështu që nga 8 marrveshjet e planifikuara në mes të shteteve aleate tradicionalishtë në dëm të çështjes shqiptare Turqisë dhe Serbisë u nënshkruan 10 marrveshje. Ato marrveshje që u bënë publike që Turqia të bën investime kapitale në Serbi tash më janë publike por një gjë që ende nuk është bërë publike janë marrveshjet e mshefta që i kanë nënshkruar Erdogan dhe Vuqiq. Ato marrveshje të mshefta janë vazhdimësi e marrveshjes në mes të Turqisë dhe ish Jugosllavisë kur u bë debimi masiv i Shqiptare në shkrepat e Anadollit ku për një shqiptarë të marrë ishe qeveria turke i jepte ish qeverisë jugosllave një mushk aq vlerë i kanë dhënë turq e shkie shqiptarëve, në të kaluarën dhe ku fatkeqësisht ky vlerësim për shqiptarët vazhdon edhe sot e kësaj dite. Tani më shihen një heshtje mortore e erdoganistëve dhe putinistëve shqiptarë për këto marrveshje që bëri Turqia me Serbinë, sepse tashë u pa haptasë së marrveshjet në mesë të këtyre dy armiqëve tradicionalë dhe historik të shqiptarëve janë kryer dhe bërë gjithmonë në dëm të shqiptarëve, por shpeshherë faqezitë tanë ranë në kurthin e nderskamcave turko-ruso-serbe dhe e dëmtuanë deri në palcë çështjen e shenjët kombëtare, një gjë e tillë u bë edhe kur u përqafua komunizmi rus duke i kthyerë shpinën nacioanalzmës shqiptare, me këtë iu kthye shpina për pesë dekada botës përendimore duke e bërë një shkëputje të gjatë shpirtrore,kulturore dhe historike nga Evropa e që duhet një kohë bukur e gjatë që gjërat të vëndosën në orjentimin e duhurë për shkak të shkatërrimit të konceptitë mendor perendimor, qoftë në aspëktin politikë,kulturor,ekonomik dhe shumë gjërave të tjera. Po kush është kumara i këtyre marrveshjeve në mesë të Turqisë dhe Serbisë. Përgjigjeja dihet shumë saktë. Ai është Putini, krytari i Rusis i cili tashë e ka në dorë 100 % diktatorin turk Erdogan. Madje Erdogani tani më asnjë lëvizje politike nuk mundë ta bëj pa bekimin e Putinit. Për njohësitë e çështjeve historike kjo nuk është diçka e re sepse edhe në të kaluarën Rusia dhe Serbia, në bashkpunim me Turqinë kanë përgatitur hoxhallar rus, të cilët e kanë mësuar gjuhën shqipe dhe i kanë predikuar popullit të paditur shqiptarë se lutjet duhet t’i bëjnë në emër të Zotit dhe mbretit Aleksandër të Serbisë. Fatkeqësisht klerik të tillë na janë mushë viset shqiptare të cilët po predikojnë kundër çështjes shqiptare për ta bërë arabiziminë e trojeve shqiptare,pa prekur ata klerik atdhetar që kontribuan në favorë të çështjes kombëtare gjatë gjithë historisë tonë. Madje kjo mendësi politike serbo-turko-ruse ka depërtuarë edhe tek një pjesë e mirë e partive politike shqiptare, të cilat kanë mbetur të humbura në shkretirë, pa konceptë kombtarë, por gjithë veprimin e tyre politikë e kryejnë sot për nesër, pa qenë të vetdishëm që me veprimet e tyre janë duke i shkaktuar një plagë vdekjeprurëse kombit tonë shqiptarë. Dhe derisa turqë e shkie ecin bashka dora- dora a e kuptuat tash ore hora atë thënjen e të madhit Ate Gjergj Fishta se Turk e Shka janë të njëjtë dhe smundesh me i nda. Por këto marrveshje janë një dëshmi e mirë që Qeveritë tona ti hapin sytë dhe ta bëjnë sa më shumë intensifikimin e marrveshjeve me botën perendimore në veçanti me Amerikën dhe Gjermaninë, në të gjitha sferat e jetës çoftë ato politike,ushtarake,kulturore dhe ekonomike duke ndaluar depërtimin dhe bllokimin e çdo ideologjie ruso-turko-serbe në trojet shqiptare.

Filed Under: Politike Tagged With: dora a u bindët ore hora, Nue Oroshi, Turk e shka dora -

Fushata-Abrashi:Kam 320 projekte për Prishtinën

October 12, 2017 by dgreca

1 abrashiAbrashi: Në vend të ‘çështjeve globale’, unë kam 320 projekte për Prishtinën/

unnamed

Arban Abrashi, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, aktivitetin elektoral e ka vazhduar në lagjen “Matin I”, ku ka prezantuar 320 projekte të cilat do të realizohen në Prishtinë në katër vitet e ardhshme.“U bënë disa javë që po e shpalosim programin tonë. Programi ynë është i kapshëm për qytetarët, i bazuar në problemet e tyre, me të cilat fatkeqësisht nuk është marrë askush në këto katër vjet. Mbeturinat, zgjerimi i ujësjellësit e trotuarit, ndriçimi, qentë endacakë janë çështje elementare, por kryetari i tashëm i ka harruar, sepse është marrë me punë ‘më madhore’ që ai i konsideron”, ka thënë Abrashi.“Ne e kemi vëmendjen tek qytetari dhe janë mbi 320 projekte që kanë buruar pas konsultimeve me banorë të secilës pjesë të Prishtinës. Kemi nevojë për shtatë shkolla, ndërsa nuk është ndërtuar asnjë, nuk është ndërtuar asnjë çerdhe, nuk është shtuar asnjë metër gyp i ujësjellësit. Kjo është e pafalshme, sepse Prishtina nuk e ka luksin me humb kohë dhe mjete, diçka që i ka ndodhur në katër vjetët e fundit, ashtu siç janë humbur edhe mbi 80 milionë euro investime kapitale”, ka shtuar kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës.

Ai e ka përsëritur faktin që, qytetarëve të Prishtinës u është bërë e padrejtë edhe në punësim, pasi kuadrot prishtinase janë diskriminuar.”Janë humbur numër i madh i orëve të mësimit, sepse mësimdhënësit udhëtojnë nga Klina, Dragashi e komuna tjera dhe nuk mund të arrijnë me kohë“, ka shtuar Abrashi, duke ritheksuar idenë e tij për krijimin e Fondi të Punësimit dhe përkrahjes së çdo ideje të mirë për biznese.Degradimet në industri, kulturë, sport e fusha të tjera po ashtu kanë qenë probleme për të cilat Abrashi ka thënë se do të punojë me qasje krejtësisht tjetër, pasi Prishtina nuk e meriton këtë trajtim.“Vazhdimi i ‘Rrugës B’, asaj ‘Ndue Përlleshi’, zgjerimi i sistemit të ngrohjes, fillimi i ‘Rrugës A’, dhe çdo problem që i mundon qytetarët do të jenë në programin tonë qeverisës, sepse derisa të tjerët të vetmin sukses e kanë ‘Facebook-un’, ne do të kryejmë punë“, ka theksuar Abrashi.

Para të pranishmëve janë prezantuar edhe kandidatët për asamblesitë nga kjo pjesë.

Hajrush Bajraliu ka theksuar se program i LDK-së është i zbatueshëm, ndërsa Abrashi është njeriu i duhur për ta realizuar këtë program.

Filed Under: Politike Tagged With: 320 Projekte, Abrashi, LDK, Prishtina

EVROPË, KËTO NUK JANË VLERAT E PËRBASHKËTA!

October 11, 2017 by dgreca

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin lavdëroi ish-gjenralin serb Vladimir Lazareviq, një kriminel i dënuar për krime lufte në Kosovë, për rolin e tij kundër ndërhyrjes së Aleancës ushtarake perëndimore, NATO në Kosovë, duke u shprehur se Serbia nuk duhet të jetë më e turpëruar për mizoritë e kryera, për vrasjet e mijëra civilëve të pafajshëm, burra gra e fëmijë shqiptarë të Kosovës.

2-Frank-shkreli-2-300x183-1

Nga Frank Shkreli/Fund javën që kaloi, një numër gazetash amerikane botuan lajmin e përhapur nga agjencia amerikane e lajmeve, Asosiejted Pres, se Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin lavdëroi ish-gjenralin serb Vladimir Lazareviq, një kriminel i dënuar për krime lufte në Kosovë, për rolin e tij kundër ndërhyrjes së Aleancës ushtarake perëndimore, NATO në Kosovë, duke u shprehur se Serbia nuk duhet të jetë më e turpëruar për mizoritë e kryera, për vrasjet e mijëra civilëve të pafajshëm, burra gra e fëmijë shqiptarë të Kosovës.

Sikur Serbia të kishte shprehur më parë turpin e saj dhe të kishte kërkuar falje për krimet e shtetit serb në Kosovë kundër popullësisë civile gjatë luftës më 1999, por edhe më parë, gjë që nuk e ka bërë kurrrë,  Ministri serb i Mbrojtjes deklaroi se, “Ka kaluar koha e turpit dhe se tani është koha për një krenari të qetë”, duke shtuar se ish-gjenerali Lazareviq i dënuar me 14 vjet burgim nga Tribunali i Kombeve të Bashkuara për krime lufte në ish-Jugosllavi, si dhe ushtarakët e tjerë serb që morën pjesë në masakrat kundër shqiptarëve të paarmatosur në Kosovë, “Duhet të dallohen si ndër më të mirët dhe më të guximshmit”, e ushtrisë serbe, për rolin e tyre në luftën kundër popullësisë civile shqiptare të paarmatosur në Kosovë.

I lexon njeriu këto rreshta dhe është e pamundur të mos kujtohen imazhet nga masakrat e civilëve shqiptarë të pafajshëm, si ajo në Reçak, por edhe të tjera mizori, anë e mbanë Kosovës që kanë kryer forcat ushtarake dhe policore të Millosheviqit.   Masakra kundër një popullësie të pa-armatosur nga kriminelët, “më të mirë e më të guximshmit” e ushtrisë dhe të policisë serbe në luftën e Kosovës, me të cilët tani Serbia, sipas Ministrit serb të Mbrojtjes, jo vetëm që nuk duhet të jetë e turpëruar, por përkundrazi, duhet të krenohet.

Nuk jam në dijeni nëse Bashkimi Evropian ka reaguar ende ndaj kësaj deklarate absurde dhe të pa moralshme – e që është në kundërshtim të plotë me vlerat evropiane – deklaratë kjo e një zyrtari të lartë serb, e për më tepër e Ministrit të Mbrojtjes të Serbisë.   Deklarata e Ministrit serb u bë dy tre ditë para se të mbahej në Prishtinë një konferencë mbi perceptimet publike të Gjykatës së Posaçme për krime lufte, në të cilën mori pjesë edhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.   Gjatë debatit, udhëheqsi i Kosovës shprehu dyshimet e tija nëse kjo gjykatë do të mund të venë drejtësi dhe nëse me të vërtetë do të ndihmojë pajtimin etnik në Kosovë.   Dyshimet e Z.Thaçi janë me vend.   Si mund të ketë pajtim etnik në Kosovë – me ose pa Gjykatë Speciale — kur udhëheqsit më të lartë serbë, publikisht dhe pa pikë turpi, lavdërojnë si, “më të mirët dhe më të guximshmit” e ushtrisë serbe, pikërisht ata që kryen krime lufte kundër popullësisë civile të pafajshme dhe të paarmatosur shqiptare?   Si është e mundur që, përballë deklaratave të tilla të zyrtarëve serbë – tani dhe në të kaluarën —  në kundërshtim me vlerat e sajë, Evropa i hapë rugën Serbisë për antarësim në Bashkimin Evropian, ndërkohë që Kosovës i mohohet lëvizja e lirë e pa viza në zonën Shëngen, ndërkohë që, sipas Presidentit Thaçi, ndonëse Kosovës iu premtua se do ta ketë ushtrinë e vet, as ky si një nga premtimet e bëra nga ndërkombëtarët nuk është realizuar?  Sipas tij, këto ishin premtime të dhëna pasi Prishtina zyrtare pranoi krijimin e Gjykatës Speciale, por “ndërkombtarët nuk e mbajtën fjalën”, theksoi Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, gjatë sesionit të mbajtur në Prishtinë.   Për më tepër, ai e cilësoi atë si një gjykatë etnike e cila do të kundërshtohet nga 50 për qind e qytetarëve të Kosovës, pasi, sipas tij, do të merret me krimet e supozuara të shqiptarëve dhe jo me krimet serbe në Kosovë.

Për gjëndjen e krijuar me Gjykatën Speciale, një pjesë të fajit të ndërkombtarëve duhet t’a marrin përsipër edhe autoritetet e Republikës së Kosovës, sepse nuk janë kujdesur siç duhet për punët e shtëpisë së vet, përfshirë drejtësinë në vend, ose,për  vendosjen e një drejtësi të mirëfilltë”, siç u shpreh Presidenti Thaçi gjatë konferencës mbi “Perceptimin publik të Gjykatës Speciale të Kosovës: rreziqet dhe mundësitë”, që u mbajtë ditët e fundit në Kosovë.   Megjitë këtë, Z. Thaçi u shpreh optimist se “Gjykata Speciale do të jetë një pikë drejtësi në oqeanin e padrejtësive që kanë ndodhur në Kosovë”.Drejtësia, është një ndër “vlerat e përbashkëta” për të cilat supozohet se Evropa mban qëndrim të fortë, për veten e saj dhe për vendet që aspirojnë të antarësohen në Bashkimin Evropian, përfshirë edhe Serbinë.  Në këtë këndveshtrim, nuk mund të barazohet viktima e krimit me ata që kanë kryer krimin.   Ndëshkimi i krimit është gjithashtu një vlerë e përbashkët.   Zbatimi i ligjit, bazuar në institucionet demokratike kombëtare dhe ndërkombëtare (evropiane) është, pjesë e vlerave të përbashkëta, rrënjosur në besimin se pa drejtësi nuk ka paqë, as në Evropë dhe as në Ballkanin Perëndimor.

Kosova, Serbia dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për një Evropë të forte, të drejtë dhe të vendosur, që i trajton të gjithë njësoj dhe pa dallime, por edhe për një Evropë që dallon viktimën nga ai që kryen krimin.   Vetëm në këtë mënyrë – me ndihmën e një Evrope që mbron vlerat e përbashkëta për të gjithë dhe pa dallim, përfshirë drejtësinë — do të çohet përpara siguria, liria, demokracia dhe begatia, për të gjithë popujt e Ballkanit Perëndimor.   E vetmja mënyrë kjo për tu përballur me sfidat e pasojave të luftërave, përfshirë vendosjen e drejtësisë në ish-Jugosllavi, përshirë luftën në Kosovë.   Ishin padrejtësitë shekullore në atë territor që çuan në shpërthimin e konflikteve atje dekadën e fundit të shekullit të kaluar.   Më në fund, do të jetë vendosja e drejtësisë së vërtetë dhe e mohuar për aq shumë kohë, sidomos për shqiptarët në trojet e veta, ajo që do të sjellë paqë dhe stabilitet midis popujve të atij rajoni.   Deklarata e Ministrit të Mbrojtjes të Serbisë nuk është pjesë e vlerave të përbashkëta evropiane dhe nuk ndihmon kauzën e një Evrope të lirë, demokratike, në paqë dhe të bashkuar!

Filed Under: Politike Tagged With: E PËRBASHKËTA!, Evrope, Frank shkreli, KËTO NUK JANË, vlerat

Pse shqiptarët në Amerikë nuk rreshtohen me LQSHA Joe DioGuardi?

October 11, 2017 by dgreca

Në vend të reagimit/

Skender-Karaçica-autor
(Rreth paraqitjes së Haxhi Dautit,kryetar i Këshillit Kombëtar në Nju Jork për gjendjen aktuale shqiptare në Maqedoni dhe për zgjedhjet lokale)/
NGA SKENDER KARAÇICA/
Para do dite,arkivi historik i LQSHA-së Joe DioGuardi ka sjell në kujtesën e opinionit të gjerë rrugëtimin që ka bërë kjo lëvizje e madhe kombëtare për lobim të çështjes shqiptare në Ballkan dhe për lirinë e Kosovës.Nuk ka dyshim se projekti kombëtar i ish kongresmenit dhe arbëreshit me gjak shqiptari,Joe DioGuardi në LQSHA-së ka bërë shumë për të vënë në tavolinën politike dhe diploimatike(si lobist shqiptaro-amerikan)çështjen shqiptare në Ballkan dhe për ndarjen e trojeve tona entike nga grabitqarët fqinjë para Kongresit dhe Senatit Amerikan në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.
Kjo është e vërteta historike që na vjen prapa dhe duhet të ruhemi nga gjykimet historike,si thoshte Hasan Prishtina.Në këtë plan diaspora shqiptare në Amerkikë ka bërë shumë për një shekull për çështjen shqiptare dhe e drejta për liri dhe pavarësi të Kosovës,ndonëse dihet për ripushtimet e Serbisë dhe përgjakja dhe skenarët për asgjësimin e shqiptarëve me ,,Tokën e djegur,,!
Tashti problem në vete paraqet çështja e (pa)zgjidhur shqiptare në hapësirën etnike në Maqedoni.Për të hedh dritë në këtë rrafsh,Haxhi Dauti,kryetar i Këshillit Kombëtar në Nju Jork në kohën e zgjedhjeve komunale në Maqedoni,del para opinionit me disa teza të gabuara si ,,shpëtimtar,,i çështjes shqiptare dhe si ,,lobist,,për disa vija të trasha se ,,Amerika na përkrah,,për çdo gjë kur e kur është në pyetje çështja shqiptare.Kush po lobon dhe kush loboi tash e tridhjetë vjetë për çështjen shqiptare përmes dyerëve të politikës,të diplomacisë dhe të miqëve tanë senatorë e kongresmenë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.Po,ai është arbëreshi,ish kongresmeni Joe DioGuardi,i cili me tërë argumentet historike të kohës vrastare të Serbisë,i doli përballë kryekriminelit Sllobodan Millosheviq në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë dhe ia tregoi gishtin tek hudnët kriminelit serb se çfarë kishte bërë në Kosovë dhe ndaj popullit shqiptar deri në shkallë të gjenocidit me skenarët e tij vrastar për,,Tokën e djegur,,!
Pse po anashkalohet arbëreshi Joe DioGuardi,pa anatemohet nga disa që aktivitetin e vet e kanë pranë tavolinave dhe të lojës së golfit në livadhet e gjelbëruara në Nju Jork.Kë po e pengon JoeDiogurdi,për Serbinë dihet po për shqiptarët në atdhe nuk e kemi të qartë.Ndërkaq,ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha nuk e pati për nder që e ,,haroi,,arbëreshin me gjak shqiptare që të ftoi në kremtimin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë në Tiranë.Kështu jem ne,harrojmë,anashkalojmë dhe,për fatin e keq dimë edhe të anatemojmë njeri-tjetrin.Kjo ndodhi pa të drejtë me arbëreshin dhe ish-kongresmenin Joe DioGuardi në Nju Jork.
Haxhi Dauti në këtë paraqitje për opnionë,paksa nga këndi i problemit shqiptar në Maqedoni,sikur e ,,kryen,,punën e vet me një prorosi të një melodie të këputur sikurse çdo gjë është mirë në hapësirën shqiptare dhe përmes fjalorit ,,poltik,,dhe si,,lobist,,rithekson se ka biseduar me shumë senatorë e kongresmenë për ,,fuqizimin e Marrëveshjes së Ohrit,,që sipas tij na qenkash ,,shpëtimtare,,e çëshjtjes së (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni!
Nuk di a është në dijeni Haxhi Dauti(Këshilli Kombëtar)se me ligjet Kushtetuese në Maqedoni,populli shqiptar si popull i dytë shumicë ende e ka statusin e pakicës kombëtare dhe jo shtetformues(?!)Atëherë me këtë status aktual si mund të fitojnë shqiptarët në Maqedoni në këto zgjedhje komunale kur ende në këtë vend nuk zbatohet Konventa e BE-së për decentralizimin e pushtetit lokal,ndonëse nuk di a e din Haxhi Dauti se para do kohe,pushteti i centralizuar në  duart e qeverisë në Shkup(rasti i N.Gruevskit),ku për pesë minuta ia hoqi tërë paratë nga xhirollogaria komunës së Strugës dhe kryetarit aktual z.Ziadin Sela!
Atëherë çfarë të drejtash dhe çfarë të mirash do të sjellin këto zgjedhje komunale në Maqedoni për pushtetin lokal të shumicës shqiptare Haxhi Dauti?Për tërë rrafshet e përmenduar më lartë na duhet të lobojmë bashkarisht në institucionet shtetit amerikanë në Uashington dhe të jemi unikë se çështja shqiptare ende nuk është zgjidhur drejtë në hapësirën etnike në Maqedoni.Mos të bëjmë qejfin vetës dhe të bëjmë lobim për krysetarët e komunave me shumicën shqiptare si në Kërçovë,Gistivar dhe Strugë që të mos na dalin nga dora.
Për fund fare Haxhi Dauti,do të ishte mirë që Këshilli Kombëtar në Nju Jork të niset në mëngjes dhe të takoj LQSHA Joe DioGuardi dhe bashkarisht të nisemi për lobim dhe aktivitete në një front të përbashkët kombëtar se kështu të ndarë e të përqarë nga flamujt partikë në atdhe,e ardhmja e diasporës shqiptare në Amerikë ka ardhë në pikën zero!Ndërkaq,lobi serbë derisa ne jemi të përqarë dhe ia kemi kthyer shpinën arbëreshit Joe DioGuardi,lobi serbë i përkrahur nga shteti i Serbisë,po shkel me këmbën e djathë në selinë e Kongresit dhe të Senatit në Uashington.Na duhet që të marrim frymë dyherë dhe pa hamendje të rreshtohemi me Lëvizjen e madhe të Lobit Shqiptaro-Amerikanë përderisa nuk bëhet vonë për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në Ballkan,kështu thuhet në reagimin e SHSHA-së në Çikago.
Skënder Karaçica

 

Filed Under: Politike Tagged With: JOE DioGiardi, Lobimi, LQS, Skender Karacica

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 514
  • 515
  • 516
  • 517
  • 518
  • …
  • 668
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • O SOT, O KURRË! O FLAMUR, O DEKË!
  • Liria fillon gjithmonë nga refuzimi për të gënjyer veten…
  • Një nderim për historinë tonë kombëtare…
  • Habermas në mbrojtës i vendosur i intervenimit të NATO-s në Kosovë
  • HYSEN S. DIZDARI, VLERA E NJË HULUMTUESI SERIOZ NË PULLAT SHQIPTARE
  • Njё Dritёro amerikan, Robert Frost (1874 – 1963)
  • 18 mars 2026, 78 vite nga lindja e poetit martir Vilson Blloshmi!
  • Shoqata shqiptaro-amerikane “Skënderbej” Inc. promovon romanin “Brenga” të Dr. Pashko Camaj 
  • ASOCIACIONI SI ENTITET PARA-SHTETËROR APO VETËMENAXHIMI SI GARANCI E RUAJTJES SË RENDIT KUSHTETUES NË KOSOVË
  • Luana Bajrami, aktorja nga Kosova feston 25 vjetorin me Oscar dhe hyn në Histori
  • Çfarë e bën mashkullin burrë?
  • Pse Hoxhë Hasan Tahsini ishte drejtuesi i lobit shqiptar në Stamboll
  • Artan Shabani, piktori i ngjyrave që vuan dramën e Çamërisë
  • Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por stresi i jep krahë: Pse biem pre e gënjeshtrave?
  • Shuhet lahutari rugovas Rrustem Bajrami-Imeraliaj, 1932-2026

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT