• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MALL MËRGIMTARI: DASHUNIJA DHE MALLI PËR VENDIN

June 24, 2021 by dgreca

NGA LORO STAJKA*-Virxhinia-USA/*

Në cdo kohë njeriu ka shprehë ndiesitë e tija shpirtnore dhe të zemrës me anë të vargjeve dhe të prozës, e sidoemos, dashunisë dhimbjes dhe gëzimit I ka thurun dhe dedikue pjesë përkatëse 

Literatura botnore ashtë plot me kryevepra të tilla,por edhe në gjuhën shqipe kemi pjesë të prekshme që, na paraqesin me ngjyra  të gjalla dhe ambël dashunine për atdheun, dhimbjen që përshkon shpirtin kur shkëputemi nga vendlindja. Gëzimin që na ndritë kur kujtojmë vendin e largët ose kur parafytyrimet na kthejnë tek vitet e kandshme të fëminisë, nji mall i thellë na kap dhe, ndiesitë fillojnë të endin pëlhura plot ngjyra dhe tinguj në harmoni me jetën, natyrën dhe Perëndinë.

Bukuritë e vendlindjes, fshati, bujku, livadhe, të kremtet e të tjera janë të shumtën e herës argumenti i poeteve dhe i prozatorëve me të cilat ato brumosin veprat e tyne.

Poeti  ynë kombtar At Gjergj Fishta, me poezinë”SHQIPNIJA” na jep masën e dashtënisë që njeriu ndien për vendin e vet e deri sa të divinizojë ato bukuri si krijesat ma të bukura që Perëndia ka ndërtue me dorën e vet ,kur shkruan:

Edhe hana do t’a dijë 

Edhe dielli do t’ket pa

Se përqark ksajë rrokulli

Si Shqipnija vend nuk ka.

At Gjergj Fishta O,F,M. e ka përshkrue me mënyrë të prekshme dhimjen që ndien njeriu kur shkëputet nga atdheu, me poezinë “ I DEBUMI” e cila nga ana tjeter i përshtatet shumë bukur, të debuemve të sotëm dhe që nji pjesë e mirë prej tyne, për fat të lig, u ndanë nga kjo jetë, për pa  pasun mundësinë që të shofin për herën e fundit, familjen,rrethin dhe vendin,dhe thotë: 

Lamtumirë, o dhe I bekuem

 lamtumirë për sa t’ jetë jeta. 

 ***                                                                 

  • Loro Stajka jeton në Fredericksburg në Virginia. U lind në Shirokë të Shkodrës. Është i moshës 91 vjecare.Ndër shqiptarët antikomunist i dalluar për kontributin kombëtar në Europë dhe SHBA. Ka kryer punë të ndryshme në fillim kur erdhi në SHBA, por më vonë kreu studimet, punoi mësues, kreu edhe Master në Education. Eshtë i intervistuar nga Editori i Diellit, Dalip Greca. Intervistën mund ta gjeni në arkivin e Diellit dhe të gazettës”Telegraf”…Po e publikojmë të plotë poezinë e At Gjergj Fishtës”I Dbuemi”…

I DBUEMI

Lamtumirë!-vendet e mija,
Qe,po zhduken dalë-kadalë;
Gjimon deti,ushton duhija,
Lkundet barka valë mbi valë.
Kah njai diell,qi asht tue flakue
Andaj fill un tash do t’veta…
Lamtumirë!atdhe i bekue!
Lamtumirë!Për sa tjet jeta!
Nesër nade kur mbi ne
Rrezja diellit ka me ra,
Kush e din sa ujë e dhe
Mue prej teje ka me m’da!
E por n’pvetsha ret’ mizore,
e por n’pvetsha zogjt e detit;
Se peër ty,moj tokë arbnore,
S’ka me m’folë ma mue t’shkretit…
Tjera fushë e tjera zalle
Kam me pa,e tjera dete:
Kam me ndie,po,tjera valle,
Tjera gjuhë,n’tjera qytete;
Vendin tem,por s’kam me pa,
Ku kam le e jam burrnue;
Syt e mi edhe kamë me kja,
Pa u gjetë kush qi me i ngushllue.
Pa kend temin,posë nji zotit,
Tue shkretue për dhe të huej,
Kanë me m’shkue mue ditt e motit
Sha e perbuzun prej gjithkuej.
Kam me pas shkretin’per voter,
E për shrojë të ndeztë ranë;
Kam me pasë,ulkojnë moter,
Kam me pasë,ehu !tigren nanë…
Nana e mbetne për se gjallit
Ka me m’kja,kush edi,ndo’i dite,
Dersa motka,dekun mallit,
Kot ndo’i herë mue ka me m’pritë
Ka me i njehë, po , krushqit,e mjera,
Me i pru nanës n’shpi nji re:
Por i vllaj,kushdi,m’atë hera
Ka me u kalbun për nën dhe!
E njai dhe-ehu!kob prej qiellit!-
S’ka me kenë,jo dheu i t’parvet
Ku ma bukur qiella kthihet,
Ku ma ambël n’gjuhë t’shqyptarvet
Para Hyjt naltohet lutja,
E ku besa asht e shejtueme
E ku zemrat s’dijn shka asht tuta,
E ku bjeshkët janë të madhnueshme.
Oh!ju bjeshkët e Shqyptaris’!
E ku rriten djelm si zana!
Un ju kurr s’kam me u harrue,
Kahdo t’m’jet gjykue me u endë:
Dersa t’muj me ligjirue,
Ju gjithmon kam me u permendë!
E ato halë e qipariza
Kam me i pasë nder mend gjitmonë,
E ato stane e njato mriza:
E ato berre e ato kumbonë…
Por,oh vaj!Malet e mija,
qe,po zhduken dalë-kadalë:
Gjimon deti,ushton duhija,
Lkundet barka valë mbi valë.
Lamtumirë,pra,bjeshkë e malë!
E ju shkrepa edhe ju curra;
E ju breshta e ju gjeth hale,
E ju prroje e ju gurra!
Lamtumirë,ju mriza e stana!
Lamtumirë, kumbona e berr’e!
Lamtumirë,ju fusha t’gjana,
Ju livadhe,ene ju djerre.
Lamtumirë ti shpija e t’parvet,
Ku ma s’parit m’agoi drita
E ku strehë u dhan’ shtektarvet
Miqt e babes edhe ku i prita
Lamtumirë,carani m’votër.
Lamtumirë ju armët e shkreta!
Lamtumirë!ti nanë e moter!
Lamtumirë,për sa t’jet jeta!…
O shtektar,m’nji nji vorr të ri.
N’has ndo’i herë ti tue ndjekë shtekun,
T’Çilun n’ranë ndo’i shkreti,
Aty vet kam me kenë dekun.
Nji kryq drunit,t’kjofsha true,
Ziere e venma permbi krye,
E,nemose,ti për mue
Lutju Hyjt’ për shka t’kem fye….

Filed Under: Politike Tagged With: Loro Stajka, Mall Mergimtari

EDHE “CICMICI”ASHT’ SPORT, SHQIPTARËT KAMPIONË MES VEDIT!

November 18, 2020 by dgreca

NGA LORO STAJKA- Virginia-/

Qysh në kohë të lashta, në Iliri. Greqi e Romë dhe në do vende të tjera, kjenë organizue lojna sportive: Olympiadat, ku atletët ,mateshin njeni me tjetrin tuj tregue fuqinë e trupit dhe bukurinë fizike, po ashtu shquetësinë dhe guximin në ndeshje; si mundje, disk e tjera. Atletët fitues merrnin si dhuratë nji “kunorë dafine” e cila në treg nuk kishte asnji fare vlere sadoqë zbukurohej me degza të nji bime që konsiderohej “fisnike”, por cilësohej si cmimi ma i nalt në ato kohna.

 Lojnat sportive, disa autorë të lashtësisë, na tregojnë se organizoheshin për me nderue Hyjnit.                               

Ma vonë,kah fillimi i shekullit të kaluem, nuk ka randësi data e përpikët, këtu, doli dikush dhe ngjalli frymën dhe shpirtin e Olympiadave të lashta, me qëllim që duke u takuar “sportistët” të bahej nji ideal per t’u mire kuptue njerzimi.

Ne fakt, me anën e këtyne ndeshjeve u banë hapa të mëdha në afrimin e mirëkuptimin në botë. Me mijëra sportistë, cdo ditë,enden nëpër vende të hueja si mysafirë dhe lajmëtar të paqes dhe të dashnisë vllaznore në mes njerezve.                                                                        

           Nji lojë sportive ashte dhe “CICMICI” apo “fec’e, feci” mbasi  ashtu luejn “gurt “ e kësaje loje. Këtë lloje sporti, CICMICIN, na Shqiptarët e dijmë përmendësh, e luejm në cdo kohë, orë e cast, duket se  ka le me ne, pra , e luejm nadje, në drekë, në zyrë, në treg tuj shit speca apor kastraveca, tuj hangër, tuj bisedue cështje shumë me randësi, nër mbledhje politike ku CICMICI luhet për me tregue dhe me u mburrë se kush ashte “politikan” me fletë …!

      Të gjithë kena luejt  CICMICIN, dhe kena shumë “Champion-a” mirpo dreqi ka dashtë që këtë llojë loje,”CICMICIN” e lozin vetëm Shqiptarët ( në mënyrën që e dijnë ata), kështu kena hup nji rast të volitshëm që me anën e “CICMICIT” tonë kombëtar, të vllaznojmë njerezimin….Tash, tuj kense jena CICMICTARË të regjun, nga ana tjetër nuk po gjejmë amatorë të HUAJ për t’i apasjonue në këtë lojë, a thue do të ishte ma mirë të fillojmë t’a ndërrojmë me PING-PONG-un, me shpresë që të na VLLAZNOJË në mes tonë .Kjo duhet ba shpejt… ashte urgjente!…                                                      

  Nuk po di…Mendoj se FEC’e FEC-et, a por si luejn’ gurt e CICMICIT, e kanë krye kohën e tyne….

*Eshte ruajte shkrimi dialktor i autorit…

Filed Under: Fejton Tagged With: Cicmici, Loro Stajka, Shqiptaret Kampione

  16 Gusht-Dita e Shën Rrokut

August 16, 2020 by dgreca

Nga Loro STAJKA-Virginia-
N’ breg t’liqenit me shokë/
Ngarkue n’sule t’u vozitë,/
Vijshin gzueshëm në Shirokë/
Për t’kremtue t’ bardhën ditë,/
Për Shna Rrok hare bahet/
Atje Shkodranët tanë vrapojnë,/
Taraboshi edhe fort krenohet/
Kangë e valle kur gjimojnë.
Herët nadje me bylbyla
Cohet bota e pregaditet,
Shporta, boce e zymbyla
Gadi janë n’ zbardhun  dritet.
Niset gjindja me freski
N’sule, take e t’u nga vrap,
Shije ka dhe bukuri
Dhe vaporri me dallap
E njerzija andej nga vona
Pi si ka raki e vene,
Dhe harese I mene jehona
Lodheshem në shëpi shkon e flenë

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: 16 Gushti, Loro Stajka

PROF. MARTIN CAMAJ E KAM NJOFTË NË DITË TË VËSHTIRA

July 13, 2020 by dgreca

– Zotni Tare, vene gishtin në tamth e mendo mirë kur t’i shpifësh dikuj.-/

NGA LORO STAJKA- VIRGINIA/ USA/

I nderuemi zotni editor i gazetës Dielli,

Ju lutem të botoni këto pak rreshta që kanë të bajnë me nji shkrim, që mu duk shumë i ultë dhe i pa drejtë, kur ban fjalë për Prof Martin Camaj.

I tregoj artikullshkruesit se Prof. Camaj e kam njoftë nër ditë shumë të vështira. E kam njoftë në vend që as gjumi nuk na merte prej ujet.E njofta po sa dola prej burgut famëkeq Bugdanovkraj Cetinë të Malit të Zi ,pra u takuem në kampin e Barashumanovic, Mali I Zi (Cerna Gora) Martin Camaj i flente në nji dhomë me të ndertin P Danjel Gjegjaj e Pader Bernard Serreqin O.F.M .

Mund të them se ishim moshatarë ,ai kje student në gjimnazin e jezuitve e unë student në gjimnazin Iliricum Franceskan ,Shkodër.Ishte i edukuem me nji moral të shndoshë dhe me mish e shpirt antikomunist. Përsëri jemi taku në Beograd ,gjatë studimeve, e kemi pas nji shoqni të ngushtë se na lidhte nji ideal ,pra kje nji kundërshtar i komunizmit e ju me i vue dangën si spiun ashtë krejt gabim. Zotni ju tregoj nji rast; ishte dimni 1954. Në Beograd binte borë. Si unë si prof. Camaj, atëherë studenta, ishim pa kapota dimnit dhe bashkë shkueme deri në Marshallat ( Zyrja e Titos ) me lyp kapota e nuk na u dha. Mendoni ju se U.D.B-ja e la spijunin pa kapotë?!

Zotni vene gishtin në tamth e mendo mirë kur t’i shpifësh dikuj.

Loro Stajka   

Virginia/USA

Filed Under: Editorial, Opinion Tagged With: Auron Tare, Loro Stajka, Martin Camaj

KURAJO CIVILE, MISION I INTELEKTUALEVE……..!

June 9, 2020 by dgreca

– Kurajo civile nuk do të thotë që njeriu të marrë shpatën e Skënderbeut dhe të filloj me pre krena mbar e mbrapsht…./

Shkruan: Loro Stajka-Virxhinia/

“Kritika”, analizuar edhe në kuptimin ethimologjik, do të thotë të vesh në pah: të mira, cilsi te mira pozitive, por, njëkohësisht mund të vihen në dukje edhe të metat dhe gjanat që vrasin synin dhe veshin, fyejn dekorin dhe lëndojnë mendime dhe opinione. Këto të fundit rreshtohen, nëse ka, për të vlersue të parat dhe që të dytat të mos përsëriten ose të rrallohen; kësaj i thonë “Kritikë” pozitive, shqip; ndërtuese.Por cfarë ndodh në realitet mes nesh?

 Në përgjithësi kritika jonë asht;  fymje, përcmim dhe denigrim.Shembuj ka,por unë këtu nuk e shoh të rastit të hartoj një listë të gjatë. Nuk është vendi.

Qëllimin e këtyre pak rreshtave që po shkruaj e kam tek Kuraja civile e kritikut të vërtetë,i cili në parim i peshon thanjet, mendimet e opinionet e veta!

          Nëse kjo i përgjegjet disa kushteve dhe respekton “liritë”, që supozohet se”Ku fillon liria e tjetrit aty  mbaron liria e jeme”.

Deri sa puna nuk sillet për rreth nji shamje,thash e thana a të nji shfaqje ambicioze , por thuret nji mendim apo opinion për nji punë o vepër të mirë, të aftë e dobipruese,AJO DUHET TË VEHET NË DRITËN E DIELLIT.

Natyrisht duhet theksue edhe pjesa negative në vështrimin objektiv dhe ndërtues.

Kurajo civile nuk do me thanë që njeriu të marrin shpatën e Skënderbeut dhe të filloj me pre krena mbar e mbrapsht.

Problemet, njerëzit dhe rrethanat, zgjidhen përballohen dhe analizohen, me Kurajo Civile dhe tuj bamë nji Kritikë ndërtuese.

Ky duhet të jetë misioni i intelektualëve, heshtja asht nje dezertim!        

Filed Under: Analiza Tagged With: Kurajo Civile, Loro Stajka

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 5
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Albania Fashion Week: Java zyrtare e modës shqiptare
  • Strukturat paralele në veri: Realitet i injoruar me pasoja për sovranitetin e Kosovës
  • Robert Lulgjuraj, një kandidat potencial shqiptar për në Kongres në Michigan
  • SPAÇI – PISKAMA QË NA THËRRET TË MBROJMË LIRINË!
  • Mbrëmje kulturore në Linc të Austrisë në 26 vjetorin e çlirimit të Kosovës
  • Amerika e sheh Kosovën si aleate, dhe jo si problem për t’u menaxhuar me heshtje diplomatike
  • Përmbyllja e suksesshme e vitit shkollor në Shkollën Shqipe të QKSHA-Struga
  • Mallkimi i diktaturave komuniste
  • Mesdheu – Gramatika e qytetërimeve dhe roli i Shqipërisë në hartën e trashëgimisë mesdhetare
  • Fatime Sokoli, kumbimi këndues i Dragobisë përmes zërit dhe shpirtit të një gruaje që erdhi t’i përkiste përjetësisë
  • Orët dhe orëndreqësit shqiptarë
  • Mësimi i gjuhës shqipe në diasporë, detyrim kombëtar
  • A Festival to Remember – Celebrating Our Albanian Heritage
  • U PËRURUA LIBRI “ÇAMI, TEK GURI POLAR” 
  • KËSHILLI KOORDINUES I ARSIMTARËVE NË DIASPORË (KKAD) MBAJTI TAKIMIN E RADHËS DHE PREZANTOI PUNËN E SAJ NJËVJEÇARE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT