• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MALL MËRGIMTARI: DASHUNIJA DHE MALLI PËR VENDIN

June 24, 2021 by dgreca

NGA LORO STAJKA*-Virxhinia-USA/*

Në cdo kohë njeriu ka shprehë ndiesitë e tija shpirtnore dhe të zemrës me anë të vargjeve dhe të prozës, e sidoemos, dashunisë dhimbjes dhe gëzimit I ka thurun dhe dedikue pjesë përkatëse 

Literatura botnore ashtë plot me kryevepra të tilla,por edhe në gjuhën shqipe kemi pjesë të prekshme që, na paraqesin me ngjyra  të gjalla dhe ambël dashunine për atdheun, dhimbjen që përshkon shpirtin kur shkëputemi nga vendlindja. Gëzimin që na ndritë kur kujtojmë vendin e largët ose kur parafytyrimet na kthejnë tek vitet e kandshme të fëminisë, nji mall i thellë na kap dhe, ndiesitë fillojnë të endin pëlhura plot ngjyra dhe tinguj në harmoni me jetën, natyrën dhe Perëndinë.

Bukuritë e vendlindjes, fshati, bujku, livadhe, të kremtet e të tjera janë të shumtën e herës argumenti i poeteve dhe i prozatorëve me të cilat ato brumosin veprat e tyne.

Poeti  ynë kombtar At Gjergj Fishta, me poezinë”SHQIPNIJA” na jep masën e dashtënisë që njeriu ndien për vendin e vet e deri sa të divinizojë ato bukuri si krijesat ma të bukura që Perëndia ka ndërtue me dorën e vet ,kur shkruan:

Edhe hana do t’a dijë 

Edhe dielli do t’ket pa

Se përqark ksajë rrokulli

Si Shqipnija vend nuk ka.

At Gjergj Fishta O,F,M. e ka përshkrue me mënyrë të prekshme dhimjen që ndien njeriu kur shkëputet nga atdheu, me poezinë “ I DEBUMI” e cila nga ana tjeter i përshtatet shumë bukur, të debuemve të sotëm dhe që nji pjesë e mirë prej tyne, për fat të lig, u ndanë nga kjo jetë, për pa  pasun mundësinë që të shofin për herën e fundit, familjen,rrethin dhe vendin,dhe thotë: 

Lamtumirë, o dhe I bekuem

 lamtumirë për sa t’ jetë jeta. 

 ***                                                                 

  • Loro Stajka jeton në Fredericksburg në Virginia. U lind në Shirokë të Shkodrës. Është i moshës 91 vjecare.Ndër shqiptarët antikomunist i dalluar për kontributin kombëtar në Europë dhe SHBA. Ka kryer punë të ndryshme në fillim kur erdhi në SHBA, por më vonë kreu studimet, punoi mësues, kreu edhe Master në Education. Eshtë i intervistuar nga Editori i Diellit, Dalip Greca. Intervistën mund ta gjeni në arkivin e Diellit dhe të gazettës”Telegraf”…Po e publikojmë të plotë poezinë e At Gjergj Fishtës”I Dbuemi”…

I DBUEMI

Lamtumirë!-vendet e mija,
Qe,po zhduken dalë-kadalë;
Gjimon deti,ushton duhija,
Lkundet barka valë mbi valë.
Kah njai diell,qi asht tue flakue
Andaj fill un tash do t’veta…
Lamtumirë!atdhe i bekue!
Lamtumirë!Për sa tjet jeta!
Nesër nade kur mbi ne
Rrezja diellit ka me ra,
Kush e din sa ujë e dhe
Mue prej teje ka me m’da!
E por n’pvetsha ret’ mizore,
e por n’pvetsha zogjt e detit;
Se peër ty,moj tokë arbnore,
S’ka me m’folë ma mue t’shkretit…
Tjera fushë e tjera zalle
Kam me pa,e tjera dete:
Kam me ndie,po,tjera valle,
Tjera gjuhë,n’tjera qytete;
Vendin tem,por s’kam me pa,
Ku kam le e jam burrnue;
Syt e mi edhe kamë me kja,
Pa u gjetë kush qi me i ngushllue.
Pa kend temin,posë nji zotit,
Tue shkretue për dhe të huej,
Kanë me m’shkue mue ditt e motit
Sha e perbuzun prej gjithkuej.
Kam me pas shkretin’per voter,
E për shrojë të ndeztë ranë;
Kam me pasë,ulkojnë moter,
Kam me pasë,ehu !tigren nanë…
Nana e mbetne për se gjallit
Ka me m’kja,kush edi,ndo’i dite,
Dersa motka,dekun mallit,
Kot ndo’i herë mue ka me m’pritë
Ka me i njehë, po , krushqit,e mjera,
Me i pru nanës n’shpi nji re:
Por i vllaj,kushdi,m’atë hera
Ka me u kalbun për nën dhe!
E njai dhe-ehu!kob prej qiellit!-
S’ka me kenë,jo dheu i t’parvet
Ku ma bukur qiella kthihet,
Ku ma ambël n’gjuhë t’shqyptarvet
Para Hyjt naltohet lutja,
E ku besa asht e shejtueme
E ku zemrat s’dijn shka asht tuta,
E ku bjeshkët janë të madhnueshme.
Oh!ju bjeshkët e Shqyptaris’!
E ku rriten djelm si zana!
Un ju kurr s’kam me u harrue,
Kahdo t’m’jet gjykue me u endë:
Dersa t’muj me ligjirue,
Ju gjithmon kam me u permendë!
E ato halë e qipariza
Kam me i pasë nder mend gjitmonë,
E ato stane e njato mriza:
E ato berre e ato kumbonë…
Por,oh vaj!Malet e mija,
qe,po zhduken dalë-kadalë:
Gjimon deti,ushton duhija,
Lkundet barka valë mbi valë.
Lamtumirë,pra,bjeshkë e malë!
E ju shkrepa edhe ju curra;
E ju breshta e ju gjeth hale,
E ju prroje e ju gurra!
Lamtumirë,ju mriza e stana!
Lamtumirë, kumbona e berr’e!
Lamtumirë,ju fusha t’gjana,
Ju livadhe,ene ju djerre.
Lamtumirë ti shpija e t’parvet,
Ku ma s’parit m’agoi drita
E ku strehë u dhan’ shtektarvet
Miqt e babes edhe ku i prita
Lamtumirë,carani m’votër.
Lamtumirë ju armët e shkreta!
Lamtumirë!ti nanë e moter!
Lamtumirë,për sa t’jet jeta!…
O shtektar,m’nji nji vorr të ri.
N’has ndo’i herë ti tue ndjekë shtekun,
T’Çilun n’ranë ndo’i shkreti,
Aty vet kam me kenë dekun.
Nji kryq drunit,t’kjofsha true,
Ziere e venma permbi krye,
E,nemose,ti për mue
Lutju Hyjt’ për shka t’kem fye….

Filed Under: Politike Tagged With: Loro Stajka, Mall Mergimtari

Artikujt e fundit

  • AT SHTJEFËN GJEÇOVI DHE DR. REXHEP KRASNIQI, APOSTUJ TË IDESË PËR BASHKIM KOMBËTAR
  • Marjan Cubi, për kombin, fenë dhe vendlindjen
  • Akademik Shaban Sinani: Dy popuj me fat të ngjashëm në histori
  • THE CHICAGO TRIBUNE (1922) / WOODROW WILSON : “NËSE MË JEPET MUNDËSIA NË TË ARDHMEN, DO T’I NDIHMOJ SËRISH SHQIPTARËT…”
  • SHQIPËRIA EUROPIANE MBRON HEBRENJTË NË FUNKSION TË LIRISË
  • KONGRESI KOMBËTAR I LUSHNJES (21-31 JANAR 1920) 
  • Një zbulim historik ballkanik
  • VATRA DHE SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË PROMOVOJNË NESËR 4 VEPRA TË PROF. BESIM MUHADRIT
  • Që ATDHEU të mos jetë veç vend i dëshirës për të vdekur…
  • KAFE ME ISMAIL KADARENË
  • Kosova paraqet mundësi të shkëlqyeshme për investime
  • PARTIA NUK ËSHTË ATDHEU, O KOKËSHQOPE
  • 50 VJET VEPRA POETIKE KADARE
  • IT’S NOVEMBER 28TH
  • Një arritje për shqiptarët në Michigan

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT