• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Grupimi “Dhjetor 90” përshëndet marrëveshjen e liderit demokrat

May 20, 2017 by dgreca

Grupimi Dhjetor 90Nga Dr. Bislim AHMETAJ */Në një deklaratë për mediat grupimi “Dhjetor 90” përshendet marrëveshjen e arritur nga Kryetari i Partisë Demokratike dhe i opozitës shqiptare zoti Lulzim Basha me Kryeministrin në detyrë, njëkohësisht Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë zotit Edi Rama. Deklarata e plotë Grupimi”Dhjetor 90” përshendet marrëveshjen e arritur nga Kryetari i Partisë Demokratike dhe i opozitës shqiptare zoti Lulzim Basha me Kryeministrin në detyrë, njëkohësisht Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë zotit Edi Rama. Arritja e kësaj marrëveshje shmangu një konflikt social shumë të rrezikshëm dhe krejtësisht të panevojshëm ndër shqiptarë, konflikt i afruar nga keq qeverisja dhe abuzimi eksterm me pushtetin i mazhorances së rilindjes e cila në këto katër vite e largoj vendin nga rruga europiane e integrimit më shumë se kurrë në këto 27 vite pluralizëm politik. Grupimi ynë ishte pjesë integrale e protestës 90 ditëshe të opozitës shqiptarë për kauzën e shejtë të votës së lirë. Përmes këtij njoftimi dëshiroj t’iu përcjellë mirënjohjen time të thellë gjithë anëtarësisë tonë nga Gjirokastra në Tropojë, nga Korca në Durrës për pjesëmarrjen active dhe të përditshme në Cadrën e Lirisë, prezenca e perhershme e protagonistëve të dhjetorit 90 i dha dinjitet, vlerë dhe peshë protestës historike të opozitës shqiptarë. Gjithashtu me këtë rast shpreh mirënjohjen e pa kufi për të gjithë ata qytetarë të rinjë e të reja, burra e gra që për tre muaj sfiduan frikën, presionet, shantazhet, kërcënimet dhe me qëndresën e tyre ja dolën ta thyejnë arrogancën e mazhorancës , ja dolën ta ulin atë në tryezën dialogut. Vlerësimi ynë për angazhimin e SHBA-ve në zgjidhjen e krizës që kishte mbërthyer vendin është maksimal. Ne si gjithmonë i jemi mirënjohës Amerikës për gjithcka ka bërë për Shqipërinë dhe kombin shqiptarë që nga Presidenti Wilson dhe deri tek President Tramp. Mirënjohja për zotin Yee i cili i vuri pikat mbi “i” sagës së opozitës dhe i dha fund arrogancës së mazhorancës dhe i celi rrugën finale marrëveshjes është e thellë dhe shumë e ndjerë për ne dhe për gjithë shqiptarët, ajo është mirënjohje për Amerikën, aleaten tonë strategjike. Pa dyshim edhe roli i zotit McAllister meriton respekt dhe vlerësim të posaçëm, ai me përsonalitetin e tij të padiskutueshëm në kulmin e krizës mes arrogancës së mazhorancës dhe durimit stoik të protestuesve hodhi paketën e kompromisit, paketë e cila tregonte që ai jo vetëm e njihte shumë mirë situaten e kriminalizimit të pushtetit në Shqipëri, por edhe masat me të cilën mund ta shuante mllefin në rritje të protestuesve. Në të njëjtën kohë ne s’mund ta neglizhojmë përçmimin që ndjejmë për shumë diplomatë dhe zyrtarë të lartë të BE-së dhe vendeve te tjera të vecanta, një pjesë e të cilëve fatkeqësisht nuk e duan Shqipërinë, një pjesë tjetër për fatin e tyre të keq jo se nuk e duan Shqiperine dhe integrimin e saj në Europe por janë zhytur dhe notojnë në vaskën e korrupsionit, krimit dhe drogës që ka ndërtuar klani i shumicës që drejton mazhorancën aktuale. Gjithashtu duam të shprehim vleresimin dhe respektin tonë për kryetaret e Partive të opozitës të cilët me qëndresën e tyre për të mos u shantazhuar nga “ofertat” e overdozave të mazhorancës së kanabisit ja dolën ta delegjitimojnë procesin farsë zgjedhor që po planifikonte mazhoranca e kanabisit. Dhe së fundi një vlerësim për Lulzim Bashën i cili me urtesine e tij prej celiku ja doli ta thyeje arrogancen e Edi Rames dhe mazhorances se tij . Tani atij i mbetet të materializoj atë që ka premtuar për 90 ditë në Çadrën e Lirisë. Republika e Re që ai ka lançuar këtu e tre muaj më parë do të shihet e matet që ditën e hënë , ditë kur është paralajmëruar thirrja e seancës së jashtëzakonshme të Parlamentit të Vjetër, tek emrat që ai do të afrojë për “postet” teknike që prodhojë marrëveshja e tri ditëve më parë. Hapi tjetër i sprovës së Lulzim Bashës për ndërtimin e Republikës së Re do të jenë listat e kandidatëve për deputet në Kuvendin e Republikës së Re. Ne besojmë, sepse në filozofinë tonë nuk qëndron paragjykimi. Paragjykimet ndërtojnë mure. Besimi ura.

*Kryetari: Dr. Bislim AHMETAJ(E dërgoi për Diellin Cerciz Loloci)

Filed Under: Politike Tagged With: Dr. Bislim Ahmetaj, Grupimi “Dhjetor 90”, lideri demokratik, marreveshja

Presidenti Trump niset në turneun e tij të parë të jashtëm

May 19, 2017 by dgreca

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, sot niset në turneun e tij të parë të jashtëm, derisa Uashingtoni është i përfshirë nga një krizë e thellë, lidhur me hetimin për lidhjet e ndihmësve të presidentit me zyrtarët e Rusisë.1 Trump

Administrata Trump shpreson se vizatat në Arabinë Saudite, Izrael, Itali, Vatikan dhe Bruksel, do t’i ndihmojnë zotit Trump, për t’i përforcuar lidhjet e afrërta të Shteteve të Bashkuara me aleatët kryesorë, veçanërisht në Lindjen e Mesme.

Por, ky udhëtim është disi nën hije të shkarkimit të drejtorit të agjencisë FBI, James Comey, nga ana e presidentit Trump, pasi Comey ishte duke i mbikëqyrë hetimet e FBI-së për komunikimet ndërmjet zyrtarëve rusë dhe ndihmësve të Trumpit. Më vonë është raportuar se Trump në muajin shkurt ishte përpjekur për të bërë presion ndaj zotit Comey për ta hedhur poshtë hetimin lidhur me këshilltarin e parë të sigurisë kombëtare të presidentit Trump, i cili raportohej se kishte gënjyer për komunikimet e tij ruse.

Shtëpia e Bardhë, po ashtu, në mënyrë të ashpër po reagon ndaj raporteve se gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, presidenti Trump kishte zbuluar informacione tejet sekrete të inteligjencës për grupin ekstremist, Shteti Islamik. Raportohet se inteligjenca kishte ardhur nga një spiun izraelit në Siri.

Në një goditje të mëtejshme kundër Shtëpisë së Bardhë, Departamenti i Drejtësisë ka shpallur se ish-drejtori i agjencisë FBI, Robert Mueller, është nominuar për ta udhëhequr hetimin special për lidhjet ruse.

Presidenti Donald Trump, e ka kritikuar këtë zhvillim, duke thënë se është viktimë e “gjuetisë më të madhe politike të shtrigave” në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Më vonë ai theksoi se “e ka respektuar këtë lëvizje” por ka përsëritur se ishte “gjueti shtrigash”, për të cilën vlerësoi “se e ndanë vendin”.

Mëtutje, ai ka folur për turneun e tij të parë të jashtëm.

“Unë shkoj në Arabinë Saudite, shkoj në Izrael, në Romë dhe ne kemi G-7. Ne kemi shumë gjëra të mëdha që po ndodhin dhe unë e urrej kur shoh çdo gjë që na ndanë. Unë jam në rregull me atë se njerëzit bëjnë çka të duan, por ne duhet të kthehemi në udhëheqjen realisht të mirë të këtij vendi”, tha Trump.

Arabia Saudite dhe Izraeli janë në mesin e aleatëve më të afërt të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme, dhe të dy këto shtete i mbështesin përpjekjet amerikane për përfundimin e luftës shkatërruese gjashtëvjeçare në Siri.

Ekspertët, po ashtu, presin të shohin nëse presidenti amerikan, Donald Trump, do të sinjalizojë ndonjë ndryshim të rëndësishëm në politikën amerikane për konfliktin izraelito-palestinez, e veçanërisht sa i përket statusit të Jerusalemti, që kontestohet nga palët.

Pritet që gjatë turnueut të tij, presidenti Trump do të takohet edhe me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, dhe me Papën Françesk në Vatikan.

Në Bruksel, zoti Trump do të takohet me kolegët nga vendet anëtare të NATO-s. Liderët e shteteve anëtare shpresojnë të shohin mbështetje të fuqishme, pasi më herët Trump e kishte kritikuar aleancën.

Ai disa herë ka përsëritur se anëtarët nuk kontribuojnë me mjete të mjaftueshme, kështu që Shtetet e Bashkuara e bartin barrën më të madhe në NATO.

Pas takimit të NATO-s më 25 të këtij muaji, presidenti Trump në Sicili të Italisë, do të takohet me liderët e tjerë të grupit G-7, që përbëhet nga shtatë vendet e zhvilluara industrialisht, Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Gjermania, Italia, Kanadaja dhe Japonia.

Përgatiti: Fatmir Bujupi

Filed Under: Politike Tagged With: e tij të parë, Presidenti Trump niset në turneun, TË JASHTËM

Çfarë përmbanë Marrëveshja PD-PS

May 18, 2017 by dgreca

– Zgjedhjet më 25 qershor, PD merr zv/kryeministrin e 6 ministra teknikë, Kryetari i KQZ, dhe Avokati i Popullit- propozim i opozitës./

1 basha Rama Kryesi

Ashtu siç të dy deklaruan pas mesnatës, pakti i arritur në Kryesinë e Kuvendit u kopsit në Pallatin e Kongreseve gjatë ditës së sotme.Marrëveshja ndahet në gjashtë sektorë: zgjedhjet, qeveria, parlamenti, organet e pavarura, reformat dhe masa të tjera.

A.    ZGJEDHJET

1.    Presidenti i Republikës dekreton datën e re të zgjedhjeve më 25 qershor 2017.
2.    Regjistrimi i menjëhershem i partive politike të opozitës. Regjistrimi i listave shumemërore të partive politike të opozitës brenda datës 26 Maj 2017.
3.    Listat e zgjedhësve
a.    Përfshirja në listat e zgjedhësve e zgjedhësve të rinj që votojnë në datën e re të zgjedhjeve.
b.    Dhënia e aksesit opozitës në informacionin e mbledhur nga projekti i Adresave dhe çështjet të tjera të lidhura me zgjedhësit, nëpërmjet auditeve të KQZ-së.
4.    Mbështetje KQZ-së për përgatitjen e materialeve zgjedhore.
5.    Plotësimi i komisioneve zgjedhore dhe grupeve të numërimit.
6.    Zgjedhjet e pjesëshme për bashkinë e Kavajës, do të zhvillohen në të njëjtën ditë me zgjedhjet e përgjithëshme.
7.    Pezullimi i çdo iniciative për kontrata të përkohëshme në nivel qëndror dhe vendor.
8.    Mbështetje ndërkombëtare për forcimin e monitorimit te listës së zgjedhësve.
9.    Mbështetje ndërkombëtare për KQZ- për ngritjen e linjave telefonike të ndihmës për vezhgimin dhe shqyrtimin e ankesave mbi ligjin e shërbimit civil dhe blerjen e votës.

B.    QEVERIA

1.    Zv.Kryeministër, teknik
2.    Ministri i Brendshëm, teknik
3.    Ministri i Arsimit, teknik
4.    Ministri i Shëndetësisë, teknik
5.    Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, teknik
6.    Ministri i Financave, teknik
7.    Ministri i Drejtësisë, teknik
8.    Drejtori i OSHEE
9.    Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit
10.    Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave
11.    Drejtori i pergjithshem i Burgjeve
12.    Drejtori i pergjithshem i Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural

Kandidaturat e mësipërme do të jenë propozim i opozitës.

C.    PARLAMENTI

1.    Votimi i organeve të vettingut.
2.    Votimi i dekreteve për anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave.
3.    Ndryshim i Kodit Penal për forcimin e politikës penale nëpermjet ashpërsimit të sanksioneve, krijimit të veprave të reja penale, kthimin e shitblerjes së votës në vepër korrupsioni.
4.    Forcimi i kuadrit ligjor të financimit të partive politike nëpërmjet rregullimit dhe kufizimit të shpenzimeve zgjedhore, përfshirë ato materiale, kostove dhe transparencës në lidhje me to.
5.    Përmirësimi i standardeve të pasqyrimit të fushatës elektorale në media.
6.    Votimi i anëtareve të Këshillit të Ministrave, anëtareve të organeve të vettingut dhe i legjislacionit të parashikuar në këtë marrëveshje, do të kryhet në të njëjtën seancë të jashtëzakonshme të parlamentit.

D.    ORGANET E PAVARURA

1.    Kryetari i KQZ, propozim i opozitës.
2.    Avokati i Popullit, propozim i opozitës.

E.    REFORMAT

1.    Reforma Kushtetuese (me fillimin e legjislaturës së re).
2.    Reforma zgjedhore (me fillimin e legjislaturës së re).
3.    Futja e teknologjive elektronike në procesin e identifikimit votimit dhe numërimit për zgjedhjet pasuese.
4.    Reformim tërësor i sistemit të prokurimeve publike dhe auditimit të shpenzimeve publike.

F.    MASA TE TJERA

1.    Dekriminalizimi. Largimi dhe parandalimi i personave me rekorde kriminale nga mbajtja e posteve publike.
i.    Partitë politike angazhohen publikisht për ekzaminimin e fortë mbi listat partiake.
ii.    KQZ ekzaminon kandidatët nëpërmjet personelit shtesë me mbështetje ndërkombëtare (të plotësuar në përputhje me ligjin nr  138/2015 për garantimin e integritetit të funksionarëve publik ).
2.    Administrata Publike. Marrja e masave për ndalimin e përdorimit në favor të subjekteve zgjedhore të mjeteve, pronave dhe të burimeve njerëzore të administratës publike si dhe kundër çdo forme presioni ndaj punonjësve të administratës publike në çdo nivel.
3.    Narkotikët. Forcimi i luftës kundër narkotikëve, nëpërmjet pjesmarrjes së opozitës në Task forcën Kombëtare të luftës kundër narkotikeve.

Filed Under: Politike Tagged With: Çfarë përmbanë, dalip greca, Marrëveshja PD-PS

Arrihet marrëveshja për krizën ne Shqipëri

May 17, 2017 by dgreca

“Platforma McAllister Plus” – Arrihet marrëveshja për krizën ne Shqipëri/

basha_rama_ok_21495063864Në Shqipëri kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha arritën sot në orët e para të mëngjesit një marrëveshje për t’i dhënë fund krizës politike. Të dy udhëheqësit kryesorë u takuan kokë më kokë në mbrëmje për më shumë se tre orë. Ata dolën së bashku përpara mediave për të njoftuar arrijtjen e kompromisit, por pa dhënë detaje. Zoti Basha tha se marrëveshja ka në bazë të ashtuquajtuarën “Platforma McAllister Plus” e cila iu ofrua si zgjidhje dy ditë më parë nga Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Hoyt Brian Yee, në përpjekje për të mundësuar përfshirjen e partive opozitare në procesin zgjedhor. Zoti Basha tha se marrëveshja do të detajohet në 24 orët e ardhshme. Zoti Rama nga ana e tij u mjaftua të deklaronte se ishte plotësisht dakort me pohimet e kreut të opozitës. Të dy më pas u ndanë duke shtrënguar duart me një gjest sportiv dhe aspak protokollar, si shenjë e një marrëveshjeje që i kishte kënaqur të dyja palët.

Ndonëse për afro tre muaj këmbënguli për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike, opozita pranoi dje një tërheqje, përfshirë dhe nga disa kërkesa të tjera, duke deklaruar se është plotësisht dakort me propozimin e integruar të paraqitur ditën e hënë nga zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit Hoyt Yee. Një propozim i cili përfshinte të ashtuquajturën “Paketa McAllister” si dhe propozimet që më pas kryeministri Edi Rama bëri në dy takimet që ai pati me zotin Basha, ku oferta e shumicës kushtëzohej me përfshirjen e opozitës në komisionet parlamentare që do të duhet të përzgjedhin anëtarët e strukturave të verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Siç saktësoi dhe një deklaratë e koalicionit opozitar, përgjigja për zotin Hoyt Yee, duhej të ishte vetëm një ‘PO’ ose një ‘JO’, dhe se çdo propozim shtesë do të konsiderohej refuzim. Opozita deklaron se ka thënë ‘PO’, përfshirë dhe votën për Vettingun. “Duke pranuar propozimin e integruar McAllister Plus të paraqitur nga zoti Hoyt Yee, i cili nuk përfshin shumë nga kërkesat tona thelbësore, opozita ka dëshmuar vullnetin dhe mirëbesimin për të punuar drejt një zgjidhje politike që do t’u garantojë shqiptarëve kushtet minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme me pjesëmarrjen e opozitës”, thekson deklarata e koalicionit opozitar, duke shtuar se “tani është koha që Zoti Rama të thotë ‘PO’, dhe të hapë rrugën për të garantuar së bashku përmes dialogut që ky propozim të jetë plotësisht i zbatueshëm”.

E majta duket se nuk ishte dakort me shtyrjen e datës së zgjedhjeve e cila sipas “Paketës McAllister” mund të jetë 16 korriku. Në një deklaratë të sajën Partia socialiste akuzoi opozitën për “abuzime mediatike në një proces serioz dhe delikat për të kthyer Partinë Demokratike në rrugën e arsyes”, theksohet në tekst, ndërsa më pas shton se PS është angazhuar për arritjen e një rezultatati pozitiv që sipas saj do të thotë “garanci si asnjëherë për opozitën në zgjedhjet e 18 qershorit, në respekt të kushtetutës dhe ligjit”.

Në një letër dërguar kryeministrit, zoti Basha ritheksoi pranimin e propozimit të integruar të paraqitur nga zoti Hoyt Yee dhe i bëri thirrje atij që të konfirmonte publikisht “pranimin pa kushte të propozimit amerikan”. Kryeministri është përgjigjur shkurtimisht përmes një postimi në Twitter, duke i kërkuar kreut të opozitës që të lerë letrat publike dhe të fokusohet te oferta që ka në tryezë.

Por fjala e fundit nuk ishte thënë ende. Ambasadori amerikan Donald Lu pati dje një takim gati dy orësh me zotin Basha, ndërsa menjëherë më pas takoi për afër 20 minuta kryeministrin Rama. Në mbrëmje, me nismën e dy partive opozitare, Partisë Republikane dhe Partisë Agrare Ambientaliste, u mblodh një tryezë e krerëve të forcave politike, ku të pranishëm ishin si kryeministri edhe kreu i opozitës.Takimi zgjati për afër 1 orë, pas të cilit dy drejtuesit kryesorë politik, Rama dhe Basha, vijuan bisedimet kokë më kokë mes tyre, pa dëshmitarë.

 

Filed Under: Politike Tagged With: arrihet marrveshja, Rama-Basha

Basha: Vlerësim për katolikët, fushatë shpifjesh nga Kryeministri

May 17, 2017 by dgreca

Para se të futej në Kryesinë e Kuvendit në takimin e me krerët e partive parlamentare për krizën politike, kreu i PD Lulzim Basha reagoi ndaj asaj të cilës iu referua si një fushatë shpifjesh që synon të përçajë kombin.

Bëhet fjalë për një deklaratë të tij lidhur me komunitetin katolik. Basha sqaroi se qëllimisht është stigmatizuar ky komunitet dhe keqpërdorur konstatimi i tij lidhur me kandidimin  e personave me rekorde kriminale nga kryeministri Rama në veri të vendit.Ai akuzoi Ramën si përgjegjës të kësaj situate por dhe fushatës së shpifjes nga e cila u distancua. Ja Prononcim i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha:

Prej disa ditësh një fushatë shpifjesh, dezinformimesh me frymë përçarëse kombëtare ka nisur nga e njëjta mendje e prishur, e cila, me ndihmën e veglave të veta të verbra ka muaj dhe vite që dezinformon dhe përpiqet të përçajë shqiptarët.

Duke marrë shkas nga një intervistë e imja, ku konstatova problemin e rëndë të personave me rekorde kriminale në pushtet, kjo fushatë dezinformimi ka stigmatizuar një ndër komunitetet fetare në Shqipëri, komunitetin katolik. Dua së pari, të refuzoj me përbuzje shpifjet e ulëta, barbare, të cilat adresojnë në gojën time përkatësi fetare për kriminelët. Dua ta them fare qartë se qëndrimi im nuk ka qenë asgjë më shumë dhe asgjë më pak se konstatimi se në zonat më antikomuniste të Shqipërisë, për shkak të shtypjes dhe terrorit ndaj një komuniteti me lidhje të veçanta me Perëndimin, komunitetit katolik, zona që tradicionalisht votojnë djathtas, Rama zgjodhi të kandidojë persona me rekorde kriminale, ndonëse në komunitetin katolik nuk mungojnë si në çdo komunitet tjetër profesorë, artistë, sportistë, njerëz të nderuar, përfaqësues të vlerave më të mira që mbart ky komunitet. Ky informim dashakeqës bëhet edhe më cinik, sepse mbart me vete një frymë përçarëse me një komb, i cili mund të mos krenohet me politikën dhe politikanët dhe shfaqjet e teatrit të kukullave dhe karagjozllëqet, por duhet të krenohet gjithmonë me frymën e pastër të harmonisë dhe dashurisë së shqiptarëve me njëri-tjetrin pavarësisht se nga ku kanë vendosur t’iu luten Zotit, nga kishat apo xhamitë.

Dua t’iu shoh në sy dhe t’iu them: Të dashur besimtarë katolikë! Me ju që kam ndarë në kishat tuaja dhe në shtëpitë tuaja Krishtlindje dhe Pashkë, vlerësimi im dhe i Partisë Demokratike për komunitetin tuaj është një vlerësim i patundur jo vetëm për vlerat e jashtëzakonshme të qëndresës antikomuniste dhe të mbështetjes tradicionale për Partinë Demokratike, por për faktin se keni qene ne momente shumë të vështira të historisë sonë, një urë lidhëse me Perëndimin. Pata fatin ta ndaj këtë mendim me Papa Françeskun kur e prita në Tiranë si kryetar Bashkie.

Dhe nuk do të harroj kurrë se përmes mbështetjes suaj, qëndresës suaj dhe vlerave tuaj, keni dëshmuar se shqiptarët si një popull që e kanë marrë përmes rrugës apostolike të Shën Palit besimin e Krishtit, vazhdon të mbështetet fuqimisht në ato vlera tashmë të sekularizuara, që quhen vlerat europiane, dhe për të cilat Partia Demokratike dhe unë luftojmë dhe do të luftojmë vendosmërisht. Ndaj duke hedhur poshtë me përbuzje këtë fushatë shpifjesh dhe denigrimesh, duke treguar me gisht autorin, i njëjti, i cili po me të njëjtat mënyra u mundua të ngjallte terror në protestën e opozitës, mbetem i vendosur për të luftuar për të drejtat e katolikëve, të ortodoksëve, të myslimanëve, të ungjillorëve dhe çdo besimtari të Zotit dhe çdo jo-besimtari sipas zgjedhjes së tij apo të saj, në një Republikë të Re, ku të drejtat tuaja të jenë të garantuara dhe përfaqësimi juaj të jetë në dorën tuaj dhe jo në dorën e politikanëve të papërgjegjshëm që zgjedhin të poshtërojnë shqiptarët përmes emërimit të kriminelëve në detyra shtetërore.

 

Filed Under: Politike Tagged With: Basha: Vlerësim, për katolikët, shpifje nga kryeministri

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 549
  • 550
  • 551
  • 552
  • 553
  • …
  • 667
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Shoqata shqiptaro-amerikane “Skënderbej” Inc. promovon romanin “Brenga” të Dr. Pashko Camaj 
  • ASOCIACIONI SI ENTITET PARA-SHTETËROR APO VETËMENAXHIMI SI GARANCI E RUAJTJES SË RENDIT KUSHTETUES NË KOSOVË
  • Luana Bajrami, aktorja nga Kosova feston 25 vjetorin me Oscar dhe hyn në Histori
  • Çfarë e bën mashkullin burrë?
  • Pse Hoxhë Hasan Tahsini ishte drejtuesi i lobit shqiptar në Stamboll
  • Artan Shabani, piktori i ngjyrave që vuan dramën e Çamërisë
  • Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por stresi i jep krahë: Pse biem pre e gënjeshtrave?
  • Shuhet lahutari rugovas Rrustem Bajrami-Imeraliaj, 1932-2026
  • PËKUSHTIM XHEVAT KORҪËS
  • Shqiptarët në Philadelphia festuan Ditën e Verës
  • RAKETAT SUPERSONIKE TË SERBISË: SINJAL ALARMI PËR SIGURINË NË BALLKAN
  • MONOGRAFI E RËNDËSISË SË VEÇANTË
  • BALLKANI PERËNDIMOR NDËRMJET ARKITEKTURËS SË PAQES DHE RREZIKUT TË RIFORMATIMIT GJEOPOLITIK
  • Zgjidhja e mençur angleze e Shekullit XIX – Krijimi i Pullës Postare
  • Love Bombing si dukuri digjitale

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT