Axhenda e vizitës dyditorë e Ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias në Shqipëri, është parashikuar të jetë shumë intensive.Në datë 6 qershor, Kotzias do të takohet me homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushati, ku pas bisedimeve dypalëshe, do të ketë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Më pas, Kotzias do të udhëtojë drejt Presidencës, ku kreu i shtetit i ka rezervuar një pritje. Jashtë axhendës, siç do zyrtarë i lartëiGreqisë që viziton Shqipërinë, nuk kambeturdhenjëtakim me kryepeshkopin grek te Shqiperise Anastas Janullatos. Dita e dytë nis me një aktivitet të zhvilluar nga Universiteti i Tiranës, ku ministri Kotizias së bashku me ministrin Bushati, do të jenë përballë studentëve ku do flasin lidhur me rëndësinë e marrëdhënieve Shqipëri-Greqi për të ardhmen europiane të rajonit.Kreu i diplomacisë greke ka planifikuar dhe një takim me liderin e opozitës, Lulzim Basha.Ndërsa vizita e tij përfundon me një takim me figura të njohura të minoritetit grek në Shqipëri.
Kosovë-Kroaci, bashkëpunimi i shkëlqyer do zgjerohet
-Dy ministra të qeverisë së Kroacisë sot në Kosovë/
-Ministri i Veteranëve, Tomo Medved theksoi kontributin e çmuar të shqiptarëve në Kroaci, duke dhënë mbi 80 dëshmorë, në mesin e të cilëve edhe tre ushtarë, që sot, familjarëve të tyre ua solli dekoratat nga Kroacia, si shenjë respekti të thellë për kontributin e tyre/
-Ministri i Kulturës, Zlatko Hasanbegović u shpreh se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe atyre të Kroacisë është i shkëlqyer/
-Kroacia është shteti i 31-të që ka njohur Kosovën në 19 Mars të vitit historik 2008 të shpalljes së pavarësisë/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 26 Maj 2016/ Dy ministra të qeverisë së Kroacisë, i Kulturës, Zlatko Hasanbegović dhe i Çështjeve të Veteranëve, Tomo Medved, në vizitën sot në Prishtinë po takohen me krerë institucionalë të Kosovës, ku po vlerësohen marrëdhëniet e shkëlqyera në mes dy shteteve dhe theksohet thellimi i tyre.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, priti në takim delegacionin e Republikës së Kroacisë, të cilit i printe ministri i Veteranëve të Kroacisë, Tomo Medved dhe ministri i Kulturës, Zlatko Hasanbegović, me të cilët diskutoi për marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të dyja vendeve.
Kryetari Veseli, gjatë takimit, theksoi se bashkëpunimi duhet të zgjerohet në interes të qytetarëve të të dyja shteteve.
“Marrëdhëniet e shkëlqyera, të krijuara në kohërat e vështira për dy vendet tona, të ngritura nëpërmjet përkushtimit për liri dhe demokraci, janë garanci se marrëdhëniet tona munden dhe duhet të thellohen, posaçërisht në ekonomi dhe në procesin euro-integrues”, theksoi kryetari Veseli, duke i falënderuar për përkrahjen e Kroacisë në këtë proces.
Ministri Medved theksoi kontributin e çmuar të shqiptarëve në Kroaci, duke dhënë mbi 80 dëshmorë, në mesin e të cilëve edhe tre ushtarë, që sot, familjarëve të tyre ua solli dekoratat nga Kroacia, si shenjë respekti të thellë për kontributin e tyre.
Ministri kroat për çështjen e veteranëve e falënderoi Kryetarin Veseli për bashkëpunimin e deritashëm, duke theksuar se ka mundësi të mira për thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi, duke i parashtruar kërkesë që të vizitojë Kroacinë.
Fillimisht, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka pritur në një takim ministrin e Kulturës të Republikës së Kroacisë, Zlatko Hasanbegović, me të cilin ka biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve tona dhe atyre kroate, sidomos pas nënshkrimit të Marrëveshjes për Bashkëpunim Kulturor që u realizua para disa ditësh në Zagreb.
Ky takim është në vazhdën e takimit të Zagrebit, të cilin dy ministrat e vlerësuan si shumë pozitiv, meqë janë hapur rrugë që bashkëpunimi i mëtejmë ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë të konkretizohet me nisma dhe veprime korrekte.
Ministri Kujtim Shala e vlerësoi lartë këtë vizitë, e cila zhvillohet vetëm pak ditë pas takimit në Zagreb, dhe si e tillë është në funksion të thellimit të bashkëpunimit kulturor ndërmjet dy vendeve.
Shala u shpreh se marrëveshja protokollare ndërmjet dy vendeve dhe takimet e shpeshta ndërmjet institucioneve të dy shteteve, hapin rrugë për bashkëpunim në fusha specifike.
Ai më tej u shpreh se institucionet e Kosovës kanë filluar përgatitjet që bashkëpunimi të bëhet sa më konkret, sidomos në trashëgimi, në fushën e konservimeve, kinematografisë, letërsisë, përkthimeve.
Ministri i Kulturës i Kroacisë Zlatko Hasanbegović u shpreh se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe atyre të Kroacisë është i shkëlqyer dhe lidhet me të kaluarën, meqë bëhet fjalë për dy vende mike, dhe shtoi se ky bashkëpunim, pas nënshkrimit të marrëveshjes kulturore ka një karakter më të qartë dhe do të thellohet me nisma konkrete e në funksion të interesit të përbashkët kulturor të dyja palëve.
Ndërmjet ministrave Shala dhe Hasanbegović u bisedua edhe për mundësinë e specializimit të stafit tonë në fushën e trashëgimisë kulturore në institucionet e Kroacisë, veçmas në fushën e konservime, meqë Kroacia shquhet për një traditë në këtë fushë.
Kroacia është shteti i 31-të që ka njohur Kosovën në 19 Mars të vitit historik 2008 të shpalljes së pavarësisë.
Presidenti Nishani në Samitin Humanitar Botëror të OKB-së në Stamboll

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në krye të delegacionit zyrtar shqiptar merr pjesë në Samitin Humanitar Botëror që po mbahet për herë të parë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në Stamboll më 23-24 maj 2016. Presidenti i Republikës iu drejtua seancës plenare si dhe mbajti një fjalë në segmentin e udhëheqësve të Samitit Humanitar Botëror 2016 me temë: “Lidershipi politik për të parandaluar dhe dhënë fund konflikteve” ku u mbështetet Agjenda për Njerëzimin si dhe u diskutua për krizat me të cilat përballet njerëzimi në ditët e sotme, parandalimin dhe dhënien fund të konflikteve dhe të vuajtjeve të shoqërisë njerëzore, si në rajonet e veçanta, ashtu edhe në nivel global.

Në fjalën e Tij në Samitin Humanitar Botëror, Kreu i Shtetit shqiptar u shpreh:
Së pari dëshiroj ta përgëzoj Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për thirrjen e këtij Samiti të parë Humanitar Botëror, si dhe të shpreh mirënjohjen për mikpritësit e këtij Samiti, Presidentin Erdoğan dhe autoritetet e larta turke.
Gjithashtu e komplimentoj Sekretarin e Përgjithshëm për raportin e publikuar në fund të muajit janar të këtij viti: One Humanity – Shared Responsability (Një njerëzim – Përgjegjësi të Përbashkëta) i cili na jep një pasqyrë të plotë të realitetit të hidhur të shoqërisë njerëzore dhe të drejtave të njeriut në botë e situatës humanitare. Ky raport, që lançon dhe pesë përgjegjësi kryesore, duhet të na shërbejë si një udhëzues për kalimin nga angazhimet në veprime konkrete.
Dëshiroj të theksoj edhe njëherë se jam në këtë Samit të parë Humanitar Botëror për të demonstruar mbështetjen e vendit tim ndaj Agjendës së Njerëzimit dhe të angazhimit për adresimin e pesë fushave, që shumë qartë janë pasqyruar në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm.
Sot, është një moment shumë i rëndësishëm pasi kemi mundësinë që të demonstrojmë unitet dhe solidaritet për parandalimin e vuajtjeve njerëzore dhe ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për vendimmarrje dhe veprime kolektive.
E theksova edhe më herët sot, se për shkak të faktit që një pjesë e krizave buron nga rritja e intolerancës fetare, ekstremizmit të dhunshëm e diskriminimit për arsye fetare, etnike e të tjera, Shqipëria angazhohet të ofrojë eksperiencën dhe kontributin e saj në këtë drejtim.
Shqipëria është plotësisht e angazhuar në luftën dhe parandalimin e terrorizmit që vjen si pasojë e ekstremizmit të dhunshëm dhe beson se komuniteti ndërkombëtar dhe veçanërisht organizatat ndërkombëtare të sigurisë me në krye Kombet e Bashkuara, do të gjejnë dakordësinë për të bërë dhe promovuar më tepër masat parandaluese.
Shqipëria ka një eksperiencë shumëshekullore sa i përket bashkekzistencën paqësore dhe harmoninë fetare, dhe në këtë kontekst është e gatshme të vihet në krye të përpjekjeve për të promovuar dialogun dhe mirëkuptimin mes kulturave dhe qytetërimeve, me synim promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në të gjithë botën.
Gjithashtu, në kontekstin e zhvillimeve rajonale, roli i Shqipërisë në dobi të paqes dhe stabilitetit rajonal ka qenë evident. Të udhëhequr nga parimi i fqinjësisë së mirë, jemi maksimalisht të angazhuar për të kontribuar në vijimësi për rritjen e frymës pajtuese dhe të bashkëpunimit në rajonin e Evropës Juglindore, respektimin e të drejtave të pakicave, si dhe përballimin e të gjitha krizave me të cilat po përballet ky rajon.
Në kuadrin e krizës së refugjatëve, ju siguroj se Shqipëria ka sensibilitetin e duhur dhe është e gatshme të bashkëpunojë me vendet fqinje dhe Bashkimin Evropian, konform kapaciteteve dhe mundësive të saj.
Shqipëria si një vend kandidat në Bashkimin Evropian dhe në pritje të hapjes së negociatave të aderimit, i është bashkuar të gjitha qëndrimeve dhe angazhimeve të Unionit, sa herë është kërkuar dhe ka qenë e nevojshme. Edhe në kuadër të Agjendës për Njerëzimin, Shqipëria i është bashkuar qëndrimeve të BE-së dhe do të kontribuojë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet e saj, në përmbushjen e këtyre angazhimeve.
Sot NATO ftoi zyrtarisht Malin e Zi
Sot NATO ftoi zyrtarisht shtetin ballkanas të Malit të Zi, të bëhet anëtari i 29 i aleancës, duke nënshkruar këtë të enjte zgjerimin e 7 në historinë e saj, pavarësisht kundërshtimeve të ashpra të Rusisë. Vendimi është ende subjekt i miratimit formal nga Senati amerikan dhe parlamentet e vendeve të tjera anëtare të NATO-s. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se “ky ishte vetëm fillimi i një kapitulli të ri të sigurisë” në historinë e ish-republikës jugosllave. Kryeministri malazez, Milo Gjukanoviç ishte pjesëmarrës edhe në nënshkrimin e protokollit të pranimit të vendit të tij në selinë e NATO-s në Bruksel. Ai tha se vendi i tij, i bombarduar nga avionët luftarakë të aleancës 16 vite më parë, duhet të qëndrojë “krah më krah” me vendet e tjera anëtare të aleancës së udhëhequr prej Shteteve të Bashkuara. “Mund të mbështeteni te ne në çdo kohë”, tha Gjukanoviç. Rusia e ka akuzuar aleancën atlantiko-veriore se po përpiqet të rrethojë atë dhe kombet aleate të Moskës, si Serbia, si dhe është angazhuar se do të bëjë gjithçka të nevojshme për të mbrojtur sigurinë e saj kombëtare dhe interesat e saj. Sergei Zheleznyak, një deputet i shquar i Parlamentit rus, tha se vendit të tij do t’i duhet të alternojë marrëdhëniet e saj me Malin e Zi, historikisht aleat i Rusisë, tashmë që vendi ballkanas do t’i bashkohet NATO-s pa zhvilluar më herët një referendum kombëtar. “Ne duhet të ndryshojmë politikën tonë kundrejt këtij vendi mik”, tha Zheleznyak. “Nëse infrastruktura ushtarake e NATO-s do të vendoset atje, ne do të duhet të përgjigjemi duke kufizuar kontaktet tona në fushat ekonomike por edhe të tjera”. Ndërkohë, zyrtarë të tjerë rusë kanë thënë se Moska duhet të ndalojë disa importe nga Mali i Zi dhe të vendosë sanksione të tjera tregtare. Ceremonia e nënshkrimit në selinë e NATO-s, për ftesën për anëtarësim të Malit të Zi, koinçidoi me fillimin e një takimi të ministrave të Jashtëm të aleancës, ndërkohë që edhe Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry e nënshkroi dokumentin në emër të Shteteve të Bashkuara. I pari qe e nenshkroi ishte Ministri i Jashtem i Shqiperise. Që prej krijimit të NATO-s në vitin 1949, si një mburojë e Luftës së Ftohtë të Perëndimit kundrejt Bashkimit Sovjetik, tashmë është zgjeruar nga 12 vende themeluese deri në anëtarin e 29, duke thithur në vetvete edhe shumicën e ish-aleatëve të Kremlinit në ish-bllokun lindor komunist. Të fundit që janë anëtarësuar në NATO kanë qenë Shqipëria dhe Kroacia, në vitin 2009.
Rajon: Kosovë-Maqedoni, ngritje bashkëpunimi
-Referencë pozitive bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri/
-Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Driton Kuqi, në vizitën në Kosovë është pritur nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci/
PRISHTINË, 12 Maj 2016-B.Jashari/ Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Driton Kuqi, në vizitën sot në Kosovë është pritur nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ku diskuan për vazhdimin e bashkëpunimin në sferën e ekonomisë, projektet në fushën e energjetikës, shkëmbimin tregtar mes dy vendeve, heqjen eventuale të barrierave etj. Në takim u theksua se, bashkëpunimi Kosovë-Maqedoni duhet të ngritet në një nivel më të lartë.Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë duhet të intensifikojnë bashkëpunimin në fushat e interesit të përbashkët si energjia, infrastruktura dhe fusha tjera që hynë në kuadër të bashkëpunimit rajonal. Kështu u tha nga ministri i Zhvillimit Ekonomik i Kosovës, Blerand Stavileci dhe ministri i Ekonomisë i Maqedonisë, Driton Kuqi, pas takimit, gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Prishtinë.
Ministri Stavileci tha se me homologun e tij nga Maqedonia janë pajtuar se niveli i bashkëpunimit që kemi pasur në të kaluarën, patjetër duhet të ngritet në një nivel tjetër nisur nga fakti që ne kemi pasur disa marrëveshje të nënshkruara në mes shteteve tona.
“Do të donim që tash e tutje ta ndryshonin kahen në kuptimin pozitiv sidomos për sa i takon ritmit të zhvillimeve, pra që t’i materializojmë ato dhe të nisim me aktivitete dhe projekte konkrete”, tha Stavileci.
Sipas tij, duke e ditur që të dyja shtetet janë bashkëpjesëmarrëse në të gjithat iniciativat rajonale, përfshi edhe ato që rrjedhin nga procesi i Berlinit në kuadër të cilit janë axhenda e rrjetit të transportit në shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe interkonektiviteti në fushën e energjisë, ky bashkëpunim duhet quar më tej.
“Në këtë kuadër është shumë e rëndësishme që shtetet e Evropës Juglindore, sidomos këto me të cilat jemi fqinj të kemi projekte me të cilat do të lidheshim edhe më mirë njeri me tjetrin, pastaj do të lidheshim edhe në platformat tjera sidomos në aspektin e tregut rajonal”, tha Stavileci, duke marrë si referencë pozitive bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri në këto fusha.
Kreu i MZHE-së, tha se praktika e bashkëpunimit me Shqipërinë ku hyn autostrada energjetike – 400 kV dhe projektet që do të kenë impakt edhe në zhvillimet e ardhshme në tregjet e përbashkëta, mund të ndiqen edhe me Republikën e Maqedonisë, me qëllim të krijimit të një tregut të integruar rajonal.
“Delegacionet përkatëse u zotuam që do t’i rinisim këto ide të mëparshme dhe të shohim si t’i avancojmë ato në mënyrë që shtetet tona të lidhen në kuptimin e infrastrukturës fizike por edhe në kuptimin e ndërtimit të kapaciteteve energjetike, me të cilat mund të komplementarizohemi, me çka ndikojmë edhe në sigurinë e furnizimit, jo vetëm për Kosovën dhe Maqedoninë, por edhe me shtete tjera”, tha Stavileci, duke shtuar se kjo do t’i japë një frymëmarrje tjetër të dyja vendeve.
Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë, Driton Kuqi tha se dy vendet tanimë kanë vendosur bazë solide për themelimin e bashkëpunimit me projekte të reja në interes të qytetarëve të dy vendeve.
“Gjatë takimit u bisedua rreth projekteve energjetike aktuale të përbashkëta sikurse është interkonektimi i dytë Maqedoni -Kosovë prej 400 kV, në të cilën tani më marrin pjesë dy vendet në pranimin e studimeve për vërtetësi, ndërsa është nënshkruar edhe Marrëveshja Operative mes MEPSO dhe KOSTT me të cilën rregullohet bashkëpunimi i sistemeve interkonektive mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës”, tha ai.
Kuqi më tutje tha se me kolegun Stavileci janë pajtuar rreth rëndësisë së zhvillimit të sistemeve gazpërçues të dy vendeve, sepse në pajtim me studimet e fizibilitetit për sistemin gazpërçues në Maqedoni, në mesin e 6 interkonektimeve potenciale shtesë të parashikuara është edhe interkonektimi me Kosovën me të cilën do të shtohet sigurimi i furnizimit me energji.Sipas tij, bashkëpunimi realizohet në bazë të 28 marrëveshjeve të nënshkruara midis dy vendeve, por ky bashkëpunim pritet të konkretizohet edhe më tutje nga grupet punuese të dy ministrive.
- « Previous Page
- 1
- …
- 113
- 114
- 115
- 116
- 117
- …
- 203
- Next Page »