• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim edhe në ndeshje sportive

June 17, 2016 by dgreca

Zhvillohet ndeshja miqësore e futbollit midis ekipit të FASH dhe FSK/

Nga Shefqet Kërcelli/

Sot mbasdite, datë 17 qershor, në zbatim të planit të bashkëpunimit midis dy ushtrive tona për vitin 2016, në stadiumin “Skënderbej”,  u zhvillua një ndeshje miqësore futbolli midis ekipit të FASH dhe FSK.  Këtë aktivitet të rëndësishëm sportiv-kulturor-miqësor, përvec dhjetra ushtarakëve të dy vendeve e ndoqën dhe Ministri i Mbrojtjes i FSK, zoti Haki Demolli, Shefat e Shtabeve të dy Ushtrive, Gjeneralmajor Jeronim Bazo dhe Gjeneralejtnant Rrahman Rama. Mbas ekzekutimit të Hymnit Kombëtar të dy vendeve, pjesmarrësit i përshëndeti SHSHP i FASH, Gjeneralmajor Jeronim Bazo, i cili falenderoi zyrtarët dhe ushtarakët e FSK për vizitën e tyrë në Shqipëri dhe zhvillimin e kësaj ndeshje simbolike. Ndërsa ndjekim dhe përjetojmë lojërat e bukura të kombëtares në Evropian, ndeshja e sotme na jep një kënaqësi të vecantë dhe shpreh qartë bashkëpunimin në fushën politike, ushtarake dhe diplomatike, tashmë dhe sportive me FSK, theksoi Gjeneral Bazo. Le të shohim një ndeshje ashtu si të kombëtares sonë, me shpirt sportiv e luftarak, me profesionalizëm e respekt për gjithësecilin. Le të fitojë më i miri! Ky ishte mesazhi që përcolli zoti Bazo, para ndeshjes. Ndërsa zoti Haki Demolli, Ministër i FSK, falenderoi MM dhe SHSHP për pritjen e organizuar, duke evidentuar ndihmën që shteti shqiptar dhe FASh po jep për konsolidimin e FSK dhe integrimin e saj në NATO. Dhe aktiviteti i sotëm, është shprehje e qartë e këtij bashkëpunimi në rritje u shpreh zoti Demolli. Mbas gjuajtjes së topit të parë nga drejtuesit ushtarakë të dy vendeve, filloi ndeshje e cila dhuroi spektakël të vërtetë për pjesmarrësit. Një ndeshje ku u fol shqip dhe i paraprin ndeshjes miqësore midis dy kombëtareve tona. Me sa duket ushtarakët e dy vendeve janë një hap para, pasi e kanë krijuar tashmë një traditë të mirë në organizimin e aktiviteteve sportive e kulturore në raport me strukturat civile. Ndëshja e sotme u karakterizua nga qarkullimi i dendur i topit, aksionet e sulmet e shpeshta, rastet e krijuara nga të dy palët, korrektësia në lojë, dhuruan emocione të bukura për tifozët e shumtë me uniformë, por dhe personelin civil të FA. Gjithsesi goli i parë u shënua në fillim të pjesës së dytë për vëndasit nga futbollisti Gazmend Gashi, ndërsa miqtë barazuan në minutën e parafundit me gol të Semir Svrko. Kështu ndeshja u mbyll me barazim 1:1, por kupën e kësaj ndeshje të bukur e mori ekipi i FSK, pasi shënuan gol në fushën kundërshtare. Gjeneralmajor Bazo ja dhuroi kupën e këtij eventi kapitenit të FSK, ndërsa zoti Demolli i dhuroi kupën e lojtarit më të mirë, futbollistit ushtarak, Gazmend Gashi. Së shpejti do zhvillohet dhe ndeshja e kthimit në Kosovë, midis dy ekipeve ushtarake të FSK dhe FASH. Ndërkohë para dy vjetësh u zhvillua ndeshja e parë miqësore midis dy ekipeve me uniformë të kombit shqiptar, të cilën e ka përcjellë gazeta “Dielli”. Gjithashtu informojmë lexuesit se gazeta “Dielli”, në vijëmësi ka përcjellë aktivitetet kryesore të Forcave të Armatosura të Shqipërisë e Kosovës, me synim të qartë bashkëpunimin me ushtrinë e SHBA. Pra, ushtarakët e dy vendeve do gjejnë tek “Dielli”, gazetën që inkurajon dhe vlerëson cdo përpjekje dhe sakrificë që karakterizon profesionin e tyre të nderuar, në dobi të kombit shqiptar.

 

Filed Under: Rajon Tagged With: futbollit midis ekipit, ndeshje miqsore, Shefqet Kercelli, të FASH dhe FSK

Prishtinë-Përfaqësues të 10 shteteve në konferencë rajonale

June 15, 2016 by dgreca

-Në Prishtinë sot dhe nesër zhvillohet konferenca rajonale “Kërcënimet ndaj sigurisë bërthamore”/

-Kryeministri Isa Mustafa: Përkushtim i plotë i Qeverisë së Republikës së Kosovës për të qenë pjesë e angazhimeve globale të botës demokratike, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në luftën kundër të gjitha kërcënimeve dhe formave të ekstremizmit dhe terrorizmit, si një e keqe globale të cilën vetëm së bashku ne mund ta mposhtim/

PRISHTINË, 15 Qershor  2016/ Në Prishtinë sot dhe nesër zhvillohet konferenca rajonale “Kërcënimet ndaj sigurisë bërthamore”, organizuar nga Agjencia e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe për Siguri Bërthamore në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së. Kjo konferencë, ku merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, mbledhë mbi 50 përfaqësues qeveritarë dhe joqeveritarë të fushës së sigurisë bërthamore dhe radiologjike nga rreth 10 shtete nga rajoni dhe më gjerë.Para të pranishmëve, kryeministri Mustafa ka ritheksuar përkushtimin e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të qenë pjesë e angazhimeve globale të botës demokratike.“Organizimi i Konferencës Regjionale për Siguri Nukleare në Kosovë është rasti më i mirë që përfaqësuesit e shteteve të regjionit të shkëmbejnë praktikat më të mira të mbrojtjes të materialeve bërthamore, të iniciojnë progres në ndërtimin e bashkëpunimit ndërmjet shteteve në regjion me qëllim të parandalimit dhe luftimit të kërcënimeve ndaj sigurisë bërthamore dhe radiologjike”, tha kryeministri.

Kryeministri Mustafa tha po ashtu se Republika e Kosovës nëpërmes asistencës profesionale të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian ka ngritur kapacitetet institucionale për të parandaluar dhe luftuar rreziqet që vijnë nga terrorizmi dhe kërcënimet eventuale ndaj sigurisë bërthamore.Më tej, kryeministri foli për hapat konkretë në shumë dimensione që Qeveria e Kosovës nëpërmes Agjencisë për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Sigurisë Bërthamore, ka ndërmarrë në fushën e mbrojtjes nga rrezatimi dhe siguria bërthamore.

“Ritheksoj përkushtimin e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të qenë pjesë e angazhimeve globale të botës demokratike, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në luftën kundër të gjitha kërcënimeve dhe formave të ekstremizmit dhe terrorizmit, si një e keqe globale të cilën vetëm së bashku ne mund ta mposhtim”, tha kryeministri Mustafa.Gjatë dy ditëve trajtohet siguria rajonale bërthamore dhe radiologjike në tërësi.Konferenca organizohet në frymën e Samitit për Siguri Bërthamore 2016 organizuar gjatë muajit mars në Uashington dhe ka për qëllim të iniciojë rritjen e sigurisë nukleare në rajon duke ndërtuar dhe koordinuar bashkëpunimin e shteteve./b.j/

 

Filed Under: Rajon Tagged With: ne Prishtine, Përfaqësues të 10 shteteve. në konferencë rajonale

Kosova, zyrtarisht anëtare e Gjykatës së Përhershme Arbitrazhit

June 14, 2016 by dgreca

Foto Gazeta DIELLI-Behlul Jashari: NEWBORN, simboli i Pavarësisë së Kosovës në Prishtinë/

-Anëtarësimi  në këtë institucion ndërkombëtar është një arritje shumë e rëndësishme për faktin se Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit është një ndër organizatat më prestigjioze dhe më të vjetra ndërshtetërore, thekson Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës/

PRISHTINË, 14 Qershor 2016-B.Jashari/.- Republika e Kosovës tashmë zyrtarisht është anëtarja e 121 me të drejta të plota e  Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit me seli në Holandë.  Anëtarësimi  në këtë institucion ndërkombëtar është një arritje shumë e rëndësishme për faktin se Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit është një ndër organizatat më prestigjioze dhe më të vjetra ndërshtetërore, thekson Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës në njoftimin e dërguar pak më parë. Për këtë, ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka falënderuar përfaqësuesit e  shteteve përkrahëse duke e vlerësuar anëtarësimin lajm të mirë për Kosovën.

“Me gjithë përpjekjet e Serbisë për ta bllokuar procesin që nga janari, nga votat e shteteve  anëtare u konfirmua edhe zyrtarisht pranimi i Kosovës në këtë organizatë. Faleminderit shteteve pëkrahëse për votimin dhe diplomatëve të Kosovës për lobimin. Koordinimi i mirëfilltë me partnerët po sjellë edhe rezultatet diplomatike”, është shprehur ministri Hoxhaj.

MPJ kosovare thekson se, anëtarësimi në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit do ta ndihmojë Kosovën  në aspektin ekonomik sepse do të ofrojë siguri për sipërmarrësit e huaj për të investuar, pasi që  kjo gjykatë do t’iu mundësojë investitorëve të jashtëm që kontratat me Republikën e Kosovës t’i bëjnë duke parashikuar zgjidhjen e mosmarrëveshjeve nga Gjykata e Arbitrazhit.Anëtarësimi në këtë organizatë përveç tjerash konsolidon më tej subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës, si dhe e pajis shtetin me një mjet të rëndësishëm për të trajtuar e zgjidhur mosmarrëveshje të ndryshme ndërkombëtare me shtete apo palë të tjera publike e private.

Filed Under: Rajon Tagged With: Gjykata e perhershme, kosova

Kosovë-Shqipëri, koordinim për temat e politikës së jashtme

June 14, 2016 by dgreca

-Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës  së Kosovës, Enver Hoxhaj në Tiranë ka takuar homologun shqiptar, Ditmir Bushati/

Tiranë-Prishtinë, 13 Qershor 2016/ Gazeta Dielli-B.Jashari/ Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka pritur homologun e tij nga Kosova, Enver Hoxhaj.

MPJ e Kosovës ka dërguar këtë njoftim: Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës  së Kosovës, Enver Hoxhaj ka qëndruar sot pasdite në Tiranë, ku është takuar me homologun shqiptar, Ditmir Bushati.Në këtë takim Hoxhaj dhe Bushati  janë koordinuar për tema të ndryshme të politikës së jashtme para një turi intensiv diplomatik të Kosovës në muajt e ardhshëm.

“Me ministrin Bushati diskutuam për koordinimin më të mirë të temave dhe aktiviteteve për jetësimin e partneritetit strategjik Kosovë-Shqipëri”, ka thënë ministri Hoxhaj.Përveç kësaj Hoxhaj e Bushati kanë disktuar edhe për takimin e radhës në Paris që është vazhdimësi e procesit të Berlinit.

Ditë më parë ministri Hoxhaj ka qëndruar në SHBA, në vizitën e parë zyrtare pas emërimit në pozitën e ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, përfundon njoftimi.

Qeveria e Kosovës, në 2 qershor, është kompletuar me emërimin e zëvendëskryeministrit të parë, Hajredin Kuçit, i cili vazhdon të jetë edhe ministër i Drejtësisë, dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhajt, të cilat poste i mbante Hashim Thaçi deri në zgjedhjen President i Republikës në muajin shkurt.

Filed Under: Rajon Tagged With: kordinim, Politika e jashtme, Shqiperi Kosove

NË AXHENDËN E MINISTRIT TË JASHTËM GREK, EDHE TAKIMI ME KRYEPESHKOPIN GREK TË SHQIPËRISË

June 3, 2016 by dgreca

Axhenda e vizitës dyditorë e Ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias në Shqipëri, është parashikuar të jetë shumë intensive.Në datë 6 qershor, Kotzias do të takohet me homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushati, ku pas bisedimeve dypalëshe, do të ketë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Më pas, Kotzias do të udhëtojë drejt Presidencës, ku kreu i shtetit i ka rezervuar një pritje. Jashtë axhendës, siç do zyrtarë i lartëiGreqisë që viziton Shqipërinë, nuk kambeturdhenjëtakim me kryepeshkopin grek te Shqiperise Anastas Janullatos. Dita e dytë nis me një aktivitet të zhvilluar nga Universiteti i Tiranës, ku ministri Kotizias së bashku me ministrin Bushati, do të jenë përballë studentëve ku do flasin lidhur me rëndësinë e  marrëdhënieve Shqipëri-Greqi për të ardhmen europiane të rajonit.Kreu i diplomacisë greke ka planifikuar dhe një takim me liderin e opozitës, Lulzim Basha.Ndërsa vizita e tij përfundon me një takim me figura të njohura të minoritetit grek në Shqipëri.

Filed Under: Rajon Tagged With: EDHE TAKIMI, ME KRYEPESHKOPIN GREK TË SHQIPËRISË, NË AXHENDËN E MINISTRIT TË JASHTËM GREK

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 115
  • 116
  • 117
  • 118
  • 119
  • …
  • 206
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Shoqata shqiptaro-amerikane “Skënderbej” Inc. promovon romanin “Brenga” të Dr. Pashko Camaj 
  • ASOCIACIONI SI ENTITET PARA-SHTETËROR APO VETËMENAXHIMI SI GARANCI E RUAJTJES SË RENDIT KUSHTETUES NË KOSOVË
  • Luana Bajrami, aktorja nga Kosova feston 25 vjetorin me Oscar dhe hyn në Histori
  • Çfarë e bën mashkullin burrë?
  • Pse Hoxhë Hasan Tahsini ishte drejtuesi i lobit shqiptar në Stamboll
  • Artan Shabani, piktori i ngjyrave që vuan dramën e Çamërisë
  • Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por stresi i jep krahë: Pse biem pre e gënjeshtrave?
  • Shuhet lahutari rugovas Rrustem Bajrami-Imeraliaj, 1932-2026
  • PËKUSHTIM XHEVAT KORҪËS
  • Shqiptarët në Philadelphia festuan Ditën e Verës
  • RAKETAT SUPERSONIKE TË SERBISË: SINJAL ALARMI PËR SIGURINË NË BALLKAN
  • MONOGRAFI E RËNDËSISË SË VEÇANTË
  • BALLKANI PERËNDIMOR NDËRMJET ARKITEKTURËS SË PAQES DHE RREZIKUT TË RIFORMATIMIT GJEOPOLITIK
  • Zgjidhja e mençur angleze e Shekullit XIX – Krijimi i Pullës Postare
  • Love Bombing si dukuri digjitale

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT