• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e Pallatit Brancaccio në Romë

March 4, 2024 by s p

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e Pallatit Brancaccio në Romë, në një atmosferë festive dhe të ngrohtë së bashku me përfaqësues të institucioneve italiane, politikanë e parlamentarë të nderuar, ambasadorë dhe anëtarë të korit diplomatik, dashamirës, artistë e miq e studentë, përfaqësues të diasporës sonë kosovare në Itali dhe asaj historike të Arbëreshëve.

Në fjalën e saj, Ambasadorja Lendita Haxhitasim pasi përkujtoi me lavdi heroin e rënë në detyrë të Policisë së Kosovës, rreshterin Afrim Bunjaku, vijoi me rëndësinë e arritjes së lëvizjes së lirë dhe pa viza në Zonën Schengen për popullin e Republikës së Kosovës. “Viti i ri nisi me optimizëm sepse nga 1 janari 2024, qytetarët tanë po udhëtojnë lirshëm në dhe përmes Evropës, ashtu si të gjithë shtetasit e tjerë të familjes evropiane. Lëvizja e lirë pa viza do të na afrojë edhe më shumë me Bashkimin Evropian sepse është një tjetër hap drejt integrimit të plotë në BE të Kosovës, si i vetmi objektiv strategjik i vendit tonë për të cilin të gjitha institucionet tona punojnë me përkushtim të plotë për ta realizuar sa më parë. Kjo dëshmohet qartë nga sukseset e njohura ndërkombëtarisht që Kosova ka arritur për progresin e bërë fushën e drejtave politike dhe liritë civile, për rritjen e ekonomike, si dhe për ngjarjen e rëndësishme sportive të “Lojërave Mesdhetare 2030”, të cilat do të organizohen në Prishtinë, por edhe sukseset e tjera sportive të kampioneve dhe kampionëve tanë olimpik në xhudo”, theksoi ajo.

Më pas, Ambasadorja u përqendrua ne marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe Kosovë-Itali, Maltë dhe San Marino, ku u veçuan momentet më të rëndësishme që përgjatë vitit të kaluar janë ndërmarrë për të forcuar marrëdhëniet diplomatike me vendet tona mike dhe partnere. Me Italinë u veçuan vizitat e nivelit të lartë si ajo në Romë dhe te Arbëreshet në Kalabri e Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu, ajo e Kryeministrit Albin Kurti në Bienalen e Kinemasë në Vedenik, si dhe vizitat e ndryshme në Itali të Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla-Schwarz. Po ashtu, nder aktivitetet e realizuara ishte edhe “Kosova Country Presentation”, që u zhvillua në Romë gjatë vitit të kaluar me objektivin për të forcuar bashkëpunimin dhe promovimin e mundësive të reja drejt partneritet të ardhshëm politik dhe ekonomik bilateral. I tillë do të jetë edhe Forumi i Biznesit Itali-Kosovë që do të organizohet bashkërisht në Prishtinë. U nënvizua gjithashtu rëndësia protokolleve të miqësisë dhe krijimi i partneriteteve midis qyteteve, të cilat përveç memorandumeve të ndryshme të mirëkuptimit, forcojnë miqësinë midis popujve. I tillë ishte edhe ai i nënshkruar mes Komunës së Pejës dhe Provincë së Kozencës në Kalabri. U përkujtua po ashtu puna dhe kontributi në përfundimin e procesit të negocimit të marrëveshjeve dypalëshe si ajo për njohjen e Patentë Shoferëve dhe ajo për shkëmbimin kulturor, të cilat priten të nënshkruhen tashmë në vijim. U nënvizua gjithashtu edhe rëndësia e angazhimit për marrëveshje të reja që rrisin zhvillimin e potencialit të lartë që ekziston mes Kosovës dhe Italisë.

Ambasadorja Haxhitasim lartësoi më pas kontributin e rëndësishëm të diasporës tonë në Itali, e cila ka qenë dhe mbetet pasqyra më e çmuar e vendit tonë. Me angazhimin e tyre të përkushtuar si heronj të heshtur të vërtetë ata kontribuojnë çdo ditë me veprat e tyre me modesti absolute, si shembulli i zotit Bujar Buçaj i cili ishte i pranishëm në Festë, që me gjestin e tij guximtar dhe human shpëtoi dy fëmijë gjatë një aksidenti tragjik autobusët e Mestres.

Performanca e shkëlqyer e muzikantëve të talentuar Adhurim Grezda, Dalvin Mamusha e Endrit Xerxa të Trio-s “Don’t listen to your neighbours” ka magjepsur të gjithë të pranishmit me tingujt e mrekullueshëm të melodive të njohura shqiptare dhe italiane.

Ministry of Foreign Affairs and Diaspora – Republic of Kosovo

…

#Kosovo16🇽🇰

L’Ambasciata della Repubblica del Kosovo in Italia ha celebrato il 16° anniversario dell’Indipendenza nei saloni del Palazzo Brancaccio a Roma, in un’atmosfera festiva e conviviale insieme a rappresentanti delle istituzioni italiane, onorevoli politici e parlamentari, ambasciatori e membri del corpo diplomatico, studiosi e amici del Kosovo, artisti, giovani e studenti, rappresentanti della nostra diaspora kosovara in Italia, e di quella storica degli Arbëreshë.

Nel suo discorso di benvenuto, l’Ambasciatrice Lendita Haxhitasim, dopo aver commemorato con onore l’eroe della Polizia del Kosovo caduto in servizio, il sergente Afrim Bunjaku, ha proseguito con l’importanza per il popolo della Repubblica del Kosovo della notizia della libera circolazione e senza visti nello spazio Schengen. “Il nuovo anno è iniziato con ottimismo perché dal 1° gennaio 2024 i nostri cittadini viaggiano liberamente nel e attraverso l’Europa, come tutti gli altri cittadini della famiglia europea. La libera circolazione senza visti ci avvicinerà ancora di più all’Unione Europea poiché è un ulteriore passo verso la piena integrazione del Kosovo nell’UE, come l’unico obiettivo strategico del nostro Paese per il quale tutte le nostre istituzioni lavorano con il massimo impegno per realizzarlo. Tutto ciò è chiaramente evidenziato dai successi internazionalmente riconosciuti che il Kosovo ha ottenuto per i progressi compiuti nel campo dei diritti politici e delle libertà civili, per la crescita economica, nonché per l’importante evento sportivo dei “Giochi del Mediterraneo 2030”, che si svolgeranno a Prishtina, ma anche gli altri successi sportivi delle nostre campionesse e campioni olimpici di judo”, ha affermato.

In seguito, l’Ambasciatrice si è poi soffermata sulle eccellenti relazioni bilaterali tra Kosovo-Italia, Malta e San Marino, dove sono stati evidenziati i momenti più importanti intrapresi lungo l’anno per rafforzare le relazioni diplomatiche con i paesi amici e partner del Kosovo. Con l’Italia, le visite di alto livello come quella a Roma e dagli Arbëreshë in Calabria della Presidente Vjosa Osmani-Sadriu, quella del Primo Ministro Albin Kurti alla Biennale del Cinema di Venezia, oltre alle diverse visite in Italia della Vice Premier e Ministra degli Affari Esteri e della Diaspora Donika Gërvalla-Schwarz. Tra le attività svolte anche l’evento “Kosova Country Presentation”, che si è svolto a Roma lo scorso anno con l’obiettivo di rafforzare la cooperazione e promuovere nuove opportunità verso il futuro partenariato politico ed economico bilaterale. Così sarà anche il Business Forum Italia-Kosovo che verrà organizzato insieme a Prishtina. È stata inoltre sottolineata l’importanza dei protocolli di amicizia e della realizzazione dei partenariati tra le città che, oltre a vari protocolli d’intesa, rafforzano l’amicizia tra i popoli, come quello siglato tra il Comune di Peja e la Provincia di Cosenza in Calabria. È stato poi ricordato l’impegno e il contributo per la conclusione del processo negoziale degli accordi bilaterali come il riconoscimento della Patente di Guida e lo scambio culturale, che verranno firmati in seguito. Inoltre, è stata sottolineata l’importanza dell’impegno per i nuovi accordi che mirano ad accrescere lo sviluppo del grande potenziale presente tra Kosovo e Italia.

L’Ambasciatrice Haxhitasim ha poi elogiato l’importante contributo della nostra diaspora in Italia, che è stata e rimane lo specchio più prezioso del nostro Paese. Con dedizione e impegno da veri eroi silenziosi, contribuiscono ogni giorno con le loro opere con assoluta modestia, come l’esempio del signor Bujar Buçaj presente alla Festa, che con il suo gesto innegabilmente coraggioso e civico ha salvato due bambini durante il tragico incidente dell’autobus a Mestre.

L’eccellente esibizione dei talentuosi musicisti Adhurim Grezda, Dalvin Mamusha ed Endri Xerxa del Trio “Don’t listening to your neighbors” ha incantato tutti i presenti con la meravigliosa musica di rinomate canzoni albanesi e italiane.

Filed Under: Rajon

Kryeparlamentari Glauk Konjufca priti në takim anëtarët e Komisionit të Mbrojtjes të Bundestagut gjerman

February 28, 2024 by s p

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim anëtarët e Komisionit të Mbrojtjes të Bundestagut gjerman, bashkë me kryetaren e këtij komisioni, znj. Marie-Agnes Strack-Zimmermann.

Kryetari Konjufca shprehu mirënjohje për kontributin e gjatë dhe të vyer të shtetit gjerman ndaj Republikës së Kosovës, ku dhe i falënderoi anëtarët e Komisionit për angazhimin në drejtim të forcimit të bashkëpunimit mes vendeve tona në fushën e parlamentarizmit, të sigurisë dhe mbrojtjes.

Ai tha se vendet tona mike dhe partnere ndajnë ngushtësisht interesa të përbashkët, e kjo mundëson të hapim gjithnjë e më shumë gamën e raporteve dhe forcimin e tyre.

Nga ana e anëtarëve të Komisionit gjerman të Mbrojtjes, ata u shprehën se mbështetja gjermane ndaj vendit tonë do të vijojë, përfshirë edhe në drejtim të ruajtjes së integritetit, sovranitetit dhe sigurisë së Kosovës, si kontribut edhe për stabilitetin rajonal.

Kryetaren dhe anëtarët e Komisionit të Mbrojtjes gjermane, Kryetari Konjufca i njoftoi me punën e Kuvendit të Kosovës në çështjet e mbrojtjes, e në anën tjetër i njoftoi edhe me zhvillimet në vendin tonë, ku vlerësoi lart praninë e shtuar gjermane në Kosovë me trupat e angazhuar në kuadër të KFOR-it dhe rëndësinë e kësaj në një kohë kur shteti serb angazhohet për destabilizim të vendit tonë dhe rajonit.

Anëtarët e Komisionit e falënderuan Kryetarin e Kuvendit për mikpritjen dhe i shprehën gatishmërinë e tyre për zhvillimin e angazhimeve të përbashkëta në kuadër të interesave të dyanshme.

Filed Under: Rajon

Trump fiton Karolinën e Jugut, duke mposhtur lehtësisht Haley-n në shtetin e saj të origjinës

February 27, 2024 by s p

Përgatiti Rafael Floqi/

– Donald Trump fitoi zgjedhjet paraprake republikane të Karolinës së Jugut të shtunën, duke mposhtur lehtësisht ish-ambasadoren e OKB-së Nikki Haley në shtetin e saj të origjinës dhe duke konsoliduar më tej rrugën e tij drejt një nominimi të tretë radhazi në GOP.

Trump tani ka përmbledhur çdo garë që llogaritet për delegatët republikanë, duke shtuar fitoret e mëparshme në Iowa, New Hampshire, Nevada dhe Ishujt e Virgjër të SHBA. Haley po përballet me presion në rritje për t’u larguar nga gara, por thotë se nuk do të shkojë askund pavarësisht se humbi shtetin ku ishte guvernatore nga 2011 deri në 2017.

Një revansh i vitit 2020 mes Trump dhe Presidentit Joe Biden po bëhet gjithnjë e më i pashmangshëm. Haley është zotuar se do të qëndrojë në garë të paktën në grupin e zgjedhjeve paraprake më 5 mars, të njohur si Super e marta, por nuk ishte në gjendje të zvogëlonte vrullin e Trump në shtetin e saj të origjinës, pavarësisht se mbajti shumë më tepër takime të fushatës dhe argumentoi se aktakuzat kundër Trumpit do ta pengojnë, atë të fitojë kundër Bidenit.

Associated Press e shpalli Trumpin fitues pasi qendrat e votimit u mbyllën në mbarë vendin në orën 19:00. Ajo thirrje gare u bazua në një analizë të AP VoteCast, një studim gjithëpërfshirës i votuesve republikanë të Karolinës së Jugut. Sondazhi konfirmoi gjetjet e sondazheve të ditës parazgjedhore që tregojnë se Trump ka kaluar shumë Haley në mbarë vendin.

Trump po fiton shumë me bazën e tij, por nuk ka asnjë shenjë se ai po zgjeron mbështetjen tek të pavarurit.

“Unë kurrë nuk e kam parë Partinë Republikane kaq të unifikuar sa është tani,” deklaroi Trump, duke dalë në skenë për fjalimin e tij të fitores vetëm pak çaste pas mbylljes së votimit. Ai shtoi: “Mund të festoni për rreth 15 minuta, por më pas duhet të kthehemi në punë”.

Zgjedhjet e para në Jug të Karolinës së Jugut kanë qenë historikisht një kambanë e besueshme për republikanët. Në të gjitha, përveç njërit, që nga viti 1980, fituesi republikan i Karolinës së Jugut ka vazhduar të jetë kandidati i partisë. Përjashtimi i vetëm ishte i Newt Gingrich në 2012.

Trump ishte dominues në të gjithë shtetin, madje kryesonte edhe në Qarkun Lexington, të cilin Haley e përfaqësonte në legjislaturën e shtetit. Shumë karolinianë të Jugut të mbështetur nga Trump, madje edhe disa që më parë e mbështetën Haley gjatë kohës së saj si guvernatore, dhe nuk ishin të gatshëm t’i jepnin asaj një goditje nga shteti i vet.

“Ajo ka bërë disa gjëra të mira”, tha Davis Paul, 36 vjeç, për Haley-n teksa priste Trumpin në një tubim të fundit në Conway. “Por unë thjesht nuk mendoj se ajo është e gatshme të merret me një kandidat si Trump. Nuk mendoj se shumë njerëz munden.”

Në selinë e Haley të shtunën mbrëma, mbështetësit tundnin pankartat e saj përpara një ekrani të madh projeksioni që tregonte fjalimin e Trump, duke e bllokuar atë nga pamja. Kjo, natyrisht, nuk e bëri humbjen më pak dërrmuese.

Rreth një orë më vonë, Haley doli në skenë dhe tha: “Ajo që pashë sot ishte zhgënjimi i Karolinës së Jugut me drejtimin e vendit tonë. E kam parë të njëjtin zhgënjim në mbarë vendin.”

“Unë nuk besoj se Donald Trump mund ta mposhtë Joe Biden”, tha Haley, duke shtuar më vonë: “Unë thashë në fillim të kësaj jave se pavarësisht se çfarë ndodh në Karolinën e Jugut, unë do të vazhdoj të kandidoj. Unë jam një grua e fjalës”

Ajo tha se planifikon të shkojë në Michigan për zgjedhjet paraprake të martën – gara e fundit e madhe përpara Super Martës. Megjithatë, ajo përballet me pyetje se ku është mund të jetë në gjendje të fitojë një konkurs ose të jetë konkurrues.

Trump dhe Biden tashmë po sillen ashtu sikur presin të përballen në nëntor.

Trump dhe aleatët e tij argumentojnë se Biden e ka bërë SHBA-në më të dobët dhe tregojnë për tërheqjen kaotike nga Afganistani dhe vendimin e Rusisë për të nisur një pushtim të plotë të Ukrainës si shembuj. Trump gjithashtu ka sulmuar vazhdimisht Biden për inflacionin e lartë më herët dhe trajtimin e tij të kalimeve rekord të emigrantëve në kufirin SHBA-Meksikë.

Trump ka vënë në dyshim – shpesh në terma të ashpër personalë – nëse 81-vjeçari Biden është shumë i vjetër për të shërbyer një mandat të dytë. Ekipi i Biden-it nga ana e tij ka nxjerrë në pah të metat e vetë 77-vjeçarit Trump duke gjurmuar fushatën.

Biden ka rritur udhëtimet e tij të fundit për mbledhjen e fondeve në të gjithë vendin dhe ka sulmuar gjithnjë e më shumë Trump drejtpërdrejt. Ai është quajtur Trumpin dhe lëvizja e tij “Make America Great Again” kërcënime të tmerrshme ndaj parimeve themeluese të vendit dhe fushata e rizgjedhjes së presidentit së fundmi e ka përqendruar pjesën më të madhe të vëmendjes tek Trump, duke sugjeruar se ai do të përdorte ditën e parë të një presidence të dytë si diktator dhe se ai do t’i thoshte Rusisë të sulmonte aleatët e NATO-s të cilët nuk arrijnë të përmbushin detyrimet e shpenzimeve të mbrojtjes të mandatuara nga aleanca.

Haley gjithashtu e kritikoi Trumpin për komentet e tij në NATO dhe gjithashtu për pyetjen pse burri i saj nuk ishte në fushatën me të – edhe pse ish-zonja e parë Melania Trump nuk është shfaqur me të. Ajo shpjegoi se Major Michael Haley është vendosur në Bririn e Afrikës në një mision me Gardën Kombëtare të Ushtrisë së Karolinës së Jugut.

Por votuesit republikanë të Karolinës së Jugut rreshtohen me Trumpin për ndjenjat e vakëta për NATO-n dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Ukrainën, sipas të dhënave të AP VoteCast nga zgjedhjet paraprake të së shtunës. Rreth 6 në 10 kundërshtojnë vazhdimin e ndihmës për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë. Vetëm rreth një e treta e përshkroi pjesëmarrjen e Amerikës në NATO si “shumë të mirë”, me të tjerë duke thënë se është vetëm “disi e mirë”.

Haley ka mbledhur shuma të bollshme parash për fushatën dhe është planifikuar të fillojë një luhatje të fushatës ndër-vend të dielën në Michigan përpara Super të Martës më 5 mars, kur shumë shtete të pasura me delegatë mbajnë primare. Por është e paqartë se si ajo mund ta ndalojë Trumpin që të mbledhë mjaft delegatë për t’u bërë kandidatja e supozuar e partisë për herë të tretë.

Senatori Lindsey Graham, R-S.C., komplimentoi Haley-n ndërsa fliste me gazetarët në festën e Trumpit në mbrëmjen e zgjedhjeve në Kolumbia, por sugjeroi se ishte koha që ajo të largohej.

“Unë mendoj se sa më shpejt të bëjë, aq më mirë për të, aq më mirë për partinë,” tha Graham. Më vonë, senatori u përshëndet me brohoritje pasi Trump e thirri atë në skenë për t’iu drejtuar të mbledhurve.

Fuqia politike e Trump ka qëndruar pavarësisht përballjes me 91 akuza penale në lidhje me përpjekjet e tij për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020 ndaj Bidenit, zbulimin e dokumenteve të klasifikuara në rezidencën e tij në Florida dhe pretendimet se ai ka rregulluar fshehurazi pagesa për një aktore pornografike.

Gjyqi i parë penal i ish-presidentit do të fillojë më 25 mars në Nju Jork, ku ai përballet me 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit në lidhje me paratë e heshtura të paguara për yllin e pornos Stormy Daniels në javët e fundit të fushatës së tij presidenciale 2016.

Biden fitoi zgjedhjet paraprake Demokratike të Karolinës së Jugut në fillim të këtij muaji dhe përballet me vetëm një sfidues të mbetur, Dean Phillips. Kongresmeni demokrat i Minesotës që ka vazhduar të bëjë fushatë në Michigan përpara zgjedhjeve paraprake demokrate atje, pavarësisht se ka pak shanse për të mundur Biden.

Edhe pse Biden pritet të shkojë drejt riemërimit të partisë së tij, ai përballet me kritika nga disa demokratë për sigurimin e mbështetjes ushtarake për Izraelin në luftën e tij kundër Hamasit në Rripin e Gazës. Disa në partinë e tij mbështesin një armëpushim pasi numri i të vdekurve në luftën e Izraelit ka arritur në 30,000 njerëz, dy të tretat e tyre gra dhe fëmijë. Lufta mund të dëmtojë shanset e zgjedhjeve të përgjithshme të presidentit në shtetet e luhatshme si Michigani, i cili është shtëpia e një popullsie të madhe arabo-amerikane.

Filed Under: Rajon

Plani ushtarak i koduar “Patkoi”, instrumenti kryesor i doktrinës serbe për doktrinën e Serbisë së Madhe

February 26, 2024 by s p

Prof. Sylë Ukshini/

Plani ushtarak i koduar “Patkoi”, instrumenti kryesor i doktrinës serbe për doktrinën e Serbisë së Madhe. Intervistë me gazetaren e TV Dukagjini, Agnesa Hasanaj, për planin serb të koduar “Patkoi”, përmes të cilit regjimi i Milosheviqit provoi të realizonte projektin serbomadh të dëbimit të shqiptarëve jashtë Kosovës dhe serbizmit të saj. Ky plan, i hartuar në vjeshtën e vitit 1998 nga kreu ushtarak dhe politik i Beogradit, u bë i njohur në prill të vitit 1999. Në javën e Pashkëve, situata në Kosovë u ashpersua nè mènyrë dramatike. Vala e refugjatëve në Shqipëri, e nè veçanti ajo në Maqedoni, mori përmasa katastrofale, ngase ishte e qartë se forcat serbe tè sigurisè kishin filluar dëbimin sistematik te shiptarëve.

Në materialin në vazhdim do të sjellim një debat shumë interesant me ministrin e atëhershëm gjerman të Mbrojtjes, Rudol Scharping, në të cilin përfshihen edhe Ruprecht Eser, Thomas Deichman (“Novo”) dhe Dieter S. Lutz (Instituti i Kërkimeve për Paqe në Hamburg). Në këtë debat Scharping argumenton nevojën e intervenimit të NATO-s në luftën e Kosovës dhe si jep informacione për planet serbe për spastrimin etnike dhe këmbëngulë për ekzistimin e një plani të koduar serb “Patkoi”, i cili, siç shihet, filloi të jetësohen në shkallë të gjerë, sidomos në fillim të vitit muajit janar 1999, me masakrën e Reçakut dhe më pas me ritme edhe më dramatike pas dështimit të Konferencës së Rambujesë.

Ky debat, “Ditët e Maincit në kritikën televizive”, që ishte organizuar nga kanalet televizive ZDF, 3SAT dhe PHOENIX menjëherë pas luftës në Kosovë, nxjerr në pah domosdoshmërinë e intervenimit ushtarak të NATO-s në Kosovë, kur ishte bërë e qartë edhe nga vetë goja e Milosheviqit se “mund të shkel mbi kufoma (të shqiptarëve)!”. Ishte momenti kur shqiptarëve të Kosovës po i kanosej ekzistenca civile, kur vrasja dhe dëbimi kolektiv i shqiptarëve dhe trenat e stërmbushur me civilë shqiptar, i kujtonin botës demokratike skenat e filmit “Lista e Shindlerit”, të përndjekjes së hebrenjve nga regjimi i Hitlerit.

Filed Under: Rajon

“Fol Shqip”

February 21, 2024 by s p

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë/

“Fol Shqip” – AMA organizon tryezë ndërgjegjësimi me gjuhëtarë e gazetarë për mbrojtjen e gjuhës shqipe nga fjalët e huaja, të panevojshme, në media. Drejtues të UGSH bëhen pjesë e diskutimit.

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka organizuar sot tryezën me temë: “Fol Shqip – Të mbrojmë dhe të duam gjuhën shqipe”. Si pjesë e një nisme ndërgjegjësimi të filluar këtë vit, “Fol Shqip”, për mbrojtjen e gjuhës nga përdorimi i fjalëve të huaja, të panevojshme, në media, në këtë tryezë morën pjesë gjuhëtarë të shquar që i janë bashkuar kësaj nisme, gazetarë të medias audioviozive dhe të shkruar, pedagogë e studentë të gazetarisë.

“AMA e ka pasur vazhdimisht në objektiv të punës së saj, respektimin e standardit të gjuhës shqipe nga OSHMA-të dhe trajtimin herë pas here të fenomenit të përdorimit të fjalëve të huaja, të panevojshme, nga gazetarët. Por në fillim të këtij viti, menduam ta çonim më tej, të fillonim një nismë ndërgjegjësimi, duke publikuar çdo javë gjetjet e dala nga vëzhgimi i transmetimeve televizive, për fjalët e huaja të panevojshme, bashkë me gjegjëset e tyre në shqip”, ka thënë në filli të takimit, kryetarja e AMA-s, znj. Armela Krasniqi. “Ishte një surprizë shumë e madhe përkrahja e menjëhershme që iu bë nismës sonë, nga gjuhëtarë e gazetarë, çka na vërtetoi ndjeshmërinë që kemi të gjithë ne, për ruajten e gjuhës tonë. Kjo është arsyeja që jemi këtu, për të bashkëbiseduar, për të rritur ndërgjegjësimin që, me gjithë ngutin që përditshmëria dikton në punën e gazetarëve, kujdesi për gjuhën është i domosdoshëm”.

Tryezës i janë bashkuar edhe gjuhëtarë të njohur, të cilët kanë theksuar përvojat dhe hulumtimet e tyre mbi fenomenin.

“Kur më pyesin studentë dhe dashamirë të shqipes se çfarë qëndrimi duhet mbajtur ndaj fjalëve të huaja, që janë në shtim të vazhdueshëm, u përgjigjem me një figurë letrare e pikërisht: Sa më pak huazime “nga malli”, në pamundësi për t’u bërë ballë huazimeve “nga halli”, ka thënë në fjalën e tij gjuhëtari i njohur, Gjovalin Shkurtaj. “Gjuhësia shqiptare gjithmonë ka qenë dhe mbetet fort e shqetësuar për gjuhën e mjeteve të informimit, që nga akad. Idriz Ajeti, mitiku i madh i gjuhësisë shqiptare, i cili deri në moshën e tij 103-vjeçare që u nda së gjallësh (më 2020), vijoi të kërkojë që mediat të shkruajnë e të flasin bukur, të shqiptojnë qartë, t’u shmangen fjalëve të huaja, të mos bien në vulgarizma, të zbatojnë traditën e urtësisë shqiptare për të folur drejt, por pa sharje, ashpër, por pa fyerje etj. Gjuha shqipe është tipar themelor i kombit shqiptar, prandaj atë duhet ta ruajmë dhe ta mbrojmë, ta shkruajmë e ta flasim sa më thjeshtë e sa më bukur”.

Gjithashut gjuhëtarja e njohur, Linda Mëniku ka bërë një analizë të thelluar mbi prirjen e disa prej mediave kryesore në përzgjedhjen e titujve për emisionet e tyre. “Përdorimi i shprehjeve origjinale në anglisht mund të jetë një stilistike apo edhe një mënyrë e thjeshtë komunikimi, duke e përsëritur shprehjen, pa e menduar se si mund të thuhej më mirë në gjuhë një lehtësi për t’u përsëritur pa përkthyer në mënyrë dembele dhe të lehtë”, ka thënë ajo. “Anglicizmat shpesh vijnë aq shpejt sa nuk ka kohë për t’i përshtatur ato, sepse ato përdoren menjëherë pasi raportohen. Media televizive ndikon në gjuhën e përditshme edhe përmes shprehjeve që përdoren në emisione të ndryshme, por dhe përmes titujve të emisioneve më të suksesshme, të cilat përdoren në jetën e përditshme, edhe pse janë kryesisht kalimtare”.

Anila Omari, gjuhëtare, pjesë e Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, ka theksuar rëndësinë e mësimit të gjuhës standarde në shkolla. “Në qoftë se shkolla ua mëson nxënësve gabim gjuhën, ose nuk arrin t’u mësojë gjë sepse tekstet apo mësuesit nuk janë të efektshëm, atëhere do të kemi rezultatet që po shohim në kulturën e gjuhës. Kultura e gjuhës është pjesë e kulturës së përgjithshme dhe kur kjo çalon, atëhere çalon edhe kultura e gjuhës”.

Ndërsa gjuhëtarja Meleq Shopi, përveç analizës së fenomenit të përdorimit të fjalëve të huaja, por edhe të formave të gabuara gramatikore, ka propozuar organizimin edhe të takimeve të tjera të ngjashme, mbështetur në lëndën që vjen nga vëzhgimi i ligjërimit të mediave të shkruara e të folura. “Të bashkëpunohet me Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave dhe të bëhen të njohura për gazetarët e punonjësit e medias vërejtjet dhe kritikat e studiuesve të gjuhësisë. Mbi të gjitha të njihen nga gazetarët edhe botimet e reja të gjuhësisë shqiptare për kulturën e gjuhës dhe të pasqyrohen më gjerë në faqet e gazetave dhe në emisionet apo intervistat në radio e televizion”, ka thënë ajo.

Diskutime me pyetje dhe sugjerime janë bërë edhe nga gazetarët e pranishëm në takim, të cilët janë bërë pjesë aktive, qoftë me trajtimin e fenomenit të përdorimit të fjalëve të huaja të panevojshme në media, qoftë me propozime se si mund të frenohet ky fenomen.

Kryetari i UGSH Aleksandër Çipa duke folur në këtë takim kërkoi që institicionet dhe entet publike duhet të bëhen partnerë me kompanitë e mëdha globale si Googel për të pasur aplikime unifikuese për gjuhën shqipe në internet, duke bashkëpunuar edhe me institucionin e editorit shqiptar në krejt spektrin multimedial të vendit. Madje sipas gazetarit Çipa këto prwktika tashmë janë tejet funksionale në vende të ndryshme të Europës edhe në kuadër të higjienës etike të mediave online dhe hapësirave të rrjeteve sociale.

Në mbyllje, kryetarja e AMA-s, znj. Armela Krasniqi ka bërë me dije së gjatë këtij viti do të punohet me gjuhëtarët për hartimin e një udhëzuesi, me fjalët e huaja që ndeshen rëndom në media dhe gjegjëset e tyre në gjuhën shqipe. Gjithashtu ajo theksoi se kjo është vetëm tryeza e parë që organizohet për këtë qëllim dhe se AMA, jo vetëm do ta vazhdojë këtë nismë, por, në përgjigje të interesit të vetë gazetarëve, është e gatshme të organizojë herë pas here takime të tjëra gjuhëtarë-gazetarë në ambjentet e AMA-s, që i shërbejnë mbrojetjes së gjuhës shqipe nga përdorimi i fjalëve të huaja të panevojshme apo deformime të tjera gjuhësore që ndeshen rëndom në media dhe përditshmëri.

Filed Under: Rajon

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • 42
  • …
  • 206
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ANGELA KOSTA DHE CHANEL BASHHYSA FITUESE TË ÇIMIMIT NDËRKOMBËTAR TË EKSELENCËS “DIVINAMENTE DONNA” NË SENATIN E REPUBLIKËS ITALIANE
  • “TASHMЁ JEMI TЁ VJETЁR PЁR T’U KTHYER NЁ SHTЁPI” – POEZI NGA ORIADA DAJKO
  • IRONIA DHE HIPOKRIZIA RRETH PRONËSIMIT TË KATEDRALËS NË SHKODËR
  • Dita e Verës – Festa e lashtë e ripërtëritjes shqiptare
  • Luan Rama sjell në Tiranë tablotë ikonike të piktorëve francezë për Shqipërinë dhe shqiptarët
  • Në Tiranë u zhvillua koncerti “Me Zanin e Bjeshkëve” i këngëtarit Gëzim Nika “Mjeshtër i Madh”
  • Shqipëria ka nevojë për Xhorxh Uashingtonët e saj
  • Kriza globale, nga Ukraina në Lindjen e Mesme
  • IRONIA DHE STILI NË DEBATET MES NOLIT DHE KONICËS 
  • MËRGIM XHEVAT KORҪA, IN MEMORIAM
  • Ardita Statovci, pedagoge pranë “Washington Conservatory of Music”: “Muzika është gjuhë universale që të mundëson ta prezantosh një copëz të identitetit e kulturës së vendit tënd në çdo anë të botës”
  • Përkujtojmë sot në përvjetorin e ndarjes nga jeta Fan Stilian Nolin, një figurë themelore të historisë dhe kulturës shqiptare
  • Festohet bukur 7-8 Marsi në Fialdelfia nga shoqata “Bijtë e shqipes”
  • Përtej mitit: identiteti si vetëdije shoqërore
  • Harmonia fetare në imazhin e një pulle postare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT