• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kurti: Serbia dëshiron statusin e “Rusisë së vogël” në Ballkan

October 10, 2023 by s p

V.Th. RTKlive/

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë një interviste për gazetën malazeze “Pobjeda”, ka folur rreth sulmit terrorist që u krye në Banjskë me 24 shtator.

“Është vërtetuar në mënyrë të pakundërshtueshme se armët dhe stërvitjet luftarake të profesionistëve serbë që sulmuan fshatin Banjskë të Zveçanit kanë ardhur nga Serbia. Të gjitha armët e konfiskuara janë prodhuar në Serbi, kanë ardhur nga Serbia, dhe për nga lloji dhe sasia kanë mjaftuar për një ushtri të tërë. Faktet e lartpërmendura na çojnë në përfundimin se nuk bëhet fjalë vetëm për një bandë kriminale dhe terroriste apo për shtetas të armatosur, por për profesionistë që kanë kryer trajnime serioze, me një lloj arme me origjinë nga Serbia. Serbia, po e përsëris, u ka siguruar pajisje ushtarake, ka kryer stërvitje luftarake, ka përcaktuar qëllime politike dhe ka ofruar mbështetje të plotë logjistike. Më në fund, dihet se ky grup terrorist ka kryer stërvitje në livadhet e Pasuljanskit, një nga bazat kryesore të ushtrisë serbe. Përgjegjësia e Serbisë është e padiskutueshme edhe për ata që nuk duan ta shohin dhe dëgjojnë”, ka theksuar Kurti.

Sipas tij, Milan Radojiçiq është ish-nënkryetari i Listës Serbe nga Kosova, e cila është krijuar, ndihmuar dhe mbështetur nga Qeveria e Serbisë.

“Të gjithë janë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Presidentit të Serbisë. Më 29 shtator të këtij viti, vetë Vuçiq njoftoi dorëheqjen e Radojiçiqit nga pozita e nënkryetarit të Listës Serbe, pas pranimit të Radoiçiqit se ka udhëhequr përgatitjet dhe ka marrë pjesë në sulmin terrorist ndaj policisë së Kosovës.

Kurti sulmin terrorist e ka quajtur skenar për gjakderdhje në Kosovë. Derisa arrestimin e pastaj lirimin e Milan Radoiçiqin e ka krahasuar me marrëveshjen e Pablo Escobarit me presidentin e Kolumbisë.

“Arrestimi dhe lirimi i Radoiçiqit të kujton marrëveshjen e Pablo Escobarit me presidentin kolumbian: Escobar, domethënë, do të pranonte të shkonte në burg me kusht që të vendosej në burgun e tij, të ndërtuar në mënyrë të pavarur, në të cilin do të kontrollonte komandantët dhe jo anasjelltas; mirë, gjoja do ta vuante dënimin atje. Marrëdhënia mes Vuçiqit dhe Radojiçiqit nuk është origjinale; e kemi parë tashmë shumë herë. Putini i vogël në Beograd duhet të ketë Prigozhinin e tij të vogël në Kopaonik. Ose, nëse kthehemi pak më tej në të kaluarën, del një paralele: Slloba i ri në Beograd ka Arkanin e tij të ri në Kosovë”, ka deklaruar Kurti për Pobjeda.

Me këtë sulm Kurti ka thënë se Serbia dëshiron statusin e “Rusisë së vogël” në Ballkan, ku entiteti i Republikës Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë do të bëhet “Bjellorusia e vogël”.

“Serbia dëshiron statusin e “Rusisë së vogël” në Ballkan, ku entiteti i RS në Bosnje dhe Hercegovinë do të bëhet “Bjellorusia e vogël”. Në vitet 1990, Vuçiq mbrojti idenë e një “Serbie të madhe”, të cilën ai tani, duke ndjekur shembullin e “botës ruse”, e quan “bota serbe”. Sot Serbia përsëri ëndërron për një Serbi të madhe; ka pretendime për një pjesë të territorit të shtetit të BeH, dëshiron ta kthejë Malin e Zi në Ukrainë, të na vjedhë veriun e Kosovës. Ajo këmbëngul për një marrëdhënie me fqinjët e saj të ngjashme me marrëdhëniet e Moskës me Ukrainën dhe Bjellorusinë, që nënkupton ose një kontroll të caktuar të qeverisë qendrore ose kontroll të një pjese të caktuar të territorit të vendit fqinj. Prandaj fqinjësia e Serbisë paraqet rrezik sigurie për ne”, ka thënë Kurti.

Gjithashtu kryeministri Kurti, ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës mban kontakte të rregullta me SHBA-në dhe shtetet tjera anëtare të BE-së, veçanërisht për kërcënimin e fundit serioz nga Serbia.

E patë që reagimi i SHBA-së ndaj agresionit të Serbisë ishte i drejtpërdrejtë dhe i menjëhershëm. Së fundmi i kam kërkuar Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Presidentit të SHBA-së, Jake Sullivan, që të rrisë mbështetjen për Kosovën kundër planeve të luftës të Serbisë. Kosova gjithmonë mbështetet në ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, por edhe ne jemi të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm. Prandaj dyfishuam buxhetin vjetor për mbrojtjen e Kosovës dhe e rritëm numrin e ushtarëve për 80 për qind. Na duhet një ushtri e pajisur mirë, e cila do ta mbrojë Kosovën me sukses. Qëllimi ynë është anëtarësimi në NATO – është mirëqenia dhe kontributi ynë për sigurinë e rajonit”, ka deklaruar Kurti.

Filed Under: Rajon

Lufta e parë Ballkanike 8 tetor 1912, dhe prapaskenat ogurzeza në dëm të integritetit territorial të Shqipërisë

October 9, 2023 by s p

Më 8 tetor 1912, në trojet ballkanike fillonte një nga luftërat e shumta, që mbeti në histori me emrin “Lufta e parë Ballkanike”. Ndesheshin: Lidhja ballkanike e përbërë nga Bullgaria, Greqia, Mali i Zi e Serbia, që duke lënë mënjanë sherret ndërmjet tyre, kishin vendosur ta varrosnin të sëmurin e Bosforit –Perandorinë Osmane. Pra synimi ishte përzënia e Perandorisë Osmane nga Shtetet e Ballkanit.

Luftimet nisën më 8 tetor të vitit 1912 në kohën kur Mali i Zi shpalli luftën dhe trupat e saj shkelën kufirin shqiptar. Ditën tjetër forcat malazeze sulmuan pozicionet otomane në malin e Planiçës, i cili ngrihej mbi qytetin e Shkodrës.

Pasi forcat malazeze depërtuan matanë mbrojtjes inekzistente turke në Shqipërinë Veriore, Vendet tjera të Aleancës Ballkanike pritën edhe një javë e pastaj u hodhën në mësymje masive në pjesë të ndryshme të territoreve osmane.

Ndërsa në Shqipëri vlonte kryengritja për liri e pavarësi po nga Perandoria Osmane, palët aleate i dërguan ultimatum qeverisë turke, duke kërkuar zbatimin e reformave në Maqedoni. Qeveria turke, që iu përgjigj me luftë, në pak ditë do të pësonte një disfatë, e cila habiti e tronditi Evropën.

Brenda këtij konteksti kohorë dhe historik, duhen kuptuar edhe thirrjet e atdhetarëve brenda e jashtë, që shqiptarët në këtë luftë të qëndronin në anën e Perandorisë; ndërkohë që Ismail Qemali shpejtonte drejt Vlorës me sigurimet ndërkombëtare për pavarësinë që u arrit më 28 nëntor, kur Lufta e pare Ballkanike ndodhej në kulmin e saj. Kulmimet e ngjarjeve të asaj kohe ishin të jashtëzakonshme, ngado ziente dhe fati i Shqipërisë dhe shqiptarëve ishte në një moment kritik.

Menjëherë pas disfatës osmane, ushtria serbe marshoi drejt Shqipërisë, në sa përgatiteshin prapaskenat më ogurzeza të historisë së kombit shqiptar, për t’i ndarë trojet shqiptare ndërmjet Serbisë e Greqisë. E kjo tragjedi nuk do të përfundonte bashkë me këtë luftë! Madje do të fillonte. Me nënshkrimin e Traktatit të Londrës, në përfundim të konfliktit, nga trungu i Shqipërisë u shkëputën Kosova, mjaft toka shqiptare në Maqedoni dhe Çamëria, që mbetën burim për konflikte të reja ballkanike.

Filed Under: Rajon

Afrim Bunjaku, hero i Kosovës

October 6, 2023 by s p

Elton Shametaj Chairman American Albanian Law Enforcement Association/

Tensionet në veri të Kosovës dhe sulmi ndaj patrullës së policisë kosovare në fshatin Bajskë ku humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku dhe u

plagos rëndë dhe një koleg tjetër i tij, ishin një akt i mirëmenduar kriminal sërb ndaj republikës së Kosovës. Rrjedha e këtyre situatave dëshmon se pas

këtyre ngjarjesh dhe veprimtarisë të përgjakshme dhe kriminale janë besnikët famëkeq të sërbit Vuçiç. Ç’është kjo kishë e zymët, kjo bazë armatimi

vandalësh që nëpërkëmb imazhin e kishës për veprime të errta dhe aspak fetare. Duhet të jemi të bindur që ç’nuk mund të presësh nga sërbomëdhenjtë, të

cilët me mënyra të ndyra e akte faqezinjësh duan të nënështrojnë Republikën e pamvarur të Kosovës. Shteti i Kosovës duhet të krenohet me këto efektiva

policie dhe besoj në të ardhmen do shikoj me rigorozitet mundësinë e shtimit të tyre, si dhe pajisjen e pagat e tyre. “Problemi Veri” duhet të ngjallë neveri

për këta organizatorë të ndyrë, kriminel që përdorin edhe objekte kulti për realizime monstruoze. Shumë indinjuese ishte përcjellja dhe nderimet që ju

benë efektivave paramilitare sërbe të rënë në këte krim, ç’ka tregon fytyrën e vërtetë të organizatorëve, të Beogradit. Radojçiçi, ky kriminel me të kaluar

plotësisht të errët, mbështetës i idesë të okupimit të Kosovës duhet të gjykohet dhe të marrë dënimin që meritojnë kriminelët. Afrimi ra në krye të detyres prandaj shteti Kosovës do të krenohet, por edhe familja e Afrimit duhet të ndiejë respektin dhe të jetojë kryelartë sepse trimat për lirinë e atdheut edhe

jetëve një simbol që bien në fushën e betejës. Afrimi do të jetë në jetë të ndiçues, për të gjithë ata që duan familjen, shoqërinë dhe shtetin. Ai do të kujtohet si luan që bje në fushën e nderit, që lirinë e kanë gjënë më të shenjtë.

Filed Under: Rajon

KOSOVA PËRBALLË TERRORIZMIT SHTETËROR SERB

October 4, 2023 by s p

Prof.Asc.Dr.Gëzim MUSTAFAJ/

Terrorizëm është dhunë e paramenduar ndaj masës jo luftuese me qëllim ndikimin e opinionit publik për të arritur më pas në goditjen e objektivave me natyrë politike, ushtarake apo ideologjike. Për rrjedhoje marrin kuptimet e tyre fjalët terrorist dhe terrorizoj. Terrorizmi konsiston në kryerjen e një krimi nga një individ, një grup apo edhe nga një shtet. Ai përdoret për të ngjallur tek njerëzit një ndjenjë frike e cila në shumë raste është shumë më e madhe se pasojat e vërteta të aktit. Këto veprime kanë dy shënjestra, popullsinë ose qëndrat e rëndësishme të një shteti. 

Në shumicen e rasteve shkaqet e terrorizmit janë politike, me synim për të destabilizuar vendin dhe të ngjallin panik tek popullsia dhe në pakë raste edhe për hakmarrje. Këto qëllime  kanë çuar në themelimin e organizatave të ndryshme të cilat më pas nëpërmjet mesazheve të tyre me karakter politik ose fetar ngjallin frikë dhe panik në radhët e popullsisë. Shumë ide politike janë instrumentalizuar nga organizata terroriste për të justifikuar veprimet e tyre. Si rrjedhojë grupe terroriste eksitojnë në çdo ideologji.

Sulmi terrorist  të dielën në Leposaviq i plotëson më së miri të gjitha kriteret dhe veprimit e një grupi terrorist të organizuar mire, i super armatosur, i përgatitur për veprime kriminale dhe i dirigjuar pa as më të voglin dyshim nga Serbia. 

Edhe pse është mëse e qartë se grupi terrorist që sulmoi në veri të Kosovës policinë  u përgatit nga shteti serb, Bashkimi Europian përsëri është në mëdyshje për të dënuar rolin e Serbisë, ndërkohë që akoma mban në fuqi masat për Kosovën. Deklarata e fundit e përfaqësuesit të Bashkimit Europian, Josep Borrell, kur sulmet terroriste i quan “një bandë e armatosur” dhe akoma më keq, kërkon që të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohe, a thua se të gjitha këto nuk u panë.

Origjina e të gjitha këtyre veprimeve është e herëshme. Po rendis vetëm disa fakte të 30- viteve të fundit:

Në mitingun serb mbajtur më 09. 09. 1990, në Sanxhak, lideri i Rimekembjes serbe Vuk Drashkoviqi, ndër të tjera  tha: “Territori i Sanxhakut nuk është tokë e myslimanëve por është pjesë e Serbisë. Ju Myslimanët nuk keni se ç’të kërkoni këtu. Do tua çelim rrugët dhe dyert, krah më krah do t’ju dërgojmë në Mekë, Medinë, Iran e Turqi, sepse ju nuk mund të jetoni në tokat serbe.  Herë pas here po ky edhe më vonë në konferenca shtypi perseriste të njëjtat fjalë: “Themelet e demokracisë Europiane nuk mund të ndërtohen në bazë të sheriatit Islam dhe në Europë nuk mund të hyhet duke ngritur mure të larta rreth shtepive…” 

Në  Gazeten “Nasha Borba”, 11-12 korrik 1998,  Peshkopi i Shabacit e Valeves Lavretnije, do të deklaraten: “Arqipeshkvi Artemije ndoshta ka të drejtë kur ka propozuar me dhembje të madhe të ndajë një pjesë të Kosovës që me së paku e duam dhe tua japim shqiptareve. Ndoshta ajo pjesë e Kosovës do të jetë sfidë për të ardhmen e Serbise, por edhe të vetë Europes, për arsye se ajo do të jetë një pengesë e fuqishme për depertimin e Islamit në Veri. Nëse nuk veprohet kështu, unë kam frikë se shqiptarët shumë shpejt do të arrijnë deri në Shumadi, e ndoshta deri te porta e Beogradit…..”.

Kryetari i Partise radikale serbe, Vojislav Sheshel nuk hezitoi haptas të deklarate se: “Në momentin kur në Serbi do të bien bombat e NATO-s, në Kosovë nuk do të mbetet më asnjë shqiptarë”

Krimineli Radovan Karaxhiq deklaronte: ” Islami duhet të eleminohet nga Europa”.

Patriku Pavle i cili shërbeu në kishen serbe për 30 vjetë, mbronte vrasjet dhe torturat e shqiptarëve nëpër protesta duke thënë: “Protestat e tyre i ngjajnë një njeriu të mykur nga pasuria, të cilit i është thënë se rroga do t’i zvoglohet paksa… Ka luftra të drejta dhe të padrejta. Mbrojtja e Kososvës, nga shqiptaret është luftë e drejtë, prandaj me çdo mjet dhe në çdo kohë duhet të dëbohet pushtuesi shqiptarë”.

Ati Dorotej për, “The Guardian” deklaronte: “Në k ëtë pranverë do të ketë luftë. Atëherë shqiptarët musliman me siguri do ta sulmojnë manastirin e shekullit XIII dhe murgeshat do të varen, kisha do të digjet. Në rastin me të mirë kishen do ta shëndrrojnë në xhami”.

Serbet në mitingje edhe sot shprehin mbrojtjen e krimineli Millosheviq, dhe me shovinizem të tërbuar haptazi deklarojnë: “Gjithkund ku ekziston ndonjë shpirtë serbi, atje është atdheu im …”, “Serbi prej tri pjeseve, serish do të jeshe e unisuar …”  “Nuk kërkojmë asgjë të re veç mbreterinë e Dushanit …”, “Prej Lublane në Tiranë, në zemren time qëndrojnë plagët “. Të gjitha këto nuk tregojn asgjë tjeter vetem një formë teorike të terrorizmit, ndërsa për formen praktike, e pamë shumë qartë gjatë viteve të fundit në Kroaci, Bosnje dhe shumë hapur ka vazhduar dhe po vazhdon në Kosovë. 

Pyetja për këdo që ka sy dhe veshë është shumë e qarë! Si mund ti etiketosh “bandë” kriminale? Një grup terrorisë mbi 30 veta, me një sasi armatimi të konsideruehme? Arsenali ishte i tillë që sulmi ishte parashikuar të zgjaste në kohë.  Policia e Kosovës  publikoi pushkë të shumta automatike të kalibrave të ndryshme, pushkë snajper, automjete ushtarake, raketahedhës, granatahedhës, eksplozivë etj.  Një sasi e tillë armatimi dhe paisje ushtarake mund të përdoret nga një njësi e mirfilltë ushtarake e përgatitur dhe trainuar më së miri. Armët dhe municionet sipas njoftimeve në mediat e ndryshme, në shumicën e rasteve prodhohen në fabrikat serbe të armëve dhe në ish-jugosllave. Pothuajse i gjithë arsenali ishte parë në konfliktet luftarake në territorin e ish-Jugosllavisë.

Sot dëgjojmë shumë mendime dhe gjykime, si: Le t’ia lëmë kohës, ajo do të nxjerr në shesh të vërtetën. Të presim çfar do të ndodh më tej. Perendimi e din, etj. Një gjë duhet të jetë e qartë për këdo; Dekleratat e Vuciq dhe Daciq kur  krahasojnë operacionin me rezistencën e Adem Jasharit, nënkupton qartazi se operacionet luftarake do të vazhdojnë. Vuciq u betua se nuk do të ketë jo parti politike e politikan, por as serb që do ta njohe Kosovën. Ai tha; “Na vrisni të gjithëve dhe kurrë nuk do e njohim Kosovën”.  Me këtë thënie ai është i drejtëpërdrejtë, Serbët do të njohin Kosovën vetëm kur SHBA dhe BE do ta kuptojnë  se Serbia nuk njeh gjuhë tjetër veç të forces, siç e kuptuan në vitin 1999 me Millosheviqin. 

Këtë SHBA dhe BE  do ta bëjë vetëm atëherë kur të kenë përballë një komb shqiptar me një zë, të gjithë së bashku në bllok pro interesit kombëtar, pro Kosovës.

New York 2 Tetor 2013

Filed Under: Rajon

Deklaratë e Qeverisë së Republikës së Kosovës në lidhje me lëvizjet e njësive ushtarake të Forcave të Armatosura të Serbisë në drejtim të vijës kufitare me Republikën e Kosovës

September 30, 2023 by s p

Prishtinë, 30 shtator 2023/

Qeveria e Republikës së Kosovës me vëmendje dhe vigjilencë është duke ndjekur zhvillimet e fundit sa i përket lëvizjes së njësive ushtarake të Forcave të Armatosura të Serbisë në drejtim të vijës kufitare me Republikën e Kosovës.

Lëvizjet e ushtrisë serbe janë bërë nga tri drejtime të ndryshme; njësitet e Brigadës së dytë të ushtrisë serbe kanë lëvizur nga drejtimi i Rashkës në drejtim të kufirit verior të vendit tonë; njësitë e Brigadës së Tretë të ushtrisë serbe kanë lëvizur nga Regjioni i Nishit në drejtim të kufirit veri-lindor të vendit tonë dhe njësitë e Brigadës së katërt kanë lëvizur nga Regjioni i Vranjës në drejtim të kufirit lindor të Republikës së Kosovës.

Njësitë ushtarake të ushtrisë së Serbisë gjatë ditës së djeshme kanë vendosur kapacitetet e tyre ushtarake dhe të xhandarmërisë nëpër 48 bazat e përparme operacionale, që janë të shtrira përgjatë vijës kufitare me Republikën e Kosovës, pak kilometra në thellësi të territorit të Serbisë. Në këtë vendosje përfshihen edhe vendosja e sistemeve kundër-ajrore dhe artilerisë së rëndë.

Shumë herë kemi ngritur shqetësimin për ekzistencën e këtyre 48 bazave të përparme të ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe dhe kemi theksuar faktin, tashmë të vërtetuar që këto baza shërbejnë për mbështetje të agresionit të mundshëm ushtarak kundër Republikës së Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me ShBA-të dhe vendet e BE-së në lidhje me këtë kërcënim serioz nga Serbia dhe reagimi i ShBA-ve ndaj kësaj qasje agresive të Serbisë ka qenë i menjëhershëm dhe i drejtpërdrejtë.

I bëjmë thirrje Presidentit Vuçiq dhe institucioneve të Serbisë që menjëherë të tërheqin të gjitha trupat ushtarake nga vija kufitare me Kosovën dhe të mbyllin dhe demilitarizojnë 28 bazat e përparme ushtarake dhe 20 bazat e xhandarmërisë që për vendin tonë paraqesin kërcënim të përhershëm.

Pas dështimit të sulmit të armatosur me formacionet para-ushtarake të udhëhequra nga Milan Radoiçiq, marshimi dhe vendosja e trupave ushtarake serbe përgjatë kufirit me Kosovën është hapi i radhës i institucioneve të Serbisë për të kërcënuar integritetin territorial të vendit tonë dhe gjithashtu prezencën ushtarake ndërkombëtare në Republikën e Kosovës.

Institucionet e Republikës së Kosovës në bashkërendim me partnerët ndërkombëtarë janë më të vendosura se kurrë që me çdo kusht të mbrojnë tërësinë territoriale, të ruajnë sovranitetin, rendin kushtetues, rendin publik dhe jetën e qytetarëve të vendit tonë.

Filed Under: Rajon

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 49
  • 50
  • 51
  • 52
  • 53
  • …
  • 206
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ANGELA KOSTA DHE CHANEL BASHHYSA FITUESE TË ÇIMIMIT NDËRKOMBËTAR TË EKSELENCËS “DIVINAMENTE DONNA” NË SENATIN E REPUBLIKËS ITALIANE
  • “TASHMЁ JEMI TЁ VJETЁR PЁR T’U KTHYER NЁ SHTЁPI” – POEZI NGA ORIADA DAJKO
  • IRONIA DHE HIPOKRIZIA RRETH PRONËSIMIT TË KATEDRALËS NË SHKODËR
  • Dita e Verës – Festa e lashtë e ripërtëritjes shqiptare
  • Luan Rama sjell në Tiranë tablotë ikonike të piktorëve francezë për Shqipërinë dhe shqiptarët
  • Në Tiranë u zhvillua koncerti “Me Zanin e Bjeshkëve” i këngëtarit Gëzim Nika “Mjeshtër i Madh”
  • Shqipëria ka nevojë për Xhorxh Uashingtonët e saj
  • Kriza globale, nga Ukraina në Lindjen e Mesme
  • IRONIA DHE STILI NË DEBATET MES NOLIT DHE KONICËS 
  • MËRGIM XHEVAT KORҪA, IN MEMORIAM
  • Ardita Statovci, pedagoge pranë “Washington Conservatory of Music”: “Muzika është gjuhë universale që të mundëson ta prezantosh një copëz të identitetit e kulturës së vendit tënd në çdo anë të botës”
  • Përkujtojmë sot në përvjetorin e ndarjes nga jeta Fan Stilian Nolin, një figurë themelore të historisë dhe kulturës shqiptare
  • Festohet bukur 7-8 Marsi në Fialdelfia nga shoqata “Bijtë e shqipes”
  • Përtej mitit: identiteti si vetëdije shoqërore
  • Harmonia fetare në imazhin e një pulle postare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT