Elton Shametaj Chairman American Albanian Law Enforcement Association/
Tensionet në veri të Kosovës dhe sulmi ndaj patrullës së policisë kosovare në fshatin Bajskë ku humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku dhe u
plagos rëndë dhe një koleg tjetër i tij, ishin një akt i mirëmenduar kriminal sërb ndaj republikës së Kosovës. Rrjedha e këtyre situatave dëshmon se pas
këtyre ngjarjesh dhe veprimtarisë të përgjakshme dhe kriminale janë besnikët famëkeq të sërbit Vuçiç. Ç’është kjo kishë e zymët, kjo bazë armatimi
vandalësh që nëpërkëmb imazhin e kishës për veprime të errta dhe aspak fetare. Duhet të jemi të bindur që ç’nuk mund të presësh nga sërbomëdhenjtë, të
cilët me mënyra të ndyra e akte faqezinjësh duan të nënështrojnë Republikën e pamvarur të Kosovës. Shteti i Kosovës duhet të krenohet me këto efektiva
policie dhe besoj në të ardhmen do shikoj me rigorozitet mundësinë e shtimit të tyre, si dhe pajisjen e pagat e tyre. “Problemi Veri” duhet të ngjallë neveri
për këta organizatorë të ndyrë, kriminel që përdorin edhe objekte kulti për realizime monstruoze. Shumë indinjuese ishte përcjellja dhe nderimet që ju
benë efektivave paramilitare sërbe të rënë në këte krim, ç’ka tregon fytyrën e vërtetë të organizatorëve, të Beogradit. Radojçiçi, ky kriminel me të kaluar
plotësisht të errët, mbështetës i idesë të okupimit të Kosovës duhet të gjykohet dhe të marrë dënimin që meritojnë kriminelët. Afrimi ra në krye të detyres prandaj shteti Kosovës do të krenohet, por edhe familja e Afrimit duhet të ndiejë respektin dhe të jetojë kryelartë sepse trimat për lirinë e atdheut edhe
jetëve një simbol që bien në fushën e betejës. Afrimi do të jetë në jetë të ndiçues, për të gjithë ata që duan familjen, shoqërinë dhe shtetin. Ai do të kujtohet si luan që bje në fushën e nderit, që lirinë e kanë gjënë më të shenjtë.