• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ZOTËRIMI (ANAGRAFIK) NË KUTITË E VOTIMIT

December 19, 2021 by s p

Nga FEDERICO FUBINI – “Corriere della Sera”, 10 nëndor 2021   Përktheu: Eugjen Merlika

Për vizitën në Itali, në 2019, një nga të fundmet e tij jashtë Shtetit, Xi Jinping ka udhëtuar me krevatin e tij vetiak pas. Udhëheqësi kinez e ka bërë të ngarkohet në aeroplanin e Shtetit në Pekin dhe ka urdhëruar që të vendosej në selinë e tij romane. Nuk ka përcaktim më të mirë për një autokrat: një që vjen vërdallë nëpër botë me shtratin e tij. Mirë, por çfarë përcakton demokracitë? Cila është veçoria e përbashkët e dhjetra Vëndeve që dje Shtëpia e Bardhë ka mbledhur (në mënyrë virtuale) për të parin “Summit for Democracy”? Është e vërtetë se jo të gjithë të ftuarit e djeshëm kanë besueshmëri të paqortueshme.

Në listë shfaqen regjime autoritare si Serbia, Pakistani, Malajzia apo Angola dhe sisteme që jetojnë një shmangie të demokracisë liberale si Polonia, Hindia, Brazili apo Tunizia. Por nëse ka një vështrim që bashkon demokracitë më të vërteta , ato me pikëzimin më të lartë në shkallëzimin e think tank Freedom House, ka të bëjë me moshën mesatare të popullsive. Kombet më të lira janë edhe ata më të moshuarit e Tokës (me pëjashtim të të vegjëlve e të rinjve Kosta Rika dhe Uruguai). Është e mundëshme të jetë kështu, edhe sepse demokracia ndihmon një mirëqënie në të cilën pritmëria e jetës rritet dhe planifikimi familiar është më i kollajshëm. Por ka një pasojë të papritur sepse më të moshuarit tashmë zotërojnë në kutitë e votimit.

Në Gjermani, në vitin 1987, një e katërta e zgjedhësve ishin më pak se 30 vjeç dhe një e katërta tjetër më shumë se 60. Në votimet e fundit ndërkaq, të parët ishin ulur në 14 % dhe të dytët ishin rritur në 38 %. Në Itali  të dhënat janë të njëjta dhe në të dy Vëndet më shumë se gjysma e votuesve i kalon të pesëdhjetat. Në t’ardhmen kjo prirje nuk mund veçse të shpejtohet: të moshuarit do të stërfitojnë në votimet me urtësinë e tyre, por edhe me kundërshtinë e tyre më të madhe kundrejt së resë e vështrimeve të kohëve të gjata. Ja një temë për t’u rrahur në “Summit for Democracy”. Si të përballohet? Qeveria e re gjermane don të ulë moshën e votës në 16 vjet. Jo të gjithë do të jenë në një mëndje, por së paku Berlini e ka shtruar problemin. Të gjithëve.

“Corriere della Sera”, 10 nëndor 2021   Përktheu: Eugjen Merlika  

Filed Under: Rajon

Kosova, vendi më pro-NATO-s dhe BE-së në rajon

December 15, 2021 by s p


 -Ministri Mehaj mori pjesë në konferencën e Ministrave të Mbrojtjes të Organizatës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore: Kosova sot është plotësisht e përkushtuar për të demonstruar solidaritetin e saj dhe për të kontribuar për paqen dhe sigurinë globale/ 

PRISHTINË, 15 Dhjetor 2021-Gazeta DIELLI/

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, sot mori pjesë në konferencën e Ministrave të Mbrojtjes të Organizatës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore (CEDC).Temat e kësaj konference ishin “Çështja e kredibilitetit: Nxitja e partneritetit të ngushtë si mënyrë për të avancuar Integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor” dhe “Akordimi i duhur në orientimin strategjik drejt BE-së”.Në fjalën e tij, gjatë sesionit të parë përmes video-lidhjes, ministri Mehaj theksoi angazhimin dhe të arriturat e Republikës së Kosovës në menaxhimin e sfidave të sigurisë rajonale siç ishte pandemia me COVID-19, si dhe vizionit shtetëror për ofrimin e kontributit në parandalimin, reagimin dhe menaxhimin e sfidave tjera që cenojnë mjedisin e sigurisë rajonale dhe më gjerë.Gjithashtu, ministri Mehaj theksoi edhe angazhimin e tij në zbatimin e konceptit “Smart Defense” në bashkëpunim me homologët e tij rajonalë, si formë shumë e suksesshme dhe racionale për reagim dhe menaxhim të krizave që mund të cenojnë sigurinë e vendeve dhe qytetarëve të rajonit.Ndër të tjera, në këtë konferencë ministri Mehaj theksoi se: “Republika e Kosovës me ndihmën dhe mbështetjen e vendeve mike, është ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Kjo është arsyeja pse, përkundër propagandës së ashpër anti-perëndimore dhe dezinformatave, Kosova është ende vendi më pro-NATO-s dhe BE-së në rajon. Kjo është arsyeja pse Kosova sot është plotësisht e përkushtuar për të demonstruar solidaritetin e saj dhe për të kontribuar për paqen dhe sigurinë globale”.Në konferencën e sotme, të kryesuar nga ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Mario Banozic, morën pjesë ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtare të CEDC si: Austria, Republika Çeke, Sllovakia, Hungaria, Sllovenia dhe Kroacia, vendet me status të vëzhguesit si Polonia si dhe vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia.

Filed Under: Rajon

GRATË JAZIDE TË BRAKTISURA NGA EVROPA

December 3, 2021 by s p

Nga MARTA SERAFINI

“Corriere della Sera”, 23 nëndor 2021    Përktheu: Eugjen Merlika

Janë të njëjtat gra që, si pjesë e pakicës fetare – asaj jazide – janë shitur si skllave, përdhunuar e vrarë nga Isis mbas masakrës së Sinjarit të 2014. Dhimbjet e atyre të rejave i kanë përshkruar të gjitha mediat e botës. Ende sot në hapësirën e shtatë viteve, avokatë të kalibrit të Amal Clooney luftojnë nëpër gjykata me qëllim që t’u njihet atyre statusi I viktimave të gjenocidit. Për ta Evropa u zotua në thirrje, çmime, mbështetje e deklarata. Megjithatë tani, të njëjtat gra kthehen mbrapsht nga kufiri ndërmjet Bjellorusisë e Polonisë.

Ndodhi në ditët e shkuara, kur 430 prej tyre janë kthyer në Kurdistanin iraken mbasi kishin harxhuar të gjithë kursimet e tyre për të marrë udhëtimin. Kishin mbërritur në dyert e Evropës, si mijra të tjerë të ikur irakenë, sirianë e kurdë, mbasi Bjellorusia kishte filluar të jepte viza kujtdo që rrekej të hynte n’Evropë. Një praktikë që Minsku – padit Evropa – sigurisht nuk e ndjek n’emër të së drejtës njerëzore, por që e ka zbatuar për të ushtruar trysni politike mbi Brukselin. Në mes të shkëmbimit të padive gjënden ato, gra të cilave Parlamenti evropian u ka dhënë Çmimin Zaharov në 2016 e që sot nuk kanë para as për të paguar taksinë për t’u kthyer në shtëpi nga aeroporti.

Vajza, ndërmjet të paktave të mbijetuara nga masakrat e Isis, prej të cilave kemi dëgjuar rrëfime rrënqethëse mbasi xhihadistët i kishin liruar kundrejt një shpërblimi, e të cilave shumë Vënde evropiane, me në krye Gjermaninë, u kanë njohur statusin e refugjateve politike. Ku është atëherë kahu i drejtësisë përballë atij muri në Poloni? Ku është fryma e Evropës?

Pak ditë më parë një fëmijë sirian vdiq nga të ftohtit në një pyll, pak kilometra nga kufiri evropian. Sigurisht nuk është rruga e drejtë të pranohen kërcënimet, por as  kthimi i kokës nga ana tjetër, ndërsa gratë jazide shohin të mohuar të drejtën e strehimit politik, nuk mund të shpjerë shumë larg Evropën.

“Corriere della Sera”, 23 nëndor 2021    Përktheu: Eugjen Merlika  

Filed Under: Rajon

KFOR, kontribut për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë

November 24, 2021 by s p

-Kryeministri Kurti priti në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Ferenc Kajári/

Prishtinë, 24 Nëntor 2021-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pritën sot në takim komandantin e Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Ferenc Kajári.

Kryeministri Kurti e falënderoi komandantin Kajári për kontributin e KFOR-it për të ruajtur paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Republikën e Kosovës.

Ai ritheksoi gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë për komunikim, bashkëpunim e bashkërendim të veprimeve ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it, në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kryeministri shprehu përkushtimin institucional për luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe sundimin e ligjit, si prioritete të qeverisjes.

Gjeneral Major Kajári e përgëzoi ministrin Sveçla për angazhimin dhe profesionalizmin e lartë që po tregon Policia e Kosovës në shërbim të qytetarëve.

Ai shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e forcës shumëkombëshe për të vazhduar bashkëpunimin me institucionet për krijimin dhe ruajtjen e ambientit të qetë dhe të sigurt në Kosovë.

Filed Under: Rajon Tagged With: Albin Kurti

Kryekuvendrari Konjufca priti deputetët e koalicionit “Lugina e Bashkuar – SDA Sanxhak”…

July 8, 2021 by dgreca

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me nënkryetaren, Saranda Bogujevci, kanë pritur sot në takim deputetët e koalicionit “Lugina e Bashkuar – SDA Sanxhak”, Shaip Kamberi, Enis Imamoviq, Nadije Beqiri, Mirsad Hodzhiq, Argjend Bajrami, Selma Kuçeviq, si dhe kryetarin e Partisë Aksioni Demokratik i Sanxhakut (SDA), Sulejman Ugljanin. 

Me këtë rast, Sylejman Ugljanin, në cilësinë e kryetarit të SDA, e ka falënderuar kryekuvendarin Konjufca dhe ka shprehur mirënjohje në emër të boshnjakëve për miratimin në Kuvendin e Republikës së Kosovës të rezolutës që dënon gjenocidin në Srebrenicë. 

Ndërsa, deputetët e koalicionit  “Lugina e Bashkuar – SDA Sanxhak” e njoftuan të parin e Kuvendit për situatën politike në Serbi, të drejtat e mohuara dhe diskriminimin e pakicave, në veçanti të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit nga ana e aparatit shtetëror serb, si dhe kërkuan reciprocitet të të drejtave të pakicave në Kosovë dhe në Serbi. 

Kryekuvendari Konjufca vuri në pah rëndësinë e bashkërendimit të veprimeve dhe intensifikimin e bashkëpunimit me të zgjedhurit e popullit dhe përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës, Medvegjës, Bujanocit dhe Sanxhakut.

Filed Under: Rajon Tagged With: Kryeparlamentari Konjufca, Lugina e Bashkuar-SDA Sanxhak, priti Koalicionin

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 90
  • 91
  • 92
  • 93
  • 94
  • …
  • 206
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Shoqata shqiptaro-amerikane “Skënderbej” Inc. promovon romanin “Brenga” të Dr. Pashko Camaj 
  • ASOCIACIONI SI ENTITET PARA-SHTETËROR APO VETËMENAXHIMI SI GARANCI E RUAJTJES SË RENDIT KUSHTETUES NË KOSOVË
  • Luana Bajrami, aktorja nga Kosova feston 25 vjetorin me Oscar dhe hyn në Histori
  • Çfarë e bën mashkullin burrë?
  • Pse Hoxhë Hasan Tahsini ishte drejtuesi i lobit shqiptar në Stamboll
  • Artan Shabani, piktori i ngjyrave që vuan dramën e Çamërisë
  • Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por stresi i jep krahë: Pse biem pre e gënjeshtrave?
  • Shuhet lahutari rugovas Rrustem Bajrami-Imeraliaj, 1932-2026
  • PËKUSHTIM XHEVAT KORҪËS
  • Shqiptarët në Philadelphia festuan Ditën e Verës
  • RAKETAT SUPERSONIKE TË SERBISË: SINJAL ALARMI PËR SIGURINË NË BALLKAN
  • MONOGRAFI E RËNDËSISË SË VEÇANTË
  • BALLKANI PERËNDIMOR NDËRMJET ARKITEKTURËS SË PAQES DHE RREZIKUT TË RIFORMATIMIT GJEOPOLITIK
  • Zgjidhja e mençur angleze e Shekullit XIX – Krijimi i Pullës Postare
  • Love Bombing si dukuri digjitale

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT