• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-SHBA, hyn në fuqi Marrëveshja e Ekstradimit

June 18, 2019 by dgreca

Kosovë-SHBA, hyn në fuqi Marrëveshja e Ekstradimit/
Kosovë-SHBA, hyn në fuqi Marrëveshja e Ekstradimit

–“Unë, Donald J. Trump, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ratifikoj  dhe e konfirmoj Traktatin. Andaj, kam nënshkruar këtë instrument të ratifikimit dhe e kam mbyllur me vulën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”,thuhet ndër të tjera në letrën e Presidentit Trump/

–Ministri Tahiri: Letra e Presidentit Trump akt historik  për marrëdhëniet mes dy vendeve

PRISHTINË, 18 Qershor 2019-Gazeta DIELLI/Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri,  nëpërmjet zyrtarëve të lartë të shtetit amerikan, ka pranuar letrën e nënshkruar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, me të cilën konfirmohet hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Ekstradimit mes Kosovës dhe SHBA-së.

“Unë, Donald J. Trump, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ratifikoj  dhe e konfirmoj Traktatin. Andaj, kam nënshkruar këtë instrument të ratifikimit dhe e kam mbyllur me vulën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet ndër të tjera në letrën e Presidentit Trump.

Ministri Tahiri ka theksuar se marrja e kësaj letre është akt historik në marrëdhëniet dypalëshe.

“Nga zyrtarë të lartë të shtetit amerikan tashmë kam pranuar letrën e nënshkruar nga Presidenti i SHBA-ve z. Donald Trump, dhe nga Sekretari i Shtetit, z. Mike Pompeo, përmes së cilës konfirmohet hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Ekstradimit në mes dy vendeve. Kjo marrëveshje shënon një akt historik në marrëdhëniet dypalëshe mes SHBA-së dhe Kosovës dhe është garanci e mëtejme se sundimi i ligjit është i pa alternativë dhe lufta kundër krimit do të shkojë deri në fund” thekson ministri Tahiri.

Pas hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshje, ministri Tahiri potencon se Kosova tashmë rangohet si vend i besueshëm nga prijësit e demokracisë liberale.

“Pesha historike e kësaj marrëveshje, me vulën e Presidentit Trump, do të lë gjurmë në historinë e shtet ndërtimit tonë dhe do ta markojë Republikën e Kosovës në rangun e një vendi, në të cilin prijësit e demokracisë liberale dhe sundimit të ligjit kanë besim të plotë” thekson ministri Tahiri.

Protokolli i instrumenteve të Ratifikimit të Marrëveshjes së Ekstradimit në mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është nënshkruar javën e kaluar nga Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe Zëvendës Ndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, z. Matthew Palmer në Prishtinë./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: Behlul Jashari-Kosova-SHBA_Ekstradimi

Kosovë-Admirali Amerikan James Foggo vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes

May 22, 2019 by dgreca

-Admirali Amerikan James Foggo, i shoqëruar edhe nga komandanti i KFOR-it, Gjeneral major Lorenzo D’Addario, u prit sot me ceremoni ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës.  Më pas, Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama e pritën në takime të veçanta/

-Admirali i Marinës së SHBA, James Foggo Foggo udhëheq Komandën e Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s, Napoli, e cila mbikëqyr KFOR-in. NATO mbetet e angazhuar përmes KFOR-it për një mjedis të qetë dhe të sigurtë në Kosovë dhe stabilitet në rajonin e gjerë të Ballkanit Perëndimor/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 22 Maj 2019/  Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama pritën sot në takime të ndara, në Ministrinë e Mbrojtjes, komandantin e Komandës së Bashkuar të Aleancës në Napoli, Admiralin James Foggo. Fillimisht, Admirali Amerikan Foggo i shoqëruar edhe nga komandanti i KFOR-it, gjeneral major Lorenzo D’Addario, u prit me ceremoni ushtarake nga Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama dhe oficerë të lartë të FSK-së.

Më pas, u zhvillua takimi ndërmjet Ministrit të Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe admiralit amerikan Foggo. Takimi u fokusua në situatën e sigurisë në Kosovë e rajon, tranzicionin e FSK-së, bashkëpunimin dhe koordinimin me partnerët strategjikë si dhe qëllimin e palëkundur të Kosovës për anëtarësim në NATO dhe fokusimin në ndërtimin e kapaciteteve që garantojnë paqen në vend, rajon e më gjerë.

Ministri Berisha e njoftoi admiralin Foggo rreth procesit transparent të transicionit të FSK-së dhe koordinimin e vazhdueshëm me partnerët strategjikë. Ai i theksoi: “Në bashkëpunim me partnerët, kemi përgatitur Planin Gjithëpërfshirës Transitor. Zbatimi i këtij plani është gradual, gjatë 10 vjetëve të ardhshme, dhe ndahet në 3 faza. Ministria e Mbrojtjes është e përkushtuar që tranzicioni të bëhet në mënyrën e duhur dhe ky proces merr kohë. Janë përmbushur detyrat e fazës së parë A 120 + ditësh të Planit Gjithëpërfshirës Transitor sa i përket infrastrukturës ligjore dhe administrative”.

Më tej, ministri i Mbrojtjes  çmoi lart bashkëpunimin dhe koordinimin që kemi tash e 20 vjet me misionin e KFOR-it në Kosovë, të cilët kanë dhënë një kontribut të pazëvendësueshëm ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon, si ekipin e NALT-it për koordinimin dhe këshillimin e vazhdueshëm në çdo hap të ecjes tonë përpara.

Ministri Berisha përsëriti zotimin se FSK-ja edhe me mandatin e ri do të jetë forcë profesionale, multi-etnike dhe e besueshme, ku diversiteti është dhe do të mbetet vlerë, ku barazia është për të gjithë. Ministri shtoi se për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, qytetarët e Kosovës janë të gjithë të barabartë, pa marrë parasysh përkatësinë.

“FSK-ja për vite me radhë është institucioni që gëzon besimin më të lartë në Kosovë nga qytetarët”, deklaroi Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha.

I pari i Ministrisë së Mbrojtjes në fund të takimit me Admiralin Amerikan, theksoi se Republika e Kosovës është përkushtuar për paqe, siguri, stabilitet dhe bashkëpunim me të gjithë. Kemi bashkëpunim të shkëlqyer me të gjitha vendet e rajonit që janë anëtare të NATO-s dhe ato që aspirojnë anëtarësim në NATO. Ne jemi të bindur se paqja e përhershme arrihet me anëtarësimin e secilit shtet të rajonit në NATO.

Nga ana e tij, komandanti i Komandës së Bashkuar të Aleancës në Napoli, admirali James Foggo, përgëzoi ministrin dhe komandantin për të arriturat e FSK-së dhe bashkëpunimin e shkëlqyer me ekipin e NALT-it.  Në veçanti shprehu admirimin e tij për profesionalizmin e lartë të pjesëtarëve të FSK-së. Ndër tjera, admirali e ka konsideruar sukses të jashtëzakonshëm të Kosovës pjesëmarrjen e FSK-së me dy kadetë në Akademinë Ushtarake Amerikane West Point si dhe angazhimet tjera në të mire të zhvillimit të gjithmbarshëm të institucionit dhe shoqërisë.

Ndërsa, në takimin e komandantit të FSK-së, gjeneral Rama me Admiralin amerikan Foggo, u vlerësua lartë kontributi i NATO-s përmes KFOR-it dhe NALT-it në mbështetje të këshillimit dhe zhvillimit profesional të Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Filed Under: Rajon Tagged With: Admirali James Foggo-Gjeneral major Lorenzo D'Addario-Rustem berisha

MPJ refuzon kërkesën e Marko Gjuriqit për të hyrë në Kosovë

May 18, 2019 by dgreca

Kërkesa e shefit të Zyres së Kosovës në Serbi, Marko Gjurq, për hyrje në Kosovë të dielën, në ditën e zgjedhjeve për kryetarët e komunave veriore, është refuzuar nga autoritetet e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, këshilltari politik i ministrit të Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Jetlir Zyberaj.

“Kërkesa e tij është refuzuar për shkak që nuk është në përputhje me marrëveshjen e Bruskelit, ku kërkesat duhet të adresohen vetëm gjatë ditëve të punës dhe jo në fundjavë”, tha Zyberaj për Radion Evropa e Lirë.

Ai shtoi se MPJ është në koordinim me autoritetet e sigurisë në Kosovë për të parandaluar çdo shkelje të mundshme apo tentim-hyrje ilegale në Kosovë.

Shefi i Zyrës së Kosovës në Serbi, Marko Gjuriq, kishte thënë për mediat në Serbi se do të jetë prezent në ditën e zgjedhjeve në komunat veriore të Kosovës, përkundër refuzimeve të njëpasnjëshme nga autoritetet e Kosovës për vizitë.

Gjuriq ishte arrestuar në mars të vitit të kaluar nga Policia e Kosovës pasi nuk ka përfillur ndalesën e lëshuar nga Qeveria e Kosovës dhe është futur në Mitrovicë.

Filed Under: Rajon Tagged With: Marko Gjuriq-Jo ne Kosove

Kosovë-Festa e Pashkëve, festohet e urohet për shumë mot

April 21, 2019 by dgreca

Uojnë drejtuesit institucionalë e politikë të Kosovës, me mesazhet për besimtarët e krishterë dhe Ipeshkëvin e Dioqezës Prizren-Prishtinë, Dodë Gjergji/

PRISHTINË, 21 Prill 2019-Gazeta DIELLI/ Festa e Pashkëve me urimet për shumë mot festohet në Kosovë, e urojnë edhe drejtuesit institucionalë e politikë, me mesazhet për besimtarët e krishterë dhe Ipeshkëvin e Dioqezës Prizren-Prishtinë, Dodë Gjergji.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shprehet se në këtë të diel të Pashkëve katolike të gjithë besimtarëve të krishterë ua uroj këtë festë të shenjtë. 

“Shumë gëzime dhe shumë lumturi në familjen e çdo besimtari! Si simbol i ringjalljes dhe i ngadhënjimit të së mirës mbi të keqen, uroj me gjithë zemër që Pashkët të forcojnë edhe më tej ndjenjat e mirësisë dhe besimin në vlera tona, si dhe të shtojnë dashurinë dhe respektin e ndërsjellë ndërmjet gjithë qytetarëve tanë!”, shkruan në mesazh presidenti i Kosovës, Thaçi.

Kryeministri Ramush Haradinaj në urimin e tij shkruan se, Pashkët, për mijëra vjet i kanë bashkuar shqiptarët në vendin e vet rreth vlerave të tyre unike. 

“Kjo ditë, që na rrëfen mrekullinë e ringjalljes, të ngadhnjimit të jetës mbi vdekjen, na kujton se në thelb, sakrifica për të mirën dhe të drejtën është virtyti më i lartë jetësor. Uroj që në këtë ditë të bekuar për besimtarët katolikë, ta ngrisim ndjenjën e respektit për të tjerët dhe t’ua shtrijmë dorën atyre që kanë nevojë. Ipeshkvit të Kosovës Imzot Dodë Gjergjit, të gjithë shqiptarëve të besimit katolik, si dhe miqve ndërkombëtarë, gëzuar dhe për shumë mot Festën e shenjtë të Pashkëve!”, shprehet kryeministri i Kosovës, Haradinaj.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, shkruan: “Uroj nga zemra besimtarët e krishterë: Gëzuar Pashkët! Le të sjellë kjo festë e shënuar sa më shumë mirësi, gëzim dhe begati për ju dhe të afërmit tuaj! Paqja dhe harmonia mbizotëroftë në familjet tuaja!”.

Në Kosovë Pashkët festohen nga besimtarët e krishterë, urohen edhe nga qytetarët e besimeve të tjera që edhe marrin pjesë në festime./b.j/

PROGRAMI I FESTËS SË PASHKËVE 2019 NË KATEDRALEN SHËN NËNË TEREZA NË PRISHTINË 

Dioqeza Prizren-Prishtinë, ka bërë të ditur programin e kremtimit të Festës së Pashkëve 2019, që do të kremtohet në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.  

PROGRAMI:

VIGJILJA E PASHKËVE, e shtunë,  20 prill: 

Mesha Solemne/Qëndore e Pashkëve, do të kremtohet në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, në ora 21:00, të cilës do t’i prijë Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, SH. T. Imzot Dodë Gjergji. Në mbarim të meshës, do të ndahen vezë të pashkëve për fëmijë dhe të pranishëm. Kjo meshë do të transmetohet drejtpërdrejt nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK).

DITA E PASHKËVE, e diele, 21 prill:

Ora 11:00: Mesha në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

(Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Sh. T. Imzot Dodë Gjergji, do të kremtojë meshën e Ditës së Pashkëve në Katedralen Zoja Ndihmëtare në Prizren, në ora 11:00).

Ora 17:00: Mesha në Katedralen Shën Nënë Tereza, Prishtinë (anglisht)

Ora 18:00: Mesha në Kishën e Shën Ndout në Ulpianë, Prishtinë.

PRITJA SOLEMNE E PASHKËVE

E Diele, ora 19:00 – 20:00: Pritja Solemne për Pashkë në Qendrën “BogdaniPolis”, që gjendet poshtë Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë, e cila organizohet nga SH. T. Imzot Dodë Gjergji.

Për shumë mot Pashkët!

Filed Under: Rajon Tagged With: Behlul Jashari

Respekt mes besimeve fetare në Kosovë

March 22, 2019 by dgreca

-Ministri i Punëve të Brendshme, Mustafa ka takuar përfaqësuesit e bashkësive fetare në Kosovë. U shprehen të gatshëm që të jenë në dispozicion në kuadër të përgjegjësive që kanë për ndihmuar në ngritjen e vetëdijes së përgjithshme të gjithë besimtarëve në Kosovë/

PRISHTINË, 21 Mars 2019-Gazeta DIELLI/ Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, në kudër të aktiviteteve të bashkëpunimit, ka mbajtur takime me përfaqësuesit e bashkësive fetare në Kosovë.

Në kuadër të këtyre takimeve ministri Mustafa ka vënë në pah ngritjen e mëtejmë të kulturës së respektit  mes besimeve fetare në Kosovë, si një ndër vlerat ekzistuese që vazhdojnë të kultivohen në vendin tonë në respekt të njëri tjetrit.

Ministri Mustafa ka dëgjuar nga afër shqetësimet që kanë përfaqësuesit e bashkësive fetare, duke ofruar mbështetjen e tij si ministër dhe të agjencive të zbatimit të ligjit në Kosovë, për parandaluar çfarëdo rasti, apo incidenti që mund të cenonte sigurinë në Kosovë

“Organet e rendit janë duke bërë punë shumë të mirë në ofrimin e sigurisë së përgjithshme dhe është e rëndësishme që kjo të reflektohet në perceptimin e qytetarëve për konceptin e sigurisë, që pavarësisht çka punojnë apo përfaqësojnë të ndjehen të sigurtë”, theksoi ministri Mustafa.

Në këto takime ministri Mustafa vlerësoi angazhimin e përfaqësuesve të bashkësive fetare në Kosovë për rolin e tyre që kanë pasur në pjesëmarrje të forumeve të sigurisë në Kosovë, që kanë ndikuar drejtpërdrejtë tek qytetarët besimtarë që të mbajë vijën e besimin dhe të parandalojnë radikalizmin e mundshëm, me qëllim që më pastaj të mos reflektohet në sigurinë e tjerëve.

Përfaqësuesit e bashkësive fetare vlerësuan angazhimin e ministri Mustafa dhe u shprehen të gatshëm që të jenë në dispozicion në kuadër të përgjegjësive që kanë për ndihmuar në ngritjen e vetëdijes së përgjithshme të gjithë besimtarëve në Kosovë.Komunikimi me bashkësitë fetare identifikon nevojën për të diskutuar hapur shqetësimet dhe nevojat e dy anshme. Ky komunikim do të ndihmojë në përmirësimin e jetës së njerëzve dhe besimeve, në mënyrë që qytetarët të kenë siguri dhe që të respektojnë tjetrin, pavarësisht dallimeve apo besimeve që kanë./b.j/

Filed Under: Emigracion, Rajon Tagged With: Behlul Jashari

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 96
  • 97
  • 98
  • 99
  • 100
  • …
  • 206
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT