• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MREKULLI NGA KOSOVA…

January 15, 2013 by dgreca

Nga Silva Tërnava & Eduard M. Dilo/

Një bisedë me trimin, ish luftëtarin e UCK-se Enver Reka, na bëri që radhisim këto fakte që do tu ngelen brezave si dëshmi e gjallë e këtij rrugëtimi historik pas 100 – vjetësh të shpalljes së Pavarsisë. Si dikur.. dy bashkëluftëtarët, Ismail Selmani dhe Enver Reka, marrin rrugëtimin. Në krahë një çantë me disa ushqime dhe ujë.

Historia përsëritet…. Dikur drejt Vlorës trimat atdhetarë nisen ti bashkohen Ismail Qemalit në shpalljen e Pamvarsise; sot këta sokola mali sjellin orgjinal e persërisin atë rrugëtim shekullor.

Me vete kanë gezim të pa përshkruar, kanë një ndjenjë krenarie, e ashtu thjeshtë, pa bujë e zhurmë nisen në misionin e tyre fisnik.
Ecin, ecin e koha fluturon për ta, drejt Vlorës, ai ësht qëllimi i tyre. Kudo përshëndeteshin dhe priteshin me një bujari të pa parë; kudo hapur dyert e vellezërve të një gjaku.

I zinte nata diku…, të gjithë plot gezim i mernin në shtëpitë e tyre e ajo darkë kthehej në festë .

Po festohej si dikur shpallja imagjinare e Pamvarsisë.

-Do shkojmë në Vlorë, pranë Babait të kombit, ta mbështesim për mëvetësine nga Turqia.
Dhe ecja vazhdon…, vazhdon, e lodhje nuk ndihet.

Bijtë e Kosovës martire, :”djepit të shqiptarizmës”, i janë ndodhur në cdo kohë pranë Amës që e duan dhe e cmojnë shumë.
” Amaneti dhe hiri i atyre që bënë atë flamur, amaneti i atyre që nuk u dihen varret, amaneti i dëshmorve që ranë për bashkimin e shqiptarve në një shtet të vetëm na përcollen dhe ishin me ne në tanë atë rrugë.

Rruga nuk na lodhi, na dukej sikur fluturonim, kudo mbusheshim me dashuri, frymë dhe aromë Shqipërie”.

 

Lodhja e huaj krejt për këta ish luftëtarë, gëzimi i pa kufi për ta.

Shumë njerëz të rastësishëm ndalonin i takonin, i puthnin, i përqafonin këta misionarë të thjeshte të patriotizmës shqiptare.

Nga Kukësi deri në Vlorë, këta krushq – dasmorë, shkojnë me flamur në dorë…

-U mahnitëm dhe u befasuam, u përlotem nga mikpritja dhe bujaria vëllazërore. U ballafaquam me të gjitha zakonet e shqiptarisë.

Në Shqiperi hymë brënda edhe te myslimani si dhe te katoliku e te ortodoksi. Për neve ishte nje libër historie i gjallë ç’ka përjetuam.

Oshtinin malet, përcillnin kodrat, gërxhet, fushat e lumenjtë jehonën që na thoshnin: -ndaluni o trima nuk do vazhdoni tutje po nuk hangërt bukë nga familja ime. Ju jeni të nderum në shtëpinë time; aty të ndalni deri sa të zbres t’ju marr dhe t’u çoj në oborrin e shtëpisë time.

Të ma leni aromen e clirimtarve.

 

Nuk ndihesh me flatra, kur dëgjon keto zëra, a nuk ndihesh tamam Maratonomak i Shqiptarizmës , misionar i thjeshtë i saj?
Ne Milot, Kol Gjetani u bëri konak, e mbushi tavolinën ashtu si di të presë zemra bujare shqiptare. Dhe më von, lexoni me kujdes sa prekëse, sa rrënqethëse është vazhdimi i rrefimit të trimave Ismail e Enver:

 

-Kur na shtruan darkë me tana të mirat e Zotit, biseduam gjerë e gjatë për misionin që kishim deri në oret e vona të natës. Djalit tij desha t’ja jap një kanatiere që e kisha vesh unë. I thashë kështu do ma japësh ti një knatiere tënden të paster se imja mu ka bër me djersë. Laje dhe ruaje kujtim, une do e ruaj tenden. Por kur u xhvesha në banjë e pashë që ishte bërë me gjak nga plaga që kisha nga lufta. I thashë tënden do ta marr, e imja qënka e gjitha me gjak do ta hudh se ky gjak nuk lahet. U mërzit fort edhe pse i ri 17 vjec.

Permblodhi veten dhe me një ton burreror më tha: – Kështu e dua, do ta pastroj o burr’ që t’ja hjek djersën, gjaku le të mbetet; do t’ua lë brezave, le ta shohin edhe ata se ky gjak është derdh për ribashkimin e shqiptarve.

Ja tregova babës së vet çka më tha cuni, se më prekën keto fjalë – dhe i thashe:-lum ti o Kol për cunin që ke, ështe i lindur patriot.

 

Kur në vetvete mbart një mision të shenjtë zemre, nuk ka si ndodh ndryshe. Larg protokolleve, larg ceremonive këta misoinarë të shenjtë vazhdojnë rrugën drejt Vlorës…

Këta u shndërruan në misionarë të vërtete se populli i çmoi te tillë ndaj i priti kudo plot gëzim, plot dashuri, plot krenari.

 

Ecja vazhdonte, vazhdonte dhe vetëm vazhdonte ndërkohe që në rrethinat e Fush-Krujes, trimat misionarë u priten me breshëri pushkësh dhe brohoritje të fuqishme.

 

Dy misionarëve të misionit të shenjtë, lidhur ballin e tyre me flamurin e kuq me shkabën dykrenare u urdheron mirseardhjen një grup të rinjsh i veshur me kostume kombëtare dhe u ofrojnë armët duke u thënë: “shkrepeni bre burra , ta marrin vesh dushmanet që ky vend ka zot…” .

Edhe në Durres, mikepritje, bujai, kenaqesi. Sa bukur dhe prekes ishte takimi me disa burra trima , tamam si në legjenda, -ishin këta të ardhur në vjetin 1924 nga Prizreni e të vendosur aty. Përqafime të ngrohta, si prindi me fëmijën… Bujrum bre trima në votrat tona! Buk e kryp e zemër të bardhë. Në odën e miqve dy trimat i vendosin ne krye dhe biseda zhvillohet sikur të ishin pjestarë të një familje që takohen pas një ndarje të gjatë.

Befasi shumë e këndëshme ishte mbritja në Lushnjë, ku fam. Sefa një prej tyre dikur luftëtar me misionarët , hapi dyert dhe plot bujari cdo gje u kthye tamam në festë.

Si për cudi filloi një shi, për të treguar që gjkithçka përsëritet; edhe para 100 – vjetësh në Lushnjë kish rënë shi…( kështu na thanë, kështu është e shkruar…).

 

Ne Fier, nje pritje madheshtore. Na priten si heronj, c’do gjë ishte veshur me kuq e zi dhe kudo valviteshin flamuj Kombetarë. Ai që ishte marrë me organizimin e pritjes na ndali dhe na dërgoi në një restoran ku të gjitha aktivitet patritike kryheshin aty, nën frymën e Ukshin Hotit.

Na strehoj dhe nuk na la që të vazhdojmë rrugën sepse të nesërmen tek “Universiteti Kristal” gjithë fasadën ndërtesës do ta mbulonte me flamur.

Atë flamur e kishin qëndis po të njejtin si atë që ngriti Ismail Qemali në Vlorë. Ne e nderuam në menyrë luftarake! -Percollëm në mediat e qytetit mesazhin: “Nje ringjallje e patriotizmit me këtë veprim tejet të bukur, përshëndetje vëllazerore”.

 

Përsëri në rrugëtim drejt Vlorës, nuk janë dhe shumë kilometra për të bërë.Rreth tridhjetë.

Zemra gufonte nga emocionet. Duke ecur, kthejne koken mbrapa, nga qafa e Koshovices, kudo shikojnë vetem KUQ E ZI….

Nje çift turistësh të huaj që udhëtonte me makinë, ndalojnë dhe pasi i përshëndesin dy ish luftëtarët e U.Ç.K. , kërkojnë t’u bëjnë një fotografi.

“Ju lumtë u thonë…ju Shqiptarët jeni populli më patriot në botë…, gabim e kemi patur që u mbanim të pushtuar…

Dhe gjithë nderim i përqafuan dhe u larguan.

Ecnin misionarët drejt Vlorës, pa asnjë shënjë lodhjeje, vec të kënaqur që po ja mbrinin atij qellimi që i vunë vetes.

Makinat që kalonin, i përshëndetnin. Kudo u mahnitën ish luftëtarët për cka shikonin, kudo ulli, portokalle, dhe klube e restorante që të ofronin bujari…

Në buzët e tyre të qeshura, lehtas merrej e shpërthente këngë….”Se mjaft në robëri….o e jona SHQIPERI…, për ty, për ty o Nëna jonë drejt Vlorës unë po vi….”

Këngën e ndaluan pranë Novoselës kur para syve të tyre u cfaq një cikë bukuroshe shqiptare me gjurin e këmbës të thyer, (kish marre plage në lufte dhe kish ngelur ashtu).

Ndaluni vëllezër u thote dhe i perqafon si moter. Unë jam ushtare si ju kam marrë pjesë në luftën e Kosovës dhe jam nga Malisheva….

– Përnjëhersh deshti me na tradhetu loti, e shtërnguam fort në krah dhe i fshehëm shikimin duke menduar ” kurrë s’ke me pasë mundësinë me shiku lotët tanë”.

Ajo vajzë ashtu me gjurin e dëmtuar kërkoi të bashkangjitej në ecje me ne…

Na preku shume xhesti i motrës sonë nga Malisheva.

Një grup të rinjsh u afrua pranë, u përshëndeten me ta duke i përqafuar dhe nisën një bisedë të këndëshme patriotike.

Kur u afruan në Vlore, njerëz të ndryshëm që takonin jo vetëm që ju uronin mirseardhjen, por me lot në sy , u thoshnin Hallall qumështi i Nënave Shqiptare, trimneshave kosovare, që qysh në djep ju kanë mëkuar dhe rritur të jeni patriotë.

Ju sot me këtë xhest ringjallët e prutë në Vlorë gjithçka.

Vlora ju perulet me respekt! JU LUMTE”!

Në Vlorë, mes atij gëzimi e krenarie që na mbuloi e pushtoi të tërët, një koecidencë përsëri e cuditëshme! Pranë dy trimave të ardhur me këmbë për ditë e natë të tëra, një grup nga Gostivari i përshëndeti plot respekt e dashuri.

Kur u mësua se nga ishin, pra Gostivarash dhe Ferizakë filluan të shtërngonin duart dhe një herë dhe duke qeshur thanë: edhe 100 – vjet më parë kështu janë takuar…. të jetë rastësi? Jo! Historia përsëritet…..

 

Filed Under: Reportazh

ABAZ KUPI, HEROI I 7 PRILLIT DUHET TE PREHET NE ATDHE

January 14, 2013 by dgreca

Hakik Mena: Gjeneral Abaz Kupi, do të marrë përmast e vërteta vetëm në Atdhe në atë vend që ai e deshi aq shumë dhe bëri aq shumë për të, deri sa mbylli sytë më 9 janar 1976 në Nju Jork/

 NGA BEQIR SINA/

 Kew Gardens Quens – New York : Në qytetin e Queens – Neë York, të shtunën në mesdrekë u mblodhën një grup shqiptarësh për të kujtuar 37- vjetorin e vdekjes së Gjeneral Abaz Kupit. Ky tubim tradicional u mbajtë nën kujdesin e Partisë “Lëvizja e Legalitetit – ish Organizatës Kombëtare Lëvizja e Legalitetit”, në SHBA, në marrëveshje me familjen Kupi.

Ky është një pelegrinazh solemn i përvjetëshëm i cili bashkoi komunitetin shqiptar, entet fetare dhe politike, mbretërorët shqiptarë në Amerikë, anëtarët e partisë “Lëvizja e Legalitetit”, miqtë dhe dashamirët e familjes Kupi. Edhe, sivjet, si çdo vjet, ditën e Shtunë më datë 12 Janar 2013, në orën 12 pasdite tek varri i Gjeneral Abaz Kupit, në varrezat ku prehen edhe disa mbretëro dhe legalistë të tjerë, në varrezat qytetare Maple Grove Cemetery, ne Kew Gardens u zhvillua ceremonia përkujtimore.

Familja Kupi mbretëror dhe legalistë mblidhen si për çdo vjet për të përkujtuar vdekjen e udhëheqësit të nacionalizmit shqiptar, burrit që, në krye të trupave të Mbretit Zog, I, i zbardhi faqen Shqipërise me 7 Prillin e 1939, dhe kujtojnë një hereshit themeluesin e Organizatës Kombëtare të Lëvizjes së Legalitetit, Gjeneral Abaz Kupin.

Në këtë pelegrinazh të përvjetshëm mbretërorët dhe legalistët në fjalimet e tyre tregojnë se Abaz Kupi, ka qënë lejtmotivi i kombit tonë, kështu që figura e tij sipas tyre është figura më markante ose e thënë ndryshe sinonimi i qëndresës antifashiste dhe më pasë anti komuniste.

Abaz Kupi, thanë oratorët ka një histori të pastër kombëtare, e cila shfaqet kudo në një kontiunitet prej luftës nacional çlirimtare, rezistencës së Prillit 1939, dhe veprimtarisë së tij në mërgatën shqiptare. E përmbledhur, kjo fillon me ditën kur u ngrit flamuri ynë kombëtar dhe deri ditën kur ai mbylli sytë në 9 Janar 1976 në një spital në Long Island – Neë York.(Abaz Kupi, lindi me 6 gusht 1892, në Krujë dhe vdiq në pasdreken e 9 janarit 1976 në një klinikë spitalore të Long Island(Neë York) pas një sëmundje të rëndë}

Takimin përkujtimor, e hapi dhe e udhëhoqi n/kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit z Ahmet Hoti.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Lëvizja e Legalitetit në SHBA, zoti Ahmet Hoti i cili udhëhoqi njëherishit tubimin përkujtimorë në nderim të Gjeneral Abaz Kupit, u kërkojë të pranishëmeve që të nderojnë hymnet kombëtare të Shqipërisë dhe SHBA.

Udhëheqësi i këtij tubimi, zotëri Ahmet Hoti , kërkoi nga të pranishmit, që me nji minutë heshtje të kujtohen të gjithë heronjët dhe dëshmorët e kombit Shqiptarë, të, të gjitha kohërave, të gjithë ata të cilët dhanë jetën e tyre për çlirimin e vendit dhe Kosovës, liri, demokraci, e mirëqënie kombëtare, dhe për nji Shqipëri Etnike, pra për të çuar në vend dhe atë Apostulatin që la pasë Mbreti i Shqiptareve Ahmet Zogu i I

Ai ftoi më pasë një kryesi nderi të këtij tubimi, e cila udhëhiqej nga kryetari i Vatrës dr Gjon Buçaj, sekretari i përgjithshëm i shoqatës Çamëria prof. Sali Bollati, kryetari i Legalitetit Hakik Mean dhe pinjolli i familjes Kupi- nipi i Abaz Kupit, Sokol Kupi.

Zoti Hoti gjatë fjalës së tij nënvizojë se ka pasur një aktivitet mbresalënës në Krujë gjatë festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë . Ai lavdëroi punën e bërë nga Kryetari i Bashkisë Krujë, zoti Shkëlzen Hoxha, duke e quajtur atë një sinqeritet të autoriteve të këtij qyteti. “Kjo ishte një ditë, kur Partia Lëvizja e Legalitetit, ka pasur një ngjarje tjetër të shënuar, tha Hoti, duke shtuar se pas vlerësimit dhe nderimit që i bëri ato ditë Kuvendi i Shqipërisë figurës së Abaz Kupit, më datë 18 nëntor 2012 do të zhvillohej në Krujë, edhe ceremonia festive e dhënies së titullit “Qytetar Nderi” për Abaz Kupin. Gjithashtu, sheshi kryesor i qytetit të Krujës, tha ai do të mbajë emrin e tij dhe do të ketë bustin e tij, theksoi nën/kryetari i PLL për SHBA zoti Ahmet Hoti.

Zoti Hoti e përfundojë fjalën e tij me një falemnderim të veçantë për qeverinë e Kryeministrit Berisha; “për realzimin e asaj që si tha ai ne e kemi menduar gjithë jetën se është shqiptare”.

Folësi kryesorë i këtij evenimenti ishte Kryetari i PLL për SHBA zoti Hakik Mena

“Jemi mbledhë sot në vazhdimësinë e traditës kuptimplote legaliste, për të përkujtuar ditën e hidherueshme të ndarjes nga kjo jetë; të luftëtarit të paepur për liri, kapedanit popullor, njeriut symbol të besës, nacionalistit largëpames, politikanit konseguent, kryetarit tonë heroit Abaz Kupit”, tha në fillim të fjalës së tij kreu i Legalistëve në SHBA, zoti Hakik Mena.

Ndërkohë që, lidhur me vdekjen e Kupit, zoti Mena, rikujtojë edhe një herë se 37 vjet më parë familja e tij do të humbte njeriun e tyre të dashur e të shtrenjtë, populli shqiptar do të humbte heroin që do e kishin zili shumë popuj të botës, klasa politike shqiptare do të humbte idealistin largëpamës kombëtar, ndërsa ne legalistët tha ai humbëm udhëheqësin i cili me dekada me rradhë në mënyrën maksimale mbrojti me dinjitet kauzën tonë kombëtare.

Kreu i ligalistëvë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zoti Hakik Mena, Abaz Kupin e quajti njeriun që përfaqesonte modelin në masën që e deshti atdheun , të njeriut model se si luftoi dhe e mbrojti atë, dhe të njeriut model se si e deshironte t’a shihte Shqipërinë, të bashkuar me të gjitha trojet e saj Etnike..

Më tej në fjalën e tij ai bëri dhe një përshkrimi të figurës së përjetësuar të nacionalizmit shqiptarë Abaz Kupit. Ai figurën e tij e “ndërtojë” mbi katër shtylla të cilat ai i quajti epitetet e Abaz Kupit.

“Unë tha ai mendojë se do të Bazi i Canes si e thërrisnin atë pra Gjeneral Abaz kupi, ishte i përsosur duke kaluar nëpermjet 4 epiteteve që, natyrishtë , përkojne me periudha e kohë të ndryshme. Epiteti i parë vuri në pah zoti Mean, është ajo e një Kapedani popullor, periudhës që fillon gjatë momenteve të fundit të rënjes së Perandorisë Osmane.”

Epiteti i njeriut simbol, i përket në një periudhë të cilën unë thotë Mean, do të dëshiroja t’a quaja periudhën më vendimtare si për personalitetin e tij ashtu edhe për fatin e kombit tonë duke filluar me 7 prill 1939 e deri me vendosjen e Komunizmit në Shqipëri. Mabasi qe 7 Prilli i vitit 1939, ai që nxorri në pah plotëshisht vlerat e Abaz Kupit si një luftetar të vendosur dhe guximtar, si një patriot fisnik dhe mbi të gjitha si besnik i mbretit Zog dhe i Shqipnisë

Epiteti “nacionalist largpamës” përkon me periudhën e fillimit të përpjekjeve të Abaz Kupit, për të bashkuar frontin nacional çlirimtar me Ballin Kombëtar e të gjitha forcat e tjera shqiptare Ai tash merr përsipër me shumë krerë të tjerë nacionalistë pa dallim partish për të luftuar së bashku armikun e përbashkët fashizmin.

“Epiteti i katert dhe i fundit për mendimin e Kreu i ligalistëvë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zoti Hakik Mena, si u shpreh ai në fjalën e tij i përket politikanit konseguent, pra i përketë periudhës së largimit të Abaz Kupit, drejt një bote aqsa të panjohur edhe të “egër” . Ai shkon në shumë vende si Itali, Egjypt Amerikë, Francë, Gjermani. Edhe pse jashtë atdheut, ai vazhdoi aktivitetin e tij politik në organizimin e OKLL, dhe në unifikimin e të gjithë partive politike. Ai merr pjesë edhe në organizimin e Komitetit Shqipnia e Lirë, e cila krijohet në SHBA, me qëllim të luftimit të komunizmit me shpresë, për t’u kthyer një ditë në atdhe. ”

Në fund të fjalës së tij Mena, tha se :” Deri në momentet e fundit të jetës së tij ai s’ka pushuar së punuari dhe menduari për një Shqipni Etnike, të lirë, dhe demokratike. Më në fund do të thoja tha Mena, le të shërbej shëmbulli i këtij luftëtari fisnik, për ne brezat e ri. Le të shpresojmë që një ditë të afërt ashtu siç iu bë nderimi për rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë prej Bashkisë së qytetit të Krujës, dhe Qeverisë Shqiptare të vënies së pllakës përkujtimore, po ashtu të nderohet duke bërë të mundur po në mënyrë institucionale kthimin e eshtrave në vendlindjen e tij – në vedin që ai e deshti aq shumë dhe bëri aq shumë deri sa vdiq në 9 janar 1976 në Nju Jork të SHBA”

Në Përkujtimin e Abas Kupit – në Keë Gardens, Neë York, në emër të Vatrës, foli kryetari i Fedratës PanShqiptare të Amerikës VATRA, Dr. Gjon Buçaj :

Edhe pse ky përkujtim bahet çdo vjetë në datën e vdekjes së Abas Kupit, në vetëvete asht përkujtim i jetës dhe veprimtarisë së tij. Këtë herë ky përkujtim bahet pak dit mbas perfundimit të 100 vjetorit të pavarësisë, që u kremtue në mënyrë madhështore, kudo ku ka shqiptarë, por sidomos në Shqipni, me manifestime kulturore shkencore, historike e politike, u banë botime, seminare, shfaqje e dokumentarë, u vëlerësuen me çmime e monumente ngjarje historike dhe figura të randësishme kombëtare, (ku mjerisht u vërejtën edhe mungesa me randësi). Por këtu asht vendi dhe rasti të përmendi këthimin e eshtnave të Mbretit Zog nga shteti shqiptar dhe ngritjen e nji shtatoreje të meritueme.

Fakti që kundërshtarët e tij ishin kalibra të mëdhaj të ajkës së kulturës e të traditës së shqiptarizmit, e cilëson Ahmet Zogun si njeriun me aftësitë ma të përshtatëshme për të themelue shtetin modern shqiptar, ku mbretnoi deri sa pushtimi i huej ushtarak, e ndërpreu brutalisht me 7 prill 1939, ndërpremje të cilën, mbas 29 nandorit 1944 e vazhdoi për afër nji gjysmë shekulli, edhe ma brutalisht, pushtimi i huej ideologjik, nga pasojat e të cilit kombit shqiptar i duhet edhe shumë kohë për t’u sherue.

Nji vepër tjetër kombëtare që vëlen të përmendet këtu sot, i përket Krujës historike, Krujës së Skenderbeut që, në kuadrin e 100 vjetroit të pavarësisë, shpalli qytetarë nderi post-mortem, Abas Kupin dhe Mustafa Krujën, dy bij të denjë të saj, me bindje politike të ndryshme, por të dy me merita të pamohueshme për arritjen e pavarësisë.

Më lejoni të përsëris nji epizod na jeta e rinisë së Abas Kupit, të cilin m’a pat mësue nji tjetër patriot i çmuem, i ndjemi Ago Agaj, e që e pata përmendë me rastiin e vorrimit të tij: në valën e përpjekjeve për ngritjen e Flamurit, Abasi djaloshar, vrau nji fanatik që vepronte për të pengue ngritjen e “sorrës”, siç e quenin Shqipen fanatikë dhe armiqët e kohës. Ky gjest tregoi sa serioz dhe i vendosun ishte ai për pavarësinë e Shqipnisë. Uroj që përkujtimi i ardhshëm të realizohet në Atdhe!, përfundojë fjalën e tij kryetari i shoqatës Vatra dr. Gjon Buçaj.

Jam i nderuar tha zoti Bollati që me jepet rasti të flasë në nderim të njërit prej atëdhetarve më të mëdhenjë të kombit tonë gjeneral Abaz Kupin – njeriun që nuk kurseu asgjë duke treguar gjithë botës se Shqipëria nuk dorzohet, atij që me rezistencën e tij dhe bashkëluftërave të tij iu përgjigjë me pushkë pushtimit fashist”

Më pasë i mbijetuari i tragjedisë çame, solli kujtime nga një takim me një veteran të komunitetit zotin Rexhep Ymeri, gjatë vizitës në Neë York të Princit Leka. Bollati tha se Ymeri fliste për një këngë që këndohej në kohën e mbretërisë shqiptare dhe që duhet të jetë edhe sot lejtmotivi i patriotizmit shqiptar: “Jam i vogël djalë shqiptarë – kurr të rritëm do të shkojë ushtarë/ Do të marrë pushkën dhe do të luftojë Kosovë e Çamëri do të çlirojë – Mbretin Zog dhe Shqipërinë do t’a nderojë/.

Duke pyetur Sekretarin e përgjithshëm të Lidhjes së Prizerenit në SHBA, zotin Tom Mrijaj autobigraf i njohur i disa figurvae të shquara të disporës, se si do të përshkruante figurën e Abaz kupit, ai u përgjegjë pa ekuivoke “Si simbol të bashkimit kombëtar”

Më pasë ai sqaroi se : ” Historia e vërtetë e popullit shqiptarë shumë shpejt do të rishkruhet nga bijtë e bijat e atyre martirëve, që për shumë vite përjetuan kalvaret e ferrit ateisto -komunist enverian”

Për këtë tha Mrijaj figura e paepur e nacionalizmit shqiptar gjeneral Abaz Kupi, ka filluar me shpejtësi të zbardhet, duke dalë në pah veprimtaria e tij atdhetare. Kohëve të fundit, doli nga shtypi libri: “Kuvend Letrash Me Miqte”, me autor studiuesn Eugjen Merliken. Nëse e shfleton me shumë kujdes këtë vepër historike me dokumente autotentike, në shumë faqe flitet për veprimtarinë patriotike të Abaz Kupit në emigracion, i cili me tërë enërgjinë e tij përpiqej për bashkimin e shqiptarëve, në një front të përbashkët për rrëzimin e komunizmit në Shqipëri.

Ndërkohë që shtoi se :” Në Simpoziumin e XI-të të radhës “Trojet e Arbërit”, që u mbajt më 27-28 Nëntor, në përkujtim të 100-vjetorit të Pavarësisë në kryeqytetin e Shqipërisë Etnike në Prizren, studentja e re e historisë në Univerzitetin e Shkodrës, mbesa e nacionalistit kolonel Xhemal Lacit, Leonora Laci, hapi kumtesen e saj me këto fjalë: “Luftrat historike për liri, nuk i kanë bërë ata, që kanë jetuar në liri, por ata që kanë lindur e janë rritur nën pushtim.” Në brëndësin e kumtesës, flitej për hapat e shumë figurave nacionaliste, sic ishin: Kolonel Xhemal Laci, Gjeneral Abaz Kupi etj., që u përpoqen për një Shqipëri të lirë dhe demokratike.”

Tubimi u mbyll teksa Poeti anti komunist Tahir Hysa recitoi vargje të krijuara posaqërishtë për këtë datë të shënuar dedikuar figurës së Abaz Kupit dhe Mbretit të Shqiptarëve Ahmet Zogu i I. Ndërsa, sipas traditës përshëndeti dhe faleminderojë të gjithë pjesmarrësit në emër të familjes Kupi nipi i gjeneral Abaz Kupit, djali i Fatbardh Kupit zoti Sokol Kupi, i cili në emër të familjes së tij, familjes Dani, dhe Çupi – Gjergji ka nënvizuar se ” Shqipëria, sot po kalon një fazë, e cila për gjithë historinë e saj nuk ka pasë një shnacë të tillë – që edhe Kombi ynë të bashkohet – krah kemi edhe aleatët tanë më të fortë”.

Filed Under: Histori, Reportazh Tagged With: abaz kupi, Ahmet Hoti, Beqir Sina, hakik Mena, heroi i 7 prillit

ME 13 JANAR, MARK GJONAJ, ASSEMBLYMAN I SHTETIT TE NEW YORKUT, BËRI BETIMIN

January 14, 2013 by dgreca

Senatori i njohur i Nju Jorkut, në senatin e SHBA, Chuck Schumer, Kongresmeni Elito Engel, Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, dhe udhëheqës të lart vendorë përshëndetën zotin Mark Gjonaj /

NGA BEQIR SINA, Bronx -New York/
BRONX, NEW YORK : Kjo ishte një ditë krenarie për amerikanët dhe shqiptarët e këtij qyteti njujorkez, i cili ka numërin më të madh të shqiptarëve që banojnë në New York. Kjo ishte dita më e lumtur e jetës së tij dhe familjes dhe atyre mijëra shqiptarve që jetojnë në këtë qytet, por edhe për mbarë shqiptarët kudo që janë, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Luginën e Preshevës, Malin e Zi, Çamëri dhe Diasporë, që një shqiptarë në SHBA arrin një post kaq të lartë në Shtetin e New Yorkut. Ishte 13 janar 2013 dita kur një djalë shqiptari – djali i Reçit të Ulqinit Mark Gjonaj i lindur në Amerikë, te dielen e 13 Janarit,  në një atmosfer festive beri në sallën e teatrit të shkollës së mesme “Christopher Columbus High School”, betimin e parë, si një anëtarë i parë shqiptar në historinë e emgracionit, i zgjedhur më 6 nëntor anëtarë në Kuvendin e Shtetit të Nju Jorkut, nga Qarku 80 në Bronx.
“Kjo ishte një ditë historike për popullin shqiptar, tha Marko Gjonaj ashtu si është edhe për të gjitha komunitetet e tjera, amerikanët, italianët, Jewish-ët , Puerto Ricans , rusët, afrikano- amerikanët, kinezët, arabët dhe të tjerët, pra të gjitha komunitetet,”

Ceremoni u shoqërua prej fjalimeve nga gjuha jonë amtare, himni ynë kombëtarë, flamuri kuqezi me shkabën me dy krena, të cilat qëndronin të lidhura ngushtë “krah për krah” me hymnin amerikan, flamurin amerikan dhe fjalimet në gjuhën angleze, të senatorve, kongresmeneve dhe udhëheqësve fetar e politik lokal, autoriteve vendore dhe përfaqësueseve më të lart të shtetit të Nju Jorkut.

Mark Gjonaj hyri në sallë me familjen e tij që rrinte në rreshtin e parë, i shoqëruar nga një “lumë” urimesh e përgëzimesh. Menjëherë, pas tij u vendosë një skuadra e Policisë së Shtetit( NYC Police Department Explorere Post 2436) e cila egzekutojë marshin e policisë, me pesë flamuj përfshirë atë të SHBA, Shqipërisë, Shtetit të New Yorkut, Policisë dhe Kuvendit të New Yorkut .
Ceremoninë, në të cilën morë pjesë më shumë se 1000 vetë e hapën dy hymnet kombëtare, ai American National Athem, kënduar nga Fatima Santos dhe Pledge of Allegiance kënduar nga Nathalia Fernandez – si dhe Hymnim shqiptarë, të cilin e këndojë këngëtaria e mirënjohur Merita Halili e shoqëruar nga mjeshtri i firsamonikës Raif Hyseni.
Ndërkohë që hapjen e bekimit të ceremonisë e kreu I Përndershmi dom Pjetër Popaj – Kryefamullitari i Kishës Katolike Zoja e Shkodrës.
Ceremoninë e udhëhoqi gjykatësi i njohur njujorkez Douglas E. McKeon drejtori i Zyrës së Betimit për Shtetin e New Yorkut, i cili ishte ngarkuar edhe për të administruar betimin e zyrës së re, për assemblyman Mark Gjonaj.

Senatori Jeff Klein ishte i pari në mesin e shumë atyre folësve në këtë ceremoni të gjatë, I ndjekur nga William J. Madona, Artenida Gjeli, Aleatha Williams, Denis Wales dhe Jeffrey Panish, Diane Cerino, Charles E. Shumer, Carl E. Heastie, Ruben Diaz Jr. Elito Engel, Adriano Espaillat, Ruth Hassel – Thompson, Michael Bendedetto, Eric Stevenson, Christine Quinn,, James Vacca, Gilbert Galanxhi, Akan Ismaili, Vuksan “Sonny” Vataj, Rosa Gjonaj, Paul Gjonaj, Elsa Lulaj, Robert Johnson.
Pika më kulminate e kësaj ceremonie ishte betimi mbi librin e Biblës- i cili shprehet mbi citimin e kapitullit “So, Help Me God!” (Zot, më ndihmo mua!). Ceremonia e betimit “Zot më ndihmo mua!” u shoqërua me daljen në skenë të Mark Gjonaj- së bashku me gruan Robertën, dhe dy djemtë e tij, Jozefi dhe Nicholas . Duke mbajtur dorën e majtë mbi Bibël – të cilën e mbanin dy djemtë e tij dhe me dorën tjetër ngritur lart më pëllëmbë me “shikim” nga gjykatësi Douglas E. McKeon drejtori i Zyrës së Betimit, ai përsërit një për një fjalët e betimit, para gjykatësit Douglas E. McKeon. Më këtë rast duhet theksuar se kjo nuk është ceremoni zyrtare, mbasi Betimi zyrtar do të bëhet javën e ardhëshme në kryeqytetin e New Yorku – Albany.

Miku i madh i shqiptarëve Kongresmeni Eliot Engel tha se ai dëshironte të gjithë të dinë se pjesmarrja e tij në këtë ceremoni ishte një nder për një mik të mirë të tij si Mark Gjonaj. Engel ka shtuar se Mark Gjonaj fitoi një garë që shumë pak njerëz e kishnin menduar më parë teksa më në fund i dhanë atij një shans për të fituar, dhe se Marku është i zgjuar, punëtor, dhe di se si të bëjë gjërat e mira për të gjithë komunitetet në këtë distrikt. Engel vlerësoi gjithashtu Assemblyman Gjonaj për ruajtjen e traditës së tij duke e kthyer gjithmon “kokën prapa për të treguar prejardhjen e tij – nga erdhën dhe prindërit e tij” shtoi kongremeni Eliot Engel.

Senatori i njohur i Nju Jorkut, në senatin e SHBA, Chuck Schumer, mbasi foli me një konsiderat të lart për komunitetin shqiptarë, tha se ai;”Asnjëherë nuk e kishte vënë në dyshim fitoren e Mark Gjonaj, sepse ai është shembulli i emigrantëve që arrijnë suksesin në SHBA, kur integrohen dhe punojnë shume për këtë vend. Senatori Schumer ashtu si dhe Presidenti i Bronxit, Ruben Diaz ishin të mendimit se Assemblymani Gjonaj ka një etikë të punës së tij për të ndihmuar në përmirësimin e rrethit të tij, në Bronx , në një mënyrë për të sjellë të gjithë njerëzit së bashku.”
Më pasë e mori fjalën Drejtoresha e Marrëdhënieve me Publikun, Artenida Gjeli, e cila ka shprehur një ndjejë kënaqësie të veçantë, që po përshëndeste, me këtë rast të gjithë në gjuhën tonë të ëmbël Shqipe, Ajo e nisi fjalën e saj me përshëndetjen :” Mirësevini në betimin e anëtarit të ri të Asamblesë së shtetit të New Yorkut, për Distriktin 80-të, zotin Mark Gjonaj!’

“Kjo ceremoni historike, kjo fitore e madhe, theksojë znj. Gjeli e një shqiptari të Amerikës në SHBA, i cili vjen nga një familje punëtore shqiptare nga qyteti i Bronxit – New York, nuk ndodhi rastësisht, sepse si ai pati pas vetes ashtu si shqiptarët edhe Amerikanët e të gjitha kominitetet e tjera(amerikanët, italianët, Jewish, Puerto Ricans , rusët, afrikano amerikanët, kinezët, arabët dhe të tjerët, të gjitha komunitetet), të cilët e përkrahën masivisht, duke parë tek ai njeriun që do t’i përfaqësoi ata me një vizion të qartë për të ardhmen e këtij vendi.

Në vijim ajo tha se :’Për aqsa mund të quhet se kjo fitore është historike ; “Kjo nuk mendojë se është vetëm fitorja e zotit Mark Gjonaj – por mendojë se është fitorja e të gjitha komuniteteve të Distriktiti 80-të, që ai do të përfaqësojë tani, me një mandat dy vjeçarë, pra kjo është fitorja e të gjitha komuniteteve që banojnë e jetojnë në këtë Distrikt.”

Në fund ajo adresojë edhe një falemnderim të përzemërt në emër të Anëtarit të ri të Asamblesë së New Yorkut, zotit Mark Gjonaj, dhe në emër të stafit të tij , në emrin e saj, si Drejtoresha e Marrëdhënieve me Publikun,’ duke iu faleminderuar nga zemra për kontributtet e dhëna, për përkrahejn dhe punën vullnetare që kan bërë në këtë fushatë të sukseshme”, tha ajo.
Ambasadori i Shqipërisë në Washington zoti Gilbert Galanxhi pos një urimi personal lexoi letrën përshëndetëse që Kryeministri i Shqipërisë z. Sali Berisha i drejtonte zoti Mark Gjonaj :
I dashur zoti Gjonaj

Kam kënaqsinë e veçantë, që, me anë të kësaj letre, t’ju shpreh urimet e mia më të përzemrta e të qeverisë shqiptare për zgjdhjen tuaj në Asamblenë e Shtetit të New Yorkut,

Kam ndjekur me vëmendje fushtën tuaj zgjedhore, që u kurorzua me sukses më 6 nëntor 2012 me zgjedhjen tuaj anëtar në këtë Asamble, si përfaqësues i Distriktit 80-të, në Bronx County, New York. Prandaj, sot me rastin e ceremonisë së betimit, kam kënaqësinë t’ju përgëzoi për suksesin tuaj dhe t’ju urojë punë të mbarë në detyrat e përgjegjësit e reja, si përfaqësues i denjë i Distriktiti 80-të, në Asamblenë e Shtetit të New Yorkut.

Në mandatin tuaj ju do të përfaqësoni dhe do të mbroni të drejtat e komunitetit të distriktit që ju ka besuar votën , distrikt ku është i vendosur edhe një numër i konsiderueshëm shqiptaro amerikanësh. Komuniteti shqiptaro amerikan ka dhënë kontributin e vet në zhvillimin dhe përparimin e kombit Amerikan e në konsolidimin e parimeve e të vlerave të lirisë, kontribut i cili gjerësisht është i njohur dhe i vlerësuar. Për këtë, të gjithë shqiptarët kudo ndohen janë mirënjohës e krenarë.

Angazhimi juaj në politikë se dhe suksesi në zgjedhje janë tregues i zhvillimit, përparimit dhe përkushtimit të komunitetit shqiptarë në New York, si dhe i vendosmërisë për të nxitur e për të mbrojtur interast e këtij komuniteti nëpërmjet pranisë në sistemin e vendimmarrjes, në pushtetin legjislativ, pikërisht atje ku është zemra e çdo demokracie. kjo është edhe mënyra më e mirë për të rritur njëkohësisht edhe kontributin në mbrojtjen dhe forcimin e arritjeve që e kan bërë kombin amerikan të jetë pararojë e zhvillimit në shkallë botërore.

Me sigurimet e konsideratës e të respekti më të lart – i Juaji Sali Berisha.

Në përshëndetjen që solli me këtë rast, Konsulli Fatmir Zajmi, në emër të Konsullatës së Përgjithëshme të Kosovës në Nju Jork, thuhej se :”Unë kam një kënaqësi e madhe t’ju përcjell ju, në emër të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, urimet e shumta dhe të ngrohta për zgjedhjen tuaj si Assemblyman në Qarkun 80-të, të Kuvendit të Nju Jorkut në Albany .

“Kjo, thekson Ambasadori Sejdiu është bindja ime fortë se personaliteti juaj i shumë respektuar dhe karriera e shquar e Juaj janë garanci të forta se Ju do të përfaqësojnë me sukses qytetarët e Qarkut 80-të të qytetit të Bronxit..

Duke shtuar se :’Unë do të doja të shtrijë urimet e mia më të mira për suksesin tuaj profesional, si dhe shëndetin dhe lumturinë e familjes suaj” I Juaji, Ambasadori Bekim Sejdiu Kunsulli i Përgjithshëm i Kosovës

 

Filed Under: Reportazh Tagged With: Beqir Sina, beri betimin, Mark Gjonaj

ME SHQIPTARËT NË NATËN E VITIT TË RI NË TORONTO

January 8, 2013 by dgreca

Nga: Avdulla Kënaçi/ Mbresa/

Si kurrë ndonjëherë gjatë muajit dhjetor të vitit që sapo lamë pas, pati shumë diskutime midis shqiptarëve të Torontos se ku do ta kalonin natën e Vitit të ri. Atmosfera e festimeve të 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë na bashkoi edhe më shumë me njeri- tjetrin. Secili dëshironte me zemër që të vazhdonte kjo afri e dashuri midis nesh. Sa më shumë që avitej nata e Vitit të Ri, aq më shumë u ndezën si zjarre reklamat e personave apo kompanive që merren me organizimin e eventeve të tilla. Natyrisht që ky është një biznes, megjithëse organizatorët çdo vit ankohen se dalin me humbje.

Por është një bashkësi që nuk bën fare reklamë, as njoftime. Midis nesh njihet si “Grupi i Fierit”. Kishim ca të njohur në atë grupim dhe qysh më parë ne, si familje, kishim hedhur fjalën se do të ishim aty po qe se do të kishte vënde të lira. Ishim me fat, tri ditë përpara natës së Vitit të Ri na lajmëruan se mund të ishim pjesë e mbrëmjes… Ata kishin krijuar një traditë prej tetë vjetësh, por si do ta kalonim ne midis tyre? Ashtu, të ndrojtur zumë vend në “krye të qoshesë” dhe prisnim të fillonim. Dy të njohurit tanë, Vojsava me Bekimin nuk dukeshin gjëkundi, por i harruam shpejt nga që na dolën miq e të njohur të tjerë, Zeqiri me Evën e mbi të gjithë Iliri me familjen e tij.

– Nga janë të ardhur gjithë këta lir? – e pyeta unë.

– Kryesisht nga Fieri e Lushnja, por ka edhe nga Vlora, Gjirokastra, Elbasani dhe Tirana, përgjithësisht kanë mbrritur këtu me aplikim dhe janë familje intelektualësh. Ne jemi të vëllazëruar midis njeri- tjetrit, por është kënaqësi t’u kemi midis nesh, ju jeni të mirëseardhur, e kalofshi gëzuar! Unë nuk jam i vetëm – vazhdoi ai – që e menaxhoj këtë mbrëmje. Bashkëpunëtorët e mi janë Faik Muca me origjinë nga Elbasani dhe Sokrat Ndoni nga Lushnja, të dy inxhinierë, edhe ata merren me organizimin, kontraktimin e sallës, etj,. Ndërsa gratë dhe femijët tanë kontribuojnë në drejtim të zbukurimit, dekorimit të sallës, përgatitjes së dhuratave dhe anëve të tjera administrative si njoftime e shpërndarje biletash, etj. Pjesëmarrësit janë kryesisht nga Shqipëria e jugut dhe ajo e mesme. Ky komunitet në shumicën e rasteve është stabël nga viti në vit, me përjashtim të rasteve të pakta, kur ka pjesëmarrës të rinj (sic ishit ju këtë vit). Profesionet e pjesëmarrësve janë nga më të ndryshmit (kryesisht të ardhur në Kanada me mënyrë aplikimi duke filluar nga mësues, mjekë, inxhinierë, menaxhues pronash, etj.

Nuk kaloi shumë dhe ne u ndjemë si në shtëpinë tonë duke bërë aty për aty plot miq të rinj. Promotori i mbrëmjes ishte Iliri dhe familja e tij. Ai vetë kishte vënë mbi krye një kapele të kuqe kaubojsi me një shqiponjë të zezë përpara, dykrerëshe. Kishte sajuar në mënyrën e vet flamurin kombëtar shqiptar. Dy vajzat e tij, Ilma, studente në Universitetin e Torontos për gjuhë frënge me aparat fotografik në dorë dhe Blinera, maturante, sistemonin të sapoardhurit duke iu drejtuar secilit me respekt e mirësjellje, ndersa e ëma, Majlinda, buzëgaz kujdesej për fëmijët duke u shpërndarë secilit lodra dhe ëmbëlsira. Pranë kompjuterit në rolin e DJ ishte djali i tyre, Erblini, edhe ai student. Jo vetëm kishte bërë një punë të kujdesëshme për zgjedhjen e repertorit, por edhe të montazhit e hedhjes në DVD të festimit të mbrëmjes së një viti më parë. Të ngjante se familja Karroqe kishte një sebep dhe ne ishim të ftuarit e saj. Ish mesuesin e gjuhes angleze dhe tani agjent i shitjes se pronave, Ilir Karroqe e njihja edhe më parë, por nuk e dija se ai kishte dhunti për shoumen sepse pas pak vura re se si mori mikrofonin dhe duke u ngritur mbi një podium të sajuar nisi të këndonte. Krejti i lirshëm, pa komplekse dhe kurdoherë i qeshur; në cdo tavolinë krijonte atmosferë të gëzuar e festive. Jo vetëm ne, të ardhurit rishtazi, por secili ndjhej si në shtëpinë e vet.

Muzika shqiptare përhapej valë-valë në cdo cep të sallës. Gati harruam doktoreshë Vojsavën dhe bashkëshortin e saj, Bekim Xhelilin, me profesion zooteknik, kur ja ata u dukën në hyrje.

– Po ku ishit, na bëtë merak, menduam se nuk do na vinit…

– Isha unë në punë – dëgjoj afër veshit zërin e Vojsavës – ta kam sjellë edhe librin.

THuajse më ishte fshirë nga kujtesa, ajo më kishte premtuar se do më sillte një libër interesant “Turqia midis dy botëve” të shkruar nga një gazetar amerikan. Vojsava e dashuron letrësinë dhe lexon lirshëm në anglisht. E kujtoj nga Tirana në vitet e trazirave’97-98 ku banonte në një shtëpi me qera me bashkëshortin pa punë dhe dy djemtë në shkollë. Ishte e stresuar në se do t’i aprovohej kërkesa për t’u vendosur familjarisht në Kanada, ose jo. E quante si të vetmin shpëtim. Para disa vjetësh e takova në qendër të Torontos, pyeta në se ishte e kënaqur me jetën këtu.

– Shumë e kënaqur…ta puth në ballë Kanadanë – më tha plot vendosmëri.

– Po si është e mundur, jeton përsëri me qera dhe nuk je në profesionin tënd?

Kam djemtë në shkollë, djali i madh po diplomohet për jurist, jemi të gjithë në punë dhe unë po hedh provime një pas një.

Ka të drejtë ta gëzojë më shumë se të tjërët këtë vit të ri, ajo ka siguruar punë në spital, ka blerë shtëpi të bollshme, djali i madh i është diplomuar dhe tjetri vazhdon studimet e larta per ekonomi. Nuk thonë kot që Amerika e Veriut është vendi i realizimi i ëndërrave për secilin.

Miku im Zeqir Cama, poet, u bë xheloz për librin dhe e mori ndër duar dhe nuk iu durua pa thënë se pse nuk ia solli atij. E shfletoi shpejt e shpejt dhe tha si nëpër dhëmbë:

– Qënka në anglisht.- duke ma lëshuar me indiferencë midis gjunjëve.

Atmosfera në sallë sapo vinte dhe elektrizohej nga vallet, kërcimet e të rinjve, dollive, lodrave dhe këngëve që porositeshin sipas shijeve të grupeve të vecanta. Mesnata na gjeti të gjithëve me fishekzjarre në duar. Majlinda ishte kujdesur që secili të kishte flakadanin e vet. Urimi i madh:”Gëzuar për të gjithë!” erdhi e u ngrit në qiell së bashku me harenë, të qeshurat dhe brohoritjet…

– Cdo vit qofshim kështu edhe më të bashkuar ne shqiptarët e Torontos….

Përmes urimeve në gjuhën shqip, u ndamë shumë vonë, gati afër mëngjesit kur gjithë qyteti i Torontos, i mbështjellë nga acari dhe mjergulla, kishte rënë në qetësi.

Isha i impresionuar nga edukata, dashamirësia dhe korrektesa e secilit, si nuk u dëgjua një grindje, një shamatë, një zë i lartë… e krahasova këtë mbrëmje me atë të vitit të kaluar në një sallë tjetër me një çmim bilete tre herë më të lartë, kur jashtë, në hyrje të sallës ishin vendosur tri makina policie dhe kur dola ishin bërë gjashtë. Dikush nga grupet e shqiptarëve ishte rrahur….

Kaloi një javë nga festa e Vitit te
ri dhe mbesa ime e vogël, gati tre vjece, Emma, pyeti:

– Kur do shkojmë prap në dasëm?

Po, ashtu ishte, si një dasëm familjare me 120 vetë të ftuar, të gjithë shqiptarë të mirë e të edukuar….Mirupafshim përsëri!

 

Filed Under: Reportazh Tagged With: Avdulla Kenaci, mbresa, me shqiptaret, naten e Vitit te Ri, ne toronto

Mbi një milion njerëz në Times Square në New York për të festuar Vitin e Ri

January 1, 2013 by dgreca

Në festën e Vitit të ri edhe shqiptarët e Amerikës/

Nga BEQIR SINA New York/

 TIMES SQUARE – NEW YORK CITY – Grupi muzikor “Treni” dhe superylli John Lennon me këngën e famshme “Imagine” ishin ata që në sheshin Times Square kan numëruar sekondat e fundit deri në Vitin e Ri, 2013 të hënën në mbrëmjen Botërore të ndrrimit të motmoteve.

Sipas shtypi prestigjoz Amerikan thuhet se më shumë se një milion njerëz celebruan rënjen e Globit të kristalt në Times Square duke pritur në vitin e ri 2013 në një natë të ftohtë dhe shpesh me erë që panë temperaturat në mes 25′ deri në ’30 degree aty afër me 1 grad nën zero.

Duke lënë pas sekondat e fundit të vitit 2012 rreth butonit mbas kishin dhënë një spektakël disa orësh Grupi Muzikor Rockettes nga Radio City Music Hall së bashku me Kryetarin e Bashkisë së qytetit Michael Bloomberg bënë në mesnatë rënien tradicionale të topit . Organizatorët thanë se zgjodhën ikonën e kërcimtarëve të mirënjohur të Kërshëndelllave Grupin Muzikor Rockettes nga Radio City Music Hall për të dhënë një natë të veçantë qytetin e New York-ut .

Në Times Square – New York, mijëra policët qytetit të hënën ishin vendosur herët patrullimin e zonës përrreth 12 orë përpara ata filluan mbylljen e rrugëve për festimin e Vitit të Ri në sheshin Times Square. Masat e larta të sigurisë shoqëruan të gjithë vizitorët të cilët ishin të detyruar të kalojnë nëpër detektorë metali për të fituar qasjen në zonën e sheshit Times Square.

Mbi një milion njerëz u mblodhën mbrëmë në Times Square në New York për të festuar Vitin e Ri

. Ceremonia festive me ngjyra të gjalla e plot kolorit në Manhattan është shndërruar tashmë në një kartvizitë të metropolit Botërorë dhe çdo vit tërheq mijëra turistë nga e gjithë bota. Ndërkohë që miliona e miliona njerëz rreth e përqark Globit ndjekin nëpërmjet televizioneve këtë ngjarje kulmore në New York.
Pika kulmore e festës bëhet me numërimin e kohës(sekondave të fundit) deri në hyrje të Viti i Ri, e cila fillonë një minutë para mesnatës, dhe përfundon në krahët e lumturisë dhe dashurisë së çifteve me puthjet e tyre pasionate. Në këtë kohë nga një shtizë e lartë metali e posaçëme për këtë ngjarje rrëshqet tëposhtë një sferë gjigande kristali ose Globi tradicional. Pesha e saj është e madhe, mbi 5 ton dhe është e mbuluar ajo me 32 mijë e 256 llambushka me ngjyra të ndryshme.
Globi tradicional arrinë pikën më të ulët në atë kohë kur në bregdetin lindor të SHBA-së do të hyjë Viti i Ri 2013. Më pas në Times Square fillojnë shkreptimat e milionave tonelatatve fishekzjarresh të shoqëruara me një “borë” të dendur me shirita shumëngjyrëshe dhe konfeti – Mirëpo në të gjithë qytetin ka vite që për shkak të grumbullimit të madh të njerëzve në sheshe autoritetet e qytetit kanë ndaluar përdorimin e çfarëdolloj piroteknike.

Si gjithmonë, kryeqendra botërore New York e priti festën e fundvitit në një atmosferë elegante dhe të hijshme. Gjithë qyteti është zbukuruar me bredha të Vitit të Ri, lodra, vargje dritash shumëngjyrëshe dhe stoli. Në rrugët dhe sheshet e ndriçuara më së miri tingëlloi muzika, si dhe u mbajtën gjatë gjithë kësaj jave festimet e Krishtlindjeve. E gjithë kjo i jep New Yorkut një atmosferë të veçantë festive, ndërsa banorëve dhe vizitorëve të saj i fal gjendje të mrekullueshme shpirtërore, që rrallë herë njeriu e përjeton.

Në festën e Vitit të ri edhe shqiptarët e Amerikës………

Në këtë festë përfshihen edhe shqiptarët e Amerikës të pothuajse të gjitha qyteteve më të mëdha të të Shteteve të Bashkuara, të cilëve u jepet mundësia për ta festuar Vitin e Ri nëpër lokale shoqëruar me koncertet e e Vitit të ri. Festime këto me darka të bollshme ku marrin pjesë këngëtarët më të mirë të komunitetit, por edhe artistëve mysafirë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës
Mirëpo megjithëse çmimet e lokaleve ku festojnë shqiptarë lëvërojnë nga 100 dollar deri në 200 dollarë për person, ka bë që nata e Vitit të ri, për të festuar dhe për tu kënaqur dhe gëzuar shqiptarët e Amerikës tregon se tek shqiptarët “nuk ka krizë ekonomike”. Megjithëse në bollëk dhe gëzim e madh familjar një pjesë e tyre, zgjedhin e festojnë në rrethin e tyre familjar, ndërkohë që ka edhe nga ata që zgjedhin festimet kryesore që zhvillohen në Sheshin e famëshëm Times Square në New York, ose sheshet kryesore në Çikago, Detroit, Boston, Washington , dhe Dallas..
Në mbrëmjet me koncerte posaçërisht me rastin e Vitit të Ri, do të zgjasën edhe sot në mbrëmje nga ora 20:00 deri në 02:00 të mesnatës nëpër lokale, të cilat për natë e dytë i ulin pak çmimet.

52 milionë vizitorë të huaj dhe ata vendas të cilët e vizituan qytetin New Yorkun gjatë vitit 2012
Edhe Uragani Sandy nuk mund të ngadalësojë një bum të madh turistësh dhe vizitorësh të huaj sidomos në qytetin e Nju Jorkut gjatë vititi 2012. Kështu të paktën deklaroi so 10 orë më parë se të nisi ndrrimi i motmoteve në një konferencë shtypi të mbajtur para ndërtesës së bashkisë së qytetit të New York, Kryetari i saj Michael Bloomberg, teksa bëri të ditur sot se Big Apple (si thirret qyteti i New Yorkut) ka pasur një rekord me 2.1 përqind rritje duke thyer numrat rekord të viteve të kaluara.
Sipas entit të statistikave NYC & Company në qytet erdhën 52 milionë vizitorë të huaj dhe ata vendas të cilët e vizituan qytetin tonë gjatë vitit 2012 – Ata deklaruan nga ky bum turistësh qyteti përfitoi miliarda dollar në ekonominë e qytetit! sidomos u rritë tregu i artikujve të ndryshëm, elektornika dhe veshmbathja por edhe industria kulinare dhe hoteleria pati rritje të mirë
Sipas entitit të statistikave NYC & Company dhe zyrës së Bashkisë të qytetit për turizmin,turistë dhe vizitorët kanë “gjeneruar për vitin 2012 një shumë e cila është e vlerësuar 55.3 miliard dollarë në ndikimin ekonomik dhe të impaktiti të ekonomisë së qytetit, me shpenzimet direkte të cilat kan arritur 36.9 miliard dollar.” Ata thanë se pika më kulmore e viztorve ka qenë Kërshëndellat dhe natyrisht pas tyre Viti i Ri, pritja madhështore sot në Times Square.
Kryetari i Bashkisë së qytetit zotit Michael Bloomberg, deklaroi se është mirë që në rrugën tonë drejt arritjes së qëllimit tonë për vitet e ardhshme, duhet që prej 55 milion vizitorëve në New York, për dy vjetët e ardhshme të shkojë deri në 70 miliard dollar përfitim të cilat do të kenë ndikimin dhe impakt ekonomik deri në vitin 2015.”
Deputy Mayor për Zhvillimin Economik zoti Robert Steel shtoi në konferëncën për shtyp se:” Rritja e sugurisë në qytet, relaksimi i mrekullueshem i vizitorëve, çmimet më të mira në botë, shpresojmë se shumë kan për të rritur një flluskë të ri të turizmit në qytetin tonë. Dhe ne duhet vetëm të mendojmë, se turizmi i cili tashmë është kthyer në industrinë e pestë, dhe konsiderohet si më e madhe në qytet, duhet të jetë më me prioritet, sipas zotit Robert Steel.
Ata thanë kemi pasur rreth 41.000.000 vizitorë vendas dhe 11 milionë turistë nga kryqetërthorë bota. Midis tyre ata paguan 29 milionë dollarë në hotele vetëm për një dhomë me vlerë një gjysmë miliard dollarë në të ardhurat tatimore për hotelet. Pra, kjo është e kuptueshme se numri i dhomave të hoteleve aktive në qytet u zgjerua për 91.500 dhoma vetëm gjatë këtij viti. Ndërkohë, sipas zyrtarve të lartë të New Yorkut thuhet se në disa nga “tregjet në zhvillim e turizmit” qyteti i New yorkut, në mënyrë aktive për disa nga vitet të fundit ka parë disa rritje të pabesueshme. Që nga viti 2006 numri i turistëve që vijnë nga Brazili, Kina, Argjentina dhe Australia kanë shkuar deri në 447 për qind Brazili, 442 për qind Kina, 258 për qind argjentina, 157 për qind, respektivisht.

 

Filed Under: Reportazh Tagged With: priti Vitin e ri, Times Square

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 167
  • 168
  • 169
  • 170
  • 171
  • 172
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT