• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Z.Glauk Konjufca mirëpriti në Kuvendin e Kosovës themelues dhe mësues të Shkollave Shqipe “Alba Life”, New York

July 25, 2024 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo

Faleminderit z.Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës!

Stafi i Shkollave Shqipe “ Alba Life” Ambasador i Kombit në New York dhe në Online u mirëprit në Kuvendin e Republikës së Kosovës me ftesë nga Kryetari i saj z. Glauk Konjufca. Në këtë takim ishin z. Qemal Zylo themelues dhe drejtues i TV dhe Shkollave Shqipe “Alba Life”, mesuese e nderuar plot pervoje, kulture midis dy kontinenteve Fatlinda Bajcinca Gashi, mesuese Kozeta Zylo, të cilët u shoqëruan nga znj. Megi Gjoni bashkëpunëtore për TV në Tiranë. Zoti Konjufca falenderoi përzemërsisht themeluesit, mësuesit, nxënësit, prindërit për këtë punë atdhetare dhe nga më të çmuarat në Diasporë. Gjuha Shqipe tha z. Konjufca eshte identiteti yne kombetar. Ajo eshte e pasur dhe nder me te vjetrat ne bote ndaj duhet te ruhet si e shenjte. Ne do ju mbeshtesim vazhdimisht dhe do te krijojme lidhje dhe me te aferta me Shkollat Shqipe qe femijet e Diaspores te mos harrojne rrenjet nga vine. Diaspora gjithmone ka qene prane Kombit dhe Kosoves dhe vazhdimisht e ka mbeshtetur fuqimisht ndaj ne I shprehim respektin maksimal. Ju premtoj se nese do te vije ne New York do te gjej kohen per te vizituar Shkollat Shqipe.

Zoti Qemal Zylo falenderoi z. Glauk Konjufca dhe shprehu mirenjohjen e pakufishme per mikpritjen e tij si dhe te z. Albin Kurti qe kane qene te vemendshem per Misionin Kombetar. Gjithashtu cmoi se tepermi mbeshtetjen dhe vizionin e tij per Gjuhen Shqipe dhe Kombin. Zoti Zylo pershkroi punen e palodhur te stafit, mesueseve dhe te asistenteve I cili tha se pa kontributin e tyre nuk do te kishim keto arritje te suksesshme si shkolla. Mesuese Fatlinda Bajçinca Gashi vleresoi lart kontributin e z. Glauk Konjufca per Kosoven, nderkohe shohim si rritet nje politikan vizionar ne cdo aspekt si lider. Jam krenare qe punoj prane Shkolles Shqipe ne Brooklyn duke ju mesuar femijeve te Diaspores Gjuhen Shqipe. Ne vertete jemi larg, por Gjuhen Shqipe e kemi ne palcen e gjakut dhe ate do jua transmetojme brezave. Eshte emocion te jem sot ne keto mjedise te Kuvendit qe edhe pse e lindur dhe rritur ne Prishtine nuk i kishja vizituar me pare. Ne punojme fort institucionalisht, ndaj dhe Alba Life ka nje histori te merituar suksesi. Zoti Glauk Konjufca ne fund te vizites sone dha nje interviste per TV “Alba Life” ne New York. Elekuenca e folur e tij ne Gjuhen Shqipe ishte per t’u admiruar. Takimi me Zotin Konjufca ishte frymezues, atdhetar, plot kulture dhe miresi. Kryetari I Kuvendit te Kosoves zoti Glauk Konjufca sherben si Kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka qenë Ministër i Punëve të Jashtme në Kosovë dhe deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ne emer te gjithe stafit, mesueseve, prinderve dhe nxenesve te Shkollave Shqipe “ Alba Life” i shprehim mirenjohjen e thelle Zotit Konjufca dhe i urojme pune te mbare ne Kuvend.

Filed Under: Reportazh

Shkolla verore shqipe për nxënësit e mësimit të gjuhës shqipe të Kroacisë

July 23, 2024 by s p

Këshilli i Mësuesve Shqiptarë në Kroaci, në bashkëpunim me Këshillin e Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit, organizoi shkollën verore shqipe për nxënësit e mësimit të gjuhës shqipe të Zagrebit, Osijekut dhe Gjakovës, e cila këtë vit u mbajt prej 24-29 qershor 2024, në qytetin e Sellcës, në Kroaci. Gjatë gjashtë ditëve të shkollës verore, nxënësit mësuan dhe zgjeruan njohuritë e tyre, por edhe u argëtuan në punëtoritë gjuhësore, letrare, muzikore, të vizatimit, sportive dhe të dramës, sipas një plan-programi të miratuar nga Ministria e Shkencës, Arsimit dhe të Rinjve të Republikës së Kroacisë. Nxënësit treguan interes për përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha kushtet dhe rrethanat e komunikimit. Ky është viti i tretë që e mbajmë shkollën verore shqipe, në të cilat kanë marrë pjesë nxënësit e mësimit shqip të moshave prej 6-17 vjeçare.

Në punëtoritë u trajtuan temat rreth natyrës, kafshëve, simboleve kombëtare shqiptare, gjuhës shqipe dhe shëtitjeve virtuale në qytetet e Shqipërisë. Profesorja Đurđica Ramqaj, si udhërrëfyese turistike, u tregoi nxënësve për Prefekturën Bregdetaro-malore dhe prefektura të tjera në Kroaci në gjuhën shqipe.

Nxënësit kënduan edhe këngë shqipe, recituan, aktruan, shkruan, vizatuan dhe luajtën gjëegjëza, lojëra popullore shqiptare dhe lojëra të tjera sportive. Drejtuesja e shkollës verore, mësuesja Melita Oreshkoviq, mësuesi Mendu Imeri dhe profesorja Gjurgjica Ramqaj udhëhoqën punëtoritë, ndërsa nxënësit u shoqëruan edhe nga një asistente. Vitin e ardhshëm do të angazhojmë edhe studentë shqiptarë, në mënyrë që të na ndihmojnë për tu kujdesur për fëmijët edhe gjatë kohës së lirë.

Mësuesit dhe nxënësit në oborrin e kampit veror „Trešnjevka“ përgatitën dhe festuan Ditën e Grurit, një traditë, që daton që nga kohërat e lashta në zonën e Myzeqejës, fshatin Pojan, në Shqipëri. Fëmijët dhe mësuesit kënduan këngë shqiptare kushtuar të korrurave, vallëzuan, përgatitën një tryezë me grurë, misër, miell dhe petulla të gatuara nga asistentja Sadife, e cila u tregoi fëmijëve recetën e gjyshes së saj.

Mësuesit dhe asistentët vullnetarë japin një kontribut të çmuar për fëmijët shqiptarë, që të zhvillojnë dhe ruajnë identitetin e tyre kombëtar përmes punëtorive të gjuhës, letërsisë, muzikës, artit dhe dramës edhe gjatë pushimeve verore. Nxënësit shkruan edhe kartolinat me dedikimin “Përshëndetje nga Sellce” prindërve, shokëve dhe familjarëve.

Ata së bashku me mësuesit e tyre vizituan Akuariumin në Crikvenicë, ku panë 300 lloje peshqish dhe zhvilluan një udhëtim njëditor me anije në Vrbnik, ku ndodhet edhe rrugica Klančić, rrugica më e ngushtë në botë rreth 40 cm, në të cilën kaluan edhe nxënësit tanë. Shkolla verore u financua nga Ministria e Shkencës, Arsimit dhe të Rinjve të Republikës së Kroacisë, Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të qytetit të Zagrebit, prindërit dhe donatorë të tjerë.

Autor: Melita Oreshkoviq

Fotografitë: Arkivi i Këshillit të Mësuesve Shqiptarë të Kroacisë.

Filed Under: Reportazh

Vizioni për Liritë dhe të Drejtat e Femrës – Mbresa nga Takimi i dytë vjetor i F’Odës

July 20, 2024 by s p

Rafaela Prifti/

Nga datat 12 deri në 15 korrik, F’Oda mbajti takimin e dytë vjetor në UBT – University of Business and Technology, Lipjan, Kosovë. E krijuar nga një grup vajzash në diasporë, të cilat janë diplomuar në profile të ndryshme akademike, F’Oda është një koncept dhe hapësirë “për çika, nga çika” që sfidon normat patriarkale të shoqërisë shqiptare, siç është Oda e Burrave.

Tema qendrore e takimit treditor ishin të drejtat riprodhuese, të fokusuara në edukimin seksual dhe perceptimin e trupit të grave dhe vajzave. Fokusi i këtij takimi ishte autonomia fizike, mendore e shpirtërore e femrës. F’Oda ju jep një platformë femrave nga gjithë hapësira shqiptare të flasin për veten, për përvojat dhe sfidat e tyre. Samiti i këtij viti vjen pas disa tubimeve dhe protestave solidarizuese të F’Odës të mbajtura në Nju Jork për rastet tragjike të abuzimeve apo dhunës seksuale në shoqërinë shqiptare, si edhe një dukuri e rrezikshme globale.

Djellza Pulatani, Presidentja e F’Odës, në ceremoninë e hapjes tha se “Në këtë hapësirë, si fizikisht ashtu edhe simbolikisht, vajzat shihen, dëgjohen dhe vlerësohen.”

Pse ka rëndësi takimi vjetor i F’Odës?

F’Oda trajton natyrën e shumanshme të të drejtave riprodhuese, të cilat “nuk janë më probleme të grave,” por një nocion kyç për gjithë shoqërinë dhe për më tepër i lidhur ngushtë me të ardhmen e njerëzimit. Nisur nga ky këndvështrim i kristalizuar në samitin e parë vitin e kaluar, grupi themelues i F’Odës ka tashmë gjashtë studente të cilat janë ambasadore të F’Odës: Kosovare Hamiti, Fjolla Shala, Shkëndije Krasniqi, Klea Vezaj, Alketa Berisha dhe Shqipe Shala.

Ndryshimi është një proces shumë i gjatë dhe për të arritur aty “duhet të jemi të gjithë së bashku kundër pabarazisë gjinore,” vërejti Djellza.

Fjalën kryesore e mbajti Zëvendës Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz, përkrahëse e F’Odës dhe zë i fuqishëm për të drejtat e grave. Ministrja Gërvalla paraqiti panoramën e kontrasteve që tregojnë ecurinë në kontekstin e pozitës së gruas në shoqëri dhe sa shumë duhet bërë jo vetëm për efekte numerike në këtë aspekt, por për të pasur një mendësi dhe botëkuptim të qytetëruar.

F’Oda 2024 – 2025

Pjesëmarrësit ishin mbledhur përpara hyrjes së UBT-së, Lipjan, rreth dhjetë kilometra nga Prishtina. Disa prej të pranishmëve ishin ulur në një ‘odë’ të hapur natyrore, ku ishin shtruar “tepitë” dhe minderët si edhe sofra me ushqime tradiocionale. Prezantimi ishte bashkëkohor dhe kundrëvënia vizuale ishte e qëlluar. Në sheshin e oborrit të UBT-së binte në sy aneksi i sapopërfunduar “i pagëzuar” me emrin e bamirësit dhe aktivistit të njohur shqiptar-amerikan, Jim Xhema.

Organizatoret shprehën mirënjohje për bashkëpunëtorët si edhe “për ata që e kanë sfiduar dhe nuk e kanë kuptuar punën e shoqatës.” Kryetarja e F’Odës, e sapodiplomuar nga Fordham University, Nju Jork, në degën e marrëdhënieve ndërkombëtare, premtoi se “puna jonë do të vazhdojë sado e vështirë të jetë.” Si hapësirë mikpritëse e takimit të F’Odës, “UBT me misionin e nxitjes se inovacionit dhe fuqizimin e komuniteteve përputhet në mënyrë të përkryer me misionin tonë,” tha Djellza Pulatani, e cila prezantoi me radhë folëset dhe bashkëpunëtoret e F’Odës për takimin vjetor 2024: Rina Demiri Spahija, Drejtoreshë Ekzekutive e AMC Kosova, Sihana Bejtullahu, Drejtoreshë Ekzekutive e Germin, platformë vendimtare për mbledhjen e fondeve për F’Odën së bashku me Global Albanian Foundation, Erisa Jakupi dhe Janine Mehmeti, Bashkë-Kryetare Ekzekutive të Agjencisë Think B. Në fund, organizatoret falenderuan kontributorët e takimit: Dr.Elizabeta Peraj, Marku Law & Associates Gjonbalaj Family, Farida Studio, Mp Construction D Inc., Hajde Foundation, Los Noventas, Coca Cola, Radenska, Ujë Rugove, QIKA Org., Kosovo Women’s Network, Theranda Wine. Gazeta Dielli ishte e ftuar speciale në takim.

Filed Under: Reportazh

Në Mynih u mbajt konkursi i diturisë 2024 me nxënësit e shkollës shqipe në Bavari, me moto “ne jemi më të mirët”

July 19, 2024 by s p

Shkruan: Mustafë KrasniqiNjë imazh që përmban person, veshje, grua, mjedis i brendshëm

Përshkrim i gjeneruar automatikisht

E diel më 14 korrik 2024, në Mynih të Gjermanisë u mbajt konkursi i diturisë 2024 me nxënësit e shkollës shqipe me moto  “ne jemi më të mirë”, të organizuar nga Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSh-i) në Bavari. Të pranishëm përpos nxënësve e mësimdhënësve të shkollës shqipe me mësimit plotësuesn të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit konsullor të Republikës së Kosovës, përfaqësuesi i fondacionit “Besa” dhe prindërit e nxënësve. Ndërsa përmes konsullit të përgjithshëm të Republikës së Kosovës, konsullata e Shqipërisë (konsullja e përgjithshme Genta Mburimi) dërgoi përshëndetje të përzemërta nxënësve të cilët do të jenë pjesëmarrës në konkursin e diturisë 2024.

Konkurrimi u hap në ora 11:15 me Vallen “Kosovare” nga shkolla e Freising-ut në qytetin e Mynih-ut. Por, ajo që i dha vlerë dhe emocion konkurrimit ishte çiltërsia e nxënësve, të cilët ishin të shkëlqyer dhe të angazhuar t’i demonstronin njohurit e tyre të fituara për gjatë një viti shkollor 2023/24.Një imazh që përmban veshje, mjedis i brendshëm, tavan, person

Përshkrim i gjeneruar automatikisht

Juria prej 4 anëtarësh: Mustafë Krasniqi, Lumni Nimani, Selim Hoti dhe Anila Xhani

Për ta përshëndetur këtë organizim moderatoria Enela Markja ftoi  kryetarin e LAPSh-it Milazim Ukaj, konsullin e përgjithshëm Afrim Nura, kryetarin e  Fondacionit Besa, Ilir Seferi dhe koordinatorin e shkollës shqipe për Bavari Mustafë Krasniqi, i cili dhe e bëri hapjen e konkursit, duke demonstruar rregullat e konkurrimit.

Pjesëmarrëja e klasave garuese ishte për të dy nivelet, ai i nivelit të parë më 19-të klasa, kurse i nivelit të dytë me 11-të klasa.  Nxënesit ishin të emocionuar, por edhe të sigurt në njohurit e tyre, që të dalin më të mirët; kështu ishte dhe logoja e konkursit “Ne jemi më të mirët”!

 Në përcjelljen dhe vlerësimin e konkurruesve ishte juria vlerësues e përbërë prej katër anëtarëve: Mustafë Krasniqi, Lumni Nimani, Anila Xhani dhe Selim Hoti, të cilët pas çdo shkalle konkurrimi ka nxjerr nxënës fitues, për të vijuar tutje konkurrimin. Prezantimi i nxënësve fitues ishte nën emocionet e mësuesve dhe prindërve, që nuk mungonin duartrokitjet, fytyrat e tyre të buzëqeshura, duke i nxitur nxënësit për të vazhduar konkurrimin tutje.

Konkurrimi  në pjesën e parë dhe të dytë u zhvilluan me shkrim, kurse në gjysmëfinale dhe në finale, përpos pyetjeve me shkrim kishte edhe pyetje me gojë dhe logjike, mes grupeve të ndara të cilët ishin përball njëri-tjetrit të emëruar me emra ilire.

Në këtë konkurrim u vlerësuan nxënësit e nivelit  të parë të cilët dolën më të mirë: Vendin e parë  e zuri shkolla -Moosach München, me mxënësit Rubina Nura dhe Rinor Morina, vendin e dytë nga shkolla e Aschaffenburg-ut, me nxënësit Jasina Bushati dhe Anissa Musliu, ndërsa vendin e tretë e zuri shkolla Grafingerschule. – München, me nxënëset Mia Memini dhe Laura Sllamniku.  Ndërsa për nivelin e dytë vendin e parë e zuri grupi i Taulantëve, me nxënësit Maurisio Topalli  -Freising  dhe Rinesa Morina -Moosach München, për vendin e dytë grupi Ardianët me nxënësit Rumajsa Berisha -Kaufbeuren dhe Xhesika Topalli -Freising, kurse vendi e tretë e fitoi grupi Albanët, me nxënësit Albina Krasniqi  -Moosach München  dhe Amir Bregaj -Landshut.

Për recitime vendim i parë iu ndan nxënëses Ambra Bardhoci nga shkolla e Fraising-ut, vendi i dytë iu nda nxënëses nga Landau Imare Bunjaku dhe çmimi i tretë iu nda nxënëses nga Dingolfing-u Tuana Jaha. Kurse për vizatim më të mirë vendi i parë iu ndan nxënëses Jonita Ismaili nga shkolla Landau, vendin e dytë nxënësit Eden Istogu nga Nyrnberg-u dhe vendi i tretë iu ndanë nxënëses ⁠Gioia  Muhameti nga Aschaffenburg-u.

Një imazh që përmban tekst

Përshkrim i gjeneruar automatikisht

Për të gjithë nxënësit pjesëmarrës në konkurrim u ndan certifikata dhe nga një stilolaps me logon e LAPSh-it, kurse për fituesit e vendit të parë, të dytë dhe vendin e tretë, përpos certifikatave ju ndan nga një libër nga Qendra e Botimeve për Diasporë (QBD-ja), përmes Konsullatës së Republikës së Shqipërisë, ku Kryesia e LAPSH-it e falënderoi Gentna Mburimin për librat e dhurara, për nxënësit fitues. Për finalistët kryesia e LAPSh-it, përpos certifikatave ndau edhe shpërblime tjera.

Mirënjohje u ndan edhe mësueseve të cilët/at dhanë një kontribut me punën dhe angazhimin e tyre në përgatitjen e nxënësve. Kurse skenën e zbukuroi dhe e shoqëroi programin kulturo-artistike i përgatitur nga nxënësit e shkollës shqipe në Bavari me këngë, valle e recitime, siç ishte këngë “Mora fjalë” nga Rosenheim, kënga “Albulena” nga Memmingen, “Vallja e Drenushës” nga Landau-ja, me këngën “t’fala Parisit” nga Freising-u, nga Landau, “Vallja e Pavarësisë” me “Vallen Festive” nga Landshut-i, me këngë „Gjyshi im më tha një ditë“ nga Dingolfing-u, nga shkolla shqipe Neumarkt me vallen e “Pavarësisë”, për të përfunduar me “ Vallen Festive” nga Memmingen-i.

Një imazh që përmban veshje, person, mbathje, grua

Përshkrim i gjeneruar automatikisht

Për përmbylljen e vitit shkollor 2023/24 u ndan edhe dëftesat për nxënësit të cilët kanë ndjekur mësimin plotësues në gjuhën shqipe. Ndërsa për punën dhe suksesin e konkursit të diturisë 2024 u përshëndet Këshilli Organizues: Mustafë Krasniqi, Enela Markja, Nife Arifaj, Lume Daci Hoti dhe Anila Xhani, si dhe kryesia e LAPSh-it: Milazim Ukaj, Avdi Kolukaj, Arif Arifaj, Bashkim Halilaj dhe Lirie Begisholli. Po ashtu u përshëndetën edhe mësimdhënësit të cilët/at ishin të angazhuar që procesi i konkurrimit dhe i programit kulturo-artistik të shkoi mirë! U përshëndet edhe Faruk Raka për sigurimin e sallës dhe Safet Shaqirin për ushqimit e përgatitur enkas për nxënësit dhe pjesëmarrësit në këtë eveniment konkurrimi.

Pjesëmarrësit në fund u ndan të kënaqur dhe të emocionuar për ketë aktivitet madhështor, njëkohësisht vlerësuan punën e palodhshme të kryesisë së LAPSh-it dhe të mësimdhënësve, të cilët me kontributin e tyre po e nderojnë gjuhën amtare dhe kulturën kombëtare shqiptare.

Përpos duartrokitjeve, shkrepjeve të aparateve për fotografim doli porosia: “Shqiptarë kudo që jeni, konkretisht në Landin e Bavarisë mos hezitoni, por, dërgoni fëmijët në shkollën shqipe!

Me këtë porosi u përmbyll programi konkurrues, konkursi i diturisë 2024 “ne jemi më të mirët”!

Filed Under: Reportazh

1969 / “LA NACIÓN”, SANTIAGO (KILI) : FILMI “AVENTURIERËT” ME BEKIM FEHMIUN ËSHTË MË SHUMË SE NJË FILM BRUTAL…

July 18, 2024 by s p


Fehmiu, duke kërcyer me Shirley MacLaine — Burimi : La Nación, e diel, 7 shtator 1969, faqe n°22
Fehmiu, duke kërcyer me Shirley MacLaine — Burimi : La Nación, e diel, 7 shtator 1969, faqe n°22

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 17 Korrik 2024

Gazeta kiliane “La Nación” ka botuar, të dielën e 7 shtatorit 1969, në faqen n°22, një shkrim për filmin “The Adventurers – Aventurierët” me aktorin e madh shqiptar Bekim Fehmiu, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Një film shumë brutal (i vrazhdë), por jo vetëm kaq

Nga Barry Norman

Bekim Fehmiu, aktori jugosllav që mishëron “egërsinë” që i nevojitej Gilbertit për protagonistin e tij. — Burimi : La Nación, e diel, 7 shtator 1969, faqe n°22
Bekim Fehmiu, aktori jugosllav që mishëron “egërsinë” që i nevojitej Gilbertit për protagonistin e tij. — Burimi : La Nación, e diel, 7 shtator 1969, faqe n°22

“The Adventurers – Aventurierët”, një roman i Harold Robbins, ka qenë baza për realizimin e një prej filmave më të vrazhdë në kujtesë, por, sipas producentit dhe regjisorit të tij, Lewis Gilbert, e gjithë dhuna dhe seksi në film është funksion i gjuhës kinematografike dhe jo thjesht për të tërhequr publikun. Diçka që është padyshim e siguruar nëse kemi parasysh se në tre vitet që nga shfaqja e romanit, tashmë janë shitur 9 milionë kopje.

Gilbert-i ka udhëtuar 250 mijë kilometra për të mbledhur një kastë prej 300 aktorësh të 22 kombësive të ndryshme dhe 12 mijë ekstra. Në mesin e këtyre të fundit, edhe pse për qëllime rreptësisht kinematografike, përfshihen edhe dy prostituta.

Deri tani regjisori ka filmuar në Nju Jork dhe Itali, përdhunime, orgji, joshje, skena mes lezbikeve e gjëra të tilla. E cila për shumë mund të duket si përzierja e zakonshme : mëkat nën diell, epsh nën pluhur. Është një film tjetër i këtij lloji apo synimet e tij janë të ndryshme ? Rekordi i Gilbert – veprat e tij përfshijnë “Alfie” – vërteton se ai është serioz në lidhje me punën e tij në këtë drejtim.

Në rregull. Filmi është komercial. Si ta mohojmë atë. Me këtë çmim, duhet të jetë (Deri tani filmi kushton rreth 13 milionë dollarë). Por nuk e kuptoj pse nuk mund të realizohet artistikisht. Sigurisht që në film ka shumë seks dhe dhunë, por ne mundohemi ta paraqesim në mënyrë serioze, si pjesë përbërëse të historisë. Unë nuk jam i interesuar vetëm për një blockbuster. 

Playboy amerikanojugor

Bekim Fehmiu, aktori jugosllav që mishëron “egërsinë” që i nevojitej Gilbertit për protagonistin e tij. — Burimi : La Nación, e diel, 7 shtator 1969, faqe n°22
Bekim Fehmiu, aktori jugosllav që mishëron “egërsinë” që i nevojitej Gilbertit për protagonistin e tij. — Burimi : La Nación, e diel, 7 shtator 1969, faqe n°22

Intriga e filmit flet për një playboy të Amerikës Latine. I pashëm, atletik dhe idealist, ai e kalon gjysmën e kohës në shtratet italiane dhe gjysmën tjetër duke ndihmuar në krijimin e një evolucioni në vendlindjen e tij, Kolumbinë. Duket sikur Porfirio Rubirosa të ishte bashkuar si një person i vetëm me Fidel Kastron.

Në parim është një temë mjaft serioze — thekson Gilbert —, ka kontraste të arritura shumë mirë. Njerëzit e pasur të botës në krahasim me një nga vendet më të varfra në botë. Përveç kësaj, ne i kemi lejuar vetes të bëjmë disa ndryshime në lidhje me romanin e Robbins…

Dhe kjo e fundit është e vërtetë. Historia origjinale është një përzierje jashtëzakonisht brutale e seksit dhe dhunës. E papërshtatshme për kinemanë.

Megjithatë, Gilbert bëri gjithçka në vendimin për t’ia dhënë rolin kryesor aktorit jugosllav Bekim Fehmiu. Ky aktor, emri i të cilit duket se është marrë nga “Një mijë e një netë”, është zbuluar rastësisht nga gruaja e regjisorit. Ajo e pa atë të aktronte në një film modest jugosllav dhe mendoi se kjo ishte ajo që kërkonte i shoqi. Nuk e kishte gabim.

Ky është njeriu që më duhet! Bërtiti Gilbert kur e pa atë.

Sigurisht që Fehmiu duhej të mësonte anglisht për dhjetë javë për të luajtur rolin.

Para se të vendoste për jugosllavin, Gilbert pa dhjetëra aktorë. Dhe ai është i vendosur të anulojë filmin nëse Fehmiu nuk e përfundon punën e tij në mënyrë plotësisht të kënaqshme.

Por unë mendoj se po ia dalim mirë — thekson Gilbert — Bekimi ka atë lloj “egërsie” që kërkon roli… Përveç kësaj, ai është një aktor 100 % serioz. Ai mendon se ky film është artistik. Ai nuk pranon që është komercial…

Fehmiu, 32 vjeç, nuk ka luajtur më parë jashtë Jugosllavisë. Dhe ai thotë se nuk do të punonte në një film nëse nuk do të realizohej ashtu siç është (duhet).

Filed Under: Reportazh

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 39
  • 40
  • 41
  • 42
  • 43
  • …
  • 172
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • GADISHULLI BALLKANIK  
  • Lindja e Mesme, Trump dhe kthimi në Realpolitikë
  • HISTORIA E KRYEVEPRES SË NDOC MARTINIT
  • SI LETRAT BRENDA SHISHEVE…
  • Zëri i gjëmimshëm i Andrea Bocellit, si një thirrje për zgjim shpirtëror
  • SI U HOQ BUTRINTI NGA DUART E PUBLIKUT
  • Të arratisurit nga Shqipëria deri më 31 tetor 1990
  • Nga lufta e Kosovës, në Distriktin 14-të në New York
  • Hieroglifet e mallit…
  • Një ftesë për shqiptarët e Amerikës
  • VATRA ORGANIZON SIMPOZIUM SHKENCOR NË 50 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT ABAS KUPI
  • Si e ka portretizuar Kosova sportin në pullat e saj postare
  • Balluku nuk është rasti, është testi!
  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT