Ornela Radovicka/
Sot, në këtë vjeshtë shtatori gjendemi në Lugano Paradiso për të festuar 90 vjetorin e At Belluscit e cila do të realizohet jo vetëm nëpërmjet një takimi letrar organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve në Mërgatë me kryetar Musa Jupolli sekretar të tij Mentor Thaqi, por edhe me një sërë aktivitetesh të tjera. Organizimi u bë me ndihmën e artisti, por edhe një poeti i quajtur Syl Mujaj. Na pret me buzëqeshjen e tij artisti Syl Mujja. Pjësmarrësit mbrrijnë një nga një. Krijohet një energji e mbrekullueshme. Për këtë takimi leterar do t-iu rrëfej herës tjetër, por né kéto rreshta dëshiroj të ndalemi tek ky artist në plot kuptimin e fjalës. Syla, lind në Fshatin Dukaivë, Rugovë. Mësimet i merr në fshatin e Lindjes dhe në Pejë. Është një i burgosur politik në burgun famkeq të Nishit ku i përshkuan në veprën e tij letrare Lule në Beton. Në artin e tij shpirti i Sylës kalon amplitudën nga tragjikja e përjetuar pjesë e atyre burgjeve të represionit qeverisë serbe, deri në ato notat e një pentagrami të një sinfonie me grimca optimizmi për jetën, emocionet e së cilës Syla i shëndërroi në mozaik.
Syla, është një artist ekspansiv, një elektorn i lirë, në galaksi dhe këtë e shohim në mostren e tij. Ekspozita e tij është e një game të gjerë. Vetë ai e ka ndarë këtë eksozitë si rrathët e Dantes. Kalojmë nga Ferri në Parajsë. Syla penetron në këto rrathë, hulumton mbi atë që ka përjetuar, dhe me pat’hosin e tij të mbërthen në meteshat e tij patriotik. Syla kodifikon shpirtin e tij dhe ngul si hieroglife, cdo kuadrat mermeri në mozaikun e tij. Syla nuk flet me urrejtje ai flet me tonin e e padrejtësisë që iu është bërë. Kërkon të çoj në vend atë dinjitet që ia shkelën, dhe që kjo pjesë historie tragjike mos të përsëritet më kurrë!
Tabllot e tij janë pikëza djerse kromatike, spektër i atij shpirti të vuajtur si i burgosur politik, në kërkim të së drejtës jo për të qenë shqiptar, por për tu ndjerë shqiptar, autoktn në tokën e tyre. Në skicat e tij dilnin në pah ato hekurat e burgut, duar të shtërnguara e të rebeluara, imazhe të burgosurish vendosur në kolon dhe kamzhiku e diktati qëndron si shapata e Damokleut. Në artin e tij Syla mbërtheu lotët e atyre vogëlueshve dardan të plagosur, ku i vetmi “ Faji “ i tyre ishte se kishin lindur nga barku u nënave shqiptare. Vështirmi ndesh me ematomat në shpirt të atyre nënave që ende sot nuk dinë ku i kanë varret bijëve të tyre, pjesë e atyre gropat masive, e shpirti mekanik i gjenocodit bluan në makinerinë e tij eshtarat e asaj qenie që kishte të vetmin “ Gabim” sepse quheshin shqiptar.
Se ç’farë i është bërë Kosovës, dhe vuajtjet e saj, janë pikërisht këta njërëz, dëshmia historike e asaj padrejtësie deri në gjenocid,që shtrihet në trojet e Dardanisë.
Arti i tij bëhet më konciz kur futemi në sallën e kostumografisë. Ka mbajtur si busull precizionin e illustrimit. Elemente etnografik ishin të gjallë, ndeshje plisin kozmik, dhe shijoje atë bukurinë e xhubletës 6000 mijë vjeçare, tirqet. Në ato tabllo kryqëzohej bota arbëror në Greqi me Arbëreshët e Italisë. Atje ishte Bocari e Kolloktoroni, ishte Moisiu e nënë Terza, Ibrahim Kodra, e Adem Jashari. Simbolet e kombit janë të pranishme në artin e Sylës. Shqiponja, Hyjnesha Dardane,kryqi ilir. Dikur, Miku i tij Ibrahim Kodra i pati thënë: Hidhe gurin, zarin në hapsirë, dhe kërko të heqësh atë shpirtin e erret, e vuajtur dhe jepi dritën introspektive që brënda ka shpirti yt, sado i lodhur e drobitur nga vitet e burgut. Ti ke një spektër mozaik brënda teje. Ushtrohe! Në fakt këtë “ Rilindje të shprtit” e shohim në mozaikët e tij. Janë Doruntina “ në stilin Nudist” e zhveshur si Ledy Godiva e Coollier. Shohim “katër gratët” allegoria e katër stinëve që e na kujtojnë disi Kubrik “origjina del mondo” . Gra të bukura, gra ilire, ku shumëllojshmëria e atyr pjesëve mermeri nuk mungonte as bota arbëreshe, pjesëza të atyre copëzave vinin nga Hora e Arbëreshëvet.
Arti i Sylës ka edhe ato emocione familjare. I mbushen sytë me lotë Sylës kur mbesa e tij rrëfën për kostumin e zonës së Rrugoves pikturën kushtuar të atit, ndërsa ajo me atë bukurinë dardane, i drejtohet duke i thënë: Axhë, por ky është lala jonë! Nuk arrin as ta pohoj Syla, nga ata sytë e lodhur i dalin lotë. Shume të tjerë u përlotën. I ati ishte atje i gjallë, me një profil sikur i thoshte të birit: Jam krenar për ty Syl. Arti i vërtetë është ai që të emocionon dhe Syla këta ia ka arritur, sepse të gjithë ne ishim të përlotur.
Shpiri i Sylës është gjigand. Mendoj se një shpirt aq bujar, besnik, nuk harron ata që i hapën dyert ata a që e strehuan, ata që i dhanë bukën dhe dorën kur kishte nevojë dhe nuk kishte asgjë. Këtij qyteti që iu bë si Atdhe të dytë, dhe këtë e shohim edhe në tematikat e tij. Mozaiku kushtuar San Salvador, Monte Bre. Pikërisht për këtë ai i eshtë mirënjohës këtij qyteti. Erdhi momenti që edhe Syla t’iua shpërblej këtë mirësi këtij shteti, komuanës së Lugano Paradiso, dhe i dhuron njërën prej veprave të tij më të bukur punuar në mozaik.
Syla meriton një vështirm disi më tepër se arti dhe artistët në vetvete, sepse arti i tij nuk është fantazi arti i tij mban mbishkrimin e pulsante të jetës së tij. Por shpirti i Sylës i ngjan asaj botanike, asaj “lule Betoni” e cila ka natyrën esaj në perndim mbyllet por qe cel në agim. Emocionet i shtuan edhe interpretimi i veprave që bëri Arkitektja dhe poetja Shqipe Bytyqi, ndërhyrjet e artistit të kullave Milazim Ukëhaxhaj. Energjisë sonë shpirtërore shpirtërore iu bashkua alkimia që na dha vëllai i Sylës, i cili lexoi një poezi biografike. Kishte qenë 5 vjeç ai kur Sylën e mbyllën në ato mure të rrepta. Zemra e një motrës është kozmike, dhe ajo di të prek, di të depërtoj në vena e ti japi atyre pulsin e në vaji dhimbjeje por edhe me shpirtin e dritës. Atë shpirt që si ato mijëra xixëllonja shfaqen në netët pranverore të netëve të errta, e japin atë magji të jetës, e tillë ishte edhe energjia që solli motra e Syles me vargjet e lexuar prej saj. Nëse Dante përdori Beatrice, apo Virgjilin, për të shkuar në rrathët e tij, Syla mblodhi gjakun e shprishur, anë e mbanë Arbëreshi Bliaiota,Shqiptarë të Kosovës, shqiptarë të Shqipërisë, Malit Zi, por i shtoi edhe atë kornizë, ku miku nuk lihet jashtë. Me vjargjet e saj me tematikën e paqes, dhe dhuna kundër grave, kjo poete Zviceriane, e bëri atë takim me përmasa humane universale. I uroj Sylës shëndet dhe mbi të gjitha, faleminderit për këtë ekspozitë, që të rrëmben shpirtin dhe të rrit reflektimin!