Më 26 Shtator 2024, në resorantin, The Historic Old Bermuda Inn, në Staten Island, u organizua një takim me Presidenten e Republikës së Kosovës, zonjën Vjosa Osmani. Ky takim u mundësua nga nisma e Presidentit të Shoqatës Ulqini, z. Dzemal Lanica si edhe stafit të tij. Shoqata Shqiptaro-Amerikane Skënderbej Inc. dhe shumë shoqata të tjera të cilat veprojnë në New York, e mbështetën këtë nismë dhe morën pjesë në mbrëmjen e organizuar me anëtarët dhe simpatizantët të tyre.
Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues të Asamblese së Shtetit të New York-ut, Këshillit të qytetit dhe aktivistë të komunitetit Shqiptar. Gjithashtu morën pjese kryetari i shoqates Shqiptaro-Amerikane Skenderbej, z. Imer Laçaj, nënkryetari z. Leke Preçi, anëtarë të kryesisë, z. Adrian Tahiri, Ervin Toro, balerini i njohur shqiptar, anëtari i shoqatës, z. Klevis Tafaj, si dhe anëtare të tjerë, znj. Tina Kurti, Lindita Hatija, Ilirjana Toro dhe Adelina Laçaj. E pranishme ishte edhe mikja e shoqatës, drejtoresha e Teatrit të Baletit Ajkun të New York-ut, znj. Chiara Ajkun.
Presidentja e Republikës se Kosovës znj. Vjosa Osmani, theksoi kontributin e lartë të diasporës shqiptare në luftën për liri dhe pavarësi të Kosovës, mbështetjen e fuqishme diplomatike, morale dhe financiare që Diaspora Shqiptare e Amerikës dha për popullin e Kosovës, si dhe kontributin e çmuar të Shtetit Amerikan në pavarësinë, themelimin e shtetit dhe mbështetjen e demokracisë në Kosovë. Presidentja theksoi domosdoshmërinë e bashkimit dhe unitetit të shqiptarëve në përballim të sfidave të kohës dhe interesit të Kombit.
Aktiviteti u shoqërua me valle tradicionale shqiptare të përformuara nga grupe artistike të shoqatave.
Takimi u shoqërua me biseda të ngrohta shoqërore. Pjesëmarresit shkëmbyen eksperiencat dhe folën për bashkëpunim dhe përkrahjeje të ndërsjellta, në realizimin e aspiratave kombëtare.
Shoqata Shqiptaro-Amerikane Skenderbej Inc. falenderon pjesëmarrësit dhe i uron organizuesve dhe anëtarëve të saj, suksese në aktivitete të tjera!
Staten Island, New York
27 Shtator, 2024