• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Shën Vasil

May 10, 2024 by s p

Në datën 4 Maji 2024 në qytezën arbëresh të San Basilio\ Shën Vasili u vendos  monumenti kushtuar  heroit legjendar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në  qëndrën e qytezës. 

Ky bust është i derdhur në bronx. Arrinë  lartësinë 6 metra, dhe u përcoll  në Itali nëpërmjet tragetit Durrës- Bari, dhe prej andej në qytezën arbëreshe të San Basilio\ Shën Vasili. 

C:\Users\iljas\Downloads\FB_IMG_1715053999693.jpg

Pjesëmarrja 

Merrnin pjesë përfaqësuesit më të lart të qeverisë së shtetit Shqiptar dhe Kosovës; Presidenti i Republikës së Shqipërisë Zoti Bajram Begaj,  Ministri i Punëve të brëndëshme Xhevat Svecla. 

Kreu i Missionit të Kosovës, pranë Selisë së Shenjtë në Vatikan Z. Vehbi Myftari, ambasadorë të shtetit Shqiptar dhe të Kosovës. 

Merrnin pjesë gjithashtu Avokati, dhe kryetari e shoqatës Pal Ëngjëlli,  miku i madh i arbëreshëve zoti Ardian Visha. Historiani  dhe akademiku shqiptar z. Pëllumb Xhufi,  etje 

Nga Qeveria vendore  mirëpriti mysafirët Kryetari i  Bashkisë së San Basilio\ Shën Vasili,  Vicenzo  Tamburi. Merrnin  pjesë Kryetarë të Bashkive të ngulimeve arbëreshe,  intelektual, studiues si edhe shumë miq dhe simpatizantë të botës arbëreshe, por edhe të botës shqiptare dhe të diasporës së saj.

Momenti i inagurimit 

Ceremonia e inagurimit u bë në mesditë rreth orë 12 e 30.  Presidenti i Republilkës së Shqipërisë i kryesuar nga delegazioni i tij niset derjt sheshit Skënderbe. Na fshatrat përqark si Frascineto, Aqcuaformosa, Firmo, Ungra kishin ardhur edhe arbëreshë të tjerë.  

Ishin çastet emicionuese  në momentin e zbulimit të veprës. 

Ndërsa këtë monument të vijnë ndërment përshkrimi që Marin Barleti  i jep figurës së Gjergj Kastriotit: ”Shtati i tij i lartë dhe i hedhur, krahët që s’ishin parë më të bukura te njeri; qafa e fuqishme dhe e përkulur si e atletëve; gjerësia e supeve e admirueshme; ngjyra e bardhë si e derdhur në të kuq të padukshëm; shikimi i syve as i egër, as i fjetur por shumë i këndshëm. 

Këto ia rritnin shumë virtytet e tjera dhe dukeshin se ia shtonin mirësinë shpirtërore”.  

Emri i  Skënderbeut si dhe figura e tij politike- dipllomatike, shtetkrijuese, shtetërore e qytetërues s do të qëndrojë gjerësisht e thellësisht në themelet e vetëdijes  arbërore. 

Sheshi oshëtinte  nga duatrukitje 600 vjetëve, vazhdon të mbijetoj emri i Skénderbeut  

U kënduan të tre himnet e tre shteteve,  shqiptar, kosovar, Italian. 

C:\Users\iljas\Downloads\FB_IMG_1715195493675.jpg

Dy fjalë mbi autorin 

Autori i kësaj vepre është një skluptor nga Shqipëria i quajtur Ardian Pepa. Figura Skënderbeu në këtë  monument, ngrihet madhështor,  me shpatën në dorë mbi kalin e tij,  gati për thirrje apo si fitimtarë. Gjergi statik , ndërsa kali tij  në lëvizje në galopin e tij,  ndërsa ku kryqëzohen forca dhe liria, ai vullnet i fort dhe i besueshëm. 

Me këtë rast le të njohim disi këtë qytezë të vogël të arbërisë kontinentale/

Në mbëmje  rreth orës 18 e 30 do të bëhej parada me kostumet. 

Rreth orës 18 e 30, grupe artistike arbëreshe vëreshuan në rrugët e qytezës. Kishin ardhur arbërsh nga Puglia, nga Bazilicata, si dhe nga Molise.

Sa herë që arbëreshët bëhen bashkë “Skënderbegu zbret nga qielli”, kështu thuhet në vargjet e një kënge arbëreshe. Të gjithë bashkë këto grupe arbëreshe, dukeshin si një mozaik antropik në levizje. Në ato kostume  ato dukeshin herë si Doruntina, herë si Argjiroja dhe herë si Nora e Kelmentit. Në ato veshje  ishte epopeja e tërë arbërore. 

Festa përfundon me një koncert ku debutonin kantautor arbëreshë dhe grupe arbëreshe nga të gjitha ngulimet arbëreshe.  

Në mbrëmje rreth orës 20 e 30  tek afitatri u zhvillua  koncerti i madh. Me pjesémarrjen e grupeve arbéreshe të Shën Vasili dhe fshatrave përqark.  

Gjatë atyre orëve u takava me shumé arbérshë e arbëreshe, ku folëm e shkëmbzem mendime si dy vëllezër të të njëjtit gjak.  Mes tyre është edhe  një familje arbëreshe, ajo e  Mario  Occhineri, i cili rrikthehet  në Arbëri në moshën 20 vjeç, pasi prinërit e tij kishin emigruar në Amerikën Latine, por dashuria e tij për rrënjët e të parëve nuk shteron. Ai flet më shumë pasion fjalët që i ka mësuar gjyshja, kujtimet që ka, dhe dëshiron të mësojë gjuhë arbërore.   

Mario ishte i shoqëruar me  të shoqen e tij Margarita Pugliese, ajo vetë është italiane,  dhe djalin e tij Giovanni që gjithmonë e më shumë e tërheq kjo botë arbërore.. Sapo është kthyer nga puna. Unë  isha e shoqeruar me miqtë nga Diaspora.

Ai vjen na përshëndet dhe na fton  në shtëpinë e tij ashtu siç dijnë dhe ruajnë traditën arbëreshët e vërtet.  Banon dy hapa larg sheshit, në qendër. Dikur  nlë këtë shtçpi banonte gjyshi im, sot banoj unë- Problemi ishte se kjo shtëpi do të abandonohet, sepse këtu fshati i San Basiles po shpoullohet. Vajzën e kam në Milano. Tani edhe im bir trasferohet me studime, kështu që  jo një ditë të largët këtu nuk vjen e të jetojë njeri- na thotë Mario. 

Shtëpia e tij ishte e madhe, një hapsirë me tre kate, një labirint dhomash. Më rrengjethet mishi kur Mario rrëfen.  Shtëpitë arbëreshe kanë një arkitekturë të tillë që ishin të ndërtuara nga dy  porta. Njëra portë ishta nga pjesa e hyrjes së rrugës, ndërsa tjetra nga pjesa e prapme, ku gjendej edhe një kopësht i vogël që përdornin për perime. Kjo shtëpi ishte tipike arkitekturë  të ndërtimit arbëreshe. Nga ky pozicion i shtëpisë dukej  deri  Frascineto, Pollini, dhe dhe arrinte puhiza e detit të Sibarit. Gjithshka dukej e zhytur zhytur në esmeraldë. Përfitojmë të bëjmë një  foto sheshit Skënderbe nga kjo shtëpia antike e mikut tonë arbëreshit me gjak arbër, vëllait tonë Mario occhineri dhe Margarita Pugliese. 

C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20240508-WA0009.jpg

Nuk gjen popull më mikpritësa se sa arbëreshët kur ata të duan dhe ju futesh në zemër. 

Ata, ndajnë çdo gjë që kanë, dhe te Mario u kthye ajo tavolinë në një bufe. 

Nuk mungonin edhe konfetet e martesës së argjend të këtij cifti të mbrekullueshëm që ndjekin arbërinë, kudo që janë. 

Nga diaspora nuk mungonte edhe miku ynë,vëllai i arbëreshëve Rexhep Rifati me të shoqen e tij, hulumtuesi  Hazir Mehmeti e shoqëruar nga zonja e tij, Kryetari i LKSH zoti Musa Jopull dhe bashkshortja e tij,  si edhe Arkitektja Shqipe Bytyqi, e shumë e shumë  të rinjë nga diaspora.     

Në mbrëmje u takuam me shumë arbëresh, të tjerë. Na qëndronin pranë, na ndihmuan  në hapsirat e tyre për të parkuar makinat. Dikush na ofronte  kafe, dikush një godë uji, dikush sikuer edhe të qëndronim  si edhe për pak minuta me ta, ku vetmia shpesh i ka mbuluar. Pata rastin edhe të takoja edhe dy mësueset që tashme janë në pension  dhe biseduam me to për çështjen e gjuhës që po e humbasin nga dita në ditë.

Isha e shoqëruar atë ditë  edhe me nga Koordinatorin e gjuhës shqipe në Zvicër, miku Vaxhid Sejdiu dhe e shoqja e tij Qefsere, të cilët më shoqëruan me makinën e tyre, gjatë qëndrimit sipas programit  që ndiqnim për ngulimet arbëreshe. 

Përjetuam jo vetëm ato emoyione njerëzoore humane, por edhe ato emozione njerëzore humane.  Atë mbrëmje të inagurimit bënte ftohtë. Them të drejtën ishim të veshur disi hollë. Por na erdhi ideja se të kërkonim nndonjë xhup Marios meqë shtëpinë e kishte dy hapa. Mjaftoi jjë gjysëm telefonate dhe Mario na i solli për një sekond. Mbathëm xhupat e tyre që të treja , Unë, Shqipe Bytyqi dhe Qefserja. U ndjemë si në shtëpinë tonë. 

Në mesnatë e telefonuam dhe i dorëzuam xhupat. 

Falë atyre xhupave të tyre, ne  pamë koncertin arbëresh atë mbrëmje dhe ndamë emocionet së bashku me vëllezërit tanë. 

Pak histori për San Basilio\ Shën Vasili 

C:\Users\ACER\Desktop\facebook_1584378015747.jpg

Jo shumë larg Castrovillari\Kasrovillari\ Kalabri, në drejtim të kodrave  Coscile \Koshile,  mbledhur si shqiponjëza qëndrojnë më tepër se pesë shekuj  arbëreshët e San Basiles, ose Shën Vasili. 

Ky ngulim arbëresh shtrihet ne nje lartesi 500 metra mbi nivelin e dietit.  Mjafton të ngjitesh në një pikë të lartë  do të shohësh kaltërsinë e detit e çdo gjë duket si në pëllëmbë të dorës. 

Shohim hapsirat e Sibarit dhe mendja na çon tek ata karvanë  me popullsinë shqipfolëse të shek XIV- XV ardhur nga territoret e  Ballkanit shqipfolës, të rraskapitur nga rruga, të dërrmuar nga fati  i keq i pushtimit otoman, duke lënë vatrat e tyre  por, duke mbartur edhe shpresën për jetën. 

Duket sikur këtë popoll fati e solli në këto territore për të thithur atë Diellin lindor, ku  puhiza e deti Jon dalengadalë iu perkedhel kujtimet, mallin për tokën e larget, për një mëmëdhè që lanë   dhe qe arbereshi i kendoi gjithe jetën.   

Ne krahë të majtë të Shën Vasilit  shtrihet një pllajë ku hapsira e horizont  janë ndërthurur në një harmoni me luginën, dhe  nje tantellë jeshile frymon me diafragmën e saj gjigande, duke i dhënë jetë arbëreshit të këtyre anëve.   

C:\Users\iljas\Desktop\facebook_1601973874690_6719165430508745615.jpg

Gjurmë historike mbi Shën Vasili\ San Basile

Shën Vasili është një ngulim arbëreshë i cili  nuk u themelua prej arbëreshëve por u popullua prej tyre. Kur erdhën arbëreshët gjetën këtu edhe popullsinë vendase. Si të gjithë “Katundet” arbëreshe, edhe shënvasiljotët ruajtën gjuhën,traditat, kostumin si edhe ritin.

Marveshjet e para\ Kapitullacionet 

Popullsia arbershe e Shën Vasilit  mundi të fillonte të rindërtonte në këto troje  vetëm rreth vitit 1510 kur u kryen marrveshjet\ kapitullimet. Kapitullimet sollën mundësinë e marrëveshjeve të shit-blerjes, kështu që arbëreshët u bë bënë zotër të këtyre territoreve. 

Manastiri kushtuar shën Mërisë “Maria Ogjitria” zoteronte prona të tokave,  ku punonin shumë arbëresh, e drejta e kapitullimeve bënë që mos të shfrytëzoheshin si më përpara, nga feudalët e kohës por të ishin pronar të tokave të tyre të taksuar me shuma të konsiderueshme. 

Një shtëpi e lashtë, burimi i fotos poetit Mario Bellizzi. 

C:\Users\iljas\Desktop\facebook_1601973535874_6719164009411705398.jpg

Gjuha, kultura, riti 

Arbëreshët e Kalabrisë ruajtën gjuhën e tyre në mënyrë të shkëlqyer  deri rreth viteve 1960-1970.

Ndryshimet e shumta në aspektin shoqëror, politik, ekonomik, bënë që të ndryshonin edhe parametrat identiatare të “ ishujve” me popullsi arbëreshe në Kalabri e në Jugu të Italisë  

Ishte viti 1930, kur filluan për herë të parë martesat midis popullsisë italiane. Në fillimet e pare ishin vetëm vajzat arbershe që martoheshin me popullsinë italiane, sepse donte që e bija e tij  të kishte një të ardhme ekonomike  dinjitoze, ndërsa djemtë arbëreshe zgjidhnin deri rreth viteve ‘50  nusen arbëreshe.  

Arbëreshët e Shën Vasilit i përkasin ritit bizantin, dhe janë pjesë e Eparkisë së Ungrës. Sot arbëreshet e Shën Vasilit  janë pothuajse  asimiluar në gjuhë, por po asimilohen edhe në rit, sepse ka vite që mesha nuk kryhet në arbërisht.   Shumë pak gjen në qytezë që kanë ruajtur disi  të folmen e tyre. 

Kultura dhe arkitektura e Shën Vasilit 

Ndërtesa ku  gjendet sot Bashkia  e Shën Vasilit shërbente më përpara si “kisha Mëmë” dhe u ndërtua me duart e emigranteve arbëresh të udhëhequr  me vullnetin e peshkopit Tomacelli ne 1500.  Sipas dokumentave me antike, rezulton qe kjo ndërtesë  iu dedikua  San Gennaros, sepse Peshkopi ishte napolitan dhe shenjëtori  San Gennaro është  Devoti i napolitaneve. 

Trasformimi  Kishës në seli Bashkiake u be ne 18 gusht 1838, por vetem ne 1887 kjo strukturë kaloi në autonominë e plot si  pronë komunale, vendimi i së cilës u arritë në sajë të Kavalierit  Giovanni Damis  të cili  në atë kohë ishte i ngarkuar në detyren si kryetar Komune i San Basile.  Gjate restaurimeve të ndertesës (ish kisha matrice dhe  sot Komuna) u zbulua edhe një “ fosile kockash”  të lashtë.( Në vijim një fotografi nga ndërtesa e  Bashkisë së Shën Vasilit)

Sahati i Komunës San Basile. 

Shume interesante eshte edhe sahati, pjese e kesaj arkitekture. Ne 21 qershor kerkohet nga masa  e komunitetit arbereshe nje sahat që të plotësonte nevojat e komunitetit, sepse sahati i mëparshem nuk shënonte të katërtën e orës dhe kjo u realizua  vetem ne 8 shkurt 1914 . 

Sahati qe shohim sot eshte veper e 1914 por qe u vendos ne 5 prill 1994 sepse vetem atehere  mbaruan punimet e piedestalit  ku do vedosej.  

Kroji i San Basiles 1862 

Ishte viti 1862, kur në sheshin e  Shën Vasili u ndërtua ky shatërvan i cili shërbent popullsisë  si furnizim me ujë,  por edhe  për të larjen e teshave ose thjesht për të pirë. Ishte vend takimi, për të rinjtë e të moshuarit. Burimet në fshatrat arbëreshe kanë atë pjesën sentimentale humane, por edhe vendi ku flisnin gjuhën e tyre. 

Ndërsa i afrohesh, këtij Kroji   rrjedhjet e tij  janë  një poezi e vërtetë,  ku ndërthuret zhurma e ujit  me atë të granitit, dhe ndërsa e  dëgjon, ndien herë  atë fllad të freskët, dhe herë atë fëshfërimë të përzierjes së ujit të kristaltë mbi vaskë,  një zhurmë kjo  sa e ëmbël aq edhe mbërthese, sa qetësuese aq edhe e mërzitshme, por mbi të gjitha ndërsa e vëshgon, ai shatërvan vazhdon të mbajë në mënyrë dinjitoze atë  hijeshinë  sa magjepse  aq edhe historike që mbart në vevete.   

C:\Users\ACER\Desktop\20200311_190252-1.jpg

Gjitonia dhe shtëpitë e zhytura në  harresë. 

Ndërsa ecën ë këtë qytezë do të shohësh, shtëpi të ndërtuar me arkitekturën arbëreshe. 

Zhytesh në ato mure ku antikja dhe modernia mbietojnë.  

Shikon stema shtëpish, eleganza e një epoke, por edhe një heshtje që të vret. 

Në pragjet e tyre  copëza- jete.. 

Tek një  parvazë  mbin lulkuqja dhe bari i egër, si nëpër mugëtirë ndien atë profumin e një jete të shkuar. 

Nuk nxiton. Këto qyteza martin ritmin e një kohë që nuk ikën kurrë. 

Ecen dhe ndihesh  fill i kat në në një ditë të nxehtë gushti..

Tek tuk  ndër rrugë ndien zhurmën e një bastoni, e menjëherë shfaqet  silueta e një  moshurari. Trupi i krrusur nuk lejon as të shkëmbesh shikimet. 

Përshëndet, vazhdon ritmin e tij, nën trokitjen e bastonit  si një partiturë adagio. 

Një akustikë, një teshtimë, apo një miaullim maceje, dëgjohet ndërsa vazhdon të ecësh në këto rrugë të gjitonisë

Ngjitesh dhe zbret,  diku në horizont një zonje e përkulur kujdesete për dy trëndafila në saksi. 

E përshëndet. Ajo, kërkon të ngrihet, e  për një çast sytë si mentesha mbërthejnë ato lëvizje të pakontrolluara të kokës së saj.   

Një hije lehtë  trishtimi  zien brënda të atij binomi:  “Vetmia dhe braktisja”. 

Ndihen një drithëm. 

Vazhdon të ecësh, sepse nuk do ta pranosh atë realitet, braktisje, shpopullimi 

Ecën dhe vështrimi limitohet në thelpi trekëndëshi , gurë, murë, pragje. 

Një psherëtimë e fortë të vjen. 

Ngreh kokën, dhe dy rroba fëmijësh të nderuara në ballkon valviten, duket sikur frymojnë.

Vështron në thellësi e ndien atë ndjesi të çuditishme ku bashkohet e shenjta me profanen, apstraktja me realen.

Marr frymë,  sikur shpirti të zgjohet nga një  dramë e rëndë. 

Nuk flasë por vetëm pëshpërisë:

Arbëreshi  i këtyre anëve nuk mund të shuhet  në këtë formë. 

Shpirti i Arbërit është i desinuar të rrojë!

Siç rron shpirti  rebel i poetit Mario Bellizzi, të Shën Vasilit, që me  penën e tij  derdh ato pika si nota në pentagramin e një sinfonie ku rebelizmi, malli, trishtimi, dashuria  dhe shkrihen në  një partiturë malli, kultura, gjuha, sentimenti, për popullin e tij, rrënjet, por edhe  vlerat humane. Vargjet e tij sa delikate të ndjeshme, por edhe aq të mbrehta si një thik ku flitet e vërteta. 

Nuk e harron gjakun arbër Mario dhe vazhdon e, spërkat në vargjet e tij  bukurinë, trishtimin, krenarinë, folklorin, dëshpërimin, por edhe “tërbimin”  për këtë qytezë, damarët së cilës janë atrofizuar, e  nuk  rrjedhin më  “ gjaku in i shprishtë”.. 

Jo shume distanta nga komuna është sheshi ku është vendosur edhe një shatervan modern. Mblidhen shënvasiliot, pothuajse të asimiluar në gjuhë. 

I takon, janë të mirësjelltë e ndërsa bisedon me të, do të dallosh që i kërkojnë rrënjët. 

Disi më tutje më zë syri Mario Occhineri, arbëresh i Shën Vailit. 

Mario Occhineri ishte i shoqëruar nga e shoqja e tij Margarita. Marion është arbërresh që u rrit në Urugaj, por shpirti i tij arbëresh është më i fortë se kurrë. 

Promovon dhe mbështet  botën arbëreshe kudo që ajo ndodhet. 

Ka atë shpirtin revoluzionar. Shqetësimi i Marios është që nuk di gjuhën arbëreshe, ankohet  që nuk ka shkolla për mësimin e gjuhës të parëve të tij. Në cdo festë e promovim Mario është prezent, mbështet gjakun e të parëve të tij.  E lexon në sy  Arbërinë  e bukur që e ka në shpirt.   

Një nga objektet e rëndësishme është edhe Kompleksi i Manastiri me kishën Maria Odigitria 

Gjatë shekullit të njëzetë, struktura  e këtij kompleksi iu nënshtrua ndërhyrjeve të shumta modernizuese, kjo bëri  që ti jepte  jetë edhe lindjes së seminarit të vogël italo-shqiptar “Benedetto XV”  si dhe një biblioteke të pasur me mbi 8,000 vëllime me vlerë të madhe. 

Pjesa më interesante e kompleksit është kisha kushtuar Maria Odigitria . Me vlera të mëdha artistike janë edhe kanavacat në muret anësore, ikonostasi të gdhendur në dru arre dhe të zbukuruar imët me ikona të shenjta dhe foltore. 

I vetmi element i shpëtuar nga shekulli XIII  është  një afresk,  në pjesën e përparme të altarit  kryesor, imazhi i  Shën Mërisë e cila është vendosur një aureolë të madhe  të artë, e veshur me blu nën mantelin e kuq, ndërsa mbi kokën e kurorëzuar nje vello jeshile që i zbret mbi supe. Kjo është e vetmja “ Mbetje”, e shpëtuar që prej shekullit XIII. Nga tre që gjenden në të gjithë Italinë, ky manastir përfaqëson të vetmen bërthamë monastike bizantine  greke në Kalabri. 

Kisha e San Giovanni Battista

Kisha e San Giovanni Battista u ndërtua pas ardhjes së shqiptarëve, në gjysmën e dytë të shekullit të 18-të, pikërisht në vitin 1791. Sipas dëshmive gojore, është ndërtuar nga punëtorë vendas dhe banorë të qytetit, të cilët transportonin materialet e përdorura për ditë të tëra. 

Punime shumë më të mëdha u kryen në ndërtimin falë përfshirjes së Kurisë Episkopale të Cassano nga e cila varej San Basile, për këtë arsye, stili i kishës nuk është bizantin, por barok i vonë.

San Basile dhe memorja e saj me njerezit e shquar. 

Paolo Bellizzi, lindi ne San Basile me 4 prill 1890. U dipllomua në shkencat ekonomike dhe tregetare, dhe kultivonte një deshirë të madhe për shkencat politike. Kur shpertheu lufta mori pjese vullnetarisht, por dallohej per trimerinë, guximin dhe inelligjencën e tij dhe iu dorzua titulli “Kapiten”. Qendroi per dy vjet ne ne tricè ku iu dorëzua medalia e artë dhe dy bronxi.

Shume interesante  është letra që mban datën 26 maji 1917 e Kavalierit Madhor Giuseppe Moscone komandant i batalionit, i cili  shpreh me shumë krenari, dashamiresi, por edhe me keqardhje humjen e këtij njeriu kaq të madhe sa  ishte arbereshi Paolo Bellizzi.  

Në 30 shtator 1917 inagurohet ne San Basile një pllakë perkujtimore për nder të dhuntive morale dhe intelektuale  te Paolo Bellizzit i quajtur  ndryshe edhe  “Maestro”. 

Michele Bellizzi, lindi ne San Basile, dhe ishte nje sacerdot dhe edukator. Kreu detyren e tij si edukator prane Kollegjit San Adriano, ( san Dimetri Korona), me vone ne Seminarin diocesani   të Cassano e Morano Calabro,  Maratea, dhe më vonë në  Kastrovillari. Ishte bashkpunëtor në periodikun “ Il Calabrese” themeluar ne 1842, ku shkruanin studiuesit më të mirë të asaj kohe.  

Michele Bellizzi ishte istruktor në Kasrovillari per seksioni e “ Giovanni italia” qe ishte themeluar ne mars 1848. Arrestohet  në 1850 ku beri dënimin dy vjet heqje lirie.  Pasi del nga burgu punon si mesues privat deri ne 1860.  Ishte i pari drejtor i gjimnazit te Castrovillarit.  Vdiq ne vitin 1886, ku per nder te tij u vu edhe nje pllake perkujtimore ne fasaden e godines se gjimnazit.   

Angelo Bellizzi . Arbereshi A. Bellizzi , edhe ky ishte nje sacerdoto i ritit grek. Lindi ne San Basile ne tetor te 1754.  Kaloi pjesen me te madhe te tij ne Napoli, ku ne 1754 ishte Rektor i Kavaliereve te Napolit, dhe nga 1789 u be kapellano prane Oborrit mbretëror të Ferdinantit te IV.  Ne 1829 u trasferua në San Basile, ne vendin ku u lind dhe kaloi pjesën tjetër të jetës.  Bënte pjesë në kategorinë e atyre njrëzve të cilët mendonin që edukimi dhe instruktimi përfshijnë të gjitha sferat Njihte shume mirë  atinishten , greqishten dhe nje shkrimtar shume i mire ku ka lënë shumë vepra akoma te pa botuare me nje shenjteri  elokuence,  ne histori,  filozofi, mjeksi. Thuhet qe veprat e tij ruhen ne shtepine e nje sternipi te tij.  Vdiq ne San Basile 20 settembre 1836. 

Francesco Saverio Bellizzi. 

Lindi ne san Basile me 1790, dhe ishte i ati i revoluzionarit  Michele  Bellizzi.  Studioi në  Kastovillari lëndët klasike dhe sapo mbushi 18 vjeç shkoi për studime në  Napoli . Ai studioi dhe u dipllomua me  maksimumin e notave  per mjek-kirurg në Salerno. Merrte pjesë në “ Guardia d’onore” krijuar nga mbreti G. Murat dhe kthehet ne San Basile dhe nuk punon vetem si mjek por edhe si edukator dhe patriot kunder borboneve.  Vdiq ne 19 korrik te 1863.

Pietro Bellizzi. 

Lindi ne San Basile, rreth gjysmes se shekullit te XVIII dhe ishte arkiprift ne fshatin arberesh Ciftja. ishte nje patriot. M e ardhjen e Francezve ne Kalabri, ai predikonte kunder tyre, kështu në 1807 vritet me urdher te francezve. Ishte nje orator i zot dhe prej tij mbeten dy vepra te rralla ruajtur ne Biblioteken  Nacionale te Napolit 

  • Sacra eloquenza del sacerdote italo-greco (Pietro Bellizzi)
  • Riflessione e Annotazione Sopra la prima lettera pastorale del vescovo di Cariati. 

Costandino Bellizzi

Lindi ne San Basile, 04/02/1819. profesioni i tij ishte mjek, por ishte edhe nje patriot i flaket. ai ishte i bindur se politika e borbonve ishte kunder se lirise se tyre.

Françesko Saverio Tamburi, krijoi  katekizmin shqip në dialektin kalabrez të Shën Vasilit  të vitit 1834 nga një i quajtur Bonifac Tamburi  (Bonifacio Tamburi, l. 1799), 

Rrëfejmë Shën Vasilin nëpërmjet një prpojekti i quajtur “ Profumo di radici” 

Nëpërmjet nje album  me fotografi, marrë nga projekt i quajtur “ Profumo di radici” le të kujtojmë këtë qytezë arbëreshe, nëpërmjet këtyre fotove të bukura ku demostrohen  vitet 1900-1950, me autor te  Angiolino Bellizzi, dhe komentator  Carmine Paternostro. 

Shfletojme kete album shume interesant  

C:\Users\ACER\Desktop\20200320_120327-1.jpg

Foto e 1908, e cila mban emrin e nje arberesheje quajtur Katerina Bellizzi,  e veshur me nje kostum arberesh dhe shoqeruar në foto nga e bija.  

C:\Users\ACER\Desktop\20200320_123515.jpg

Viti 1931.Kisha e manastirit të S Maria Odigitria, vazhdimesi e manastirit të S.Basilio gjatë punimeve. Përurohet në vitin 1933 

C:\Users\ACER\Desktop\20200320_122824.jpg

Viti 1937. Rruga shteterore për në Castrovillari. Vendodhja në dalje të  qytetit. 

Në foto dy, makina nga  katër që kishte gjithësej në San Basile gjatë asaj periudhe.

C:\Users\ACER\Desktop\20200320_122234.jpg

Vitet 1920. Rruga “Umberto 1”,  sot  rruga“Libertà”
Në kryqezimin me rrugën  Piave dhe rruga  Verdi. 

Poeti Giovanni Pugliese përshendet dy rojet e pyejeve që  kalojne  transit në Shën Vasil\ Kalabri.

C:\Users\ACER\Desktop\20200320_121822.jpg

Fotografia mban datën 1918, pas mbarimit të luftës së parë boterore. 

Ceremonia e inagurimit të Shoqates Kombetare, të  lufëtëreve – seksioni i San Basile. 

Grupi pozon përpara shkallëve të kishës së S. Giovani Battista. 

C:\Users\ACER\Desktop\20200320_121347.jpg

Viti 1919. Avokat Davide Gramazio me familjen  e tij,

Kjo foto është bërë në 1901. 

C:\Users\ACER\Desktop\20200320_121116.jpg

Arbëreshët gjatë një procesioni në bulevardin “Gjergj Kastrioti”

Foto e vitit 1910-1915. Kostumi arberesh i San Basile. 

Në foto, Maddalena Moliterno

C:\Users\ACER\Desktop\20200320_120733.jpg

Viti 1940. E Marta pas Pashkeve- Vallja. 

Z. Francesco Tamburi (di Giovanni) me nje grup vajzash  me kostum arberesh

Plotësojmë këtë album edhe me disa imazhe që nuk janë materiale të këtij projekti, por që bëhen pjesë të kësaj qyteze që dikur kishte, jetë dritë njerëz, dhe sot të shpopulluar, por me dëshirën për tu ringjallur  

C:\Users\iljas\Desktop\facebook_1612096666761_6761623497783224258.jpg

Grupi folklorik në kostumin tradicional të Shën Vasilit gjatë debutimit të tyre në San Nicola dell’Alto 

C:\Users\iljas\Desktop\facebook_1612096588072_6761623167737235642.jpg

Sheshi Skënderbe, Villa Comunale, 

Campanile della Chiesa San Giovanni Battista, innevate, riprese da Via Roma da Maria Kakishe.

C:\Users\iljas\Desktop\facebook_1609365454764.jpg

Shën Vasili 1985. Fotografia  shkrepur nga Nicola Pugliese, dhe sjellë nga Mario Bellizzi

Ornela Radovicka 

Qëndra Albanologjike  mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe, 

themeluar nga A. Bellusci 1980 . Frascineto\ Kalabri 

Filed Under: Reportazh

MBRESA NGA FESTIMI I PASHKËVE ORTHODOKSE NË TORONTO

May 10, 2024 by s p

“Toleranca është besimi më i mirë.” Viktor Hygo/

Nga Fuat Memelli

Në rrugën e gjatë të jetës, kam qënë disa herë në kishë në kohën e Pashkëve si dhe për Krishtlindje, siç kam qënë edhe në xhami festat myslimane. Në Pashkët orthodokse të sivjetme, isha në një kishë në Toronto. Aty jetojnë dy djemtë e mi, Eltoni dhe Erjoni me bashkëshortet dhe vajzat e tyre. Theksoj se dy djemtë i kanë gratë orthodokse. I pari e ka me origjinë greke, por e lindur dhe rritur në Toronto, ndërsa tjetri e ka me origjinë nga Berati. Me ata dhe njerëzit e tjerë të afërt, shkova dy herë në një kishë greke. Po ndalem në disa mbresa që përjetova ato ditë.

BESIM I MADH NË FENË E TYRE

Ndër mbresat e para ajo që më ra në sy ishte besimi i madh fetar i familjeve greke që jetonin në Toronto si dhe qytete të tjerë të Kanadasë. Këtë e vura re në javën e Pashkëve që kulmoi me ditën e ringjalljes së Krishtit. Kisha ku shkuam ne, kishte rreth njëmijë vende. Në ritualin e ringjalljes së Krishtit, kishte njerëz që rrinin edhe në këmbë. Në orën 12 të natës, kur u fikën dritat, u ndezën njëri pas tjetrit 1000 qirinj që ngjanin si 1000 yje të zbritur në tokë. Me qirinj të ndezur në dorë, pjesëmarrësit vazhduan ritualin në oborin e kishës. Edukata e tyre fetare, është rrënjosur brez pas brezi. Para Pashkëve, i moshuari George Diolitsis dhe gruaja e tij Irini, të dy njerëz të mrekullueshëm, kishin mbajtur 40 ditë kreshmë. George, sa herë ulej për të ngrënë bukë, bënte kryqin e pas tij e bënin edhe të tjerët. Edukimi fetar i fëmijëve, veç familjes, bëhej ditën e dielë në kishë. Ky edukim mbahej gjallë pastaj me frekuentimin e kishave, ku në Toronto kishte 15 kisha greke. Edukimi i fëmijëve për gjuhën dhe kulturën greke, bëhej një herë në javë, ditën e shtunë në mjedise të veçanta. Veç gjuhës aty mësonin edhe traditat e tyre për veshjet, këngët, vallet, etj. Për disa vjet në këto shkolla ka qënë mësuese nusja e djalit, Maria Diolitsis, grua e thjeshtë e dashur e që ka mësuar ca shqipen e ne kënaqemi kur na flet në gjuhën tonë.

DREKA E PASHKËVE, NJË FESTË E VEÇANTË

Dreka e Pashkëve, ashtu si në Shqipëri, ishte një festë e veçantë. Disa familje mblidhen e festojnë së bashku. Ne u mblodhëm në familjen e Nikos dhe Chrissa Chilakos, i cili ishte daja i Maries, nuses së djalit të madh. Kjo ishte një familje e njohur mikpritëse në Toronto. Atë ditë në shtëpinë e tij numëroheshin rreth 50 veta. Sipas traditës së Pashkëve, i zoti i shtëpisë kishte blerë një qingj të madh të cilin e poqi në hell. Kishte bërë edhe kukurec, ndërsa miqtë e ftuar kishin sjellë pije, ushqime, ëmbëlsira, etj. Dreka vazhdoi disa orë me urime për njëri-tjetrin, për Krishtin që u ngjall (Kristos Anesti) me humor si dhe me këngë e valle. Në fund u bë një fotografi e gjithë pjesëmarrësve.

DISKUTIME PËR ÇËSHTJEN BEJLERI

Natën e ringjalljes së Krishtit, ishim për darkë në familjen Diolitsis, ku Irini, e zonja e shtëpisë një grua shumë e dashur dhe nikoqire, krahas të tjerave kishte përgatitur edhe një supë të veçantë që bëhet për atë natë. Aty bëhej edhe rituali i çukitjes (thyerjes) së vezëve me njëri-tjetrin. Nisur nga fakti që unë isha shqiptar, u hap tema e Fredi Bejlerit, aktualisht i dënuar nga drejtësia shqiptare. Njerëzit e thjeshtë që kishin dëgjuar versionin zyrtar nga mediat greke, ishin në një mendim me to se burgosja e tij ishte e padrejtë. Unë i shpjegova variantin zyrtar shqiptar se ai ishte kapur me armë në Greqi dhe ishte dënuar atje. Gjithashtu siç thuhet në Shqipëri ai kishte qënë edhe në grupin që bëri vrasjen e dy ushtarakëve në postën kufitare shqiptare të Peshkëpisë, si dhe për blerje votash gjatë zgjedhjeve të vitit 2023 në bashkinë e Himarës. I thashë gjithashtu se minoriteti grek në Shqipëri, ka kuadro shumë më të mira se ai për të qënë kryetar bashkie. Në bisedë mori pjesë edhe historiani grek që jetonte në Toronto, PhD. Sakis Gekas, me origjinë nga fshati Kastorias, profesor në “York University”. Ai kishte ndjekur lajmet dhe opinionet e dhëna për Fredi Bejlerin në shtypin grek, në radio e televizion. Mendimi i tij i përmbledhur ishte afërsisht i njëjtë me mendimin tim, se Fredi ishte dënuar në Greqi për armëmbajtje pa lejë dhe nuk ishte i përshtatshëm për t’u propozuar për kryetar bashkie si dhe deputet për Parlamentin Europian. Sipas profesorit, Fredi Bejleri ishte mbështetur edhe nga qarqet ekstremiste greke dhe kjo i vlente për vota partisë në pushtet. U ndala këtu pasi si shqiptarët edhe grekët, nuk shkëputen dot nga politika.

NË VEND TË MBYLLJES

Desha të theksoj dy momente. Së pari, populli shqiptar dhe ai grek, si popuj fqinjë që në rrugën e gjatë të historisë kanë dhënë e marrë nga njëi-tjetri, duan të jetojnë në harmoni. Shpesh politika i ka ndarë. Së dyti dua të theksoj se te ne shqiptarët, harmonia fetare është një vlerë e çmuar. Siç ka thënë Gjergj Fishta :”Festojmë Bajram e Pashkë, por Shqipërinë e kemi bashkë.” Po e konkretizoj këtë harmoni edhe në familjen time. Ne festojmë Bajramin dhe dy Pashkët, ato Katolike, pasi vajza e madhe Gledisi e ka burrin katolik e ne mblidhemi e festojmë me njerëzit e tij. Siç theksova më lart, festojmë edhe Pashkët Orthodokse. A ka më bukur! Siç ka thënë Viktor Hygoi “toleranca është besimi më i mirë.”

Filed Under: Reportazh

Frsascineto\Frasnita arbëreshe Kryeqyteti i Poezisë së Diasporës për një ditë

May 8, 2024 by s p

Ornela Radovicka

Në datën 6 Maji me rastin e përvjetorit të lindjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Lidhja e Shkrimtarëve dhe e Krijuesve në Diasporë vendosën që aktivitetin e tyre vjetor ta zhvillonin në Frascineto\ Frasnitë \ Kalabri, një ngulim arbëresh, dhe e titulluan “Pranverë Arbëreshe”. 

Miqësia e tyre me At Belluscin, për hirë të kontributit të tij të madh në Diasporën shqiptare,  sensibiliozoi edhe  LKSH në mërgatë   të zgjedhi Frasnitën, kështu këta bijë shqiptar të Diasporës, nderuan me ardhjen e tyre  jo vetëm këtë  kollos të Arbërisë, por nderuan vëllezërit e tyre në Frasnitë, Në Kalabri e në të gjithë Italinë e kudo që janë  Frasnita arbëreshenë datën 6 Maji ditëlindjen e Skënderbeut  bëhet për një ditë Kryeqyteti i Poezisë së Diasporës.

Pjesëmarrësit e Diasporës

Në këtë  ngjarje merrnin pjesë:Kryetari i Lidhjes së krijuaesve në Diasporë Z.Musa Jopulli përfaqësues nga Franca,Poeti i drejpërderjtë  Mentro Thaqi\ Thaçi,  nga Gjermania,  Koordinatori i shkollave shqipe në Svizër z. Vaxhid Seidiu, z.Heset Ahmeti e Peter Shtoka nga Sllovenia, si edhe krijues të tjerë në diasporë, por edhe mbështetës të botës arbëreshe si  Vëllai  i arbëreshëve, Z. Rexhep Rifati, autori i librit Fotosintezë e shpirtit tim dhe  miku i ngushtë e arbëreshëve z. Hazir Mehmeti. 

Mernin pjesë nga qeveria vendore Kryetari i komunës së Frascineto\ Frasnitës Z Angelo Catappano, Presidenti i  Federatës Arbëreshe z. Damiano Guagliardi, Drejtori i Bibliotekës internacionale Tomaso Bellusci, Drejtori dhe themeluesi i revistës Jeta Arbëreshe prof Agostino Giordano,  Prof dhe studiuesit e botës arbëreshe, profesor. Gennaro De Cicco e Professor Perri. 

I ftuar special ishte edhe Miku i arbëreshëve dhe familjes së At Belluscit Z. Vehbi Miftari, Kreu i Missionit të Kosovës pranë Selisë së Shenjtë në Romë, dhe natyrisht me pjesmarrjen edhe të At Belluscit. 

Pritja u bë në Bibliotekën internazionale Antonio Bellusci

Grupi i diasporës ardhur nga Franca, Gjermani, Austri,Svicër, Slloveni, Kosovë, Mal të zi, Maqedoni e Veriut, Shqipëri  u nisën nga Sheshi Skënderbe në drejtim të Bibliotekës A. Bellusci. 

Pra se të hynin në bibliotekë, grupi i  krijuesve në mërgatë kishin përgatitur një “skeç të ritit të malsisë” të atyre ceremonive kur miqtë e mirë  shkonin për të takuar miqtë e tyre të  mirë.  Këtë rol do ta luante  Z. Menntor Thaqi, shpirt patrotizmit,  i cili me shrehjet  e tij, do të improvizonte këtë skenën. “O i zoti i shtëpisë a po don Miq. O At Bellusci a po don Miq!  

 At Bellusci, del në ballkon ku  janë  varur flamuri   shqiptar, dardan,  italian, pergjigjet me ngrohtësi e entuziazëm:”Mirë se të vini O VLLezër. Ju kam pritur me shekuj e  dhe ju pres gjithmonë me shpirt me më zëmër, e vatër,  ashtu si pret Arbëri”.  

Ishin momente shumë e micionuese sepse shumë prej tyre e kishin patur ëndërr ta takonin At Belluscin, por edhe ta shikonin  për herë të parë Arbërinë. Në sytë  e tyre vezullonin lotët. Të gjithë kanë ndjejsi kur prek për herë të parë Arbërinë.Ajo të depërton në gen, në shpirt.  Para derës  së shrëpisë së At Beluscit mbizotëronte vetëm kuq e zi dhe plisat e bardhë.

Motra Rina Bellusci, qendron te port, nuk flet, duket e heshtur, por nuk vonon dhe nga shpirti i saj dalin si një llavë tingijt arbërorë. Ata tinguj kanë formën e lotit që dalin nga shpirti. Dëgjohen frazat: 

“Skënderbeu zbret nga qielli

Mos humbisni gjuhën tonë,, 

e  mos bjerrni ritin tonë

…. Japmi dorën oj vëllezër”

Zërit të saj i bashkohet  Arbëreshja  Antonietta Rimoli, si dhe Michele Greco. 

Arbëreshët dinë të emozionojnë me shpirtin e tyre Arbër prej 600 vjetësh të gjallë akoma në këto troje.  

Të gjithë bashkë ashtu si petalet e një margarite pranverore hyjmë si rreze dielli, duke mbajtur atë alkimi futemi në bibliotekë. 

Aktiviteti  letrar u zhvillua në Biblotekën A Bellusci. Merrni pjesë rreth 60 pjesëmarrës. 

Fjalën e mirëseardhjes e mbajti (e nën shkruara) Ornela Radovicka, ku midis të tjerave u shpreh:

I nderuar z. Kryetar i Bashkisë z. Angelo Catapano, 

I nderuar z. Vehbi Miftari kreu i Missionit të Kosovës pranë Qelisë së Shenjte, 

I nderuar Presidenti i Federatës së FAA z. Damiano Gualiardi

Të  nderuar Prefosor dhe themelues i gazetës Jeta Arbëreshe z. Agostino Giordano, Profesor Francesco Perri, e Profesor Gennaro De Ceicco, Profesoresha Maria  Antonietta Rimoli,  mësuesja  Lucia de Martino si dhe themeluesja e teatrit arbëresh në Frasnitë. 

Pastaj ajo iu drejtua miqëve:

Mirë se na erdhët:Zoti Musa Jopulli, kryetar shkrimtarëve dhe i krijuesve  në Diasporë,  Zoti Mentor Thaqi, si edhe ju  miq të madhenjë  të arbëreshëve Z. Rexhep Rifati, Prfesori i pa lodhur dhe hulumtuesi Hazir Mehmeti, Coordinatori i  dhjetra e dhjetra shkollave në Svizër Zoti Vaxhid Seidiu,  si dhe ju krijues, poetë, e mësuese  të diasporës,dashamirës  arbëresh, shqiptarë  të Kosovës, të Shqipërisë e Maqedonisë së veriut.  

Të dashur Krijues në mërgatë, ardhja juaj në këto toka të Arbërit, është  jo vetëm një shembull  për tu admiruar, por është ajo alfa që shërben si themel , për tu ngritur ato baza, që shërbejnë për të  krijuar  ura  midis vëllezërve të të njejtit gjak, që fati i tyre  nuk ishte shumë bujar, por  shpirti i tyre ruajti  atë farë e Skënderbeut,  që pavarësisht se ku jeton, ajo sython  duke mbajtur mallin për mëmëdheun, dashurinë për kombin, besën e vëllazërimit. 

Të dashur miq!

Mirë se na erdhët në këtë vatër të ngrohtë të At Antonio Bellushi, ku priti në gjirin e saj si intelektualin ashtu edhe bujkun me të njëjtën dashuri e respekt. 

Tek kjo shtëpi flitej gjithmon arbërisht, nëse dikush prej fëmijëve fliste italisht, tata dhe mëma të ndëshkonte, as bukën nuk i jepnin. Ishin  dinjitoze mëmat arbëreshe, dhe gjuha ishte ligji i edukimit! Pikërisht tek kjo shtëpi të At Bellusci  ku frymonte arbërisht u hapën pika e parë e shkollës në diasporë me fëmjët shqiptarë e emigrantë shqiptarë  dhe arbëresh të cilët donin të mësonin gjuhën. Në vitin 2001 u fut edhe libri Alfabetizzazioni, me të cilën filluam të punonim “më seriozisht”, sepse mbaheshim vetëm me një tekst Abetare që kisha  sjellë nga  Shqipëria.  

Mirë se na erdhët në këtë  tempull 400 vjeçare, ku rradhiten më tepër se  8000 mijë egzemlarë, revista, libra, e dokument  të hershme që nga shekulli 16. 

Në këtë tempull keni fatin të shpërndani vargjet tuaja në jehonat e këtyre mureve ku u kënduan këngë arbërore, e dëgjohej zhurma dhe ritmi i  atyre argalive  që thurnin në rrugicat e gjitonisë. 

Të dashur Miq! 

Mirë se na erdhët në këtë Bibliotekë, që At Bellusci me shumë mundime e ka krijuar dhe mbajtur të gjallë. Në brendësi të këtyre rafteve  do gjeni Rilindjen e Kosovës, Revistën “Dielli”  të vatrës në Amerikë, gazetën “Drita” të  Shqipërisë, Revistën  “Arvanoi”, “Dialogoi”, “Besa” organe shtypi të arvanitasve. Do të gjeni me dhjetra tekste, punim e mbrojtje dipllome, revista filologjike. 

Ajo që është e rëndësishmja në këtë qëndër është organi i “Lidhja”, një revistë në tre gjuhë,  themelues i së cilës është  At Belluscit. Kjo revistë shpërndahej në tëgjitha kontinentet  falas me përpjekje të tij.

Puna e At Belluscit 40 vjeçare në Greqi nuk u korurzua vetëm nëpërmjet  veprave  mbi  Helladën, por ato shkojnë më tej, ai sentiment  mblidhet një korrespondencë mbi 2000 letra me botën arbërore të At Belluscit me ta . 

Vëlla Marugo- do ti  drejtohej  një ditë At Bellusci, themeluesit të gazetës Dialogoi-

Nuk do ishte mirë që të fillonit të shkruanit me alfabetin shqip për tu dalluar  nga grekrit ? 

Nuk vonoi shumë dhe Maruga filloi të shkruante me alfabetin shqip në revistën e tij .  

Një ditë At  Bellusci do t-iu drejtohej  shoqatës arvanitase  Marko Boçari: Vëllezër, nuk iu duket që Revista juaj nga Besa, bëhet Mbesa – 

Kështu u hodhën urat që zgjatën  mbi 15 vjet mes popullit arvanitas e arbëreshët e Italisë, falë punës së At Bellusci.. 

Nuk  rreshtet at Antonio. Nuk limitohet, vetëm në botën e studimeve dhe hulumtimeve,ku ai rregjistroj, kodifikoj, këngë, rrëfime, rite,  nëpër fshatra. Nuk  u kufizua as  si autor i 20 veprave  të tij, por At Bellusci  ka shpirt Arbëri, dhe preku, lotët e atyre vëllezërve kosovar, e qahu mes tyre për gjenocidin që iu bëhej vëllëzerve të tij.. 

Të dashur Miq. Sot, jemi në Frasnitë. Si shumica e ngulimeve  arbëreshe, edhe Frasnita është një qytezë e vogël. 

Bien në sy rrugicat e ngushta, atavizma arkitekture të stilit  të gjitonisë të  cilat të përfshijnë emotivisht. Shumë pak njerëz shikon.  Kështu janë mengjeset e këtyre qytezave, jo të zhurmshme dhe në mbrëmje, në këtë qytezë nën gamën mbretërore të hënës ngjyrë blu zhytur në argjend do të ndjesh siluetat e saj ku ende eshtrat shekullore mes valve magmatike lëvizin fosforishente në shtëpitë shekullore prej guri, në udhët, sokaqet, në kisha, në këngë, në kostume,e  ku thyen rrezet ndër fasadat shekullore.

Ç’do gjë këtu duket e qetë dhe pesull. 

Them “pezull”, sepse këtu asgjë nuk është definitive e asimiluar; gjurmët e identitetit akoma frymojnë; Gjuha arbërore  edhe pse disi po shpërbëhet por ka akoma është dikush që e flet.  Po ashtu edhe kostumi  arbëresh gjithë ar thuret dhe vishet në festa e riti bizantin i ruajtur në zemrat e tyre.  

Mjafton të ndalosh tek ky gji, dhe kjo pjesëz toke e Arbërisë të pret krahapur.  

Siç i pret sot bijët e diasporës. 

Arbëria e arbëreshëve është një mëmë e lodhur, nuk ka shumë forca, janë 600 vjet, që tingujt e gjuhës së saj janë dobësuar, fjalët e saj janë të  lodhur,  dhe gjuha e saj e  dërrmuar e  shpesh herë dhe e abandonuar. Por, shpirti i poetit di të zgjedh, sepse pikëzën e Ujit e kthen në oqean, rrezen e Diellit  e thyen dhe e bën ylber shprese,  tika takun e kohës e kthen në refren, e dalëngadalë  thur  rreshta e nis e lundron si valët e një deti në këtë qytezë 600 vjeçare. 

Në këtë ditë të shënuar  nuk  mund të rrim pa përmendur shkrimtarë intelektualë  të Frasnitës; Costantino Arcuri,Vicenzo Dorsa, Bilota, Emanuele Giordano,  Michele Bellusci, Domenico Bellizzi, Papàs Lino Bellizzi, Domenico Bellusci, Solano, Beniamin Frascini, Domenico Magnelli, Luca Perrone, la poetessa Maria Miranda Marku.   

Mendoni për një çast, që në këto zona kaq të thella, ku u strehuan arbëreshët  jetonte dhe vepronte shtypi  intelektual të një kalibri europian. Si Torello, krijuesi i  Gazetës “Omnic”,  Jura , krijuesi i urës pezull e para në Itali, gjatë në Mbretrisë së Dy Siciljeve, gazeta La Nazione, Fiamuri i Arbrit etje, dhe  këto foleza,  të shpirtit të  Arbërit  jo vetëm që ishte i gjallë,  por  ata u kthyen  në flamurtarë të ideve, intelektualë dhe patriotë që  udhëhoqën botën arrbërore. 

Idenë e parë mbi kombin e hodhi Vicenzo Dorsa, dhe Samiu shkroi në bazë të këtij traktati Shqipëria, çka qenë e çdo të bëhet. Mikele Bellusci,i  tregoi vendin Peshkopit të Rossanos që ngatërronte Shqiptarët me grekrit duke i thëne se  zotëria juaj gabon duke i ngatërruar shqiptarët me grekët,  shqiptarët  ndryshojnë prej tyre  në gjenezë e në kulturë.

Frasnita, kjo qytezë që edhe sot mbart në gjirin e saj  mban figura të gjalla intelektuale  si Prof Giordano Agostino  poeti me pseudonimin “buzëdhelpri” e revista e tij që po i mbijeton çdo stuhie  Jeta Arbëreshe,  Lucia Martino me teatrin e saj,  por edhe, mësueset  Katerina Adducci,Antonieta Rimoli, Mikele Greco të cilët  sjellin atë afshin e ngrohtë të përjetshme të botës arbëreshe.

At Belluscit i dhemb zemra kur shikon që qytete shqiptare po shpoullohen, kur qytezat arbëreshe po shuhen, e dhe  gjuha  jonë e bukur  po tkurrur, kur shikon që riti  me liturgjin arbërishte, thuhet  më tepër  në italisht se në arbërisht. 

Ju,vëllezër të diasporës, keni ardhur sot në këto troje  ku  shpirti juaj poetik, me siguri do të takojë  botën e të gjithë atyre arbëreshëve që shkruan në gjuhën e tyre, si  Jul Varibobën,  De Radën, Seremben, Santorin, Stratico,  e dhjetra e dhjetra të tjerë.

Shpirti i poetit duke mbartur atë  hirin e kujtimeve  di të futet në këto skute, ku sakrificat, mënçuria, patriotizmi, bukuria njerëzore kryqëzohen, e ju nisni  të ndërtoni  atë  pjesë mozaiku  antropik të çmuar të këtij populli ku rrugicat e gjitonisë ende pëshpërijnë shqip, pragje  shtëpie mbushur me myshkun e viteve  kanë lënë mbi to falangjet e duarve të mundimshme  shekullore, por muret me poret e tyre frymojnë ende   arbëriesht.

Ja se si e përshkruan Arbërinë sot Një nga poetët më të dëgjuar bashkohor Mario Bellizzi 

Hije me copa qielli

Gjendem në një vend i madh, 

pjot simbola dhe njerez 

me prejardhje gjeografike sa më të ndryshme  

vend i ndërlikuar piçkulaç, 

i mbitur në shenjtëri dhe peisazhe

zbrazëti, mura të gramisur

(jemi në Jug ndanjë katund jashtë historisë)  

para meje shoh një kështjellë

e rrethuar me shpizë si kaliva vetmitarëve

ku jetojnë nanì emigrantet rumunë dhe afrikanë

aty këtu shtohen shfaqje marramendëse 

një burim përralor me mbistica  

më poshtë kupola bizantine ngjyrë kobalti

ruajnë në lindje, ujërat e kthjellëta 

të detit të Magna Graecia-s

ku fanaren Perëndi pjeq 

si thonej Euripidi: hije të pajisura me frymë 

të bërë me copa qielli, një vegim i mbrazt

Hyjni të tjera nuhasin 

aromën e lulevet të nerënxësë

… disa strushëlaren nga malet e Silës pas shtegtimin së kuptimevet

të lakimit, të ritmit dhe tonit 

çë rrëzohet drejt heshtjes.

Një trazim i bukur, s’kemi çë t’i thëmi,

ruanj pëllèse dhe qisha, 

shpi me ngjyra të larme, 

nuanca të zbehta, të ëmbla e të gëzueshme,

të rreshtuar pa ndërprerje ndërsa lakohen, 

ndërthuren përgjatë udhë, rrugica, mbështetëse, shkallë, …

me zgjidhje arkitektonike të pabesueshme. 

Njerëzimi bëhet bashkësì kur ulet ndër sheshe 

me nxilikata të stisura me gurë lumi 

të vjedhura ndër gramina të çuditshëm. 

Kamare ndër muret me shenjte gojë hapt

pëllumba mbi fijet e dritës

shqëndezit shumëngjyrëshe të ndejtur 

ndër ballkunat

megjithatë këtu në Mesdhe, 

argalesha pjakarushe 

shtìellin boshtat me folje të reja 

në kohën e ardhme

tek tiligadhi jashtë historisë, 

në historinë më të lashtë, 

më të vërtetë, të pafajshëm, 

ajo e dheut.

Ora letrare  filloi në Bibliotekën e At Belluscit. 

Promovimi nisi Peter Shtoka, një arbëresh i Istrias, Slloveni, me librin e tij Atlante Istriano, mbështetur nga Shoqata  kulturore shqiptare “ Iliria” Koper-Capodistria, kryesuar nga Prtesidenti i saj Heset Ahmeti.

U lexuan poesi nga arbëreshë dhe shqiptarë të diasporës, si dhe u dhuruan libra bibliotekës si edhe disa libra i lanë për bibliotekat e shkollës. Në mesin e tyre kishte edhe artista si Milazim Ukëhaxhaj,  një artist realist, por me tematik historike siç ishin  pikturat e Kullave të djegura në Kosovë. Artisti ishte i shoqëruar nga bashkshortja e tij Vjollca Ukëhaxhaj  

Punimet letrare vazhduan  të drejtuar nga zoti Musa Jopulli kryetar dhe Mentro Thaqi sekretar i saj. Poet artista nga e gjithë Diaspora, sollën shpirtin e tyre artistik në qytezën arbëreshe të Frasnitës. Per një ditë, Frasnita ishte kryeqyteti i poezisë në Diasporë. 

Punimet e tyre artistike,  mbartnin si pathosin,epikën, lirikën për atë mall që shpesh shpirti i emigrantit herë  delë si një puhizë dhe erë si tufan i egër por të mbushin  me ide dhe energji për dashurinë në shërbim të kombit,   edhe pse në dhè të huaj.  

U vendosën buetë me lule të Busti i Skënderbeut me rastin e ditëlindjes së tij, dhe u krye riti Himni i vëllazërisë.  

Maria Antonieta Rimoli, Emanuele Rossanova, Lucia Martino, lexuan  poesi nga autorër Arbëresh.  Për interpretimin e tyre, si  edhe për sforcimet që bëjnë për të mbajtur gjallë gjuhën  dhe kulturën në arbërisht iu shpërndan edhe fleta nderi,A. Rimolit,  L.Martino, E. Rossanova e Profesor A. Giordano. 

Për impegnimin mbi ruajtjen e gjuhës dhe kulturës arbëreshe,  u nderuan edhe  Z. Guagliardi Damiano, Francesco Perri, Gennaro De Cicco.  

Midis dy vëllezërve të të njëjtit gjak u krijuan shum emocione.  

Pjesa e dytë, u zhvillua pranë bustit të Gjergj Kastriotit Skënderbeu. 

Për nder të figurës së tij, dhe me rastin e ditëlindjes së tij  u vendosën buqeta me lule,  dhe u lexuan disa poesi  me temë kushtuar arbërorëve dhe Gjergj  Kastriotit. 

Nuk munguan aktivitetet të tjera, si  pjesmarrja në Teatrin arbëresh drejtuar nga  mësuesja Lucia Martin, dhe shoqata “Vorea”, të cilën ajo drejton të cilët bëjnë një punë të madhe për ta mbajtur gjallë.  

Qëndra Albanologjike dhe Biblioteka Internacionale shpërndahu disa Çertificata ”Nderim Arbëresh” dhe “Mirënjohje arbereshi\e” për pjesëmarrët  në këtë eveniment kaq të rëndësishëm të ardhur nga e gjithë Diaspora.

Ky – ishte një Kuvend- tha At Bellusci- Demostruam edhe një herë që Arbëreshi nuk është vetëm Folk, Arbëreshi është edhe Gjuhë, Kulturë, është  Teatër, është poesi, është krijues me shpirtin arbëror. Ajo që ka rëndësi është se kjo ngjarje nuk u zhvillua vetëm në gjuhën shqipe standarte apo në gjuhën italiane, aty u fol arbërerishtja jonë, arbërishtja e ruajtur  e Bilotës, E Emanuele Giordanos, e Bellizzit, e dhjerave e dhjetra  krijuesve arbëreshë.  

Ju vëllezër të diasporës  shqiptare  nga Svizzera, Gjermania, Austria, Sllovenia, Franca, Kosova,Shqipëri, Maqedoni e Veriut së bashku ne sot, lexuam, nxorrëm nga shirti ynë tingujt tanë të bukur arbëror, shkëmbyem fjalët mes nesh që dilnin nga shpirtu ynë, dhe krijuam një nga ngjarjet më të bukura që  kam përjetuar, sepse “na U foltjem arberisht me njeri tjatrin”. Gluhen e mëmës  mos harromi”. Treguam se  Arbëria jonë nuk është vetëm Vallja, e kostumi, është edhe gluha, e arbëria ka në gjirin e saj poet, artistë, studiues, me gluhë arbërore, me shpirt arbëror! 

Arbëreshi nëng mund t vdes! 

Gjaku i Arbërit rron! 

Merrni pjesë  Artelier si Artisti Sokol Ahmetaj Kabashi, e shoqëruar nga e shoqja e tij Asbije Ahmetaj  të cilët  i dhuruan At Antoni Belluscit, si shenjë nderimi  një stemë krijuar apostafat. Për të duke vënë në qendër Dielli dhe duke e krahasuar At Bellusci Dielli i Arbërisë, një iluminist i kohëve moderne për Arbërinë antike 

Në fund u shtrua edhe një drekë, nga LSHK në Diasporë  ku At Bellusci edhe pse në kushte jo të mira shëndetësore u mundua që të vinte e të qëndronte edhe për një farë kohe së bashku me të gjithë vëllezërit në Europë  me të njëjtin gjak.    

LSHK ju urojmë arbërisht: E bëjshit grurë, mel e kukulë shumë.” (Grurë, misër, dhe boca mëndafshi, i cili ky i fundit kultivohej dhe përpunohej shumë në fshatrat arbëreshe)  

Grupi i diasporës vazhdoi takimin e tyre në IPS të Ungrës ku kishim lënë një takim për të parë një shkollë ku ka nxënës arbëresh dhe për të krijuar ura dhe projekte për të ardhmen, duke ditur që në Kalabri nuk mësohet nëpër shkolla gjuha arbërore.  Këtu u takuam me Diregjentin e shkollës,  por për këtë takim, mbi projektet  do të flasim herën tjetër.  

 Përgatiti materialin 

Ornela Radovicka Qëndra albanologjike  themeluar ng At Bellusci 1980

Në vijim dia sa foto nga aktiviteti i ngjashur  

C:\Users\iljas\Downloads\facebook_1715156706646_7193888635315894292.jpg

Grupi i krijuesve, arbëresh dhe shqiptarë së bashku,  në momentin final  ku fituesit të çmimit të orës letrare  së bashku për një foto kujtimi 

C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20240507-WA0016.jpg

Nga e majta në të djathtë: Milazim Ukëhaxhaj, sekretar i LSHK Mentor Thaqi, Kryetar i LSHK Musa Jopulli, At Antoni Bellusci, Z.Vehbi Miftari, Z Angelo Catapanno, kryetar i Bashkisë, Tommaso Bellusci Drejtor i Bibliotekës Bizantine. 

C:\Users\iljas\Downloads\facebook_1715156675806_7193888505962290539.jpg

Arbëreshja, Zonja Katerina Bellusci 88 vjeçarja ruajtsja e mirë e gjuhës dhe kulturës arbërore, së bashku me At Antonion, Z. Vehbi Myftari Kreu i Misionit Të Kosovës pranë  Qelisë së Shenjtë në Romë, Arkitektja Shqipe Bytyqi  si dhe Atilier Sokol Ahmetaj Kabash 

C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20240507-WA0058.jpg

Emrat, mbiemrat dhe firamave e të gjithë  krijuesve në Diasporë që morën pjesë në Orën letrare Pranverë Arbëreshe. 

C:\Users\iljas\Downloads\facebook_1715160155430_7193903100563997651.jpg

Grupi i artistëve Arbëresh dhe shqiptarë së bashku në Bibliotekën A. Bellusci 

C:\Users\iljas\Downloads\facebook_1715168286657_7193937205398865367.jpg

At Antonio Bellusci me Kryetarin dhe Sekretarin e LKSH,  në Mërgatë Z. Musa Jopullin, poet dhe shkrimtarë me banim në Francë,  dhe Z. Mentor Thaqi  sekretar LKSH me banin në Gjermani. 

Që të dy këta shqiptarë, artist në shpirt,  dedikuan vargje At Antoni Bellusci.

C:\Users\iljas\Downloads\FB_IMG_1714975775497.jpgHulumtuesi  slloven, arbereshi Peter Shtoka, mësuesja  Lucia Marttino në rolin e kryetrares së Bashkisë , dhe O.Radovicka. Në  auditoriumin e Teatrit  arbëresh themeluar nga Prof Lucia Martino.    

Mentor Thaqi sekretar i LKSH si dhe arbëreshi  Avv Emanuele Rossanuova duke lexuar krijimin e tij në arbërisht. Ky arbëresh, e mesoi gjuhën pranë në  Qëndrën pranë bibliotekës Bellusci  

C:\Users\iljas\Downloads\facebook_1715156583552_7193888119019136563.jpg

 Z. Vehbi Miftari, Arbërshët Antonieta Rimoli,  Francesco Perri,  Presidenti i Federatës FAA Damiano Guagliardi, dhe  z. Mentro Thaqi, 

C:\Users\iljas\Downloads\facebook_1715162710759_7193913818387526766.jpg

At Bellusci, pjesë e kësaj Atlante Istriano me autor Petër Shtoka. Në Fotografi, Kryetari i shoqatës Koper Capodistria Slloveni. Heset Ahmeti  

C:\Users\iljas\Downloads\facebook_1715156413519_7193887405852457694.jpg

Arbëreshët: Caterina Bellusci, Inxh Mikele Greco, Prof Gennaro De Cicco,  prof Maria Antonietta  Rimoli gjatë debutimeve të  këngëve arbërshe. 

C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20240507-WA0011.jpg

Arbëreshi Prof Agostin Giordano themeluesi i Gazetës Jeta Arbëreshe e Z. Vehbi Miftari 

C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20240507-WA0057.jpg
C:\Users\iljas\Downloads\facebook_1715162005839_7193910861739827300.jpg

At Antonio Bellusci dhe Sokol Ahmetaj Kabashi,me banim në Paris i cili i dhuron At Belluscit një nga punimet e tij si Atelier. 

C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20240508-WA0005.jpg

Atelier creazion me mbishkrimin “At DIELLI At  A.BELLUSCI“  At Antonio Falenderon për këtë dhuratë  kaq të çmueshm, edeh për orët që janë duhur, sepse artistët dhurojnë gjenë më të bukur “ KOHËN” 

C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20240507-WA0050.jpg

Homazh tek busti i Skënderbeut . Një tufë me lule dhe riti “Himni i vëllazërisë. Gëyimi dhe emocionet këta shqiptarë të Diasprës i shprehnin në çdo moment” Në grupin e diasporës  me sa kujtoj ishin edhe tre Mjek:  Fesih Shehu, Bajram Z. Kosova.  

C:\Users\iljas\Downloads\facebook_1715161247231_7193907679908265010.jpg

Grupi i krijuesve në vizita të qytezave arbëreshe  

C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20240507-WA0036.jpg
C:\Users\iljas\Downloads\facebook_1715161369724_7193908193680490101.jpg

Miku, dhe vëllai i arbëreshëve që prej vitit 1972, ish gazetari i Rilindjes, 

Misionari më i madh në shpërndarjen e gjuhës dhe kulturës arbëreshe  Z. Rexhep Rifati  dhe e shoqja e tij e jetës Z. Hamide. 

C:\Users\iljas\AppData\Local\Packages\Microsoft.Windows.Photos_8wekyb3d8bbwe\TempState\ShareServiceTempFolder\vlcsnap-2024-05-08-14h59m47s421.jpeg

Kryetari i LSHK në Diasporë, ,dirigjenti i shkollës së IPS në Ungra( qytezë arbërshe në Kalbri), Z. Gianfranco Maletta, Mësuesja Qefsere Seidiu  me bashkshortin e saj prof Xhavid Sejdiu Coordinatori i hapjes së 105 pikave të shkollës shqipe në Zvicër, Profesori, hulumtuesi, autor i shumë veprave, por edhe krijuesi i  abetares në Austri Z. Hazir Mehmeti, Ornela  Radovicka, dhe artisti Mimmo Imbrogno, të shoqëruar  nga: z. Bashkim Halilaj në Gjermani dhe  zonja Lumturie Thaqi, Dan Istrefaj 

Filed Under: Reportazh

Fotoreportazh nga Eger i Hungarisë me rastin e vendosjes së bustit të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skenderbeu

May 7, 2024 by s p

Skënderbeu dhe Avni Hafuzi emblemat e miqësisë së përjetshme, shqiptaro-hungareze

“E ndjej veten shumë të emocionuar, por njëkohësisht edhe shumë të nderuar që, si biri i Preshevës dhe i atdheut tim të dashur, Shqipërisë, arrita të bëj realitet endrrën time të hershme, për të sjellë këtu në këtë qytet të bukur, me kulturë të lashtë dhe me histori të lavdishme, bustin e heroit trim e të pamposhtur Skënderbeut”, tha ndër të tjera, z.Hafuzi.

Eger, maj 2024

Jo më pak se 50 vjet jetë në Hungari, jo më pak se gjysëm shekulli jete larg atdheut, por si duket dhe e dëshmuar në zemrën dhe shpirtin e tij i është vulosur atdhedashuria. I dashur lexues i këtij reportazhi, para se ta fillosh ta lexosh, ndoshta do të thuash, po shumë i gjatë qenka shkrimi, por, do të shkruaj për ata që lexojnë dhe duan të lexojnë. Se tekefundit, kemi për kend të shkruajmë. Ndoshta edhe na kanë lodhur disa shkrime që shkruhen për hatër të klikimeve. Zakonisht në një ngjarje të madhe shohim kamera e fotoaparate që regjistrojnë ngjarjen, por shpesh, jo të gjitha gjërat munden të regjistrohen përmes syrit të kamerave. Është ajo shpirtërorja që nuk shihet, por shfaqet me kohën. Kësaj here nuk do të ndalem së shkruari për preshevarin, Filantropi z.Avni Hafuzi. Për z.Hafuzi nuk ka medium në Hungari që nuk ka shkruar. I kanë shkruar edhe libër, i kanë kushtuar edhe këngë, por edhe poezi. Është pjesë e encikpedisë hungareze. Ka miq të shumtë hungarez që kanë autoritet të lartë në Hungari. Shpesh kemi ide për të realizuar ndoj vepër, por nuk mundemi ta arrijmë. I rritur e edukuar me frymën kombëtare, z.Avni Hafuzi edhe pse doli shumë i ri nga vendlindja e tij Presheva, ai kudo që shkoi e pati me vete, e pati ate frymë të atij vendi që njihet për atdhedashuri, burrëri, humanitet, besa-besë, trimëri dhe për dijetarë. Lugina e Preshevës është krenuar e do të krenohet brez pas brezi me simbolin e atdhedashurisë së Filantropit, z.Avni Hafuzi. Në reportazhe, poezi e shkrime publicistike, shpesh lejohet edhe emocioni, por vërtet në çdo shkronjë të këtij reportazhi kam emocione, duke e njohur punën e madhe që e ka bërë ky personalitet, ky personazh, që me datë 04 maj bashkoi shumë personalitete, për ta jetësuar kryeheroin tonë kombëtarë, Skënderbeun në qytetin Eger me mbi 59.000 banorë. Aty do të qëndroj sa do të ketë qiell e tokë.

Kokën lartë bashkëkombasi im, Skënderbeun dhe sheshin Skënderbe e keni në Eger

Të thuhet se është shkruar historia ndoshta është pak, sepse nuk është e lehtë të realizohet gjithë ai projekt i madh. Data 4 maj ishte ngjarje e madhe me rastin e vendosjes të bustit të Heroit tonë Kombëtar Gjergi Kastriot Skënderbeu në sheshin me të njejtin emër në qytetin Eger të Hungarisë. Ishin nisur bashkatdhetarë të shumtä nga e gjithë evropa, por edhe nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia Veriore, Lugina e Preshevës e Mali i Zi, në ceremoninë e inaugurimit te bustit të Skënderbeut. Ne nga Zvicra drejt Hungarisë së bashku me z. Rafet Ademi veprimtar e themelues i disa shoqatave shqiptare në Zvicër e nga Tirana, emblema e Luginës së Preshevës, njëherit diplomatit në karrierë, Ambasador, Prof.dr. Flamur Gashi, nga Prishtina e Bujanoci, atdhetari e bëmirësi i çmuar, Dr.Dergut Aliu, Prof.Abdurrahman Zulfiu, profesor i historisë, njëherit ish drejtor i Gjimnazit „Skënderbeu“ në Preshevë, profesor i z.Avni Hafuzi, Gzim Memishi afaris, bëmirës e atdhetarë dhe disa miq të tjerë nga Lugina e Preshevës, që kishin ftesta nga veprimtari i dalluar të çështjes kombëtare, luginasit tonë, Konsull Nderi, z. Avnija Hafuzi, ku do ta shkruaje historinë në shtetin mik të kombit tonë në Hungari.

E shtuna e 4 majit e motit 2024, ora 13.00 në adresa: HU-3300 Eger, Szkander bég tér (Sheshi „ Skënderbej” ) Hontalan utea, ishin mbledhur mbi 100 bashkatdhetarë e në mesin e tyre edhe shumë personalitete hungareze. Seç mu kujtuan disa thënie historike që përkojnë me z.Avni Hafuzi.

„Mos pyet se ç’do të bëjë atdheu për ty, pyet me gëzim ç’mund të bësh ti për të“ ( Kenedi)

O, kurrë mos u lodh për ndihmën që i jep atdheut

(Euripidi)

Filantropi Avni Hafuzi, natën e bëri dritë, duke i bashkuar të githë shqiptarët në Hungari, duke bashkëbiseduar thuajse me të gjithë, për projektin në fjalë. Ai i qëndroi në ballë dhe nuk u dorëzua kurrë, edhe pse pati padyshim vështirësi. Por, z.Hafuzi i është mirënjohës prindërve të tij, që e kanë edukuar për tu mos u dorëzuar para së drejtës. Ai falënderon në çdo frymëarrje shtetin hungarez, familjen e tij, bashkëshorten, fëmijët dhe padyshim edhe miqtë shqiptarë që jetojnë në Hungari, që u jetësua projekti që do të mbetet i përjetshëm. Ate natë rrugës, pra e premtja e 3 majit që shkonim ne nga Zvicra unë Dashnim Hebibi me z.Rafet Ademi, z.Flamur Gashi nga Tirana, z.Dergut Aliu nga Prishtina-Bujanoci, Abdurrahman Zufliu e Gzim Memishi nga Presheva, por edhe shumë të tjerë nga vende të tjera, ai herë me ne e herë me të tjerët, interesohej se ku jemi dhe në çfarë orë do të mbërrijmë. „Miku im, Dashnim e Rafet, shikoni se po e shoh se do të vonoheni, se u bë ora 23.00, në afërsi të hotelit nuk kemi ndoj restaurant, ju lutem në ndoj pompë benzine, merrni ndoj ushqim, se nuk dua që të bëni gjumë pa darkë e pastaj me mëngjes gjithçka do të jetë gati. Unë kam rezervuar edhe darkën, por ja që rruga i ka problemet e veta. Fola edhe me miqtë të tjerë që janë rrugës. Po lutem të vini mirë. Mos u ngutni. Në hotel sa të afroheni, nëse keni ndoj problem, më shkruani, unë nuk mundem të bëj gjumë, gjersa të kuptoj, se keni mbërri mirë“. Ishin këto fjalë edhe fjalë të tjera të mjalta të axhës Avni Hauzi. Sa i kujdesshëm që ishte. Me të arritur në hotel, sa i dorëzuam dokumentet e identifikimit, kur pamë se mbërritën edhe miqtë tanë nga Shqipëria, Kosova e Lugina e Preshevës. Çfarë rastësie. Edhe pse në hollin e hotel Canda në Budapest, ishte shumë vonë, ne dolëm në ballkonin e hotelit dhe bashkëbiseduam mes veti deri vonë me shumë gëzim, që po marrim pjesë në në ngjarje të veçantë. Edhe këtu z.Avni Hafuzi me tel, herë me mua e herë me doktor Dergut Aliu e Gzim Memishin, pushoni, se nesër do të jetë një ditë e gjatë. Kam organizuar se kush ju vjen me ju mar për tu nisur drejt qytetit Eger. Vjenë Ramiz Qunaj një miku im hasjan dhe do të jeni shumë komod. Mirupafshim nesër. E ne, së bashku me z.Gashi, Ademi, Aliu, Memishi, Zulfiu. Padyshim se shihej një lodhje nga rruga e gjatë, por ne bashkëbiseduam nëmes veti e u çmallëm dhe padyshim e uruam z.Hafuzi që na bashkoi edhe në këtë ngjarje.

Rrezet e para në Budapest të datës 04 maj na zgjuan nga gjumi

Nga lodhja, kisha harruar edhe perden ta vendosi në vendin e vet, me të dalë rrezet e para të dritës, sikur edhe dielli e dinte se dua të bëj pak gjumë e të përjetoj këtë ngjarje të madhe, më doli gjumi dhe mezi presja ta takoj z.Avni Hafuzi, ta përqafoj dhe ti përcjell shumë përshëndetje edhe nga Presheva, por edhe nga Zvicra e gjithë diaspora shqiptare. Disa ditë më parë në Hungari, por edhe në gjithë evropën ishte me shi, por edhe ne gjatë tërë rrugës nga Zvicra ishte me shi, por ja që zemërbardhësia e z.Avni Hafuzi e bëri që sot të jetë koha e mirë me diell dhe të kalojmë momente të papërshkrueshme. Në restaurantin e hotelit, takova me mëngjes miqtë e mi, z.Flamur Gashi, z.Dergut Aliu, z.Rafet Ademi, Prof.Abdurrahman Zulfiu dhe z.Gzim Memishi. Ashtu edhe siç na kishte lajmëruar z.Avni Hafuzi, se në orën 08.30 do të vije, z.Ramiz Qunaj, ashtu ndodhi, shumë i saktë. Me buzëqeshje e mirëseardhje na uroi mirëseardhje. Fiks në orën 08.30 e dëgjoj telefonin. „ Mirëmëngjesi. A kishit pushuar. Ramizi besoj se ka arritur se kam folur në tel. Ju mirëpres. Unë hiq nuk kam fjetur, duke u marrë me programin, por jam shumë i fortë dhe i lumtur. Po e jetësojmë Skënderbeun tonë në shtetin mikë të kombit tonë, Hungari. Ju mirëpres“. Rruga nga Budapesti për në Eger ishte një orë e 20 minuta, gjatë tërë rrugës bashkëbiseduam me z.Ramiz për punën e tij në Hungari që kishte një furrë dhe ishte shumë i kënaqur. Ai na tha, se me z.Avni janë miq të mirë dhe e çmojnë shumë, sepse ka bërë vërtet shumë dhe neve na nderon. Shkurt e shqip, Avni Hafuzi është personalitet i respektuar shumë edhe te miqtë hungarez“. Sapo arritëm në Eger, menjëherë na ra në sy busti i Skënderbeut që ishte i mbuluar me petkun e kuq, që i gjasonte flamurit tonë kombëtarë kuq e zi i rrethuar me flamurin tonë kombëtar kuq e zi dhe ate hungarez. Axha Avni ashtu siç e njohim dhe siç është shumë modest, me të zbritur ne nga vetura, filloi ta përqafoj, ambasadorin, diplomatin e njohur, Prof.dr.Flamur Gashi, pastaj Prof.Abdurrahman Zulfiu, Dr.Dergut Aliu, Rafet Ademi, Gzim Memishin. Unë mundohesha të bëja disa foto kujtimi dhe pastaj më erdhi radha edhe mua që ta përqafoj. Pas një çmallje menjëherë filloi të na njoftoj me sheshin dhe me miqtë e tij të ngushtë.

Sheshi Skënderbeu dhe busti i Skënderbeut në Eger

Të dukej vetja se je në Tiranë dhe Prishtinë. Gjatë një bashkëbisedimi të shkurtërt me z.Avni Hafuzi na njoftoi se bazamenti i bustit është granit i kuq me përmasa 200x100x80, busti 80x120x150. Aty në shesh është edhe një kopsht fëmijësh, ku z.Hafuzi kishte mbjellur edhe gjashtë disa pemë që jetojnë mbi 100 vjeç. Autor të veprës janë, Agim Rada dhe Julian Muçollari. Musafirë të shumtë vinin. Shihnim edhe gazetarë të mediave të ndryshme hungareze, mbi 10 kamera, fotoreportera, policia lokale që kujdeseshin për rendin dhe banorë të Egerit. Përballë bustit të Skënderbeut ishte edhe tabela ku shkruhej Sheshi Skënderbeu. Padyshim emocione dhe thuajse të gjithë shkonin dhe bënin foto kujtimi. Një organizim super i mirë e profesional. Filantropi z.Avni Hafuzi, na shoqëroi të gjithëve në një restaurant afër sheshit që të presim orën e saktë për të filluar edhe programi, pra të freskohemi të gjithë me nga një pije. Dy fëmijë mërgimtarësh, njëra vajzë dhe tjetri djal me veshje kombëtare ishin si dy shqiponja që qëndronin aty te busti i Skënderbeut.

Fillimi i programit

Himni Kombëtar i Hungarisë – Himni Kombëtar i Shqipërisë, moderatorja Beáta Tóth.Pas dy himneve u lexua një poezi nga moderatorja Beáta Tóth István Benyhe: Për mbrojtësit e Evropës Bej Szkander, Huniadi dhe ju, të bekuar lirinë qiellore, bashkëluftëtarë që mbroni me besim muret e Evropës! Uniteti ynë me çmimin e gjakut tuaj ende na jep forcë. Çlirimtarë heroikë që ruajnë ëndrrën e popullit tuaj, Ju jeni zotërit e përjetshëm shembullor të këtij peizazhi! Pas poezisë, Beáta Tóth përshëndet të ftuarit: Te dashur zonja dhe zoterinj ! Në emër të z.Avnija Hafuzi, Konsulli i Nderit i Shqipërisë dhe i ngarkuari me punë i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Budapest, z. Bendo Genti, ju përshëndes në Eger në sheshin Szkander Bég. Konsulli i Nderit Avni Hafuzi ju falënderon me respekt që nderuat me praninë tuaj ngjarjen e jashtëzakonshme të sotme.

Avni Hafuzi:

„Të nderuar zonja dhe zotërinj!

E ndjej veten shumë të emocionuar,por njëkohësisht edheshumë të nderuar që, si biri iPreshevës dhe i atdheut tim të dashur, Shqipërisë arrita të bëj realitet endrrën time të hershme, për të sjellë këtu në këtë qytet të bukur, me kulturë tëlashtë dhe me histori të lavdishme,

bustin e heroit trim e tëpamposhtur Skënderbeut,

këtij “atleti të Krishtit”,aleatit tëmadh të JanosHunyadit, prijësit legjendar të Hungarisë, këtij vendi mik të hershëm e të përhershëm të shqiptarëve, që unë e konsideroj atdheun tim të dytë! Gjergj Kastrioti – Skënderbeu udhëhoqi me vendosmëripopullin shqiptar kundër ushtrive osmane, duke mos lejuar pushtimin e tokave arbnore prej tyre, por njëkohësisht dukembrojtur dhe civilizimin e krishtërimin europian.

Ai realizoibashkimin e parë politik të princërve shqiptarë të kohës nëKuvendin e Lezhës, në 2 mars të vitit 1444, që u hapi rrugëpërpjekjeve për themelimin e një shteti mesjetar shqiptar.Historia e sheshit me këtë emër, nis me idenë time dhe të ishambasadorit të Shqipërisë në Hungari, z.Adhurim Resuli, dheqë më vonë u pasua me ceremoninë e datës 12 shkurt të vitit2000, ku presidenti shqiptar i asaj kohe,z. Rexhep Mejdani, së bashku me ish- ministrin hungarez Dr.József Torgyán morën pjesë në ceremoninë e emërtimit të këtij sheshi meemrin e Skënderbeut dhe të vendosjes së një memoriali për këtë qëllim.Më tej në këtë shesh në data të shënuara si ajo e vdekjes sëSkënderbeut dhe 2 marsii lidhjes së Lezhës janë zhvilluarceremoni përkujtimore të organizuara nga unë, në cilësinë e konsullit të nderit të Shqipërisë në Hungari dhe nga ambasadashqiptare në Budapest.

Ky bust, që poinaugurojmë sot, është ideuar dhe sponsorizuartërësisht nga unë, me mbështetjen parezerva të bashkëshortessime dhe të tre vajzave e dy djemve të mi. Natyrisht këtu nuk mund të le pa përmendur ndihmën e madhe që mëka dhënëbashkia e qytetit Eger, me kryetar z.Adam Mirkoczki, nënkryetar z. Attila Farkas, këshilli bashkiak, si dhe stafipërkatës. Kjo ndihmë përfshin miratimin njëzëri të vendosjessë bustit nga këshilli bashkiak, lejet e ndryshme, dokumentacionin e nevojshëm etj.​​​​​​​Këtu vlen të theksoj se bashkia e qytetit të Egerit dhe ajo e qytetit të Krujes, brenda kalasë se të cilit Skenderbeu luftoi për25 vite me radhe kunder ushtrive armike, kane nisurbisedimet per binjakezimin e dy qyteteve

Vendosjae këtij busti madhështor në pragun e datëlindjes sëSkënderbeut, që është data 6 maj, në këtë sheshtë bukur tëEgerit, këtij qyteti, që ashtu si e gjithë Hungaria shquhet përmikpritjen e vet, do të kontribojë në forcimin e mëtejshëm të miqësisë së lashtë tëdy popujve tanë dhe të marrëdhënieve dhebashkëpunimit midis qeverive të vendeve tona.Në fund dua të shpreh falënderimet e mia nga zemra përministritë e punëve të jashtme të Shqipërisë e Hungarisë, përambasadën e Republikës së Shqipërisë dhe të ngarkuarin me punë të kësaj ambasade,z.Genti Bendo, për bashkinë e qytetitEger, për qytetarët e nderuar të kësaj bashkie dhe përpjesëtarët e diasporës shqiptare në Hungari.Në mënyrë të veçantë falënderoj kolegët e kompanisë sime,ku ndër të tjerët veçoj znj.Hajnalka Avnijeta Hafuzi dhe EditKovacs! Po kështu dua të shpreh mirënjohjen time për punën e çmuar artistike dhe me përkushtim të skulptorit të nderuar Z. Julian Muçollari si dhe të skulptorit të ndjerë z.Agim Rada! Faleminderit !

Pas fjalëve modeste të z.Hafuzi që ishte me shumë emocione, kur e përmendi Preshevën dhe familjen e tij, të gjithë të pranishmit e duatrokitën. Programi vazhdoi me moderatoren ku ndër të tjera tha:

Një falënderim i veçantë shkon për drejtuesit e qytetit për kontributin në organizimin dhe përfundimin me sukses të eventit të sotëm. Aktivitetin tonë e nisëm me epigramin e shkrimtarit István Benyhe me nja dy rreshta të shkruara për këtë rast, me të cilin artisti nderon kujtimin e Bey Szkander. Me rastin e ditëlindjes së Szkander Beut më 6 maj, konsulli i nderit Avni Hafuzi ka dashur t’i dorëzojë një bust të tij, me të cilin bën homazhe për heroin. Konsulli i Nderit Avni Hafuzi përshëndet me shumë respekt: 1. Z. Bendo Genti është i ngarkuari me punë i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Budapest. 2. Z. Naser Idrizi është i ngarkuari me punë i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Budapest. 3. Nënkolonel Bekim Halilaj është atashe policor i Ambasadës së Kosovës në Vjenë. 4. Z. Simeon Varga, avokat bullgar i parlamentit, deputet dhe bashkëshortja e tij e nderuar. 5. Znj. Bettina Kecsmár, Departamenti i Ballkanit Perëndimor i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, përgjegjëse për Shqipërinë dhe Kosovën 6. Z. Gábor Minczér, Nënkryetar i Bashkisë së Qarkut Eger dhe Z. Attila Farkas, Nënkryetar i Bashkisë 7. Një delegacion mbërriti nga Peja, Nuran Muhaxheri gruaja e kryetarit të Pejës dhe vajza e kryetarit të komunës së Pejës Mirtye Muhaxheri Znj. Dzenet Kelmendi, Drejtoreshë përgjegjëse për Rini, Sport dhe Kulturë dhe konsulente znj. Elmaze Syla 8. Z. Bertalan Farkas, astronauti i parë hungarez, pilot luftarak, eksplorues i hapësirës 9. Dr. József Bencze, ambasador në pension, oficer policie në pension gjenerallejtënant 10. Kryeministër, z. György Dr. Popper, Kryeministër i Urdhrit të Maltës dhe gruaja e tij e nderuar 11. Z. Mihály Bók është themeluesi dhe këshilltari kryesor i presidentit të VJASZSZ 12. Konti Mihály Gál është një piktor 13. Z. Erik Molnár u emërua nga O.C.E.C.C.D. presidenti dhe gruaja e tij e nderuar 14. Dr. Jordan Bocskov është Konsull Nderi i Republikës së Bullgarisë 15. Bashkë Kalorës të Urdhrit të Shën Gjergjit të Visegradit – Z. Dr. Ottó Csámpai nga Rajoni Jugor dhe Kalorësit e Heves Vármegyei 16. Profesor Dr. Flamur Gasi nga Shqipëria, diplomat karriere 17. Z.Dr.Durgut Aliu nga Bujanoci, Lugina e Preshevës 18. Profesor z.Abdurrahman Zulfiu nga Presheva ish profesor i historisë në gjimnazin Skenderbej. 19. Z. PhD. Dasnim Hebibi nga Presheva është doktor i shkencave politike, 20. Z. Luigj Imeri nga Kosova, ekspert energjetik dhe ish CEO i Korporatës Energjetike të Kosovës. 21. Z. Ukë Halilaj nga Austria dhe shokët e tij 22. Z. Shkelqim Mancellari 23. Z.Hafuzi, falënderon gjithashtu miqtë e tij hungarezë dhe diasporën shqiptare, Éra Cocaj dhe Ledri Cocaj, për nderimin e ceremonisë me veshje kombëtare shqiptare dhe mirëpresim të gjithë të ftuarit e dashur që e zbukuruan me prezencën e tyre eventin e sotëm.

Pas përshëndetjes të të gjithë këtyre personaliteteve që ishin prezent fjalën e morën:

Nënkryetari i bashkisë Gábor Minczér.

Ai vlerësoi lart bashkëpunimin me z.Avni Hafuzi dhe pergëzoi të gjithë për bustin e Skënderbeut. Jemi të nderuar që sot e tutje do ta kemi Skënderbeun në sheshin Skënderbe në qytetin tonë.

Edhe z. Bendo Genti i ngarkuari me punë i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Budapest vlerësoi lart realizimin e projektit të bustit të Skënderbeut në Eger.s

Prof.Abdurrahman Zulfiu, fjala përshëndetëse iu dha dhe ndër të tjera tha:

I nderuar z.Avni Hafuzi, Konsul nderi

Të nderuar përfaqësues të Bashksisë së Egerit,

Të nderuar përfaqesues së Ambasadës së Republikës së Shqipëris,si dhe Ambasadës së Kosovës. Të nderuar të pranishëm Ju përshëndes.

Të nderuar organizator, ju falënderoj për ftesën, në këtë ditë të rëndësishme, në ditën e inaugurimit të bustit të Skenderbeut në qytetin Eger. Njëherit ju përgëzoj për këtë nismë. Nismë e cila ka për qëllim të vetëm të nderoj të kaluarën, por mbi gjitha po i kultivon marrëdhëniet në mes dy popujve. Lufta e Skenderbeut dhe Janosh Huniadit krijoi lidhje të ngushta jo vetëm ndërmjet këtyre dy personaliteteve të shquara evropiane, por mbi gjitha një traditë miqësie dhe rrespekti të ndërsjelltë ndërmjet dy popëjve. Për këtë dëshmon dit e sotshme me rastin e inaugurimit të bustit të Skenderbeut. Urojmë që ky bashkpunim të vazhdoj e të thellohet në vlera bashkëkohore, që një ditë populli shqiptar të I bashkangjitet popullit hungarez në shtëpin e përbashket të quajtur Bashkimi Evropian. Krejt në fund dëshiroj të falemnderoj shtetin hungarez Për mbështetjen e dhënë në inaugurimin e bustit të Skenderbeut.

Fjala iu dha edhe z.Flamur Gashi, ambasador, diplomat në karrierë;

Pasi përshëndeti të pranishmit, ai tha: „Vendosja e bustit të Gjergjit tonë, si dhe emrimi i sheshit me emrin “Sheshi Skenderbej”, u mundësua nga komuna e Egerit, ndërsa u financua nga Konsulli i Nderit i Republikës së Shqipërisë në Hungari, z.Avni Hafuzi me origjinë nga Presheva, si dhe familja e tij të cilët jetojnë dhe veprojnë në Budapest të Hungarisë. Gjergji ynë, i mirëpritur kudo në vendin e Janosh Huniadit, Franc Nopçes, Mbretëreshes Geraldina dhe shumë personaliteteve të tjera hungareze, miq të kombit tonë! GJERGJI ynë, KRENARIA jonë!

Respekt për mikun tonë Avnija Hafuzi nga Presheva, Konsull i Nderit, që me iniciativën dhe me sponzorizimin e plotë nga ana e tij, bëri të mundur vendosjen e këtij busti madhështor.

Me disa fjalë edhe PhD. Dashnim Hebibi, president i Instituti Helvetik i Europës Juglindore me seli në Zvicër ku veçoi:

I nderuari z. Avni Hafuzi, Konsull Nderi i Republikës së Shqipërisë në Pécs;

Të nderuar përfaqësues të autoriteteve lokale;

Bashkatdhetarë të dashur nga Hungaria, Evropa e Shqiptaria;

Madhështia e figurave historike, si kjo e Gjergj Kastriotit, nuk lidhet vetëm me dimensionin e kohës kur ato jetuan e shkëlqyen. Ajo dëshmohet e rivuloset sa herë që pasardhësit e tyre, dhe jo vetëm, shpalosin fytyrat e tyre krenare nga petku i kuq që mbulon bustin, pikërisht si gjaku i tyre udhërrëfyes i rrugës së ndritur drejt lirisë.

Rrugët e qyteteve evropiane, çdo ditë po zbukurohen me hijen e rëndë të Gjergjit të Madhërishëm. Dikur, shpata e burrëria e tij, i bënte të ndjeheshin më të sigurta vendet, të cilave po u kanoseshin shigjetat e otomanlinjve, ndërsa sot, bustet e Kastriotit i shërbejnë qytetërimit evropian si kujtesë krenarie e ngadhënjimit të të mirës ndaj të keqes.Komuna (Bashkia) e Egerit, sot, po e jep shembullin e radhës, pas Budapestit, duke e veshur këtë hapësirë urbane me fisnikërinë e mesjetës arbërore, e cila, pesë shekuj më parë, qëndroi krah për krah burrave të udhëheqësit ushtarak János Hunyadi, në qëllimin e përbashkët, të mbrojtjes së qytetërimit evropian.

Shëmbëlltyra e figurave historike të përjetësuara në bronz, kudo midis nesh, nuk na lë ta harrojmë të djeshmen e lavdishme, e njëherësh, na mëson rrugën që duhemi të ndjekim për ta shmangur tiraninë. Në cilësinë e një veprimtari të diasporës shqiptare dhe të një bashkatdhetari të z. Avni Hafuzi, nismëtar dhe financues i sjelljes së Gjergj Kastriotit në Eger, në përmasat e njëjta me atë të bustit të Skënderbeut në Parkun e Qytetit të Budapestit, ndjej emocione të papërshkrueshme krenarie dhe mirënjohjeje. Uroj që gërshetimi i historisë dhe kulturës shqiptaro-hungareze të shërbejë në përafrimin shumëdimensional të popujve tanë! Eger, na e gëzofsh Gjergjin e Luginës së Preshevës!

Pasi përfunduan fjalët përshëndetëse, erdhi edhe kulmi i emocioneve, shpalosja e bustit të kryeheroit tonë, Skënderbeut. Shpalosja u bë nga Avnija Hafuzi, nënkryetari i bashkisë Gábor Minczér, Attila Farkas, ushtrues I detyrës së oficerit dhe nga përfaqësuesi i ambasadës së Shqipërisë, z.Bendo Genti. Menjëherë me modesti z.Avni Hafuzi ftoi të gjithë që të afrohen dhe të bëjnë edhe foto kujtimi duke i falënderuar të gjithë që kanë kontribuar që të realizohet kjo vepër madhështore.

Avni Hafuzi: “Bashkatdhetarë të dashur, tani e kemi Sheshin dhe Skënderbeun edhe në Eger. Skënderbeu sa është hero kombëtar i shqiptarëve po aq është bërë hero edhe i civilizimit botëror.

Z.Avni Hafuzi falënderoi edhe përfaqësuesit nga Ambasada e Kosovës, z.Naser Idrizi i ngarkuar me punë, pastaj, z. Luigj Imeri ekspert i energjisë dhe ish-kryeshef ekzekutiv i korporatës energjetike të Kosovës, Ukë Halilaj, Bekim Halilaj nën kolonel atashe i policisë në Ambasadën e Kosovës në Wien të Austrisë, Miftar Zagragja, Hafir Elshani, Naser Shabani, Ismet Memeti, Shkelqim Mancellari, të gjithë bashkatdhetarët nga Hasi dhe Shqipëria, deputetë të parlamentit hungarez, Ambasadën e Shqipërisë, z.Genti Bendo, përfaqësues nga bashkija e Pejës, pastaj, z. Farkas Bertallan kozmanauti i parë hungarez, Dr.Bece Józsev ish ambasador në Kosovë, bashkinë e Egerit, z. Farkas Attila Minczér Gábor, Ukë Halilaj, Bók Mihály themelus i organizatës doganore e shumë e shumë të tjerë.

Pasi përfundoi e gjithë ceremonia, me ftesë të z.Hafuzi u drejtuam në bashkinë e Egerit ku ishte shtruar një koktej dhe aty patëm mundësi edhe të bashkëbisedojmë me shumë miq hungarez. Sa madhështore të përjetojmë edhe kafen në komunën e Egerit. Të gjithë e vlerësuan lart punën dhe angazhimin e z.Hafuzi në shtetin hungarez dhe bashkëpunimin e sinqertë.

z.Avni Hafuzi dha edhe disa intervista për media të ndryshme hungareze dhe më pastaj u drejtuam për në hotel dhe më pastaj për të shkuar te punëtoria e z.Hafuzi në Budapest për të festuar, ku do të jenë të pranishëm shumë personalitete. Ashtu edhe siç e donë mikëpritja jonë shqiptare, z.Hafuzi ishte përgaditur maksimalisht për këtë dasmë të madhe për miqtë e tij që të kalojnë sa më mirë. Aty rreth orës 19.00 u gjendëm në punëtorin e z.Hafuzi ku kishte përgaditur një darkë të mirë me shumë zemër dhe jo më pak se 60 miq e shokë të z.Hafuzi e të shoqëruar edhe nga diplomatë nga ambasada e Shqipërisë dhe Kosovës. Gjatë darkës edhe bahskëbiseduan për tema të ndryshme.

Kulmi i emocioneve

Gjatë darkës u ngrit dolli për punën e madhe që ka bërë e që po bënë z.Avni Hafuzi dhe secili fliste fjalë të mira publikisht. Edhe z.Hafuzi falënderoi të gjithë për përkrahjen që i kanë dhënë të gjithë. Miku i tij, Ukë Halilaj me të marë fjalën përshëndetëse, ngrit lart plisin dhe një flamur dhe të gjithë mbetën duke e shikuar. Plisi ishte i babait të tij ndërsa flamuri i vëllaut të tij tashmë të ndjerë. Plisin ia vuri në kokë dhe flamurin e shpalosën. Filluan duatrokitjet. Ndërsa lotët nuk u ndalshin nga z.Avi Hafuzi për këtë nder të madh që iu bë nga miku i tij. U deshtë një kohë e gjatë që z.Hafuzi të marë veten dhe të bashkëbisedoj, por plisin nuk e hiqte nga koka. Ishin momente me plot emocione dhe të papërshkrueshme, ku edhe të gjithë të pranishmit e mirëpritën me lotë. Kjo është e veçantë. Z.Hafuzi pasi falënderoi mikun e tij me plot lotë, tha, se do ta ruaj plisin e bacit Osman dhe flamurin e vëllaut deri në momentet e fundit të jetës. Pas fjalëve të mira që iu thanë, erdhi edhe koha e përshëndetjeve. Na dukej se jemi në Luginë të Preshevës, që musafiri duhet përcjellur me dorë në zemër e deri tek oborri duke ia bërë me dorë e duke i dhënë edhe ujë, që një ditë të shihemi përsëri për gëzime. E papërshkrueshme me fjalë e gjithë kjo ditë e mbrëmje me miq të shumtë. Me përqafime vëllazërore u përshëndetëm edhe ne për tu drejtuar te hoteli që nesër të nisemi me plot gëzim në shtëpitë tona. Por, nuk shkoi ashtu siç e menduam ne, pasi z.Avni Hafuzi, të dielën në mëngjes na shoqëroi me taxi nëpër Budapest, duke na njohur me qytetin e bukur dhe duka na kujtuar shumë histori të mira e historike që kishte përjetuar ai. Na dha bukë, ujë e zemër. Jemi vëllezër e shihemi në projekte të tjera. Nuk pushoj unë tha, axha Avni, nuk di me u ndal, së shpejti projektet tjera kombëtare. Ju dua, të jemi bashkë, të punojmë shumë, jo përçarje, ishim e do të jemi krenarë që jemi shqiptarë. Bota krenohet me ne sepse i kemi dhënë shumë dhe ne do të punojmë edhe me shumë.Vëllezër rruga e mbarë, kur të mbërrini, ju lutem më njoftoni. Mos mi shikoni sytë me lotë e zemrën plot mallë, trupi po më rrënqethet, sa shpejt shkuan këto ditë, sa shpejt e krytëm këtë ngjarje të madhe, por lutem që të shihemi përsëri. Ju dua e do ju dua gjithmonë. Ne e vendosëm Skënderbeun edhe në Eger, që gjeneratë pas gjenerate të jetë krenarë që është shqiptarë. Zot bekoje kombin tonë, miqtë tanë! Mirupafshim vëllezër! Kur e fillova këtë reportazh e disha se vështirë do ta kem ta përfundoj. Ate që e qëndisa, po e përfundoj me më të mirën, që e pash në shpirtin e axhës Avni Hafuzi, filantropi, atdhetari të devotshëm me disa vargje të Gjergj Fishtës nga poezia “Atdheu”:

Dersa t’mundem me ligjrue

E sa gjall me fryëe un jam,

Kurr Shqypni, s’kam me t’harrue,

Edhe n’vorr me t’permende kam. / Përgaditi, Dashnim HEBIBI

Filed Under: Reportazh

ASPEKTE TË MARRËDHËNIEVE NDËRFETARE NË TREVËN E ELBASANIT

May 2, 2024 by s p

Prof.dr. Roland Gjini

Universiteti “A. Xhuvani”, Elbasan/

Ka kohë që shqiptarët, cilësohen si tolerantë ndaj besime të ndryshme fetare, apo akoma më tej, ata bashkëjetojnë bukur mirë mes tyre, pavarësisht nga lloji i besimit. Vlerësime të tilla i ndeshim që herët, por në kohët aktuale, kur në rajone të ndryshme të botës po shtohen konfliktet me bazë fetare, qëndrimi i shqiptarëve ndaj besimtarëve të feve të ndryshme merr rëndësi të veçantë. Toleranca dhe bashkejetesa e shqiptarëve të besimeve të ndryshme është vlerësuar në kohët e tanishme edhe nga drejtues të lartë të feve, sic është rasti i Papa Gjon Pali II, në vizitën në Shqipëri të prillit 1993 dhe papa Franceskut, në vizitën e shtatorit 2014, të cilët theksuan se harmonia fetare shqiptare shërben si një shembull për të gjithë opinionin fetar botëror.

Në mënyrë të veçantë, ndër shqiptarët, për tolerancë e bashkëjetesë fetare janë shquar e shquhen banorët e Elbasanit dhe të trevave përreth. Pa rënë në pozitat e determinizmit gjeografik, është fakt që Elbasani dhe trevat e tij ndodhen në mesin e Shqipërisë, atje ku kryqëzohen arteriet kryesore të rrugëve nga perëndimi në lindje e nga veriu në jug, e bashkë me to edhe kulturat, idetë e besimet e të gjithë shqiptarëve. Ky pozicion i mesëm gjeografik përkon edhe me natyrën dhe karakterin e elbasanasve. Nuk ka përfaqësues të çdo besimi apo feje, ashtu si edhe pjesëtarë të etnive dhe komuniteteve të ndryshme etnokulturore, të ndodhur prezent në Shqipëri, që të mos jenë vendosur gjatë rrjedhës së kohës në Elbasan. Në Elbasan jetojnë shqiptarë vendës, kosovarë, çamë, shqiptarë të Veriut, shqiptarë të Jugut, minoritarë grekë, gollobordas, pakica bullgare, pakica malazeze, vllahë, egjiptianë, romë. Ndërsa për nga besimi fetar në këtë qytet e trevat përreth kemi muslimanë synitë, muslimanë bektashinj, të krishterë ortodoksë, të krishterë katolikë, besimtarë protestantë, por edhe të besimeve e feve të tjera, të konvertuar viteve të fundit. Këtu ata gjetën një terren e ambient të përshtatshëm të banorëve vendas, mbi të gjitha butësinë, mikpritjen dhe bashkëjetesën pa probleme, madje të ngrohtë e bashkëpunuese. Pra, në Elbasan e trevat përreth gjenden besimtarë apo banorë të përkatësisë fetare pothuaj të të gjitha feve që gjenden në Shqipëri e më gjerë. Në rrjedhën e historisë, të paktën nga fillimet e Rilindjes Kombëtare (shek XIX) e këtej, në marrëdhëniet mes feve të ndryshme në këtë qytet e trevat përreth spikaten këto karakteristika:

1. Tolerancë fetare

Toleranca fetare jo vetëm e Elbasanit, por e të gjithë shqiptarëve, është një ndër cilësitë që është theksuar që herët dhe që ka hapur shumë diskutime në gjirin e studiuesve të ndryshëm, sa i takon shkaqeve të kësaj dukurie. Disa e gjykojnë si pasojë e mungesës së ndërgjegjes fetare te shumica e shqiptarëve, madje te ky grup ka të tillë që thonë se shumica e shqiptarëve janë ateistë, ka të tjerë e që gjykojnë tolerancën fetare si dukuri që shfaqet rëndom te popujve të Ballkanit. Si do që të jenë interpretimet, fakti është fakt: Shqiptarët dallojnë mbi të gjithë për tolerancën fetare. Këtë fakt e pranon madje edhe historiani austriak, Oliver Shmid, i cili nuk dallohet për simpati të madhe ndaj shqiptarëve, që shkruan se mendimtarët e Rilindjes Kombëtare Shqiptare arritën të zbatonin me sukses idenë e një kombi që ngrihet mbi fetë. (O. Schmitt, Shqiptarët, Tiranë 2012) Dukshëm, siç theksuam edhe me lart, kjo tolerancë shfaqet edhe në Elbasan dhe në trevat përreth. Këtu nuk ka patur e nuk ka asnjë rast të konflikteve apo të luftërave mbi baza fetare, përkundrazi është respektuar besimi i tjetrit edhe kur ai është ndryshe. Po kështu, në këtë vend, nuk ka as edhe një rast të dhunimit, djegies apo shkatërrimit të godinave të kultit nga besimtarë të feve të tjera. Përkundrazi, ka raste që besimtarë të një feje ruajtën me fanatizëm objektet e kultit të fesë tjetër, sidomos pas vitit 1967, kur regjimi i asaj kohe ndaloi besimet dhe shkatërroi mjaft objekte fetare. Kështu, në fshatin Dragot të Dumresë ishin besimtarët muslimanë që ruajtën kishën e vjetër që ndodhej në këtë fshat, apo në lagjen Kala besimtarët myslimanë ruajtën kishën e Shën Marisë si dhe ata të krishterë Xhaminë Mbret.

Elbasanasit kanë qenë të kujdesshëm edhe në drejtim të respektimit të riteve fetare të besimeve të tjera. Një fakt, të moshuarit tregojnë se që dekada më parë, në ditët e Ramazanit, të krishterët zejtarë, që drekonin në dyqanet apo zejet e tyre, bënin kujdes që të mos hanin në sy të ndonjë besimtari mysliman, meqenëse ai ishte në agjerim.

Treguesi më sinjifikativ i tolerancës fetare te banorët e trevës është shfaqja e kriptokristianizmit te banorët e krishterë. Fillesat e veta kriptokristianizmi, në kuptimin e laramanisë, i ka në zonën e Shpatit që në kohën e hershme të pushtimit osman, madje sipas Han-it (George fon Hahn, 1811-1869), edhe më tej, i cili thotë se shpatarakët u bënë kriptokristianë që nga kohëra që s’mbahen mend  (Elbasani enciklopedi, Elbasan 2003). Rreth mesit të shekullit XIX,  çështja e regjistrimit zyrtar të përkatësisë fetare u bë më e mprehtë, sidomos pas vitit 1846, kur në trevat shqiptare Porta e Lartë po zbatonte ligjin e detyrimit ushtarak. Në këto kushte, shpatarakët filluan në masë të praktikonin kriptokristianizmin, domethënë rregjistroheshin si myslimanë në administratën turke ndërsa, në fakt, në jetën e përditshme, praktikonin ritet ortodokse. Këtë e pohon edhe studiuesja Edit Durham kur shkruan se në Shpat, “… për të qenë në rregull me çështjen e fesë, çdo njeri mbante dy emra. Kur e pyeste një mysliman ai përgjigjej se quhej Sulejman, kur e pyeste një i krishterë ai përgjigjej se quhej Kostandin. Kur u kërkohej të paguanin taksën, të cilën të krishterët e jepnin në vend të shërbimit ushtarak, banorët e këtyre zonave nuk pranonin ta jepnin, duke thënë se ishin myslimanë dhe … nga ana tjetër, kur thirreshin për shërbim ushtarak, ata kundërshtonin duke thënë se ishin të krishterë.” (Edith Durham, Brenga e Ballkanit dhe vepra të tjera, Tiranë 1991) Arsyet e dukurisë së kriptokristianizmit janë të shumta, por më kryesoren do të veçonim atë që përcakton studiuesi italian Roberto Moroco dela Roka, i cili thotë se në territoret nën kontrollin osman Islami pranohej për shkak të përfitimeve që vinin prej tij, ose për konformizëm, në një shoqëri ku shtohej mbizotërimi mysliman, por fshehurazi mbeteshin të krishterë (Roberto Moroco dela Roka, Kombësia dhe feja në Shqipëri 1920-1944, Tiranë 1994).

Dëshmi tjetër e tolerancës mes besimtarëve elbasanas është edhe fakti interesant, që mjaf besimtarë të krishterë kanë vizituar vendet e shenjta të besimit mysliman, Mekën apo Jerusalemin, që herët, më tepër se një shekull më parë. Kjo dëshmohet nga prania, në këtë qytet, e mbiemrave të tillë si Haxhimihali, Haxhimima, Haxhijorgji, Haxhinikolla, Haxhillazi, Haxhistasi etj.

Dekadat e fundit, pavarësisht nga rrethanat dhe arësyet, si në tërë Shqipërinë, në Elbasan e trevat përreth, vihen re raste të shumta të konvertimit të mjaft besimtarëve e jo besimtarëve të dikurshëm nga një fe apo përkatësi fetare, në tjetrën, fakt ky që dëshmon jo vetëm për mungesën e fanatizmit fetar, por përkundrazi, për tolerancë të dukshme fetare.

2. Bashkëjetesë dhe harmoni fetare

Bashkejetesa e feve dhe harmonia mes besimtarëve të besimeve të ndryshme është cilësia më e spikatur e banorëve të Elbasanit. Jo vetëm sot, por edhe vite, dekada e shekuj më parë, nuk ka patur kufizime apo paragjykime për vendin ku do të ndërtojmë shtëpinë apo ku do të banojmë. Në pjesën më të madhe nëpër lagjet e Elbasanit, madje edhe në disa fshatra, fqinjët janë të besimeve të ndryshme. Më tej akoma, jo vetëm në lagjen Kala, por edhe në lagje të tjera, si edhe në disa fshatra, xhamitë, kishat e teqetë gjenden pranë njëra tjetrës. 

Gjatë një interviste, një banor i moshuar nga Shpati, tregonte se nuk kishte familje të krishterë të kësaj zone që të mos kishte lidhur miqësi me një familje muslimane të qytetit të Elbasanit. (Intervistë e vitit 1991 me S.Q.) Është i njohur tashmë fakti që gjatë ditëve të festave fetare si bajram, pashkë, dita e Novruzit, etj. besimtarët e krishterë bënin vizita te ata myslimanë apo bektashianë dhe anasjelltas. Po kështu, është i njohur edhe fakti tjetër, që jo vetëm në Elbasan, por edhe në fshatra, ka me dhjetëra e qindra martesa mes besimeve të ndryshme, dukuri kjo e shfaqur shumë vite më parë, ndërsa sot është intensifikuar.

Bashkëjetesa e feve në Shqipëri, ashtu si toleranca, është bërë objekt diskutimi mes studiuesve të ndryshëm. Që nga Rilindja Kombëtare, kur fjalët lapidar të Pashko Vasës, apo Vaso Pashës, se “feja e shqiptarit është shqiptaria”, në këto diskutime janë përfshirë edhe studiues të huaj. Kështu, njeri prej tyre, italiani Roberto M. dela Roka, shpjegon se thelbi i nacionalizmit del në dritë si identitet parësor i çdo shqiptari, pavarësisht nga besimi fetar (Roberto Moroco dela Roka, Kombësia dhe feja në Shqipëri 1920-1944, Tiranë 1994).

3. Bashkëpunim mes besimtarëve të feve të ndryshme

Populli dhe patriotët e Elbasanit dhe të trevave përreth kanë gjetur gjuhën e bashkëpunimit mes tyre për çështje të rëndësishme të përparimit, të lirisë e pavarësisë së vendit, pavarësisht nga besimi fetar që ata i përkisnin. Në ngjarjet e mëdha historike të trevës, përreth vitit 1912, shohim të rreshtuar krah për krah muslimanë, bektashianë e të krishterë në lëvizjet e armatosuara kundër osmanëve, në përhapjen e shkollave dhe të arsimit shqip, në pjesëmarren në klube patriotike, etj. Në 25 nëntor 1912, ditën e shpalljes së pavarësisë në Elbasan, firmëtarët i përkasin gjithashtu besimeve të ndryshme, të pranishme në këtë trevë. Kështu, nga 35 firmëtarë të këtij akti, 25 ishin muslimanë dhe 10 të krishterë, raport ky që përputhej pak a shumë edhe me raportin aktual mes popullsisë muslimane me atë kristiane në Elbasan.

Më tej, kërkesën e shpatarakëve për shkollën shqipe dhe kishën unite e kanë nënshkruar jo vetëm besimtarë ortodoksë, por edhe mjaft krerë të njohur të lëvizjes patriotike dhe intelektualë me përkatësi fetare myslimane apo bektashiane, si Dervish Bej Biçaku, Ismail bej Vërlaci, Aqif Pashë Elbasani, etj. Prej këtej del përfundimi që elbasanasit, ashtu si gjithë shqiptarët, gjatë Rilindjes e më pas, çështjen e pavarësisë fesë dhe të shkëputjes së saj nga qendra jashtë vendit, të cilat e përdorin atë për qëllime antishqiptare, e kanë parë si të pandashme nga çështja e pavarësië kombtare. Madje, patriotët elbasanas, pavarësisht nga përkatësia fetare, gjykonin se pavarësia e feve i shërben edhe pavarësisë kombëtare. Prandaj, në vitet ’20-të e ’30-të të shekullit të kaluar besimtarët e feve të ndryshme mbështetën bashkarisht përpjekjet për pavarësitë e feve dhe për t’u shkëputur nga qendrat përkatëse jashtë vendit. Në mënyrë të veçantë përmendim rastin e figurave të njohura myslimane apo bektashiane që i dolën në krah At Germanos, në luftën e tij për kishën unite, apo më pas mbështetja që iu bë nga figura të njohura muslimane përpjekjeve të Atë Visarion Xhuvanit për autoqefalinë e kishës ortodokse.

Po kështu, në vitet në vazhdim, si p.sh. gjatë Luftës Antifashiste, forca të gjitha fronteve e organizatave, rreshtoheshin përkrah njeri tjetrit pavarësisht nga dallimi fetar. Është i njohur slogani i këtyre viteve: të bashkohemi pa dallim krahine, ideje apo feje. Në kushtet e sotme të demokracisë bashkëjetesa dhe bashkëpunimi ndër fetar është rritur në një shkallë më të lartë, aq sa lë përshtypje të mirë edhe në opinionin ndërkombëtar.

Filed Under: Reportazh

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 48
  • 49
  • 50
  • 51
  • 52
  • …
  • 174
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Amerika dhe Rendi i Ri Botëror: Forca, Përgjegjësia dhe e Ardhmja e Perëndimit
  • Këmbana lufte – “Gruaja që Vinte nga Mjegulla” botohet në gjuhën angleze
  • The Last Besa…
  • FRANG BARDHI ME VEPRËN E TIJ, APOLOGJI E SKËNDERBEUT MBROJTI ME BURIME TË SHEK.XV E XVI, ORIGJINËN SHQIPTARE-ARBËRORE  TË SKËNDERBEUT
  • Ismail Qemali, 16 janar 1844 – 24 janar 1919
  • Letërsia si dëshmi e së vërtetës…
  • Mirënjohje për atin tim…
  • Isa Boletini, 15 janar 1864 – 23 janar 1916
  • “Yll’ i Mëngjezit”
  • “Histori e shtypit arbëresh: nga zanafilla deri në ditët e sotme”
  • “Personalitet Historik” – Bajram Curri: Një jetë në shërbim të çështjes kombëtare
  • Shqiptarët dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësia evropiane
  • Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë, nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e Kryera në Kosovë (1998–1999)
  • FUNDI I REZISTENCËS SË NACIONALIZMËS 1946-1947
  • ZBULOHEN KONGRESET E BALLIT KOMBËTAR

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT