• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Buzuku” shtëpia e librit shqip

September 2, 2023 by s p

Behar Gjoka/

Me 26 gusht të vitit 1990 hidhen themelet e shtëpisë botuese “Buzuku”, tashmë u mbushen 33 vite punë, mund dhe suksese, në mbajtjen gjallë të librit shqip, në përhapjen vlerave të kulturës dhe letërsisë shqipe. Ky përvjetor i Buzukut, të parës shtëpi botuese private, në hapësirat shqiptare, të jep shansin me pa, shtegtimin e saj nëpër këto vite, për tu gjendur tashmë përballë një insititucioni jetik dhe tepër të rëndësishëm të librit në gjuhën shqipe. Kur them institucion, kam parasysh arritjet dhe sukseset e shënuar, përvojën e vyer në fushën e botimit, promovimit dhe menaxhimit të librit, gjithnjë në kërkim të lexuesit dhe hapësirave të reja të leximit. Tiparet e konturimit të një institucioni të librit shqip, materializohen në disa aspekte të rolit dhe të pranisë së veprimit institucional. “Buzuku” qysh në krye u shfaq si një institucion i përveçëm, sepse nëpër këto vite u bë “shtëpia e shkrimtarit shqiptar”, duke hapur dritaret e komunikimit me të gjitha alternativat e shkrimit letrar. Fakti që pranë Fishtës e Konicës, botohet Trebeshina me nëntë tekste, botohet Kadare, Camaj, Pashku e dhjetëra të tjerë, tregon se ka një kontribut të çmuar në shembjen e mureve të moskomunikimit brenda letrave shqipe. Kjo shenjë parake e themeleve të hedhura, prohektoi rrugën nga do të loevizte në këto vite. Po ashtu, “Buzuku” është institucion autentik, sepse u bë porta e komunikimit me letërsinë botërore, me vlerat më të mira tësja, sidomos me letërsinë franceze, me Parisin, kryeqytetin botëror të librit dhe kulturës. Sjellja në gjuhën shqipe, e dhjetëra shkrimtarëve francezë bashkëkohorë, vetëm në pak kohë pasi janë botuar në gjuhën fringe, sidomos të autorëve fituese të çmimeve letrare Gonkur dhe Nobël, dëshmon aftësinë për të vënë në kontakt dhe në marrëdhënie të menjëhershme, lexuesin dhe letërsinë shqipe, me përvojën më të mirë të letërsisë botërore. Mjafton të hedhs një sy në listën e autorëve dhe të librave të përkthyer për të kuptuar puënën e madhe. Du nisur nga Brigitte Giroud (Goncourt 2022), Claude Arnaud, Edouard Philippe (ish-kryeministër i Francës), Edouard Louis (i përkthyer në më se 40 gjuhë, shqipja e para), Eric Faye, Eric Vuillard (Goncourt 2017), Frederic Mistral (Nobel 1904), François-Henri Désérable (promovuar Prishtinë-Tiranë), Giuliano Da Empoli, Hervé Le Tellier (Goncourt 2020), Honore de Balzac, J. B. P. de MOLIÈRE, J. M. G. Le Clezio (Nobel 2008), Jean-Paule Sartre (Nobel 1964, refuzuar), Jacques Baudouin (Promovuar Prishtinë-Tiranë), Jean-Paul Dubois (Goncourt 2019), Jean Racine, Jennie Dorny, Juan Assensio, Laurent Grison, Leila Slimani (Goncourt 2016), Lydie Salvayre (Goncourt 2014), Lucie Léanne, Mathias Enard (Goncourt 2015, promovuar Prishtinë-Tiranë), Maylis de Kerangal, Mohamed Mbougar Sarr (Goncourt 2021), Nathalie Sarraute, Gerard de Nerval, Nicolas Mathieu (Goncourt 2018), Olivier Adam, Pascale Roze (Goncourt 1996), Patrick Modiano (Nobel 2014, 15 romane dhe një dramë), Roland Barthes, Samuel Beckett (Nobel 1969), Sully Prudhomme (Nobeli i parë, 1901), Tzvetan Todorov etj. Ky kontribut, ndikoi jo vetëm për zgjerimin e kontakteve me letërsinë me të mirë botërore, por zgjeroi hapësirat që edhe letërsia shqipe, të botohej atje, e po kaq, për shkak të zgjerimit të kontakteve, të hynte në hullinë e ligjërimit modern dhe postmodern. “Buzuku” është institucion me shumë vlerë, sepse në këto vite, me pjesëmarrjen e rregulltë në Panairet Ndërkombëtare të librit, në Paris, në Frankfurt, e kudo zhvillohen panairet e librit, krijoj mundësitë që libri në gjuhën shqipe, të jetë i pranishëm, duke shënuar kështu “Hapjen me botën” që shqiptarët, pavarësisht se ku jetojnë, ta arrijnë Europën me libra, me kulturë. “Buzuku”, bashkë me botuesit e tjerë të, hapësirave të tjera shqiptare, si mënyrë komunikimi, feste të librit në shqip, kapërcyen dy dekada që zhvillojnë panaire të sukseshme të librit, në Prishtinë dhe Tiranë, duke hedhur urat e komunikimit në mes botuesve, shkrimtarëve, përkthyesve, lexuesve, duke lënë pas periudhën e mureve, ku as miza nuk kalonte. Në distancë kohore, bindesh së “Buzuku” është institucion serioz dhe me vizion, sepse aktin e nxitjes së shkrimit të romanit, zhanrit të pjekurisë së një letërsie, por edhe të autorëve që shkruajnë romane, në disa edicione konkurimi, futi garën e hapur, mbi të gjtha ndikoi për të zgjeruar hapësirat e lëvrimit të romanit, zhanrit të hapur, por më së shumti ndikoi në promovimin e shumë autorëve, nëpërmjet kësaj veprimtarie, qysh nga Bashkim Shehu, Roland Gjoza, Besnik Mustafaj, që me veprat e tyre, si pjesëmarrës në këto konkurse letrare, kanë pasuruar pentagramin ligjërimor të zhanrit të romanit. “Buzuku” është institucion tepër i rëndësishëm, sepse duke vënë emrin e autorit të parë të letrave shqipe, Gjon Buzuku, që me librin “Meshari”, e nxori shqipen nga mugullimat e kohës, e përlindi atë si gjuhë e shkruar, pra duke e rimishëruar Buzukun, pagëzorin e parë të gjuhës shqipe me libër, e ktheu përjetësisht në shtëpi të librit shqip.

Për të mbërrimet dhe sukeset e shtëpisë botuese “Buzuku”, meritë kanë të gjitha ata që besuan në këtë projekt, të cilët u bënë pjesë e ngrehinës, që rritej dita –ditës, e bashkëpunëtorëve, e autorëve dhe përkthyesve, që gjetën streh mirëkuptimi për botimin e librave të tyre. Merita kryesore, megjithatë është e ideatorit vizionar, e themeluesit, e botuesit nga më seriozët, e poetit dhe prozatorit, e njeriut që e ka lidhur jetën me librin, i takon Abdullah Zenelit.

Urime në 33 vitet e Buzukut! Jetë të gjatë, me më shumë libra me vlerë, për të mirën e gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Filed Under: Reportazh

VIKTIMAT E KOMUNIZMIT TË HARRUARA NË DITËN E TYRE

August 31, 2023 by s p

Nail Draga/

Data e 23 gushtit është e veçantë sepse kjo ditë  në sajë të Deklaratës së Parlamentit Europian nga 23 shtatori 2008,  është shpallur Dita Europiane e Kujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare. Kemi të bëjmë me  një datë simbolike, sepse me 23 gusht të vitit  1939 është nënshkruar marrëveshja Ribentrop-Molotov, në lidhje me mossulmimin në mes Gjermanisë e Bashkimit Sovjetik. Nga ajo datë  Europa kujton me pietet viktimat e regjimeve totalitare të cilët likuiduan me miliona individë, ndërsa vendet e ish kampit socialist në Europën Juglindore në mungesë të vullnetit politik  ende hezitojnë të denojnë krimet e tilla.Dëshmi e një konstatimi të tillë është mos shënimi i kësaj date  si në  Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni të Veriut, qe nuk mund të arsyetohet më asgjë, duke e ditur se shqiptarët gjatë diktaturës komuniste përjetuan krime të ndryshme. Ndërsa  shteti amë-Shqipëria ishte nder vendet me kriminale komuniste në Europën Juglindore, me pasoja të mëdha  shoqërore deri në ditët tona. 

Në rrethana të reja shoqërore pas  falimentimit të ideologjisë komuniste dhe dështimit të sistemit socialist, duke filluar me rënien e Murit të Berlinit(8.11.1989) dhe miratimit të pluralizmit në vendet e ish kampit socialist, filloj rishkrimi i historisë me argumente, duke dëshmuar vuajtjet e përsekutimet e qytetarëve në sistemet totalitare. Kemi të bëjmë me kohën e lirisë personale e shoqërore e cila ka eliminuar paragjykimet duke shpalosur të kaluarën e popujve nën pushtetet diktatoriale komuniste me pasoja të mëdha për qytetarët e tyre vendëve, ku as shqiptarët nuk ishin përjashtim, me pasoja të mëdha shoqërore dhe kombëtare.

Ende pa përcaktimin e ditës së viktimave

Në lidhje me këtë çështje  Kuvendi i Malit të Zi në vitin 2006  ka miratuar Rezolutat e Këshillit të Europës: nr. 1096, nga viti 1996, “Masat për të çrrënjosur trashëgiminë e sistemeve totalitare komuniste”, dhe nr. 1481, nga viti 2006 “Domosdoshmëria për dënimin ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste”, por dita e kujtimit të tyre viktimave deri më tash ënde nuk është përcaktuar. Nga një qendrim i tillë pushteti në Mal të Zi nuk ka respektuar rekomandimin e Parlamentit Europian, duke dëshmuar mungesën e vullnetit politik për tu ballafaquar me të kaluarën.

Po ashtu, Parlamenti europian ka miratuar rekomandimin ku theksohet që çdo vend duhet të përcaktojë kohën dhe mënyrën e shënimit të kujtimit ndaj viktimave të regjimeve totalitare, duke ia përshtatur historisë dhe traditës së tyre. Por, me gjithë obligimet e detyrueshme deri më tash në Mal të Zi kemi një heshtje në këtë drejtim, andaj edhe sot nuk ekziton një datë e cila do të shënohej si Dita e kujtesës së viktimave të komunizmit, sikurse kanë vepruar vendet tjera nga ish kampi socialist.

Qasje të dyfishta të pushtetit në Mal të Zi


Me këtë rast  duhet cekur se Kuvendi i Malit të Zi në vitin 1992 ka miratuar Deklaratën së shteti obligohet të rehabilitojë viktimat e Goli Otokut(1948), si dhe të  dëmshpërblejë familjet e tyre.
Nga një qendrim i tillë del qartë  se kemi standarde të dyfishta, duke eliminuar krimet para vitit 1948, ku trajtojnë vetëm ata të Goli Otokut, athu se krimet e komunizmit kanë fillu nga ajo kohë, e jo  më parë nga instalimi i komunistave në pushtet( nëntor 1944). Një qasje e tillë është diskriminuese sepse do të legalizoheshin krimet e më hershme, ndërsa viktimat do të mbeteshin të pa evidentuara ndërsa ekzekutorët të pa ndeshkuar.

Pra, qasja duhet të jetë e pranueshme për të gjithë e jo të ketë diferencime, në aspektin kombëtar, sepse represioni ka pasur  përmasa të mëdha varësisht prej  rrethanave shoqërore. Në këtë aspekt deri më tash  nuk janë cekur fare viktimat e shqiptarëve, sikurse është Masakra e Tivarit(1.4.1945), duke mbetur temë e pa trajtuar për opinion e gjerë në Mal të Zi.

Krimeve nuk iu skadon afati kohor

Por, në deklaratën e Parlamentit europian  të miratuar në shtator të vitit  2008, në kujtim të viktimave të komunizmit dhe nazizmit thuhet se „në bazë të ligjit ndërkombëtar, nuk skadon kurrë afati për dënimin e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit“. Andaj, për të trajtuar çështjet e tilla duhet pritur një moment tjetër më të përshtashëm sepse për tash  nuk ekziston vullneti politik i pushtetit, për ballafaqim më të shkuarën e krimeve të komunizmit në Mal të Zi.

Pikërisht duke marrë parasysh së nuk ekziston qasje unike mendoj se duhet  inicuar Ligjin për të rehabilituar qytetarët të cilët kanë përjetuar krime nga koha e komunizmit, nga viti 1944-1990. Madje duhet paraparë dëmshpërblimin ndaj familjeve të viktimizuara, sepse vetëm në këtë mënyrë do të eliminohej një padrejtësi ndaj qytetarëve të pafajshëm në kohen e komunizmit.

Shqipëria vendi me i përsekutuar në ish kampin socialist

Si askush tjetër në Europë, shqiptarët në Shqipëri kanë arsy ta përkujtojnë këtë ditë, sepse  nga pushteti komunist i instaluar janë ekzekutuar më mijëra me dhe pa gjyq, për liri dhe demokraci për të ndërtuar një shoqëri sipas vlerave demokratike europiane. Të dhënat për periudhën kohore në Shqipëri (1944-1991) janë trishtuese që iu ka tejkaluar nazistëve, e ate nga pushtetarët vendas në emër të ideologjisë komuniste. Deri me tash statistika në Shqipëri ka dhënë këto informacione:

34,135 shqiptarë janë burgosur dhe dënuar për arsye politike.

59,009 qytetarë u internuan në kampe përqendrimi.

7.022 prej tyre vdiqën prej trajtimit shatazarak.

984 persona kanë vdekur në burgjet e regjimit.

6.027 burra dhe gra, djem dhe vajza u ekzekutuan me dhe pa gjyq gjatë diktaturës.

Nga torturat dhe dënimet e kohës, 308 persona kanë humbur aftësitë mendore gjatë qëndrimit në burgjet e komunizmit.

Krimi komunist shqiptar është krimi më i rëndë komunist në Europë, por akoma më e rëndë se ky krim, është zhdukja e gjurmëve të krimit. Mosgjetja e eshtrave të mbi 4500 të ekzekutuarve me dhe pa gjyq, dëshmon se pushteti kriminal si qellim kishte për të zhdukur edhe gjurmët e krimit të tyre. Botimet e ndryshme pas vitit 1991 e deri në ditët tona e dëshmojnë në mënyrë transparente një konstatim të tillë.

Memoriali i munguar 

Ndonëse  nga faleminitimi i komunizmit si ideologji e socializmit si rënd shoqëror kanë kaluar tri dekada, ndaj çështjës së krimeve të komunizmit nuk është bërë aq sa ata meritojnë, nderimin dhe sakrificën për lirinë dhe demokracinë në Shqipëri. Mos angazhimi nga qeveritë për ngritjen e një memoriali përkujtimor në Tiranë, nuk mund të arsyetohet më asgjë. Ne këtë aspekt kanë dështuar edhe në  Prishtinë e Shkup  sepse edhe në Kosovë e Maqedoni të Veriut persekutimi i shqiptarëve si në aspektin ideologjik dhe kombëtar ka pasur përmasa të mëdha. Është obligim moral dhe kombëtar të nderojmë sakrificën e atyre që kanë kontribuar  për lirinë, demokracinë dhe mbrojtjen e identitetit kombëtar shqiptar. 

Por, në këtë aspekt më sa jemi të informuar në Shqipëri përjashtim bën vetëm Elbasani, ku aty në vitin 2013 është inauguruar monumenti „Martirët“ kushtuar viktimave të komunizmit  që si duket është i vetmi në vend.

Monumenti „Martiret“ në Elbasan

Në Ulqin duhet të jetë një monument i tillë

Duke marrë parasysh se përmasat e krimeve të komunizmit kanë qenë të pranishme edhe të shqiptarët në Mal të Zi, nga Ulqini në jug dhe Rozhaja në veri, edhe këtu është dashur të punohet në këtë drejtim. Sepse me vendosjen e pushtetit të komunistëve nga nëntori 1944 e më pas janë likuiduar një numër i konsideruar i shqiptarëve, si armiq të pushtetit apo  kundërshtar ideologjik, me apo  pa  vendime gjyqësore, ku  disa prej tyre ende sot janë pa varre. 

Në nderim të tyre në Ulqin  duhet të ngritet një memorial, si kudo në botën demokratike. Një ide e tillë duhet të inicohet nga pushteti lokal dhe partite politike të shqiptarëve, ku mund t´iu bashkohen edhe ata të ashtuquajtura qytetare. 

Me  këtë rast ia vlen të cekim se gjatë  konsultimit për regjistrin e  emërtimive të propozuara për rrugët e  qytetit të Ulqinit në vitin 2015,  nga ana e komisionit  nga Ministria e kultures, autorit të tyre rreshtave iu rekomandu qe  propozimi  qe një rrugë të emërtohet “Viktimat e komunizmit” te hiqet nga regjistri i emërtimeve të propozuara. Një veprim i tillë ishte  dëshmi për të kuptuar se këtu ende  jetojnë me mentalitetin e kohës së pushtetit monist edhe tash në pluralizëm. Por, pavarësisht momentit politik  dhe rrethanave shoqërore ne këtë aspekt duhet insistuar përseri  se është obligim moral dhe qytetar ndaj viktimave të komunizmit, sepse punët tona nuk na i kryejnë të tjerët.

Rezoluta e Kongresit të SHBA-ve

Pikërisht në lidhje me këtë çështje Kongresi i SHBA me 21 maj 2014 ka miratuar rezolutën në mbeshtetje të ditës kushtuar viktimave të regjimeve komuniste dhe naziste “për të kujtuar dhe për të mos harruar kurrë terrorin e ushtruar ndaj miliona qytetarëve të Evropës Lindore dhe Qendrore, për më shumë se 40-vjet, nëpërmjet shtypjeve ushtarake, ekonomike dhe politike, duke përdorur ekzekutimet arbitrare, arrestimet në masë, deportimet, shtypjen e fjalës së lirë, konfiskimin e pronës private, si dhe shkatërrimin e identitetit kulturor dhe moral të kombeve…”, forma shtypëse këto që gjatë dekadave kanë “çuar në krime jashtëzakonisht të mëdha të bëra me paramendim kundër miliona njerëzve duke shtypur në mënyrën më flagrante të drejtat e tyre bazë të njeriut, duke i ndarë ata nga bota demokratike me një perde të hekurt dhe me Murin e Berlinit”, thuhet, ndër të tjera, në rezolutën e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, kushtuar Ditës Evropiane të Viktimave të Totalitarizmit. 

Dëshmi për brezat

Andaj përkujtimi i Ditës së Kujtesës duhet të jetë pjesë e programeve mësimore në shkolla fillore dhe të mesme, si leksion i detyruar, për të kuptuar vuajtjet dhe persekutimin e qytetarëve në kohën e komunizmit. Brezat e rinjë duhet të dijnë për viktimat e  komunizmit dhe nazizmit, siç ishin  burgosjet, vrasjet me e pa gjyqë, deportimet, internimet, izolimet, kampet e punës dhe te përqendrimit,  duke qenë dëshmi për brezat e sotëm e ato që do të vijnë më pas.                                                                                                          (27  gusht 2023)

Filed Under: Reportazh

Për Amerikën, Përjeta është Mirënjohëse

August 30, 2023 by s p

Vargje te Shtatoret nga Behlul Jashari/

Në ditëmirën e Kosovës përshëndes me mirëmëngjes
Si në sheti në histori me Amerikën eci nëpër Prishtinë
Nëpër Bulevardin Xhorxh Bush te Katedrajla Shën Nënë Tereza
Shkoj te Shtatorja e Bill Klinton në Sheshin me emrin e tij në Dardani
E aty pranë te Shtatorja e Robert Doll që çeli mëngjesin e parë
Dhe rrugës me emrin e tij shkoj te Shtatorja e Medlin Olbrajt
Në Sheshin me emrin e saj te Newborn Simbol i shtetit të ri
Shtrëngoj duart me Shtatoret
E Njerëzve Simbole
Të Lirisë e Pavarësisë së Kosovës
Flas dhe falënderoj shumë e shqip
Shkruaj dhe në vjershë vargje vijnë fjalët
Zemra falënderon
Përjeta është mirënjohëse
Për Amerikën

Prishtinë, 31 Gusht 2020

SHËNIM I SOTËM-30 GUSHT 2023: PRISHTINA ME TRE SHTATORE TË PERSONALITETEVE TË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS

PRISHTINË, 30 Gusht 2023- Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

Këto vargje i shkruajta në mëngjesin e parë pas ditës nga e cila në Prishtinë Senatori Amerikan Bob Dole është edhe Shtatore, e përuruar në sheshin me emrin e tij në 30 Gusht 2020 në 30 vjetorin e vizitës historike në Kosovë të delegacionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kjo është shtatorja e tretë e personaliteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kryeqytetin e Republikës së Kosovës.
Në Prishtinë në 1 Nëtor 2009 është përuruar Shtatorja e Presidentit Amerikan Bill Clinton në bulevardin me emrin e tij, ndërsa në 12 Qershor 2019 në festimet e 20 vjetorit të lirisë së Kosovës u bë edhe përurimi i Shtatores së Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeline Albright në sheshin me emrin e saj.
Në Kryeqytetin e Kosovës është edhe Bulevardi me emrin e Presidentit Amerikan George Bush, te Katedralja Shën Nëna Terezë…

Filed Under: Reportazh

NË SHKUP DHE NË PRISHTINË FILLOI MANIFESTIMI KULTUROR-SHKENCOR “DRITA E GONXHES”

August 26, 2023 by s p

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup/

“Nënë Tereza me qasjen e butë, paqësore e mirëkuptuese u bë udhërrëyfyese e porosive hyjnore ndaj njerëzimit. Sot kur kujtojmë 113 vjetorin e lindjes dhe 26 vjetorin e vdekjes së Nënës Tereze, kemi shumë nevojë për fuqinë magjike të këtij udhërrëfimi, sepse trazirat në botë ndodhin më së tepërmi kur prishen balancet në mes të hyjnores dhe tokësores”, nënvizoi Asani

Shkup, Prishtinë, 26 gusht 2023 – Sot në Shkup dhe në Prishtinë filloi edicini i tretë i manifestimit kulturor-shkencor “Drita e Gonxhës”, në 113 vjetorin e lindjes dhe në 26 vjetorin e vdekjes së Nënëls Tereze. Ky manifestim organizohet nga ITSHKSH në bashkëpunim me revistën “Drita”, “Universitetin e Prizrenit”, Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, Agjensinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Institutin e Historisë “Ali Hadri” dhe në përkujdesje të zv.kryeministrit të parë të RMV, Artan Grubi.

Ky manifestim i dedikohet kryekëput veprimtarisë jetësore të Gonxhe Bojaxhiut- Nënës Tereze, një objektiv ky edhe i Deprtamentit me të njejtin emër në ITSHKSH dhe do të përfshijë një gamë aktivitertesh që do të zhvillohen në Shkup, në Prishtinë, Prizren, Tiranë dhe në SHBA. Për të artikuluar më drejtë preokupimet dhe synimet e këtij manifestimi, për të dytin vit me radhë botohet edhe revista “DRITA E GONXHES”, e cila është edhe një pasqyrë autentike e të gjitha zhvillimeve dhe përmbajtjeve tematike që lidhen me jetën dhe veprën e Gonxhe Bojaxhiut- Nënës Tereze, duke artikuluar kështu nevojën e przantimit të kësaj figure planetare në një dimension më të strukturuar në aspektin e qasjes dhe problematizimit të temave dhe ideve që lidhen me të. Në kuadër të këtij manifestimi do të ketë edhe një ekspozitë me fotografi që shënojnë rrugëtimin tonë në shënimin e datave dhe ngjarjeve që ndërlidhen me jetën dhe veprën e Nënës Tereze.

Drejtori i ITSHKSH, Skender Asani, në fjalën e tij të rastit tha sot na ka bërë bashkë emri dhe lavdia planetare e një gruaje, e cila rrugën e shenjtërimit e filloi nga vendlindja e saj, nga Shkupi ynë. Ajo këtë rrugë e nisi si Gonxhe dhe e përfundoi si Shën Nëna Tereze dhe gjithë këtë hark jetësor ajo e mbushi me dashuri, ngrohtësi, përkujdesje ndaj të vetmuarve, të sëmurve, të pastrehëve.

“Ajo, me qasjen e butë, paqësore e mirëkuptuese u bë udhërrëyfyese e porosive hyjnore ndaj njerëzimit. Sot kur kujtojmë 113 vjetorin e lindjes dhe 26 vjetorin e vdekjes së Nënës Tereze, kemi shumë nevojë për fuqinë magjike të këtij udhërrëfimi, sepse trazirat në botë ndodhin më së tepërmi kur prishen balancet në mes të hyjnores dhe tokësores”, nënvizoi Asani.

Drejtimi i një institucioni shtetëror, siç është ITSHKSH nuk është një ishull i izoluar, por është ndërveprim i kombinuar në mes të sensit menaxherial dhe mbështetjes institucionale. Edhe ky manifestim që po e fillon sot në Shkup, mban vulën e këtij ndërveprimi falë edhe mirëkuptimit dhe përkujdesjes së zv. Kryeminstrit të parë në Qeverinë e RMV, z. Artan Grubi.

“Në këtë vend që ne e shënuam si vendi i shtëpisë së lindjes së Nënës Terezë, duheshte të ndërtohet një godinë e cila përfundimisht do t’i kishte ç’rrënjosur të gjitha rrënjët e kujtesës mbi figurën e Nënës Terezë dhe trashigimisë së saj. Por ja që ngjadhnjeu e kundërta, ngadhnjeu paqja, ngjadhnjeu drejtësia, dhe ne që ishim nga ana tjetër dhe po luftonim padrejtësinë institucionale, jemi sot në dy institucione duke promovuar drejtësinë tonë dhe drejtësinë botërore të cilën e përfaqëson vlera e veprës së Nënë Terezës. E sot, ajo për të cilën foli dhe Skënderi ma përkujtoi se ajo betejë nuk përfundon asnjëherë, po e shohim edhe sot për më tepër se një dekadë nga rrënimi i atyre gardheve të metalta nga ky vend ku jemi, po vazhdon tendenca e krijimit të politikave mono-etnike, mono-kulturore, mono-religjioze, për të udhëhequr shtetin dhe për të krijuar ndasi midis komuniteteve, midis vlerave të cilët përfaqësojnë, por ja që për fat të mirë nuk gjejnë përkrahje as në komunitetin ndërkombëtar as dhe tek shumica e qytetarëve në vendin tonë dhe është e destinuar që të dështoj”, vuri në dukje Grubi.

Ditën e sotme, karvani i manifestimit kulturor-shkencor “Drita e Gonxhës”, vazhdoi rrugëtimin për në Prishtinë, ku i pranishëm ishte edhe Kryseministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili pasi paraqiti një kronologji të jetës dhe veprës së Nënës Tereze tha se 26 gushti i sivjemë na ka bashkuar sot në qendër të Prishtinës dhe na ka mbledhur këtu në sheshin “Nënë Tereza”, për më tepër pranë shtatores së Nënë Terezes, për të hapur aktivitetet në Kosovë të manifestimit kulturor dhe shkencor “Drita e Gonxhes”.

“Në të gjallë, atë e nderoi pothuajse e gjithë bota. Më 1979 ajo u laureua me Çmimin “Nobel” për Paqe, kurse më 1985, Presidenti amerikan Ronald Regan i dha asaj Medaljen Presidenciale të Lirisë, përveç shumë diplomash e titujsh nderi që iu dhanë nga shumë vende të botës anembanë. Në kohë aq të vështira, ajo arriti të gjente mundësitë për të vizituar Kosovën dhe Shqipërinë, tokën e saj të lindjes dhe të të parëve të saj. Pas vdekjes, ajo u shenjtërua nga Kisha Katolike Romane dhe kështu Tereza e Kalutës u bë Shën Tereza. Gonxhja e kishte ruajtur shqipen e saj të fëmijërisë, që mbase ishte gjuha e lutjeve të saj më personale dhe më të thella drejtuar Zotit. Shembulli që japim me veprën dhe jetën tonë çdo ditë secili prej nesh për gjithë të tjerët. Personi Anjeze Gonxhe Bojaxhiu vdiq 87 vjeçare, më 5 shtator 1997, por figura e Nënë Terezës si Tereza e Kalkutës dhe si Shën Tereza, vazhdon të frymëzojë miliona njerëz në mbarë botën, teksa fjalët e saj tashmë janë kthyer në postulate të sjelljes së shpirtrave njerëzorë mes tyre”, tha Kryeministri Kurti.

Duke uruar që aktivitetet e këtij manifestimi të shkojnë mirë dhe mbarë si këtu në Prishtinë, ashtu edhe në Shkup e në Tiranë, shpresoj që “Drita e Gonxhes” të përhapë dritë nga shembulli që Gonxhe Bojaxhiu, Nënë Tereza dha me jetën e saj për njerëzoren e secilit ndër ne.

Si një shtëpi e hapur për vlera dhe ide, ITSHKSH i ka shfrytëzuar të gjitha favoret që sjell bashkëpunimi me Ipeshkvinë Prishtinë-Prizren. Por, ky bashkëpunim ka qenë mjaft i suksesshëm në saje të miqësisë dhe mirëkuptimit që ITSHKSH ka patur me mon sinjor Don Lush Gjergjin. Ai me këtë rast foli për vlerat universale të shembëlltyrës së Nënës Tereze dhe nderimin që duhet t’ia bëjmë në vazhdimësi kësaj figure, duke vazhduar rrugëtimin e saj me vepra që do të ishin gjithmonë në shërbim të progresit njerëzor.

Bashkëpunimi i ITSHKSH me Institutin e Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë ka shprehur gjithmonë synimin për të krijuar një strategji të përbashkët veprimi në fushat e albanololgjisë. Pjesë e këtij bashkëpunimi ishte edhe pjesëmarrja e drejtoreshës së këtij Instituti, Teuta Shala e cila tha se sot këtu në Prishtinë, po kujtojmë një figurë madhore të historisë sonë, për më tepër në fushën e humanizmit dhe bamirësisë Nënë Tereza është një nga figurat më të rëndësishme, jo vetëm shqiptare, por edhe të botës, këtë e dëshmojnë veprat e pafundme të bamirësisë e të humanizmit për të cilat u nderua me çmimet dhe nderimet më të larta duke përfshirë edhe Çmimin Nobel për paqe më 1979. “Figura e Nënë Terezës u bë edhe më madhështore pas shkuarjes në amshim kur u shpall shenjtore.Në fund, dua të përgëzoj organizatorët e këtij eventi të rëndësishëm kulturor-shkencor. Një falënderim të veçantë kam për drejtorin Skender Asani, të cilin e falënderoj për bashkëpunimin ndërmjet dy Instituteve atij të trashëgimisë shpirtërore e kulturore të shqiptuarve në Shkup dhe Institutit të Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, bashkëpunim ky i cili po thellohet gjithnjë e më shumë me organizimin e aktivitetet të përbashkëta shkencore”, nënvizoi Teuta Shala.

Dita e sotme e manifestimit kulturor-shkencor “Drita e Gonxhës” përfundoi me Akademinë solemne në Qendrën “BogdaniPolis” – Katedralja “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë dhe me promovimi e nr. 2 të revistës “DRITA E GONXHES”, botim i ITSHKSH.

Në fund të manifestimit, drejtori Asani i dhuroi Kryeministrit Kurti disa tituj librash të botuar nga ITSHKSH.

Filed Under: Reportazh

FORTIFIKIMI PREHISTORIK I ZDRANJSHIT NË ZONËN E LIBRAZHDIT

August 25, 2023 by s p

C:\Users\ERVIN\Desktop\ddddddddddddddddd.jpg

Dr. Ervin KUJTILA

Akademia e Sudimeve Albanologjike

Instituti Arkeologjik/

Vendbanimi i fortifikuar i Zdrajshit, i njohur me emërtimin “Qytetas”, ndodhet rreth 1.5 km në perëndim të fshatit Zdranjshë. Pozicioni gjeo – topografik i tij  i referohet krahun të majtë të rrjedhës Rrapun, afluent lindor i lumit të Shkumbin, në zonën e Çermenikës. Kreshta ku ndodhet fortifikimi me lartësi mbidetare 838 m, ka karakter shkëmbor dhe në pjesën më të madhe të saj është e zhveshur nga vegjetacioni. Ajo ka pozicion dominant dhe strategjik në kontroll të rrugëve që kalonin nëpër luginën e Rrapunit dhe më tej në atë të Shkumbinit.

Pozicioni gjeo – topografik 

Koordinatat: N. 41.16.21   E. 20.14.35   Z. 838 m.

Në pjesën veriore, ku terreni është më pak i thyer,ajo kufizohet me Kodrën e Kuqe dhe Shkëmbin e Haxhiut, në jug me tokat e fshatit Floq, ndërsa juglindje me kodrën e Zabelit të madh dhe përroin e Galonit.  Në anën jugore që të çon poshtë në lumin e Rrapunit, faqet e kodrës bien mjaft pjerrtas. Kjo pozitë e zgjedhur siguronte mbrojtje natyrore për vendbanimin e fortifikuar të Zdranjshit. Qyteza e Zdranjshit është vizituar fillimisht nga studiuesi vendas Sh. Zharri dhe më vonë edhe nga arkeologu A. Koka.

Rilevimi topografik

Planimetria e vendbanimit të fortifikuar është elipsoidale: diametri verilindje – jug-perëndim arrin gjatësinë rreth 200 m dhe ai veriperëndim-juglindje afërsisht 100 m. 

Një shesh i vogël me dimensione përkatësisht 25 x 50 m, ndodhet brenda mureve rrethuese, ku gjenden mjaft fragmente qeramike, si parete enësh. Fortifikimi gjendet në formën e trakteve të rrënuara, dhe vetëm në disa pjesë shihen karakteristikat e tij të përgjithshme. Fortifikimi është i ndërtuar me gurë të mëdhenj e mesatarë, me lidhje të thatë, si në rastet e fortifikimeve të tjera të këtij tipi në vendin tonë. Fortifikimi ka orientim verilindje-jugperëndim dhe mbron të gjithë anën e arritshme të kreshtës. Vetëm pjesa jugore dhe juglindore bie thikë në lartësi të madhe e cila është thuajse e pamundur të ngjitesh.

Teknika e ndërtimit të fortifikimit prehistorik

Fortifikimi prehistorik është ndërtuar me gurë të mëdhenj dhe mesatarë të papunuar, me lidhje të thatë. Hapësirat midis gurëve, janë të pambushura. Gjatësia e fortifikimit prehistorik është 251 m, ndërsa lartësia maksimale e ruajtur në anën verilindore është 0.80 m. Gjerësia maksimale e ruajtur është 1.80 – 2.20 m, Blloqet e gurëve janë të një madhësie mesatare me përmasa 0.35 x 0.50 m.

Brenda sipërfaqes së këtij fortifikimi në vitin 2019 u krye një sondazh arkeologjik rezultatet e të cilit do paraqiten më poshtë.

Sondazhi I, me përmasa 2.00 x 1.00 m, u vendos në pjesën e brendshme të faqes verilindore të fortifikimit. Depozitimet kulturore arritën në thellësinë 2.90 m. Përshkrimi i US-ve të këtij sondazhi paraqitet si më poshtë:

US 01: Njësia e parë stratigrafike përfshin thellësitë 0 – 0.20/0.25 m dhe kishte këto karakteristika: dhe i thatë, me ngjyrë kafe të errët, me përmbajtje të lartë humusore. Trashësia e njësisë us. 01 arriti konkretisht në: veri – perëndim 0.20 m, veri – lindje në 0.25 m, në jug perëndim 0.20 m, dhe jug – lindje 0.20 m. Në gjithë hapësirën e sondazhit nuk u gjet asnjë fragment qeramike.

US. 02. 0.20 – 0.70 m. Dhe me ngjyrë kafe të errët i thatë, me grimca gurësh gëlqeror. Thellësia e përgjithshme e sondazhit në këtë njësi arriti përkatësisht në: veri – perëndim 0.70 m, veri – lindje në 0.76 m, në jug perëndim 0.66 m, dhe jug – lindje 0.66 m. Gjetjet ishin të shumta në numër duke filluar, nga paretet që përbënin edhe numrin më të madh, vegje, buzë, funde enësh, si dhe zbukurime, të cilat i përkasin periudhës së Bronzit të Vonë. Po ashtu gjatë gërmimit doli një numër i madh kockash kafshësh. Fragmentet e enëve tipologjikisht i takojnë periudhës prehistorike dhe antikitetit të vonë.

US. 03 0.70– 1.32 m. Dhe argjilor me ngjyrë kafe të çelët i thatë, me përmbajtje të madh të gurëve mesatarë që formonin një shtresë horizontale. Dheu përmbante grimca të shumta karboni. Ky us përmbante shumë fragmente enësh. Depozitimet kulturore i takojnë periudhës Bronzit të Vonë. Ngjyra e dheut u bë edhe me e çelët. Në këtë njësi gurë mesatarë dhe të mëdhenj, të cilët vështirësonin punën e gërmimit. Thellësia e kësaj njësie stratigrafike arriti në: veri – perëndim 1.14 m, veri – lindje në 1.21 m, në jug perëndim 1.15 m, dhe jug – lindje 1.16 m. 

Numri i gjetjeve në këtë njësi stratigrafike  ishte i madh, ku paretet zinin pjesën më të madhe, më pas vegjët e buzët e enëve. Gjithashtu një numër të madh e zinin edhe kockat e kafshëve, të cilat në shumicën e rasteve ishin shumë të dëmtuara të thyera në disa pjesë. Në këtë njësi stratigrafike kishim grimca  qymyri të vogla, por të shumta në numër, që na bën të mendojmë për ekzistencën e një vatre zjarri, por me kaq informacion është vështirë për ta përcaktuar se ku ndodhet. Gjithashtu gjatë gërmimit u zbulua një strall i vogël e cila ishte prerëse që duhet të ketë shërbyer për prerje apo gërryerje. Në profilin e sondazhit duket qartë prezenca e madhe e gurëve, të cilët i  përkasin grupit të gëlqerorëve, ashtu sikurse janë në zonën përreth. 

US. 04 1.32– 1.66 m. Dhe argjilor me lagështirë, ngjyrë kafe e hapur  i vendosur mbi një horizont banimi. Horizonti  II i banimit përfaqësohet nga një gjurmë dyshemeje argjilore të pjekur, me shumë mbetje karboni, të vendosur mbi një platformë gurësh të vegjël në trajtë çaklli. Gjithashtu në këtë njësi vazhdon prezenca e gurëve të vegjël dhe mesatarë. Kjo njësi ndryshe nga us e tjera, kishte një trashësi më të vogël rreth  0.20 – 0.25 m, ku thellësia maksimale arriti konkretisht në: veri – perëndim 1.36 m. Prezenca e qymyrit në këtë us bëhet më e madhe se në us paraardhëse, duke menduar që vatra e zjarrit ka qenë më poshtë. Copat e qymyrit ishin në formën e thërrimeve të vogla dhe shtriheshin në të gjithë tabanin e kësaj njësie stratigrafike, por prezencën më të madhe e kishin në zonën veri – perëndimore. Si në US. 03 edhe këtu kemi një material të shumtë arkeologjik, parete të cilat janë në numër të madh, vegjët, buzët, dhe funde. Depozitimet kulturore  të vendosura mbi këtë dysheme i takojnë periudhës së Bronzit të Vonë. 

US. 05 1.66 – 2.00. Dhe argjilor i lagësht, me ngjyrë kafe e errët. Kjo njësi ishte e vendosur nën US. 04. Me pak gjetje.

US 06-2.00 – 2.40 m. Dhe i shkrifët argjilor me pak lagështirë me ngjyrë kafe të errët. Gjatë gërmimit të njësisë stratigrafike US. 06, dheu është i zi, i shkrifët përshkak të vatrës së zjarrit që kishte ekzistuar. Dyshemeja e horizontit I është vendosur direkt mbi tabanin gjeologjik. Ajo përfaqësohej nga dhe argjilor me ngjyrë kafe të errët dhe gjurmë të shumta karboni. Fragmentet e enëve të kësaj US janë të pakta dhe tipologjikisht lidhen me Bronzin e Hershëm.

US. 07 2.40 – 2.90 m. Tabani gjeologjik përfaqësohet nga dhe i ngjeshur argjilor me ngjyrë kafe në tullë me  lagështi, sterile. 

Stratigrafia

            Sipas sondazhit arkeologjik të realizuar në këtë fortifikim rezulton se depozitimet kulturore të Zdranjshit stratigrafikisht i referohen periudhës së Bronzit të Hershëm dhe Bronzit të Vonë. Me periudhën e Bronzit të Hershëm lidhen US. 05- 06 (Sond III) dhe US. 04 (Sond IV)..

Analiza kulturore

Klasifikimi i materiali arkeologjik është bërë sipas kriterit kronologjik dhe atij tipologjik. Materiali arkeologjik i përbërë tërësisht nga qeramika kronologjikisht i referohet periudhës së Bronzit të Hershëm, Zdanjsh I dhe asaj të Bronzit të Vonë, Zdranjsh II. 

Shtresa kulturore e Bronzit të Hershëm e emërtuar si Zdranjsh I, përputhet me US 06 – 04 dhe mbulohet pothuajse në pjesën më të madhe nga shtresa kulturore e US 03 që i  përket periudhës së Bronzit të Vonë, e emërtuar Zdranjshë II. Shtresa kulturore Zdranjshë I, me trashësi 0.80 m, përfshin thellësitë 1.30 – 2.10 m, ndërsa shtresa kulturore Zdranjsh II me trashësi 0.60 m, përfshin kuotat 1.32 – 0.70 m.

Shtresa e Bronzit të Hershëm, Zdranjshë I

Fragmentet e enëve që i takojnë Bronzit të Hershëm janë numerikisht të pakta në raport me ato të Bronzit të Vonë. Në pikëpamjen teknologjike qeramika i përket me shumicë asaj me fakturë të trashë dhe asaj mesatare. Karakteristikë për qeramikën e kësaj shtrese është sitja dhe pastrimi i dheut, pjekja e mirë e njëtrajtshme, dhe lyerja me ajkë lëmuese me ngjyrë kafe të errët ose më të hapur. Bazuar në tiparet morfologjiko- strukturore, rezulton se enët e kësaj periudhe përfaqësohen nga dy tipe kryesore: 

  1. Tasa me buzë të sheshtë;
  2. Enë me buzë të prerë pjerrtas.

a. Tipi I, ndahet në dy nën tipe:

I.a.1 Nëntipi i parë përfaqësohet nga tasat me buzë të sheshta, që janë një nga format karakteristike të kësaj shtrese. Trashësia e pareteve lëviz nga 0.4 – 1 cm, ndërsa diametri 18 – 20 cm. Enë të tilla me këto karakteristika i gjejmë edhe në: Zagorë I, Kukum I, Maliq IIIa-b. Gajtan I, Shkodër Ia-b. Topojan III, Manasdren I, Ganjollë I.

I.a.2 Tenxhere me buzë të sheshta, të zbukuruara me gropëzime gishti. Ky tip përfaqësohet nga enë masive, me fakturë trashanike, trashësia e pareteve arrin deri 1.5 cm. Zakonisht janë me përmasa të mëdha me diametër deri në 29 cm.Enë të këtij tipi me këto karakteristika i gjejmë në: Zagorë I, Maliq IIIa-b. Sovjan V, Shkodër Ia – b, Topojan III, Manasdren I.

Tipi II ndahet në dy nën tipe:

II.1 Tenxhere me grykë gjerë dhe buzë të sheshta. Ky tip përbëhet nga ekzemplarë me fakturë mesatare dhe trashanike, me pjekje të njëtrajtshme e plotë, me trashësi muri nga 0.8 – 1.2 cm, dhe diametër të madh 21 – 22 cm. 

Enë të tilla me këto karakteristika i gjejmë edhe në: Zagorë I, Maliq IIIa-b. Sovjan V, Shkodër Ia-b. Topojan III, Manasdren I.

II.2 Tasa konikë më buzë të sheshta. Ky tip përbëhet nga qeramikë me fakturë mesatare, pjekje të njëtrajtshme e plotë, me trashësi muri 0.4 – 1.2 cm. Dhe me një diametër 18 – 20 cm. 

Enë të tilla me këto karakteristika i gjejmë edhe në: Zagorë I, Maliq IIIa-b. Kukum I, Sovjan V, Shkodër Ia-b. Topojan III, Nezir IIIa,  Manasdren I.

Katalogu i qermikës, me veçoritë morfo-strukturore dhe analogjitë përkatëse, mundësojnë datimin e qeramikës së kësaj shtrese në periudhën e Bronzit të Hershëm, me të cilën  pajtohen dhe të dhënat stratigrafiko-kulturore të paraqitura më lart. 

Si përfundim mund të themi se fillimet  e banimit të fortifikimi të Zdranjshit i referohen periudhës së Bronzit të Hershëm. Bazuar në të dhënat e mësipërme, si dhe  në pozicionin e favorshëm gjeo – topografik të kësaj qyteze, ashtu si dhe në rastin e Orenjës mendojmë se gjatë kësaj periudhe ajo shërbente kryesisht si vendbanim baritor me karakter sezonal.

Filed Under: Reportazh Tagged With: Ervin Kujtila

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 70
  • 71
  • 72
  • 73
  • 74
  • …
  • 173
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT