• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ALEANCA ME SHBA-të DHE BE-në PO E LULËZON SHQIPËRINË

September 28, 2023 by s p

Thanas L. Gjika/

(Shënime udhëtimi, 24 korrik – 7 shtator 2023, pjesa e I)

Në korrik të këtij viti ndjehesha i dobët e shumë i merzitur. Kisha hyrë në të 80-at, kisha hartuar e botuar qindra artikuj studimorë, dhjetë libra me studime dy prej të cilë monografi pesëqindfaqshe, njëra kushtuar jetës e veprës së Heroit të Popullit Mihal Grameno dhe tjetra jetës e veprës së përhapësit të shquar të Krishtërimit – Shën Palit. Për to kishin dhënë vlerësime pozitive studiues të kualifikuar shqiptarë e amerikanë, por jo institucionet përkate të atdheut.

Bashkeshortja ime, Julia, bashkë me vajzën Ani dhe djalin Ergon, më sugjeruan duke më ndihmuar e financiarisht, që të bëja një vizitë të gjatë në Shqipëri. Kështu munda të vizitoja shumë qytete e fshatra rreth e rrotull atdheut. Pashë me vëmendje rrugët, ndërtesat, lokalet moderne, njerzit që dukeshin të ushqyer e veshur mirë. Shumë hotele e restorante lluksozë, vila e shtepi komode, objekte tregetie dhe industriale, plantacione me fruta, toka te mbjella, kope me dhën, dhi e lopë, koshere bletësh me shumicë, pyje të rigjeneruar, turistë të shumtë në bregdet e nëpër qytete e fshatra të ndryshëm…

Me një fjalë pashë dhe shijova realitetin konkret të Shqipërisë së Re, që ka lulëzuar pas virit 1992, kohë kur atdheu ynë është në aleancë me boten Perendimore Euro-Atlantike.

Duket qartë se gjatë 45 vjetëve që kaloi Shqipëria në aleancë me Botën Lindore Socialiste, populli punoi rëndë, por ecja ishte e ngadalshme, me shumë mundime e sakrifica, nën frikën e terrorit të partisë-shtet, e cila ndiqte parimin që i dha krijuesi i saj Miladin Popovici: “Partia duhet të luftojë armiqtë dhe kur nuk ka të tillë, t’i krijojë ata”.

Në këto 30 vjet Shqipëria, duke qenë në aleancë me ShBA-të dhe BE-në ka bërë transformime, të cilët mund t’i bënte jo më shpejt se në 300 vjet, po të vijonte nën drejtimin e partisë-shtet. Këtë ndryshim kolosal e pranojnë edhe ish-komunistët, por këta ia njohin si meritë Partisë Socialiste dhe jo aleancës me ShB-të e BE-në dhe nuk pushojnë se ankuari, se sistemi demokratik ka krime, korrupsion dhe fukarallek. Nuk duan t’ua kujtosh krimet dhe fukarallëkun e mbarë popullit të kohës kur ata ishin në pushtet. Nuk duan të kuptojnë se në botën Perëndimore ku sundon demokracia dhe shteti ligjor ka korrupsion, por ky korrupsion ka kapur disa individë, por jo sistemin, kurse në Shqipëri ku sundojnë pasardhësit e klanit komunist, korrupsioni ka kapur gjithë klasën sunduese, e cila do të mënjanohet pasi të vendoset ligji.

NË RESPEKT TË MËSUESIT SADIK LEKA DHE POETIT HAVZI NELA

Kur jetoja në qytezën Lancaster MA isha njohur me dy të rinj kuksianë të zgjuar e punëtorë, Albert e Besim Leka. Të dy bashkë me nuset e tyre Eliamonda dhe Laureta na prisnin e na respektonin mua dhe Julian si prindërit e tyre. Kjo miqësi u forcua edhe më pasi erdhën edhe prindërit e tyre, Sadiku e Baftia dhe vëllezërit e tjerë Albani, Adriatiku e Klodi. Luanim shah, bilardo, shëtisnim bashkë, laheshim te pishina, bisedonim për të kaluarën në atdhe, etj. Te Sadiku dhe Barfia dhe djemtë e tyre njoha tipin model të malësorëve shqiptarë që dalloheshin për virtute, për edukatën tradicionale, që nuk ta jep shkolla por jeta. Të gjithë ishin të pashëm, të shëndetshëm, njëri më të mirë se tjetri. Mirëpo vitin e kaluar Sadikut iu përshpejtua pleqëria dhe brenda disa muajve u largua nga jeta. Bashkëshortja dhe djemtë e tij shkuan dhe e varrosën në fshatin e lindjes pranë nënës e vëllait të vet, si ua kishte lënë ai amanet.

Sivjet, zonja Baftie, Alberti e Besimi me nuset dhe Albani kishin vendosur të shkonin përsëri në Shqipëri për të përkujtuar njëvjetorin e ndarjes nga jeta të babait të tyre të dashur. Ky vendim më nxiti që ta shfrytëzoja rastin për të shprehur respektin tim për mikun e mirë, mësuesin e nderuar Sadik Leka. Të këtij mendimi kishin qenë edhe motra e Bafties, z-nja Mereme me bashkëshortin z. Bardhi Gjinollari dhe motra e Lauretës, z-nja Diona me bashkëshortin z. Lumtor Vrapi.

Më 25 korrik u bashkuam të gjithë në fshatin Qinamakë të Kuksit, mbi cepin jugor të Liqenit të Kuksit. Aty kishin shkuar dhe dy vajzat e të ndjerit, mjekja Violeta Hoxha dhe infermjerja Aferdita Sinaj.

Varrezat e bukura të fshatit ishin vendosur midis pemëve në një faqe kodre të pyllëzuar. Pas fjalëve ngushëlluese dhe fotove të rastit, pjesëtarët u drejtuan te klubi i fshatit, ish-shkolla e dikurshme, ku i ndjeri kishte sherbyer si mesues e drejtor. Për respekt të babës, Albani dha kafe, raki e duhan për ne dhe të gjithë bashkëfshatarët që u ndodhën aty. Kurse dreka ceremoniale me mbi 150 pjesëmarrës u dha në një lokal të ri madhështor në qytetin e Kuksit. Një hotel-restorant i tillë nuk gjendet në Clinton MA, ku janë vendosur familjet Leka, ndoshta as në Worcester MA, ku jetoj unë, sepse amerikanët I japin më shumë rëndësi funksionit sesa paraqitjes.

Pasi Hoxha bëri lutjen e rastit, pjesëtarët nëpër tavolina filluan të tregonin episode nga jeta e puna e mesuesit Sadik Leka në fshatin e tij, e sidomos në Suroj, ku ishte drejtor i gjimnazit. Në atë kohë në Surroj kishte pasur tri shkolla të mesme: një gjimnaz të përgjithshëm, një gjimnaz nate dhe një gjimnaz profersional bujqësor. Sot ai fshat ështe braktisur, aty jetojne vetem dy a tri familje, kurse në Qinamakë jetojnë rreth 50 familje, të shpërndara në disa mëhallë, që shtrihen në një sipërfaqe te madhe. Ky fshat me pyje e toka të shumta që shtrihet nga maja e malit e deri poshtë te Liqeni, ka mundësi të zhvillojë blegtorinë dhe të industrializojë ujrat e pishme malore, që burojnë në disa vende.

Vellezërit Leka kanë toka afer bregut të liqenit dhe mendoj se pasi të përfundojë rruga Kukës- Bicaj-Skavicë dhe të jetë vënë në funksion aeroporti i ri që po ndërtohet në anën lindore të liqenit, kanë për të ndërtuar aty një vilë verimi. E ardhmja e ketij fshati dhe e krejt anëve të Liqenit të Kuksit është e lidhur me ndërtimin e hidrocentralit te Skavicës në rrethin e Dibrës, sepse liqeni i ri që do të krijohet aty do të sistemojë e disiplinojë nivelin e ujit të liqenit…

Mbas drekës Z. Abdulla Domi, kryetar i Qarkut të Kuksit, fis i z-njës Baftie Domi, u dha kafet e lamtumirës familjarëve të të ndjerit, mikut të tij Sadik dhe neve që kishim shkuar nga larg. Në orën 4:30 PM u nisëm për Tiranë plot emocione pozitive. Gjatë rrugës mendoja për faktin se sa mirë i respektoi familja e madhe Leka traditat shqiptare lidhur me respektimin që I bëhet të vdekurit. Mundimi dhe shpenzimet nuk merren parasysh, mjafton që respekti të kryhet si e meriton Ai.

I paharuar qoftë kujtimi i babait, mësuesit e mikut të urtë Sadik LEKA!

TE FALEM HAVZI NELA, TY O POET MARTIR

Gjatë shëtitjes në qytetin e Kuksit ndalova tek busti i poetit martir, guximtarit të rallë Havzi Nela (1934-1988), vendosur para shkollës që mabnte emrin e Tij. Në basoreljev ishin gdhendur katër rreshta nga një poezi e tij:

Thoni dritë ai kërkoi

E vetë dritë nuk pa me sy.

Thoni për njerëzinë këndoi

E për vete nuk jetoi!

Gjatë bisedave miku im Sadik Leka më kishte treguar se më datën 9 gusht të vitit 1988 ishin lajmëruar punonjësit e mësusit e rrethit të Kuksit të ndodheshin të nesërmen më 10 gusht në ora 10 AM para sheshit të qytetit për të parë ekzekutimin e tradhëtarit Havzi Nela. Por kur populli shkoi në ora 10 AM e gjeti të varrur kufomën e mësuesit dhe poetit rebel. Pushteti kishte frikë ta ekzekutonte para popullit këtë viktimë të tij, prandaj kishte porositur që akti të kryhej që në ora 2:00 e natës dhe kur të vinte populli të këputej litari e kufoma të tërrhiqej zvarrë lidhur pas një kamioni e pasi të vëtitej rreth qytetit për të ngjallur tmerr e frikë, të hidhej tek fusha e druve ku të mbulohej me plehra…

Me vrasje e varrje kishte filluar ai regjim, dhe ja një vit para rënies së murit të Berlinit, po kryente dënimin e tij të fundit, varrjen e një poeti disident…

Havzi Nela, busti yt në Kukës rezaton dritë si monumenti i Bajram Currit në Tropojë.

Filed Under: Reportazh Tagged With: Thanas L Gjika

DUKAGJINI, NGJITI 7 MARTIRËT MESHTAR NË ALTARIN E VET!

September 27, 2023 by s p

Agron PREBIBAJ/

Dukagjini, historikisht orëmadh, shqiptari më i kalitur ndër shekuj me mendimtarë e prinjës në rezistenco – qëndresën e përjetësisë, e cila po deshmon edhe sot me përcjelljen nga brezat, me potencialet intelektuale e deri te dorëzimi i protofolit për vëndlilnjen.

Një komision organizator i drejtuar nga Ing.Mark Rupa, me mbështetjen finanaciare të bashkëatdhetarëve dukagjinas z.Gjin Markaj & Dedë Prenaj, mundësoi edhe një ngjitje tjeter të historisë në *Altarin Dukagjin*, në Breg-Lumi Shalë!

Në këtë tubim festivo – historik morën pjesë përsonalitete nga gjitha trojet shqiptare, ndërsa memoriali i martirëve të kishës katolike është bekuar nga Imzot Angelo Massafra, i cili ka falenderuar burrat e dukagjinit për sjelljen e historisë në prehrërin e tyre.

Pse jo, mos të krenohet edhe kryebashkiaku i Shkodrës z. Benet Beci, i cili vlerson historinë e veprat nga pasuesit, duke e konsideruar Dukagjinin si thesari i madh i Bashkisë Shkoder.

Aty ishin me zemer të gjithë dukagjinasit, por ishin plotë e folën të gjithë, ata kanë sjellur mesazhet e tyre njërëzore, por pse jo edhe mesazhet e krenarisë në qëndresën shekullore.

Këta janë 7 martirët e ngjitur në Altarin e Dukagjinit.

Të lumnuemit:

At.ÇIPRIAN NIKA O.F.M.

At.BENARDIN PALAJ O.F.M.

At.GJON SHLLAKU O.F.M.

At. GASPER SUMA O.F.M.

Dom.DEDE PLANI

Dom.LAZER SHANTOJA

GJELOSH LULASHI – martir laik.

Dukagjini po vepron si një trupë e vetme, Shoqata Atdhetare Dukagjini me kryetar z.Ndue Sanaj, mbeshtet e bashkëpunon me përsonalitetet që vetëm prodhojnë e japin për Dukagjinin e pasur me histori e kulturë! (fotot nga Mark Gjeka)

Filed Under: Reportazh

NJË KËSHILL MBARËKOMBËTAR, PËR TË KOORDINUAR STRATEGJITË DHE MBROJTJEN E INTERESAVE TË SHQIPTARËVE NË BALLKAN…

September 25, 2023 by s p

Prend Ndoja/

Në kujtesën tonë kombëtare akoma rëndojnë të freskëta skenat e tmerrshme, kur përmes tytave dhe artilerisë serbe, vdekja përbinte jetë të pafajshme njerëzish. Ishte ajo kohë kur pushtuesi kreu masakrat më çnjerëzore, për ta zhdukur një popull të tërë. Trevat tona pjellore, me një natyrë të mrekullueshme, u shndërruan në pellgje mjerimi. Qetësia dhe paqja dridheshin nën hijen e okupatorëve serbo-rusë, ndërsa nën qiellin e Kosovës rrezet e dritës nuk mund të depërtonin përtej tymit të artilerisë dhe makinerisë vrastare të këtyre forcave. Një armatë e pajisur mirë i kishte shpallur luftë një populli të pafajshëm e të paarmatosur, që asnjëherë gjatë historisë nuk u sul të pushtonte atë që s’ishte e tij, por, si gjithmonë në vetëmbrojte të familjes e pragut të shtëpisë.

Në trungun më të vjetër të Europës – me fajin dhe pa fajin tonë, në oborrin e saj, ndërgjegjja paqësore dhe mirësia shpeshherë keqtrajtoheshin. Në vatrën tonë, shpeshherë liria përmbysej dhe jeta cenohej gjer në palcë. Sytë e vendeve europiane e vënin një perde, veshët i bënin të shurdhër, që mos ta prishnin qetësinë e tyre, ndërkaq disa vende, madje bënin plane dhe tregti me pushtuesin, në dëm të tokave tona. Tubimet dhe fjalimet vazhdonin më një ritëm të ngadaltë, si mos të ishte gjendje e jashtëzakonshme. Ndikimi rus i mbante nën kontroll lëvizjet europiane, që askush mos ta pengojë  gjenocidin që po e shkaktonte Serbia në Kosovë. Në një aspekt, nga Rusia dhe disa vende aleate të saj, Serbia e kishte dritën e gjelbër që të bënte spastrimin etnik në Kosovë. Që të hapeshin sytë e botës së përparuar, që bota ta ndihmonte popullin tonë, zëshëm kërkoheshin flijime. Për t´i vënë themelet e lirisë dhe për t´i treguar armikut se, më parë e pranojmë vdekjen, sesa robërinë, më tërë familjen e Tij, heroikisht u flijua Komandanti legjendar, Adem Jashari. Në atë betejë frynte stuhia zjarr. Nga aty historia kombëtare ndryshoi rrënjësisht. Popullit iu rikthye shpresa dhe në fund të tunelit u pa një fije drite. Nga një det vuajtjesh dhe nga ofshamat e para të atdheut lindi një forcë, që në shpirt dhe në zemër e ndjente dhembjen. Ajo forcë, e dalë nga gjiri i popullit, u bë gur i pathyeshëm për armikun. Ata ishin më të zgjedhurit, ata vendosën ta flijonin jetën e tyre për lirinë e Atdheut; ashtu të ngjeshur me tokën Amë, në Mëmë-e-Dhe, i treguan armikut që kjo Tokë ka Zot, ka bijtë dhe bijat e saj që i thonë armikut Ndal!

Për t´u përballur me forcat e armikut, duhej mobilizim e diplomaci e spikatur, por ishte e domosdoshme për ta shpalosur edhe gjoksin nëpër vijat e frontit, dhëmb për dhëmb me okupatorin, duke e vënë atdheun mbi të gjitha. Atë obligim, të trasuar nga brezat e mëparshëm e morën bijtë dhe bijat mbarëshqiptare, më burrërisht se ndonjëherë më parë. Por lirisht mund të themi se atë peshë të rëndë të përballjes me një okupator që posedonte një armatë ndër më të fortat e Europës, e mori i tërë populli i Kosovës. Nën rrjetën e hekurt të ushtrisë jugosllave, bijtë dhe bijat tona lëviznin dhe qëndronin me aq besë dhe përpikëri, saqë populli brenda kornizës së besës e ndiente mëvetësinë dhe aromën e lirisë. Pushtuesit çdo ditë ngapak i ndalej fryma, kur nuk gjente formë që t´i përçante shqiptarët, të depërtonte në mesin e tyre. Uniteti, mirëkuptimi, besa e solidariteti i popullit tonë ishte një shembull i veçantë dhe shkas i hapave të sigurtë drejt lirisë.

Te forcat tona, të shndërruara në UÇK, vdekja e kishte humbur peshën e saj mortore; njerëzit shndërroheshin në yje që shndrisin mbi atdheun. Koha tregoi qartë se, jo vetëm ushtarët në vija të frontit, por tërë shqiptaria ishte në luftë. Jeta rinore e kishte humbur buzëqeshjen e saj, atë  ia kishin falë atdheut. Sot në ditarin e rreshkur të vuajtjeve, në rrudhat e ballit të tyre qëndron një histori e lavdishme. Aty mund t´i shfletosh rrjedhat kronologjike si një valë lumi, ku, në të shumtën e rasteve, ngjyra shndërrohet në të kuqe.

Në paqe kuvendohet shumë për luftën. Shpeshherë, disa, “burrërisht” notojnë mbi gjakun dhe mundin e atyre që vërtet i falën çdo gjë lirisë. Në paqe shpesh ëndjet shkelin mbi mendjen dhe harrojnë gjakun e derdhur për liri. Nga skenat e dueleve të luftës, në liri lindin “artistë” skenash që luajnë role heronjsh. Lindin edhe ata që prekin hojet e ëndjeve të tyre, duke e politizuar kohën dhe veprat më të lavdishme të ushtrisë sonë. Ata lehtë flasin për luftën, ashtu si  me ndjesinë e një filmi. Është lehtë të flasin nga një tavolinë plot, për ata që ushqeheshin nëpër male një herë në 24 orë. Është lehtë të flasin nga dhoma e nxehtë, për jetën e atyre që nëpër llogore me javë dhe muaj të tërë i rrihte shiu, era dhe bora. Ata, edhe nëse shpëtuan gjallë, shëndeti i tyre i vuan gjithmonë pasojat. Është lehtë të flasin nga banjat me ujë të ngrohtë, për ata që mjaftonte një herë në muaj të  pastroheshin te ndonjë burim uji, apo në ndonjë pellg ku shkrihej bora. Është lehtë të flasin, kur në tavolinë kanë verë dhe pije te llojllojshme për ata që e shkrinin borën për t´i lagur buzët. Është lehtë të flasin duke u rrezitur në plazhe për ata që prisnin me ditë dhe javë për pak rreze për t´i tharë rrobat e tyre në ndojnë lëndinë atdheu. Më në fund, është lehtë të flasin, kur çdo lëvizje fizike e kane të mundshme, për ata që sot u mungojnë gjymtyrët, u mungon shëndeti. Është lehtë, sot, të kritikojmë, apo të tregoimë ligje dhe të drejta njerëzore për ata që  përpara, e kishin natë e ditë djallin, që në çdo moment ua sillte vdekjen që t´i kafshonte.

Mbi të gjitha, vështirësia më e madhe ishte kur shpirti thyhej në gjysmë, pikëllimi e arrinte pikën kulmore kur ata e humbnin shokun- njeriun më të afërt të jetës, kur e  grabiste vdekja para syve të tyre. Ishte e rëndë për ata që me të plagosur në krahë  të udhëtonin me ditë e net të tëra për ta kaluar kufirin, që t´ua shpëtojnë jetën të tjerëve. Apo bartja e armatimit, në rrugën ku më parë kishin rënë shumë dëshmorë dhe prapë vazhdonin në të njëjtën udhë- në udhën e vdekjes. Koha nuk priste ndryshimin e motit, për ta sjellë armatimin përmes kufirit shqiptaro-shqiptar, por në kohë acari, bore e shiu ata ishin me ditë të tëra maleve duke udhëtuar. Nuk ishte e lehtë për një ushtri të pabarabartë me numër, me teknologji e armatim, me një përvojë të shkurtë, krahasuar me armikun. Ashtu e thyen kufirin e hekurt të vendosur nga shteti jugosllav dhe hynë në Koshare. Duke e mposhtur një ushtri me përvojë qindravjeçare u zhvillua një betejë që nuk mbahet në mend që nga koha e Gjergj Kastriotit. Aty i hyri tmerri armikut, aty e panë që Adem Jashari ishte gjallë. Nga tmerri që panë, pas çdo lisi u shfaqej nganjë Adem. Këta ishin, pra, luftëtarët e lirisë. Andaj në portën e mendjes duhet ta vëmë një filter pastrues që të dalë vetëm e vërteta nga mendja dhe goja e jonë për ushtrinë tonë çlirimtare. Ata që sot e meritojnë çdo lavdatë, çdo emër i tyre duhet që përjetësisht të ruhet në altarin e kombit, ashtu siç bëjnë popujt e përparuar të botës. Nëse vendit i kanoset ndonjë rrezik, ata prapë janë të parët. Ata shndërrohen në të djeshmit. Por, ne, si i trajtojmë këta sot? Nga brendia, çdonjëri i do dhe i respekton luftëtarët e vërtetë dhe përulet para veprës së tyre. Por nga shumë njerëz, respekti është thyer në gjysmë, ka mbetur në udhëkryq, ngaqë disa persona, për përfitime personale, në emër të UÇK-së, në të kaluarën dhe sot kanë bërë veprime të papranueshme, që nuk përkojnë me karakterin e UÇK-së. Andaj, mendoj se është nevojë kombëtare që mos t´u qëndrojmë besnik keqbërësve që e kanë përbaltur emrin e ushtrisë sonë. Është nevojë kombëtare që tërë populli ta kuptojë se ushtria e jonë jemi ne, janë vëllezërit dhe motrat tona, që çdonjëri duhet të bashkohemi rreth tyre, duhet ta kuptojmë, më në fund, se të gjithë, në rast nevoje, duhet të bëhemi si ata për interesa të përbashkëta. Armiku, në radhë të parë, ata i mban në shënjestër, me dënime, maltretime, me çdo armë që e ka në dispozicion. Sulmi ndaj tyre nuk është një rrjedhë normale e procedurave juridike, siç mendojnë disa nga “modestia”e tyre. Por, kjo është përtej normales dhe shumë qëllimkeqe dhe kundër boshtit kurrizor të kombit tonë. Është një përgatitje për të cilën armiqtë tanë investojnë shumë, vetëm e vetëm për realizimin e qëllimeve të tyre. Kjo është arma e fundit në duart e tyre, pas humbjes së betejës në luftë. Në rrethana të tilla, pajtimi dhe afërsia në mes njëri- tjetrit është e domosdoshme, por askuj nuk i takon vendi që nuk  e meriton. Pa dyshim, të gjithë e duam vendin, të gjithë e duam lirinë e plotë, por nganjëherë me ide dhe mendime ndryshe. Duhet të ulen të gjithë së bashku, pozitë e opozitë, t´i shprehin brengat si vëllai më vëllanë, sepse një hall të njëjtë e kanë të gjithë. Vetëm një parti e kemi dhe duhet t´i  kontribuojmë të gjithë-ajo është partia e kombit, është kombi ynë, për sot dhe për nesër. Meqë si komb jemi të ndarë në disa shtete të Ballkanit, është më se e nevojshme organizimi mbarëkombëtar nga njerëzit e dijes, i atyre që e kuptojnë testamentin mijëravjeçar të kombit dhe vlerën e tij. Ta formojnë një Këshill mbarëkombtëar, që të bëhet mburojë apo ombrellë e të gjithë shqiptarëve në Ballkan. Të bëhet si një urë lidhëse e unitetit kombëtar dhe problemet madhore të kombit mos të shtjellohen “skutave” e ndarazi, por të kenë një seli parlamentare që i mbron interesat mbarëkombëtare, të kërkohen të drejtat e popullit tonë në Ballkan, ato të drejta që  bota më ligjet e saj ua garanton, ashtu siç ua garanton popullit hebre kudo që gjenden nëpër botë bashkëkombësve të vet. Ky Këshill mbarëkombëtar duhet të mbyllë ndasitë brenda etnisë sonë dhe nga aty të dalë mendimi ynë i kristaltë dhe imazhi ynë mbarëkombëtar.

Filed Under: Reportazh Tagged With: prend ndoja

Kryeministri Dritan Abazoviç takoi diasporën shqiptare në Staten Island, New York

September 22, 2023 by s p

Sokol Paja/

New York, 21 Shtator 2023- Kryeministri i Malit të Zi z.Dritan Abazoviç takoi diasporën shqiptare në Staten Island, New York. Nën organizimin e Shoqatës Ulqini dhe sponsorizimin e Shoqatave “Ana e Malit”, “Besi” dhe “Muriqi”, nën prezantimin dinjitoz të Edon Alibegut takimi i z.Abazoviç me diasporën shqiptare ishte shumë i përzemërt dhe entuziast. Pas fjalës së kryetarit të Shoqatës Ulqini Dzemal Lanica u ekzekutuan himnet kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipërisë dhe Malit të Zi. Imam Tahir Kukaj komplimentoi kryeministrin Dritan Abazoviç për lidershipin dhe punën e jashtëzakonshme për lartësimin e shqiptarëve në Mal të Zi. Abazoviç theu një tabu, punoi shumë afër popullit të tij, theksoi Imam Kukaj. Imam Edin Gjoni në fjalën e tij falenderoi shoqatat organizatore dhe kryeministrin Abazoviç për punën e shkëlqyer në rritjen e ndërgjegjes kombëtare dhe lidhjen me vendlindjen. Imam Gjoni theksoi se z.Abazoviç u karakterizua në qeverisje nga mbajtja e premtimit, hapja e një vizioni të ri për të ardhmen për të mirën e të gjithë qytetarëve, rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve, ruajtjen e kohezionit të vendit, dhe u lut që Zoti ta ndihmojë kryeministrin Abazoviç që të ndihmojë të integrojë qytetarët e Malit të Zi në familjen europiane. Kryeministri i Malit të Zi z.Dritan Abazoviç u nderua me tri mirënjohje nga Vito Fesella, Jessica Scarella -Spanton dhe Kamillah Hanks. Shoqata Ulqini i dhuroi një mirënjohje ambasadorit të Malit të Zi në Uashington z.Nebojsha Todoroviç dhe gjithashtu nderoi Kryeministrin Abazoviç me mirënjohje për arritje të jashtëzakonshme dhe rezultate të shkëlqyera në lidership dhe politikbërje për qytetarët e Malit të Zi. Në fjalën kryesore kryeministri z.Dritan Abazoviç u ndal para të pranishmëve rreth sukseseve të punës 1 vjeçare të qeverisjes së tij: rritja e rrogës mesatare, rritja e pensioneve, rritja e jashtëzakonshme ekonomike, transformimet turistike dhe urbane të Ulqinit etj. Takimi i përzemërt vazhdoi me pyetje nga diaspora rreth çështjeve që shqetësojnë shqiptarët, qytetarët e Malit të Zi dhe diasporën.

Filed Under: Reportazh

SHËNIME NGA LUFTA E KOPLIKUT 1920

September 20, 2023 by s p

Nga : Ndue  BACAJ

HYRJE

Lufta e Koplikut  “zyrtarisht” ka si datë fillimi, ditën e 27 korrikut të vitit 1920 dhe si datë perfundimi 14 shkurtin e vitit 1921. 1.  Kjo luftë do të kishte “bekimin” dhe ndihmën e Qeverisë Shqiptare të dalur nga Kongresi historik i Lushnjës , gjë që e bënë këtë luftë mbrojtëse të parën  të drejtuar nga një  Qeveri Kombetare, pas  441 viteve (nga viti 1479)… Lufta e Koplikut është vijim i luftrave mbrojtëse të trojeve shqiptare nga lakmitë e fqinjëve shoven serbo-malazezë, si dhe vijim i disa provokacioneve dhe intervenimeve ushtarake të ushtrive shovene serbo-malazeze , në trojet shqiptare (të Malësisë së Madhe, Shkodrës  etjerë…). Vlenë të cilësohet se përpara fillimit të luftës, ushtria serbo-malazez duke “shfrytëzuar” edhe ditën e festës të Krishtlindjes me “armën” e tyre “diplomatike”, pabesinë, mashtrimin e tradhtinë arriti që me daten 25 dhjetor 1919 të hynte në Hot, dhe nga familjet hotjane që i konsideronin si pengesat kryesore në arritjen e qellimeve të tyre shovene, të marrin peng qindra hotjanë. Dhjetra nga këta do ti ekzekutonin me 26 dhjetor 1919 në Qytezen e Hotit (në Drume të Borës), ndërsa qindra të tjerët, të lidhur duarsh do t’i dergonte në hapsanën e Podgoricës, ku shkjau u kishte “menduar” një vdekje më të ngadaltë, por më të mundimshme. Gjithashtu serbo-malazezët për të realizuar qellimet e tyre shovene ndaj trojeve shqiptare të Malësisë, Shkodres e më gjërë do të shfrytezonin edhe pazardhëqet dhe mjegullen që kishte shpërndarë Konferenca e Paqës në Paris… 

HISTORI NGA LUFTA…

Me 27 korrik, rreth tre batalione të ushtrisë jugosllave të ndjekur edhe nga mercenarët shqiptarë iu drejtuan Kastratit. Pas luftimesh të ashpra në kufi, ata mundën ta pushtojnë Kastratin, të ndihmuar edhe nga formacionet  serbe  dhe të artilerisë të vendosur prej kohësh në Tarabosh. Këto luftime mbrenda tre katër orësh, kanë lënë ndërkaq sinjalet e kushtrimit në Shkodër e rrethina. Qytetin e ka pushtuar gjallëria e zakonshme dhe qindra vullnetarë u janë drejtuar postave të xhandarmërisë, duke u armatosur.”Vullnetarët shqiptarë nga Shkodra e rrethinat nga rendin drejt fushës së Shtojit të gatshëm për t’u nisur sa më shpejt në front”. 1.  Për hirë të vertetes duhet thënë se konflikti i armatosur në mes shovenëve fqinjë dhe mbrojtësve shqiptar kishte filluar (jo në front të gjërë), që një ditë më parë (me 26 korrik), konflikt që u karakterizua nga sulme e terheqja  të një pasnjëshme nga të dyja palët, 2.  për të rifilluar lufta frontale me 27 korrik (1920). Ushtria serbo-malazeze ishte e pajisur me armë modern të kohës , kryesisht franceze , si topa e mitroloza. Sulmi tjetër i ushtrisë Jugosllave shënon datën 29 korrik , kur goditen me artileri në Qafë të Malthit, sulm që u përsërit më me forcë me 30 korrik në Qafë të Malthit e në Bratosh (Katund të Kastratit). 3.  Megjithë numrin më të vogël të xhandarmerisë dhe vullnetarëve që ndodheshin në Kastrat , ata bënë një qendresë heroike për disa orë.  Por  duke dashur që të zgjidhin konfliktin në  rrugë paqësore , sipas porosisë qeveritare , forcat mbrojtëse shqiptare pushuan luftimet dhe nisen një komision të perbërë nga tre shkodranë: Xhemal Bushati , Maliq  Sokoli dhe Shuk Gurakuqi të cilët shkuan me urgjencë te komandanti i forcave jugosllave , duke e njoftuar për ndalimin e luftimeve nga ana shqiptare dhe zotimin për të dënuar ata që do të guxonin ta prishnin.4.  Megjithë angazhimin e shqiptarëve per armëpushim , forcat serbo-malazeze vijuan luftën kunder forcave shqiptare, duke shtuar intensitetin e sulmit, nga ku arritën të pushtonin (përrsëri N.B.) Kastratin 5.  , duke u riorganizuar për të mësyrë në drejtim të Shkodres. 6. Me këtë “rast” menduam të cilësojmë  disa nga emrat e atyre kastratasve që u shquan në këtë fillim lufte, dhe më vonë gjatë betejave do të jepnin jetën: Nderkë Kaçeli,  Gjeto Dedë Marku,  Lekë Pjetri,   Mark Hys  Kalaj,  Prelë Mark  Vuksanaj,  Vocë  Keqi,  Zef  Nikë Lumaj, Nikollë Dedë  Lulashi e tjerë.  Për këto sulme shoviniste të ushtrisë jugosllave,  Princi  regjent i mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene (ku bënte pjesë Mali i Zi pa emër) , do t’i konfirmonte  atasheut ushtarak anglez në Beograd , se forcat e tyre ushtarake  kishin pushtuar  vijën e lartësive  në veri të liqeniit të Shkodrës rreth 15 km , në lindje të kufirit të 1913-ës. 7.  Ky konfirmim tregonte qartë qellimet pushtuese e aneksioniste të Jugosllavisë. Ky pushtim i trojeve shqiptare do të mobilizonte vullnetarisht ,  malësorë e shkodranë. Zyra e krahinarit   të Shkrelit në kufi me Kastratin, do të kërkonte sa më shpejt fishekë e ushtarë. 8.  Vlenë të shenohet se me 29 korrik në Shkodër ishte organizuar një takim i madh… takim i drejtuar nga Ahmet Zogu, me qellim shmangien e rrezikut që i vinte krahinës e qytetit të Shkodres nga avancimi i pushtimit të trojeve shqiptare të Malësisë nga ushtria shovene jugosllave… Mbledhja u bë nën “moton” e kushtrimit “Serbët ia bëhën në Koplik”. Revista “Agimi” do ta pershkruente kushtrimin si vijon: “ Serbët ia behën në Koplik” , ishte fjala e mbrame , qi si  nji rrfe kumbuese  në vesh të Shkodranit ditën e parë të gushtit. Lajmi shungulloi e mori dhenë e kushtrimi u dha and e kand ndër fusha e male. Burra të pjekun, djelm të ri , musliman e të krishtenë , si të bijët e thjeshtë të një race , vllazën të nji gjaku , të nji fisi, të nji votre e të nji zjermi , shqyptarët kurdoherë , ma tepër se shyptarë  përpara të shejtit Atdhe , me vrap me guxim mbyllen dugajë e zyra , lane ç’do punë e sherbim e menjëherë rrokën armët , tue pasë zjermin në gji e uzdajën në zemër. Burra e djelmë , sot o kurr… Shka asht mashkull nuk shifet ma në shtëpi, po grumbullohej jashtë në potologun e trimnisë , në fushë të nderit…” 9.  I pranishëm në këtë organizim ka qenë perfaqesues i Qeverisë Shqiptare Ahmet Zogu (Ministër I Brendshëm) , i cili kishte ardhur në Shkodër për të organizuar e drejtuar mbrojtjen , në emrin e Qeverisë me kryeministër Sulejman Delvinën. Me 30 korrik në qytet u dha kushtrimi. Vetë Sylço Begu  doli lagje më lagje me rekrutua vullnetarë “Nji pushkë për shtëpi”. U mbyllë pazari. Si në qytet dhe në fshat filloi organizimi i formacioneve vullnetare , gatishmeria e popullit qe e plotë dhe e menjëhershme. Agjentura serbe , bani ç’bani për me përhapë panik e mosbesim në masen qytetare, por zanet e elementëve të gënjyem u mbytën nga vendosmeria e përgjithshme. Vet Sylço Begu iu kërcënua me masa ekstreme një kushrini të tij , që shfaqi shenja hezitimesh e perpjekje  justifikimi. Kështu me 01 gusht (1920) , paradreke u nis formacioni i parë me 500 vullnetarë nga qyteti. Me ta u bashkuen edhe malësorët e Mbishkodrës si dhe emigrantët podgoriçanë. Ushtria zuri vend perkatësisht në Vrakë. Edhe shtabi zuri vend në Vrakë. Perveç Sylço Begut e Rexhep Shalës  në shtab ishin të pranishëm edhe Maliq Bushati , Muharrem Kazazi , Shuk Gurakuqi , Oso b. Kopliku , Can  Mema. Kur shtabi u vendos , më vonë , në një han në Çesme të Koplikut  qe i pranishëm edhe majori i xhandarmërisë Malo b. Bushati (Melgusha). Shtabi do të ndihmohej vazhdimisht në punën e tij nga prania e Ahmet Zogut , Bajram Currit , Mustafa Krujës dhe korrierve. 10.  Interesant më duket edhe pershkrimi i një autor tjetër Shkodran, i cili perveçse jep shifra më të mëdhaja të vullnetarëve, shkruan edhe për një perpjekje me armë në Vrakë në mes forcave vullnetare shqiptare dhe pararojës së ushtrisë serbo-malazeze. Nga ky autor citoj: “Sipas planit , fuqitë vullnetare të qytetit numronin  rreth 800 veta , që marshuan nga fusha e Shtojit në drejtim të Vrakës. Kësaj forcë vullnetare do ti bashkoheshin edhe 700-800 malësorë , numri i të cilëve rritej gjithnjë… Komandant i pergjithshëm i ushtrisë vullnetare u zgjodh Sylçe Bushati… Në Vrakë u ndeshën me pararojen e ushtrisë armike, të cilët kishin arritur deri këtu “tue djegë e tue grabitë”. Kjo ndodhi me 01 gusht. Mbas përpjekjeve në Vrakë , armiku u terhoq në Koplik. Vraka ka qenë pika më e perparuar në drejtim të Shkodrës , ku mund të arrinin forcat invaduese”. 11.  Ndersa një autor malësor (Gjon Zeka) që e ka perjetuar këtë luftë , ndonse fëmij siç thotë ai,  e pershkruan marshimin dhe ndeshjen e vullnetarëve shqiptarë me forcat serbo-malazeze në Vrakë (në një ”libërth” të tij në vitin 1932) , kështu : “Rrugës çetat shqiptare ndeshën së parit në tre malazez pak përtej Vrakës , të cilët u vunë me qindrue , por pushka e shqiptarit i shtrini për tokë , tue lanë trupin e tyne pa vorrue për tri ditë  si shembull për tjerë , që ushqejshin ndjesi sllave , e këto ndjesi u mundojshin me i zblue nepërmjet sa “kryengritjesh” e gjaqesh që banë. Vraka (e ka fjalën për malazezët-sllavë me banim në Vrakë N.B.), që ishin me shpirt kah ana e anmikut , me të shpejtë çojnë njerzë me u diftue serbëve , planet e luftës dhe sasinë e ushtrive shqiptarëve. Për këtë punë u kujtuan shpejt shqiptarët dhe mblodhen Vrakën tue i marrë ka pesë rob për lagje , si nji peng deri mbas luftës , e se vrakaçorët nuk kishin  për t’i u ndihmua  anmiqëve të vendit tonë”.12.  Forcat vullnetare shqiptare luftëtare,  sipas disa kronikave të kohës (në fillim) përbëheshin nga rreth 2200 veta, të ndarë në tre kolona. Kolona e parë përbëhej nga forcat e ardhura nga Gruda, Hoti, Postriba e tjerë, me në krye Deli Metën e Adem Haxhinë,  Luc Nishin e Vat Marashin e cila kishte për detyrë të marshonte nga fshatrat Gruemirë-Grizhë e në vazhdim rrëzë maleve. Kolona e dytë, krahu i majtë  ishte ajo që veprimet luftarake do t’i kryente nën rrugën kryesore Shkodër-Hani i Hotit, afër bregut të Liqenit të Shkodrës, e këto forca përbëheshin nga vullnetarë kosovarë e malësorë prej Kastratit (ata që kishin mundur të largoheshin para se të pushtohej Kastrati) shkoi buzë liqenit. Keto forca komandoheshin prej Hamit Gjylbegut e Hasan Ferrit. Fuqia kryesore me vullnetarë prej qytetit  e një grupi xhandarësh , vazhdoi si kolona e qëndrës  duke ndjekur rrugën  automobilistike Shkodër -Hani i Hotit.13.  Ndersa një autor që e sipërcitova (Gj.Zeka) “shton” në librin  e tij kur shkruan: Djelt e Shkodrës , Kosovës e Kastratit nisen për  buzë Ujit nën kryesimin e Zef Serreqit , Hamit Gjylbegut  të Qerim beg Pejës  e të Mirash Gjeloshit… Ishmi, Shijaku e sa shkodranë nën kryesi të Ramadan Jellës e të Muharrem Kazazit…14.  Forcat e qendrës i drejtonte oficeri Taip Shkodra. Në krye të qendrës ishte batalioni shtitës  nën komandën e Hasan Bushatit dhe një kompani xhandarësh nën komandën e Ibrahim Mandiqit. Një detshment rezervë mbahej pranë shtabit. Në krahun e djathtë luajtën rol të ndjeshëm vullnetarët nga Rrjolli e Gruemira me Bajram Hysenin dhe ata të Postribës me Adem Haxhinë….Forcat e kolonës së qendres ngadalsuan manovren dhe në Koplik Sipërm arritën me vonesë , sepse në Demiraj-Grizhe u ndaluan afër urës së Rrjollit  tue dyshua në ndonjë pusi tjetër të anmikut. Pararoja e kolonës (së qendrës) posa e pat pësue nga një llogaritje e gabueme e raportit të forcave, rrjellim i informatave jo të sakta dhe të vetbesimit të tepruem; ajo ndërmori një aksion sulmi të shpejtë tue shpresue tek elementi i befasimit, por rezultati qe krejt negativ. Në ketë rast sulmuesit tonë mbeten të rrethuem dhe krahas humbjeve në njerzë e matriale , lanë robë në duart e anmikut një togë gjashtë vetash me oficerin , Ibrahim Mandiqin në krye (të vetmit robë gjatë krejt luftimeve). 15.  Në ora 21.00 të mbëmjes kolona e qëndres arriti në afërsi të fshatit Çesme-Koplik (15 km larg nga Shkodra), ku ndeshen në ushtrinë Jugosllave … Ndërkaq kolonat e krahëve shkuan përpara, krahu i djathtë nga Ktoshi-Grizhe, po u afrohej kodrave të Koplikut, gjithnjë nga e djathta. Kaluan shenat e Banushit e kapërcyen  mbi sukat e Koplikut, të cilat u çliruan nga hotjanët me në krye Deli Meten e Lucë Nishin (kjo ngjau në mesnatë). Këtu forcat vullnetare patën dëme nga mitrolozat e armikut, që qendronin në pozitat mbizotruese të kodrave të Koplikut. Krahët po rrethonin ushtrinë invaduese , mirpo “hezitimi” e ndali perkohësisht marshimin e mëtejshëm të tyre. Në këto kushte dy krahët u lidhën njëri me tjetrin. Kështu u sigurua lidhja duke plotësuar boshllëkun, që krijoi  ngurimi i qendrës. 16.  Vlenë të shenohet se në këtë  betejë, hotjanët të primun nga flamurtari Deli Meta, treguan trimërinë e tyre të palëkundur , perballë ushtrisë serbo-malazeze, Disa nga këta trima të shquar ishin: Lukë Nikë Pllumi ,  Kolë Marash Luku , Milan Mustafa, Pjetër Kolë Ujka , Lucë  Lekë Gjeloshi ,  Nikë  Pretashi e tjerë që ndër betejat e luftës Koplikut , nuk do të kursenin as jetën.  Manovrimi i shpejtë e i guximshëm (i hotjanëve e tjerë) i dha mundësi kolonës mesme që të nesermen me 2 gusht , të arrinte në fshatin Koplik i Sipërm , me që forcat jugosllave ishin tërhequr. Gabimi e ngurimi i qendrës dëmtoi suksesin e plotë të planit. Kjo i dha mundësi komandës armike të largohej, se përndryshe do të zihej ashtu si u zu  kampi i saj. Vullnetarët shkodranë qendruan në fshatin Koplik i Sipërm rreth një jave. Qeveria shqiptare ngulmonte për ta zgjidhur problemin në fushën diplomatike e ndërkohë , për tu pergatitur për sulmin vendimtar , me të cilin do të dëboheshin përfundimisht jugosllavët  përtej kufirit. 17.  Ahmet  Zogu me 3 gusht 1920 kryeson mbledhjen e ushtrive (kupto shtabit N.B.), mbas vedit  kishte marrë Musa Juken-kryetar i Bashkisë Shkodër , Sylço  Begun e Shuk Serreqin, dhe të tjerë pari  Shkodre. Nisin m’u  mbledhë ushtritë, mbas zanit të burijavet ushton toka  për në kambë të tyne , nji zhurmë e madhe mbretnon  n’atë fushë deri sa fëtyra e Ahmet Zogut , “armatosun” ma së mirit qetson luftëtarët e merr e u flet: “Sot , vllazen të dashtun , asht koha me i lanë m’njanë të gjitha kujdeset e  çka do të keni  ma të pëzemert.  Mendjet e fuqitë tuaja tash do të perpiqen për lirinë e Kombit tonë : qe se koha po avitet  në logun e luftës , edhe pak çaste kemi për të dalë e vetë ma i pari kam m’u turr n’anmik”. 18.  Ky citim i më sipërm më solli në kujtesë një thenie të babës tim,  të fillimit të viteve shtatëdhjetë te shekullit njëzetë , që sa herë sillej biseda rreth kësaj lufte , ai thoshte se në frontin e  luftës në Koplik (Çesme) kishte ardhur me një veturë Ahmet Zogu (së bashku me Bajram beg Currin ) , dhe me vrull kishte dalë nga vetura , duke hequr xhaketën e thënë: “Se kush është shqiptar i vertet mbas mejet për shkuar në front të luftës”. Ndersa ata  burra që kishin ndodhur aty e kishin ndaluar duke i thënë , se jo ju nuk duhet të shkoni si ushtarë në frontin e luftës , se ju na duheni si drejtues e udhëheqës , por atje po shkojmë ne… Me siguri ky moment ka qenë simbolik e nxitës per të prekur në sedër  ata shqiptarë që hezitonin disi të luftonin… (Babai im Llesh Nikollë Baci-Curraj në kohen e luftës Koplikut, ka qenë femijë, por siç thonë, fëmija mban mend shumë).  M 3 gusht , në mbrëmje jugosllavët bënë perpjekje për të sulmuar , po sulmi i tyre u thye, vullnetarët shqiptarë kalun me  kundërsulm Prroin e Thatë… në anën e djathtë të tij duke i marrë dy mitroloza. 19.  Çetat vullnetare tashma i ishin afruar Shkrelit. Në tri ditë e para të luftimeve (1, 2 dhe 3 gusht), kishin rënë duke luftuar kundër ushtrisë serbo-malazeze 10 vullnetarë, ndërsa raportohej se kishin mbetur të plagosur 21 të tjerë. Të rënët shqiptarë në luftë shenohet se kishin qenë nga qyteti i Shkodres dhe malësorë: Mustafa Alivoda-mullis nga Shkodra , Ali Rexhep Spahija -dyqanxhi nga qyteti , Can Osmani e Zeqir Beqja nga Ura e Shtrenjtë (Postribë), Oso Meta nga Rrjolli , Lukë Nika , Zef  Prela , Kolë Nika , Prekë Dashi e Kolë Dushi nga Hoti. 20.  Vullnetarë shqiptarë humbjet më të mëdha i kishin pasur kur muarën kodrat e Koplikut.. Jugosllavët në dhjetëditëshin e parë të luftës , shënohet se kanë pasur 300 të vrarë e të plagosur. 21. 

Nga  një dokument i kohes mesohet  lista e ushtrisë vullnetare të organizuar , Malësi e Madhe -Shkodër, si vijon: Rapsha e Hotit  120,  Traboini 103, Gruda 32,  Kastrati 307,  Shkreli 148,  Rrjolli  113,  Buza e Ujit 34,  Reçi e Lohja 132, Drishti 76,  Boksi 76,  Suma 32,  Kosova 160,  Grizha 76,  Kopliku 30,  Sheldia 24,  Shllak  e Temal 90,  Jubani 15,  Xhandarë të HB (Hasan Bushatit)130,  Parruca 36,  Perashi i Vogël 22,  Dudasi 10,  Rus i Vogël HM 29,  Rus i Madh 18    ,  Rush i Vogël (S) 58,  Rus i Vogël (N) 63,  Qafa 10,  Tophana 35,  Ndocej 23,  Rus i Madh (përsëri) 52,  Bahçallek 10,  Katolikët e Shkodrës  72,  Hylli i kuq 6, Xhibali 1568  vullnetarë.  Veç këtyre marrin bukë edhe të tjerë , që janë në sherbim të Intendancës. 22. Ndersa Kelmendi me në krye Prekë Calin ishte pozicionua në mbrojtje të trojeve të veta nga sulmet (më shumë tinzare) të çetave kryesisht malazeze që prej kohës kërkonin të pakten të bënin të tyre Vermoshin… Në këtë kohë të rinjët  Shkodran (muslimanë e katolikë)…. krijuan grupin e  Çiklisteve –Korierëve. Ku u dalluan Simon Rranxi ,Muhamet Haxhia , Loro Nika , Qazim Mesi , Kolë Çuni e tjer. Ndihmë të madhe dha mbrapavija . Musa Juka si kryetar bashkie u dallua për organizimin e mirë e serioz të furnizimit të frontit me ushqime e ujë (me karroca)… Doktor Sadetini themeloi shoqaten “Hylli i Kuq” , për të ndihmuar të plagosurit.  Ahmet Zogu, së bashku me patriotin e njohur  Bajram Currin, që ditet e para të muajit gusht do të vinte pranë  shtabit  të mbrojtjes të vendosur në Çesme të Koplikut , në shtëpi (diku shenohet han) te Zef Lucë  Mullisit… Me Ahmet  Zogun, kur kishte ardhur pranë shtabit , në Çesme të Koplikut u bënë edhe fotografi. 23.  Që me 01 gusht me porosi të Ahmet Zogut, pranë bashkisë Shkodër ishte krijua komisioni Përkujdestar  i Ushtrive Vullnetare , i cili do të lunate rol të rëndësishëm në furnizimin e frontit të luftës. Komisioni përbëhej prej 7 vetash : Musa Juka – kryetar i bashkisë ,  Ndrekë  Vogli- nënkryetar i bashkisë , Jonus Repishti ,  Elez Sokoli , Kolë  Çoba , Lec  Boriçi e Loro Pistulli. 24.  Me shtimin e numrit të vullnetarëve komisioni  do të zmadhohej e të kthehej në një intendencë  me përbërje: Musa Juka , Pjetër Kola , Elez Sokoli , Jonus Repsishti , Patuk Saraçi , Het Gjyrezi , Zenel Mandiqi ,  Kolë Gjinaj e Halit Rroji. 25.  Komisioni Përkujdestar i ushtrive vullnetare pati pranë tij një grup me qytetarë shkodranë  e nga fshatrat e Bregut të Bunës , të cilët , fshehurazi permes ushtarëve jugosllav kalonin kufirin në bregdetin jugosllav e blinin fishekë austriakë. Në punën e tyre ndihmoheshin nga popullata shqiptare e Ulqinit , Tivarit,  Krajës.  Me trastet e ngarkuara me fishekë, përmes zonave të armikut ktheheshin në Shkodër. 26.  (Në dokumentin e mësipërm të vullnetarëve nuk janë të shënuara  forcat vullnetare nga Kopliku i Siperm , Bogiq , Palvar e Dobre , të cilat sipas trashigimisë gojore përbëheshin nga 98 vullnetarë , dhe mendoj se bëjnë pjesë te  “shënimi” i dokumentëve  të tjerë, ndërsa nga Kopliku Qëndër shënohen 30 vullnetar).  Siç shihet nga lista e më sipërme , shumica e forcave vullnetare në vijen e parë të frontit kundër ushtrisë pushtuese Jugosllave (në fakt serbo-malazeze) ishin nga Malësia , madje edhe nga ato troje që nga viti 1913 i kishte aneksuar Mali i Zi.   Duke pasur parasyshë se shumica e forcave  vullnetare të Malësisë, ishin rrjeshtuar në formacionet  e ushtrisë mbrojtëse shqiptare me rrobat e tyre civile , do të kerkohej që keto forca të veshen me rrobat e ushtrisë shqiptare. Këtë e tregon një dokument i asaj kohe nga i cili kërkonte: “Për nevoja  t’ushtarëve (kupto vullnetarëve N.B.) , të Hotit , të Grudës , të Kastratit , të cilë gjenden në front e janë pa veshë, lypen 280 palë pantollona , 280 palë këmisha e të paana, 60 tabare e disa copa batanije.” 27.  Forcave  mbrojtese të Malesisë u prinin : Deli Meta , Luc Nishi,   Zef Prel Martini, Palok  Traboini, Tom  Nikollë Hasanaj , Kolë Maçi–Hot , Gjokë Dodë  Preçi , Gjelosh Gjoka , Gjeto  Daka  ,  Dedush Marashi –Kastrat , Prekë Cali-Kelmend, Zef Martin Ivezaj dhe Prekë Dedë Gjolaj-Grud , Pretash Zeku Ulaj-Kojë,  Vatë Marashi (Vrith) e Kanto Marashi (Zagore)–Shkrel , Nuz Sokol Bajraktari , Tomë Kolnikaj , Keq Sadik Balaj – Reç , Zekë  Ujka (Dodç),  Bajram Hyseni  (Linaj) , Bisho Abdyl Sulaj – Gruemire, Islam Hajdari (Leporosh), Oso Met Beqiraj (Egç-Rrjoll) , Sylo Kurt Selmani (Burgaj-Rrjoll) Selman Bajram Ramcaj  (Gruemirë-Çesme) , Smajl Delia  e Tomë Dedë Sina –Lohe Siperme, Tafil Bejtja e Qerim Zymeri Kopliki  Siperm , Mustaf Bishi -Lohe e Poshtme, ndërsa Kelmendit i printe “piramida” e gjallë  me ne krye Prek Calin me shokët e tij të atdhetarisë Gjon Ucë Bajraktarin , Ucë Turkun, Lucë Mark Gjeloshin,  Mark Tomë Pllumajn, Fran  Bracaj , Tomë  Bikaj,  Mirash Gjoken , e tjerë , që qendronin në mbrojtje  të trojeve te veta nga sulmet e herë-pas-hershme të serbo-malazezeve.  Ndersa Shkodres me  rrethina u prinin : Sylço beg Bushati,  Zef Serreqi , Hamit Gjylbegu , Adem Haxhia  e Can Osmani (Postribe) ,Vat Sokoli (Shalë) , Shuk Gurakuqi , Shan Deda, Muharrem Kazazi, Zef Serreqi , Qamil Kadri Boksi , Dyl Grizha , Maliq  Bushati , Maliq Sokoli , Nokë Gjeloshi , Rasim Gjyrezi , Taip Shkodra , Rexhep Shala , Man Hoti , Dom Loro Caka , Xhemal Bushati , Pater Ciril Cani , Oso B. Kopliku , 28.  e tjer… Ndersa gatishmerinë e malësorve , shkodranëve e më gjërë në mbrojtje të trojeve tona  e shprehin mrekullisht  vargjet lapidare të poezisë “Nëna Shqyptare”  te shkruar me 01 gusht (1920) ,ku nder te tjera citoj :

“E po ngas ,po si vetima /  Ku rreh topi e rreh martina .

Ku luftojne vllaznit e mi / Per liri t’bukres Shqypni ….

Edhe thirri me fuqi:/ Lamtumirë , shpi e bagëti ,

Lamtumirë , o male t’mia , Se me vdekë sot m’thërret Shqipnia”. 29. 

Betejat mbrojtëse të shqiptarëve, në luftën mbrojtëse kundër ushtrisë shovene serbo-malazeze vazhduan deri me 14 shkurt 1921, kur ushtria shovene serbo-malazeze u detyrua të tërhiqet në kufirin e vittit 1913.. Nga këto beteja, në këtë kujtesë mendova të “veçoj” betejen luftarake të  dates 20 shtator 1920,  ku trimi hotjan Zef Prelë Martini, i plagosur gjatë luftimeve detyrohet të “ngujohet” në Llazan në shtepinë e Lush Pepë Smakajt (me origjinë nga fisi Ivezaj të Grudës), i cili pa hezitim , siç e kanë pasur traditë malësorët ja lënë Zefit shtepinë e tij për ta kthyer në një kullë baroti që do ti ngjante asaj të Oso  Kukës në Vraninë të shek.XIX. Nga kjo shtepi-kullë, Zef Prelë Martini i rrethuar, do të luftonte trimërisht e heroikisht për orë të tëra kundër ushtrisë  serbo-malazeze , duke vrarë katër ushtarë e një oficer armiqë e plagosur të tjerë. Për të kapur të gjallë Zef Prelë Martinin e plagosur, serbo-malazezët përdorin dredhinë e një majori shqiptar , shrbëtor në ushtrinë serbo-malazeze, ku pas dorzimit në besë të pabesëve, ata e vrasin në Badër të Mehajve-Kopli, aty ku edhe sot ka një memorial në formen e një lapidarit të vogël.  Prej kohësh data 20 shtator është miratuar nga pushteti Lokal e më gjërë, për të përkujtuar e nderuar luftën e Koplikut…. 

Në keto shënime- kujtese për Luftën e Koplikut 1920, unë nuk po mund të lë pa cilësuar se  barren kryesore të kësaj lufte  e mbajti Malësia e Madhe , jo vetëm se fronti kryesor i  luftës kundër shovenëve serbo-malazez ishte në trojet e Malësisë,  por edhe si vijim i traditës shekullore në mbrojtje të trojeve shqiptare. Në frontin më të vështirë të kësaj lufte qëndronte Hoti , Kastrati dhe e gjithë Malësia e më gjërë. Në këtë luftë dhanë jetën 77 dëshmorë (të evidentuar nga unë, mundet të jenë  edhe më shumë) nga të cilët 62 nga Malësia e Madhe me Rranxat e saja , 14 nga Shkodra e Postriba  dhe 1 nga Dukagjini, si dhe u plagosen dhjetra malësorë , shkodranë e tjerë… 40 të rënëve të kësaj lufte u është dhënë titulli dëshmorë i Atdheut gjatë viteve 1989-1990 , ndersa 37 të rënëve të tjerë pritet tu jepet …  

V00: Me rastin e 100 vjetorit të kësaj lufte mbrojtëse, unë kam botuar Librin me titill “Lufta e Koplikt 1920 dhe ngjarjet që i paraprijnë”, një libër  me rreth 200 faqe të bazuar në 344 referenca… Në liber janë “memorizua”, dhjetra beteja luftarake dhe diplomatike, si dhe emrat e shumë trimave luftëtar e veçanarisht të atyre që dhanë jeten në këtë luftë.

REFERENCAT:

1.http://www.lajmishqip.com/?p=15859, Eugen Shehu, po aty, Arkivi Qendror i Shtetit-Tiranë.Fondi Komiteti i Kosovës, dosja 14 , dokumenti 707.

2.Mentor Quku , Lufta e Koplikut 1920, kumtesa e referate, fq.40 , Botime Camaj-Pipa , Shkodër 2010. 

3.AQSH, F.nr. 252, viti 1920, dosja 115, njoftim i zyrës  së krahinarit  të Shkrelit në Katund të Kastratit, dt.30.7.1920. 

4.AQSH,F.nr.646 , dosja 22 , viti 1920 , letër për kryeministrin nga Shkodra.

5.AQSH,F.nr.260,, dosja nr.18 , viti 1920…. 

6.Revista “Agimi” , nr.5,fq.76, shtator 1920. 

7.Xhevat  Repishti , Lufta për mbrojtjen e Shkodrës në vitet 1919-1920 , fq.197 , sh.b “Camaj Pipa” , 1998.  dokument i cituar. 

8.AQSH, F.nr. 252, viti 1920, dosja 115, letër e  zyrës  së krahinarisë së Shkrelit…dt.30.7.1920. 

9.Rev. “Agimi” , nr.5, fq.75-76 , viti 1920. 

10.Hamdi  Bushati , Shkodra dhe  Motet ,vll.I. fq.472, Shkodër 1998.

 11.Xhevat  Repishti , po aty, fq.205-206. 

12.Gjon  Zeka , Nëpër Lufta në Liri ; Kopliku në vitin 1920-1921, fq.28 , Shtypshkronja “Nikaj”, Tiranë 1932. 

13.Xhevat Repishti , po aty fq.206-208 , dokument i cituar, Gjon Zeka , po aty , fq.29. 

14.Gjon  Zeka , po aty, fq.29. 

15.Hamdi  Bushati , po aty , fq.473-474. 

16.Xhevat  Repishti , po aty ,fq.209 , shenime mbi luftën e Koplikut , të mbledhura nga autori Xh.R. prej pjesmarrësve në luftë , fleta 2-3 të dhëna nga Hamit Gjylbegu , mars 1970. 

17.Xhevat Repishti , po aty ,fq.209-210. 

18.Gjon  Zeka , po aty, fq.29. 

19.AQSH f.n. 252 , viti 1920, dosja nr.115, , dok.nr.38, fq.34, tel. nga Shkodra , date 04 gusht 1920. 

20.AQSH,F.n.260, viti 1920, dosja nr.18 , dok. Nr.800100, date 05.08.1920, Revista “Agimi”, nr.5, fq.80 , viti 1920. 

21.Gazeta “Populli”, nr.73 , date 14  gusht 1920.

22.AQSH f.n.260,viti 1920,dosje nr.26 dt.13.8.1920, leter e intendancës Koplik , komandës  të trupave vullnetare ,Çesme-Koplik. 

23.Hamdi Bushati , Shkodra dhe Motet vll.I , traditë , ngjarje njerëz, fq.472-473, Shkodër 1998. 

24.AQSH,F.n.646, viti 1920 ,dosja nr.120, shkresë e Përlimitares (bashkisë) Shkodrës , nr.7607 /1 , dt.01.08.1920. 

25.AQSH,F.n.646, viti 1920…., shkresë nr.7607/2 , derguar Musa Juka Ahmet Zogut me dt.06.08.1920. 

26.Xhevat Repishti , po aty, fq.224 , shenime mbi luftën e Koplikut , të dhëna të mbledhura  nga ne,fleta 20, kujtime të Ibrahim Krajës, pjesmarrës në luftë. 

27.AQSH, F,nr.646 , dosja nr.32, viti 1920, shkresë e komisionit përkujdestar, derguar intendancës.

28.Revista “Nëna Shqyptare”, nr.2 ,viti 1920. 

29.Revista “Nëna Shqyptare”, nr.2 ,viti 1920.

Filed Under: Reportazh

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 74
  • 75
  • 76
  • 77
  • 78
  • …
  • 179
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PËKUSHTIM XHEVAT KORҪËS
  • Shqiptarët në Philadelphia festuan Ditën e Verës
  • RAKETAT SUPERSONIKE TË SERBISË: SINJAL ALARMI PËR SIGURINË NË BALLKAN
  • MONOGRAFI E RËNDËSISË SË VEÇANTË
  • BALLKANI PERËNDIMOR NDËRMJET ARKITEKTURËS SË PAQES DHE RREZIKUT TË RIFORMATIMIT GJEOPOLITIK
  • Zgjidhja e mençur angleze e Shekullit XIX – Krijimi i Pullës Postare
  • Love Bombing si dukuri digjitale
  • We invite you to join us for the 5th Annual Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Fair
  • U festua Nata e Kadrit te Komuniteti Mysliman Shqiptaro-Amerikan në Waterbury
  • “VATRA”, “ONUFRI” DHE QENDRA KULTURORE “NËNË TEREZA” PROMOVUAN ROMANIN “BRENGA” TË AUTORIT DR.PASHKO CAMAJ
  • Komunikatë Zyrtare nga Oborri Mbretëror Shqiptar
  • ÚJ IFJÚSÁG (1968) / “PËR TË ARDHMEN DËSHIROJ VETËM NJË GJË : PAQE DHE QETËSI.” — INTERVISTA ME MBRETËRESHËN GERALDINË NË MADRID
  • Sot, 35 vjet nga rivendosja e marrëdhënieve me SHBA
  • Kujtojmë në ditën e lindjes Faik Konicën, një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare
  • Lamtumirë Jürgen Habermas, një prej ndërgjegjeve më të mëdha të Evropës moderne

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT