• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Albert Spahi (Beni), in memoriam…

February 18, 2025 by s p

Albanian Community TV/

Me hidherim te thelle dhe me zemer te renduar njoftojme se u largua pergjithmone nga ne pronari i Televizionit ACTV, Albert Spahi (Beni) ne moshen 62 vjeçare.

Pas nje semundjeje te rende, Beni u largua sot drejt parajses se perjetshme i rrethuar me dashuri nga familjaret e tij, nga miq dhe te aferm, te cilet te pikelluar humben sot ne menyre te parakoheshme njeriun e pazevendesueshem.

Beni ishte nje familjar i dashur dhe shembullor, nje shok i pazevendesueshem per ndihmen e pakursyer qe deshironte t’i jepte edhe njerezve te panjohur qe mund te takonte.

Ai ishte simbol i humanistit te thjeshte dhe punetor. Albert Spahi ketu ne Amerike ishte nje biznesmen i sukseshem, por edhe nje intelektual i formuar.

Ai ishte nje artist i vertete, instrumentist, interpretues, humorist i kendshem qe mbushte cdo hapesire shoqerore me optimizem dhe pozitivitet.

Ai vraponte cdo dite, punonte shume sikur te ishte ne gare me kohen.

Ai la pas nje boshllek te madh. Do t’i mungoje shume familjes dhe te afermve, shokeve dhe miqve.

Beni do ti mungoje pa mase stafit te Televizionit ACTV. Tek ky television do te mungoje pasioni i Tij pa fund per ta shnderruar kete televizion ne hapesiren e perbashket te informimit, promovimit dhe krenarise shqiptare ne Amerike.

Lamtumire Beni!

Pusho ne parajse mik dhe shok i dashur!

Filed Under: Sociale

NDËRROI JETË NIKOLIN KURTI – NIPI I TË LUMTURIT DOM SHTJEFËN KURTI – EKZEKUTUAR NGA REGJIMI BARBAR I ENVER HOXHËS NË VITIN 1971

February 14, 2025 by s p

No photo description available.

Nga Frank Shkreli/

A person standing at a podium with a flag

Description automatically generated

Dje mora lajmin e papritur se ditën e hënë ka shkuar në amshim, Nikolin Kurti, nipi i të lumturit Dom Shtjefën Kurti, i cili ishte ndër shumë klerikët e Kishës Katolike Shqiptare, ekzekutuar nga regjimi barbar komunist i Enver Hoxhës, në vitin 1971. Vetëm e vetëm se kishte pagëzuar një fëmij, me kërkesë të nënës së të miturit.  Me Nikolinin e ndjerë kam qenë në kontakt të vazhdueshëm dhe “takoheshim” shpesh në komunikimet tona nepërmjet postës elektronike.  Hera e fundit e “takimit” me Nikolin Kurtin ishte dita e dielë, një ditë para se ai të ndërronte jetë.  Më komunikonte një koment që kishte postuar në një portalin e intervistës së ditëve të fundit Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me gazetarin dhe publicistin shqiptaro-amerikan Frank Shkreli — Nikolin Kurti (E dielë, 09.02.2025, 04:31 AM)  “Një intervistë e plotë nga e cila u njoha plotësisht me personalitetin e lartë të medias së shkruar shqiptare, z. Frank Shkreli. Kisha lexuar mbi veprimtarinë e shquar patriotike të gazetarit të VOA, Frank Shkreli, por nga ky shkrim njohja për të është e plotë. Frank Shkreli ka hyrë në familjen tonë Kurti, kur ai, bashkë me meshtarin katolik Zef Oroshi, udhëhoqi protestën e shqiptaro-amerikanëve para OKB-së ndaj regjimit komunist për vrasjen e priftit Dom Shtjefën Kurti, 74 vjeç, se pagëzoi një fëmijë. Sh.flm. Frank.”  I tillë jetoi dhe veproi Nikolin Kurti, fisnik e mirënjohës.

Protesta të cilës i referohet Nikolini në mesaxhin e tij ka ndodhur në vitin 1973 para Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe para misionit të Republikës së Shqipërisë komuniste në Nju Jork — Frank Shkreli: “Fajtori” i pafajshëm! 50-vjetori i ekzekutimit të Dom Shtjefën Kurtit nga regjimi barbar komunist i Enver Hoxhës | Gazeta Telegraf – Ishte pra kjo ngjarje që më njoftoi me Nikolin Kurtin, nipin e Dom Shtjefën Kurtit, dekada më vonë – duke vazhduar kontaktet e rregullta me postë elektronike — ai në Shqipëri e unë në Amerikë, deri ditën e fundit që ndërroi jetë.

Ndonëse Dom Shtjefën Kurti ishte vrarë në 29  shtator, 1971, deri dy vjetë më vonë nuk dihej asgjë se çfarë kishte ndodhur me Dom Shtjefën Kurtin në Shqipëri. Kishte lajme, sidomos në shtypin austriak të kohës, që citonin burime jo të sigurta se në Shqipëri mund të ketë ndodhur vrasja e një kleriku katolik, për “fajin” se kishte pagëzuar një fëmij, por pa përmendur emër të klerikut. Por disa ditë para se të mbahej protesta në Nju Jork, burime të sigurta – që ishin marrë edhe më heret me këtë lajm — njoftuan vrasjen barbare dhe emrin e priftit katolik Dom Shtjefën Kurti, me origjinë nga Ferizaji i Kosovës – si kleriku që e kishte paguar me jetën e tij, pagëzimin e një fëmije të mitur, me kërkesën e një prindi.  

Ashtu si Dom Shtjefën Kurti, edhe nipi i tij, tani i ndjerë, Nikolin Kurti dhe familja e tyre më e gjërë e kanë origjinën nga Ferizaji i Kosovës, ku Dom Shtjefni, fillimisht, ka shërbyer si famullitar në Kishën e Engjëllit të Rojës në atë qytet. Në komunikimet e mia elektronike me Nikolin Kurtin, ai shprehte krenarinë e vet për preardhjen e tij nga Kosova, ku kishte të afërm, miq e kolegë, ndërkohë që vendlindjen e familjes e vizitonte shpesh gjatë dekadave të fundit. 

Qysh prej kohës që jam njohur në distancë me të, nepërmjet postës elektronike, Nikolin Kurti ka punuar pa pushim për kauzat e të përndjekurve të regjimit komunist enverist por mbi të gjitha ka vazhduar – siç duket pa sukses deri tani që shkoi në atë jetë – për të gjetur eshtrat e axhës së tij Dom Shtjefën Kurtit – të ekzekutuar nga regjimi komunist – por të cilit as varri nuk i dihet deri më sot. Këtë e kishte pasionin e madh të jetës, në kauzën e tij të madhe, gjetjen e eshtrave dhe varret e të ekzekutuarve të regjimit komunist. Jo më larg se ditën e premte të javës që kaloi, para se ndërronte jetë, Nikolin Kurti vizitoi Autoritetin e Informimit mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), në përpjekjet e tija të vazhdueshme për të kërkuar të Vërtetën. 

Në shumë prononcime zyrtare ose gjyësm zyrtare në Shqipëri kurë është fjala për viktimat e komunizmit, thuhet se atyre u është bërë e “padrejtë” dhe asgjë më tepër. Zyrtarisht, shumë pak ose aspak, bëhet për të zbuluar të Vërtetën, për gjetjen e eshtrave dhe të varreve masive, të të vrarëve nga komunizmi i Enver Hoxhës.  Këtyre dhe familjeve të tyre pasardhëse të viktimave të regjimit komunist, siç ishte edhe Nikolin Kurti — u është bërë më shumë se diçka e “padrejtë”. Ekzekutimi i njerëzve të pafajshëm, është krim, madje është krim kundër njerëzimit.  Vrasje të tilla si ekzekutimi i axhës së Nikolin Kurtit — Dom Shtjefën Kurtit — ishte dhunim i ligjeve ndërkombëtare që kanë të bëjnë me sulmet kundër një popullate civile, për krime si vrasjet, skllavërimi, shpërngulja e deportimi me forcë, përfshir torturat dhe persekutimin në bazë të fesë, qendrimeve politike ose origjinës kombëtare. Si mund të hesht klasa politike shqiptare e këtyre 35-viteve për këto krime monstruoze?  Për botën normale dhe për të ndjerin Nikolin Kurti, këto ishin dhe janë krime kundër njerëzimit. Për fat të keq, misioni i tij cdhe i të tjerëve si ai në ndjekje të së vërtetës mbi krimet e komunizmit mbetet, tmersisht, i pa përfunduar, falë refuzimit zyrtar të kësaj klase politike të tranzicionit komunist — se “demokratik” ky sistem nuk mund të quhet në Shqipëri — për tu përballur, zyrtarisht, me të kaluarën komuniste. Mbetet për tu dëshiruar një vendim zyrtar nga institucionet më të larta të qeverisë dhe shtetit shqiptar për të dënuar krimet e komunizmit dhe për të çuar në vend misionin e jetës së Nikolin Kurti për të gjetur eshtrat dhe varret, jo vetëm të axhës së ti, Dom Shtjefen Kurtit, por edhe të mijëra viktimave të komunizmit, anë e mbanë Shqipërisë. Tregoni guxim moral dhe  vullnet të mirë politik, njëherë e mirë, për hir të së VËRTETËS HISTORIKE, duke nderuar kështu punën më se 30-vjeçare të Nikolin Kurtit e të tjerëve, kushtuar gjetjes së eshtrave dhe të varreve të viktimave të komunizmin barbar. Bëjeni këtë për hir të atyre që humbën jetën, por edhe për trashigimtarët e tyre të gjallë para se edhe ata të zhduken nga kjo botë.  Një vendim i tillë, do të ishte. jo vetëm në përputhje me kërkesat ligjore vendase, por edhe me ligjet ndërkombtare, ashtu siç kanë bërë pothuaj të gjitha vendet ish-komuniste në Evropë. Për këtë jetoi dhe veproi Nikolin Kurti gjithë jetën e tij – jo për hakmarrje – por që të zbulohet e vërteta!  Ai iku nga kjo botë me një brengë të madhe në zemër – pa gjetur eshtrat e axhës së tij të dashur. Nikolin Kurti lë pas, me të vërtetë një zbrasti të pazevëndësueshme në gjirin e familjes por edhe në gjirin e bashkisë së të përndjekurve politikë – të gjallë e të vdekur – si edhe kauzës së tyre madhore në Shqipëri – të gjallë e të vdekur.  Ata, tani kanë një zë më pak, në Shqipëri dhe jashtë, që lufton për kauzat e drejta të tyre, morale, politike dhe ekonomike.

Thellësisht i prekur nga kjo humbje e rëndë, vëllazërisht i paraqes familjarëve të Nikolin Kurtit dhe mbarë far-e-fisit të tij në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo gjënden ata — përdhimtimet e mia më të thella me lutjet që Zoti t’u japë forcë e Nikolinit jetën e pasosur në amshim. Do më mungojmë shumë komunikimet me postë elektronike me ty, Nikolin Kurti!

Pushofsh në paqë!

Frank Shkreli

                                                 No photo description available.Nikolin Kurti – vdekja e papritur ia ndërpreu misionin për gjetjen e eshtrave të axhës së tij, Dom Shtjefën Kurtit – I ekzektuar nga regjimi komunist Enver Hoxhës.

I ndjeri Nikolin Kurti, njëri prej autorëve të librave kushtuar axhës së tij, ka thënë se Dom Shtjefni megjithë akuzat nga regjimi, vazhdoi të mbante lidhje me misionet perëndimore dhe iu nënshtrua dënimit të parë prej njëzet vjetësh dhe pasi nuk e pranoi shkëputjen e klerit katolik shqiptar nga Kisha Katolike Universale siç kërkonte regjimi komunist i Enver Hoxhës dhe se luftoi njëkohsisht, për krijimin e një opozite politike ndaj regjimit dhe për këtë qëllim kishte patur takime dhe me përfaqësues të shteteve perëndimore, duke theksuar se pavarësisht terrorizmit shtetëror ndaj klerit katolik dhe dhunës ndaj tij, i lumi Dom Shtjefën Kurti, refuzonte, kategorikisht, përdorimin e dhunës. 

No photo description available.
A book with a picture of a person

AI-generated content may be incorrect.

I ndjeri Nikolin Kurti (majtas) është pritur me 24 Dhjetor 2021 nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, në Tiranë, Z. Skënder Durmishi. Me këtë rast Nikolin Kurti i ka dhuruar Ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, librin: “Memorandumi drejtuar Lidhjes së Kombeve nga klerikët  katolikë shqiptarë Shtjefën Kurti, Gjon Bisaku dhe Luigj Gashi – Dëshmorë të Popullit Martir.”  Nikolin Kurti ka marrë pjesë me bashkpuntorë në botimin edhe të librave të tjerë kushtuar axhës së tij: “I Lumi Dom Shtjefen Kurti – Dëshmitar i Kishës Martire (3-vëllime) dhe “Studime Historike, Recensione, Publicistikë” (2-vëllime).

A person in a hat and glasses

AI-generated content may be incorrect.

E ndjejë veten të nderuar dhe i privilegjuar të konsiderohem nga i ndjeri Nikolin si pjesë e familjes së nderuar dhe shumë të vuajtur nga komunizmi – familjes së Dom Shtjefën Kurtit dhe nipit të tij, tani të ndjerit Nikolin Kurti – I cili la për mua këtë testament (të cilin e pranoj me përvujtëri)  vetëm një ditë, para se të ndërronte jetë:  “Frank Shkreli ka hyrë në familjen tonë Kurti, kur ai, bashkë me meshtarin katolik Zef Oroshi, udhëhoqi protestën e shqiptaro-amerikanëve para OKB-së ndaj regjimit komunist për vrasjen e priftit Dom Shtjefën Kurti, 74 vjeç, se pagëzoi një fëmijë. Sh.flm. Frank.” (E Dielë, 9 Shkurt, 2025) Me përvujtëri dhe mirënjohje të thellë për punën tënde o Nikolin Kurti, në mbështetje të drejtave të viktimave të komunizmit dhe të Vërtetës historike për ta.

 Frank Shkreli

May be an image of ‎1 person and ‎text that says '‎מסישוו Du Kryqe Krygepavarre pa varre 린 M‎'‎‎

Filed Under: Sociale

𝐋𝐚𝐦𝐭𝐮𝐦𝐢𝐫𝐞̈, 𝐍𝐢𝐤𝐨𝐥𝐢𝐧 𝐊𝐮𝐫𝐭𝐢, 𝐦𝐢𝐤 𝐝𝐡𝐞 𝐞𝐝𝐮𝐤𝐚𝐭𝐨𝐫

February 12, 2025 by s p

AIDSSH/

-𝑁𝑗𝑒̈ 𝑗𝑒𝑡𝑒̈ 𝑒 𝑝𝑒̈𝑟𝑘𝑢𝑠ℎ𝑡𝑢𝑎𝑟 𝑝𝑒̈𝑟 𝑘𝑢𝑗𝑡𝑒𝑠𝑒̈𝑛 𝑑ℎ𝑒 𝑑𝑟𝑒𝑗𝑡𝑒̈𝑠𝑖𝑛𝑒̈ ℎ𝑖𝑠𝑡𝑜𝑟𝑖𝑘𝑒.

Të premten e shkuar, Nikolin Kurti erdhi në Autoritetin e Dosjeve për t’i kërkuar institucionit mbështetje në përcjelljen e një propozimi drejtuar Bashkisë së Kurbit, për të nderuar figurën e xhaxhait të tij, Dom Shtjefën Kurtit.

Emocionet e tij ishin të dukshme, frymëmarrja e rënduar nga pesha e moshës por nxitimi i tij po aq i dukshëm, ndërsa specialistja e arkiv-protokollit Erta , e cila e ka pritur edhe shumë herë të tjera, u sigurua që kërkesa dhe dokumentet shoqëruese të përcilleshin me shpejtësinë dhe përkushtimin që impononte përherë mirësjellja e tij.

Por dje, ky njeri fisnik, Nikolin Kurti, na la. Do të na mungojë prania e tij, historia që ai përcillte me pasion dhe përkushtim, prezenca e tij në ekspozitat arkivore, në ngjarjet përkujtimore, simpoziumet dhe konferencat, gjithnjë me fotografinë e xhaxhait të tij, të martirizuarit Dom Shtjefën Kurti, shoqëruar nga mbishkrimi: “I zhdukur gjatë regjimit komunist.”

Më 15 shtator 2023, pas studimit të dokumenteve në arkivin e Autoritetit, që plotësuan edhe dosjen e kujtesës për këtë klerik të shquar, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi kërkesën e AIDSSH dhe vendosi që sheshi, pranë stadiumit Air Albania dhe disa institucioneve të rëndësishme arsimore- shkencore në vend, të mbajë emrin e “Dom Shtjefën Kurti”.

Bota perëndimore foli për ekzekutimin e priftit të mirënjohur, i cili u dënua se vijonte në fshehtësi pagëzimet e fëmijëve në vitin 1971. Tre presidentë pas vitit 1993 e nderuan me titujt më të lartë, ndërsa ai u lumturua nga Vatikani në vitin 2016 si një nga 40 martirët shqiptarë.

Por për Nikolinin, nderimi i xhaxhait nuk ishte kurrë i mjaftueshëm. Ai e kaloi një pjesë të madhe të jetës së tij duke u përpjekur që historia e Dom Shtjefën Kurtit dhe e të gjithë të zhdukurve në komunizëm të mos harrohej dhe këtë herë edhe nga brezat e rinj.

Me mbështetjen e Autoritetit të Informimit mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), ai luftoi për njohjen e figurës së xhaxhait të tij, brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

Sot, një nga sheshet më të bukura të Tiranës mban emrin e Dom Shtjefën Kurtit – një fitore simbolike për të cilën Nikolini punoi pa u lodhur, por edhe Platformës sonë “Mësojmë nga e Kaluara”- i shtohet dokumentimi historik për edukimin e shoqërisë me një nga historitë më domethenëse të një aktori kujtese, siç ishte Nikolini.

Nikolini nuk e harroi kurrë padrejtësinë ndaj xhaxhait të tij. Në vitin 2011, ai arriti të takohej me prokurorin që kishte kërkuar dënimin me vdekje, Hajredin Fuga, dhe gjykatësin që kishte dhënë vendimin, Jani Vasili. Të dy i lanë një ndjesë të shkruar me dorë për vendimin e tyre. Nikolini i botoi këto letra në vitin 2019, duke respektuar dëshirën e tyre që ato të publikoheshin vetëm pas vdekjes së tyre.

Në ndihmë të plotësimit të historisë atij i erdhi edhe studiuesi Kastriot Dervishi, i cili publikoi procesverbalin e ekzekutimit të At Shtjefën Kurtit, ku dokumentohet se trupi i tij u dërgua për eksperimente mjekësore. Më pas ka dyshime se ai mund të jetë varrosur në parcelën e spitalit të burgut në Tufinë, ku dyshohet se prehen shumë nga viktimat e regjimit komunist.

Sot, teksa e kujtojmë me dhimbje humbjen e Nikolin Kurtit, ndjejmë se angazhimi i tij nuk duhet të mbetet i papërfunduar.

Të zhdukurit e komunizmit ende presin drejtësi dhe kujtesa e tyre kërkon përkushtimin tonë të përbashkët. Nikolini bëri të pamundurën për të mbajtur të gjallë këtë histori—është radha jonë ta vazhdojmë këtë mision.

𝘏𝘪𝘴𝘵𝘰𝘳𝘪𝘢 𝘦 𝘋𝘰𝘮 𝘚𝘩𝘵𝘫𝘦𝘧𝘦̈𝘯 𝘒𝘶𝘳𝘵𝘪𝘵

I Lumi Dom Shtjefën Kurti ishte një ndër shumë klerikë të krishterë të ekzekutuar nga regjimi komunist, një njeri i besimit dhe i shpirtit të pamposhtur, i cili nuk ka ende një varr.

I ardhur nga Kosova në vitin 1930, ai shërbente si meshtar dhe ndihmonte komunitetin, madje duke pagëzuar hebrenj për t’i shpëtuar nga persekutimi nazist. Arrestimi i tij i parë ndodhi më 28 tetor 1946, kur u dënua me 20 vjet burg për agjitacion dhe propagandë. Në Burgun e Burrelit, përballoi tortura çnjerëzore, por nuk hoqi dorë nga besimi dhe shërbesa e tij. Pas lirimit, meqë kishat ishin mbyllur, u detyrua të punonte si magazinier në një kooperativë

Më 11 qershor 1970, u arrestua sërish në Gurrëz të Milotit, ku u zhvillua gjyqi i tij në godinën e Kishës së Zojës së Këshillit të Mirë, të shndërruar nga regjimi në vatër kulture. Ai u dënua me vdekje “in odium fidei” (për shkak të besimit), sepse kishte pagëzuar ilegalisht një fëmijë. Më 20 tetor 1971, Dom Shtjefën Kurti u ekzekutua nga regjimi komunist, duke u bërë një martir i fesë dhe i lirisë.

Filed Under: Sociale

Të kuptuarit dhe menaxhimi i konflikteve midis prindërve dhe adoleshentëve

January 17, 2025 by s p

Dr. Valbona Avdija/

Marrëdhëniet prind-adoleshent shpesh janë të ndërlikuara për shkak të fazave të ndryshme të zhvillimit. Sipas Erik Erikson-it, adoleshentët janë në fazën e Identitetit kundrejt Konfuzionit të Rolit, duke kërkuar të kuptojnë veten, ndërsa prindërit janë në fazën e Gjenerativitetit kundrejt Stanjacionit, duke synuar të udhëheqin brezin tjetër. Ky ndryshim mund të sjellë sfida, por kuptimi i ndërsjellë është kyç.

Problemi 1: Ndërprerja e Komunikimit

Konflikti: Adoleshentët kërkojnë pavarësi dhe shpesh ndihen të keqkuptuar, ndërsa prindërit interpretojnë këtë si mungesë respekti.

Ndërhyrjet:

  1. Dëgjim Aktiv: Dëgjoni me empati pa gjykim.
  2. Kohë e Përbashkët: Diskutoni në momente të qeta dhe relaksuese.
  3. Aktivitete të Përbashkëta: Ndërtoni komunikim përmes aktiviteteve argëtuese.

Problemi 2: Pritshmëritë Akademike dhe për Karrierën

Konflikti: Prindërit shpesh nxisin pritshmëri të larta, ndërsa adoleshentët ndihen të mbingarkuar.

Ndërhyrjet:

  1. Diskutime të Hapura: Diskutoni interesat dhe synimet së bashku.
  2. Eksplorim i Pasionit: Mbështesni pasionet e tyre duke u dhënë hapësirë për të eksperimentuar.
  3. Menaxhimi i Stresit: Praktikoni teknika relaksimi familjarisht.

Problemi 3: Konfliktet mbi Rregullat dhe Kufijtë

Konflikti: Adoleshentët sfidojnë rregullat, ndërsa prindërit shqetësohen për sigurinë.

Ndërhyrjet:

  1. Rregulla të Qarta: Vendosni rregulla dhe pasoja së bashku.
  2. Pasoja Pozitive: Përdorni mësime që ndihmojnë përgjegjësinë.
  3. Respekt i Ndërsjellë: Ruani tonin pozitiv gjatë mosmarrëveshjeve.

Përfundim

Të kuptuarit e sfidave të njëri-tjetrit dhe ndërtimi i komunikimit të hapur mund të shndërrojnë konfliktet në mundësi për rritje dhe lidhje të thella familjare.

Dr. Valbona Avdija, DNP, PMHNP-BC, FNP-BC

www.psychiatrybyvalbonanp.com

valbonaavdijanp@gmail.com

PH: (929) 356-5503

Fax: (210)756-6858

Filed Under: Sociale

INTELIGJENCA ARTIFICIALE, PARASHIKIMI I PAPARASHIKUESHËM

January 11, 2025 by s p

Dr. Shefqet Deliallisi/

A është bota e përgatitur për stuhinë e inteligjencës artificial që po afrohet ? Shpejtësia e papritut me të cilën po zhvillohet dhe drejtimin në të cilin po shkon ka habitur dhe ekspertët. Rrezik imediat konsiderohet papunësia që do pasojë ndërsa robotët e inteligjencës artificiale do bëhen gjithnjë e më të zgjuar, më të shkathët dhe për të njëjtën punë do të kërkohen gjithnjë e më pak njerëz. Një raport i fundit i Bankë së Investimeve Goldman Sachs thotë se inteligjenca artificiale mund të zëvendësojë 300 milionë vendeve të punës me kohë të plotë…

FATI I KALIT…

Në vitin 2016 në një nga essetë e tij Umberto Eco shkruan : “Mendoni 100 apo më shumë vite më parë kali përdorej kudo, në transport, në bujqësi, në miniera dhe në luftë. “Kuajfuqia” ende përdoret si njësi e matje për energjinë. Më pas erdhi automobili, i dobishëm fillimisht për kuajt pasi lehtësoi së tepërmi punën e tyre. Automatizimi bëri që kali të duhej gjithjë e më pak, derisa sot përfundimisht është pothuajse i papunë”

“STUHI” QË PO AFROHET…

Puna manual, e kualifikuar dhe pakualifikuar, ka kohë që është zbehur. Në fabrika, ferma shohim makina që janë më ekonomike, më të shpejta, më të sakta, që zëvendësojnë njeriun.

Tashmë Inteligjenca artificiale pritet të shkojë shumë më larg, të nxjerrë jashtë tregut të punës edhe specialistë me aftësi të larta. Inteligjenca njerëzore po transferohet me shpejtësi nga truri te kompjuteri duke kërcënuar punën e juristëve, mjekëve, arkitektëve, mësuesve… madje edhe artistëtve, kompjuteri po kompozon, po pikturon, po shkruan…

EKSPERTËT…

Vinod Khosla, lider botëror në fushën e inteligjencës artificiale, në një intervistë të fundit (2024), është i bindur se AI mund të zëvendësojë punën : “Mendoj se në afat gjatë, 30, 40, 50 vjet, nevoja për të punuar do të zhduket në shumicën e vendeve të botës…ndërsa mjekët parashikon se 80% e tyre brenda një brezi do zëvendësohen nga inteligjenca artificiale !

Elon Musk Themeluesi i Tesla dhe Space X, në 28 Maj, 2024 : ” Njerëzit do të punojnë vetëm nëse dëshirojnë, puna s’do jetë më e nevojshme, AI dhe sistemet robotike do të prodhojnë gjithë mallrat, do sigurojnë gjithë shërbimet që duhen, punë mund të bëhet vetëm për hobi”!

Ndërsa shkencëtari anglo-kanadez, Geoffrey Hinton një nga etërit e inteligjencës artificiael, fitues i ‘Nobel’ në Fizikë për vitin 2024, mbasi dha dorëhiqejn nga Google, në 2 maj 2023, paralajmëroi rreziqet në rritje nga avancimi i shpejtë në fushën e inteligjencës artificiale : “Inteligjenca Artificiale mund të shkatërrojë njerëzimin në 30 vitet e ardhshme!”

Elon Musk, së bashku me mbi 1000 liderë të tjerë të teknologjisë, në një letër të hapur në vitit 2023 kërkonin ndalimin e eksperimenteve të mëdha në fushën e inteligjencës artificiale, mund të “paraqesi rreziqe të thella për shoqërinë dhe njerëzimin”.

NJË BOTË PA PUNË ?!

Puna është pazgjithmërisht e lidhur me qenien njerëzore…Filozofët të mëdhej si Marksi, Bergson, Dewey, kanë argumentuar se puna është një tipar përcaktues i racës njerëzore, jo vetëm mjet jetese, por nevojë kryesore e jetës. Tiparet e Homo sapiensit modern janë të lidhura drejtpërdrejt me prirjen e tij për të punuar. Ishte puna që krijoi njeriun duke e kthyer nga kafshë në njeri, gjetjet bashkëkohore në arkeologji, antropologji, gjenetikë konfirmojnë vërtetsinë e këtyre argumentave.

SHUMË PYETJE…

Fatkeqësisht parashikuesit shpërfillin rolin thelbësor që puna ka luajtur në zhvillimin e njeriut, madje disa prej tyre “zhbërjen e punës” e shohin si një mundësi për të kaluar në një model më të drejtë shoqëror.

Por cilat do të ishin pasojat e një bote papunë për racën njerzore ? Nëse makinat do bënin punën njerëzore, çfarë njerëzit do të bënin? Ç’do të ndodhte me njeriun ndërsa do zhvillohej nën presionin selektiv të sistemeve të inteligjencës artificiale dhe robotikës ? Mundemi ne të eleminojmë punën, t’i ndryshojmë rrjedhën evolucionit? Do të ishte absurde të mendohej që trashëgimtarë e mijëra viteve evolucion, të mund të ndalnin evolucionin !

PO ME TRURIN?

Truri ynë vepron si një softwear i një hardwari që është organizmi…Evolucioni është histori e ndryshimit të pandalshëm, përpjekje e jetës për tu përshtatur në çdo mënyrë të mundshme. Dhe truri qëndron në themel të evolucionit. Eshtë truri që ka ndryshuar në rrjedhën e evolucionit, bashkë me të ka ndryshuar dhe qenia njerëzore… Në epokën e re që sapo kemi hyrë, pjesë të rëndësishme të inteligjencës njerzore po i transferojmë nga truri në sistemet e Inteligjencës artificiale.

Po trurin për çfarë do ta përdorim ? Mos do ta nxjerrim edhe atë të papunë ? Mos mungesa e akivitetit do ta atrofizojë ? Kemi një ekperiencë. Mungesa e aktivitetit fizik si pasojë e automatizimit është një nga shkaqet e epidemisë botërore të obezitetit që ka transformuar sëmundshmërinë botërore me shpërthimin e sëmundjeve të zemrës, diabetit, kancerit, që po trondisin sistemet shëndetësore…

SHQETSIMI I PLATONIT….

Një shqetsim të ngjashëm ka shprehur Platoni shekuj më parë, në lidhje me lindjen e shkrimit kur qenia njerëzore transferoi jashtë trurit një pjesë të memorjes së saj. Platoni shqetësohej se para lindjes së shkrimit, njerëzit kishin një memorje shumë më të mirë, shumë gjëra i dinin përmendësh dhe me lindjen e shkrimit s’kishin më nevojë…gjithçka ishte shkruar.

Sot për një kohë shumë të shkurtër kemi shkuar shumë larg. Refleksi i parë pas çdo pyetje që na del është të hapim celularin dhe kërkojmë përgjigjen në Wikipedia ose Google…Në njejtën mënyrë kemi transferuar edhe aftësinë tonë për të llogaritur… Tabela e shumzimit që dikur mësohej përmendësh është harruar.

PARASHIKIMI I PAPARASHIKUESHËM…

Çfarë do të ndodhë me trurin? Do ta përdorim për diçka tjetër, apo ndoshta inteligjenca artificiale mund të jetë një simul i proceseve të inteligjencës njerëzore. Ndoshta! Sot kemi mundësi të bëjmë vetëm parashikime afatshkurtra në lidhje me inteligjencën artificiale, parashikimi afatgjatë është shumë i pasigurtë, dhe duhet të merren me rrezervë.

Nuk dihet se si teknologjia do të evoluojë. Ekspertët mendojnë se duhet ndalur vrapi, mdje duhet një hap prapa… Avantazhet e inteligjencës artificiale janë të padiskutueshme, ashtu si dhe reziqet. Është thelbësore të investohet më shumë dhe sa më parë në sigurinë dhe kontrollin e saj.

DUKE E MBYLLUR…

Shefi i Google, Sundar Pichai, në një intervistë dhënë kohë fundit do shprehej “Mos bëni gabim, ne jemi në një tren me shpejtësi të lartë për momentin, shqetësimi është se një ditë vetë treni do të fillojë të ndërtojë shinat e tij.”

Filed Under: Sociale

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • …
  • 78
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIMENSIONET ETNOKULTURORE DHE NARRATIVE NË ROMANIN “SHTJELLË FATESH”
  • Mbreti Zog I, themeluesi i shtetit të parë modern shqiptar, burrshtetas, politikan dhe diplomat i rralle e shumë dimensional
  • 𝗔𝗹𝗯𝗮𝗻𝗶𝗮𝗻 𝗡𝗶𝗴𝗵𝘁 @ 𝗬𝗮𝗻𝗸𝗲𝗲 𝗦𝘁𝗮𝗱𝗶𝘂𝗺
  • 27 Vjetori i Betejës së Koshares – Një epokë lavdie, sakrifice dhe bashkimi kombëtar
  • Historia e Krizës së Kosovës 1999-2000 përmes Zarfave Postare
  • Ali Dino – deputeti i Çamërisë dhe artisti i shquar
  • “Rikoshete e fatit” dhe “Nusja e Topiajve”, botimet më të reja nga shkrimtarja Raimonda Moisiu -Sade
  • Zgjidhje urgjente për kërkesat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut
  • STILISTIKA DHE BOTA E PERSONAZHEVE
  • Nga kërcënimi te kompromisi: Realpolitika e armëpushimit Trump–Iran
  • KRYENGRITJA E MALËSISË SË MADHE E VITIT 1911 DHE RËNDËSIA E SAJ HISTORIKE
  • The Alliance That Doesn’t Exist
  • MAXIMILIAN LAMBERTZ – DIJETARI AUSTRIAK QË IA KUSHTOI JETËN STUDIMIT TË GJUHËS DHE FOLKLORIT SHQIPTAR
  • Shkodër, 8 prill 1937, kur vetëdija jonë kombëtare u lartësua nga “Lahuta e Malcis”, rrokaqielli i eposit në vargje i At Gjergj Fishtës
  • MASAKRA E TIVARIT DHE AJO NË FRONTIN E SREMIT – KRIM KUNDËR NJERËZIMIT!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT