• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PERSONALITETI, HISTORIKU, FAKTORËT, ETAPAT E ZHVILLIMIT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SHOQËRORE

October 5, 2021 by s p

ARGJIRA UKIMERI

KUPTIMET MBI PERSONALITETIN

Mbi persoanlitetin dhe problemet e themelore të psikologjisë, kuptimi roli dhe rëndësia për datojnë qysh nga lashtësia, e që vazhdojnë deri në ditët e sotme. Me termin personalitet, në lashtësi kuptohej një maskë që vinin aktorët në skenë që të mos njiheshin dhe me këtë emërtim filluan të cilësoheshin aktorët e skenës. Ndërsa me kalimin e kohës, kuptohej se njerëzit e ndryshëm,në ambiente të ndryshme, kryenin funksione dhe punë të ndryshme. Në këto rrethana as njerëzit nuk ishin të njëjtë. Ashtu siç nuk ishin as rolet, as punët që bënin. Përgjithësisht, kuptimi mbi personalitetin jepet në aspektin psikologjik dhe në atë sociologjik. Në aspektin psikologjik, personaliteti e trajton atë si njeri me vetëdije, një njeri konkret e normal që formohet në kushte dhe rrethana të caktuara. Të gjitha këto janë nën ndikimin e shumë faktorëve që zënë vend në shoqëri. Kurse në aspektin sociologjik  Me personalitet kuptojmë me një njeri të shquar që jep kontributin e tij në fusha të ndryshme dhe të caktuara të veprimtarisë njerëzore si psh: Shkencë, Art, Kulturë, Sport, Politikë, Ushtri. Përkufizime të shumëllojshme, janë dhënë mbi personalitetin. Mirëpo një përkufizim, ku të gjithë psikologët janë pro tij, është ky: Personaliteti është tërësi e organizuar e tipareve, itenelegjencës, karakterit, të konstruktit trupor, dhe temperamentit, e cila ka karakterstika relativisht të qëndrueshme. Ku formohet gjatë veprimtarisë së ndërsjelltë të njeriut dhe mjedisit ku jeton. Poashtu, shumica e studiusve e pranojnë se kuptimi mbi personalitetin si një organizmëm i cilësive të njeriut, por jo si një organizëm të çfarëdo cilësie që mund të ketë një person. As me shumën e e cilësive të thjeshta të një individi, por me ato më të veçanta që një person mund të posedojë. Së fundmi, mund të thuhet që: Personaliteti nuk është i lindur dhe i trashëguar. Cilësitë që e përbëjnë  atë formohen  gjatë gjithë jetës. Vlen të përmendët që trashëgimia është parakusht për formimin e njeriut dhe personalitetin e tij. Përkufizimet e ndryshme që u dhanë mbi personalitetin na vënë në dukje shumë elemente esenciale për kuptimin dhe konceptin e personalitetit. Dukuritë dhe cilësitë e ndryshme, tregojnë qartazi edhe disa karakteristika, që do ti  përmendim më poshtë:

  • Integriteti – kur flasim për këtë fushë, kemi parasysh të gjitha proceset e veçanta praktike. Por edhe individin si tërësi. Sjelljet e njeriut nuk janë një grup aktivitetesh të ndryshme. Por integriteti përfshin një tërësi, një unitetet të integruar në formë të një sistemi.
  • Duke u mbështetur në sjelljet e njerëzve, vërejmë se secili tregon karakteristika (secili për vete). Çdo njeri,është individ për vete. Që mjafton për të folur, për një personalitet të posaqëm. Gjë që ndryshon prej individëve të tjerëve. 
  • Prej një uniteti të integruar, rrjedhë edhe cilësia e tretë që është Qëndrueshmëria Relative në sjellje. Kjo qëndrueshmëri manifestohet në sjellje të ngjashme por në situata të ngjashme.  Ai (njeriu), që është i vrullshëm, i ndershëm, ambicioz, i shprehë të gjitha cilësitë në një numër të madh sjellesh. Edhe kjo pandryshueshmëri është relative. Individi, nuk i shfaqë këto cilësi në çdo situatë. E gjithë kjo varet nga situata, vlerësimi, përvoja, e mëparshme. Vlen të përmendet që, qëndrueshmëria e sjellës është e tillë, sa që për çdo indivd të mund të fllitet për një person me cilësi të caktuara dhe që mund të parashikohet sjellja e tij.
  • Veçantia e e personalitetit që lidhet me unitetin e tiparve karakteristike dhe ndërlidhjeve të tyre, në bazë të të cilave një individ ndryshon nga një tjetër. 

PSIKOLOGËT – MENDIMET E TYRE MBI PERSONALITETIN

  • JOHN WATSON – themelues i Shkollës Strukturaliste dhe i laboratorit të parë për hulumtime shkencore. Poashtu, ka dhënë edhe mendimet e tij mbi personalitetin. Ndër të tjerash, ai dha këtë mendim: Personaliteti është produkt i sistemeve tona të zakoneve.
  • WAREN – sqaron kështu për personalitetin: Është një organizim i integruar i të gjitha funskioneve dhe veçantësive, të funskioneve të njohjes, të ndjenjave, të sjelljes, të dhënave fizike. Të gjitha këto i dallojnë një individ nga një tjetër.
  • ALLPORT – jep këtë mendim për personalitetin: Personaliteti është model i kaegorizimit të marrëdhënieve, organizim dinamik, individual i sistemeve psikofizike, që përcaktojnë përshtatjen e tij unike ndaj mjedisit të tij.
  • CATELL tregon mendimet e tij kështu: Personaliteti  është ajo që na lejontë parashikojmë se çfarë do të bëjë një individ në një situatë të dhënë.
  • PIERORN – Personaliteti është tërësi e integruar e njeriut, me të gjitha karakteristikat e përhershme, diferenciale të tij, të intelegjencës, të karakterit, të temperamentit, të konstitucionit, dhe e të gjitha mënyrave të posaçme të sjelljes.
  • VEXLIARD thotë kështu: Personaliteti është një strukturë dinamike integrative dhe integrante, që siguron një unitet relativ dhe vazhdimësi në kohë të tërësisë së sistemeve që përgjigjen për veçoritë specifike të një individi. Të gjitha këto tregojnë mënyrën e të menduarit, të ndjerit, të veprimit, të reagimit në situata konkrete.
  • AJZENK – Personaliteti përkufizohet si një organizim i fortë dhe i qëndrueshëm i karakterit, i temperamentit, i intelektit, dhe konstruktit fizik të një individi i cili përcakton nivelin dhe mënyrën e adaptimit të tij në rrethin ku jeton.

Faktorët që ndikojnë në formimin e personalitetit të njeriut

Si të gjitha funskionet dhe proceset psiqike, edhe personaliteti ka rolin, rëndësinë dhe bazën e biologjike. Kjo nodhë për shkak që çdo njerilind me karakteristika të ndryshme dhe të caktuara. Edhe pse të gjitha proceset biologjike në zhvillimin e personalitetit, janë bazament i nevojshëm për zhvillimin e mëtejm për krijimin e personalitetit të njeriut. Një rol të rëndëishëm dhe shumë vendimtar luajnë faktorët social dhe ekonomik. Në krijimin e personalitetit të njeriut, luajnë një rol të rëndësishëm i faktorëve si psh: Ambienti dhe kushtet familjar ( në të cilën rriten fëmijët), Institucionet arsimore, Mësimdhënësit, Të njohurit, Moshatarët, Shoqëria në të cilën personi është anëtar, dhe roli që ka në këto veprime, literatura, Filmat, Marrëdhniet bashkëshortore, Profesioni dhe shumë të tjerë. Vlen të përmendet që kushtet socio-ekonomike, luajnë një rol të rëndësishëm mbi procesin mësimor të fëmijëve. Poashtu, në kuadër rë këtyre kushteve, fëmiu zhvillohet në rrethin social dhe mëson individualisht. Të gjitha këto ndryshimet individuale vërehet më së miri tek fëmijët që lindin dhe rriten në një familje të vetme. Të gjitha rrethanat e caktuara në të cilat rritet fëmiu, paraqesin një faktor tjetër të rëndësishëm, e gjithë kjo mund të ndikojë në zhvillimin e tij. 

Filed Under: Sociale Tagged With: Argjira Ukimeri

Dr. Pashko Camaj për Telegrafin: Duhet të vaksinohen me dy doza 70-80 për qind e qytetarëve për t’u arritur imuniteti i tufës

September 29, 2021 by s p

Dr. Pashko Camaj, doktor i shëndetit publik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka thënë sot se nevojiten të jenë diku rreth 70-80 për qind e të vaksinuarve me dozën e dytë për tu arritur imuniteti i tufës.

Ai se me arritjen e kësaj shifre e të vaksinuarve atëherë virusi shpërndahet me vështirësi.

“Nevojitet të jenë 70-80 për qind me vaksinën e dytë për t’u arritur imuniteti i tufës”, tha ai në RTV Dukagjini.

Sipas tij, siç transmeton Telegrafi në teori kjo është numër por është numri që tregon se virusi nuk e ka të lehtë më të shpërndahet.

Camaj ka folur edhe për kombinimin e vaksinave, e çështje tjera të pandemisë COVID-19. /Telegrafi/

Filed Under: Sociale Tagged With: dr. Pashko Camaj

KOMANDANT “TIGRI” I UÇK KA NEVOJË PËR NE

September 18, 2021 by s p


Dielli/


Mirënjohja ndaj luftëtarëve të lirisë është themeli i një shoqërie që e don lirinë dhe e meriton atë. Lufta e UÇK është një ndër luftërat më të drejta dhe heroike që ka zhvilluar populli e kombi shqiptar. Irfan Xhaferi, ish komandant “Tigri” është invalid lufte dhe ka qenë pjesëtar në pesë luftra, vjen nga komuna e Gostivarit të Maqedonisë Veriore dhe është 48 vjeç i martuar me 4 fëmijë të vegjël. Ai gjendet në vëhstirësi ekonomike ekstreme si pasojë e pamundësisë fizike dhe plagëve të shkuara. Ai ka nevojë për përkrahjen tonë. Komandant Tigri në vitin 1991 mori pjesë në luftën në Kroacia si vullnetar në Bosanski Brod. Më 1992 i bashkangjitet Ushtrisë së luftës të ftoftë të Bosnjës dhe Hercegovinnës në qytetin Zenic me datë 06.04.1992 si vullnetar në njësinë speciale Delta. Aty plagoset dy herë dhe merr plagë të rënda në trup. Për trimëri, besnikëri dhe shërbim të dalluar është vlerësuar me medalje e certifikata mirënjohjeje por shumë pak për nevojat që komandanti i lirisë ka nevojë. Ai ishte udhëheqës i një njësie speciale ku qëndroi deri më 1995 pas marrëveshjes së Dejtonit. Në vitin 1998 gjatë luftës të Kosovës me disa shokë mori vendim që ti përgjigjet më pjesëmarrje active kushtrimit për luftë e që nga Spliti në Kroaci u nis për në Kosovë. Në luftën e Kosovës Komandant Tigri ka qenë pjesë në Brigadën 138 Agim Ramadani në luftën e Koshares dhe në ofensivën e vitit 1999 plagoset dhe niset për Shqipëri për mjekimin që i shpëtoi jetën. Në vitin 2000 bashkangjitet në Preshevë te Brigada 115 në fshatin Miratovc dhe Dobrosin. Në vitin 2001 bashkangjitët në Brigadën 112 me drejtues Muntin Aliu. Me datë 26.07. 2001 si pasojë e luftimeve të fuqishme ai humbi krahun. Deri tani ka kryer katër operacione dhe proteza e krahut kërkon edhe 21 euro për t’u realizuar me sukses si ndërhyrje. Komandant Tigri ka prindërit në moshë të thyer dhe katër fëmijë të vegjël. Edhe pse në pamundësi fizike atij i duhet të kujdeset për familjen e tij. Thirrja për ndihmë i shkon çdo patrioti në diasporë dhe viset shqiptare që të ndihmojë këtë luftëtar të lirisë së kombit tone. Kontributin secili mund ta dorëzojë në këtë adresë: https://www.gofundme.com/f/housing-food-and-medical-bills?member=13850623&sharetype=teams&utm_campaign=p_na+share-sheet&utm_medium=copy_link&utm_source=customer

Filed Under: Sociale Tagged With: Irfan Xhaferi, uck

Mjekët janë shtresa më e rrezikuar që shprehin sakrifica jetësore në këtë kohë pandemie

September 17, 2021 by s p

Zenel Celiku

Covit 19-varianti Delta kanë rikthyer sërish ditët plot rrezik dhe ankth me vdekshmeri dhe infektime të frikshme ditore. Kjo ka bërë që njerëzit të vrapojnë për të bërë vaksinat si I vetmi shpëtim për jetët e tyre. Nisur nga kjo situatë shumë e rrezikshme, vërejmë se ambulancat e në veçanti Dispanceria në Tiranë, janë mbushur plot e përplot më pacientë të prekur më Covit 19. Duke qënë se Tirana sot është diku aty-këtu reth një milion banorë, Dispancerisë I del për detyrë që  mjekët e saj të punojnë orar e pa orar, duke sakrifikuar edhe jetët e tyre vetëm e vetëm për t’i shërbyer njerëzve në hall nga infektimi me Delta. Eshtë vërtetë një situatë kaotike sepse njerëzit vrapojnë për vizita e për të kërkuar shpëtim tek mjekët e Dispancerisë-Tiranë, por kjo nuk do të thotë se mjekët janë rrobot e duhet të punojnë shpejt e shpejt sepse nga mendja dhe duart e tyre varet jeta e qindra e mijëra njerëzve të prekur nga Covit 19.

Dy ditë më parë një TV dha një shfaqe ku një zonjë protestoi se kishte 90 min që pristë të vizitohej nga mjekët e Dispancerisë. Zonja në fjalë ka shumë të drejtë që të mërizitet për vonesën e vizitës sa saj, por ajo zonjë dhe të gjithë ata që shkojnë në Dispanceri për t’u vizituar tek mjekët pneomolog, duhet të kenë mirë të qartë se ngarkesa e mjekëve në Dispancerinë-Tiranë, është shumë, shumë e ngarkuar me vizitat që bëhen dhe për vizitat që presin të bëhen. Që të vizitohet një pacient, për mjekun duhet kohë, qetësi dhe shumë kujdes sepse kemi të bëjme me jetën e njerëzve.

Sinqerisht dua të ndalem shkurt tek situate e ushtrimit të punës të mjekëve në Dispancerinë e Tiranës. Shtresa më e rezikuar e shoqërisë në këtë situatë pandemie, janë mjekët, infermierët, sanitarët dhe shoferët që janë në shërbim të popullit. Vërtetë janë shtresa që sakrifikon edhe jetët e tyre dhe të familjeve të tyre duke iu shërbuer qytetarëve të infektuar. Kushdo duhet të kuptoi dhe të ndjejmë rrezikun që I kanoset kësaj shtrese, ata janë njerëz si ne, edhe ata kanë frikë nga Delta ashtu si ne, ndaj duhet më shumë durim dhe respekt për mjekët të cilët janë në vijën e parë të rrezikut për jetën. Nisur nga kjo zhurmë e para dy ditëve, unë si drejtor I TIR-FAX News Agency, dërgova në Dispanceri një gazetare për të investiguar si është realisht situate dhe sa të përkushtuar janë mjekët e kësaj qëndre shëndetsore. Gazetarja ka hyrë në koridorin djathtas hyrjes ku kishte shumë pacientë që prisnin për t’u vzituar nga Dr. Mailinda Hoxha dhe tek Dr. Dorontina Laçi. Kishte shumë njerëz të infektuar në këto ambiente, kishte nga ata që mezi qëndronin në këmbë të goditur nga Covit 19, kishte nga ata që kishin mbi një orë që prisnin të vizitoheshin, por asnjë nga ata nuk folën një fjalë të keqe për këto dy mjeke. Ja pra, ky është opinion për këto dy mjeke shumë punëtore (pa lënë pas dore mjekët e tjerë të Dispancerisë), njerëzit që prisnin të vizitoheshin, ishin të ndërgjegjshëm që ka shumë radhë për vizita sepse ndodhemi në një kohë të pazakontë, por ishin të vetëdijshëm për sakrificat që bënin Dr. Mailinda Hoxha dhe Dr. Dorontina Laçi. Ato (Dr. Hoxha & Dr. Laçi) gëzojnë respekt dhe vlerësim maksimal nga njerëzit që prisnin të vizitoheshin. Mjekët e lart përmendura vlerësohen shumë si mjeke që kanë emër shumë të mirë, pacientet shpreheshin me superlativa për sjelljen njerëzore të tyre, shumë përkushtim, profesionalizëmin e tyre, për durimin e tyre deri në sakrifica sublime përpara një virusi vrasës. E pra, kjo është situata reale pikërisht nga kjo kategori njerëzisht të cilët luftojnë çdo ditë, çdo ore e çdo minut me virusin vrasës-Delta, i cili ka rritur frikshëm Nr e të infektuarve dhe vdekshmërinë ditore, ndaj duhet që ti lejmë bulzat e bardha të punojnë pa presione, por me urimin më të mirë, shumë shëndet për Dr. Hoxha & Dr. Laçi dhe mjekët e tjerë që luftojnë e punojnë për të na mbrojtur jetët tona. 

Dr. Hoxha & Dr. Laçi le të jenë një shëmbull krenarie për mbarë bluzat e bardha të mjekësisë.

Zenel Çeliku

TIR-FAX News Agency                                                                             17 Shtator 2021

Filed Under: Sociale Tagged With: mjeket shqiptare, Zenel Celiku

Kosova mirëpret grupin e parë të afganëve të evakuuar

August 30, 2021 by s p

Nga Behlul Jashari/

Prishtinë, 30 gusht 2021– Grupi i parë prej 111 qytetarëve afganë, të cilët kanë qenë të kontraktuar nga NATO-ja dhe familjarë të tyre, arriti mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Mirëseardhje atyre u uruan Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it. 

Kryeministri Kurti tha se është nder për neve që kemi mundësinë t’u ndihmojmë qytetarëve afganë, të cilët u detyruan t’i lëshojnë shtëpitë e tyre të dëshpëruar.

Para medieve, ai u shpreh se, kur kemi të bëjmë me një çështje humanitare, kur janë në pyetje partnerët dhe aleatët tanë, atëherë nuk bëhet pyetja “pse”, por vetëm “si”, teksa falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n për komunikimin dhe bashkëpunimin e ngushtë në realizimin e këtij operacioni.

Prononcimi i plotë i Kryeministrit Kurti pas mbërritjes së qytetarëve afganë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës:

“Refugjatëve afganë, të cilët sigurisht që janë të dëshpëruar që janë detyruar që t’i lëshojnë shtëpitë e tyre, ta lëshojnë atdheun e tyre, ju dëshiruam mirëseardhje, ju thamë që janë mysafirët tanë dhe se këtu janë të sigurt.

Është nder për neve, është nder për mua, që kemi mundësinë t’i ndihmojmë këta refugjatë, sikurse të gjithë popujt dhe qytetarët e tjerë në botë, e meritojnë të kenë të drejta dhe liri.

Kur kemi të bëjmë me një çështje humanitare, kur është puna te partnerët dhe aleatët tanë, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-ja, atëherë nuk bëhet pyetja pse, por ne themi vetëm si.

Pra, të gjitha çështjet që i diskutojmë, janë vetëm të natyrës teknike dhe logjistike, se si këta refugjatë të kalojnë sa më lehtë në vijim, pas një konflikti që e lanë pas në atdheun e tyre.

Me këtë rast e falënderojmë edhe NATO-n, edhe SHBA-në për komunikimin dhe bashkëpunimin e ngushtë deri në këtë ditë, në mënyrë që t’i mirëpresim këta refugjatë të cilët po i ndihmojmë së bashku.  

Para më shumë se 22 viteve NATO-ja bëri ndërhyrje humanitare në Kosovë për ta ndërprerë gjenocidin e Serbisë dhe tash ne krah për krah me NATO-n ndihmojmë refugjatë të tjerë të cilët kanë nevojë për mbështetjen tonë.

Bashkë me presidenten e Republikës, znj. Osmani, ministrin e Brendshëm, z. Sveçla, gjatë këtyre javëve të fundit kemi bashkëpunuar ngushtë në mënyrë që gjithçka të shkojë, siç është më së miri për refugjatët që erdhën e që do të vijnë, dhe për vendin tonë mikpritës për ta” tha Kurti.

Filed Under: Sociale Tagged With: Afganistan, Albin Kurti, Vjosa Osmani

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 58
  • 59
  • 60
  • 61
  • 62
  • …
  • 74
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry
  • Universiteti Shtetëror i Tetovës si Paradigmë e Arsimit të Lartë Shqiptar
  • Kujtesë e misionit profesional dhe jetësor që na bashkon…
  • LAHUTA SHQIPTARE NË DËSHMITË E HISTORIANËVE, ALBANOLOGËVE DHE STUDIUESVE EUROPIANË
  • Justina Aliaj e kthen Nënën Terezë në qytetin e saj të fëmijërisë
  • Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dega në SHBA nderoi gazetarë të shquar shqiptaro- amerikanë
  • “Sekretet” e Faik Konicës, roli si Kryetar i “Vatrës” dhe editor i “Diellit”
  • Libri “Dënesje në dru” i shkrimtarit Lazër Stani, prozë e kërkimeve absurde
  • Bashkëpunimi ruso-serb në veri të Vilajetit të Kosovës (1901)
  • Lufta hibride ruse dhe mësimi për shqiptarët
  • Paradoks gjuhësor dhe letrar
  • “Dardanët”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT