• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Riza Lushta (22 JANAR 1916 – 6 shkurt 1997)

January 22, 2026 by s p

Saimir Kadiu/

110 vjet me pare lindi lojtari i madh shqiptar Riza Lushta… Asnje shkrim apo ndonje kujtese per shqiptarin e pare qe ka luajtur me Juventusin ne Serie A. Ai ishte pjesë e një skuadre të bukur si Juventusi, por jo shumë të suksesshme ne fillimvitet 40’ të dominuar nga kushërinjtë e tyre “Granata”.

Riza Lushta megjithatë arriti të shënojë emrin e tij në historinë e lavdishme të Juventusit dhe ishte një nga arkitektët kryesorë të suksesit te fitimit te Kupes se dyte te Italise nga “Zonja e vjeter” e futbollit Italian.

Lushta mbrriti ne Itali nga Kampionati shqiptar i futbollit te paraluftes, ku ai luante ne rradhet e Sport Klub Tiranes…me te cilen fitoi katër tituj kampioni të Shqipërisë (në vitet 1934, 1936, 1937 dhe 1939) dhe kupën e parë të Shqipërisë në vitin 1939.

Gjate viteve shqiptare te Lushtes, ai ishte edhe shenuesi me i mire i kampionatit shqiptar ne vitet 1936 dhe 1937.

Kishte lindur me 22 janar 1916 ne Mitrovice te Kosoves, ne nje familje te pasur tregtare.

Babai i tij Shabani kishte dy femije, djalin Rizain dhe vajzen Magbule. Meqe i ati Shabani, ishte nje tregtar i pasur dhe i njohur jo vetem ne Mitrovice, por edhe me gjere, djalin e vete Rizain qysh heret e dergoi per shkollim ne Shqiperi, sepse asokohe ne Kosove nuk ekzistonin shkollat shqipe.

Ne Tirane, Riza Lusha kreu shkollen fillore, dhe u regjistrua ne shkollen e mesme teknike shqiptaro-amerikane.

Ishte kjo e para shkolle profesionale politeknike ne Shqiperi, e cila ne literaturen e paraluftes eshte quajtur, Shkolla Teknike Amerikane ose Shkolla e Hari Fulcit (Harry Trevly Fultz).

Lushta, pavarësisht se nuk ishte qendërsulmues në kuptimin e vërtetë të fjalës, kishte një sens të caktuar për golat! Në sezonin e tij të parë nën hijen e Mole duke luajtur si mesfushor i majtë, ai shënoi nëntë gola së bashku me Guglielmo Gabetto i cili shënoi gjashtëmbëdhjetë dhe më pas iu bashkua Toros.

Sezonin vijues 1941-42, ai ishte përgjithmonë në qendër të sulmit për shkak të dështimit të amerikano-jugorit Banfi, pasardhësi i Gabettos: “Ishte një sezon pozitiv për mua, edhe nëse përfunduam në vendin e gjashtë; me gjashtëmbëdhjetë golat e shenuar isha golashënuesi numër një i Juventusit dhe gjithashtu në kampionatin tim të tretë dhe të fundit në Juventus, rezultatet e përballuan situatën me shtatëmbëdhjetë gola, vetëm dy më pak se Sentimenti III. Pastaj erdhi ndërprerja per shkak te luftës”, kujtonte Riza vite më vonë.

Në atë vit Juventusi fitoi edhe trofeun e Kupës së Italisë të fituar në finale kundër Milan (e quajtur Milano nga ligjet fashiste).

Riza ishte protagonist mbi të gjitha në ndeshjen e kthimit të fituar 4-1 nga bardhezinjtë falë një hat-trick pas barazimit të arritur në ndeshjen e parë 1-1 në fushën e kuqezinjve.

Lushta ishte golashënuesi më i mirë i turneut me 8 gola, lojtari i parë jo-italian që arrinte këtë sukses.

Ky ishte formacioni i JUVENTUS ne kete ndeshje: Peruchetti – Foni, Rava – Depetrini, Parola, Locatelli – Colaneri, Varglien II, Lushta, Sentimenti III, Bellini. (Trainer Monti).

Foni, Rava, Locatelli. Peruchetti, Depetrini, Parola ishin lojtare te perfaqesues italiane.

Lushta ka mbërritur në Juventus me fat. Në kohën kur ai luajti për “dei galletti pugliesi” ne Bari në maj 1940 u përball me Juventusin dhe Bari fitoi 2-1 falë nje dygoleshi të shënuar nga Riza, i cili luajti një ndeshje madheshtore.

Borel II, e vuri re nga tribuna dhe mbështeti blerjen e tij . Juventus mundi konkurrencën nga Venezia dhe Fiorentina falë ndërmjetësimit të presidentit të atëhershëm, Count De la Forest.

Dhe që nga ajo ditë jeta e tij u lidh me Zonjën e Vjetër…

Juventusi në atë kohë luante me “il Metodo”, e shpikur nga Vittorio Pozzo dhe Hugo Meisl dhe Lushta luante si mesfushor i majtë, por nuk u kufizua vetëm në vrapimin dhe mbajtjen e topave. Ai kishte, në fakt, një sens të mirë të golit, i cili u rafinua duke pasur pranë tij elementë të kalibrit të Meazza, Borel, Sentimenti III, Locatelli. Dhe para kësaj Colaussi dhe Gabetto.

Ai luajti me ngjyrat bardhezi deri në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe më pas kaloi në Napoli, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e lavdishme të Juventusit!

Riza Lushta ka luajtur në Francë me ekipin AS Cannes (1948-1951) dhe në Itali në Seria A me ekipet A.S. Bari (1939-1940) Juventus F.C. , Napoli (1945-1946) dhe Alessandria (1946-1948) në Seria C me ekipin Siena (1951-1952) dhe në Seria D me ekipet Forlì (1952-1953) dhe Rapallo (1953-1954).

Ai përmbylli karrierën e tij në viti 1954 në moshën 38 vjeçare.

Në Seria A ka zhvilluar 170 ndeshje dhe ka shënuar 68 gola.

Me Juventusin ne Serie A ka luajtur 85 ndeshje (46 gola) gjatë viteve 1940-45.

Stadiumi I Mitrovices ne Kosove mban emrin e tij.

Vdiq 29 vjet me pare me 6 shkurt 1997 ne Torino.

Ende sot nuk ka asnje lojtar shqiptar qe ka luajtur ne ligat kryesore evropiane te kete shenuar me shume gola se Riza Lushta.

Ai nuk luajti asnje ndeshje me perfaqesuesen shqiptare.

Perpjekjet e Loro Boricit, per ta patur pjese te perfaqesueses kuqezi ne Ballkaniaden e vitit 1946 ne Tirane deshtuan…

A eshte Riza Lushta futbollisti me I madh shqiptar.., “Riza Pasha” sic e cilesonte Guerin Sportivo ?

Perfitoj nga ky postim per shtuar edhe diçka shume te rendesishme.

Lushta kishte talentin e madh, por ishte mbeshtetja prinderore e fisnikut tiranas SELMAN STERMASI qe mundesoi kalimin e Lushtes ne Itali…

Mirenjohja e Lushtes nuk mungoi asnjehere per te…

Ne vitet 60’ Lushta I kishte dhuruar nje teleivizor bamiresit te tij ( asokohe kjo ishte nje dhurate shume speciale).

Kam degjuar qe kur Partizani luajti ne Torino kunder Torinos ne vitin 1968 drejtuesve te ekipit Partizani iu terhoq vemendja perse kishin takuar Lushten…per te cilin ishte instaluar harresa duke mos iu permendur emri ne historine e futbollit shqiptar.

Nuk di te kete ndonje bust, rruge apo institucion sportiv me emrin e Riza Lushtes…

Nuk u ftua asnjehere te vinte ne Shqiperi, as ne kohen e miqve te Fosco Dinucit dhe as ne kohen e demokracise.

Turpi vazhdon…

Filed Under: Sport

Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!

December 22, 2025 by s p

Tiranë më 21.12.2025 – Ndahet nga jeta gazetari, komentatori dhe publiçisti i rrallë Ismet Bellova. Mentori për gazetarinë sportive shqiptare, për disa breza reporterësh, komentatorësh dhe emrash të njohur në këtë profil, të shpërndarë në krejt spektrin multimedial shqiptar si dhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Zëri kumbues dhe timbri i tij i veçantë, tashmë do të dëgjohen vetëm në fonotekën e Radio Tiranës, apo në arkivat sportive të RTSH (Radio Televizioni Shqiptar), ndërsa do të jenë edhe si kujtim i bukur, në mendjen dhe zemrën e secilit nga miqtë dhe pasussit e tij në këtë profil gazetwrie.

Në mesnatën e 20 dhjetorit, legjenda u shua dhe zemra e tij e madhe sa mali i “Korabit”, ndaloi së rrahuri, duke lënë në jetë kujtimet dhe veprimtarinë e tij aq të dashur dhe të adhuruar nga mijëra fansa të sportit. Ndarja nga jeta e Ismet Bellovës le në dhimbje bashkëshorten e vet të nderuar, pjesëtarët e familjes dhe dhjetra kolegë e miq të tij të dashur, qindra e mijëra adhurues të zërit dhe ndjekës të pasionuar të arkivës unike që ai la të regjistruar me zërin e vet, në fondin e radios kombëtare.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dhe Dega e Unionit të Gazetarëve Sportivë Shqiptarë i përcjell familjes Bellova ngushëllimet më të përzemërta!

Ikja e mentorit të madh Bellova ndodhi pak ditë pasi UGSSH ndau për të pestin vit çmimin “ Ismet Bellova”, duke na lënë në vazhdimin e një tradite nderuese për të gjithë emrat e shkëlqyer të gazetarisë sportive, ku Profesori mbetet në krye të vendit.

U prehsh në paqe Ismet Bellova!

Ngushëllime gjithë të afërmve!

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Unioni i Gazetarëve Sportivë Shqiptarë

Filed Under: Sport

Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç

December 19, 2025 by s p

Saimir Kadiu/

Një portier i talentuar dhe spektakolar, më i madhi në historinë e futbollit shkodran, por edhe i pafat për shkak të biografisë së tij.

Lindi në Shkodër më 19 dhjetor 1945.

Me Vllazninë fitoi dy Kupa të Republikës (1965, 1972) dhe një titull kampion (1972).

Ishte protagonist në fitimin e Kupës së parë të Republikës për Vllazninë në vitin 1965.

Strategu i fushës dhe i stolit, i madhi Skënder Jareci, asokohe trajner i Vllaznisë, besoi në talentin e Paulin Ndojës duke e vendosur midis shtyllave pa mbushur ende 20 vjeç.

Në atë edicion të Kupës së Republikës, në një ndeshje kundër Luftëtarit, ai priti katër penallti gjatë 120 minutave — një rekord ende i pathyer në historinë e futbollit shqiptar.

Ishte bashkëlojtar te Vllaznia me R. Rragamin, Selami Danin, Çapalikun, Zmijanin (babain), Bizin, Zhegën, Koçobashin, Hajro Lekën, Ismet Hoxhën, Esat Rakiqin, Durajn, Dedjen, Xhelal Jukën, Osman Gjepaxhian, Jonuz Telin, Halil Pukën, Viktor Plumbinin dhe Çesk Ndojen.

Ka luajtur për pak kohë edhe me “5 Shtatorin” e Skraparit, gjatë kryerjes së shërbimit ushtarak.

Kishte kundërshtarë në fushë dhe dashakeqë në tribunën qendrore, të cilët talentin e tij e konsideronin sfidë ndaj regjimit.

Nuk luajti asnjë ndeshje ndërkombëtare me Vllazninë jashtë vendit dhe, për ironi të fatit, e vetmja ndeshje me përfaqësuesen ishte kundër Kinës, në një takim miqësor në fillim të viteve ’70, në Tiranë.

Biografia e keqe i dha fund karrierës së tij në vitin 1973, kur nuk kishte mbushur ende 28 vjeç.

“​Mëkatet” e Ndojës ishin fakti që halla e tij ishte bashkëshortja e Kol Bibë Mirakajt, ministrit shqiptar që shpëtoi rreth 2000 hebrenj në vitin 1943, si dhe se vjehrri i tij ishte akuzuar për bombën në Ambasadën Sovjetike në Tiranë, në vitin 1951.

Pavarësisht fatit të keq në karrierë, Ndoja mbeti gjatë gjithë jetës “dashnor” i Vllaznisë.

“Vllaznia është jeta ime”, është shprehur legjenda e portës shkodrane.

Filed Under: Sport

Si e ka portretizuar Kosova sportin në pullat e saj postare

December 6, 2025 by s p

Besnik Fishta/

“Filatelia sportive e ngriti sportin përtej fushave të lojës, duke e bërë atë pjesë të trashëgimisë së shkruar dhe të vizatuar të një vendi” 

Tradita e filatelisë sportive në Evropë nisi në fillim të shekullit XX, kur shumë shtete evropiane filluan të lëshojnë pullat e para të dedikuara Lojërave Olimpike dhe garave të rëndësishme kombëtare. Sporti u shndërrua shpejt në një tematikë tërheqëse për koleksionistët, sepse pulla postare ofronte një mënyrë të menjëhershme për të dokumentuar vlerat, arritjet dhe simbolikën e kulturës sportive. Lojërat Olimpike Moderne, të inauguruara në Athinë më 1896, përbënin një nga rastet më të hershme ku sporti filloj te pasqyrohet në filateli. Gjatë dekadave të para të shekullit XX, shumë shtete evropiane, përfshirë Francën, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë dhe Italinë, emetuan seri të posaçme për të nderuar sportet olimpike, atletët përfaqësues dhe ngjarjet ndërkombëtare të profilit të lartë. Ndër shembujt më të njohur përmenden pullat gjermane të Lojërave Olimpike të Berlinit të vitit 1936, si edhe emisione kushtuar kampionateve kryesore të futbollit apo sporteve dimërore. Zgjerimi i lëvizjes olimpike dhe rritja e rolit shoqëror të sportit në Evropë ndikuan që tematika sportive të shndërrohej në një ndër më të preferuarat për administratat postare. Futbolli, gjimnastika, atletika, skiimi dhe sportet kolektive ishin ndër disiplinat e para që gjetën vend në pullat postare si simbole të identitetit kombëtar dhe të kulturës sportive të shteteve përkatëse. Në Shqipëri, kjo traditë nisi më 1946, me emetimin e pullave kushtuar Lojërave Ballkanike, duke hapur një kapitull të ri në historinë e filatelisë sportive shqiptare. Ky drejtim do të konsolidohej dhe zgjerohej gjatë dekadave të mëvonshme. Kosova, si një administratë e re filatelike e shekullit XXI, ka shfrytëzuar me efektivitet përvojat pozitive evropiane dhe botërore. Kjo qasje ka bërë që tematika sportive të zërë një vend të rëndësishëm në filatelinë kosovare, duke u bërë një ndër fushat më të vlerësuara dhe më të kërkuara nga koleksionistët ndërkombëtarë. Një faktor i rëndësishëm në këtë zhvillim është edhe integrimi gradual i Kosovës në strukturat ndërkombëtare të sportit: pjesëmarrja në gara botërore, pranimi ne federatat e organizatave globale, dhe prezantimi dinjitoz i simboleve shtetërore në arenën sportive ndërkombëtare. Këto arritje pasqyrohen natyrshëm në pullat postare, të cilat funksionojnë si dokumente autentike të rrugëtimit sportiv të shtetit të Kosovës. Sporti, si një veprimtari thellësisht pozitive me funksione edukative, shëndetësore, sociale dhe motivuese, ofron një bazë të shëndoshë për transmetimin e mesazheve madhore përmes filatelisë. Për këtë arsye, pullat sportive ngjallin ndjenja krenarie, frymëzojnë brezat e rinj dhe kontribuojnë në ndërtimin e imazhit modern e dinamik të vendit.

Do te trajtojme me poshte emisionet e pullave me tematike sportin ne filateline e Kosoves, te cilat per hir te vertetes jane ne nje numer jo te paket ne kete interval relativisht te shkurter kohor te historikut filatelik te Kosoves.

        Fig.1                  

Ne fig.1 janë tre pulla postare te vitit 2007, me tematikë sportive, dhe secila paraqet një aspekt të ndryshëm të sportit dhe aktivitetit fizik. Pullë majtas duket e fokusuar te sporti për të gjithë dhe me përfshirje sociale. Elementet kryesore jane: imazh top futbolli, top basketbolli, figura mashkullore dhe femërore dhe simboli i personave me aftësi të kufizuara (karrige me rrota). Pulla percjell mesazhin qe sporti është universal për të gjithë, pavarësisht gjinisë, moshës apo aftësive fizike,duke theksuar rëndësinë e integrimit nëpërmjet sportit. Pullë ne qender tregon dy sportistë në dyluftim mundje apo xhudo si sporte luftarake,qe dallohen nga shprehje e forcës, teknikës dhe garës së ndershme. Pulla e trete nje teresi simbplesh sportive si futboll,basketboll,tenis,volejboll,not,ski,akrobaci,sporte me top,sporte dimërore,sporte me aftësi të kufizuara dhe të tjera, dmth tregon gamën e gjerë të disiplinave që përfaqësojnë kulturën sportive.            

      Fig.2         

 Ne fig.2, imazhet paraqesin dy pulla të Kosovës, të lidhura me Kampionatin Botëror të Futbollit “Afrika e Jugut 2010”. Pulla e parë majtas jepet logo e FFK-së (Federata e Futbollit e Kosovës), silueta e Kosovës, dhe forma e kontinentit të Afrikës me flamurin e Afrikës së Jugut. Pulla e dytë po ashtu ka hartën e Kosovës dhe logon e FFK-së. Harta e Afrikës është ngjyrosur ndryshe, me fushë futbolli në pjesën e sipërme.

      Fig.3         

Ne fig.3 imazhi përmban dy pulla postare të Republikës së Kosovës, të vitit 2012, kushtuar sportistes së xhudos Majlinda Kelmendi dhe pjesëmarrjes së saj në Lojërat Olimpike “LONDON 2012”. Pulla e majtë ka një kompozim artistik me një sfond perëndimi dielli duke paraqitur një figurë xhudistesh në pozicion statik. Pulla e djathtë paraqitet Majlinda Kelmendi duke festuar një fitore, me duart lart dhe një fytyrë ekspresive triumfi. Mbishkrimi zyrtar është: “Majlinda Kelmendi në Olimpiadë 2012”

     Fig.4         

Ne fig.4 te vitit 2014, imazhet kanë temë alpinizmin dhe ngjitjen malore. Pulla e majtë paraqet tre alpinistë duke u ngjitur në një shpat mali.Personat janë të paraqitur si silueta të errëta, çka i jep imazhit efekt dramatik dhe simbolik. Kjo pullë simbolizon forcën kolektive, përpjekjen e përbashkët dhe sfidën e ngjitjes së maleve, një metaforë për progresin dhe bashkëpunimin. Pulla e djathtë me një foto të një mali të mbuluar me borë. Brenda kornizës së pullës shfaqet një alpinist i vetëm, që po ngjitet vertikalisht në shkëmb. Kjo pullë paraqet sfidën individuale, guximin, vendosmërinë dhe përballjen personale me natyrën. Në mënyrë figurative, përfaqëson shpirtin e aventurës dhe individualizmin brenda sportit të alpinizmit.

     Fig.5          

Ne fig.5, imazhi paraqet dy pulla postare të Kosovës, të publikuara në vitin 2016, të cilat shënojnë dy momente historike për sportin kosovar, pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA. Të dyja pullat kanë dizajn të ngjashëm, ngjyra dominuese është blu, duke përfaqësuar flamurin e Kosovës, dhe përfshijnë simbolet zyrtare të organizatave ndërkombëtare të futbollit. Pulla e majtë, “Kosovo in UEFA”, përmban logon e UEFA-s, bashkë me stemën e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK). Në sfond shihet një harte e Evropës, duke simbolizuar hyrjen e Kosovës në strukturat evropiane të futbollit, njohjen ndërkombëtare, rol të barabartë në arenën sportive të Evropës. Pulla e djathtë, “Kosovo in FIFA” përmban logon e FIFA-s, bashkë me stemën e FFK-së. Pulla tregon pranimin e Kosovës në organizatën më të madhe botërore të futbollit, njohjen zyrtare në nivel global, hapjen e dyerve për garat ndërkombëtare, eliminatoret, turnetë botërorë etj.

Fig. 6    

Ne fig.6 te vitit te vitit 2016 me teme “Lojrat Olimpike Rio De Janerio”, nepermjet tre pullave postare të Kosovës, të publikuara me rastin e ketyre lojrave ku Kosova mori pjesë për herë të parë si shtet i pavarur nën flamurin e saj. Seria e pullave ka dizajn dinamik, ngjyra sportive dhe simbolika kombëtare. Ne pullen e pare shfaqet flamuri i Kosovës i valëzuar,në kënd shfaqet logoja zyrtare e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK). Pulla e dytë  ne qendër paraqitet një atlet vrapues, ne levizje dinamike, duke simbolizuar energji dhe garë. Pulla e tretë paraqet një sportist me sfond blu e të bardhë, që lidhen me flamurin e Kosovës. Këto pulla janë edhe dokument historik i momenteve të para olimpike të Kosovës, duke pasur vlerë të madhe filatelike dhe kulturore.

      Fig.7      

Në fig.7 paraqitet një pullë postare e Kosovës, e dedikuar për “Kampionatin Individual Evropian të Shahut – Gjakova 2016”. Elementet kryesore të pullës jane figura e Mbretëreshës dhe Kullës, që simbolizojnë lojën e shahut, dhe fusha e shahut me ngjyra bardh-e-zi. Në bllokun filatelik nga e djathta shihet kompozimi i 2 pullave, bashkë me ilustrime të qytetit të Gjakovës (urë dhe kullë).Ky emision ka interes për koleksionistet, ne temat e sportit apo shahut ne vecanti.

                 Fig.8     

Ne fig.8 emisioni i vitit 2018 i filatelise Kosovës, kushtuar figurës së Fadil Vokrrit, një prej personaliteteve më të rëndësishëm të futbollit në Kosovë (legjendë e KF Prishtina dhe president i FFK). Pulla postare shfaq portretin e F.Vokrrit, duke e nderuar si një prej figurave kyçe që kanë kontribuar në zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe njohjen e tij ndërkombëtare. Përmes kombinimit të portretit, simbolikës së FIFA-s dhe elementeve shtetërore, theksohet rëndësia historike dhe sportive e këtij personaliteti për vendin.

BOTUAR ME SHKURTIME….

 

Filed Under: Sport

Albanian Roots njofton partneritetin historik me New York Yankees

November 23, 2025 by s p

Albanian Roots ka kënaqësinë të njoftojë një partneritet historik me ekipin legjendar të New York Yankees, i cili për herë të parë do t’i dedikojë një ndeshje të tërë komunitetit shqiptaro-amerikan. Ngjarja, e njohur zyrtarisht si Dita e Trashëgimisë Shqiptare, do të zhvillohet ditën e martë, më 19 maj 2026, në Yankee Stadium, duke festuar kulturën, unitetin dhe krenarinë shqiptare në një nga stadiumet më të njohura në botë.

Për të përfituar aksesin VIP në fushë dhe për të marrë kapelën falas të New York Yankees me flamurin shqiptar (edicion i kufizuar), biletat duhet të blihen vetëm përmes linkut zyrtar të Albanian Roots. Vetëm biletat e blera nga ky link përfitojnë këto privilegje.

Mbështetësit e Albanian Roots do të kenë gjithashtu një seksion të dedikuar në stadium, duke krijuar një prezencë të fuqishme dhe të bashkuar.

Një nga momentet më të rëndësishme të ditës do të jetë përvoja VIP në fushë, ku pjesëmarrësit e Albanian Roots do të marshojnë dhe do të zhvillojnë “Paradën Shqiptare” brenda Yankee Stadium — një moment historik për komunitetin tonë.

Ky event shënon një arritje madhore, duke forcuar lidhjen kulturore mes shqiptaro-amerikanëve dhe ekipit të New York Yankees. Me padurim presim të festojmë trashëgiminë tonë, të tregojmë krenarinë shqiptare dhe të mbështesim së bashku skuadrën tonë të zemrës në këtë ditë të paharrueshme.

Shqiptaret festuan kete lajm me paraden e makinave ne Times Square!

Filed Under: Sport

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 117
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IBRAHIM RUGOVA: BURRËSHTETASI QË E SFIDOI DHUNËN ME QYTETËRIM 
  • Mbi romanin “Brenga” të Dr. Pashko R. Camaj
  • Presheva Valley Discrimination Assessment Act Advances
  • Riza Lushta (22 JANAR 1916 – 6 shkurt 1997)
  • Krimet e grekëve ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Luftën Italo-Greke (tetor 1940 – prill 1941)
  • Masakra e Reçakut në dritën e Aktakuzës së Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë
  • FATI I URAVE PREJ GURI MBI LUMIN SHKUMBIN
  • Skënderbeu, Alfonsi V dhe Venediku: në dritën e Athanas Gegajt
  • Abaz Kupi si udhëheqës ushtarak i çështjeve kombëtare
  • “Lule e fshatit tim” – Poezi nga Liziana Kiçaj
  • Çfarë është një peizazh tingullor?
  • Populli dhe trojet shqiptare në gjeopolitikën e re euro-atlantike
  • Analizë strukturore e sovranitetit, krizës së konsolidimit shtetëror dhe implikimeve gjeopolitike
  • Arti popullor në kryeqytet si ajerngopja në malet e larta
  • “Pjesëmarrja në Bordin e Paqes, vlerësim dhe pëgjegjësi e shtuar për RSh”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT