• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHQIPËRIA HUMBI NË NDESHJEN MË TË DOBËT TË SAJ DHE RROKULLISET TEK QIPRO

September 10, 2013 by dgreca

Ka përfunduar si mos më keq ndeshja e Kombëtares Shqiptare në Islandë, jo vetëm pse humbëm me ishullorët, që na i morën të 6 pikët, por niveli i ndeshjes ishte më i dobti në të gjitha eleminatoret e Botërorit të Brazilit. Nuk bëhet fjalë më për ëndrrën e shuar, por për Kombëtaren që u zhbë në ndeshjen e  fundit. Rreshtimi me dy sulmues Salihi dhe Cani, mori frymë deri në minutën 9-të ku shënoi Valdet Rama, për t’u mekur 4 minuta më vonë kur islandezët barazuan me Bjarnson me atë gjuajtje të fuqishme, ku Berisha nuk arriti ta shquante topin në rrjetën e vet, dhe shkaktari ishte mbrojtesi Teli. Më pas asgjë e mirë për Kombëtaren e De Biazit, ndërsa ishullorët administronin lojën. Sulmi i pafuqishem, mesfusha anemike, mbrojtja e shpartalluar. C’mund të prisje nga vija e sulmit të kombëtares shqiptare, ku ende bëhen prova me një sulmues pa nuhatje dhe tepër të ngathët, si Cani, që luan në një skuadër pa emër në një kategori inferiore të kampionatit Italian?

Pas humbjes së dytë radhazi, Shqipëria kalon në vendin e pestë, ndërsa Islanda kalon në vendin e dytë pas Zvicres , e cila ka fituar ndaj Norvegjisë me rezultatin 2-0 në fushën e kësaj të fundit.

Pjesa e dyte ka nise serish si mos me keq per tanet, me nje aksion perfekt, islandezet në minutën e 47-të , me ane Kolbein Sigthorsson, qe  shfrytëzon më së miri një krosim nga e djathta e Sevarsson, e ka dërguar topin në rrjetë duke i siguruar edhe avantazhin skuadres se Islandes, te cilin e ka ruajtur deri ne perfundim te ndeshjes.

Me humbjen 2:1  Shqipëria zbret në vendin e pestë në grup, ndërkohë  që Islanda ngjitet në vendin e dytë, pas Zvicrës, që ka fituar ndaj Norvegjisë në Oslo me rezultatin 2-0. Po ashtu ka fituar edhe Sllovenia me rezultatin 2-0 në fushën e Qipros, duke na rrokullisur ne në vendin e parafundit, strehëza e përhershme e Kombëtares tonë. Kapiteni Cana e ka pranuar publikisht që kjo ishte dneshja më e dobët e Kombëtares Kuq e zi. Ai tha për median se: “Kjo ishte ndeshja më e dobët që ka bërë përfaqësuesja shqiptare. Kjo, tha ai, për shumë arsye, jo vetëm se kundërshtari na ka vënë në vështirësi por edhe sepse nuk kemi luajtur në nivelin siç kemi bërë deri më tani. Nuk i kemi realizuar ato lëvizje që i kemi bërë në ndeshjet e tjera, nuk e kemi pasur forcën, volumin e lojës dhe presionin ndaj kundërshtarit. Jemi munduar pak në pjesën e dytë, por nuk kemi arritur asnjëherë të jemi në lojën tonë. Përveç fillimit të ndeshjes kur kemi kaluar në avantazh nuk ishim në nivel. Na ka munguar loja për të krijuar diçka më shumë dhe kjo vjen ndoshta edhe nga kundërshtari që i ka mbuluar mirë të gjitha pjesët e fushës. Sidoqoftë, nga të gjitha ndeshjet që kemi bërë kjo ishte nën nivelin tonë”. Po a mjafton vetëm pohimi i dobësisë?

FORMACIONET E SKUADRAVE

ISLANDA

12. Halldorsson, 2. Sevarsson, 6. R. Sigurdsson, 8. Bjarnasson, 10. G. Sigurdsson, 14. Arnason, 17. A. Gunarsson (C), 23. A.Skulason, 7. Gudmundsson, 9. Sigthorsson, 22. Gudjohnssen (O. Skulasson)

SHQIPERIA

12. Berisha, 2. Lila, 3. Teli, 4. Dallku (Gjasula), 5. Cana (C), 7. Kaçe, 14. Basha (Bulku), 9. Çani (Januzaj), 18. Salihi, 20. Rama, 21. Roshi

 

JA REZULTATET DHE GJENDJA NE GRUPIN E SHQIPERISE

GRUPI E

Norvegji – Zvicër 0-2
Qipro – Slloveni 0-2
Islandë – Shqipëri 2-1

RENDITJA
1.Zvicra 18
2.Islanda 13
3.Sllovenia 12
4.Norvegjia 11
5.Shqipëria 10
6.Qipro 4

 

Filed Under: Sport Tagged With: Islanda fiton 2 me 1, Shqiperia humbet

breaking news!Gareth Bale! Lojtari me i shtrenjte ne histori. 100 million Euro

September 2, 2013 by Administrator

Nga Albano Kolonjari

Gareth Bale eshte lojtar i Realit te Madridit. BBC Sport beri te ditur pak caste me pare se Bale eshte prezantuar sot tek skuadra spanjolle, Real Madrid, duke nenshkruar per shifren rekord e £85.3m ose 100 million eurove. Kjo eshte shifra me e larte e nje kontrate ne historine e futbollit boteror, duke kaluar ketu edhe kontratat e superyjeve Messi e Ronaldo. Tottenham dhe Real Madrid i dhane fund pak caste perpara mbylljes se merkatos, nje prej negociatave me te veshtira qe beri per vete miliona sportdashes te futbollit. Presidenti i Real Madrid Florinto Perez, u shfaq i qeshur perpara kamerave me Gareth Bale. Nje nate me pare ai kishte lene te lire brazilainin Kaka, per te luajtur me Milanin. Nderkohe qe mesohen edhe prapaskena e ketij transferimi. Real Madrid do te “shese” tek Arsenal Mesut Ozil, per shifren e £42.4m. (afersisht 50 million euro). Bale lindi ne Wells 16 qershor 1989 dhe eshte 24 vjec. Ai e filloi futbollin profesionist me skuadren e Southampton, ku u shqua si specialist i gjuajtjeve te lira. Me kete skuader Bale luan 40 ndeshje dhe shenon 5 gola. Por shperthimi i tij i vertete do te jete tek skuadra e Tottenham ne Angli, ku ne 146 ndeshje aktivizim Bale shenon 42 gola. Me Kombetaren e Wellsit Bale ka luajtur 41 ndeshje dhe shenuar 11 gola. Gareth Bale do te luaje per Real Madrid per gjashte sezone. Ne faqen e website te Tottenham , Bale shkruajti:’eshte koha per te thene lamtumire. Pas gjashte sezonesh te bukura, me duhet te falenderoj te gjithe fansat per mbeshtetjen e tyre. Shpresoj te me kuptoni per kete mundesi qe me jepet, nderkohe qe endra ime po behet realitet”. Gjithashtu Bale deklaroi nga Spanja se:”jam shume i kenaqer qe jam ketu”.

Filed Under: Sport

Itali. Ricardo Kaka rikthehet tek Milan.

September 1, 2013 by Administrator

Nga Albano Kolonjari.

Gazeta e njohur sportive “La Gazzetta dello Sport” beri te ditur se Ricardo Kaka do te luaje per Milanin. Pas kater vjetesh ne Spanje me Realin e Madritit, Kaka rikthehet ne Itali tek klubi me te cilin u be i njohur ne arenen nderkombetare. Kater vjetet e Kaka tek Real mund te quhen te “deshtuara”, braziliani i cili u ble nga spanjollet per 67.2 million euro, nuk dha ate qe pritej nga ai. Tek Milani Kaka kishte shkelqyer duke fituar edhe Topin e Arte. Ne ora 23.30 (me europen), Adriano Galiani deklaroi per Sky Sport se:”gjithcka eshte gati. Kaka do te rikthehet tek Milan. Te henen vizitat mjeksore dhe me pas firma”. Lajmet per rikthiminin e Kaka tek kuqezinjte e italise kane qene kontradiktore. Ne ora 20.47 ishte Galiani ai qe nga Santiago Bernabeu, deklaronte se :“nuk ka asnje firme dhe Kaka nuk mund te quhet lojtar i Milanit”. Pak caste me vone pas bisedimeve me Florentino Perez, do te ishte vete administratori i Milanit Galiani qe do te deklaronte se:”bisedimet ishin te veshtira por tashme ato jane mbyllur”. Ne fakt bisedimet koke me koke midis Galianit (Milan) dhe (Perez) Real Madrit, kane filluar ne mengjezin e dites se diele ne ora 9.30 dhe kane perfunduar ne 11.30 te mbremjes. Disa agjenci sportive italiane kane hedhur drite edhe mbi kontraten e re te brazilianit. Kaka do te jete lojtar i Milanit per dy sezonet e ardheshme. Tek Milan Kaka do te luaje ne sulm sebashku me Balotellin, Mexes dhe Robinho. Pas fitores 3-1 me Kaljarin, tekniku Allegri thote se:”e kam gati formulen e ekipit”, duke lene te kuptohet ketu se Ai, ka perfshire ne planet e tij fantazistin Kaka. Me Realin Kaka luajti 85 ndeshje dhe shenoi 23 gola, ose 2.9 milion euro per gol.

Filed Under: Sport

Berisha gol ne ndeshjen e “lamtumires”. FF Kalmar:”eshte i Lacios”! Etrit Berisha klar för S.S. Lazio!

September 1, 2013 by Administrator

Nga Albano Kolonjari

Klubi suedez FF Kalmar beri te ditur te dielen ne mbremje se Etrit Berisha eshte lojtar i Lacios. Portieri i Kombetares Shqiptare luajti 90 minutat e fundit me FF Kalmar dhe shenoi nga pika e bardhe e penalltise duke i dhene fitoren skuadres se tij me rezultatin 1-0 perballe Halmstad ne ndeshjen e lamtumires. Gazeta “Dielli” pak dite me pare paralajmeroi se Berisha ishte lojtar i Lacios, por klubi FF Kalmar dhe vete Lacio nuk kishin bere akoma publike marveshjen e tyre. Ne “Lufte” me Lacion per te pasur te veten portierin Berisha ishte edhe skuadra italiane Kievo .

Ishte paraqitja e mire me FF Kalmar ajo qe “detyroi” teknikun De Biazi dhe stafin e tij, te hidhnin syte nga nje lojtar i panjohur deri ne ato caste per opinionin shqiptar. Fale talentit te tij Berisha do te arrinte te zinte vend ne formacionin baze te kuqezinjve duke “eleminuar” Ujkanin. Por jo vetem kaq. Paraqitja e tij e shkelqyer me ekipin Kombetar, bene qe disa klube europiane te vihen ne ndiekje te tij. Nga ana tjeter drejtori teknik i Lacios Igli Tare, duke ndiekur nga afer ecurine e kuqezinjeve dhe pasur edhe sugjerimin e teknikut De Biasi, fillon tratativat me Berishen per at sjelle ate tek Lacio. Por transferimi i tij tek Lacio nuk eshte i lehte pershkak te nje kontrate me Kievon per te cilen Berisha deklaroi se “Firma e tij ishte marre ne forme jo te rregullt”. Ketu fillon edhe “telenovela”, Lacio-Kievo qe ka perfunduar te dielen ne mbremje me buzeqeshjen e te lacialeve. Berisha do te bashkohet me Lacion pas dy ndeshjeveee qe do te zhvilloje ne ekipin Kombetar perballe Sllovenise dhe Islandes. Aktualisht tek Lacio luajne kapiteni Lorik Cana, dhe portieri Th. Strakosha. Berisha filloi te luante per skuadren suedeze FF Kalmar ne moshen 19 vjecare, (2 korrik 2008). Tek kjo skuader Berisha ka mbajtur numrin 99. Ai ka luajtur 90 ndeshje dhe ka shenuar tre gola nga pika e bardhe e penalltise. Ne foto portieri Berisha duke u pershendetur me tifozet e FF Kalmar.

Filed Under: Sport

Kukesi:”prapa me vjen historia”.

August 31, 2013 by Administrator

Nga Albano Kolonjari

“Endren tone e nderpreu nje kundershtar i fuqishem sic ishte Trabzonspor. Kukesi tashme eshte nje legjende dhe do te mbahet mend per shume vite. Arritja qe beme ishte historike keshtu qe nuk na ngelet gje tjeter vecse te pergezojme lojtaret per suksesin e madh”, shprehet drejtori teknik Sulejman Starova.

Nje histori brilante e nje skuadre te vogel. Kuksianet te cilet tre sezone me pare ishin ne Kategorine e dyte, kete vit realizuan ate qe asnje skuader shqiptare nuk kishte mundur ta bente me pare duke kaluar tre turne ne Europa Lige. “Askush nuk e mendonte se ne do te arrinim deri ketu, por ne saje te nje angazhimi te madh, dhe punes se palodhur te te gjitheve realizuam ate qe askush nuk e ka bere per shume dekata”, deklaron Sulejman Starova.

Por historia e Kukesit mund te mos perfundoje ketu. Trabzonspor rrezikon denimin nga UEFA dhe Kukesi mund te luaje ne ndeshjet ne grupe ne Eurpa Lige. Lajmi eshte i lidhur me faktin se dy klube turke Fenerbahce dhe Beshiktash jane penalizuarr nga UEFA, per trukim te ndeshjeveeee. Mesohet se ne Gjykaten e Arbitrazhit jane edhe dy skuadra te tjera turke Trabzonsopr dhe Gallatasaraj. Nese Trabzonspor do te gjendet “fajtor” atehere do te jete Kukesi ai qe do te luaje ne Europa Lige pavaresisht se i ka humbur te dyja ndeshjet me turqit 0-2, 1-3. Skuadra e Kukesit ne Europa Lige eleminoi Flora Talin, Sarajevo dhe Metalurg Donjeckun. Skuadra e Kukesit e zhvilloi takimin e pare ne Estoni dhe e perfundoi aventuren e saj ne Turqi.
Kukesi tashme ka filluar pergatitjet per ndeshjen hapese te sezonitt te ri. Takimin e pare kuksianet do ta luajne ne stadium in “Roza Haxhiu”, te qytetit te Lushnjes, perballe skuadres vendase qe eshte Kampionia ne fuqi i Kategorise se Pare. Dje presidenti i klubit Safet Gjici nenshkroi kontrata me tre futbolliste, kapitenin Hallaci, portieret Halili dhe Koci, pasi marveshja e tyre me klubin kishte perfunduar. Nga ana tjeter klubi verior beri te ditur se kishte ofruar ne ekip mbrojtesin gjirokastrit Ylli Shameti. Gjate sezonitt te ri skuadra nuk do te kete ne perberje te saj mbrojtesin roland Peqini, i cili do te luaje per Tiranen. Sipas president it Gjinci:”Kukesi synon kete sezon te fitoje per here te pare titullin Kampion dhe do te synoje te perserise vitin e ardhshem ne Europe, suksesin e keti viti”.

Filed Under: Sport

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 103
  • 104
  • 105
  • 106
  • 107
  • …
  • 117
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • THE AUCKLAND STAR (1930) / RRËFIMI I ARTISTIT HUNGAREZ, MIHÁLY MÉSZÁROS : “JETA E PËRDITSHME E AHMET ZOGUT, MONARKUT PROGRESIV TË SHQIPËRISË…”
  • Lufta ndaj fesë përgjatë diktaturës në Shqipëri e mishëruar në sulmet ndaj Biblës, Kuranit, Ikonave dhe bazës spirituale fetare
  • Lionel Jospin, një nga politikanët e rrallë të virtutit dhe të moralit
  • SOT NË DITËN E TEATRIT
  • Andon Zako Çajupi, in memoriam…
  • Kosova edhe 1 finale larg Botërorit, Shqipëria pa fat në Poloni
  • “LISSITAN/LIS/LISSUS, Qyteti i 12 portave” dhe fortifikimet e tij të admirueshme…
  • ME Dr ELEZ BIBERAJN NË TIRANË NË ÇASTIN KUR U THYE VET-IZOLIMI KOMUNIST, MARS, 1991
  • Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP
  • “Saint Paul in Dyrrach”
  • NJË DORËSHKRIM I PANJOHUR I ESAD MEKULIT PËR ROMANIN E REXHEP QOSJES “VDEKJA MË VJEN PREJ SYVE TË TILLË”
  • Diogjeni, filozofi që sfidoi botën me dije dhe virtyt, duke e këshilluar njeriun të hiqte dorë nga jeta prej skllavi
  • DEDË GJO LULI NË SHËRBIM TË ATDHEUT
  • “America Inspires Freedom – The Kosovo Story”
  • Kur Gjykata rrëzon Kushtetutën, dhe vendimi që godet vetë shtetin

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT