Ka përfunduar si mos më keq ndeshja e Kombëtares Shqiptare në Islandë, jo vetëm pse humbëm me ishullorët, që na i morën të 6 pikët, por niveli i ndeshjes ishte më i dobti në të gjitha eleminatoret e Botërorit të Brazilit. Nuk bëhet fjalë më për ëndrrën e shuar, por për Kombëtaren që u zhbë në ndeshjen e fundit. Rreshtimi me dy sulmues Salihi dhe Cani, mori frymë deri në minutën 9-të ku shënoi Valdet Rama, për t’u mekur 4 minuta më vonë kur islandezët barazuan me Bjarnson me atë gjuajtje të fuqishme, ku Berisha nuk arriti ta shquante topin në rrjetën e vet, dhe shkaktari ishte mbrojtesi Teli. Më pas asgjë e mirë për Kombëtaren e De Biazit, ndërsa ishullorët administronin lojën. Sulmi i pafuqishem, mesfusha anemike, mbrojtja e shpartalluar. C’mund të prisje nga vija e sulmit të kombëtares shqiptare, ku ende bëhen prova me një sulmues pa nuhatje dhe tepër të ngathët, si Cani, që luan në një skuadër pa emër në një kategori inferiore të kampionatit Italian?
Pas humbjes së dytë radhazi, Shqipëria kalon në vendin e pestë, ndërsa Islanda kalon në vendin e dytë pas Zvicres , e cila ka fituar ndaj Norvegjisë me rezultatin 2-0 në fushën e kësaj të fundit.
Pjesa e dyte ka nise serish si mos me keq per tanet, me nje aksion perfekt, islandezet në minutën e 47-të , me ane Kolbein Sigthorsson, qe shfrytëzon më së miri një krosim nga e djathta e Sevarsson, e ka dërguar topin në rrjetë duke i siguruar edhe avantazhin skuadres se Islandes, te cilin e ka ruajtur deri ne perfundim te ndeshjes.
Me humbjen 2:1 Shqipëria zbret në vendin e pestë në grup, ndërkohë që Islanda ngjitet në vendin e dytë, pas Zvicrës, që ka fituar ndaj Norvegjisë në Oslo me rezultatin 2-0. Po ashtu ka fituar edhe Sllovenia me rezultatin 2-0 në fushën e Qipros, duke na rrokullisur ne në vendin e parafundit, strehëza e përhershme e Kombëtares tonë. Kapiteni Cana e ka pranuar publikisht që kjo ishte dneshja më e dobët e Kombëtares Kuq e zi. Ai tha për median se: “Kjo ishte ndeshja më e dobët që ka bërë përfaqësuesja shqiptare. Kjo, tha ai, për shumë arsye, jo vetëm se kundërshtari na ka vënë në vështirësi por edhe sepse nuk kemi luajtur në nivelin siç kemi bërë deri më tani. Nuk i kemi realizuar ato lëvizje që i kemi bërë në ndeshjet e tjera, nuk e kemi pasur forcën, volumin e lojës dhe presionin ndaj kundërshtarit. Jemi munduar pak në pjesën e dytë, por nuk kemi arritur asnjëherë të jemi në lojën tonë. Përveç fillimit të ndeshjes kur kemi kaluar në avantazh nuk ishim në nivel. Na ka munguar loja për të krijuar diçka më shumë dhe kjo vjen ndoshta edhe nga kundërshtari që i ka mbuluar mirë të gjitha pjesët e fushës. Sidoqoftë, nga të gjitha ndeshjet që kemi bërë kjo ishte nën nivelin tonë”. Po a mjafton vetëm pohimi i dobësisë?
FORMACIONET E SKUADRAVE
ISLANDA
12. Halldorsson, 2. Sevarsson, 6. R. Sigurdsson, 8. Bjarnasson, 10. G. Sigurdsson, 14. Arnason, 17. A. Gunarsson (C), 23. A.Skulason, 7. Gudmundsson, 9. Sigthorsson, 22. Gudjohnssen (O. Skulasson)
SHQIPERIA
12. Berisha, 2. Lila, 3. Teli, 4. Dallku (Gjasula), 5. Cana (C), 7. Kaçe, 14. Basha (Bulku), 9. Çani (Januzaj), 18. Salihi, 20. Rama, 21. Roshi
JA REZULTATET DHE GJENDJA NE GRUPIN E SHQIPERISE
GRUPI E
Norvegji – Zvicër 0-2
Qipro – Slloveni 0-2
Islandë – Shqipëri 2-1
RENDITJA
1.Zvicra 18
2.Islanda 13
3.Sllovenia 12
4.Norvegjia 11
5.Shqipëria 10
6.Qipro 4