• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KUKESI IA DOLI, KUALIFIKOHET ME 10 LOJTARE

August 8, 2013 by dgreca

Urime Kukësit se po shkruan një faqe nderi në historinë e futbollit shqiptar në kupat e Europës, duke u ngjitur ne elitën Europiane!/

Ka ndodhur mrekullia në shtëpinë e ukrainasve të Metalurg Donjeckun, kuksianët e Dungut dhe të Starovës, janë kualifikuar edhe pse kanë luftuar me 10 futbollistë në 16 minutat e fundit të ndeshjes(plus 3 minuta shtesë) pas nxjerrjes me karton të kuq të Malindit nga gjyqtari i ndeshjes, turku Yildirim. Duket se tashmë ekipi i Cungut dhe Starovës nuk është rastësisht në garën e Ligës së Europës. Mendohej se në shtëpinë e ukrainasve të Metalurg Donjeckut Kukësi do ta kishte tepër të vështirë për të përsëritur atë c’ka arriti të firmosë në Qemal Stafa një javë më parë, por djemtë e Cungut dhe të Starovës, ia kanë arritë të sigurojnë kualifikimin, duke i mposhtur radhazi kundërshtarët e Flora Talin, Sarajevo dhe së fundi Metalurg Donjeckun e Ukrainës.
Udhëtimi i Kukësit drejt Ukrainës u shoqërua me shpresën se kualifikimi nuk ishte as i lehtë, por as edhe i pamundur. Rezultati 2 me 0 në Tiranë ishte një investim që mbillte shpresë dhe ashtu ndodhi në fushën e lojës. Edhe pse ekipi vendas e ka kërkuar shumë fitoren dhe ka ushtruar pressing, e ka arritur që në minutën e 27 me Dimitrov fitoren minimale 1:0, po nuk kanë mundur që të bëjnë më shumë se aq. Presingu i vendasve ka qenë i madh, por Kukësi me në krye portierin Halilaj, ka përveshur mëngët dhe i ka zmbrapsur me sukses sulmet e vendasve të uritur për të barazuar rezultatin. Vecanërisht 16 minutat e fundit kanë qenë minuta ferri për arsye se Kukësi është ndëshkuar dhe është detyruar të luajë me 10 lojtarë pas nxjerrjes jashtë loje ët Malindit në minutë e 74.Gjithësesi ia arriti.Pra ndeshja përfundimisht u mbyll me rezultatin 1:0 për Metalurgun, por duke qenë se Kuëksi e pat fituar ndeshjen e parë 2:0, ai do të vazhdojë garën në Ligën e Europës.

Urime Kukësit se po shkruan një faqe nderi në historinë e futbollit shqiptar në kupat e Europës, duke u ngjitur ne elitën Europiane!

Ekipet luajtën me këto formacione:

METALURG-KUKESI 1-0 (0-2)
Golat: Dimitrov 27′
METALURG: Pankiv, Checher, Polioviy (Daniel 84′), Priyma, K.Mkrtchyan, Nelson (Alex 59′), Lazić, Makridis, Dimitrov, Nasonov (Golaydo 69′), Júnior Moraes. Trajner: Volodymyr Pyatenko
KUKESI: Halili, Brahja, Hallaçi, Peqini, Malota, Progni, Malindi, Allmuça (Mziu 90+7′), Alikaj (Popović 69′), Karabeci, Hoxha (Manuka 81′). Trajner: Armando Cungu
Gjyqtarë: B.Yildirim, S.Gencerler, E.Kan (Turqi)
Kartonë i verdhë: Nasonov 67′ / Karabeci 35′, Malindi 66′, 74′, Halili 87′, Manuka 90+3′
Karton i kuq: Malindi 74′(Korresp i Diellit)

 

Filed Under: Sport Tagged With: kualifikohet, Kukesi ia doli

ELIMINOHET NGA LIGA E KAMIONEVE EKIPI I SKËNDERBEUT

August 6, 2013 by dgreca

Korcarët nuk ditën ta administronin fitoren 3 me 0 që siguruan në 30 minutat e para të ndeshjes/

Ka marrë fund ëndrra për një tur të tretë për ekipin korcar, i cili edhe psee fitoi ndeshjen e kthimit i dha lamtumirën Ligës së Kampioneve. Ndeshja e dytë që u zhvillua në stadiumin Qemal Stafa me ekipin Shakhter Karagandy, ka përfunduar me rezultatin 3:2 për korcarët, por kazakët e patën siguruar fitoren kualifikuese me atë fitore të pastër 3 me 0 të siguruar në ndeshjen e parë në shtëpi. Korcarët nuk përfituan nga mundësitë që iu krijuan në fushën e lojës, kur që në 30 minutat e para patën arritur ta barazonin rezultatin duke befasuar kazakët me një rezultat të pastër 3 me 0 në tridhjetë minutat e para të ndeshjes, por ndeshja nuk zgjat 30 minuta, por 90.

Miqtë e Shakhter Karagandy e morën veten shpejt, ata shënuan golin e parë në minutën e 38 të pjesës së parë, duke hedhur shikimin tek turi tjetër i Ligës së kampioneve.

Ekipet kanë shkuar në pushimin e pjesës së parë me rezultatin 3 me 1. Golat për ekipin korcar  u shënuan nga Zeljko Tomic në minutën e 9-të dhe Blendi Shkëmbi në minutën e 20-të dhe të 29-të.

Për miqtë shënoi Sergey Khizhnichenko në minutën e 38-të.Pjesa e dytë nuk qe në favor të korcarëve, të cilët në minutën e 54-të kanë humbur një lojtar, duke luajtur me 10. Ishte pikërisht kroati Pejic, që u nxor me Karton të Kuq nga gjyqtari i ndeshjes. Balancat kaluan nga ekipi mik i cili në minutën e 66 arriti të shënonte dhe golin e dytë me anë të Makasat Bayzhanov. Kështu që ekipi i kazakëve kaloi në turin tjetër ndërsa Skënderbeu I Korcës u zgjua nga ëndrra.Gjithësesi

 

 

Filed Under: Sport Tagged With: eliminohet, nga Liga e Kampioneve, Skenderbeu

Falimenton Flamurtari! Sulmuesi kuqezi Migen Memelli:”Me keqardhje po largohem nga Vlora”. Presidenti Gjika:”Nuk ka para”.

August 3, 2013 by Administrator

Nga Albano Kolonjari

“Nuk ka me para. Futbollistet kryesor te ekipit do te largohen”. Tekniku i Flamurtarit Ernest Gjoka, ka bere te ditur per mediat sportive vendimin e klubit kuqezi. Skuadra e Flamurtarit e cila deri disa dite me pare, ishte shume aktive ne merkato, duke afruar lojtare te tille si portieri Lika, apo edhe futbolliste si Dushku dhe Smajli, ka shpallur papritur falimentimin. I pari qe ka shpallur largimin e tij nga klubi i Flamurtarit eshte sulmuesi i njohur Migen Memelli. Ne faqen e tij ne Facebook Memelli shkruan:”Me keqardhje po largohem nga Vlora, qyteti që adhuroj dhe ku gjeta miqesine e shume njerezve. Personalisht jam njeri i kuptushem dhe per kete s’bej me faj askend per situaten ne te cilen po ndodhemi. Do jeni ne zemren time gjithnje dhe sdo ju haroj kurre….”.  Skuadra e Flamurtarit e cila shikohej si nje klub pretedent per titullin kampion per sezonin 2013-2014, nuk do te jete e tille. Vendin e lojtareve profesioniste do ta zene lojtare qe vijne nga ekipi i te rinjeve. Sipas teknikut Gjoka:”Klubi do te beje nje gershetim midis lojtareve qe do te qendrojne dhe atyre qe do te vijne nga ekipi i te rinjeve”. Vete Gjoka ende nuk ka vendosur nese do te qendroje tek Flamurtari apo do te largohet nga drejtimi i skuadres kuqezi. Falimentimi i Flamurtarit eshte nje shenje e keqe edhe per sezonin e ri, pasi rivaliteti i skuadrave do te bjere ndjeshem. Objektivat e Flamurtarit per kete sezon mesa duket do te jete mbijetesa ne Kategorine Superiore.

Filed Under: Sport

EUROPA LEAGUE-KUKESIN NUK KA KUSH TA NDALE, MPOSHT EDHE DONTESKIN

August 1, 2013 by dgreca

Kueksi ka bere mrekulline dhe duket se nuk ka kush ta ndale. Rreth 10 mijë tifozë kane perkrahur  në “Qemal Stafa” skuadrën qe shkelqen ne konkurimin befasues.  Gjashtë minuta nga fillimi i ndeshes, ishte mbrojtësi Malacarne ai që shënoi për epërsinë e vendasve.

Kukësi ka shënuar fitore të madhe me rezultat 2-0, në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Europa League ndaj Metalurg Donetsk të zhvilluar në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë.

Metalurgu reagoi me zëvendësim të hershëm, por as në pjesën e dytë ukrainasit nuk e gjetën portën. Morozyuk në minutën e 69-të u përjashtua nga loja me kartonin e dytë të verdhë në këtë ndeshje, duke ia lehtësuar Kukësit punët në fund të takimit.

Në minutën e 84-të, Malota u sigurua që “Qemal Stafa” të ngrihej në këmbë, pasi ai shënoi golin e dytë duke siguruar  përfundimisht fitoren 2-0.

Me këtë fitore, Kukësi ka një avantazh para ndeshjes së kthimit, që do të zhvillohet në Donetsk të Ukrainës pas një jave. Në rast të tejkalimit të këtij turi , në raundin e katërt, Kukësi do të  përballet drejtpërdrejt me ndonjë prej gjigantëve të futbollit evropian për kualifikim në fazën e grupeve të Europa League.

 

Filed Under: Sport Tagged With: Kukesim shenon mrekulline

“Forbes”, 10 stadiumet më të shtrejta dhe stadiumet më të bukura në botë

July 27, 2013 by dgreca

Në vend të parë, sipas rezultateve qëndron legjenda e futbollit Anglezë, “Wembley Stadium” në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër. Ky stadium ka kushtuar 1.5 miliardë dollar. Kapaciteti e tij është: 90,000 dhe është Inauguruar në vitin 2006/

Shkruan: BEQIR SINA, New York/

NEW YORK CITY : Revista e mirënjohur amerikane “Forbes”, në një studim statistikor të publikuar vite më parë nxorri rezultatet të cilat klasifikojnë sipas çmimit që kanë 10 stadiumet më të shtrejta të Botës. Rezultati bazohet tek vlera e cila ka kushtuar stadiumi. Në vend të parë, sipas rezultateve qëndron legjenda e futbollit Anglezë, “Wembley Stadium” në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër. Ky stadium ka kushtuar 1.5 miliardë dollar. Kapaciteti e tij është: 90,000 dhe është Inaguruar në vitin 2006 . Në vend të dytë ndodhet sipas revistës Forbes, vendoset “Olympic Stadium” në Qytetin Montreal, Kanada Ky stadium ka kushtuar: 1.4 miliardë dollarë, Kapaciteti i tij është 60,000, i inaguruar në vitin 1976. I treti, është ndërtesa “mit”, ose pallati i sporitit siç e quajm ne shqiptarët stadiumin e lojrave me dorë “Madison Square Garden” në New York . Ky stadium është ndërtuar në zemrën e qytetit fantastik, metropoilit të botës, New Yorkut, i njohur ndryshe edhe si qyteti i gradaçieleve (skyscrapers) i “Qiejgërvishtëvesve”.

Stadiumi i famëshëm “Madison Square Garden”, është vepër e disa artitekëve. Mes tyre shquhet dhe artitekti i njohur shqiptar, në SHBA-së, Skender Xhilaga, i cili së bashku me familjen e tij ikën nga Dibra. Ata thuhet se erdhën në Amerikë për të realizuar ëndrren amerikane. Vetëm këtu pinjolli i njërës prej familjeve më në zë në Dibër, familje patriote, trime dhe bujare , do të bëhej realizues i projekteve të ndërtesave me shumë famë në Amerikë, të tilla si:”International Design Center”, “Rockfeller Center”,”Lincoln Center for the Performing Arts”,”Madison Square Garden” dhe dhjetëra të tjera me shumë famë nëpër botë. Projektet e tij shtrihen në të gjithë globin, që nga Amerika, vendet Arabe, Malajzi, Japoni etj. Artitekti dibran Skënder Xhilaga në SHBA-së, është edhe anëtarë i projektit të Universitetit të Rijadit në Arabinë Saudite, me kapacitet 35 mijë studentë një ndër më të medhatë në botë.

 

10. ANZ Stadium

Qyteti: Sydney, Australia

Ka kushtuar: 624 milion dollar

Kapaciteti: 83,500

Inaguruar: 2000

9. Lucas Oil Stadium

Qyteti : Indianapolis, Indiana.

Ka kushtuar: 675 milion dollar

Kapaciteti: 63,000

Inaguruar: 2008 (Gusht. 16, 2008)

Eshtë i predispozuar për lojën e Football – amerikan. Quhet ndryshe edhe “shtëpia” e skudrës së futbollit amerikan Indianapolis Colts . Stadiumi do të jetë mikëpritësi i supersportit amerikan” Super Bowl ” në vitin 2012.

7. Soldier Field

Qyteti : Chicago, Illinois.

Ka kushtuar: 714 million dollar

Kapaciteti: 66,000

Inaguruar: 1923

Edhe ky stadium ka si primare futbollin amerikan i ngjashem me regbin. Prej viti 1971 skuadra “Chicago Bears” luan në stadiumin më të vjetër amerikan . Në këtë stadium është mbajtur edhe gara përkujtimore në kupën “Soldier Field” kushtuar të gjithë ushtarve amerikan që shërbejnë ose kanë rënë për flamurin amerikan . Emri i stadiumit nuk është më në listën e objektve historike kombëtare.

6. The Emirates

Qyteti Londër, Angli

Kushtuar: 770 milion dollar

Kapaciteti: 60,000

Inaguruar: 2006

I ndërtuar vetëm për lojën e futbollit europian dhe për kocerte. Njihet si “shtëpia” e skuadrës së njohur të futbollit “Arsenal Football Club”, Skuadër e cila nga revista Forbes për të tretën herë shpallet si një ndër skuadrat më të vlefëshme në botë.

 

5. Rogers Centre

Qyteti Toronto, Kanada

Kushtuar: 930 milion dollar

Kapaciteti: 50,000

Inaguruar: 1989

I ndërtuar për futboll dhe bejsboll. Eshtë stadiumi ku luan skuadra e njohur amerikano -veriore “Toronto Blue Jays,”. Si dhe stadiumi ku luan skuadra e futbollit “Argonauts” pjestare e Ligës së parë të Futbollit në Kanada.

 

4. Stade de France

Qyteti: Paris, Francë

Kushtuar : 974 milion dollar

Kapaciteti: 80,000

Inaguruar: 1998

I ndërtuar për futboll, regbi,dhe koncerte. Stadiumi u inagurua në vitin 1998, kur në Francë u zhvillua kampionati Botëror i Futbollit “1998 World Cup “. Në finalen e luajtur po në këtë stadium Frana mundi “imperatorin” e futbollit Barzilin me rezultatin 3 me 0 duke u shpallur kështu për herë të parë kampione e Botës.Ky stadium është bërë i famëshëm gjatë këtyre viteve edhe me ndeshjet e kupës së botës në Regbi “2007 Rugby World Cup.”

3. Madison Square Garden

Qyteti New York. N.Y. -SHBA

Kushtuar: 1.1 miliardë dollar

Kapaciteti: 18,200

Inaguruar: 1968

Lojrat që luhen në të, janë të shumta dhe i përkasin sporteve të sallave të mbyllura, si: Boksi,Basketbolli,Hokeji,Gjimnastika dhe sporte të tjera. Ky është stadiumi legjendar i skuadrës së basketbollit të qytetit të Nju Jorkut, skuadrës NY Knicks dhe skuadrës se hokeit mbi akull New York Rangers, Në këtë stadium -(pallat sporti) janë zhvilluar edhe ndeshjet historike të boksit nga legjendat botëre të këtij lloj sporti. Këngëtar nga më të famëshmit në Amerikë kanë mbajtur koncerte në këtë stadium.

 

2. Olympic Stadium Qyteti: Montreal, Kanada

Kushtuar: 1.4 miliardë dollar

Kapaciteti: 60,000

Inaguruar: 1976

Quhet stadium Olimpik, pasi jo vetëm që u inaguruar dhe u ndërtua për Lojrat Olimpike Verore të vitit 1976, “Montreal Olympics 1976”, por aty mund të luhen të gjitha aktivitetet olimpike. Ky stadium është edhe “shtëpia” e skuadrës kanadeze të bejsbollit Montreal Expos , e cila tash ka lëvizur tek “Washington, D.C.,” Dhe në vitin 2004 ndrroi emër në “Nationals”.

1. Wembley Stadium

Qyteti Londër, Angli

Kushtuar: 1.5 miliardë dollar

Kapaciteti: 90,000

I ndërtuar vetëm për Futbollin europian, shfrytëzohet edhe për koncerte. Aty zhvillohen ndeshjet edhe të ekipit kombëtar anglezë. Kombëtarja angleze aty për herë të parë në vitin 1966 fitoi edhe titullin e kampionit të Botës, dhe e futi këtë stadium në historin e futbollit anglezë.

STADIUMET ME TE BUKUR NE BOTE

 

Ju prezantojmë disa nga stadiumet më të bukura në botë, të cilët njëherit paraqesin edhe destinacionet e rëndësishme turistike.

 

1-Stadiumi “Wembley” Londër

 

Stadiumi i Londrës “Wembley” i vitit 2007 mund të pranojë deri 90.000 shikues. Edhe 15.000 të tjerë mund të futenë në fushë gjatë kohës kur mbahen koncerte të mëdha. Eshtë njëri ndër stadiumet më të shtrenjta në botë, ku kulmi i së cilës pjesërisht lëviz. Interesant është harku prej çeliku me gjatësi prej 317 metra dhe lartësi 134 metra, që është konstruksioni unikat në botë.

 

2-Stadiumi “Rungrado May First”, Pjongjang

Kryeqyteti i Koresë Veriore Pjongjang është vendi ku gjendet ky stadium i ndërtuar në vitin 1989. Ky stadium pranon 150.000 vetë dhe është stadiumi më i madh në botë. Eshtë i ndërtuar prej 16 harqeve andaj edhe duket si një lule me shumë petale

3- Stadiumi “Maracana”, Rio de Janeiro

Stadiumi i njohur Maracana është i vendosur në Rio De Janeiro të Brazilit, dhe ka kapacitet 82.238 vende. Ky stadium është njëherit edhe më i madhi në Amerikn Jugore. Momentalisht është në renovim dhe planifikohet të hapet në vitin 2013.

4-Stadiumi “Camp Nou”, Barcelona

Stadiumi Camp Nou në Barcelonë ka kapacitet prej 99.354, çka e bën edhe stadiumin më të madh në Evropë. Ky stadium është i ndërtuar në vitin 1957.

5-Stadiumi “Allianz Arena”, Minhen

Stadiumi në Minhen është i ndërtuar në vitin 2005 dhe është njëri ndër më modernët në botë. Arena është edhe stadiumi i Bayernit të Minhenit. Nga qendra e qytetit të Mihenit me tren nëntoksor mund të arrihet për 16 minuta. Ka kapacitet prej 69.901 njerëz. Fasada e stadiumit është e mbuluar me foli prej 0.2 milimetra e cila mundëson ndërrimin e ngjyrës në të kuqe, kaltërt ose të bardhë.

Filed Under: Sport Tagged With: 10 stadiumet me shtrenjta, Forbs, me te bukur

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 107
  • 108
  • 109
  • 110
  • 111
  • …
  • 117
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHBA dhe arkitektura e re e paqes globale: Diplomacia strategjike dhe ndërtimi i rendit të ri ndërkombëtar në epokën e demokracive të avancuara
  • Isa Boletini, Rënia si Akt Themelues i Ndërgjegjes Kombëtare dhe Alarm i Përhershëm i Historisë Shqiptare
  • Kongresi i Lushnjës dhe periudha përgatitore për Luftën e Vlorës 1920
  • GJON MILI DHE EKSPOZITA MЁ E MADHE FOTOGRAFIKE BOTЁRORE E TЁ GJITHA KOHRAVE
  • Rezoluta-6411,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe  zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare
  • IBRAHIM RUGOVA: BURRËSHTETASI QË E SFIDOI DHUNËN ME QYTETËRIM 
  • Mbi romanin “Brenga” të Dr. Pashko R. Camaj
  • Presheva Valley Discrimination Assessment Act Advances
  • Riza Lushta (22 JANAR 1916 – 6 shkurt 1997)
  • Krimet e grekëve ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Luftën Italo-Greke (tetor 1940 – prill 1941)
  • Masakra e Reçakut në dritën e Aktakuzës së Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë
  • FATI I URAVE PREJ GURI MBI LUMIN SHKUMBIN
  • Skënderbeu, Alfonsi V dhe Venediku: në dritën e Athanas Gegajt
  • Abaz Kupi si udhëheqës ushtarak i çështjeve kombëtare
  • “Lule e fshatit tim” – Poezi nga Liziana Kiçaj

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT