• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Kosova, shtet i xhudos”, Kryeministri Kurti: Majlinda, kampione në tatami, kampione në jetë dhe kampione përjetë

June 8, 2023 by s p

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot mori pjesë në demonstrimin e xhudos nga Kampionia Olimpike e Xhudos, Majlinda Kelmendi, në sallën sportive “Minatori”, në Mitrovicë.

Në këtë aktivitet i cili zhvillohet në kuadër të programit “Kosova, shteti i xhudos” dhe ka për qëllim promovimin e vlerave dhe sportit të xhudos, kryeministri Albin Kurti shprehu kënaqësinë dhe nderin që në atë mes ishte e pranishme e arta e parë e Kosovës, Majlinda Kelmendi.

Rrugëtimi i Majlindës përgjatë karrierës së saj sportive sipas kryeministrit është shndërruar në simbol të shpresës dhe të përkushtimit në Republikën e Kosovës e anembanë botës, kështu duke u bërë sinonim i inspirimit dhe i suksesit për secilin prej nesh. Me këtë rast, ai konsideroi se virtytet e saj e bëjnë atë një kampione në tatami, kampione në jetë dhe kampione përjetë.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri vlerësoi lart edhe kontributin e trajnerit të xhudos Driton Kuka, i cili që nga viti 2009 i ka sjell Kosovës mbi 200 medalje nga arenat ndërkombëtare sportive, 87 të arta, përfshirë edhe 3 medaljet e arta olimpike. Kësisoj, sporti i xhudos dhe Toni, Majlinda, Distria e Nora, janë pjesë e pandashme e historisë tonë kolektive për shtetndërtim, zhvillim e suksese, të cilat shërbyen si motiv që sot të iniciohet programi “Kosova, shtet i xhudos”.

Nën praninë e nxënësve të shkollave të ndryshme mitrovicase, kryeministri Kurti njoftoi këta ta fundit se me vitin e ri shkollor, do të fillojë integrimi i xhudos në orët mësimore, me ç’rast nxënësit do të fillojnë të ushtrojnë sportin e xhudos nëpër shkollat e tyre. Bindshëm ky vendim do të mundësoj që në secilën shkollë të identifikohen shumë talente të cilëve do të ju ofrohet mundësia të ndjekin rrugën e Majlindës drejt sukseseve kulminante.

Në fund, kryeministri përcolli falënderimet e tij për të artën Majlindë, zëvendësministren e Kulturës, Rinisë e Sportit, Daulina Osmani, nënkryetarin e komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri dhe për të gjithë të pranishmit.

Filed Under: Sport

Drejtori sportiv Igli Tare ka konfirmuar largimin e tij nga Lazio, 15 vjet pasi u emërua në këtë detyrë

June 6, 2023 by s p

Pergatiti: Albano Kolonjari/

Ish-sulmuesi i Kombetares Shqiptare kaloi tre vitet e fundit të karrierës së tij si lojtar me klubin e Lazios përpara se të kalonte në një rol drejtues në korrik 2008, duke u bërë drejtor sportiv. Ai punoi ngushtë së bashku me presidentin Claudio Lotito.
Tare përjetoi një sërë ngritjesh dhe uljesh gjatë kohës së tij si drejtor sportiv i Lazios, me marrëveshje mbresëlënëse si ardhjet e Sergej Milinkoviç-Savic dhe Luis Alberto në kontrast me nënshkrimet e dobëta si Vedat Muriqi për 20 milionë euro ose Denis Vavro për 10 milionë euro.

Duke folur përmes Calciomercato.com, Tare lëshoi ​​një deklaratë sot duke konfirmuar largimin e tij nga Lazio, duke mbyllur një kapitull të gjatë në klub.

Pas 18 vitesh eksperienca ime e mrekullueshme si futbollist dhe me pas si drejtor sportiv i S.S. Lazio do të marrë fund.

Ka kohë që nuk e kam pjekur këtë zgjedhje, por kam pritur të mirën e Lacios për të arritur objektivin e Champions League, i vetëdijshëm se kam ndërtuar një ekip të fortë, me lojtarë të jashtëzakonshëm të përgatitur për të arritur këtë qëllim.

Ka qenë një aventurë e gjatë dhe intensive e përbërë nga gëzime, disfata dhe trofe. Nuk do të ndalem së falënderuari Presidentin Lotito për mundësinë që më dha, tifozët e Biancocelestit që më kanë hyrë në zemrën time, klubin me të gjithë anëtarët e tij, lojtarët, stafin dhe të gjithë ata që më kanë qenë pranë gjatë rrugës.

Një falënderim i veçantë mbi të gjitha për familjen time, e cila më ka qëndruar gjithmonë pranë. Ishte një mundësi prestigjioze që pata si lojtar dhe si drejtor dhe që nuk do ta harroj kurrë, duke marrë me vete çdo moment të këtij rrugëtimi.

Me shpresën që secili prej jush të vazhdojë, me të njëjtin pasion që kisha unë, ta ruaj me xhelozi këtë realitet të bukur.

Vitet e fundit, aksionet e Tare në Lazio filluan të bien pas një numri nënshkrimesh zhgënjyese dhe gjërat u përkeqësuan nga marrëdhënia e tij e dobët me trajnerin Maurizio Sarri, gjë që e detyroi klubin të vendoste se cilën rrugë do të vazhdonte.

Filed Under: Sport

Zlatan Ibrahimovic :”Unë i them lamtumirë futbollit të luajtur, por mund të jem tranjer ose …”

June 6, 2023 by s p

AC Milan’s Zlatan Ibrahimovic reacts after his last game for the club at the end of a Serie A soccer match between AC Milan and Hellas Verona at the San Siro stadium, in Milan, Italy, Sunday, June 4, 2023. (AP Photo/Antonio Calanni)

Përgatiti: Albano Kolonjari/

Ylli suedez i futbollit Zlatan Ibrahimovic po tërhiqet në moshën 41-vjeçare, duke e mbyllur karrierën e tij të madhe me një lamtumirë emocionale dhe më shumë se 500 gola.

“Unë i them lamtumirë futbollit, por jo juve”, u tha tifozëve sulmuesi i AC Milan të dielën në stadiumin San Siro, i cili ishte i mbushur plot për ndeshjen e fundit të sezonit. “Herën e parë që erdha këtu, më dhatë lumturinë. Herën e dytë, dashuri”, tha ai.

Pamjet nga brenda stadiumit treguan tifozët dhe shokët e skuadrës duke i dhënë lamtumirë yllit, disa duke fshirë lotët dhe të tjerë duke brohoritur dhe duartrokitur.

Ibrahimoviç ka luajtur për një sërë klubesh profesionistësh të lartë gjatë më shumë se dy dekadave, duke përfshirë Juventusin, Interin dhe AC Milan në Itali; Ajax në Holandë; Barcelona në La Liga të Spanjës; Paris Saint-Germain në Ligue 1 të Francës; dhe Manchester United në Premier League të Anglisë. Karriera e tij e vjetër filloi në vitin 1999, duke luajtur për klubin e tij të lindjes, Malmo. Ai gjithashtu kaloi dy sezone në Shtetet e Bashkuara, duke luajtur për LA Galaxy në Major League Soccer në 2018 dhe 2019.

“E fundit, por jo më pak e rëndësishme, nga zemra, dua t’ju falënderoj ju, fansat. Më keni pritur krahëhapur dhe unë do të jem Milanista gjatë gjithë jetës sime”, tha Ibrahimovic gjatë lamtumirës së tij.

Ibrahimovic, i cilësuar shpesh si një nga lojtarët më të mëdhenj në botë, është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i kombëtares suedeze, me 62 gola në 122 ndeshje. Në mars, ai u bë golashënuesi më i vjetër ndonjëherë në ligën e parë të Italisë, Serie A.

Siç raporton Corriere dello Sport (nëpërmjet PianetaMilan), Ibrahimovic u largua nga Milani dhe u tërhoq nga futbolli me një ceremoni pas ndeshjes të së dielës që përloti tifozët, lojtarët dhe madje edhe vetë njeriun e madh.

Kur të gjithë menduan se ai po përfundonte kohën e tij me Milanin për të shkuar të luante në Monza, Ibrahimovic njoftoi se ai do të largohej krejtësisht nga loja si lojtar.

“Nuk i thashë askujt që po largohesha nga futbolli. I thashë klubit se duhej të bënim diçka për ndeshjen e fundit, por ata nuk e dinin për pensionin. As familja ime nuk dinte për këtë”, tha ai.

Ibrahimovic ka bërë gjithçka në fshehtësi për t’i qëndruar besnik stilit të tij dhe i ka lënë të gjithë pa fjalë.

“Tre muaj më parë isha në panik për daljen në pension, por sot e pranoj dhe jam gati. Thashë mjaft në dhjetë ditët e fundit: e pranova, madje nuk arrita të përfundoja në fushë”, shtoi ai.

“Ka ardhur koha për të thënë mjaft dhe për të shijuar jetën private dhe futbollin në një mënyrë tjetër. Kishte oferta, por nuk ishte interesante.

“Nëse dikush ka rënë dakord të mos vazhdojë, ofertat nuk janë më me interes. Tani jam një njeri i lirë nga kjo botë. Ka qenë një karrierë shumë e gjatë. Jam krenare dhe e lumtur. Karriera zgjati shumë. Të gjithë thonë se unë jam Superman. Unë jam Superman, por Ibra ka një zemër të madhe.”

Ibrahimovic i tha lamtumirë karrierës së tij si lojtar, por jo Milanit. Ideja e tij është që të marrë pak kohë për të vendosur, ndoshta këtë verë, dhe më pas të kthehet në klub në një pozicion tjetër siç është një rol menaxherial.

“Për momentin dua të gjej kohë dhe të shijoj atë që kam bërë. Mendoj se nuk është e drejtë të marrësh një vendim me nxitim, ka shumë emocione. Dua ta marr verën, ta shijoj, të reflektoj për atë që kam bërë”, tha ai.

“Atëherë, ngadalë, le të shohim. Të jesh trajner apo menaxher është një përgjegjësi e madhe. Kur je futbollist ke më shumë shanse të jesh vetvetja, si trajner je më i kufizuar. Unë nuk mund të vij te Ferrari si trajner, ose ndoshta Ibra mund…

“Nuk mendoj se do të largohem nga futbolli në përgjithësi, por nëse hyj në të, duhet të bashkohem me shkallët nga niveli i poshtëm dhe të rritem. Kjo nuk do të thotë se do të jem një trajner i mirë.”

Filed Under: Sport

PËR DISA GABIME GJUHËSORE TË KOMENTATORËVE SPORTIVË NË TV

May 16, 2023 by s p


Nga Skifter Këlliçi
Boston, SHBA


Megjithëse i shkëputur që nga viti 1999 nga kamera dhe mikrofoni sportiv i TVSH-së, pas 40 vitesh veprimtarie, pasioni që në fëmijëri për këtë lloj gazetarie sortive, më shtyn të ndjek vazhdimisht komentatorë sportivë shqiptarë dhe tëhuaj  gjatë zhvillimet të ndeshjeve kombëtare dhe ndërkombëtare të fubollit. Kam ndjekur gjithashtu me vemendje edhe komentatoë sportivë kosovarë, ndonëse nuk  i njoh me emra. Dhe  vërej me kënaqësi se niveli i tyre profesional është i lartë. Por,duke qenë për shumë vjet edhe redaktor letrar në Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor në Tiranë, në këtë shkrim do të ndalem në disa veretje gjuhësore  që ata duhet t’i mënjanojnë. Ndër 36 shkronjat e alfabetit të gjuhës shqipe përfshihen edhe bashkëtingëlloret ‘l’ dhe’ll’. Ne shkruajmë dhe shqiptojmë qielli, llampa, dielli… pra përdorim gjatë shqiptimit të këtyre fjalëve edhe bashkëtingëlloren e mësiperme ‘ll’, ashtu si veprojmë në fjalët lumi, lepuri, liria… në të cilat përdorimim bashkëtingëlloren ‘l’.
Por ne disa gjuhë, kryesisht neolatine si për shembull italishtja, bashkëtingëllorja ‘ll’ shkruhet, por shqiptohet ‘l’. Kjo  ndodh sidomos e mbiemrat e njerëzve dhe në rastin tonë të futbolistëve.
Po rendis disa shembuj:
Shkruhet: Pellegrini, Martinelli, Galli, por bashkëtingëllorja ‘ll’ gjatë shqiptimit kthehet ne’l’, pra: Pelegrini, Martineli, Gali.
Mirëpo komentatorët e kanaleve televizive të Kosovës gjatë komentimit të ndeshjeve të futbollit  nuk veprojnë kështu. Ata në emrat e mësipërm, ose  të ngjashëm me ta,   ruajnë ‘ll’-në. Madje, kjo ndodh edhe kur në emrin e nje  futbollisti,ku  krahas ‘ll’-së ndodhet bashkëtingëllorja ‘l’. P.sh. në italisht shkruhet   ‘Locatelli’ dhe duhet shqiptuar ‘Lokateli’. Mirëo komentatorët kosovare këtë emër e shqiptojnë ‘Llokatelli’. Pra, edhe bashkëtingëlloren ‘l’, në fillim të emrit e kthejnë në në ‘ll’. Dhe të mendosh se  emri i këtij futbollisti të ‘Juventusit’ të Torinos shqiptohet në këtë mënyrë gjatë tërë në ndeshjes,  siç ka ndodhur në ndeshjet që ‘Juventusi’, ka zhvilluar ditët e fundit.
Kalojmë më tutje: nuk e kuptoj se përse po këta komentatorë emrin   e qytetit ‘Milano’ dhe njerës prej skuadrave të saj ‘Milan’ i shqiptojnë ‘Millano’ dhe ‘Millan’.
Nendialekti kosovar është element shumë i rëndësishëm i  gjuhës shqipe me veçoritë e veta fonetike që dihen. Por, sidoqoftë, komentatorët  e mësipërm që respektojnë normat e drejtshkrimit dhe drejtshqiptimit të gjuhës shqipe, të vendosura në vitin 1972, nuk duhet të bien në këtë gabim, pra nuk duhët ta zëvendësojnë gabimisht bashkëtingëlloren ‘l’ me ‘ll’, aq më shumë kur po gjëtë komenteve  televizive nuk shqiptojnë  ‘Lliga e  kampionëve’, por ‘Liga e…n, siç shqiptojnë ‘skuadra italiane’ dhe jo ‘skuadra italliane’, Italia dhe jo Itallia.
Ua bëj  me dashamirësi këtë vërejtje kolegëve të mi komentatorë sportivë të kanaleve televizive në Kosovë, sepse komentimet e tyre nuk tingëllojnë mirë  në përdorimin krejt pa vend të dukurisë së mësipërme.
Pra, ata duhet të shqiptojnë Milano dhe jo Millano, Milan dhe jo Millan e kështu dhe në raste të tjera si këto, e përsëris, në përputhje me normat  e drejtshiqtimit të gjuhës shqipe.
Për të shkuar më tutje, ata nuk duhet të shqiptojnë ofenzivë, difenzivë, por ofensisë dhe difensivë, sepse edhe në gjuhë te tjera, p.sh. italisht ose frengjisht, prej të cilave  janë huazuar në gjuhën shqipe, këto fjalë shkruhen dhe shqiptohen p.sh. në italisht – ofensiva, difensiva. Madje, si fjalë të huaja këto  duhet të zëvendësohen me fjalët shqipe- sulm dhe mbrojtje. Gjithashtu, nuk duhet përdorur fjala intervenim, intervenoj, por ndërhyrje, ndërhyj, jo reprezentacion, por përfaqësuese, fjalë që janë huazuar nga serbokroatishtja.
Në mbyllje të këtij shkrimi, edhe një vërejtje për specialistët në studiot televizive, që  disktutojnë  rreth ndeshjeve. Eshtë për të ardhur keq që në përgjithësi, sidoqë vlerësimet e tyre nga ana sportive janë  shumë profesionale, me përjashtime të rralla, asnjeri prej tyre nuk përdor gjuhën standarte. Dhe kjo nuk tingëllon mirë.

Filed Under: Sport Tagged With: Skifter Kellici

BOKSIERI SHQIPTAR KRISTIAN PRENGA — NJË MOMENT KRENARIE PËR TË GJITHË SHQIPTARËT KUDO

March 28, 2023 by s p

Nga Frank Shkreli

Për fat të keq, shpesh na duket sikur për Shqipërinë dhe për shqiptarët dëgjojmë më shumë lajme të këqia se sa lajme të mira. Por, dje morëm një lajm që na bën të ndihemi mirë – qoftë edhe për një moment ose për një ditë — si shqiptarë kudo që ndodhemi – për suksesin e një shqiptari në sportin e boksit – Kristian Prengës, tani me famë botërore.  

Boksieri shqiptar me origjinë nga Oroshi i Mirditës u shpall kampion dje duke fituar titullin NAB-North American Belt, pasi mundi boksierin amerikan Samuel Crossed. I impresionuar nga performanca e boksierit shqiptar, komentuesi i ndeshjes porositi ndjeksit dhe shikuesit që ta mbajnë mend këtë emër: Kristian Prenga!  

Portali që mbulon boksin –The Ring – shkruan se siç duket fuqia e Prengës i ka rrënjët në fëmijërinë e tij, pasi është rritur në Orosh të Mirditës, në Shqipëri. Portali shkruan se atje në një fshat të Shqipërisë së Veriut, djaloshi Kristian Prenga në moshën 8-vjeçare kishte mësuar nga i ati, t’i grahte kamionit për të transportuar dru, me qëllim për të ndihmuar familjen të kishte bukë në sofër.  Portali në fjalë thekson suksesin e tij, duke thenë ndërkohë, se Prenga është bërë një nga shitësit më të mëdhenjë vendas të biletave në boksin e Nju Xhersit falë mbështetjes që ai merr nga komuniteti shqiptaro-amerikan, të cilët marrin pjesë masivisht për të parë ndeshjet e tij.

“Të gjithë ne shqiptarët — ne mbështesim njëri-tjetrin. Fakti që në Shqipëri të gjithë e dinin emrin tim dhe dinin për aktivitetin tim, dinin për mua dhe dinin sa shumë dua t’i bëj të gjithë shqiptarët krenarë, kur erdha (këtu në Amerikë) ishte më e lehtë për ta të më mbështesnin,” citohet Prenga të ketë thenë për portalin The Ring. 

Midis këtyre mbështetësve shqiptaro-amerikanë është edhe Elvir Muriqi, një ish-konkurrent i peshave të lehta të boksit, i cili dikur kishte qenë boksieri më popullor shqiptar në Amerikë, sipas The Ring. Muriqi ka thënë për The Ring se nuk habitet aspak që Kristian Prenga ka siguruar kaqe shpejt mbështetjen e bashkvëllezërve të tij shqiptaro-amerikanë.  Nuk është i habitur që Prenga ka siguruar mbështetjen e bashkëpatriotëve të tij kaq shpejt, pasi sipas Muriqit, i cili u shpreh se, “Shqiptarët do të ju mbështesin nëse je person i respektueshëm, me parime të forta dhe patriot”. Sipas ish-boksierit shqiptaro-amerikan, Elvir Muriqit, Kristian Prenga i ka të gjitha këto karakteristika, ndërsa ka shtuar për portalin në fjalë se me besimin në vetvete, Prenga do të korri suksese shumë të mëdha, në të ardhmen.

Mbështetja e shqiptaro-amerikanëve për boksierin shqiptar, Kristian Prengën u pa ditën e fitores së tij, një ditë më parë, në Atlantic City, të shtetit Nju Xhersi.  Në sallën e ndeshjes valvitej me krenari Flamuri i Kombit shqiptar nga pjesëmarrës të shumtë që kishin ardhur aty për të mbështetur një bashkatdhetar të tyre, por edhe për të treguar krenarinë e tyre për arritjet e të gjithë shqiptarëve kudo që janë në botë e të cilët me sukseset e tyre në fusha të ndryshme i bejnë nder Shqipërisë dhe emrit të saj të mirë. 

Falënderojmë Zotin për sportistët shqiptarë, të përhapur anë e mbanë botës, si dhe për këngëtarët dhe këngëtaret në zë dhe të njohur botërisht për sukseset në fushat e tyre të veprimtarisë, si nga Shqipëria ashtu edhe nga Kosova dhe trevat të tjera shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Shqiptari kudo që gjëndet, për të qenë i sukseshëm, vetëm liri veprimi, drejtësi dhe hapësirë të drejtë veprimi e konkurimi kërkon – që shpesh i mohohen në trojet e veta — për të arritur nivelet më të larta të suksesit botëror, në cilën do fushë qofshin të veprimtarisë sportive, shkencore, të dijes në përgjithësi dhe fushë të tjera që ata konkurojnë, shpesh me më të mirët e botës. 

 “Unë nuk kam frikë nga asnjë boksier”, ka thenë Prenga dhe shtoi se në të ardhmen ai është, “gati të përballet me më të mirët boksierë të botës”, u shpreh shqiptari nga Oroshi i Mirditës. 

Fitorja e Kristian Prengës në Atlantic City, të shtetit Nju Xhersi dje, na bëri krenar të gjithë ne të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe shqipztarët kudo dhe më gjerë. Jo vetëm fitorja na bëri përshtypje të thellë dhe na gëzoi, por edhe sjellja e tij dinjitoze ndaj kundërshtarit duke e përkëdhelur, në fund të ndeshjes, boksierin amerikan të cilin e mundi me knockout (KO).

Si përfundim, Kristian Prengës dhe të tjerëve shqiptarë/e si ai, të talentuar dhe me punë të rëndë, durim e disiplinë — që nderojnë dhe krenohen me Shqipërinë dhe me emrin shqiptar — nuk do tu mungojë kurrë mbështetja e komunitetit shqiptaro-amerikan drejtë realizimit të kulmeve të suksesit në karrierat e tyre, qoftë këtu në Shtetet e Bashkuara qoftë kudo tjetër në botë.  Urimet tona më të përzemërta për fitoren mjaft impresive dhe për suksese edhe më të larta në të ardhmen, Kristian Prengës — boksierit shqiptar nga Oroshi i Mirditës!

Frank Shkreli

May be an image of ‎1 person and ‎text that says '‎i mX אוד EUT‎'‎‎

Kristian Prenga — boksieri shqiptar nga Oroshi i Mirditës – Kampion bote me dy tituj!


Filed Under: Sport Tagged With: Frank shkreli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • …
  • 117
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHBA dhe arkitektura e re e paqes globale: Diplomacia strategjike dhe ndërtimi i rendit të ri ndërkombëtar në epokën e demokracive të avancuara
  • Isa Boletini, Rënia si Akt Themelues i Ndërgjegjes Kombëtare dhe Alarm i Përhershëm i Historisë Shqiptare
  • Kongresi i Lushnjës dhe periudha përgatitore për Luftën e Vlorës 1920
  • GJON MILI DHE EKSPOZITA MЁ E MADHE FOTOGRAFIKE BOTЁRORE E TЁ GJITHA KOHRAVE
  • Rezoluta-6411,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe  zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare
  • IBRAHIM RUGOVA: BURRËSHTETASI QË E SFIDOI DHUNËN ME QYTETËRIM 
  • Mbi romanin “Brenga” të Dr. Pashko R. Camaj
  • Presheva Valley Discrimination Assessment Act Advances
  • Riza Lushta (22 JANAR 1916 – 6 shkurt 1997)
  • Krimet e grekëve ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Luftën Italo-Greke (tetor 1940 – prill 1941)
  • Masakra e Reçakut në dritën e Aktakuzës së Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë
  • FATI I URAVE PREJ GURI MBI LUMIN SHKUMBIN
  • Skënderbeu, Alfonsi V dhe Venediku: në dritën e Athanas Gegajt
  • Abaz Kupi si udhëheqës ushtarak i çështjeve kombëtare
  • “Lule e fshatit tim” – Poezi nga Liziana Kiçaj

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT