• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Bisede me PELEN e Brazilit legjenden e futbollit boteror (Edson Arantes do Nascimento)

December 30, 2022 by s p

Nga Gjekë Marinaj, Texas/

Më 23 tetor të vitit 1940, Tres Coracoes, fshat i vogël ky në shtetin Brazilian të quajtur Minas Gerais, nuk e festoi fare ditëlindjen e djalit të futbollistit Joao Romos do Nascimento, ose Dondinho, po të përdorim emrin me të cilin ai njihej në botën e futbollit. As Dondinho as Celeste (prindërit e Peles) nuk e dinin se në atë ditë tetori ata i dhanë jetë ndoshta futbollistit më të mirë që ka njohur bota deri në ditët e sotme. Për ta do të ishte më pak e vështirë të mendonin se djali i tyre një ditë do të ishte një lustrues këpucësh i shkëlqyer. Sepse, në fakt, Lustrues këpucësh ka qenë puna e parë e Peles (Edson Arantes do Nascimento). Por ajo punë nuk do të zgjaste shumë për yllin e futbollit botëror. Sepse tek luante me disa nga skuadrat amatore si Baquinho, Sete Setembro dhe Ameriquinha, ish lojtari i mirënjohur brazilian Waldemar de Brito zbuloi Pelen, 11-vjeçarin, që pas fare pak vitesh do të fillonte të ngrinte peshë zemrat e tifozëve të futbollit në të gjithë botën.

Gjekë Marinaj: Çfarë ndryshimesh emocionale shikoni tek vetja, nga koha kur ishit duke hyrë tek ëndrra e futbollit, duke e përjetuar atë, dhe tani që jeni në të dalë prej saj?

Pele: Ju e thatë në një mënyrë të re për mua. Po. Është e vërtet se unë e kam kërkuar disi me ngut gjendjen tek ëndrra futbollistike si dhe përjetimin e saj. Po kaq e vërtetë është se jam duke dalë prej saj. Ajo që akoma nuk më besohet është pikërisht largimi fizikisht nga fusha e futbollit. Në këtë aspekt do të dëshiroja që koha të më trajtonte më mirë. Kohës, asnjëherë nuk ia kam pëlqyer bërrylat e saj të mërzitshme, atë forcën shtytëse, atë plakjen graduale që të jep… Megjithatë, koha – kjo gjyqtare e drejtë pa flamuj e bilbile arbitrimi, më bindi se isha dhe mbetem një njeri i zakonshëm në shumë kuptime. Ajo po ashtu më bindi se, fare mirë, i duhej lëshuar vendi në fushë një ëndërrimtari të ri, ashtu siç ma patën lëshuar vendin edhe mua idhujt e mi të futbollit Brazilian.

Gj. M: Po të pyesësh njerëzit e zakonshëm, tifozët e tu, shumë prej tyre do të dëshironin të kishin të paktën një ditë jetë nga jeta tuaj. Si do e përshkruanit ju jetën e tuaj?

Pele: Kam kaluar një jetë të bukur, nisur nga ato që kam kërkuar prej saj. Eksperienca që kam pasur si futbollist është e papërsëritshme. Shpesh kam fjetur në divan me një top futbolli në vend të jastëkut, kur isha fëmijë, dhe jam zgjuar me lehtësinë shpirtërore më të madhe. Shpesh e kam ndier veten se jetoj në një univers të ndërtuar veçanërisht për mua. Por, nga ana tjetër, jeta ime e deritanishme i ka ngjarë edhe një orteku, i cili formohet nga zeroja me dëshirën për t’u rritur, duke shkatërruar shumë gjëra që i dalin përpara. E kam fjalën për ato gjëra të bukura që shijon një fëmije apo njeri i zakonshëm. Pra sakrifica që kam bërë, që të jem plotësisht në shërbim të formimit tim si futbollist, natyrisht, e ka bërë të vetën kur është fjala për qejfet personale, përveç atyre që të sjell jeta e sportit. Sot, gjendem i ndaluar, si orteku që thashë më lart, në fund të rrotullimit ku gjatë shkrirjes do të dalin më dukshëm në pah ato që kam thyer dhe marrë me vete gjatë jetës sime të deritanishme, e cila gjithmonë ka qenë në rrotullim e sipër.

Gj. M: Janë krejtësisht të besueshme ato që thoni. Them kështu duke pasur në mendje fillimet e jetës tuaj si lustrues këpucësh. Domethënë, ju keni kaluar nga njëri ekstrem te tjetri. Ky mendim më çon te një pyetje tjetër, të cilën nuk e kam në listën e pyetjeve që kisha përgatitur të bëja. Kur ktheni sytë nga fëmijëria çfarë sjellë imazhi i saj tej ju?

Pele: Në atë kohë ndoshta do të kisha kërkuar edhe më shumë prej fëmijërisë. Ngaqë fëmijët nuk ngopen kurrë me lodra, lojëra, vizita turistike etj. Por sot, sot nuk do të ndryshoja asgjë. Bukuria e fëmijërisë sime qëndron te surprizat dhe njohja e jetës së vërtetë. Jam shumë i lumtur që nuk jam rritur si “çun mamaje”.

Gj. M: Nëse dikush do ta meritonte epitetin “Pele i dytë” kujt do t’ia pagëzonit pa derte këtë epitet?

Pele: Çdo ndeshje futbolli që shikoj, e shikoj me sinqeritetin e një fëmije. Shpesh herë gjej futbollistë si Maradona e Bebeto, të cilët së bashku me topin lëvizin edhe çehren e fytyrës time, më tërheqin dhe më shtyjnë sa tek njëra portë tek tjetra duke më zhytur thellë në emocione. Nga ky këndvështrim shoh që futbolli është ai qiell në bukurinë e të cilit yjet janë art-plotë në botën e tyre individuale, pa qenë nevoja t’i krahasojmë me njëri-tjetrin. Që të dal direkt te pyetja juaj, për mendimin tim, nuk do të ketë kurrë një Pele të dytë; mund të jenë më të mirë apo më të dobët, por jo një “Pele” tjetër…

Gj. M: Kampionati Botëror i Futbollit ’94 do të fillojë garën në javën që vjen. Kush mendon se do e fitojë atë këtë herë?

Pele: Sikur ta dija do të ishte një gjë e mirë. Megjithatë ua kam frikën befasive. Skuadrat Evropiane gjithmonë bien gjëra sa të bukura aq edhe tronditëse (sidomos për ne tifozët braziliane) në takime të rëndësishme siç është Kupa Botërore e Futbollit. Po të ma bëje pyetjen se kush do të dëshiroja të fitonte, natyrisht, do të përgjigjesha që dëshiroj të fitojë Brazili. Porse kush do të fitojë… Megjithatë, shpresoj të shohim një ekip që do e meritojë vërtet Kupën e Artë nga të gjitha pikëpamjet. Më pëlqen shumë pastërtia në futboll.

Gj. M: Pothuajse të gjithë sportdashësit shqiptarë dinë diçka për ecurinë tuaj në jetën e sportit. Po ju, a dini diçka për Shqipërinë dhe shqiptarët?

Pele: Duhej të dija më shumë. Megjithatë, njoh Nënë Terezën, të cilën e admiroj shumë. Po ashtu kam lexuar diçka edhe nga Kadareja. Për sa i përket futbollit shqiptar, do të thosha se ka mundësi më të mira tani pas rënies së komunizmit. Nuk duhet harruar, ama, se niveli ekonomik i një vendi ka të bëjë direkt me nivelin e sportit të tyre. Shqipëria akoma nuk e ka marrë veten si duhet. Uroj që në një të ardhme të shkurtër edhe futbolli shqiptar të jetë i nivelit më të lartë evropian.

Ps: Këtë intervistë me Pelen e pata zhvilluar në Teksas, gjatë vizitës se tij zyrtare në prag të Kampionatit Botëror të futbollit 1994.
Qershor, 1994
Texas, USA

Filed Under: Sport Tagged With: Gjeke Marinaj

KAMPIONATI I KONTRADIKTAVE – KATAR 2022

November 21, 2022 by s p

Rafaela Prifti/

Kampionati botëror i Futbollit filloi sot në Katar. Nga data 20 nëntor deri më 18 dhjetor ekipet më të mira kombëtare do luajnë për të fituar titullin Kampion përpara spektatorëve në stadiume dhe audiencës sportdashëse në mbarë botën. Për herë të parë në historinë e sportit të futbollit, 32 skuadrat pjesëmarrëse do luajnë në muajt nëntor e dhjetor. Kalendari u ndryshua sepse në sezonin e verës zakonisht qershor – korrik kur është luajtur kampionati, temperaturat në gadishullin arabik arrijnë dhe mund të tejkalojnë 40 gradë celsius. Për shkak të këtij ndryshimi lojrat e rregullta të futbollit evropian u ndërprenë dhe koha e trajnimit të ekipeve kombëtare ishte e kufizuar. Kjo ishte vetëm një nga argumentet në debatet për ngjarjen më të madhe dhe më të shikuar të botës së futbollit. Sipas burimeve mediatike, shikueshmëria e kampionatit arrin rreth një milardë. Katari është vendi me sipërfaqen më të vogël (pak më shumë se 11,000 km katrorë) nga të gjithë pretendentët për vend nikoqir të kampionatit. Midis konkurentëve në vitin 2009 ishin Shtetet e Bashkuara dhe Japonia.

Pavarësisht faktorëve jo të favorshëm lidhur me sipërfaqen dhe mungesën e traditës në futboll, Katari derdhi miliona dollarë për të influencuar votën e kryesisë së FIFA-s. Vendosmëria e vendit të vogël të gadishullit arabik për të treguar veten dhe përkarshi fqinjëve si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara nuk duhej nënvlerësuar. Koncepti tingëllonte ‘fantastik’ dhe akuzat për korrupsion filluan menjëherë pasi lajmi u dha nga Al-Jezeera përpara se të hapej zarfi me emrin e Katarit në konferencën për media. Hetimet e mëtejshme i vërtetuan dyshimet dhe detyruan drejtuesit e FIFA-s të jepnin dorëheqje nën paditë dhe dënimet gjyqësore për pranimin e rryshfeteve të majme nëpërmjet të cilave Katari e bleu me lekë vendin e mikpritësit të kampionatit botëror të futbollit 2022.

Sipas njoftimeve mediale, vendi është “rindërtuar i tëri” për ngjarjen sportive një mujore.

Grupet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë njoftuar se mijëra punëtorë kryesisht nga Azia Jugore kanë punuar dhe janë lënduar ose kanë humbur jetën në kushte shumë të rënda pune përfshirë ngritjen e 7 stadiumeve të reja dhe një të rikonstruktuar, të gjithë të pajisur me klimatizatorë.

Një askpekt tjetër në listën e kontradiktave është kriminalizimi i homoseksualitetit në Katar. Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino, i cili ndonëse kishte kritikuar mediat që të “mos përziejnë politikën me sportin” mbajti një orë konferencë përpara hapjes së kampionatit, ku e quajti ‘hipokrizi’ qendrimin e disa vendeve evropiane për bojkotimin e ndeshjeve. Por edhe mbrojtësit e të drejtave njerëzore thonë se gjendja e krijuar nuk është faji i lojtarëve dhe se FIFA i ka vendosur të gjithë në një situatë të vështirë. Të gjithë pranojnë se klima e përgjithshme është shumë e politizuar. Për disa historianë si Abdullah Al-Arian, kampionati e ka vendin e vet në Lindjen e Mesme.

Gjithsesi vendet e Gjirit persik midis tyre Katari kërkojnë të fitojnë prestigj dhe kredibilitet politik nëpërmjet sportit dhe me influencën e tyre të fortë financiare kanë blerë ekipe private si Paris Germain në Francë si dhe lojtarë të njohur futbolli në botë. Por për tani në qendër të kampionatit janë vetëm lojrat. Sot ndeshja e parë Ekuador – Katar përfundoi 2-0. Ekipet tona kombëtare nuk marrin pjesë në këtë kampionat. Ndërsa në grupin 2, Shtetet e Bashkuara luajnë nesër me Wales.

Në shumë qytete ndihet atmosfera sportive dhe tifozët kanë organizuar tubime në klube për të ndjekur ndeshjet dhe mbështetur skuadrën amerikane. Në qytezën Hoboken në Nju Xhersi u shfaq një mural i punuar enkas për t’i shtuar jehonën Kampinatit të Futbollit 2022.

Franca eshte fituesja e Kampionatit Botëror 2018.

Filed Under: Sport Tagged With: Rafaela Prifti

Komiteti Paralimpik i Kosovës për herë të parë në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, në Berlin

November 18, 2022 by s p

Për herë të parë në historinë e Lëvizjes Paralimpike të Kosovës, përfaqësuesit e Komitetit Paralimpik të Kosovës po marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme, të jashtzakonshme, të Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, që po mbahet në Berlin të Gjermanisë nga 16-18 Nëntor 2022. Në këtë takim të nivelit të lartë parasportiv, Republika e Kosovës, përfaqësohet nga Presidentja e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Znj. Njomza Emini dhe Zv. Presidenti z.Daut Tishuki. Asambleja gjenerale e jashtzakonshme e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, ndër të tjera, do të shqyrtojë: Statusin e Komiteteve Paralimpike të Rusisë dhe Bjellorusisë; draftin e Planit Strategjik të Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar 2023-2026 si dhe prezantimin e ndryshimeve në Bordin Drejtues të këtij Komiteti.

Të enjten dhe të premten (17 dhe 18 nëntor), Presidenti i IPC-së Andrew Parsons, KSHE Mike Peters dhe Shefja për Anëtarësim dhe Ndikim Kristina Molloy, para të pranishmëve, do të paraqesin raportin e përditësuar rreth përparimit të arritur për këtë vit. Pas shumë angazhimeve dhe fazës së riorganizimit të Lëvizjes Paralimpike të Kosovës, Bordi Ekzekutiv i IPC këtë vit, pranojë në rradhët e tij Komitetin Paralimpik të Kosovës me status të përkohshëm, qe nënkupton se gëzojmë të gjitha të drejtat sikurse Komitetet tjera Paralimpike kombëtare përveç të drejtës në votim. Vitin e ardhshëm, me të drejtë presim të bëhemi anëtar me të drejta të plota që nënkupton edhe pjesëmarrjen e parasportistëve të Kosovës në Lojërat Paralimpike Parisi 2024, me çka do të realizohet ëndrra sublime e sportistëve me aftësi të kufizuara.

Presidentja Emini dhe Zv. Presidenti Tishuki, do të shfrytëzojnë prezencën e tyre në këtë Asamble për takime me krerët më të lartë të Lëvizjes Parallimpike ndërkombëtare por edhe për takime me komitetet homologe për të promovuar edhe më tepër Lëvizjen Paralimpike të Kosovës dhe që të krijojnë ura bashkëpunimi me Komitete tjera Paralimpike në funksion të avancimit të përgjithshëm dhe të gjithanshëm të Komitetit Paralimpik të Kosovës dhe bashkimin e tij në familjen Paralimpike Ndërkombëtare për të maksimalizuar benefitet nga të qenurit anëtar i barabartë i IPC.

Filed Under: Sport

The Albanian Wolf: “Është e ndaluar të humbasësh”

November 10, 2022 by s p

Nga Albano Kolonjari/

Vajza nga Korça, kërkon majat e 𝗠𝘂𝗮𝘆 𝗧𝗵𝗮𝗶, por ndihet e harruar nga KOKSH, ndërkohë që në çdo ndeshje zbret në tapet me flamurin kuqezi.

Ndërsa po hidhja disa foto në faqen time në TikTok më tërhoqi vëmendjen në profilin e Instagramit petrosyanmania titulli i një videoklipi: Është e ndaluar të humbasësh!”. “Një ndeshje of 𝗠𝘂𝗮𝘆 𝗧𝗵𝗮𝗶 all at 𝗳𝗲𝗺𝗺𝗶𝗻𝗶𝗹𝗲: @kiptiujoana (@blackeaglegym) vs 𝗟𝘂𝗶𝘀𝗮 𝗕𝗼𝘁𝘁𝗮 (@kombat_team) Saturday 𝟱 𝗻𝗼𝘃𝗲𝗺𝗯𝗿𝗲 𝟮𝟬𝟮𝟮 in Milan @ MGM ISLAND. Titulli i një prej skuadrave (@blackeaglegym) dhe disa komentet “go Albanian Wolf”, më rritën kurreshtjen. Kush është “Albanian Wolf”, kush është kiptiujoana? Të nesërmen një tjetër video këtë rradhë dora e një vjaze ngrihej lart duke sinjalizuar triumfin dhe sëbashku me të edhe flamuri shqiptar. Quhet Joana Kiptiu. E lindur në Greqi, vajza me origjinë nga Korca, nuk e vuri asnjeherë në dyshim se cilin shtet do të përfaqësonte në sportin e Muay Thai-t.

Cfarë është Muay Thai ?

Muay Thai është një art marcial tajlandez që lidhet me gjuajtjet me grushta dhe shkelma dhe praktikohet tashmë në shumë vende të botës duke përfshirë edhe Shqipërinë. Në kundërshtim me atë që mund të mendohet se ky sport është vetëm për burrat, nuk është e vërtetë, sepse edhe gratë luftojnë “dhëmbë për dhëmb” dhe sporti po masivizohet me shpejtesi.

“Joana sportin e Muay Thai në moshën 13 vjece”, thotë mamaja e saj Angjela Kiptiu per gazetën Dielli. “Më shumë për vetë mbrojtje. Por asaj i pëlqenin shumë edhe filmat me artet marciale”.

Në muajin dhjetor Joana mbush 20 vjec. “Pavarësisht se lindi në Greqi dhe jetës aktuale në Itali, Joana gjithmonë është krenare për origjinën e saj dhe është shumë patriote”, shprehet Angjela Kiptiu.

Ne shtator sportistja jonë Elite Joana Kiptiu e drejtuat nga mjeshtrit Ermirian Bici, mposht numrin 1 në Zvicër Aline Seiberth.

Me 15 tetor Joana Kiptiu fiton titullin e Europes WMO, përballë Sonia Dihn në një dyluftim që u zhvillua në Itali:”falenderoj tranjerët per punën e palodhshme që bëjnë ,falenderoj menaxherin Zakkaria Zakka Zourki dhe falenderoj të gjithë njerzit që na mbështesin, faleminderit zotit dhe jam krenare që jam shqiptare “, shprehet Joana. Por ajo që mungon në këtë përkrahje

është KOKSH. Në Itali Joana njihet nga komuniteti shqiptar si Ulkonja e Moravës”, kjo për shkak të origjinës së saj. Joana Kiptiu stërvitet në Itali në palestrwn Black Eagle Gym me trajnerët Ermirian Bici dhe Ervis Bici. Ky i fundit është Kampion Europe në Muay Thai. Por mbi supet e saj Joana mban edhe titullin Kampin Bote te fituar me 17 korrik 2022, dhe Kampione e Italise dhe në të gjitha dyluftimet zbret në tapet me flamurin kuqezi. “Unë stërvitem 2-3 orë në ditë. Unë punoj fuqishem, Besoj tek forcat e mija për të realizuar ëndrate mija të cilat janë të shkoj në championship në Tailand ku është edhe origjina e këtij sporti”.

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari

Gentiana Beqa shpallet Kampione Bote në Fitness

October 21, 2022 by s p

Beqa:”Nuk ka emocion të përshkruhet kur valvitet në arenën botërore Flamuri yne Kombëtar”. Sportistja shqiptare, Gentiana Beqa u shpall Kampione Bote kategoria “Wellnes” në Kampionatit Botëror të Fitnessit, Kore e Jugut. Lajmin e bëri të ditur KOKSH. Sipas këtij lajmi, në ceremoninë e medaljeve ishte i pranishëm edhe presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar z. Fidel Ylli, i cili pati nderin t’i jepte kupën kampiones së Botës, sportistes shqiptare, Gentiana Beqa . Sipas KOKSH: “Beqa do të garojë dhe në kategorinë “Wellness Fitness” -168 cm dhe kategorinë “Over All” për t’u shpallur kampione absolute”. Ndërkohë vetë Gentiana Beqa shkroi në faqen e saj në Instragram se ” Nuk ka emocion të përshkruhet kur valvitet në arenën botërore Flamuri yne Kombëtar. Kur ekzekutohet Himni në një tjetër skaj të Globit, ku bën çdo njeri të ndihet krenar që është Shqiptar. Falenderoj Zotin që më dha Drite te shkëlqej në Kampionatin Botëror të Fitnessit. Falenderoj familjen time per besimin. Falenderoj z.Rando Kukeli që me mundësoi të mbaj Flamurin Kombëtar. Falenderoj z.Marin Meksi që Luftoi çdo çast për të mbrojtur këtë Flamur. Falenderoj z.Fidel Ylli që më mbështeti në skenen e Lindjes së Larget së bashku me z.Ismet Krasniqi dhe z.Besim Aliti. Falenderoj Qeverine e Republikës së Shqipërise, Komitetin Olimpik dhe Federaten Shqiptare te Bodybuilding dhe Fitness. Falenderim për gjithë Shqiptarët e Shqiptarinë!”.

Përgatiti: Albano Kolonjari

Filed Under: Sport

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • …
  • 117
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • THE AUCKLAND STAR (1930) / RRËFIMI I ARTISTIT HUNGAREZ, MIHÁLY MÉSZÁROS : “JETA E PËRDITSHME E AHMET ZOGUT, MONARKUT PROGRESIV TË SHQIPËRISË…”
  • Lufta ndaj fesë përgjatë diktaturës në Shqipëri e mishëruar në sulmet ndaj Biblës, Kuranit, Ikonave dhe bazës spirituale fetare
  • Lionel Jospin, një nga politikanët e rrallë të virtutit dhe të moralit
  • SOT NË DITËN E TEATRIT
  • Andon Zako Çajupi, in memoriam…
  • Kosova edhe 1 finale larg Botërorit, Shqipëria pa fat në Poloni
  • “LISSITAN/LIS/LISSUS, Qyteti i 12 portave” dhe fortifikimet e tij të admirueshme…
  • ME Dr ELEZ BIBERAJN NË TIRANË NË ÇASTIN KUR U THYE VET-IZOLIMI KOMUNIST, MARS, 1991
  • Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP
  • “Saint Paul in Dyrrach”
  • NJË DORËSHKRIM I PANJOHUR I ESAD MEKULIT PËR ROMANIN E REXHEP QOSJES “VDEKJA MË VJEN PREJ SYVE TË TILLË”
  • Diogjeni, filozofi që sfidoi botën me dije dhe virtyt, duke e këshilluar njeriun të hiqte dorë nga jeta prej skllavi
  • DEDË GJO LULI NË SHËRBIM TË ATDHEUT
  • “America Inspires Freedom – The Kosovo Story”
  • Kur Gjykata rrëzon Kushtetutën, dhe vendimi që godet vetë shtetin

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT