• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KUR SPORTI I BOKSIT U SHPALL I NDALUAR

March 14, 2017 by dgreca

Në vjeshtën e vitit 1963 ,sporti i boksit u ndalua, një vjeshtë e hidhur e rëndë me shenjat paralajmëruese që i dha koha./1-Gezim-Llojdia-240x300Nga Gëzim Llojdia/

 1.Ai  quhej Njazi Hamzaraj Gjyqtari i boksit, dhe tashmë nuk është më prezent në këtë botën tonë.Gjyqtari i boksit në banesën e vetë ka të shpalosura medaljet dhe titujt e fituar si gjyqtar në sportin e boksit amator dhe profesionist. Ja disa:-në kampionatin Europian në 22 korrik në Perm,afër Uraleve.

-Në tetor 2005 në Shkup merr kupën”Zllatni gong” për gjyqtar,ose brezi i artë.

-Gjyqtar i Evropës për sportin e boksit amator.

-Medalje në Greqi në kupën “Aleksordin2003,medalje në kupën Akropolis. Thesaloniki 2004 si dhe medalje në Beograd me 37 shtete.

-Mirënjohja e Kosovës,medalje në shtetin rumun si gjyqtar në ring ,gjerdani i artë 2002.

2.Disa vite më parë zhvillova me gjyqtarin e boksit këtë bisedë:Zbret natyrshëm në thënien e tij Njaziu,për sportin e boksit. Në 7-8 dhjetor 2002 në San Nicola,pranë Napolit ,Presidenti i kampionatit italian të këtij sporti mori 3 gjyqtar të huaj për gjykim mes tyre ishte një polak dhe 1 austriak,thirrja e këtyre gjyqatrëve të huaj ishte për të mos ju dorëzuar kthetrave të jashtë objektivitetit. Njaziu mbrinte në Napoli një ditë të zymtë dimri të ftohtë në qytetin e Vezuvit,por më pas dy vite më vonë, në kupën Herkules në Traklo një eveniment evropian ku marrin pjesë 20 shtete,ishte në të dy pozicionime,gjyqtar ringu dhe gjyqtar që jep pikët.

Njaziu me Kreshnik Qaton në një kampionat në pjesën e ngrysur të Ballkanit.Por zanafillën me sportin e boksit e ka në vitet ’61 me P.Dautin,R.Cunin në dyert e llonxhës atyre u vinte nga pas një djalosh.Për këtë sport,që më tepër e luanin ata që ishin të varfër. Qyteti detar kishte një ekip boksi dhe ishte furnizues i rregullt i Partizanit.B.Zoga 2 herë kampion,L.Krutaj 2 herë kampion me Partizanin. T.Truja,I.Rama emblema e boksit vlonjat dhe P.Dauti, A.Kasemi .Y.Arapi, B.Bute.

Si hyri në sportin e boksit?Gati thjeshtë: Do të vish në boks,i thanë  profesor Burhani dhe P.Pina, ke disa cilësi në përpunimin teknik. Kam bërë 8-12 ndeshje kur kundërshtarët e mi ishin 2-4 herë më të mëdhenj. Si shenjë treguese për sportin e boksit ishin duart e gjata që kishte  duke i mbajtur në një farë mënyre larg kundërshtarët.

Toli Truja një trajner kampion në këtë sport i arsimuar me një kulturë qytetare kërkonte

a-statizmin,

b-paraqitjen,

c- veshjen.

Foton e Muhamed Aliut e ruante  ende si atë ditë kur e pikasi me dorën, që grushtonte rëndëshëm. Në radion e R.Mustafajt kishte  dëgjuar atë ditë Olimpiadën e Romës.

Ku përvec  M.Aliut ishte Nino Benvenuti.

Kur L.Kruta ishte shef fizkulture u arit të ngrihej një palestër e kohës tek shkolla mjekësore,sot është abadionuar.Bilanci:8 ndeshje me të rinjtë,në Durrës 6 ndeshje 5 fitore,1 e humbje.Në vjeshtën e vitit 1963 ,sporti i boksit u ndalua, një vjeshtë e hidhur e rëndë me shenjat paralajmëruese që i dha koha. Atë vjeshtë gjethet binin në rrugë dhe në trurin e tyre e fiksua ngrirja, që ndoshta u shfaq si e përkohshme,por zgjati vite të tëra.

3.Në ’91 në Vlorë u formua shoqata e boksit në pallatin e sportit. U mblodhën ditën  e rikthimit si dikur Idai Rama,Ramadan Cuni,Toli Truja,Pajtim Dauti,Muharrem Veshi,Sadedin Gjoka. Kampionati i parë nisi në dimërin e vitit’92 në Tiranë.Njaziu ka gjykuar ndeshjen  e parë në Shkodër midis Besnik Gjetjes me nënkampion europe,malazez. Ishte me emocione,shqiptari ishte sallakës,i shkurtër,malazezi i gjatë ndërkohë që punonte si shef stërvitje në ushtrinë e Malit të Zi.

Ndeshja ishte e pastër,dhe gjykimi erdhi duke u lehtësuar. Gjetja shqiptari fitoi 58-60. Në Permë të Rusisë afër Uraleve në një pallat sporti me 3 ringje njëhershëm u mbajt kampionati 34 europian i boksit. Ai ruante ende këmishën e bardhë të ringut. 54 shtete pjesëmarrëse.

3000 rusë bërtisnin:”Rasia.Rasia” me megafon. Një hungarez u nxeh dhe kërkoi pezullimin duke thënë se rusët s’kanë të drejtë të bëjnë këtë reklamë. Gjykoi disa ndeshje. Kur priste sekondi-sekondën në ring ishin ngjitur  izraeliti Teofik dhe një bjellorus. Të dy boksierët kishin këto parametra.I shin mbi 2 m të gjatë .Ishin mbi 120 kg. U quajt ndeshja e gjigantëve, që po e gjykonte një xhuxh,Hamzaraj.Duke qenë në punë 3 ringjet,vëmendja ishte përqendruar tek ringu jonë. Në raundin e dytë bjellorusi bënë faull e goditi nën brez,unë i dhashë faull pa paralajmërim.Ringu gumëzhiu dhe më vonë e mësoi  se bjellorusi ishte vëllai i Presidentit të Permës,ku u zhvillua europiani i boksit.Në dimrin e vitit 2002 Presidenti italian i boksit Franko Fracineli dhe zv presidenti Giuzepe Minutoli  e caktuan për të gjykuar në Caseuita. Në ring kishte përball 2 bokësierët ,1 maqedonas dhe 1 grek, që kishin problemet e tyre në atë kohë për emërtimin e Maqedonisë.

Të dy bokësierët respektuan shtetin e tyre duke mos i dhënë dorën njeri-tjetrit.Ndonëse fliste  anglisht ,gjyqtari shqiptar i foli grekut në greqisht:”Dhosto to peri!jepi dorën dhe maqedonasit, maqedonisht :” Zemaj tvot ruka!”ata e panë në sy,hezituan ,por i dhanë dorën njeri-tjetrit. Në Itali,boksonte Roberto Kamarele, një boksier me 91 kg.Në dy rastet ky goditi për ta çarë kundërshtarin me qëllim për ta dëmtuar.I thirri:”Attenti riski fauli”,mirëpo trajneri i tyre ,që deri atëherë kishte qëndruar i kthjelltë protestoi,por ai  i tha në kohë:”Perfavora,cioza la boks.

Nga boksierët shqiptarë ai sëbashku  me Kreshnik Qaton në vitin ’96 me të rinjtë e Teutës në Beograd në Pançevo,ku Kreshniku regjistroi dorezën e artë.

Federata e boksit shqiptar  ku kishte  qenë anëtar kryesie kishte  formuar  lidhje me federatën kosovare të boksit. Sekretari i kësaj federate Mehmet Bukujeci ka qenë kampion i Jugosllavisë dhe  kishte  ardhur në qytetin tonë si ekip kombëtar i këtij sporti dhe janë nderuar nga skuadra e këtij qyteti dhe bashkia u ka dhënë shenjën e mirënjohjes.”Memoriali i Vllaznisë”, që ka filluar në shkurt të viti ‘92 organizuar nga sportklubi “Vllaznia” e Shkodrës ishtë një shenjë mirënjohje in-memorial për boksierët, që nuk jetojnë më si Dervish Efovia,Ndoc Gjoni, vrarë në burg, Kolec Ashiku,Nazmi Halili,Fadil Efovia,Lem Kosovari.Çdo vit atje mërijnë me familjet e tyre dhe zhvillohet  një kampionat boksi. Madje ishte zhvilluar me 12 ekipe të huaja të boksit pjesmarëse dhe është planifikuar nga federata e boksit europian në kalendarin e saj vjetor në 2005 .Cdo shkurt- mars dhe për të 14 herë në qytetin verior lexohet “Memoriali Vllaznia i boksit”.Ka një Memorial tjetër të shpërngulur në jug të vendit. Në Ballsh është zhvilluar kupa Skënder Kalenja,sekretar i federatës së boksit ish i persekutuar vrarë në vitin ’98.N.q.s politikanët zbatojnë rregullat e boksit ,bota s’do të kishte luftë. Skënderi do të ruhet në mëndje sepse ka sjellur në Shqipëri,specialistë më të mirë të boksit si gjermanin Hans Petter Tomas, Detorin,Franko Fracinelin,Xhorxhi Luciano.Kur u hoq boksi ose më mirë u kurthua nga forca e shtetit në vitin ’63 u nxuar një shkak revolucioni kulturor kinez dhe u quajt sport borgjez,u ndalua në Kinë dhe gjithashtu edhe në vendin tonë,ishin 10 sportistë në gjimnastikë  të qytetit tonë  kur 8 prej tyre përfunduam universitetin.

Ndalese e madhe e boksit ose shurdhëria e plotë e tij përvijoi nëpër vite të gjata.Por njeriu i hekurt Ahmet Golemi,autor i libri: “Fundi i dorezave të zeza”u dënua me 8 vjet burgim. Golemi kishte shkuar në Durrës për të parë një ndeshje boksi midis të mëdhenjve të këtij sporti, Kleit dhe Aliut,kur për ironi të fatit,M.Aliu boksieri i madh kishte shkuar si misionar në Rusi dhe Kinë për paqen e Vietnamit.

6 herë kampioni i vendit, Golemi i vitlindjes ‘34,pësoi këtë fat.

Shumë sportistë të kësaj fushe kaluan në sporte të për afërt.

Hamdi Uka,15 vjeç ishte,kur rrëzoi kamponin e botës një korean.

Ekipi shqiptar i boksit ka qenë në maja të larta përpara rrëzimit me dekretin e rëndë shtetëror.Në kampionatet në Rusi dhe R.D.Gjermani në Laipcig shkëlqyen boksierët shqiptar si Teodor Janku, Idai Rama, Fag Alushi,Martin Ceka, Hysen Sharra.Periudha post-mortum  boksi regjistroi dhimbje për disa sportistë të mirëfilltë të këtij sporti burrëror.Bujar Orizaj e hoqën si arsimtar e dërguan mekanik në kombinat,Ali Shënpremten nga mësues në punëtor gurore me vare.Dhori Gërnjotin 18 vjeç e kurthuan në burg. 27 vjet burgim bëri Gërnjoti,tentoi edhe arratisjen ku i vranë shokun. Nga kjo familje ka një pemë të gdhendur mirë me sportin e boksit. I ati i Dhorit,Refael Dishnica ishte kampion i Amerikës së Jugut,e çuditshme por një shqiptar kampion në vendet e Amerikës latine. Vajza e Dhorit është kampione boksi në Greqi. Gërnjotat u hoqën  nga Tirana u dërguan në Korçë.Në postëkohë e 90 ,Xehvat Muhedini vuri në teori dhe praktikë leksionet e kësaj disipline,u shfaqën librat  e parë të boksit shqiptar. Agron Haxhihyseni ka qenë sekretar i federatës së boksit ka botuar librin si mund të bëhesh kampion. Vetë Hamzaraj përktheu  librat Primo Carnera dhe 10 boksierët e shekullit.

 

Filed Under: Sport Tagged With: Gezim Llojdia, i ndaluar, KUR SPORTI I BOKSIT, U SHPALL

SMAJLAJ, Një Kampion Europe në Beograd

March 6, 2017 by dgreca

Izmir Smajlaj shpallet kampion Europe në Lojërat e Beogradit/

1 izmir-Smajlaj

Atleti shqiptar Izmir Smajli ka triumfuar në Beograd duke u shpallur kampion Europe.  Ai u rendit i pari në disiplinën kërcim së gjati. Smajli me distancën e arritur, 8.08 metra, theu edhe rekordin kombëtar. Smajlaj në hedhjen e parë kërceu 7,81 metra, megjithatë e rregulloi gjithçka me hedhjen e dytë, ku realizoi gjatësinë 8,08 metra, një rekord …

Media Serbe është përpjekjur që të minimizojë rezultatin e kampionit shqiptar duke u marrë me simbolin e Shqiponjës, që kampioni bëri pas rekordit.Kryeministri Rama ka vlerësuar maksimalisht atletin shqiptar Izmir Smajlaj, që ditën e djeshme ngriti në këmbë zemrat e shqiptarëve duke u shpallur kampion Europe në stadiumin e Beogradit. Përmes një postimi në Facebook, Rama falënderon sportistin shqiptar, teksa thekson se i gjithë stadiumi i Beogradit është ngritur në këmbë nën tingujt e himnit tonë kombëtar. “Faaaan …

***

Izmir Smajlaj crowned European champion in Belgrade

The Albanian athlete Izmir Smajli has been crowned European champion in Belgrade. He came first in the discipline of long jump. Smajli set a new national record by jumping 8.08 meters. The first jump was 7,81 meters, however he made up for it with the 8,08 meter jump, breaking the record set a few days ago. …Prime Minister Edi Rama has highly praised the Albanian athlete Izmir Smajlaj, who was declared European champion in Belgrade stadium lifting the spirits of Albanians. In a posting on his Facebook account, Rama thanks the Albanian athlete, adding that entire Belgrade stadium cheered up while our national anthem was played. “Faaaan –

Filed Under: Sport Tagged With: Beograd, Izmir Smajlaj, kampioni i Europes

Alpinistët Kosovarë drejt majës së Everestit

February 7, 2017 by dgreca

-Presidenti Thaçi ua dorëzon alpinistëve flamurin e Kosovës për ta ngritur në majën e Everestit/01

PRISHTINË, 7 Shkurt 2017-Gazeta DIELLI/  Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur një grup të alpinistëve kosovarë, të cilët në muajt e ardhshëm do të ngjitën në majën e Everestit.

02

Presidenti Thaçi ka theksuar se përmes sukseseve në shumë disiplina sportive, kosovarët janë duke forcuar identitetin shtetëror dhe duke e promovuar Kosovën në botë.“Jam i vetëdijshëm për rreziqet që paraqet kjo ekspeditë dhe do t’iu mbështesim në çdo hap”, ka shtuar presidenti Thaçi.Nga ana tjetër, udhëheqësi i grupit të alpinistëve, Nazmi Hasanramaj, ka thënë se kjo ekspeditë i kushtohet shtetit të Kosovës dhe për porosi ka paqen dhe promovimin e shtetësisë.“Qëllimi final është ngritja e flamurit të Kosovës në Everest, që sot na dhuruat”, ka shtuar ai.Grupi i përbërë nga Nazmi Hasanramnaj, Qëndrim Sopi, Arineta Mula dhe Haki Hasanramaj janë duke i vazhduar përgatitjet për ngjitjen e vargmaleve më të larta në botë, të cilat janë mbi 8800 metra të larta.“Tash e tri vjet jemi duke u përgatitur. Përgatitjet psikofizike jemi duke i vazhduar intensivisht, ndërsa profesionalisht dhe shpirtërisht jemi përgatitur për të gjitha sfidat, rreziqet dhe sakrificat e mundshme që mund të na presin atje”, ka thënë Hasanramaj.Presidenti Thaçi e ka vlerësuar lart guximin e alpinistëve për këtë iniciativë dhe rrugëtim përplot sakrificë.“Pushtimi i majave të Everestit dhe ngritja e flamurit të Kosovës nga ju, do të jetë një lajm i jashtëzakonshëm për republikën tonë”, është shprehur presidenti Thaçi./b.j/

Filed Under: Sport Tagged With: Alpinistët Kosovarë, Behlul Jashari, drejt majës së Everestit

ROGER FEDERER, FITUES I KUPES AUSTRALIA OPEN

January 30, 2017 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI,  Melbourne, 30 Janar 2017./

632995730-2017-australian-open-day-14-850x560

Roger Federer, ngre trofeun. MELBOURNE, 29 JANAR 2017/

 Australia asht i vetmi vend i Botës që mbyllë vitin tue festue Krishtlindjet dhe fillon vitin e ri me zhvillimin e kampionateve të Tenisit, nder qytetet e ndryshme të kontinentit. Mbyllja e finales së madhe bahet në fushen e mbushun me njerëz të të gjitha moshave në Stadiumin qendror të qytetit bukur historik Melbourne. Aty zhvillohen lojnat ma të bukra të tenisit nga mesi i Janarit e deri në fund të muejt, nga yjet e të gjithë Botës… Zhvillimi i këtij kampjonati dhe organizimi i tij ban per vete të gjithë shikuesit. Dje, me datën 29 Janar 2017, në stadiumin qendror këtu në Melbourne, u zhvillue edhe Finalja Historike në mes të dy tenistëve ma të njohun dhe nder ma të adhurueshmit e Globit, zvicerrjanit 35 vjeçar Roger Federer dhe spanjolit 30 vjeçar Rafael Nadal.

Kjo ishte finalia e Australian Open në Melbourne per vitin 2017, ose e Turneut të Hapun të Australisë, që filloi edhe rreshtimin e lojtarëve legjendarë ma të mirë të Botës nga data 16 Janar e deri me 29 Janar 2017. Loja finale dje zgjati plot 3 orë e 38 minuta dhe u mbyll me rezultatin 6-4, 3-6, 6-1, 3-6, dhe set ii pestë 6-3 per Rogjer Federer. Roger Federer u kthye triumfator edhe njëherë tek Kupa Grand Slam, mbas 5 vjetësh nga suksesi i vitit 2012 në Wimbledon të Londres. Ky sukses asht i pesti per Federer në Melbourne, ku adhuruesit e Tij bashkë me mue, e pritshin prej kohesh fitoren…Roger Federer dje fitoi Kupen e Madhe të 18-të, dhe rreshtohet i dyti në Botë mbas një tjeter ylli të quejtun Ken Rosewall. Nuk duhet harrue se ramja e Federer në vendin 17 ishte nga një shkëputje e një goditjes së gjunit gjashtë muej perpara.

Po ashtu, edhe Serena Williams, amerikane dhe fituese e 21 titujve Grand Slam, rreshtue mbas gjermanes Steffi Graff, fitoi Kupen e Madhe të Australisë. Fitoria e Meteorit Zvicerrjan Rogjer Federer të Grand Slam (pra, të Titullit të Madh nder 1000 lojtarët e mirë të Botës), mbas viteve 2004, 2006, 2007, 2010, sivjet në 2017, asht një Fitore jo vetem legjendare, po edhe e meritueme nga një Tenist i Madh që me sjelljen e Tij dhe qendrimin model asht vlersue dy herë “Sportisti i dalluem i vitit”.

Nga zemra i Uroj edhe Tituj tjerë Rogjer Federer, për knaqsinë që na jep me lojen e Tij.Jetë të gjatë me shëndet dhe lumtuni familjare nga Autori.

            Melbourne, 30 Janar 2017.

Filed Under: Sport Tagged With: AUSTRALIA OPEN, FITUES I KUPES, Fritz radovani, ROGER FEDERER

Hyka realizoi ëndrrën amerikane

January 25, 2017 by dgreca

Futbollisti shqiptar Hyka realizoi ëndrrën amerikane me klubin e San Jose/

1 Hyka ben realitet endren USA

Jahmir Hyka ka vendosur të vazhdojë karrierën në SHBA, tek skuadra e San Jose Earthquakes.  Ditët e fundit ai ka nënshkruar një kontratë 3-vjecare me këtë ekip. Vlera e transferimit të tij nga Luzerna në San Jose është rreth 125.000$, ndërsa vetë Hyka do përfitojë një pagë prej 500 mijë $ në sezon, plus bonuset, shtëpi, makinë dhe shumë përfitime të tjera dytësore që vijnë nga nënshkrimi i kësaj kontrate. Hyka pritet të ketë një pozicion prej protagonisti në skuadër dhe nga klubi i tij shihet si përforcimi kryesor në këtë merkato. Me këtë blerje nga San Jose, Hyka është një ndër më të paguarit e këtij klubi. Në ekipin e ri, Hyka pritet të mbajë fanellën me numurin 10. Për tu bërë pjesë e ëndrrës amerikane, ai refuzoi oferta konkrete prej Alanispor, Bursaspor e Koniaspor nga kampionati turk, ekipit të Ferenvarosh në Hungari dhe një ofertë prej 700 000$ në sezon nga skuadra e kampionatit kinez Henan Jianye. Në këtë mënyrë, Hyka tejkaloi të tjerët, në sajë të ëndrrës amerikane, të cilën e kishte parësore. {SH.K}.

Filed Under: Sport Tagged With: ëndrrën amerikane, Hyka realizoi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 50
  • 51
  • 52
  • 53
  • 54
  • …
  • 117
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KELETI UJSÁG (1931) / “NJË MUAJ PRANË MBRETIT ZOG, THEMELUESIT TË SHQIPËRISË MODERNE…” — INTERVISTA ME MÁRTON HOSSZÚ, PIKTORIN NGA KOLOZSVÁR-I
  • Si “Albanian Mafia” zëvendësoi Cosa Nostra-n dhe po rrezikon Shqipërinë
  • Për vendlindjen, komunitetin e kombin…
  • Kur liria e njërit, bëhet burgu i tjetrit 
  • Eleganca në mërgim – gruaja me mantelin e Shqipërisë
  • Çfarë na ka mbetur nga trashëgimia e Ismail Qemal Vlorës?
  • Përkujtojmë në ditën e lindjes poetin, shkrimtarin dhe dramaturgun e shquar Viktor Eftimiu
  • 𝐖𝐢𝐧𝐬𝐭𝐨𝐧 𝐂𝐡𝐮𝐫𝐜𝐡𝐢𝐥𝐥 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐞𝐭𝐚𝐧𝐭𝐚 𝐋𝐢𝐧𝐝𝐣𝐞-𝐏𝐞𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐢𝐦
  • DËSHMI LETRARE E NJË KOHE TRAGJIKOMIKE  
  • SHBA dhe arkitektura e re e paqes globale: Diplomacia strategjike dhe ndërtimi i rendit të ri ndërkombëtar në epokën e demokracive të avancuara
  • Isa Boletini, Rënia si Akt Themelues i Ndërgjegjes Kombëtare dhe Alarm i Përhershëm i Historisë Shqiptare
  • Kongresi i Lushnjës dhe periudha përgatitore për Luftën e Vlorës 1920
  • GJON MILI DHE EKSPOZITA MЁ E MADHE FOTOGRAFIKE BOTЁRORE E TЁ GJITHA KOHRAVE
  • Rezoluta-6411,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe  zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare
  • IBRAHIM RUGOVA: BURRËSHTETASI QË E SFIDOI DHUNËN ME QYTETËRIM 

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT