Bashkia Përmet në sallën e konferencave të QKMF “Odhise Paskali”, organizoi ceremonine e dhënies së titullit “Qytetare Nderi e Përmetit” kampiones dhe rekordmenes së kërcimit së larti, “Mjeshtres së Merituar të Sportit”, “Mjeshtre e Madhe” Master Dr.Klodeta Gjini.
Fjalën përshendetëse e mbajti Drejtori i Qëndrës Kulturore dhe Sportit në Bashki Ledian Komino, i cili duke përshëndetur të pranishmit theksoi se jemi mbledhur sot këtu në këtë ceremoni festive për të nderuar me titullin e larte: “Qytetare Nderi e Përmetit”, sportisten e shquar të rezultateve dhe rekordeve kombëtare e arritjeve në arenën ndërkombëtare në kërcimin së larti zonjës së nderuar Klodeta Gjini. Më lejoni që në emrin tuaj ta përshëndes për ardhjen e saj në qytetin e Përmetit, i cili ka ndjekur rezultatet e saj, përshëndes të ftuarit e pjesëmarrësit në këtë festë; “Presidentin e Nderit” të FSHA Prof. Sokol Morina, rektorin e U.S Tiranë Prof. Agron Cuke, “Mjeshtren e Merituar të Sportit” Marjeta Projarin, shokë dhe shoqe, miqtë dhe familjaret e atletes. Nderojnë me pjesëmarjen e tyre në këtë ceremoni zyrtare Kryetari i Bahkisë Përmet z. Niko Shupuli, Kryetarja e Këshillit Bashkiak znj Mira Habili, Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Përmet z. Llazar Thanasi, N/Kryetare e Bashkisë znj. Etleva Kreci, N/Kryetar i Këshillit Bashkiak z. Ligor Thanasi, sekretari i Këshillit Bashkiak z. Veli Mehmeti, administrate e bashkisë, sportistë dhe qytetar, dhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme.
Fjalën përshëndetëse e mbajti kryetarja e Këshillit Bashkiak znj Mira Habili e cila përshëndeti në emër të Këshillit Bashkiak dhe uroi mirëseardhjen e saj në qytetin tonë, mjeshtria,kampionia shqiptare, e rekordeve të pathyera ende nga ndonjë tjeter e cila ka përfaqësuar Shqipërinë nëpër veprimtari kombëtare duke fituar medalie, vajza që ka përfaqësuar ngjyrat e flamurit tonë kombëtar në kampionatin e parë botëror të atletikës në vitin 1983 në Finlandë. Shqiptaria me emër, krenaria jonë.
Janë të gjitha këto arsye motivet që na bën ne të mernim vendim një zëri për ti dhënë plot nderim dhe respekt në emër të komunitetit përmetar titullin “Qytetare Nderi e Përmetit” duke radhitur Klodeta Gjinin në radhën e figurave me emër në plejadën e krenarisë kombëtare ndër vite.
Dukë vlerësuar Klodeta Gjinin ne nderuam veten sepse ajo ka ngritur dhe lartësuar jo vetem veten e saj por dhe ne, prandaj e falenderojmë.
“Mjeshtri i Sportit” Et’hem Bejo kumtoi për veprimtarinë e shquar sportive të rekordmenes Klodeta Gjini duke u ndalur krahas arritjeve në lloje të ndryshme të sportit si basketbolli, gjimnastika, pingpongu, futbolli ku kanë dalë mjeshtra sporti dhe individë të veçantë që kanë nderuar Përmetin dhe Shqipërinë në arenën ndërkombëtare si: Gazmend Çaçi, Ilir Lame, Klodian Durro, Aleksandra Ndreu, Dhoksi Ballabani, Drita Sulka, Igena Qypi ku mbi të gjitha spikat rekordmenia e kërcimit së larti, atletia që arriti rezultatin 1.92m Klodeta Gjini.
Në fjalën e tij z. Sokol Morina tha: “ Ju i thatë të gjitha, unë do flas për Përmetin i cili dallon nga rrethet e tjera, shumë vlera dhe i ka dhënë në çdo fushë vendit, do veçoja basketbollin i cili i ka dhënë emër, ka përfaqësuar kombëtaren, u ndal tek krontributi i shquar i Klodeta Gjinit në atletikë që arriti majat. Falenderon Këshillin Bashkiak për vlerësimin dhe nderimin e merituar që i bën asaj dhe shumë sportistëve të tjerë.”
Kryetari i Bashkisë z. Niko Shupuli duke i dorëzuar titullin tha: “ Ky titull është vlerësimi më i lartë që jep Bashkia, votuan 100 % këshilltarët me propozim të disa këshilltarve si Josif Lipe, Dritan Hoxha etj të cilët u sensibilizuan nga shkrimet që kanë nxjerë Shoqata A.K Përmeti në gazetën e saj për këtë sportiste dhe lexon titullin: Vendim Nr 73 dt.23.12.2016 i Këshillit Bashkiak Përmet “Qytetare Nderi e Përmetit” me motivacionin : “ Për kontribute të shquara në sportin e atletikës, kërcim së larti, rekordmene kombëtare për mbi 25 vjet, medalie të arta kombëtare dhe ndërkombëtare, vlerësuan me titullin “Mjeshtre e Madhe” nga Presidenti i RSH”, dhe ia dorëzon mes emocionesh shoqëruar me medalionin përkatës dhe tufa me lule.
Znj. Klodeta Gjini mes emocionesh duke provuar dhe rrëshqitje lotësh, ju drejtua pjesmarrësve me një përshëndetje të veçantë pregatitur me nivel shumë të lartë për këtë rast.
Znj. Marjeta Pronjari theksoi se ndihem e nderuar dhe krenaretë flas për këtë figurë shumë dimensionale, unë korçare ajo përmetare, mikja ime, e thjeshtë, modeste, modeli më i mirë. Ne kemi ardhur një grup i madh nga Tirana për t’a përshëndetur në këtë eveniment kaq emocionues. Faleminderit!
Rektori i U.S prof. Agron Cuke mes emocioneve duke përshëndetur theksoi së e ndjej vetem përmetar, u falenderojmë, Klodeta talent i madh me vlera të gjithanshme njerëzore, atë që tha dhe Marjeta, në jetën e saj shumë suksese, modelet që i përmendi vet, ne programet mësimore në Universitein e Sporteve Tiranë dhe në Bolonjë ku jeton. U falenderoj nga zemra dhe për mikpritjen përmetare.Et’hem Kaso theksoi se në këtë sallë janë dhënë shumë tituj, rasti juaj i veçantë, vlerësim i mrekullueshëm, origjina juaj nga fshati Kaludh i krahinës së Rrëzës me njerëz të mirë, puntorë dhe shumë sportdashës. Vlerësoi inteligjencën tuaj , ju meritoni shumë.
Av. Alqi Proko përshëndeti në emër të bashkfshatarve edhe si moshatar, çdo vit ajo vinte çdo muaj në fshat dhe kur vinim ne në Tiranë na respektonte si vëllezër, dera e shtëpisë së saj qëndronte hapur për të gjithë fshatarët, ky vlerësim sikur na është bërë dhe neve.
Ceremonia u mbyll mes haresë dhe gëzimit nga grupi i sazeve,u interpretuan disa pjesë ku Klodeta, soliste me këngëtaren e shquar të këngës popullore përmetare, bashkfshataren Donika Proko, krijuan një atmosferë festive së bashku me pjesëmarsit. E meritonte kjo zonjë e rëndë, “Sorkadhia e Kaludhit” dhe tepër inteligjente.
Përgatiti kronikën shoqëruar me foto Muharem Kamani