• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MINIMIZOHEN SHANSET E SHQIPERISE, PAS FITORES SE TURQISE DHE….

June 21, 2016 by dgreca

Edhe pse shqiptarëtende shpresojnë, shanset duket se janë paksuar minimalisht, për të mos thënë se nuk egzistojnë, pavarërsiht llogaritjeve matematike. Gjithësesi Kombëtarja shqiptare dhe tifozët kuqezi tashmë i kanë sytë nga ndeshjet e fundit në grupet E dhe F edhe pse shanset tona janë minimizuar në maksimum.Gjermania e Lëv nuk i shërbeu aspak përfaqësueses tonë pasi nuk arriti të shënojë 4 gola në portën kundërshtare. Përveç kësaj fitorja e Turqisë 2-0, e kualifikoi Irlandën e Veriut dhe e futi në lojë kombëtaren e Terim e cila në ndeshjet e fundit do të jetë me zemër në dorë ashtu si kuqezinjtë.

Matematika na lejon të ëndërrojmë dhe tani shpresat tona janë të varura, tek Italia dhe Belgjika ne grupin e dhe Hungaria ne grupin F.

Një nga variantet që na ndihmon neve është që Italia dhe Belgjika të fitojnë ose të barazojnë ndeshjet e fundit përkatësisht ndaj Republikës së Irlandës dhe Suedisë.

Por përveç na nevojitet edhe një rezultat tjetër. Ka shumë pak shanse të ndodhë, por ajo që e kualifikon Shqipërinë për në raundin tjetër është humbja e Portugalisë ndaj Hungarisë, çka do të thotë që Portugalia të eliminohet nga Francë 2016.

Fati na braktisi në 2 ndeshjet e para me Zvicrën dhe Francën, tani shpresojmë që në 90 minutat e fundit në 2 grupet E dhe F, fati të jetë me kuqezinjtë e De Biasit.

KROACIA MPOSHT SPANJEN, TURQIA IA DEL ME CEKINE

Kroacia ka marrë kryesimin e grupit D pas fitores 2-1 ndaj Spanjës në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e sotme.Golin e parë të ndeshjes e kanë shënuar spanjollët me Alvaro Morata, por Kroacia barazoi me një gol të Kalinic. Në minutën e 86 Kroacia arriti të kalonte në avantazh me gol të Persisc.

Me rezultatin e sotëm Kroacia merr kryesimin e grupit me 7 pikë duke e zbritur Spanjën në vend të dytë me 6 pikë.

Turqia mposht 2-0 Çekinë dhe shpreson, Shqipëria sytë nga Hungaria

Ekipi më i dobët i Europianit e kishin quajtur deri më sot, për shkak të performancave tepër të dobëta të Kroacisë dhe Spanjës, por mjaftuan 90 minutat ndaj Çekisë, që Turqia t’u jepte një goditje shpresave të kuqezinjve tanë për të ëndërruar një kualifikim në fazën me eliminim direkt të Europianit.

Burak Yilmaz, që në minutën e 10, si dhe Ozan Tufan në minutën e 65-të të pjesës së dytë, ishin autorët e golave shpresëdhënës për turqit dhe atyre që lënë Shqipërinë të shpresojë tashmë vetëm te një mrekulli i Hungarisë ndaj Portugalisë.

Të besuarit e Fatih Terim zhvilluan një ndeshje të paparashikueshme, edhe pse vinin si inferiorë përpara sfidës me Çekinë, e cila nga ana e saj kishte humbur minimalisht 1-0 me Spanjën dhe kishte barazuar në mënyrë spektakolare 2-2 ndaj Kroacisë, me ballkanasit në avantazh të dy golave.

Megjithatë, turqit ditën të ishin më “vrastarë” dhe këtë e bënë që në minutat e para, e më pas i gjithë takimi fliste për çekët, që zotëronin topin dhe krijonin raste. Sidomos në pjesën e dytë të takimit, kur tronditën edhe shtyllën, por ishte pikërisht hedhja në sulm e tyre në kërkim të një goli, ai që la hapësira mbrapa dhe me një kundërsulm turqit arritën të ndëshkonin për herë të dytë.

Tashmë kuqezinjve të De Biasit u mbetet që, përveç ndonjë “harakiri” të Italisë ndaj Irlandës, të shpresojnë vetëm te mposhtja e portugezëve të Cristiano Ronaldos me Hungarinë në përballjen e fundit të grupit F, pasi e vetmja mundësi që Shqipëria të kualifikohet është nëse dy grupet e fundit E dhe F nuk do të dërgojnë skuadrat e treta në raundin e ardhshëm.

 

 

Filed Under: Sport Tagged With: MINIMIZOHEN, pas fitores, SE TURQISE DHE..., SHANSET E SHQIPERISE

NJE MILION EURO PER KOMBETAREN SHQIPTARE

June 21, 2016 by dgreca

Vlerësim për kombëtaren, një MLN euro shpërblim dhe pasaporta diplomatike lojtarëve/

Qeveria vendosi të shpërblejë me një milion euro ekipin kombëtar për suksesin e arritur në pjesëmarrjen e parë në një kampionat europian futbolli. Vendimi i Këshillit të Ministrave vjen menjëherë pas fitores së parë dhe historike të kombëtares së Shqipërisë në ndeshjen e së dielës me Rumaninë. Goli i Armando Sadikut i dha shpresë një kualifikimi të mundshëm të Shqipërisë për në turin tjetër të 1/8-ave. Fondi prej një milion eurosh është shtuar në buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, me qëllim shpërblimin e ekipit kombëtar të futbollit. Fondi shtohet në shpenzimet korrente dhe kundërvlefta në lekë e këtij fondi do t’i akordohet në formën e transfertës Federatës Shqiptare të Futbollit për t’u përdorur për shpërblimin e futbollistëve. Ky është vendimi i firmosur nga kryeministri Rama, i cili më herët i kishte premtuar të gjithë lojtarëve të kombëtares edhe pajisjen me pasaporta diplomatike. Por kjo s’është e vetmja dhuratë që kryeministri i ka bërë kombëtares. Rastësisht kemi zbuluar sesi ka lindur ideja e shqiponjës së stilizuar në gjoksin kuqezinjve, kur janë porositur bluzat e Europianit. Presidenti Duka ruan në arkivin e “iPhone”-it të tij një skicë fillestare të kësaj shqiponje, realizuar nga Edi Rama, dhe një shkëmbim në “ëhatsapp” mes tij e kryeministrit, pasi ky i fundit e ka intriguar filimisht gjatë një bisede të lirë për organizimin e kuqezinjve për Europianin. Më pas, studioja që ka dizenjuar uniformat e ka zhvilluar idenë, duke krijuar uniformën më të bukur që kombëtarja ka pasur ndonjëherë. Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë Europian, përveç kënaqësisë shumë të madhe që u ka dhënë të gjithë shqiptarëve kudo në botë, është komentuar se ka një efekt të madh edhe në ekonominë e vendit. Të ardhurat shtesë në Prodhimin e Brendshëm Bruto llogariten në 0.5 për qind, ndërsa shumë më i madh është efekti nga publiciteti tërësisht falas për Shqipërinë në të gjitha mediet botërore gjatë të gjithë ditëve të këtij Europiani.

Filed Under: Sport Tagged With: 1 Milone Euro, Vlerësim për kombëtaren

Kosova feston dhe uron për Shqipërinë në Euro 2016

June 19, 2016 by dgreca

Fishekzjarret në Prishtinë  shëndërisin qiellin sonte në festën e fitores së parë të Shqipërisë në kamponatin evropinan të futbollit në Feancë Euro 2016, në përballje me Rumaninë.Urojnë drejuesit e shtetit të Kosovës.

Presidenti  Hashim Thaci: Bravo Kombëtares për fitoren e sotme historike në EURO 2016.

Pavarësisht se a do të kualifikohen në turin e radhës, djelmoshat kuqezi, në krye me përzgjedhësin De Biasi dhe me një tifozeri mbresëlënëse, kanë bërë një paraqitje dinjitoze në Francë.

Kryeministri Isa Mustafa: Shqipëria na bëri sërish krenarë në maksimum. Plot zemër dhe talent, lojtarët e kombëtares sonë shkëlqyen sot kundër Rumanisë.
Por, një meritë e veçantë shkon për tifozët mbresëlënës kuq e zi, të cilët ishin të jashtëzakonshëm sot në Lion.
Shpresojmë të kualifikohemi në xhirot e mëtejshme dhe të vazhdojmë të lemë mbresa pozitive te të gjithë evropianët. Urime fitoren plotësisht të merituar!

Kryeparlamentari Kadri Veseli: Loja ekipore, angazhimi vetmohues dhe përkushtimi i pashoq i djemëve të Kombëtares na solli momente të paharrueshme. Fitorja ishte e merituar. Urime, gëzuar! /

Filed Under: Sport Tagged With: dhe uron për Shqipërinë, Kosova feston, në Euro 2016

FITORE HISTORIKE-UEFA uron kombëtaren shqiptare

June 19, 2016 by dgreca

De Biasi: Merituam fitoren, skuadra dha shpirtin në fushë /

Trajneri De Biasi është shprehur shumë krenar për lojtarët e tij dhe 3 pikët që Shqipëria mori. Në një intervistë për Supersport ai tha se skuadra e meritonte fitoren ashtu siç meritonte më shumë edhe në ndeshjen me Francën dhe Zvicrën.

“Sot kemi bërë një ndeshje shumë të mirë për nga cilësia, me një skuadër që vështirë të pësojë gol. Ishim shumë të aftë të kërkonim golin. Jemi vendosur mirë në fushë. Skuadra e kërkoi gjatë gjithë ndeshjes fitoren”.

Tekniku italian foli edhe për ndërrimet që bëri në ekip për këtë ndeshje: “Kemi ndryshuar vetëm Kukelin që u skualifikua për kartona, më pas patëm një problem me Xhakën që s’ndihej mirë. Lojtarët që luajtën me Francën nuk mund t’i ndërroja pasi dhanë kontribut të madh. Të gjithë lojtarët dhanë maksimumin”.

Sipas De Biasit, fatin duhet ta kërkosh dhe jo ta presësh, dhe kjo ishte pikërisht ajo që lojtarët bënë sot në fushën e lojës ndaj Rumanisë.

Portieri Berisha: U munduam me të gjitha forcat për këtë ndeshje/

Portieri Etrit Berisha ka lavdëruar të gjithë shokët e ekipit të tij në këtë fitore historike për lojën e bërë.Ai tha se ekipi e meritonte pas 2 ndeshjesh ku rezultatet nuk kanë qenë të duhurat

“Kemi treguar lojë mjaft të mirë, dhe krijuam shumë raste të mira. Kaluan si kaluan dy ndeshjet e para dhe nuk dua t’i komentoj ato humbje. Shpresoj që këto pikë të na japin kualifikimin. Lojën e kishim nën kontroll, pasi edhe ndeshja me Francës djemtë ishin të vëmendshëm dhe të përqëndruar që deri në minutën e fundit të ruanim lojën por nuk mundëm. 5 minutat shtesë më janë dukur si 50”.

Sipas Berishës, të tre repartet e ekipit kanë qenë të vendosur shumë mirë në fushë duke mos lënë kunëdshtarin të reagojë në asnjë moment

“Në këtë ndeshje nuk patëm asnjë rrezik. Ne të tre ndeshjet i luajtëm shumë mirë. Mbrotja, mesfusha e sulmi kanë bërë një punë shumë të mirë. U munduam me të gjitha forcat në këtë ndeshje pasi ishte jetë-a-vdekje” tha Berisha.

Hysaj: Fitore fantastike, dhamë 120% nga vetja jonë/

shqip3     Një prej lojtarvë kyç të kombëtares shqiptare në këto tre ndeshje ka qenë pa dyshim Elseid Hysaj.

22-vjeçari e ka cilësuar si fantastike këtë fitore ndaj Rumanisë dhe ka shprehur dëshirën e madhe për t’u kualifikuar.

“Ka qenë ndeshje fantastike. Shpresojmë që ne të vazhdojmë kështu dhe të kualifikohemi. Tani nuk varet nga ne, por do presim ç’do ndodhë me skuadrat e grupeve të tjera”.

Hysaj tha se kjo ishte një fitore krejtësisht e merituar për kombëtaren shqiptare: “Besoj se e merituam, ashtu si ndeshjet e tjera, pasi edhe specialistët kanë thënë që kemi luajtur shumë mirë. Por kësaj radhe Zoti ishte me ne”.

Mbrojtësi i Napolit tha se ai gjithnjë përpiqej të jepte maksimumin për ekipin e tij për të kënaqur tifozët dhe veten e tij.

Urimi i tifozit rumun për Shqipërinë

Ne faqen e UEFA nje prej komentuesve romunuron Shqiperine per fitoren.

Ai shkruan: “Si nje tifoz romun nuk jam i lumtur me rezultatin por ne sot luajtem kunder nje skuadre e cila luajti me zemer dhe jo me mendje. Fitorja eshte mese e merituar dhe i uroj fat ne kualifikimin e fazes se ardhshme”.

UEFA uron kombëtaren shqiptare, publikon fotot e fitores

  • shqip1.jpg
  • shqip3.jpg
  • shqip4.jpg
  • shqip5.jpg
  • shqip6.jpg
  • shqip7.jpg
  • shqip8.jpg
  • shqip9.jpg
  • shqip10.jpg
  • shqip11.jpg
  • shqp2.jpg
  1. 1
  2. 2
  3. 3
  4. 4
  5. 5
  6. 6
  7. 7
  8. 8
  9. 9
  10. 10
  11. 11
  • PREV
  • NEXT

shqip8TIRANE, 19 Qershor/ATSH/- Federata Europiane e Futbollit ka vetëm fjalë të mira për kombëtaren shqiptare, pas fitores me Rumaninë.

Në faqen në Facebook, UEFA ka uruar Shqipërinë dhe shqiptarët për fitoren e parë në këtë kompeticion dhe marrjen e tre pikëve.

UEFA është mjaftuar me vetëm një fjalë për Shqipërinë: Bravo.

 

 

Filed Under: Sport Tagged With: fitore historike, UEFA uron kombëtaren shqiptare

Shansi i vogël i kombëtares Shqiptare për kualifikim

June 17, 2016 by dgreca

New Jork Times përllogarit se nëse Shqipëria do ta mundë Rumaninë me dy gola diferencë ajo do të përfundojë në vendin e tretë në Grupin A dhe ka 47 % të shanseve për t’u kualifkuar mes 4 ekive me të mira të vendeve të treta./

E ka dhe një shans të vogël skuadra e shqiponjave, që po shkruan histori në Francë, pavarsisht humbjeve. Pas dy ndeshjeve të para Shqipëria mban vendin e fundit në grupi A , me 0 pikë. Megjithatë formula e re  e Europianit, ku kaulifikohen 16 nga 24 skuadrat pjesmarrëse i jep ende shanse megjithëse jo të mëdha kombëtares sonë për të kaluar në fazën tjetër.

E para dhe nga këtu filloj përllogaritja, duhet të fitojmë me doemos kundër Rumanisë. Gjithsesi edhe suksesi ndaj të besuarve të Jordaneskut nuk përkthehet në kualfikim, pasi duhet parë se si do të jetë gjëndja e grupeve të tjera, dhe pa diskutim golavarazhi që mund jetë vendimtare nuk na favorizon duke qënë se kemi pësuar 3 gola duke mos shënuar asnjë.

Në grupin B për momentin në vendin e 3-të ndodhet Anglia, por gjasat janë që në fund aty të përfundoi Sllovakia , skuadra e Kozhak aktualisht ka shënuar 3 gola dhe ka pësuar 3.

Në grupi C i cili ka për të zhvilluar edhe 2 raunde në pozicionin numër 3 gjendet Irlanda e Veriut , ndërsa në të 4-in Ukrainë të dyja me një golavarazh në dizaavntazh. Për momentin ndoshta është e 3-ta e këtij grupi që Shqipëria me një fitore ndaj rumanisë mund të lëër pas.

Grupi D që po ashtu ka në program edhe dy raunde të tjerë ka në pozicionet 3 dhe 4 Çekinë dhe Turqinë, me skuadrën turke që do të përballet me Spanjën, ndërsa çekët kanë njs fidë të vështirë ndaj kroatëve, duke parë nivelin e spanjollëve dhe ekipit të Cacic, ka gjasa që lufta për vendin e 3-të të zgjidhet në ndeshjen direkte mes çekëve dhe turqisë, në këtë pikë do të duhet të analizohet golavarazhi për të kuptuar se si do krahasohen kuqezinjtë me të tretën e grupit D.

Në atë që cilësohet si grupi i ferrit, grupi E, është vështirë që Shqipëria të konkurojë me vetëm 3 pikë pasi gjasat janë që Italia, Belgjika e Suedia të përfundojnë mbi këtë kuotë.

Në grupin e fundit atë F, fitorja e hungarisë e ka ndërlikuar situatën, pasi pritet që Portugalia, Islanda dhe Austria në 2 ndeshjet e ardhshme të rregistrojë rezultate pozitive, madje edhe golavarazhi përvec austrisë është në favor të tyre në krahasim me Shqipërinë.

Pra në bazë të nja përllogaritjeje paraprake nëse kombëtarja mposht Rumaninë mund të ketë shanse të kualfikohet duke qënë më mirë e vendosur me pikë dhe gola se sa e 3-ta e grupit B dhe C.

New Jork Times përllogarit se nëse Shqipëria do ta mundë Rumaninë me dy gola diferencë ajo do të përfundojë në vendin e tretë në Grupin A dhe ka 47 % të shanseve për t’u kualifkuar mes 4 ekive me të mira të vendeve të treta.

Në dy ndeshjet e zhvilluara Shqipëria nuk ka shënuar asnjë gol dhe ka pësuar 3 të tillë, 1 në ndeshjen me Zvicrën dhe 2 në ndeshjen me Francën.

Ndërsa Rumania ka humbur me Francën 1 – 0 dhe ka barazuar 1 – 1 me Zvicrën.

Filed Under: Sport Tagged With: Shansi i vogël i kombëtares, Shqiptare për kualifikim

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 60
  • 61
  • 62
  • 63
  • 64
  • …
  • 116
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • HISTORIA E KRYEVEPRES SË NDOC MARTINIT
  • SI LETRAT BRENDA SHISHEVE…
  • Zëri i gjëmimshëm i Andrea Bocellit, si një thirrje për zgjim shpirtëror
  • SI U HOQ BUTRINTI NGA DUART E PUBLIKUT
  • Të arratisurit nga Shqipëria deri më 31 tetor 1990
  • Nga lufta e Kosovës, në Distriktin 14-të në New York
  • Hieroglifet e mallit…
  • Një ftesë për shqiptarët e Amerikës
  • VATRA ORGANIZON SIMPOZIUM SHKENCOR NË 50 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT ABAS KUPI
  • Si e ka portretizuar Kosova sportin në pullat e saj postare
  • Balluku nuk është rasti, është testi!
  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT