• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Luiza Gegën ka kush e pret

July 12, 2016 by dgreca

Nënkampionia e Evropës në Atletikë, Luiza Gega pritet në Rinas nga qytetarët/

Sic njoftoi sot Agjensia Telegrafike Shqiptare, Nënkampionia e Evropës në atletikë, Luiza Gega u prit në orët e vona të mbrëmjes së djeshme(11 Korrik 2016) në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”në Rinas nga qytetarë të shumtë.

“Ju falënderoj pa masë për emocionet që më dhuruat”, shprehet sot Gega në rrjetin social Facebook.

Gega në garën e 3000 metrave në Kampionatin Evropian të Atletikës në Amsterdam , Holandë, fitoi medaljen e argjendtë.

Gega u rendit në vendin e dytë në finalen e garës së 3000 m me pengesa për femra pasi e ndali kronometrin geg3në kohën 9:28.52 duke thyer me rreth 4 sekonda rekordin kombëtar në këtë disiplinë, pasi ka përmirësuar kohën që ajo vetë kishte vendosur më parë me kohën 9.31.

Kjo ishte hera e tretë që Luiza Gega provoi të zhvillojë një garë të tillë shpejtësie dhe rezistence njëkohësisht, pas Golden Ligës së zhvilluar në Paris dhe kampionatit kombëtar në Shqipëri.

Kjo nuk ka qenë disiplina e preferuar e Gegës, e cila më parë konsiderohej një atlete e shpejtë dhe rezistente, por puna muajve të fundit me trajnerin e saj Taulant Stërmasi ka dhënë frytet në një disiplinë relativisht të vështirë.

Gjithsesi atletja shqiptare arriti të kalojë finishin e dyta pas kampiones së Europës, gjermane Krause.
Në të njëjtën disiplinë, pra në garën e 3000 metrave me pengesa Luiza Gega do të marrë pjesë edhe në lojërat geg1olimpike të Rios, që do të zhvillohen në gusht të këtij viti.

Luiza Gega, efektivi i Forcave të Armatosura ka ngritur lart emrin e Shqipërisë në gara të ndryshme europiane dhe botërore. Ajo është kampione dhe rekordmene e atletikës. Gjatë 10 viteve të fundit ajo është kampione e Shqipërisë në 800 metra, 1500 metra, 3000 metra. Gjatë vitet të fundit me te drejtë Gega është vlerësuar si sportisja më e mirë në sportin e atletikës.

Përgjatë 5 viteve të fundit është sportistja kryesore që përfaqeson Shqipërinë në aktivitetet Europiane dhe Botërore. Këtë e vërtetojnë medaljet dhe kupat, të cilat ajo i ka renditur ndër vite në këndin e saj të fitoreve. Vetëm 5 vitet e fundit Luiza ka fituar 4 medalje Ari, 2 medalje Argjendi, 4 vende të para në Kupën e Europës, vendin e dytë në “Theart League”, N/kampione e Mesdheut, si dhe shumë medalje nëpër gara të tjera ndërkombëtare.

***

Natyrisht qe Luiza Gega nuk u prit ne Tapetin e kuq nga Qeveria, sigurisht qe nuk mund te akordohej nje shume shperblyse e perafert me ate te futbollisteve, por qeveria e shqiptareve e ka per detyre ta shperbelje ate me nje shume qe i takon nje nenkampioneje, qe lartesoi Flamurin Kombetar ne Lartesite Europiane! Gjithesesi Luiza Gegen, nenkampionen e Europes, ka kush e pret…qytetaret!

Filed Under: Sport Tagged With: ka kush e pret, Luiza Gegen, Nenkampionen e Europes

Sukses-Luiza Gega, nënkampione e Europës

July 10, 2016 by dgreca

Shqipëria mori një medalje të rëndësishme në Kampionatin Europian të Atletikës që u zhvillua në Amsterdam. Luiza Gega u shpall nënkampione e Europës në garën e 3000 metrave.

Atletja shqiptare bëri një paraqitje dinjitoze duke luftuar për vendin e parë deri në momentet e fundit por rivalja e saj, gjermania Krause u rendit e para ndërsa Gega e dyta duke bërë për vete medaljen e argjendtë dhe titullin e nënkampiones së Europës.

“Një pjesëtare e FA-së sapo është shpallur nënkampione e Evropës: ‎LuizaGega, argjend dhe rekord kombëtar në 3000m në European Athletics Championships në Amsterdam. Kush më shumë se një atlete e tillë dhe një pjesëtare e FA-së mund të meritojë më shumë të mbajë flamurin kombëtar në Rio 2016“, shkruan ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, në rrjetin social “Facebook”

Filed Under: Sport Tagged With: Luiza Gega, nënkampione e Europës

Portugalia kampione e Europës

July 10, 2016 by dgreca

Portugalia kurorëzohet kampione Europe pasi arriti të mposhtë Francën me rezultatin 1-0. Në minutën e 109’ sulmuesi Eder nxorri nga repertori i tij një ‘perlë’ e cila hodhi në tapet Francën organizatore.

Portugalia arriti të fitojë megjithëse luajti pa ‘yllin’ e saj Cristiano Ronaldo i cili u dëmtua në minutën e 8’ pas një ndërhyrje të ashpër të Dimitri Payet.

Gjatë gjithë minutave të lojës Franca ishte më kërkuese dhe dominuese pasi të dy ekipet kanë kapur edhe shtyllat por pa mundur të realizojnë.

Pas shumë vitesh kontribut duke nxjerrë yje Portugalia më në fund merr trofeun aq shumë të lakmuar.

Europa ka kampionin e ri, është pikërisht Portugalia me Cristiano Ronaldon ajo që ngrit në qiell trofeun e famshëm.

Portugalia kurorëzohet kampione Europe pasi arriti të mposhtë Francën me rezultatin 1-0. Në minutën e 109’ sulmuesi Eder nxorri nga repertori i tij një ‘perlë’ e cila hodhi në tapet Francën organizatore.

Portugalia arriti të fitojë megjithëse luajti pa ‘yllin’ e saj Cristiano Ronaldo i cili u dëmtua në minutën e 8’ pas një ndërhyrje të ashpër të Dimitri Payet.

Gjatë gjithë minutave të lojës Franca ishte më kërkuese dhe dominuese pasi të dy ekipet kanë kapur edhe shtyllat por pa mundur të realizojnë.

Pas shumë vitesh kontribut duke nxjerrë yje Portugalia më në fund merr trofeun aq shumë të lakmuar.

Europa ka kampionin e ri, është pikërisht Portugalia me Cristiano Ronaldon ajo që ngrit në qiell trofeun e famshëm.

Filed Under: Sport Tagged With: kampione e Europës, Portugalia

LOJËRAT MINI PARAOLIMPIKE “KOSOVA 2016”

June 26, 2016 by dgreca

Olimpiadat e veçanta janë një shembull për të gjithë ne se si, pavarësisht nga përkatësia etnike apo dallimet kulturore, ka një plan dhe qëllim, një vlerë për secilën jetë pa marrë parasysh vendndodhjen, moshën, gjininë apo aftësinë e kufizuar.

 VUSHTRRI, KOSOVË/ Forca paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë – KFOR, Zyra për Marrëdhënie me Publikun, në një njoftim të dërguar sot bën të ditur: Në një mot të mrekullueshëm dhe në atë që mund të përshkruhet si një nderim ndaj shpirtit të njerëzimit dhe përpjekjes në kuptimin më të sinqertë, edicioni i lojërave Mini Paraolimpike “Kosova 2016” u mbajt në Vushtrri në fundjavë të 25-26 qershorit.

 Gjithashtu, lojërat Speciale Olimpike në Kosovë jo vetëm që demonstrojnë aftësitë fantastike dhe përpjekjet e atletëve të rinj, por gjithashtu tregojnë se për këta atletë pavarësisht aftësive të tyre kufizuara, dallimet kulturore dhe etnike thjesht nuk janë të rëndësishme dhe si rrjedhojë këto lojëra të veçanta mund të bëhen nxitës kryesor në zbërthimin e çështjeve të mosbesimit dhe armiqësisë të cilat mund të ekzistojnë në të gjitha shtresat e shoqërisë në Kosovë. Në mënyrë të njejtë, ajo çfarë shoqëria në Kosovë mund të mësojë nga kjo ngjarje e veçantë është se këta atletë “të vegjël” nuk janë me aftësi të kufizuara, por ata kanë “super-aftësi”. Olimpiada është vendi ku bëhen heronjtë, Paraolimpiada është vendi ku vijnë heronjtë; për të cituar Scott Hamilton, “e vetmja aftësi e kufizuar në jetë është një qëndrim i keq”. 

Ky aktivitet u organizua jashtëzakonisht mirë me shumëllojshmëri të ngjarjeve dhe garave pothuajse të shumta për t’i përmendur, nga garat në hendboll, shah, vrapim dhe shenjëtari si vetëm disa prej tyre. Të gjitha aktivitetet sportive dhe pushimet e drekës janë mbështetur nga vullnetarët entuziast dhe në gatishmëri nga: KAPS, OSBE-ja, KFOR-i, OJQ OPFAKKOS. 

Për rreth 40 ushtarët e KFOR-it të përfshirë për të ndihmuar me disa aspekte të logjistikës dhe furnizimit me ushqim në mbështetje të kësaj ngjarjeje, kjo ishte një detyrë të cilën ata ishin shumë te kënaqur ta ndërmarrin. Pjesëmarrja në ngjarje të tilla na nxjerr nga mjedisi i rregullt ushtarak dhe nuk është vetëm një përforcues moral për vetë ushtarët, por edhe përforcon për ta rëndësinë e pranisë sonë këtu në Kosovë dhe tregon që në shumë mënyra të vogla individualisht dhe kolektivisht mund të bëjmë një ndryshim të vërtetë. Nëpërmjet ngritjes e fondeve në kuadër të KFOR-it gjithashtu është nënkuptuar se shpërblimet dhe medaljet e pranuara nga të gjithë pjesëmarrësit pavarësisht nëse ata qëndruan në podium olimpik apo jo, do të thotë se këta fëmijë frymëzues gjithmonë do të kenë një kujtim të ngjarjes për ta gëzuar gjatë jetës së tyre. 

Së fundi, këta fëmijë janë një mishërim i gjallë i një pikpamjeje të jetës që është e paanshme dhe jo-gjykuese, e cila në vetvete është filozofia themelore dhe motivi përcaktues i KFOR-it dhe misionit të tij ditor në Kosovë./b.j/

Filed Under: Sport Tagged With: “KOSOVA 2016”, LOJËRAT MINI PARAOLIMPIKE

MINIMIZOHEN SHANSET E SHQIPERISE, PAS FITORES SE TURQISE DHE….

June 21, 2016 by dgreca

Edhe pse shqiptarëtende shpresojnë, shanset duket se janë paksuar minimalisht, për të mos thënë se nuk egzistojnë, pavarërsiht llogaritjeve matematike. Gjithësesi Kombëtarja shqiptare dhe tifozët kuqezi tashmë i kanë sytë nga ndeshjet e fundit në grupet E dhe F edhe pse shanset tona janë minimizuar në maksimum.Gjermania e Lëv nuk i shërbeu aspak përfaqësueses tonë pasi nuk arriti të shënojë 4 gola në portën kundërshtare. Përveç kësaj fitorja e Turqisë 2-0, e kualifikoi Irlandën e Veriut dhe e futi në lojë kombëtaren e Terim e cila në ndeshjet e fundit do të jetë me zemër në dorë ashtu si kuqezinjtë.

Matematika na lejon të ëndërrojmë dhe tani shpresat tona janë të varura, tek Italia dhe Belgjika ne grupin e dhe Hungaria ne grupin F.

Një nga variantet që na ndihmon neve është që Italia dhe Belgjika të fitojnë ose të barazojnë ndeshjet e fundit përkatësisht ndaj Republikës së Irlandës dhe Suedisë.

Por përveç na nevojitet edhe një rezultat tjetër. Ka shumë pak shanse të ndodhë, por ajo që e kualifikon Shqipërinë për në raundin tjetër është humbja e Portugalisë ndaj Hungarisë, çka do të thotë që Portugalia të eliminohet nga Francë 2016.

Fati na braktisi në 2 ndeshjet e para me Zvicrën dhe Francën, tani shpresojmë që në 90 minutat e fundit në 2 grupet E dhe F, fati të jetë me kuqezinjtë e De Biasit.

KROACIA MPOSHT SPANJEN, TURQIA IA DEL ME CEKINE

Kroacia ka marrë kryesimin e grupit D pas fitores 2-1 ndaj Spanjës në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e sotme.Golin e parë të ndeshjes e kanë shënuar spanjollët me Alvaro Morata, por Kroacia barazoi me një gol të Kalinic. Në minutën e 86 Kroacia arriti të kalonte në avantazh me gol të Persisc.

Me rezultatin e sotëm Kroacia merr kryesimin e grupit me 7 pikë duke e zbritur Spanjën në vend të dytë me 6 pikë.

Turqia mposht 2-0 Çekinë dhe shpreson, Shqipëria sytë nga Hungaria

Ekipi më i dobët i Europianit e kishin quajtur deri më sot, për shkak të performancave tepër të dobëta të Kroacisë dhe Spanjës, por mjaftuan 90 minutat ndaj Çekisë, që Turqia t’u jepte një goditje shpresave të kuqezinjve tanë për të ëndërruar një kualifikim në fazën me eliminim direkt të Europianit.

Burak Yilmaz, që në minutën e 10, si dhe Ozan Tufan në minutën e 65-të të pjesës së dytë, ishin autorët e golave shpresëdhënës për turqit dhe atyre që lënë Shqipërinë të shpresojë tashmë vetëm te një mrekulli i Hungarisë ndaj Portugalisë.

Të besuarit e Fatih Terim zhvilluan një ndeshje të paparashikueshme, edhe pse vinin si inferiorë përpara sfidës me Çekinë, e cila nga ana e saj kishte humbur minimalisht 1-0 me Spanjën dhe kishte barazuar në mënyrë spektakolare 2-2 ndaj Kroacisë, me ballkanasit në avantazh të dy golave.

Megjithatë, turqit ditën të ishin më “vrastarë” dhe këtë e bënë që në minutat e para, e më pas i gjithë takimi fliste për çekët, që zotëronin topin dhe krijonin raste. Sidomos në pjesën e dytë të takimit, kur tronditën edhe shtyllën, por ishte pikërisht hedhja në sulm e tyre në kërkim të një goli, ai që la hapësira mbrapa dhe me një kundërsulm turqit arritën të ndëshkonin për herë të dytë.

Tashmë kuqezinjve të De Biasit u mbetet që, përveç ndonjë “harakiri” të Italisë ndaj Irlandës, të shpresojnë vetëm te mposhtja e portugezëve të Cristiano Ronaldos me Hungarinë në përballjen e fundit të grupit F, pasi e vetmja mundësi që Shqipëria të kualifikohet është nëse dy grupet e fundit E dhe F nuk do të dërgojnë skuadrat e treta në raundin e ardhshëm.

 

 

Filed Under: Sport Tagged With: MINIMIZOHEN, pas fitores, SE TURQISE DHE..., SHANSET E SHQIPERISE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 61
  • 62
  • 63
  • 64
  • 65
  • …
  • 118
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VINÇENC PRENNUSHI – NJË JETË MES FJALËS, BESIMIT DHE LIRISË
  • Kur Kristo Dako dhe Mihal Grameno i kërkuan Wilsonit të mbronte Shqipërinë
  • Demografia dhe gjeopolitika e Vilajetit të Kosovës në prag të Konferencës së Paqes në Paris (1919)
  • Triumfi kujtesës mbi diktaturën
  • Një mundësi e shkëlqyer për fëmijët shqiptarë
  • NËNË TEREZA, SIMBOLI I BASHKIMIT TË SHQIPTARËVE
  • “Memorandumi i SANU-së dhe projekti serbomadh: Doktrina ideologjike, luftërat shkatërruese dhe çështja e Kosovës”
  • “Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë… e njeriut të ashpër dhe zemërmirë…”
  • FROM GONXHE OF SKOPJE TO THE UNIVERSAL MOTHER TERESA
  • “NJË ÇARJE NË PERDEN E SHQIPËRISË”
  • 𝐑𝐞𝐳𝐨𝐥𝐮𝐭𝐚 𝟓𝟐𝟐 – 𝐊𝐮𝐫 𝐊𝐨𝐧𝐠𝐫𝐞𝐬𝐢 𝐀𝐦𝐞𝐫𝐢𝐤𝐚𝐧 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐨𝐢 𝐒𝐤𝐞̈𝐧𝐝𝐞𝐫𝐛𝐞𝐮𝐧: 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐤𝐮𝐣𝐭𝐞𝐬𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐄𝐯𝐫𝐨𝐩𝐞̈𝐧
  • KUR POLITIKA E DITËS E BLLOKON SHTETIN
  • Join us as we celebrate the 7th Anniversary of Albanians Fighting Cancer USA!
  • Përfaqësimi politik i shqiptarëve në Mal të Zi
  • 10 VITE NGA SHENJTËRIMI

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT