• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Prishtina fiton Kupën, pret biletën për fazën e parë eliminatore të Europa Ligës.

May 28, 2016 by dgreca

PRISHTINË, 28 Maj 2016/ Klubi futbollistik Prishtina i kryeqytetit kosovar fitoi Kupën e Kosovës, me fitoren sot  2:1 në finale në lojë  me Dritën e Gjilanit. Ka siguruar kështu biletën për fazën e parë eliminatore të Europa Ligës.

Ka uruar kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, duke u shprehur se Prishtina dhe Drita me lojën e sotme treguan futboll të bukur dhe mbushën stadiumin e kryeqytetit me shikues.

“Pranimi në UEFA dhe FIFA po e rikthen Kosovën në hartën e futbollit ndërkombëtar. Pas Ferronikelit, tani edhe Prishtina siguroi garën e mëtejme në arenën ndërkombëtare.

Urime Prishtinës Kupën, përgëzime për Dritën për lojën fer dhe dinjitoze!”, ka shkruar ai në ‘facebook’.

Klubi futbollistik Ferronikeli i Drenasit është kampioni i Kosovës në futboll./b.j/

Filed Under: Sport Tagged With: fiton Kupen, Prishtina

Kosova prezente në të gjitha sportet botërore

May 26, 2016 by dgreca

-Në takim me Kryeministrin Isa Mustafa, Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA), Jean Todt,  ka vlerësuar përkushtimin e Kosovës në avancimin e sportit, duke përfshirë edhe automobilizmin/

 PRISHTINË, 26 Maj 2016/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA), njëherësh i dërguar special për sigurinë në rrugë i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Jean Todt, i cili po viziton Kosovën.Kryeministri Mustafa fillimisht e priti në zyrën e tij presidentin Todt, ndërsa më pas së bashku kanë vizituar veturat e garave automobilistike kosovare të ekspozuara në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.Kryeministri Mustafa e falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme të presidentit Todt për sportin e Kosovës, duke theksuar se përmes miqve si ai Kosova po arrin që të jetë prezentë në të gjitha sportet botërore.“Ne e patëm një takim me presidentin Todt në zyrën time, biseduam për përkrahjen e tij dhe iu falënderuam për këtë përkrahje të madhe. Biseduam veçmas për sigurinë në rrugë, sepse është edhe përfaqësues i sekretarit të Kombeve të Bashkuara dhe është zë shumë i rëndësishëm i sigurisë në rrugë. U zotuam se ne do të marrim të gjitha masat në mënyrë që të siguromë fëmijët, udhëtarët, sepse ata gjithmonë janë të rrezikuar gjatë daljes në rrugë që nga edukimi, nga infrastruktura dhe nga mjetet tjera ndihmëse”, tha kryeministri.

Më tej, kryeministri Mustafa e ka falënderuar për përkrahjen që ka dhënë në anëtarësimin e Kosovës në FIA.
“Me këtë ne po arrijmë që të gjitha sportet tona të bëhen pjesë e sporteve botërore dhe falë miqve tanë, siç është Jean këtu sot së bashku me ne. Ne do të bashkëpunojmë edhe më tutje dhe do të përkrahim edhe këtë sport sepse është sport shumë i rëndësishëm për ne për arsye se përfshinë një gjeneratë të re e cila është mjaft e prirë në këtë fushë”, tha kryeministri Isa Mustafa.Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA), Jean Todt,  ka vlerësuar përkushtimin e Kosovës në avancimin e sportit, duke përfshirë edhe automobilizmin.

Presidenti Todt shprehu përkrahjen e tij të mëtejshme për automobilizmin kosovar.Ai, po ashtu, gjatë takimit me kryeministrin Mustafa e ka falënderuar për rëndësinë e rritjes së masave dhe vetëdijesimit për sigurinë në trafikun rrugor, duke iu referuar fatkeqësive të shumta, me pasoja të rënda, që ndodhin në mbarë botën./b.j/

Filed Under: Sport Tagged With: kosova, Kryeministri Mustafa, sportet boterore

Shqipëria në Euro 2016, De Biasi shpall formacioni paraprak

May 21, 2016 by dgreca

Giani de Biasi ka lënë pak supriza për në momentin e fundit; shumë pak prej futbolistëve që kanë bërë eliminatoret ngelën jashtë skuadre, ndërsa edhe një herë tjetër në filozifinë e trajnerit italian ka mbizotëruar aspekti emotiv: përpara shpalljes së listës ai ka lexuar një tjetër mesazh karikimi, që më parë ua ka dërguar edhe futbollstëve. Janë 27 futbollistët që trajneri italian de Biasi ka përzgjedhur për grumbullimin që straton të hënën në Austri dhe në parantezë të publikimit të saj trajneri i natyralizuar shqiptar është shprehur se “nuk është momenti që të më pyesni për ata që nuk kam marrë, por për t’ju thënë se zgjedhet janë bërë që në këtë evropian të shkojmë më futbollistët që kanë kondicionin më të mirë fizik dhe janë të gatshëm për të përballuar psikologjikish këtë aktivitet, që do të jetë unik, pse jo i papërsëritshëm prej shumë prej nesh”, deklaroi trajneri de Biasi. Listës së futbollistëve i mungon padyshim emri i Hamdi Salihit, golashënuesit më të mirë të kampionatit shqiptar, i cili mberi jashtë listës së sulmuesve. Vendin e tij në këtë listë e ka zënë Milot Rashica, sulmuesi që luan në kampionatin holandez me Vitesen.

Jashtë listës paraprake ka mbetur dhe shumëipërfoluri Alban Meha, ndërsa janë konfirmuar të rinjtë Veseli dhe Rrahmani. Trajneri ka konfirmuar se Xhaka ka një problem fizik, por që mund të rikuperohet në kohë për finalet. Memushaj do të shkëputet nga grumbullimi për të luajtur një ndeshje me ekipin e tij në Itali Pescara. Shqipëria në grumbullimin e saj në Austri do të zhvillojë 2 takime miqësore me Ukrainën dhe Katarin.

Lista paraprake

Portierë: Berisha, Hoxha, Shehi.

Mbrojtës: Ajeti, Aliji, Gjimishiti, Mavraj, Cana, Agolli, Rrahmani, Hysaj, Veseli.

Mesfushorë: Memushaj, Kaçe, Lila, Basha, Xhaka, Roshi, Kukeli, Lenjani, Shala, Abrashi.

Sulmues: Bala, Çikalleshi, Sadiku, Rashica, Gashi.

Filed Under: Sport Tagged With: De Biasi shpall, formacioni paraprak, në Euro 2016, shqiperia

Shala dhe Vokrri: Kosova në FIFA, ngjarje madhore

May 16, 2016 by dgreca

PRISHTINË 16 Maj 2016/ Ministri kosovar i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka pritur sot në Aeroportin “Adem Jashari” Fadil Vokrrin pas kthimit të tij nga Meksika, ku mori pjesë në kongresin e FIFA-së.“Pranimi i Kosovës në FIFA është ngjarje madhore për futbollin e Kosovës, për shtetin tonë dhe për të ardhmen e rinisë”, u shpreh Shala. Ai falënderoi Vokrrin për punën e madhe disavjeçare që ka bërë për futbollin e Kosovës dhe për meritat e jashtëzakonshme për këtë sukses historik.Po ashtu ministri Shala u shpreh se do të vazhdojë bashkëpunimi i ngushtë me FFK-në, në funksion të përmirësimit të infrastrukturës sportive në vend dhe ngritjes cilësore të futbollit tonë. Me këtë rast, Vokrri falënderoi për bashkëpunimin në të mirë të futbollit të Kosovës dhe ia dorëzoi ministrit Shala në mënyrë simbolike emblemën e FIFA-së./b.j/

Filed Under: Sport Tagged With: Kosova në FIFA, ngjarje madhore, Shala dhe Vokrri:

Pas FIFA-s, qasje e re

May 14, 2016 by dgreca

Zvicra:Shaqiri e Xhaka nuk kanë të drejtë të luajnë për Kosovën/

Anëtarësimi i Kosovës në Federatën Botërore të Futbolli (FIFA), është moment historik për vendin dhe futbollin e tij, si dhe përmbyllë fazën e ndërkombëtarizimit të sporteve të Kosovës.

Por, tashmë nis një etapë e re për futbollin e Kosovës, vlerësojnë përfaqësuesit e Federatës dhe ekspertët e këtij sporti në vend dhe sipas tyre, duhet edhe qasje e re për zhvillimin e futbollit.

Se Kosova ka nevojë për infrastrukturë më të mirë për gara ndërkombëtare, është fakt të cilin e ka përmendur edhe Senes Erzik nga Komiteti ekzekutiv i FIFA-s, gjatë paraqitjes së raportit për Kosovën në Kongresin e 66-të, të kësaj organizate, para se të votohej për pranimin e Kosovës.

“Më e rëndësishmja është se ekziston pasion i madh për futbollin në vend dhe potencial i madh për zhvillim në rast se Federata e Futbollit e Kosovës merr mbështetjen dhe ndihmën për të cilën ka nevojë”, ka thënë Erzik.

Me konstatimin e Erzikut pajtohet edhe nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thekson se tashmë ka nisur një epokë e re për futbollin e Kosovës.

“Me plot të drejtë e ka thënë ai (Erzik), sepse dallimin që e kemi ne nga shumë shtete, është se ne talentet i kemi, por infrastrukturën nuk e kemi. Por, nëse e kemi talentin, shpresoj shumë në organet tona qeverisëse në Qeveri, të cilat kanë premtuar. Thënë të drejtën, ato tashmë e kanë filluar punën rreth kësaj infrastrukture dhe realisht, do të bëhet një infrastrukturë solide dhe e pranueshme me normat e FIFA-s dhe UEFA-s, për një periudhë shumë të shpejtë”, thotë Ademi.

Pranimi në FIFA do t’i hapë rrugën kombëtares së Kosovës që të marrë pjesë në kualifikimet, të cilat nisin në muajin shtator, për Kupën e Botës që mbahet më 2018 në Rusi.

Ademi shton se deri në muajin shtator, kur nisin këto kualifikime, pritet që stadiumet në Mitrovicë dhe në Prishtinë të jenë të gatshme për takimet që mund t’i zhvillojë Kosova në kuadër të këtyre kualifikimeve.

Në përfaqësuese të ndryshme të botës, por kryesisht në vendet evropiane, aktualisht janë një numër i konsiderueshëm lojtarësh, që vlerësohen tejet kualitativ, të cilët janë nga Kosova ose me origjinë nga Kosova. Ata luajnë në kombëtaret e vendeve ku jetojnë.

Por, a do t’i ftojë Federata e Futbollit të Kosovës lojtarët e tillë që t’i bashkohen vendit prej ku i kanë rrënjët?

Përzgjedhësi i përfaqësueses së futbollit të Kosovës, Albert Bunjaku, thotë për Radion Evropa e Lirë se ftesa ka qenë dhe vazhdon të jetë për të gjithë ata lojtarë, të cilët mendojnë dhe dëshirojnë të jenë pjesë e përfaqësueses së Kosovës, në përputhje me profilin që kërkon kjo kombëtare.

Megjithatë, sipas tij, është çështje individuale se si do të vendosin ata, varësisht se në cilat kombëtare gjenden ata aktualisht

“Unë mendoj se pas pranimit, është edhe një mundësi e madhe që Kosova të bashkojë lojtarët që më herët kanë qenë të ndarë, për çështje të ndryshme. Kjo është një mundësi e mirë”.

“Mirëpo, në momentin në të cilin gjendemi, duhet të jemi të kujdesshëm, sidomos me lojtarët që janë në prag të Kampionatit Evropian, ngase është në interesin e tyre që së pari ata të përqendrohen dhe fokusohen njëqind për qind në performancë profesionale, në Kampionatin Evropian”.

“Pas këtij kampionati, dyert e kombëtares së Kosovës janë të hapura për të gjithë ata që mendojnë dhe dëshirojnë shtetin ku kanë lindur apo prej nga vijnë, e sidomos për lojtarët që ngritin konkurrencën brenda grupit”, deklaron Bunjaku.

Ngjashëm shprehet edhe Ademi, i cili thotë se do t’i dëshirojnë mirëseardhje secilit lojtar që dëshiron të luajë për kombëtaren e Kosovës, por nuk do ta obligojnë asnjë, sepse ata duhet të vendosin vetë.

Të premten, më 13 maj, Federata Botërore e Futbollit (FIFA) e ka pranuar Federatën e Futbollit të Kosovës me 86 për qind të votave apo 141 vota prej 205 votave sa ishin gjithsej në Kongresin e 66-të, të FIFA-s, i cili u mbajt më 12 dhe 13 maj në Meksikë.

Kosova është bërë anëtarja e 210 e kësaj organizate botërore të futbollit.

***

Zvicra: Shaqiri e Xhaka nuk kanë të drejtë të luajnë për Kosovën/

Siç edhe është pritur, pas pranimit të Kosovës në FIFA, në Zvicër ka nisur debati për fatin e lojtarëve me prejardhje shqiptare që luajnë për kombëtaren zvicerane.

Federata Zvicerane e Futbollit (SFV), mbrëmë ka lëshuar një komunikatë për media, thekson se pas pranimit të Kosovës në UEFA, anëtarësimi në FIFA ishte i pritshëm.

Ndërkaq, SFV konstaton se dispozitat e FIFA-s për sa i përket të drejtës së lojtarëve për të luajtur për ekipet kombëtare nuk janë diskutuar fare në kongresin e FIFA-s.

“Ato nuk ishin fare temë në Kongresin e FIFA-s. Për këtë arsye ne konsiderojmë se lojtarët me shtetësi të Zvicrës apo të Kosovës, të cilët janë angazhuar një ndeshje zyrtare të kombëtares sonë, nuk kanë mundësi të luajnë ndonjëherë për Kosovën”, ka potencuar kryetari i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Peter Gilleron, transmeton Koha.net.

Por, edhe përkundër këtij deklarimi, Federata Zvicerane e Futbollit nuk është aq e sigurt se nuk do të ketë ikje të lojtarëve.

Robert Breiter, drejtor i departamentit ligjor në SFV, ka theksuar se në qoftë se një lojtar kërkon të ndërrojë Kombëtaren, për një kërkesë të tillë do të duhej të merrte vendim komisioni përkatës i FIFA-s.

Megjithatë, sipas tij, nuk ka indikacione se ndonjë lojtar aktual i kombëtares zvicerane të ketë shprehur dëshirën për të ndërruar Kombëtaren.

Filed Under: Sport Tagged With: Pas FIFA-s, qasje e re, Zvicra:Shaqiri dhe Xhaka

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 64
  • 65
  • 66
  • 67
  • 68
  • …
  • 117
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KELETI UJSÁG (1931) / “NJË MUAJ PRANË MBRETIT ZOG, THEMELUESIT TË SHQIPËRISË MODERNE…” — INTERVISTA ME MÁRTON HOSSZÚ, PIKTORIN NGA KOLOZSVÁR-I
  • Si “Albanian Mafia” zëvendësoi Cosa Nostra-n dhe po rrezikon Shqipërinë
  • Për vendlindjen, komunitetin e kombin…
  • Kur liria e njërit, bëhet burgu i tjetrit 
  • Eleganca në mërgim – gruaja me mantelin e Shqipërisë
  • Çfarë na ka mbetur nga trashëgimia e Ismail Qemal Vlorës?
  • Përkujtojmë në ditën e lindjes poetin, shkrimtarin dhe dramaturgun e shquar Viktor Eftimiu
  • 𝐖𝐢𝐧𝐬𝐭𝐨𝐧 𝐂𝐡𝐮𝐫𝐜𝐡𝐢𝐥𝐥 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐞𝐭𝐚𝐧𝐭𝐚 𝐋𝐢𝐧𝐝𝐣𝐞-𝐏𝐞𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐢𝐦
  • DËSHMI LETRARE E NJË KOHE TRAGJIKOMIKE  
  • SHBA dhe arkitektura e re e paqes globale: Diplomacia strategjike dhe ndërtimi i rendit të ri ndërkombëtar në epokën e demokracive të avancuara
  • Isa Boletini, Rënia si Akt Themelues i Ndërgjegjes Kombëtare dhe Alarm i Përhershëm i Historisë Shqiptare
  • Kongresi i Lushnjës dhe periudha përgatitore për Luftën e Vlorës 1920
  • GJON MILI DHE EKSPOZITA MЁ E MADHE FOTOGRAFIKE BOTЁRORE E TЁ GJITHA KOHRAVE
  • Rezoluta-6411,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe  zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare
  • IBRAHIM RUGOVA: BURRËSHTETASI QË E SFIDOI DHUNËN ME QYTETËRIM 

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT