Nga Gjergji Mima-9 Korrik– Kombëtarja shqiptare e futbollit ka arritur klasifikimin më të mirë të saj të të gjitha kohërave në renditjen botërore të Fifa-s.
Shqipëria është pozicionuar në vendin e 36-te në botë, duke u ngjitur më lart se kurrë në klasifikimin global duke thyer rekordin e mëparshëm të prillit të vitit 2013, kur kombëtarja kuqezi arriti deri në vendin e 37-te në renditjen botërore.
Në këtë mënyrë, kombëtarja e trajnerit Giovanni De Biasi, pas paraqitjeve impresionuese që kanë dhuruar kënaqësi e besim te publiku, merr frytet e progresit të vazhdueshem dhe evident edhe me mirëvendosjen e saj në renditjen e Fifa-s.
Muajin e fundit Shqipëria ka ngjitur plot 15 shkallë, çka rezulton ndërkohë edhe një ndër lëvizjet më pozitive të këtij harko kohor në nivel global. Janë plot 98 pikë të fituara që i dedikohen pikërisht një tjetër suksesi historik, fitores 1-0 ndaj Francës falë supergolit të Ergys Kaçes në miqësoren e luajtur 13 qershorin e kaluar në ‘Elbasan Arena’.
Me këtë renditje Shqipëria blindon vendin e saj në vazon e tretë të shortit të eleminatoreve të Botërorit ‘Rusi 2018’ që do të hidhet në 25 korrik, ku do të ketë mundësinë që të ketë në grup 3 skuadra me koeficient më të ulët, pra teorikisht më të dobëta.
Me renditjen më të mirë historike në klasifikimin e Fifa-s Shqipëria kurorëzon një rrugë progresi të vazhdueshëm.
Për sa i përket rivalëve të Grupit I në eleminatoret e Europianit Francë 2016, Danimarka, kundërshtari ynë direkt për vendin e dytë dhe kualifikimin e drejtëpërdrejtë, ka ngjitur 5 shkallë duke u pozicionuar e 24-ta në botë.
Franca e dënuar nga humbja në ‘Elbasan Arena’ zbret 13 vende duke u renditur e 22-ta, kryesuesit e Portugalisë janë skuadra më e mirëpozicionuar e Grupit I, pasi qëndrojnë në vendin e 7.
Mbetet shumë pas ndërkohë Serbia që edhe pse ka ngjitur dy shkallë renditet në vendin e 43-të, ndërsa Armenia me minus pesë shkallë është e 89-ta në botë.
Klasifikimi i FIFA-s ka përjetuar ndryshime të rëndësishme edhe në kreun e tij, ku Argjentina pavarësisht disfatës në finalen e Kupës së Amerikës, i ka rrëmbyer vendin e parë Gjermanisë, kampione të Botës, që ndodhet në vendin e dytë, ndërsa në 10-shen e parë spikat ngjitja e Anglisë, Uellsit, Rumanisë si dhe Kilit që arrin pozicionin e 11-të falë suksesit në Copa America. /a.ke/
Çelsit 10 milion euro per Elseid Hysaj!
Nga Albano Kolonjari/
Skuadra anglese Çelsi eshte gati te jape 10 milion euro per kartonin e mbrojtesit shqiptar Elseid Hysaj. Lajmin e bent e ditur website sportiv “Chelsanews.com”. Sipas kesaj agjencie sportive, Hysaj eshte nje mbrojtes po aq i talentuar sa mbrojtesi serb Branislav Ivanovic. Ai (Hysaj) eshte i forte dhe ka nje experience shume te madhe per moshen e tij 21 vjecare. Gjithashtu anglezet thone se:”Hysaj mund te luaje ne te dyja krahet ne ate te majte dhe ne ate te djathte” dhe kjo eshte nje ane shume pozitive. Per anglezet ana negative e Hysajt eshte fakti se nuk eshte nje mbrojtes ofensiv si Brana. Por pavaresisht nga kjo ne mbrojtje ai eshte nje mbrojtes shume i shkelqyer. Duket se Elseid Hysaj eshte ndjekur nga afer nga ndihmesit e teknikut te njohur Jose Mourinho gjate takimit miqesor Shqiperi-France 1-0. Sipas anglezeve Hysaj shikohet si zevendesues gjate ndeshjeve por edhe me vone i mbrojtesit serb Branislav Ivanovic. Kjo do te thote qe Hysaj tani per tani nuk do te jete pjese e formacionit te pare. Nga ana tjeter gjate kesaj merkatoje ne adrese te klubit te Empolit per te marre kartonin e Hysajt kane qene edhe klubet e Lacios, Napolit, Shalke, Leverkusen dhe Roma.
TRI SKUADRAT SHQIPTARE NE EUROPE- Një fitore, një barazim, një humbje
Kukësi mposht bjellorusët 2 me 0 !/
Kukësi ka bërë një lojë të pëlqyeshme dhe si rrjedhojë e kësaj mposhti me rezultat 2:0 ekipin nga Bjellorusia, Torpedo Zhodino, në ndeshjen e parë të rrethit të parë të eliminatorëve për Europa League. Futbollistët e Kukësit në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë, treguan nivel të lartë të lojës dhe heshtën bjellorusët. Qysh në minutën e nëntë, kuksianët kaluan në epërsi, kur Karioka shënoi supergol dhe tronditi bjellorusët. Në pjesën dytë, Kukësi shtroi lojën e tyre dhe dyfishoi rezultatin 2:0 në minutën e 54-të. Goditjen e merr përsipër Pero Pejiç i cili godet në mënyrë perfekte dhe topi përfundon në portë. Kuksianët deri në fund dhanë maksimumin dhe i kënaqët shikuesi me një fitore të madhe. Kukësi shënoi fitore të madhe dhe bën një hap drejt kualifikimit më tutje.
Laçi, barazim me Inter Baku/
Laçi barazoi 1:1 me ekipin nga Azerbajxhani, Inter Baku, në ndeshjen e parë të rrethit të parë të eliminatorëve për Europa League. Futbollistët e Laçit ishin shumë afër fitores, por një gabim iu kushtoi më barazim dhe tani i pret sfidë e vështirë në Baku. Në minutën e 20-të, Vuçaj kombinon bukur me Xhejms brenda zonës, ky i fundit gjuan fuqishëm me të djathtën por topi ndalet nga shtylla, aty përfiton Meto i cili e shtyn drejt rrjetës dhe 1:0. Në minutën e 48-të, goditje dënimi për azerët, e ekzekuton Kvekveksiri, ky i fundit gjuan fuqishëm me të djathtën dhe dërgon topin në portë, duke mposhtur malazezin Vujadinoviç, 1:1. Laçi tash mendon për takimin e kthimit, e cila do të jetë shumë i vështirë.
Partizani shkaterrohet 3 me 1 në Norvegji/
Partizani ka humbur me rezultatin 3 me 1 ndeshjen vajtëse për turin e parë eleminator në Europa Ligë.
Të kuqtë janë dorëzuar para Stromsgodset duke bërë një hap drejt eleminimit në këtë kompeticion.
Goli që mban ende në lojë Partizanin u shënua nga Fazliu megjithatë shpresat për ta janë të pakta.
Hidhet shorti i Kategorisë Superiore.
Fitorja ndaj Francës, De Biasi: Zhvilluam një ndeshje të mirë
Trajneri I kombëtares shqiptare Giovanni De Biasi ka vlerësuar mjaft lojën e kuqezinjve në fitoren e sotme ndaj Francës.“Zhvilluam një ndeshje të mirë, ndaj një kundërshtari që luajti në ritme të ulëta. Besoj që lojtarët dhanë gjithçka prisja në fushë. Jam i lumtur për lojtarët e rinj dhe rikthimin e Bashës. Sonte shpresoj që Danimarka të barazojë me Serbinë, pasi do të ndihmonte Shqipërinë. Kjo ndeshje nuk vlen për kualifikueset, shpresoj që të vazhdojmë kështu në ndeshjet e mbetura për të siguruar pjesëmarrjen” deklaroi De Biasi.
Pas ndeshjes ka komentuar edhe kapiteni kuqezi Lorik Cana duke folur me superlativa për lojën dhe rezultatin edhe pse ishte ndeshje miqësore.
“Do ishte fantastike po të kishte dhe vlerën e tre pikëve ndeshja me Francën. Kemi dëshirë që rruga që kemi nisur të përfundojë në Francë. Duhet përqendrim dhe qetësi për të marrë maksimumin në cdo ndeshje. Një fitore ndaj Francës nuk është e rastësishme, frytet e një pune që kemi nisur disa vite më parë për këtë vend dhe këtë popull. Po bëjmë popullin që të krenohet me këtë ekip. Forca jonë është grupi dhe dëshira. Nuk do ta ndërroja Shqipërinë as me Francën, gjithmonë kam ëndërruar fanellën kuqezi. Kur luan për Shqipërinë cdo ndeshje është zyrtare. Shpresoj që të fitojë edhe Danimarka ndaj Serbisë sonte” deklaroi ai.
I gëzuar për golin ka qenë edhe autori i fitores ndaj Francës, Ergys Kaçe. “Jam shumë i lumtur për golin, por më shumë i lumtur jam për fitoren, pasi është dy muaj para ndeshjes me Danimarkë. Ishte një fitore e madhe, pasi është e para në histori ndaj Francës, ekipi ishte në gjendje shumë të mirë, prandaj e fituam ndeshjen”tha ai.
Ndërsa portieri i kuqezinjve Etrit Berisha “Nuk kemi kualitetet që ka Franca, por grupi ishte vendimtar duke bërë diferencën në fushë. Shpresoj që të vazhdojmë me paraqitjen e mirë që po bëjmë. Ajeti me Alinjin bënë një paraqitje të mirë duke krijuar siguri para zonës”.
Ndërsa Ermir Lenjani tha pas ndeshjes se, “Jam i lumtur për fitoren, nuk e prisja ndërrimin e trajnerit, pasi prisja që të luaja më shumë minuta në fushë. Megjithatë ajo që ka më shumë rëndësi është fitorja”.
Rama: Respekt kuqezinjve miqësore miqësore po Franca është Franca dhe fitorja është fitore
Fitoren e kuqezinjve e ka komentuar edhe kryeministri Rama duke i përgëzuar përmes një statusi në Facebook. Edhe pse ishte një fitore në një ndeshje miqësore, Rama shkruan se fitorja është fitore.
“Respekt kuqezinjve miqësore miqësore po Franca është Franca dhe fitorja është fitore:-) #ForcaShqipëria me e mira është ende përpara!” shkruan kreu i qeverisë shqiptare.(kortezi:Gjergji Mima)
- « Previous Page
- 1
- …
- 80
- 81
- 82
- 83
- 84
- …
- 117
- Next Page »
