Shqipëria do të vazhdojë ta kërkojë drejtësinë…/
Federata Shqiptare e Futbollit u njoh të martën në mbrëmje me vendimin e Komisionit të Apelit, tek i cili shpresonte që të gjente më tepër drejtësi, në lidhje me vendimin e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës për ndeshjen e Serbi – Shqipëri, zhvilluar në Beograd më datë 14 tetor 2014 dhe të ndërprerë në minutën e ’41 të takimit. Ky vendim i këtij Komisioni, la në fuqi të gjitha vendimet e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s në lidhje me këtë takim të papërfunduar.
Ne nje deklarate te FSHF-se theksohet se pavarësisht argumenteve juridike dhe fakteve të dokumentuara me foto dhe video, si edhe mbrojtjes profesionale të avokat Antonio Rigozzi dhe studiove ligjore, të prenotuara nga FSHF, përsëri asgjë nuk ndryshoi. Pavarësisht nga qëndrimi i njëjtë politik i Komisionit të Apelit, FSHF është e indinjuar për mosmarrjen parasysh e fakteve të vërtetuara të dhunimit të lojtarëve shqiptarë, te pushtimit të fushës nga tifozë dhe persona të inkriminuar, të thirrjeve raciste “vritini shqiptarët”, të hedhjes në fushë të sendeve të forta dhe fishekzjarreve dhe të shumë elementëve të pasigurisë.
Megjithatë, gjatë seancës së pyetjeve, kanë dalë shumë fakte të reja dhe deklarata kontradiktore, të zyrtarëve të ndeshjes, që deklaruan për këtë takim, të cilat akoma më shumë na bindin se në shkallët e mëtejshme, Shqipëria do të gjejë drejtësinë.
Federata Shqiptare e Futbollit, e pakënaqur me këtë vendim njofton opinionin dhe median, se do të vazhdojë ta kërkojë drejtësinë, pranë Gjykatës të Arbitrazhit Sportiv (KAS) në Lozanë, edhe më shumë e binduar se i takojnë tre pikët e fitores, së kësaj ndeshjeje. FSHF do të vazhdojë betejën e saj ligjore, e qartë në qëndrimin e saj, se vetëm kështu do të fitojë vetëm futbolli. Një lojë e pastër, pa dhunë dhe pa racizëm, perfundon deklarata e FSHF-se.
Partizani “parkohet i Pari” dhe pret Tiranen ne derbin e madh.
Nga Albano Kolonjari.
“Jam shumë i kënaqur për golin tim të parë i arritur në këtë përballje që jo vetëm na dha tre pikët mjaft të rëndësishme por na renditi në kryë të klasifikimit. Partizani që në fillim ka treguar që është pretendent kryesor për titullin kampion duke dhënë maksimumin në cdo ndeshje. Dëshiroj të jemi gjithmonë në krye të klasifikimit dhe këtë e kemi treguar mjaft mirë ku në çdo ndeshje kemi rritje.Jam shumë i gëzuar që realizova dhe sigurisht që dua të shënoj sërish me këtë fanell sa herë të më jepet mundësia”. U shpreh Osmanaj pas takimit Teuta-Partizani 0-1. Me kete fitore skuadra e Partizanit u ngjit ne krye te tabeles se klasifikimit me 30 pike. Partizani erdhi ne kete takim me tre mungesa te rendesishme Nexhipit, Mazrekaj dhe sulmuesit Racic. Takimi ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit ishte i bukur me sulme dhe kundersulme nga te dyja skuadrat. Pjesa e pare ka folur per Partizanin qe ka qene me kembengules por i “pafat” per te gjetur rrugen e rrjetes se mbrojtur nga Rizvanolli. Me fillimin e pjeses se dyte Teuta ushtron presion tek porta e ‘kuqe”. Tekniku i ri i Teutes Gentian Begeja urdheron skuadren te luaje ne sulm. Partizani mbrohet mire dhe aplikon sulmin e shpejte. Pikerisht ne 67 minute pas nje kundersulmi te shpejte Partizani kalon ne avantazh me ane te Osmanaj. Teuta perpiqet te shpetoje veten nga disfata e rradhes, por e ka te pamundur te caje mbrojtjen e Partizanit nje nga me te mirat ne kete sezon. Te kuqte perfitojne nga humbja e Skenderbeut ne Kukes dhe barazimi i Tiranes ne “Qemal Stafa” me Lacin 0-0, dhe ngjitet ne krye te renditjes. Bardheblute ne takimin me kurbinasit , por nuk arriten te gjejne rrugen e rrjetes. Ne Kukes, skuadra vendase arriti nje fitore shume te rendesishme perballe nje ekipi rival per titullin kampion sic eshte Skenderbeu. Bardhekuqte e Korces shpenzuan te gjitha baterite per te dale me nje rezultat pozitive nga ky takim. Ne te 47 minute mbrojtja korcare nuk mbulon sic duhet Erjon Dushkun i cili kalon kuksianet ne avantazh 1-0. Duhet theksuar se ky takim u pershkua nga dyluftime te forta dhe duele te ashpra te cilat ne disa raste e kaluan edhe cakun e lojes sportive. gjithsesi Kuksi tashme e shikon veten ne vendin e trete dy pike larg Partizanit. Skuadra e Skenderbeut ne kete takim shume te rendesishem ndjeu mungesen e kapitenin Shkembi, i cili njehet ndryshe edhe “truri” i skuadres korcare ne fushen e lojes. Tirana e cila synon titullin kampion pas hapit te gabuar qe beri ne fushen e saj me Lacin i duhet te perballet takimin e ardhshem me rivalen e saj te perjeteshme Partizanin. Ne kete takim Tirana nuk do te kete te pranishem fansat e saj pasi tifozet bardheblu vazhdojne te vuajne denimin e dhene nga FSHF per sjellje jo te denjte ne takimin Elbasani-Tirana.
Tirana-Laci 0-0
Kukesi-Skenderbeu 1-0
Teuta-Partizani 0-1
Apollonia-Vllaznia 0-1
Flamurtari-Elbasani (luhet sot)
Renditja
Partizani 30
Tirana 29
Kukesi 28
Skenderbeu 27
Laci 20
Flamurtari 15
Vllaznia 14
Teuta 13
Apolonia 8
Elbasani 6
Kroatët e dogjen flamurin serb ne Itali
MILANO IT: Megjithse tifozët kroat mbrëmë dogjën flamurin Serb, loja vazhdoi .Gjithcka, ne fillim shkoi mirë në ndeshjen e futbollit Itali-Kroaci, por nuk arriti dot të përfundojë pa probleme, pasi tifozëria Kroate në minutën e 75 të lojës hodhi në fushën e Gjelbërt fishekzjarre dhe shashka, dhe në stadium gazetat ka fiksuar edhe një moment kur tifozët kroat i vunë flakën flamurit të Serbisë. Albitri hollandez për shkak të këtyre skenave detyrohet të ndërpresë lojën për pak kohë, por i rifillojë atë.
Simbas një faqe interneti në rrjetin social facebook (www.facebook.com/LajmeGlobal) thuhet se flakët dhe trazirat duket se nuk do t’i ndahen Shqipërisë, por as Italisë kur ka të bëjë me ballkanas. Edhe pse këtë herë Kombëtarja e Xhani De Biazit kishte udhëtuar në Milano, në “San Siro”, për të parë si tifoze takimin mes “axurrëve”, rivalëve të saj të ardhshëm, dhe Kroacisë, mes “tre” kombëtareve në fushë futen tifozët kroatë, të cilët risollën në kujtesë me tymues e flakadanë ngjarjet e 14 tetorit në Beograd, që shumë pak prej nesh do t’i harrojnë shpejt.
Por, simbas saj edhe për italianët, trazirat e Xhenovas së vitit 2010, me kryeultrasin serb Ivan Bogdanov që digjte flamurin shqiptar, u ringjall në moment… Ndonëse në këtë rast, në tribunat e “San Siro”-s ishte flamuri serb ai që u dogj, nga kroatët… Edhe këtë herë, ndeshja u ndërpre, por vetëm për 10 minuta, teksa ultrasit ballkanas të mbërritur në Itali vërsulën të gjithë arsenalin e tyre të fishekzjarrëve në fushë, duke e bërë të rrezikshëm dhe të papraktikueshëm terrenin. Dhe natyrisht që jo pak nga kuqezinjtë tanë do të kenë buzëqeshur me buzën e shtrembëruar këtë herë, duke rikujtuar, ndonëse në një zonë shumë të sigurt të stadiumit, ato momente aspak të bukura dhe delikate për një komb të tërë, të përjetuara si personazhe kryesorë në stadiumin “Partizan”.
Madje, edhe të gjithë komentatorët, gazetarët e moderatorët që analizuan dje sfidën e Italisë nuk mbetën pa rikujtuar trazirat e Beogradit dhe frikën se edhe sfida e djeshme mes Italisë dhe Kroacisë mund të kishte pasur të njëjtin fund, ndonëse pas 10 minutash ndërprerjeje gjithçka rifilloi dhe përfundoi me një barazim 1-1, këtë herë pa dhunë, pa përplasje, pa kore raciste, por me pak frikë po…/B S/INA/
KOMBËTARJA SHQIPTARE “TURPËRON” FRANCËN E PLATINSË, SERBËT HANË DAJAK NË BEOGRAD
Deschamps: Shqipëria nuk është skuadër e vogël; Cana: Duhet të krenohemi me këtë ekip/
Përfaqësuesja Shqiptare e futbollit ka ka turpëruar Francën e Platinisë, tek ka barazuar me rezultatin 1-1 me Francën në stadiumin “Loute De Lorient”, të Rennes.
Franca nuk e nënvleftësoi për asnëj cast ndeshjen, madje e kërkoi më dhëmë të shtërnguara dhe me nota nervozimi fitoren deri në minutën e pestë shtesë, por shqiptarët luftuan për prestigj; ata nuk e lëshuan lojën deri në sekondat e fundit. Ky ishte një rezultat historikë për kuqezinjtë të cilët kanë arritur të marrin një rezultat pozitiv përballë një kundërshtari i cili ka fituar në të shkuarën kampionatin Europian të futbollit dhe botëror.
Miqësorja e luksit që u zhvillu në në stadiumin e “Loute De Lorient”, 29.376 vendesh në 45 minutat e para të lojës ka dhuruar vetëm 1 gol, atë të Mërgim Mavrajt, i cili përfitojë mjaft mirë nga një kros i Agollit nga e majta e sulmit shqiptarë. Aksioni i golit mund të themi fare mirë ishte një skemë e timonjeri Xhani De Biazi i cili u provua edhe më parë, por që Lorik Cana nuk mundi të shënojë, duke e dërguar topin sipër traversës së portës franceze.
Pjesa e dytë foli për francezët që barazuan rezultatin përmes të sapo të futurit në lojë, Griezman në minutën e 73’.
Barazimi në Francën ndaj skuadrës së Dechamps me rezultatin 1-1 është konfirmim i formës së mirë dhe rritjes së lojës që kuqezinjtë përjetojnë nga ndeshja në ndeshje.
Në përfundim të takimit me Francën, disa prej protagonistët dhanë deklarata për shtyp dhe thanë se barazimi me Francën konfirmon forcën e kuqzeinjëve.
Lorik Cana, kapiteni kuqezi tha se ky rezultat konfirmon formën tonë të shkëlqyer. “Ky rezultat konfirmon rritjen tonë si grup. Është një rezultat që shton besimin dhe na jep krahë për të vijuar rrugëtimin tonë drejt Franc 2016”, theksojë Cana në përfundim të takimit. De Biazi nga krahu tjetër u shpreh tepër i kënaqur nga prezanimi i lojtarëve. “Më shumë se rezultati më pëlqeu reagimi i lojtarëve pas 10 minutave të para të lojës. Jam i kënaqur me të gjithë. Tani kemi Italinë, ku duam sërish një rezultat pozitiv”, përfundojë De Biazi.
Mesfushori Andi Lila nga krahu tjetër tha se jemi një skuadër që duhet të hymë në Europë. “Do të ishte e jashtëzakonshme po të fitonim këtu, por ne tashmë jemi më të vetëdishëm për forcën tonë. Duam të dalim në Europian”, ka thënë Lila.
Shqipëria barazoi me rezultatin 1-1 në qytetin e Rennes përbalël Francës. Golat në takimin e përfunduar në orën 22:45’ u shënuan nga Mavraj në mintëun e 41’ të pjesës së parë dhe nga Griezman në të 73-ën.
Kombëtarja Shqiptare ka arritur një tjetë rezultat mjaft të mirë. Edhe pse një ndeshje miqësore, kuqezinjtë e De Biazit ishin ne avantazh dhe luajten shkelqyer.
Skuadra Shqiptare ka përballuar me sukses presionin francez, por njëkohësisht duke u përpjekur të dalë përpara rezikshëm.Shqipëri aarriti të kryesojë e para 0-1 në miqësoren me Francën. Kuqezinjtë e De Biazit janë duke zhvilluar një ndeshje fantastike dhe arrijnë të udhëheqin fillimisht me meritë 0-1. Mavraj në të 41-tën kaloi kuqezinjtë në avantazh.
Ndërkohë në minutën e 72-të pas një aksioni individual, Antoni Griezman driblon bukur dy mbrojtësa shqiptar nga e majta dhe arrin të mposhtë Berishën duke barazuar rezultatin.
Gjithçka u mbyll 1-1 dhe Shqipëria arrin një tjetër rezultat të kënaqshëm, pas fitores me Portigalinë dhe barazimit me Danimarkën. Gjithsesi Franca arriti t’i marre nje barazim Shqiperise, që udhëhoqi deri në minutën e 72..
Kronika dhe formacionet/
Franca-Shqipëria 1:1 (0:1)
Stadiumi në Rennes.
Gjyqtarë: Gjyqtarë: M. Zelinka, O. Pelikan, K. Mencl (Çekia).
Shënues: Mavraj (40′).
Kartonat e verdhë: Agolli.
Franca: Lloris, Jallet, Yanga-Mbiëa, Digne (Kurzaëa 70′), Varane, Valbuena (Payet 85′), Cabaye (Griezmann 59′), Sissoko (Schneiderlin 80′), Pogba, Benzema, Lacazette (Gignac 69′).
Shqipëria:Berisha, Mavraj, Lila, Hysaj (Villa 85′), Cana, Agolli, Kukeli (Bulku 90+2′), Abrashi (Ajeti 69′), Lenjani (Shala 76′), Memushaj, Cikalleshi (Balaj 90+2′).
***
Didier Deschamps, ka thuru lavde për ekipin kuqezi, pas barazimit 1:1 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Renes.
Didier Deschamps, traineri i përfaqësuese franceze, ka komentuar ndeshjen ndaj Shqipërisë, e cila përfundoi me rezultat të barbarët 1:1. Ai ka lavdëruar ekipin kuqezi.
“Patëm më shumë raste sesa Shqipëria, por ne kemi bërë disa gabime. Shqipëria ra në pjesën e dytë. Ne nuk duhet të dëshpërohemi sepse Shqipëria nuk është skuadër e vogël. Unë kam bërë disa eksperienca në këtë takim, por mos të harrojmë se kemi edhe lëndime”, ka deklaruar Deschamps pas ndeshjes.
***
Cana: Duhet të krenohemi me këtë ekip
Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka thënë se të gjithë duhet të krenohen me Kombëtaren shqiptare.
Lorik Cana ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e Kombëtares shqiptare në ndeshjen miqësore ndaj Francës, e cila përfundoi baras 1:1. Kapiteni i ekipit kuqezi ka thënë se duhet të krenohemi me këtë ekip.
“Skuadra pe vazhdon rrugën e saj, është duke i përmirësuar gabimet. Po më pëlqen që ekipi po lufton dhe po angazhohet. Duhet të krenohemi me këtë ekip. Por, ekipi jonë po tregoj edhe lojë të mirë, po e mbanë topin. Kemi një të ardhme të ndritur. Ne duhet të rrimë me këmbë në tokë, ti përmirësojmë gabimet dhe të ecim përpara”, ka deklaruar Cana.
SERBIA RRIHET NE BEOGRAD
Danimarka e ka mposhtur Serbinë midis Beogradit me rezultat 1:3, duke e poshtëruar në shtëpi, pa tifozë. Kurse, fitore ka shënuar edhe Portugalia, që mundi Armeninë në minutën e 8- me anë të këpucës së artë, Ronaldos.
Danimarka e ka tronditur Serbinë. Danezët kanë fituar në Beograd me rezultat 1:3, në kuadër të eliminatoreve për euro 2016.
Serbet e mbyllen pjesën e parë me golin e realizuar nga Zoran Tosic në minutën e katërt. Por, në pjesën e dytë danezët rikthyen rezultatin në 1:3. Golat i realizuan Nicklas Bendtner (60 dhe 85) dhe Simon Kjaerit (62)
Kurse, Portugalia e ka mundur Armenin me rezultat 1:0 me golin e Cristiano Ronaldos të shënuar në minutën e 72-të.
GJENDJA NË GRUP
DANIMARKA 7 Pikë
PORTUGALIA 6 Pikë
SHQIPËRIA 4 Pikë
SERBIA 1 Pikë
ARMENIA 1 PIKË
E Premtja e Euro 2016
Te premten ne oren 20.45, ne stadiumin “Route De Lorient” ne Rennes, do te luhet ndeshja miqesore France- Shqiperi/ Ja ndeshjet e tjera/
Programi i ndeshjeve qe do te luhen te premten per eleminatoret e Euro 2016 eshte:
Grupi D:
(18.00): Gjeorgji – Poloni
(20.45): Gjermani – Gjibraltar
(20.45): Skoci – Irlande
Klasifikimi: P N F B H GOL dif
1. Poloni 7 3 2 1 0 11 2 9
2. Irlande 7 3 2 1 0 10 2 8
3. Skoci 4 3 1 1 1 4 4 0
4. Gjermani 4 3 1 1 1 3 4 -1
5. Gjeorgji 3 3 1 0 2 4 3 1
6. Gjibraltar 0 3 0 0 3 0 17 -17
Grupi F:
20.45:
Greqi – Ishujt Faroe
Rumani – Irlanda Veriut
Hungari – Finlande
Klasifikimi: P N F B H GOL dif
1. Irlanda Veriut 9 3 3 0 0 6 1 5
2. Rumani 7 3 2 1 0 4 1 3
3. Finlande 4 3 1 1 1 4 4 0
4. Hungari 4 3 1 1 1 3 3 0
5. Greqi 1 3 0 1 2 1 4 -3
6. Ishujt Faroe 0 3 0 0 3 1 6 -5
Grupi I:
20.45:
Serbi – Danimarke
Portugali – Armeni
Klasifikimi: P N F B H GOL dif
1. Danimarke 4 3 1 1 1 3 3 0
2. Shqiperi 4 2 1 1 0 2 1 1
3. Portugali 3 2 1 0 1 1 1 0
4. Serbi 1 1 0 1 0 1 1 0
5. Armeni 1 2 0 1 1 2 3 -1
Miqësorja me Francën, De Biazi: Na duhet te ruajmë vlerat e lojës sonë
Te premten ne oren 20.45, ne stadiumin “Route De Lorient” ne Rennes, do te luhet ndeshja miqesore France- Shqiperi, ne kuadrin e pergatitjeve per Euro 2016, qe do te organizohet ne France
Trajneri i perfaqesueses shqiptare te futbollit, italiani Gianni de Biazi dhe kapiteni i saj, Lorik Cana, e kane vleresuar shume kundershtarin. Sipas De Biazit, Shqiperia do te zhvilloje dy miqesore luksi, me 14 nentor ne Renes kunder Frances dhe ne 18 nentor ne Genova kunder Italise.
“Jane dy ndeshje miqesore te nje niveli shume te larte ndaj duhet perqendrim dhe mjaft kujdes. Ne duhet te ruajme vlerat e lojes qe kemi prodhuar nepermjet ketij grupi lojtaresh”, eshte shprehur trajneri i perfaqesueses shqiptare.
Ndersa kapiteni Cana ka theksuar se “per ne e sidomos per lojtaret e rinj qe nuk kane shume histori ne kete grup, keto ndeshje jane shume te rendesishme, jo vetem se po luajmë kunder ekipeve dhe lojtareve me emer, por edhe sepse nepermjet tyre skuadra rritet dhe forcohet”.
Ekipi shqiptar eshte nisur sot drejt Frances dhe në orën 19:00 është parashikuar konferenca për shtyp e trajnerit të kuqezinjve Gianni De Biazi, ndërsa në 19:30 ekipi shqiptar do të stërvitet në stadiumin e Rennes
- « Previous Page
- 1
- …
- 88
- 89
- 90
- 91
- 92
- …
- 117
- Next Page »
