• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Komuniteti shqiptar musliman në Waterbury festoi Kurban Bajramin

June 30, 2023 by s p

Është shumë gëzimtare të dëgjoj se shumë shqiptarë muslimanë në Waterbury festuan Kurban Bajramin. Festat myslimane janë një kohë e rëndësishme për bashkësinë myslimane dhe ofrojnë mundësi për të festuar së bashku, të shprehin devotshmërinë e tyre dhe të ndajnë gëzimin me familjen dhe miqtë.

Komuniteti shqiptar në Waterbury, si dhe komunitetet shqiptare në përgjithësi, kanë zakonin të organizojnë aktivitete të veçanta për të festuar Kurban Bajramin. Këto aktivitete përfshijnë pjesëmarrjen në xhami për lutje dhe falje, takime familjare, përmbledhje në shtëpi për të kënaqur ushqime tradicionale, dhe ndarjen e mishit të kurbanit me të varfërit dhe të afërmit.

Festat myslimane si Kurban Bajrami shërbejnë gjithashtu si rast për komunitetin shqiptar të mbledhë dhe të festojë identitetin kulturor dhe fejër në mënyrë kolektive. Këto festa ofrojnë një mundësi për të forcuar lidhjet shoqërore dhe të tregojnë solidaritetin mes anëtarëve të komunitetit.

Filed Under: Uncategorized

Nga konferenca shkencore ndërkombëtare mbajtur në Akademinë e Shkencave, kushtuar shkrimtarit dhe studiuesit Jakov Xoxa me rastin e 100-vjetorit e të lindjes

June 8, 2023 by s p

Blerina Suta: Mendimi teorik-letrar i Jakov Xoxës në tekste universitare

Suta: Ideja e veprës letrare si një të tërë unike, të organizuar nga ideja themelore, të organizuar pra nga qëndrimi i vetëm i njëjtë që mban shkrimtari ndaj jetës shoqërore, rreth së cilës grumbullohen mjetet gjuhësore (mjetet konkretizuese të tablove të jetës; mjetet individualizuese të karaktereve; mjetet tipizuese të karaktereve), na çon madje në thelbin aristotelian të së vërtetës artistike si forcë që krijon tensionin e duhur për të siguruar stilin kompakt të saj.

Suta: Teoria dhe kritika e realizmit socialist në shërbim të luftës pa kompromis të klasave që do të instalohet dhe do të vazhdojë në dhjetëvjeçarët e ardhshëm, rezulton cilësisht e ndryshme prej sugjestionit transformues që Jakov Xoxa mundohet t’i veshë funksionit të letërsisë, edhe kur përvetëson për rrafshin e kritikës letrare konceptin romantik të qëndrimit ndaj jetës, atë ëndërr të njeriut, që është e zonja të shtojë energjitë e njeriut në transformimin pozitiv të jetës, në transformimin revolucionar të jetës.

#AShSh

#JakovXoxa

#100vjetori

#konferencëshkencorendërkombëtare

Mendimi teorik-letrar i Jakov Xoxës në tekste universitare

Nga Blerina Suta

Universitá L’Orientale di Napoli

Botimi i manualit teoriko-letrar “Hyrje në shkencën e letërsisë” në Universitetin e Prishtinës në 1970 vjen si e “përshtatur” nga Jakov Xoxa, ribotim i variantit të Universitetit të Tiranës të 1967, me pak ndryshime të natyrës specifike. Ndonëse përgatitësi e paraqet si të ‘përshtatur’ këtë tekst hyrës në shkencën e letërsisë, ilustrimi i koncepteve teorike përmes autorëve të letërsisë shqipe, lejon të nënkuptosh se vepra bart një aks teorik dhe metodologjik, të cilin studiuesi (dhe shkrimtari Xoxa) e sheh në përputhje me konceptin e tij për artin dhe letërsinë.

Duke u ndalur vetëm në këtë variant të 1970 mund të pohojmë se konceptet që vijnë prej tij shënojnë një ngjarje të rëndësishme për specialistët e fushës së studimeve letrare, edhe pse periudha postkomuniste priret t’i anashkalojë fenomenet që i takojnë periudhës diktatoriale pa një analizë në perspektivë historike.

Konceptet më të rëndësishme që bart ky manual janë marrë nga tradita e marksizmit rus, të përfaqësuar nga idetë e Leninit dhe Plehanovit, si dhe nga ajo estetiko-materialiste e shekullit XIX të Gogolit dhe Bjelinskit.

Vija e hollë rreth të cilës mund të sendërtohet një trajtesë e tillë është dinamika e përafrimit të materialeve të përzgjedhura me analizën historiko-dialektike: pohimi për thelbin figurativ të artit, sipas të cilit figurat në art kanë një karakter emocional kryhet në përplotësim të konceptit të “realizmit”, koncept kyç i aksit teoriko-metodologjik të këtij manuali.

“Realizmi” kërkohet jo vetëm si funksion i krijimit artistik sipas frymës së kohës, por dhe i kritikës letrare që transformohet në ndërgjegje të realitetit dhe thuajse bart në mënyrë të gërshetuar apo madje zëvendëson dijet historiko-filozofike apo sociologjike.

Plazmimi i veçorive të artit sipas veçorive të jetës përgjatë gjithë prerjes metodologjike të tekstit, përcjell teorinë njohëse të Leninit për “rëndësinë shoqërore të letërsisë” dhe rrjedhimisht edhe karakterin konfliktual të kësaj teorie që rrjedh prej mitizimit të konceptit historik dhe sponsorizimit të një receptimi pasiv të tekstit letrar.

Por nga ana tjetër, ky manual ka vlerë për qëndrimi kritik sipas të cilit, vlera sociale e letërsisë (pra mendimi, historia që përçohet nga e vërteta artistike) hetohet nëpërmjet koncepteve që i brendashkruhen mjeteve diskursive të realizimit poetik të veprës.

Kështu, autori gjen hapësirën të flasë për natyrën gjuhësore te disa mjeteve specifike të sendërtimit të poetikës “realiste”, si partishmëria, tipikja, karakteri popullor, të cilat në metodën e realizmit socialist do të shihen tërësisht jashtë veprës.

Koncepti i i “partishmërisë” në letërsi që hasim në këtë manual ndërfutet në një rrafsh më të gjerë arsyetimi mbi karakterin ideologjik të artit dhe është larg interpretimit që do bartë koncepti i realizmit socialist për letrarët si ndihmës të partisë në edukimin komunist të njerëzve.

Partia, në konceptin teoriko-metodologjik të zgjedhur prej Xoxës, hetohet në hapësirën që i takon klasës sociale dhe ideologjisë që ajo përfaqëson dhe, në mënyrë specifike, partishmëria, si gjendje shpirtërore e një klase të caktuar, trajtohet si tregues i kalimit të ndërgjegjshëm të shkrimtarit në anën e lëvizjes përparimtare shoqërore.

Ngushtësisht i lidhur me konceptin e realizmit është kategoria e “tipikes”, të cilën Jakov Xoxa e përkufizon sipas manualit të Engelsit si “vërtetësi në dhënien e karaktereve tipike të marra në rrethana tipike”.

Duhet theksuar se, ndryshe prej lakimit të këtij koncepti, në teorinë e realizmit socialist, sipas të cilit “duhen vërejtur shumë njerëz të ngjashëm për të krijuar një tip të caktuar” (Fjalor Termash letrare, 1965), e vërteta dhe figura tipike në manualin e Xoxës përvijohet si shprehje e kompozimit të figurave, thellësisë së gjuhës artistike.

Edhe kur përmend tipiken, si cilësi pasqyruese e kushteve “shoqërore të shumë njerëzve”, autori kujdeset të theksojë natyrën e dyfishtë të së vërtetës artistike: nga njëra anë, shpreh jetën dhe, nga ana tjetër, qëndrimin ideo-emocional të shkrimtarit ndaj jetës.

Kështu, tipikja në këtë manual ndriçohet në optikën e mjeteve të fantazisë krijuese, pra të mundësive formale që e shohin mjetin specifik të letërsisë në hollësitë e të kompozuarit të figurave, dhe hollësitë e gjuhës artistike të veprës, që e pasqyrojnë karakterin siç është, tipik, por dhe të bymuar apo tkurrur.

Koncepti i tipikes si diçka që mund të ndeshet dhe mund të ngjasë, siç shprehet Xoxa duke iu referuar artikullit të Gorkit për “Onjeginin” dhe qartësimi i këtij koncepti për tipiken, si kërkim në faktet e jetësore të asaj çka është e ligjshme jo e rastit, sugjeron një koncept të së “ligjshmes” në rrafshin cilësor dhe logjik të së mundshmes aristoteliane.

Në funksion të “realizmit” proces i gjallë i njohjes (dhe jo abstrakt) përdoren dhe argumente për “karakterin popullor” të artit.

Në përvijimin e karakterit popullor të letërsisë, Xoxa ka zgjedhur ato përcaktime që e përvijojnë si funksion të tiparit formal dhe gjuhësor, falë figurave artistike, të kësaj kohe (të jetës së popullit, të udhëheqësve të tij, të gjuhës së tij, të vendeve, fushave, maleve të bukur shqiptarë, të zakoneve, të veçorive pozitive të masave popullore).

Kontradiktat e thella që vëren Lenini, në profilin letrar të Lev Tolstojit si pasqyrë e revolucionit rus, apo Balzakut që ka demaskuar atë sistem shoqëror, partizan i të cilës qe, shoqërohen gjithsesi nga arsyetimi për vlerën njohëse që bart realizmi i këtyre autorëve, falë gjenialitetit, cilësi që nuk mund të fshehë kurrë të vërtetën e jetës.

Së fundi, dhe ndoshta koncepti më i rëndësishëm që qarkullon në këtë vepër është ai i “formës”. Analizat e traditës materialiste të shekullit XIX, specifikisht të Gogolit dhe Bjelinskit, sjellin në këtë vepër një koncept të karakterit popullor të artit, si shprehje e “formës demokratike” e cila nuk është vetëm gjuha, që të jetë e kuptueshme dhe jo e rëndë, por duhet shikuar si forma në tërë kompleksitetin e saj.

Kompleksiteti, një cilësi e lidhur me teknikën e veprës letrare apo mënyrën e aftë të ndërtimit të saj, fiton tipare akoma më të qarta, kur krahas marrëdhënieve të veprës me botën jashtë saj (sipas konceptit të Leninit që i krahason marrëdhëniet mes komponentëve të veprës me lidhjet universale të jetës vetë – gjuha identifikohet me jetën vetë), propozohen si thelbësore marrëdhëniet brendashkruar veprës, si ai i rrafshit të personazhit (kur përmenden marrëdhënie reciproke të një karakteri me karakteret e tjera), apo ai i rrafshit të veprimit (kur shkrimtari bashkon fenomenet në mes të tyre në të tillë mënyrë që këto gjatë veprimeve të tyre reciproke të plotësojnë njëra tjetrën, të formësojnë njëra tjetrën).

Marrëdhëniet (lidhje të ndryshme komplekse) në vepër e orientojnë domethënien e saj drejt të vërtetës së kuptueshme dhe të përvetësueshme që vjen (ndryshe nga estetika e realizmit socialist) brendashkruar veprës si tërësi stilistike, një ndërtesë e përcaktuar, rezultat i idesë themelore e cila varet nga përmbajtja e veprës, e po kështu nga arti i gjuhës.

Ideja e veprës letrare si një të tërë unike, të organizuar nga ideja themelore, të organizuar pra nga qëndrimi i vetëm i njëjtë që mban shkrimtari ndaj jetës shoqërore, rreth së cilës grumbullohen mjetet gjuhësore (mjetet konkretizuese të tablove të jetës; mjetet individualizuese të karaktereve; mjetet tipizuese të karaktereve), na çon madje në thelbin aristotelian të së vërtetës artistike si forcë që krijon tensionin e duhur për të siguruar stilin kompakt të saj.

Si përfundim, teoria dhe kritika e realizmit socialist në shërbim të luftës pa kompromis të klasave që do të instalohet dhe do të vazhdojë në dhjetëvjeçarët e ardhshëm, rezulton cilësisht e ndryshme prej sugjestionit transformues që Jakov Xoxa mundohet t’i veshë funksionit të letërsisë, edhe kur përvetëson për rrafshin e kritikës letrare konceptin romantik të qëndrimit ndaj jetës, atë ëndërr të njeriut, që është e zonja të shtojë energjitë e njeriut në transformimin pozitiv të jetës, në transformimin revolucionar të jetës.

Zgjedhja ‘autoriale’ e çështjeve bazë të shkencës së letërsisë (që nga veçoritë e artit dhe të letërsisë deri tek ato më specifike që kanë të bëjnë me çështje të gjuhës dhe organizimit figurativ të saj në veprën letrare, me elementet e vjershërimit, të gjinive letrare), kryhet në kuadër të funksionit të ndryshimit revolucionar që letërsia do duhet të përcillte në shoqëri. Konstantja e ndryshimit kërkohet në kufijtë e jashtëm të klimës teoriko-kritike që prodhoi ortodoksia staliniste me modelin e censurës së ashpër të praktikës zhdanoviane të letërsisë, e cila vinte përmasën sociologjike të artit në shërbim të nevojave të partisë.

www.akad.gov.al

Filed Under: Uncategorized

DITA E PARË E VERËS (VERZA) NË SHARR, NJË FESTË PAGANE E RITIT TË MOTMOTIT

March 14, 2023 by s p

Valent Qafleshi – historian/

Mbetjet e paganizmit në ndërgjegjen e sharrianëve në jetën e përditshme të banorëve, në aktivitet prodhuese, në krijimtarinë artistike (prozë, poezi, vallëzime, zbukurimore), në argëtime, në mjekësinë popullore, në ritet e bujqësisë e të blegtorisë, në kalendarin tradicional (në festat e ditët në shenjta), në doke e besime, etj. kështu, edhe popullata e Sharrit, si gjithë popujt e tjerë të botës, në kohën e antikitetit kanë besuar në fenomenet e natyrës si në: diell, hënë, rrufë, ylber, etj.

Hyrje

Për Opojën si njëra nga krahinat malore periferike të Kosovës është shkruar fare pak. Edhe ato pak shkrime janë parciale dhe prekin sipërfaqësisht ndonjërin nga elementët e kompleksit natyror, historik, demografik dhe etnokulturor. Për këtë regjion më tepër kanë shkruar autorë të huaj, një pjesë e të cilëve qëllimisht janë munduar t’i shtrembërojnë argumentet shkencore vetëm për t’i ngopur qëllimet politike të regjimeve aktuale hegjemoniste serbe.

Për Opojën kanë shkruar: Jastrebov, Cvijiq, Llutovac, ku një pjesë e shkrimeve të tyre është vu në shërbim të politikës hegjemoniste e gjenocidale për shqiptarët në përgjithësi. Akademia e Shkencave dhe Arteve e Serbisë, në vitin 1994, nga një grup autorësh, publikon monografi në “Gora, Opoja dhe Srecka” (GOS), ku bëhen përpjekje që Opoja të paraqitet si hapësirë serbe dhe me popullsi “arnautashe” (popullsi serbe të shqiptarizuar) me qëllim të lidhjes së kontinuitet etnogjeografik me Sreckën dhe me Gorën dhe për të ruajtur zonën tampon, e cila do të depërtonte thellë në kufirin shqiptaro-shqiptar. Prej shkencëtarëve shqiptarë, për Opojën ka shkruar Selami Pulaha, dr. Hajriz Meleqi, mr. Muharrem Qafleshi, ndërsa për të folmen e Opojës edhe Naser Pajaziti.

Për këtë punim seminari kamë shfrytëzuar burimet dhe publikimet që sadopak kanë pasur shënime të drejtpërdrejta apo të tërthorta për këtë krahinë. Në veçanti më kanë ndihmuar burimet e pa publikuara. Si vendas i Opojës, nuk e kamë pasur vështirë të hulumtoj në terren, të kontaktoj me të moshuarit, e sidomos me ata të fshatit tim Bellobrad. Anketimi ka qenë mundësia e vetme që sadopak të mbulojë boshllëkun për një pjesë të etnografisë së pasur të Opojës.

Natyra, historia dhe trashëgimia e pasur materiale e shpirtërore e dy trevave të komunës së Dragashit, Opojës dhe Gorës, janë shumë interesante. E për më tepër nisur nga pozicioni i saj gjeografik, ngase kjo komunë dyetnike është në mes trekëndëshit Shqipëri-Kosovë-Maqedoni.
Historia e kësaj komune, shquhet për një varg elementesh të kulturës autoktone si: banesa karakteristike, veshjet popullore, këngët, vallet, dasmat, doket e zakonet që janë ruajtur me fanatizëm nga popullata e kësaj komune rurale. Por thesari i kulturës së lashtë ilire-shqiptare në këto treva janë padyshim festat e motmotit si: Verza (13 mars), Shëngjergji (6 maj), Jerimia (14 maj), Shënkolli (22 maj), Dita e Shën Mitrit (9 nëntor), etj.

Në këtë punim seminari kamë zgjedhur festen e motmotit “Verzën”, ku mbaron stina e ftoftë e dimrit dhe fillon pranvera e nxehtë.
Shtrirja dhe pozita gjeografike

Komuna e Sharrit e përfshin skajin jugor të Dukagjinit. përkatësisht pjesën jugperëndimore të Kosovës, që përbëhet prej dy tërësive gjeografike, të lidhura ngushtë në mes vete – Opoja dhe Gora. Me karakteristikat natyrore që i ka, paraqet një tërësi të diferencuar gjeografi ke të Kosovës. Në pjesën veriperëndimore, veriore dhe verilindore, përmes pjesëve kodrinore të Cylenit ndahet nga territori i komunës së Prizrenit. Ky kufi niset diku në bjeshkën e Zhurit, që është pjesë e Koritnikut, skajeve të malit të Brrutit, që e ndanë me malin e Billushës, vazhdon skajeve të malit të Zgatarit, që ndanë me atë të Jeshkovës dhe të Lybeqevës, pastaj skajeve të malit të Zaplluxhes, që ndanë me atë të Lezit dhe të Struzhës. Nga pjesa juglindore dhe lindore, përmes kurorave të majeve të larta të Sharrit, kufizohet me territorin e Maqedonisë. Ndërkaq, nga perëndimi e jugperëndimi, malet Galaiq dhe Koritnik e ndajnë me Shqipërinë. Kufiri me Shqipërinë nuk është natyror nga se nuk shkon majeve të maleve, por shpatijeve të ulëta dhe shpeshherë i pret dhe luginat e lumenjve.

Sipërfaqja e komunës së Sharrit është 434 km² dhe në kuadër të Kosovës përfshinë 4% të territorit, kurse popullata përfshinë 2,2%. Nga këto Opoja ka një sipërfaqe prej 126 km² ose 29% të territorit të komunës, ndërsa për kah numri i banorëve merr pjesë mbi 53%. Kurse Gora ka sipërfaqe rreth 308 km², që përfshinë 71% të sipërfaqes së përgjithshme të komunës, dhe me 46,9% të numrit të banorëve, sipas regjistrimit të vitit 1981. Në këtë komunë janë të regjistruar 40 zona kadastrale.

Me karakteristikat natyrore që i ka, territori i komunës së Sharrit paraqet një tërësi të diferencuar gjeografike të Kosovës, dhe fitohet përshtypja se kemi të bëjmë me një territor relativisht të mbyllur në pikëpamje gjeomorfologjike. Largësia nga qendra rajonale, Prizreni është 37 km, ndërsa nga kryeqendra e Kosovës, Prishtina, është 114 km.

Pozita gjeografike, kushtet karakteristike për ekzistencë, sidomos klima më e ashpër se në viset tjera të Kosovës, lartësia mbidetare, ka kushtëzuar që edhe kjo trevë të jetë e banuar mjaft herët, por në aspektin ekonomik të merret kryesisht me blegtori, bletari, tregti, zejtari, por aty ku ekzistonin kushtet edhe me bujqësi. Më vonë me krijimin e kushteve të lëvizjeve, komunikacionit, etj. shumë banorë të kësaj treve ekzistencën e tyre e realizojnë në kurbet në vende, të shumta edhe të largëta të Ballkanit, madje edhe më larg. Puna në kurbet ka kushtëzuar që ata të merren edhe me disa zeje karakteristike, që në vendet tjera ishin më pak të njohura, si ato të terzive, muratorëve, ëmbëltorëve, etj.

Etnografia opojane

Mbetjet e paganizmit në ndërgjegjen e opojanëve në jetën e përditshme të banorëve, në aktivitet prodhuese, në krijimtarinë artistike (prozë, poezi, vallëzime, zbukurimore), në argëtime, në mjekësinë popullore, në ritet e bujqësisë e të blegtorisë, në kalendarin tradicional (në festat e ditët në shenjta), në doke e besime, etj. kështu, edhe popullata e Opojës, si gjithë popujt e tjerë të botës, në kohën e antikitetit kanë besuar në fenomenet e natyrës si në: diell, hënë, rrufë, ylber, etj. Pastaj në dukuritë e bujqësisë dhe blegtorisë, festat e motmotit, ritin e thatësisë si dhe në shumë mite me interes që kanë lindur shumë herët, qe janë prezent deri në ditët tona.
Treva e Opojës gjithmonë ka qenë dhe është e banuar veç me popullsi shqiptare, andaj mu për këtë arsye mbetet e kursyer nga ndikimet e kulturave të popujve tjerë, siç ka ndodhur dhe ndodhë edhe tani me shumë popuj të tjerë në botë. Në këtë mënyrë çdo gjë e krijuar këtu në fushën e kulturës paraqet një gurrë tejet të kulluar, autoktone shqiptare me të gjitha vlerat e mirëfillta që i ka ruajtur gjatë shekujve, dhe që i kultivon edhe sot e kësaj dite. Kështu, vallet opojane, në krahasim me zonat tjera të vendit, dallohet me karakteristikat e veta, për nga mënyra e rëndë, e qetë, burrërore, gjatë ekzekutimit të tyre. Struktura e kërcimit është mjaft e larmishme dhe në harmoni të plotë të trupit me lëvizjet e këmbëve dhe të duarve. Prandaj Opoja konsiderohet si ndër zonat më të pasura të valleve të burrave, si dhe të këngëve lirike të femrave.

Ritet e martesës këtu janë mjaft karakteristike, ngase në mënyrë të rrjedhshme renditen shumë doke e zakone, të lidhura ngushtë njëra me tjetrën, që në tërësi kurorëzohen në mënyrën më të mirë të mundshme. Mirëpo, është shumë e rëndësishme se këto rite janë ruajtur me xhelozi deri në ditët tona, falë traditës se dasmave opojane që janë të ngjashme me ato të hershmet. Shenja e parë që i vë themelet e miqësisë së dy familjeve është fejesa (prurja e mahramës). Në veçanti, në shtëpinë e djalit, ky akt sjellë gëzim e hare. Me këtë rast vajzat e lagjes pas ardhjes së maramës, fillojnë t’i këndojnë këngët e fejesës. Në ato këngë i këndohet djalit, nuses dhe fisit të tyre. Këto këngë ilustrohen me valle e këngë dasmë, që paraqesin një thesar të vërtetë kulturor me vlera të pamohueshme. Ndërkaq vallet dasmore të meshkujve, në këtë trevë, me larushinë e tyre, vlerat e mirëfillta autoktone gjithmonë janë përmendur edhe jashtë Opojës. Këto valle përcillen me tingujt e njohur të lodrave (tupanëve) dhe cyrleve karakteristike, të cilat gjithmonë kanë zgjuar kërshërinë e muzikologëve brenda dhe jashtë vendit.

Për të studiuar këto vlera specifike kulturore që kultivohen edhe sot në këtë nënqiell, vlen të përmenden se me vallet e dasmës opojane, në vitin 1985, në Universitetin e Kalifornisë, ka doktoruar Janet Susan Reineck. Ndërsa njeri ndër kompozitoret e parë të Kosovës, Lornc Antoni, ka kompozuar disa këngë popullore të shkëputura nga lirika popullore opojane. Në vitin 1980, Ramazan Bogdani e Agron Xhagolli, botuan “Kërkime folklorike në Rugovë e Opojë”.
Edhe ritet e motmotit janë ruajtur mjaft mirë në këtë trevë, me tërë koloritin e tyre. Kështu ardhja e pranverës (verza), Shëngjergji, Shënkolli, Shënmitri, plakzat dhe kulmi i dimrit, shënohen me shumë rite, sidomos nga vajzat dhe të rinjtë, që dallohen shumë nga ritet e ruajtura nga rajonet e tjera shqiptare. Të gjitha këto trashëgime pagane përcillen me shumë ngjarje kulturore, këngë, valle, urime, ushqime, adete e zakone të tjera. Do theksuar se secila nga këto festa shënohen me rite të veçanta nga të rinjtë e të rejat e kësaj treve. Ndërkaq, është mjaft inkurajues fakti se këto rite dallohen me origjinalitetin e tyre të lashtë ruajtur në këtë trevë.

Dita e pare e Verës (Verza)

Dita e verzës është një festë e lashtë ilireshqiptare, popullore e pagane. Në Opojë, në rastin konkret në fshatin Bellobard, festohet me 13 mars, për dallim nga fshatrat tjera opojane: Brezne, Buqe e Pllavë, që festohet një ditë më përpara, me 12 mars. Kjo ditë përkon me ekuinoksin pranveror, dhe festohet dy ditë, natën dhe ditën e verzës.
Në fshati Bellobrad të Opojës, riti i festës së verzës fillon me natën e verzës (12 mars), ku vajzat këndojnë kryesisht këngën:
“Lum, e lum xhi duel vera,
na u mbush fusha dhen e shtjerra.
Na u mbush fusha dhen e shtjerra,
Gjysa t’bardha e gjysa t’zeza
Ndërkaq, dita e verzës fillon me daljen e të rinjve në kodrën e ashtuquajtur “Stan”, vend i lartë mbi fshat, e cila gjë sqarohet kështu: sipas besimit pagan, populli i lashtë i këtyre trevave, ilire-dardane besonte shumë në kultin e “diellit”, si burim i jetës, shëndetit dhe pjellorisë. Andaj edhe majet e kodrinave ishin më afër diellit.
Vajzat dhe djemtë e fshatit këndojnë:
Lulu, lulu, kush po vjen por verëz
Të guri i Stanit
Vera me lula,
dimni me pula
Ho, ho, fli me vo
He,he, fli me ve. (Këta rreshta përsëriten disa herë)

Ndërkohë djemtë dhe disa vajza mbledhin krande për ta ndezë zjarrin, dhe kur zjarri
merr fl aka disponimi i të rinjve arrin kulminacionin.
Pastaj vajzat këndojnë këngë provokative si:
Gji po shkojsh bre djalo
teposhtë, terpjet-e
oni mos i qior, o opingat shkretë-e
oni se te ti e, nona nuk po më jep-e
oni se te ti e, nuk po mjep baba
oni se e kije o shpijën me gavra.
Oni kur ta mushish, more korin lope
Oni qatë herë bohosh, mori me mu shoq
Oni kur ta mushish, more korin dhen
Oni qatë herë bohosh, mori shoqi jem.
Deri sa këndojnë vajzat, djemtë e kërcejnë andej e këtej zjarrin, sipas ritit ata, i kapërcejnë të këqijat në jetë, këtë e bëjnë duke fishkëllyer dhe bërtitur:
I pari, i pari, i pari….
Pastaj fillon pjesa kryesore e ritit, cakërrimi i veve të ngjyrosura. Cakërrimi behët në mënyrë të përzier djem e vajza, dhe secili dëshiron që veza e tij të jetë më e fortë dhe ata që fitojnë bërtasin:
Fitore, fitore….
Pas këtij rituali, djemtë luajnë lojërat popullore, si: Topa hypas, (magarushas) dhe bezen, ndërkohë vajzat brohorisin:
Vera me lula
Dimni me pula
Ho, ho, fli me vo
He, he, fli me ve
Nga “Stani”, djemtë sjellin në shtëpi dëllinja për të pastruar oxhakun e shtëpisë, dhe luleferra të cilat i vendosin mbi dyert e shtëpisë, vatrës dhe ahurit për bereqet, shëndet e pjellshmëri. Me tu kthyer në shtëpi, djemtë dhe vajzat të zonjës së shtëpisë sipas ritit të kësaj feste pagane e thërrisnin me zë të lartë:
Ka, ka, ka …..
Vera me lula
Dimni me pula
Ho, ho, fli me vo
He, he, fli me ve
E zonja e shtëpisë më nuset bën ushqimin tradicional kosovar flinë, dhe deri sa ato qesin flinë, njëra nga vajzat i afrohet magjetores dhe i thotë:
Oj zonja shtëpisë
A kije bukë e xhizë
Magjetorja i përgjigjet:
Kam po qysh nuk kam
Tre ma tepër i kam
Njo me dhen, njo me dhi
Njo me nuse në mulli
Vajza vazhdon ta pyes magjetoren:
A kije morra, a kije pleshta
Magjetorja:
Kom, po qysh nuk kom
Vajza:
Merri me thes e qoj n’Buzes (fshat opojar)
Merri me magar, e qoj n’Zgatar
Gjatë darkës, vajzat dhe djemtë, kafshatën e parë të flisë e fshehin, por pa u diktuar nga të tjerë, pastaj e fshehin nën jastëk dhe atë që e shohin në ëndërr, besojnë se më të do të martohen.
Në festën e Verzës, vajzat herët në mëngjes, shkojnë shtëpi me shtëpi, dhe dy nga dy i sillen zjarrit të vatrës, e përpushin duke kakarisur thonë:
”Oj e zonja shpisë a e qite renin e flisë?”
Ndërkaq e zonja i dhuron me nga dy ve pule.
Në mëngjesin e Verzës e të Shingjergjit, plaka e shtëpisë e lidh cunga-cunga (nyjenyje) perin në zinxhirin e oxhakut të votrës dhe thotë:
“Syrmelie syrmelesh
Goja ukit me kerpesh
Syrmelie syrmelesh
Goja e gjarpnit me kerpesh”
Pastaj ndez zjarrin, i cili me gjithë perin djeg demonët e të këqijat. Edhe shkrumbi i gacave shëron sidomos kur fëmijët marrin mësysh, fikën gacat dhe e lajnë mbi ato. Dy – tri ditë pas festës së “Verzës” bujqit e fshatit e mbillnin tërshërën në arë, si kulturë e parë pranverore.

Filed Under: Uncategorized

NJË FTESË PËR TË GJITHË SHQIPTARËT E AMERIKËS

March 9, 2023 by s p

NJË FTESË PËR TË GJITHË SHQIPTARËT E AMERIKËS

Filed Under: Uncategorized

Vdekja nuk është fund…

March 5, 2023 by s p

Sokol Paja/

“Vdekja nuk është fund. Është kalim nga jeta tokësore në jetën qiellore”. Me këto fjalë ngushëlluese meshtari i kishës “Rruzarja e Shenjtë” në Staten Island New York, përpiqej të mbushte me shpresë e besim zemrat e thyera dhe shpirtrat e lënduar të familjes Loka dhe Preçi. Dy familje të nderuara fisnike nga Mirdita, ashtu si i gjithë komuniteti shqiptar në New York u tronditën me vdekjen e Blerina Lokës në moshën më të bukur të saj 36 vjeçe. Ata humben gruan, motrën, nënën, njeriun e tyre më të shtrenjtë Blerinën. “Një ndarje e përkohshme derisa të shihemi në qiell të gjithë bashkë” ngushëllonte prifti duke porositur që “misionin që e la përgjysmë Blerina ta vazhdoni ju mbi tokë. Jetoni jetën e saj, kujtoni buzëqeshjen, merrni nga forca që Blerina luftoi deri në fund, shpresa që kishte brënda vetes, dashuria që ju dhuroi të gjithëve dhe besimi që ajo kishte, le t’a bëjë të paharrueshme për të gjithë ju”. Me ikjen e saj Blerina përveç kujtimeve të paharrueshme la një mesazh të fortë jete për të luftuar për jetën, për dashurinë kundër sëmundjes e të keqes. Forca dhe këmbëngulja e Blerinës ishin mahnitëse. Paqja e amshuar është shpërblim i Zotit për njerëzit e mirë. Mes dhimbjes therëse, lotëve, trishtimit e zemërimit për ikjen e parakohshme të Blerina Lokës, familja, miqtë dhe komuniteti e përcollën me nderimet më të larta bijën e nderuar të familjes e komunitetit shqiptarnë New York. Blerina ishte një femër e fortë që nuk u dorëzua kurrë. Një aktiviste e angazhuar dhe pjesëmarrëse aktive. Sa jetoi kudo gëzonte respekt falë vlerave e mirësisë që kishte e falte tek të gjithë. Blerina Loka do pushojë trupin në banesën e përjetshme në “Moravian” në Staten Island dhe shpirti i saj nga parajsa do kujdeset për bijën e saj të vogël ëngjëll Altean dhe Lekën fatin e jetës së saj.

Filed Under: Uncategorized Tagged With: lek preci

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 14
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT