• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

OPERACIONI I KRYETARIT TË VATRËS,DR.GJON BUCAJ,DOLI ME SUKSES

June 4, 2014 by dgreca

Të dashur vatranë, ju njoftojmë se operacioni, që kreu ditën e djeshme, 3 Qershor 2014, kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës, Vatra, dr. Gjon Buçaj, doli me sukses. Operacioni u krye në një nga spitalet e specializuar në Manhattan(Hospital for Special Surgery, Manhattan).
Mendohet që dr. Buçaj sonte, e mërkurë 4 qershor, të kthehet në shtëpi dhe të vazhdojë edhe për pak kohë physical therapy.
Siç jeni në dijeni dr. Gjon Buçaj për një kohë të gjatë, që nga viti i shkuar, ka vuajtë nga probelemet e shpinës dhe për një kohë të gjatë kreu physical therapy, me shpresë se gjithçka do të kalonte, por shkoi një vit dhe përmirësimi nuk erdhi. Të gjithë jemi dëshmitarë të përkushtimit të tij në Vatër, edhe pse problemet e shëndetit erdhën duke u përkeqësuar. Edhe pse vuante ai nuk e ndërpreu aktivitetin për asnjë çast. Ashtu i përkulur dhe duke u mbajtë në shkop, ai jo vetëm përballoi takimet në Vatër dhe aktivitetet e shumta, duke ardhë nga Ëhite Plains ku banon, – në Vatër-Bronx, madje udhëtoi edhe në Florida, Hartford, ku u promovua dega e re e Vatrës, dhe në shtete të tjera.
Le t’i urojmë shërim të shpejtë të plotë, kryetarit të Vatrës!

Filed Under: Vatra Tagged With: DOLI, dr. Gjon Bucaj, i kryetarit, ME SUKSES, OPERACIONI, te Vatres

DR. PRENO IMERAJ: DO TË JEMË ME VATRËN EDHE PSE PO LARGOHEM NË ATDHE

May 31, 2014 by dgreca

Dr. Prenjo Imeraj pas një qëndrimi shumëvjeçar në SHBA po kthehet në Atdhe, edhe pse është nënshtetas amerikan. Prej kohësh është i anëtarësuar në Vatër dhe i abonuar në gazetën Dielli, duke qenë edhe një bashkëpunëtor i rregullt i saj. Para largimit për në Atdhe(dr. Prenjo do të largohet në fund të qershorit) ai na njoftoi se kishte dëshirë, që të bënte një vizitë në shtëpinë e Vatrës. E priti sekretarja e Vatrës, Nazo Veliu dhe editori i Diellit.Shoqërohej nga inxhinieri Azbi Shheu.
-Erdha për dy arsye, na tha dr. Prenjo, sapo u takuam. E para erdha të shlyej pagesën e anëtarësimit për vitin 2014. Do të largohem për në Atdhe, por nuk dua që të shkëputem nga Vatra e Atdhetarizmit në SHBA. Gazeta le të shkojë në adresën e shtëpisë në Astoria, Queens. Djali im, Sokoli, le të jetë vazhduesi im këtu e tutje. Arsyeja e dytë , ju kam sjellë një dhuratë; Një gravurë të punuar në bakër –Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu mbi kalë. “
Në dedikim, dr. Prenjo ka shkruar:”
VATRËS
Me konsideratë, për punën dhe luftën e pa ndërprerë dhe shumë të çmuar që ka bërë dhe po bën për Çështjen Kombëtare.
Prenjo dhe Jeffrey Sokol Imeraj
Astoria, NY…
E falenderuam dr. Prenjon dhe i uruam rrugëtim të mbarë. Disa fotografi në mjediset e Vatrës, dhe e përcollëm.
Veprimi i d r. Prenjo Imeraj është për t’u përshëndetur. Edhe pse po largohet ai kreu një obligim moral që meriton vëmendje: La djalin që të vazhdojë kontaktet me Vatrën! Një mesazh domethënës për shqiptarët e Amerikës për t’u bashkuar rreth Vatrës.
Faleminderit dr. Prenjo Imeraj!

Filed Under: Vatra Tagged With: DR. PRENO IMERAJ: DO TË JEMË, ME VATRËN EDHE PSE, NË ATDHE, PO SHKOJ

VATRA DO TE KETË DEGËN E TRETË NË FLORIDA- ORLANDO

May 31, 2014 by dgreca

NJOFTIM I KRYETARIT TE DEGES SE VATRES NE JACKSONVILLE/
Në një njoftim që shpërndau në rrjetin social facebook dhe në një prononcim telefonik për gazetën Dielli, z. Adriatik Spahiu, kryetar i degës së Vatrës në Jacksonville-FL, njoftoi se do të organizohet për të parën herë dega e Vatrës në Orlando. Për këtë qëllim Spahiu u ka drejtuar një thirrje publike shqiptarëve në Orlando për të qenë pjesë e këtij organizimi. Përmes Vatrës shqiptarët e Amerikës do të jenë më të bashkuar për cështjen Kombëtare.
Ja njoftimi i kryetarit të degës së Vatrës në Jackosonville, drejtuar bashkatdhetarëve në Orlando.
Të nderuar bashkëkombas të qytetit të Orlandos, FL
Dega VATRA në Jacksonville organizon ceremoninë e themelimit të degës VATRA në Orlando.
Kjo ceremoni është e hapur për të gjithë Shqiptarët e komunitetit të qytetit.
Ju mirëpresim:
ditën e Diel, dt 08.06.2014 tek Torinos Pizza & Restaurant në orën 19.00 PM.
Qëllimi i kësaj ceremonie është: mirëorganizimi i Shqiptarëve të Orlando e rrethinë për të punuar së bashku për të ruajtur Identitetin kombëtar , Gjuhën e bukur Shqipe, historinë , kulturën dhe traditat kombëtare.
Ne do të bashkëpunojmë me të gjitha degët e Vatrës dhe Shqiptarët në Florida për të ecur së bashku në rrugën e udhëheqësve të Vatrës, Nolit dhe Konicës, për të përmbushur misionin kombëtar të Federatës Vatra.
Në këtë takim do të regjistrohen anëtarët e degës së re të Orlando dhe do të bëhen zgjedhjet e reja për Këshillin e degës.Pjesëmarrja është e lirë.
Ju lutem njoftoni bashkëkombasit, miqtë dhe dashamirësit tuaj me telefon, e-mail dhe mënyrave të tjera në internet.
Ju faleminderit,
Kryetari i degës Vatra në Jacksonvillë,FL
Adriatik Spahiu

Filed Under: Vatra Tagged With: VATRA DO TE KETË DEGËN E TRETË NË FLORIDA- ORLANDO. Adriatik Spahiu

NJË DHURIM I VEÇANATË PËR VATRËN DHE DIELLIN

May 31, 2014 by dgreca

Edhe pse fushata për moblimin e Bibliotekës dhe Arkivit të Vatrës nuk është hapë zyrtarisht pasi kjo do të bëhet zyrtarisht në Kuvendin e saj që do të çelë punimet me 14 Qershor, dhurimet kanë nisë. I pari që e hapi fushatën ishte anëtari i Këshillit të Vatrës, Ahmet Hoti dhe Ndrec Gjergji.
Një dhurim i veçantë u bë të Shtunën me 31 maj në Vatrë nga një nga vatranët e rinj, njëkohësisht anëtar i këshillit të Vatrës,I rritur në kampet e internimit, i cili me dëshirën e vet do që të mbetet anonim. Dhurata e tij ishte për Gazetën, një kompjuter i ri, prodhim i fundit dhe një printer. E falenderojmë dhurusin që vetë zgjodhi anonimatin. Përmendim faktin se dhurimi i tij kushton më shumë se një mijë dollar!
-Ma tha zemra, nuk e bëra për t’u dukur, prandaj mos ma publiko emrin, i tha ai editorit të Diellit tek ia dorëzoi dhuratat.
Faleminderit vatran!

Filed Under: Vatra Tagged With: dalip greca, DHE DIELLIN, I VEÇNATË PËR, NJË DHURIM, VATRËN

Dega e Vatrës në Queens zhvilloi takimin para Kuvendit

May 31, 2014 by dgreca

Ashtu siç ishte njoftuar, të shtunën e 31 Majit, dega e Vatrës në Queens, NY, u mblodh në një takim para Kuvendit Vjetor të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA.
Në takim merrnin pjesë nga Kryesia e Vatrës, sekretarja e Federatës Vatra, Nazo Veliu, editori i Diellit, Dalip Greca, dy anëtarët e Këshillit të Vatrës, pjesë të kësaj dege, zotërinjët Bashkim Musabelliu dhe Lek Mirakaj.
Takimin e ka hapur kryetari i degës së Vatrës të Queensit, dr. Skënder Murtezani. Ai tregoi për përpjekjet që ka bërë kjo degë për t’u riorganizuar , për të shtuar anëtarësinë dhe për të përcjellë mesazhe vatrane tek shqiptarët e kësaj zone. Dr. Murtezani tha se janë bërë disa qindra telefonata nëpër familjet shqiptare të Queensit, ku janë përcjellë mesazhe për Federatën Vatra dhe historinë e saj 102 vjeçare. Natyrisht, tha ai,nuk jemi të kënaqur me anëtarësinë egzistuse, pasi mundësitë e shtimit janë të shumta. Dega ka rezerva për t’u dy e shumëfishuar.
Më pas dr. Murtezani u ndal në dy nga veprimtaritë e degës së Queensit, në atë kushtuar Apostullit të Shqiptarizmit, Mithat Frashërit, veprimatri që u zhvillua në Hotelin, ku u ndal zemra e atdhetarit të madh dhe në veprimtarinë kushtuar historisë dhe tragjedisë së Çamërisë.
Po ashtu dr. Murtezani shfaqi projektin për hapjen e një shkolle shqipe nën kujdestarinë dhe drejtimin e degës së Vatrës. Ai tha se e ka siguruar objektin e shkollës shqipe dhe se ai vetë do të shlyente detyrimet financiare për objektin e shkollës. Por me kaq nuk mbaron puna, ne sapo kemi filluar, komentoi ai.
Kryetari i Komisionit të projektit të ndryshimeve të Kanunores së Vatrës, anëtar i Këshillit të Vatrës, juristi Bashkim Musabelliu, bëri një paraqitje esenciale të projektit të rishikuar të Kanunores së Vatrës. Ai u ndal në paketën e ndryshimeve, në nevojën që dikton koha e sotme për këtë Kanunore-hartuar para 102 vitesh, dhe ftoi pjesmarrësit që të shfaqnin mendimet e tyre rreth këtij projekti, siç ishte parashikuar në rendin e ditës të këtij takimi. Musabelliu iu përgjigj pyetjeve që u drejtuan nga salla.
Anëtari i Këshillit të Vatrës, Lek Mirakaj, shfaqi rezervat e tij për domosdoshmërinë e ndërhyrjes në Kanunore, në këtë dokument historik 102 vjeçar. Ai tha se nuk është Kanunorja ajo që pengon veprimtarinë e Vatrës dhe se vlerat e Kanunores egzistuese mbeten historike dhe nuk duhen prekur, por mund te behen amendamente. Më pas z. Mirakaj shfaqi kritika me projektin dhe kryesisht kufizimet që diktojnë disa nga nenet e shtuara. Kufizimet që vihen, tha ai, ia heqin karakterin e lirë Vatres, karakterin e një shoqate të hapur, dhe e afrojnë atë me partitë politike. Po ashtu, Mirakaj, konstaton se ka shumë kopetenca në dorën e kryetarit, çka dëmton karakterin demokratik të Federatës. Vatra duhet të jetë më hapur dhe jo e kufizuar, tha ai. Z. Mirakaj shfaqi mendimin që strukturat udhëheqëse, përfshi Këshillin, duhet ët zgjidhen në Kuvend.
Pjesmarrësit ishin aktivë në diskutime. Takimi u karakterizua nga debate dhe toleranca e rrahjes së mendimeve.
Diskutuan, Ylli Dosku, Altin Qosja, Monda Musabelliu, Panajot Përmeti, Halit Shpuza, Erjon Bardhi, Ymer Dervishi, Arben Bardhi,Qazim Velaj, e të tjerë.
Sekretarja e Vatrës, Nazo Veliu, pasi falenderoi degën për përpjekjet e saj për t’u organizuar dhe për të shtuar anëtarësinë, informoi për përgatitjet e Vatrës për Kuvendin vjetor që do të organizohet me 14 Qershor. Ajo u ndal edhe në mesazhet që duhet të përcjellim tek shqiptarët që nuk janë anëtarë të Vatrës. Të jesh në Vatër është krenari, por edhe obligim kombëtar,tha ajo. Duke folur për projektin e hapjes së shkollës shqipe, Veliu orientoi gjithëpërfshirjen e degës me qëllim që të mos lihet kjo detyrë vetëm tek kryetari. Ruajtja e gjuhës shqipe në mërgim është sfidë e hershme e Vatrës dhe ne duhat ta çojmë më tej.Është e pafalshme që fëmijët e shqiptarëve të humbin gjuhën këtu në Amerikë, ku vetë shteti të parkrah qoftë në hapjen e shkollave, qoftë edhe në veprimtaritë kulturore.
Për këtë pikë diskutoi nënkryetati i degës së Vatrës së Queensit, Halit Shpuza, i cili para disa vitesh mori inisiativë për hapjen e shkollës shqipe pa pagesë në Ridgewood, por që mbështetja e familjeve shqiptare ishte e pa mjaftushme dhe të gjitha shpenzimet e familjes Shpuza, përfshi dhe librat e fletoret,shkuan kot. Para se t’i hyjmë këtij projekti, duhet të bindemi se sa mbështetje do të kemi nga familjet shqiptare, sygjeroi ai.
Në takim diskutoi edhe editori i Diellit Dalip Greca, i cili kërkoi më shumë mbështetje për gazetën Dielli, që është regjistri më i vjetër i Botës shqiptare prej 105 vjetësh, por është edhe një zëdhënës i fuqishëm i Vatrës. Ai mirëpriti sugjerimet për ta përcjellë gazetën, përveçse tek vatranët, edhe tek komuniteti shqiptar.
Editori i Diellit, kërkoi që puna me pasion atdhetar e kryetarit të degës, dr. Skënder Murtezani, kërkon më shumë mbështetje nga strukturat dhe anëtarët e degës me qëllim që atij t’i lehtësohet misioni sepse profesioni i mjekut ia kufizon kohën e lirë.
Ndërsa për projektin e degës së Queensit për të hapur në të ardhmen një shkollë shqipe, editori e vlerësoi pozitivisht, por sygjeroi që të ngrihet një grup pune që tani, të trokitet derë më derë në familjet shqiptare, dhe t’u flitet për projektin, si një obligim i Vatrës për ruajtjen e gjuhës shqipe, traditave dhe kulturës kombëtare. Ai tha se Vatra që në kohëthemelimin e saj, më 1912 është marrë me shkollimin në gjuhën shqipe të shqiptarëve, të vegjëlve dhe të rriturve. Në një nga mbledhjet bashkuse të Vatrës, konkretisht në atë të 24 prillit, siç dëshmohet në rekordet e Vatrës, që ruhen në arkivin e saj, tregohet se dy nga anëtarët e Komisionit, nuk mundën të merrnin pjesë në takim sepse ishin në çeljen e shkollës shqipe. Dhe këta qenë editori i Diellit Kristo Floqi dhe delegati Kostë Kota. Pra që prej 102 viteve të shkuara Vatra u mor me shkollën shqipe dhe e ka vazhduar edhe më vonë, deri në ditët tona, ku vihet re një përtëritje e traditës. Një shembull për këtë vazhdimësi na e dha dega e Vatrës në Jacksonville, që e bëri projektin realitet. Ky projekt kërkon pasion dhe përkushtim. Ndërsa për shtimin e anëtarësisë, ai solli si shembull po degën e Jacksonville me kryetar Adriatik Saphiun, që ka çuar numrin e anëtarve në më shumë se 80 vetë, ndërkohë që ishte inisiator edhe për hapjen e degës së Vatrës në Hartford, degë që ka 35 anëtarë. Po ashtu ai po përgatitet që këto ditë të organizojë dhe një degë të re në Florida.
Në këtë takim kishte dhe përfaqësues nga Brooklyni, të cilët premtuan që të kontribuojnë në krijimin e një dege atje.
Në fund të takimit, me propozime nga anëtarësia pjesmarrëse, u zgjodhën delegatët për Kuvendin e Vatrës. Ata janë:
1-Skënder Murtezani, si kryetar i degës dhe anëtar i Këshillit.
2- Raimonda Musabelliu
3-Ylli Dosku
4-Teodora Përmeti
5-Halit Shpuza
6- Qazim Velaj

Filed Under: Vatra Tagged With: dega, e Vatres, ne Queens, para Kuvendit, zhvilloi takimin

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 139
  • 140
  • 141
  • 142
  • 143
  • …
  • 150
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • THE AUCKLAND STAR (1930) / RRËFIMI I ARTISTIT HUNGAREZ, MIHÁLY MÉSZÁROS : “JETA E PËRDITSHME E AHMET ZOGUT, MONARKUT PROGRESIV TË SHQIPËRISË…”
  • Lufta ndaj fesë përgjatë diktaturës në Shqipëri e mishëruar në sulmet ndaj Biblës, Kuranit, Ikonave dhe bazës spirituale fetare
  • Lionel Jospin, një nga politikanët e rrallë të virtutit dhe të moralit
  • SOT NË DITËN E TEATRIT
  • Andon Zako Çajupi, in memoriam…
  • Kosova edhe 1 finale larg Botërorit, Shqipëria pa fat në Poloni
  • “LISSITAN/LIS/LISSUS, Qyteti i 12 portave” dhe fortifikimet e tij të admirueshme…
  • ME Dr ELEZ BIBERAJN NË TIRANË NË ÇASTIN KUR U THYE VET-IZOLIMI KOMUNIST, MARS, 1991
  • Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP
  • “Saint Paul in Dyrrach”
  • NJË DORËSHKRIM I PANJOHUR I ESAD MEKULIT PËR ROMANIN E REXHEP QOSJES “VDEKJA MË VJEN PREJ SYVE TË TILLË”
  • Diogjeni, filozofi që sfidoi botën me dije dhe virtyt, duke e këshilluar njeriun të hiqte dorë nga jeta prej skllavi
  • DEDË GJO LULI NË SHËRBIM TË ATDHEUT
  • “America Inspires Freedom – The Kosovo Story”
  • Kur Gjykata rrëzon Kushtetutën, dhe vendimi që godet vetë shtetin

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT