• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VATRA DEKLARATË PËR MEDIAT DHE OPINIONIN PUBLIK

October 22, 2024 by s p

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “VATRA” është organizata më e vjetër e shqiptarëve në SHBA. Orientimet tona strategjike si dhe angazhimet tona konsistojnë vetëm në avansimin dhe prosperitetin e interesit nacional për shiptarët kudo që ndodhen.

“VATRA” nuk anon politikisht dhe nuk mbështetë asnjë grupim politik e as grupe tjera interesi por vazhdon të punoj dhe të bashkëpunojë me institucionet e zgjedhura si në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Ulqin e Tuz dhe Luginën e Preshevës pa asnjë paragjykim politik por vetëm si përfaqësues legjitim të popullit tonë në të gjitha trevat etnike.

I bëjmë me dije opinionit publik se tendencat dhe përpjekjet për manipulim të opinionit nga një medium në Tiranë se qenka organizuar “një tubim online” i njëfar strukture fantome duke keqpërdorur emrin e “VATRËS”, janë përpjekje të zbehta dhe të ulëta të një grupi individësh që ka kohë që kanë humbur rrugën dhe orientimin. Organet legjitime dhe lidershipi i “VATRËS” ka njoftuar me kohë antarësinë dhe opinionin publik se ata individ nuk janë pjesë e organizatës sonë, nuk përfaqësojnë organizatën, madje edhe kanë ndalesa nga organet e drejtësisë sa i takon këtij aspekti.

I bëjmë me dije këtij mediumi se “VATRA” nuk bie nën ndikimin e askujt, të asnjë grupimi politik, grupi të interesit apo mediumi dhe nuk ka forcë që e përkulë lidershipin e organizatës sonë në këtë orientim perëndimor dhe civil. Individëve që nuk janë pjesë e strukturave tona dhe që abuzojnë me emrin dhe logon e “VATRËS” do ju tregojmë vendin me anë të rrugës ligjore ashtu siç kemi vepruar edhe në të kaluarën duke respektuar në plotni Kanunoren tonë dhe legjislacionin në fuqi të shtetit në të cilin veprojmë.

“VATRA” është e të gjithëve, është pasuri dhe vlerë kombëtare, andaj vazhdojmë pa u ndalur me punët e mira dhe angazhimet tona për avansimin dhe promovimin e vlerave tona kombëtare.

Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “VATRA”,

Dr. Elmi Berisha

Filed Under: Vatra

Piktorja nga Kosova Luljeta Rama Muçaj vizitoi Vatrën

October 22, 2024 by s p

Sokol Paja/

New York, 21 Tetor 2024- Piktorja nga Prishtina Luljeta Rama Muçaj vizitoi Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra. E shoqëruar nga bashkëshorti arkitekt Fitim Muçaj, artistja nga Kosova u prit në Vatër nga këshilltari për art dhe kulturë Nazim Salihu ( Noli Tv), anëtari i kryesisë Paulin Mrnaçaj e Ilir Cubi dhe editori i Diellit. Në fjalën e mirëseardhjes këshilltari për art dhe kulturë z. Salihu shpjegoi historinë dhe kontributin historik të Vatrës në dobi të komunitetit shqiptar në Amerikë dhe çështjes kombëtare. Artistja nga Prishtina, ambasadore e artistëve të rinj të Kosovës shprehu vlerësimin për atë që Vatra bën për artistët dhe në veçanti për çështjen e Kosovës në histori.

Piktorja nga Prishtina Luljeta Rama Muçaj ka hapur ekspozitë në Galerinë MC në New York, galeri që mbështet artistë të njohur dhe të rinj nga e gjithë bota. Ekspozita e bijës së artistit të shquar Kadrush Rama do qëndrojë e hapur për 10 ditë për të gjithë artdashësit shqiptarë e të huaj në Amerikë. Ajo është përzgjedhur si bashkëpuntore e kësaj galerie për të organizuar ekspozitat e artistëve shqiptarë qoftë në fushën e artit pamor, dramës, filmit dhe muzikës. Artistja Rama e quajti Vatrën “Shtëpia e Bardhë” e shqiptarëve të Amerikës me kontribute historike për komb e atdhe. Në fjalën e tij editori i Diellit e garantoi artisten Luljeta Ramaj Muçaj se gazeta Dielli do të shërbejë si një dritare e promovimit të artistëve shqiptarë që janë ambasadorë të shkëlqyer të kombit në arenën ndërkombëtare.

Filed Under: Vatra

Vatra njofton themelimin e degës në Long Island dhe shkollën shqipe “Gjergj Fishta”

October 21, 2024 by s p

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra njofton publikun e patriotët shqiptarë në Amerikë se më datë 26 Tetor 2024, ditë e shtunë, ora 12:00 PM në Adresën: 134 Middle Country Rd, Coram, NY 11727 do të themelohet dega më e re e Federatës Panshqiptare “Vatra” në Long Island – New York. Kryetar i grupit nismëtar të themelimit të degës është Dr. Paulin Marku së bashku me patriotët David Turkaj, Besnik Bajraktari, Afrim Gega.

Po ashtu, me 26 tetor 2024, Dr. Paulin Marku e Msc. Fabjola Gjinaj themelojnë Shkollën Shqipe “Gjergj Fishta” Studiuesi Dr. Paulin Marku me kontribute të shquara në fushën Albanologjike në kërkimin shkencor, mësimdhënie e publicistikë. Msc. Fabjola Gjinaj me eksperiencë 12-vjeçare në mësimdhënie dhe me trajnime të shumta pedagogjike. Regjistrimet e nxënësve në shkollën shqipe kanë filluar dhe janë falas. Ftohen të gjithë patriotët shqiptarë me banim në Long Island – New York dhe zonat përreth që kanë dëshirë të bëhen pjesë e Vatrës dhe të kontribuojnë për çështjen kombëtare ti bashkohen ekipit të patriotëve dhe të kontaktojnë Dr. Paulin Marku në cel: +19292175308, email: vatralongisland.ny@gmail.com, shkollagjergjfishta.ny@gmail.com.

Rroftë Vatra.

Rroftë Dielli.

Rroftë kombi shqiptar.

Filed Under: Vatra

Ramush Haradinaj i dha kombit shqiptar nder, dinjitet dhe lavdi

October 20, 2024 by s p

Dr. Elmi Berisha*/

I nderuar Kryeministër, komandant emblematik i UÇK-së, njeri i qëndresës, sakrificës dhe burrështetas i shtetndërtimit,

I dashur Ramush,

Deputet Besnik Tahiri,

Të dashur bashkëkombas,

Zonja dhe zotërinjë,

Më lejoni që në emrin tim dhe të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “VATRA” t’i dëshiroj një mirëseardhje të ngrohtë dhe të veçantë një personaliteti të shquar, një figure emblematike të lirisë dhe qëndresës së shqiptarëve – ish Kryeministrit dhe ish Komandantit Emblematik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, zotit Ramush Haradinaj.

Sot ne nderojmë një njeri që përfaqëson frymën e rezistencës dhe të dinjitetit kombëtar. Një luftëtar i përkushtuar që sfidoi padrejtësitë më të mëdha, një udhëheqës që qëndroi i palëkundur në përballjen me vuajtjet dhe vështirësitë më të mëdha për lirinë e Kosovës.

Zoti Haradinaj është një simbol i qëndresës dhe një shembull i pashuar i sakrificës për atdheun. Me guximin e tij të pashoq dhe përkushtimin e tij të pakushtëzuar, ai ka treguar se çfarë do të thotë të qëndrosh besnik ndaj idealeve kombëtare dhe të mos përkulesh kurrë përballë sfidave. Ai ka qenë gjithmonë aty, në radhët e para të betejës për liri, duke i udhëhequr me krenari dhe vendosmëri të gjithë ata që kërkuan drejtësi, liri dhe pavarësi.

Ramush Haradinaj është një nga burrështetasit që me vendosmëri punoj pandalshëm në etapat sfiduese të shtetndërtimit, që Kosova jonë e shënjtë të forcohet, zhvillohet, dhe të zëj vendin me krenari si demokraci e konsoliduar bashkë me kombet dhe vendet e tjera në strukturat euro-atlantike.

Zoti Haradinaj është mik i “VATRËS”, bashkë me deputetin parimor dhe unifikues, mikun tim dhe të “VATRËS” z. Besnik Tahiri janë binom i kujdesit dhe respektit që kanë për trungun shqiptar në SHBA.

Zoti Haradinaj,

Sot “VATRA” si kurrë më parë është në një dinamikë të shtuar të angazhimeve për cështjen shqiptare. Duke e ditur se jemi në kohë sfiduese të krizave globale dhe jostabilitetit në Ballkanin Perëndimor, ne kemi ndërtuar relacione të ngushta komunikimi dhe koordinimi me qendrat kryesore vendimmarrëse në Vashington filluar nga Shtëpia e Bardhë, Departamenti i Shtetit, Senati dhe Kongresi si dhe qarqe të tjera që kanë impakt në avansimin e cështjes shqiptare në përgjithësi, Kosovës dhe trojeve etnike në vecanti. Në vizitat e mia të fundit ne viset shqiptare, kam takuar të gjithë përfaqësuesit tonë politik dhe institucional, kemi partneritet me dy Parlamentet relevante në Tiranë dhe Prishtinë, jemi në komunikim të përhershëm edhe me Shkupin, Preshevën, Ulqinin e Tuzin në mënyrë që të shtyjmë përpara kauzat, agjendat dhe interesat tona kombëtare në Vashington.

Federata Panshqiptare e Amerikës “VATRA” me të gjitha potencialet e veta është e përkushtuar që të mbështes shtetin e Kosovës në të gjitha fushat. Kohëve të fundit kemi intensifikuar kontaktet dhe bashkëpunimin me të gjitha institucionet e shtetit mik amerikan si aleati dhe garantuesi kryesor por edhe partneri strategjik i progresit të gjithmbarshëm të Kosovës drejt antarësimit në NATO dhe integrimet euro-atlantike.

Ju faleminderit,

Z. Haradinaj.

*Fjala e kryetarit të Vatrës Dr. Elmi Berisha në nderimin që Vatra i bëri z.Ramush Haradinaj.

Filed Under: Vatra

Vatra Michigan fton të gjithë shqiptarët e Amerikës në festën e Flamurit Kombëtar

October 18, 2024 by s p

Vatra Michigan fton të gjithë shqiptarët e Amerikës në festën e Flamurit Kombëtar.

Filed Under: Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • …
  • 150
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kur Michigan-i bëhet Ballkan: Kush po e financon garën dhe pse shqiptarët nuk duhet të flenë
  • PATRIOTI LIBERAL VELI HASHORVA DHE GAZETA “DRITA” E GJIROKASTRËS (1920-1924)
  • POEZIA E FATMIR MUSAIT: VAZHDIM I NJË TRADITE LETRARE
  • Misioni i amerikanes, Rose Wilder Lane në “Majat e Shalës” dhe historia një komiti
  • SAVE THE DATE
  • THE AUCKLAND STAR (1930) / RRËFIMI I ARTISTIT HUNGAREZ, MIHÁLY MÉSZÁROS : “JETA E PËRDITSHME E AHMET ZOGUT, MONARKUT PROGRESIV TË SHQIPËRISË…”
  • Lufta ndaj fesë përgjatë diktaturës në Shqipëri e mishëruar në sulmet ndaj Biblës, Kuranit, Ikonave dhe bazës spirituale fetare
  • Lionel Jospin, një nga politikanët e rrallë të virtutit dhe të moralit
  • SOT NË DITËN E TEATRIT
  • Andon Zako Çajupi, in memoriam…
  • Kosova edhe 1 finale larg Botërorit, Shqipëria pa fat në Poloni
  • “LISSITAN/LIS/LISSUS, Qyteti i 12 portave” dhe fortifikimet e tij të admirueshme…
  • ME Dr ELEZ BIBERAJN NË TIRANË NË ÇASTIN KUR U THYE VET-IZOLIMI KOMUNIST, MARS, 1991
  • Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP
  • “Saint Paul in Dyrrach”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT